Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Shkencat shoqėrore dhe tė natyrės > Psikologji & Sociologji

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 31-08-2009, 02:35   #1
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 718
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 938,568
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 948,568
Gabim Roli i baballarėve, i rėndėsishėm dhe i pazėvendėsueshėm…

Prezenca e babait pėrmirėson dukshėm gjendjen shpirtėrore tė fėmijės. Depresioni, sjelljet problematike, stresi, gjendjet e luhatshme nervore janė gjithmonė nė njė gradė mė tė ulėt.
Nėnat dhe baballarėt mund tė realizojnė njė mori me gjėra nė emėr tė dashurisė, pėrkushtimit dhe edukimit tё fёmijёve. Duke vėnė edhe njėherė nė pah rėndėsinė e tė dy kėtyre roleve gjatė rritjes sė fėmijės, ėshtė e pamundur tė mendosh qė njėri prej prindėrve tė jetė mė aktiv ose tė mund tė plotėsojė mungesat e prindit tjetėr. Nė kohėt e sotme hasim shpesh baballarė qė pėr shkak tė interesave tė punės, janė shumė pak nė kontakt me fėmijėn. E jo tė pakta janė edhe rastet kur ata shfaqen nė shtėpi vetėm pasi fėmijėt tė jenė nė gjumė. Por ditėt ikin shpejt dhe fėmija rritet po aq shpejt. Ku ndodheni ju nė kėtė kohė? A e keni menduar ndonjėherė se ēfarė keni humbur?

Nė kėtė shkrim vendosėm tė trajtojmė rolin jetik qė kanė baballarėt nė jetėn e fėmijės. Nga kėrkimet e bėra nė lidhje me kėtė marrėdhėnie ėshtė arritur nė pėrfundimin se baballarėt e pėrkushtuar krahasuar me baballarėt tė cilėt nuk e marrin tėrėsisht pėrsipėr rolin qė u pėrket, arrijnė tė kenė fėmijė mė tė shėndetshėm nė aspektin mendor, social dhe emocional.

Le ta analizojmė nė detaj kėtė pėrfundim.

Ndikimi nė zhvillimin mendor
Kur po vėzhgohej pjesėmarrja aktive e baballarėve nė periudhėn pas lindjes sė fėmijės, pikėrisht nėse ata kanė ndenjur apo kanė luajtur me fėmijėn e tyre, u vu re se nė muajin e gjashtė foshnja ishte mė e zhvilluar mendėrisht, pas njė viti diferenca u bė dhe mė e dukshme dhe kur arrin moshėn dyvjeēare, ky zhvillim ėshtė nė njė stad tepėr tė lartė. Baballarėt, nė krahasim me nėnat, i pyesin mė shpesh fėmijėt “Ēfarė?, ku?, si?” dhe kjo ndikon qė fėmija tė stimulohet tė flasė mė shpejt dhe tė mėsojė mė shumė fjalė tė reja.

Kėrkimet qė janė kryer pėr baballarėt aktivė, tė cilėt i kanė fėmijėt nė vitet e para tė arsimimit, tregojnė qė kėta fėmijė kanė rezultate mė tė larta nė mėsime dhe janė mė tė aftė si nė profilin shkencor, edhe nė atė shoqėror. Ky pėrfundim u vu re mė sė shumti nė ato familje ku babai kishte njė rol aktiv dhe marrėdhėniet mes pjesėtarėve ishin harmonike. Nėse njė baba aktiv flet vazhdimisht nė familje pėr tė mirat qė sjell arsimimi, do tė shohim qė kėta fėmijė, janė ata qė preken mė pak nga problemet e ndryshme qė mund tė hasen nė shkollė. Edhe nė moshė pak mė tė avancuar do tė shohim qė kėta fėmijė kanė synime mė tė qarta dhe janė nė gjendje mė tė mirė psikologjike.

Zhvillimi emocional dhe ndikimi nė gjendjen shpirtėrore
Ėshtė vėnė re se baballarėt aktivė transmetojnė siguri nė periudhėn e foshnjėrisė te fėmijėt e tyre. Kėshtu, kur kėta fėmijė pėrballen me situata tė reja ose fenomene tė panjohura, janė tė predisponuar tė pėrshtaten mė me lehtėsi, i kalojnė qetėsisht situatat e tensionuara dhe janė mė kuriozė pėr tė zbuluar gjėra tė panjohura. Prezenca e babait pėrmirėson dukshėm gjendjen shpirtėrore tė fėmijės. Depresioni, sjelljet problematike, stresi, gjendjet e luhatshme nervore janė gjithmonė nė njė gradė mė tė ulėt. Nė periudhėn e adoleshencės shihen qartė frytet e njė fėmijėrie tė shėndetshme, kur adoleshenti merr kontrollin e gjėrave mė butė, tregohet me tolerant, ėshtė mė i susksesshėm, ka iniciativė dhe i zgjidh mė lehtė situatat. Vajzat e baballarėve aktivė janė mė tė lumtura, ndihen tė pėrkrahura dhe rrjedhimisht kanė mė shumė besim nė vetvete.

Kur babai merr pjesė nė edukimin e fėmijės qė nė fėmijėrinė e hershme, atėherė fėmija ndihet nė paqe me veten, ėshtė miqėsor, i besueshėm, aktiv nė shoqėri dhe individ i shėndetshėm psikologjikisht.

Dashuria e babait pėr fėmijėt ėshtė po aq jetike sa ajo e nėnės dhe roli i tij mbetet i veēantė nė formimin e psikologjisė sė fėmijės.

Ndikimi nė zhvillimin social
Pėrkujdesja e babait lidhet ngushtė me jetėn sociale tė pasur, me pjekurinė dhe sjelljen e fėmijės. Kėto tipare tashmė duken qartė sapo fėmija ka arritur moshėn 3 vjeē. Nga studimet e bėra ėshtė piketuar se fėmijėt e baballarėve tė pėrkushtuar janė mė tė shoqėrueshėm, dhe janė pikėrisht kėta fėmijė, qė duhet dhe kanė mė tepėr vėmendje nė shoqėrinė e tyre. Kjo ndodh sepse kėta fėmijė kanė mė pak ndjenja negative, krijojnė mė pak zėnka, tregohen mė tolerantė dhe janė mė tė ndjeshėm dhe tė kuptueshėm. Kjo marrėdhėnie shoqėrore bėhet akoma mė e rėndėsishme nė periudhėn e adoleshencės, sepse marrėdhėniet shoqėrore janė tepėr tė mira kur marrėdhėniet baba-fėmijė kanė qenė tė ndjeshme. Nė rast tė kundėrt, kur fėmija ka qenė pre e agresionit dhe e sjelljeve tė papėrshtatshme atėrore, rezulton tė jetė mė pak i dėshiruar nė rrethin e tij shoqėror. Afrimiteti i babait ndikon nė vendimet racionale, nė zgjedhjet etike dhe nė pjekurinė e sjelljeve tė moralshme. Vihet re se fėmijėt qė kanė njė baba aktiv janė mė pak gėnjeshtarė, depresivė dhe hiperaktivė. Nė rast tė kundėrt, kėta fėmijė nuk pendohen pėr gabimet e bėra, nuk e pranojnė fajin dhe nuk u binden rregullave. Baballarėt qė nuk pozicionohen mirė nė rolin e tyre, kanė fėmijė qė u zhvillohet instinktivisht vesi i kopjimit dhe gėnjeshtrės, pandjeshmėria ndaj gabimeve tė bėra dhe humbja e kontrollit nė raste irritimi.

Marrėdhėniet mes prindėrve
Studimet shkencore tregojnė qartė se marrėdhėniet e mira mes prindėrve ndikojnė drejtpėrsėdrejti nė zhvillimin e fėmijės. Nė rastet kur atmosfera mes prindėrve ėshtė e tensionuar, me debate tė shumta, dhe jo e lumtur bėhet njė faktor ndikues nė sjelljen agresive tė fėmijės. Nėse meshkujt sillen pa kujdes dhe ashpėr me bashkėshortet e tyre, fėmija gjithashtu ka njė tendencė tė jetė i mbyllur dhe nė shumė raste i pandjeshėm. Nė vazhdimėsi edhe suksesi nė mėsime lidhet ngushtė me kėtė ecuri. Nė rastet kur jetohet nė nje harmoni familjare dhe marrėdhėniet mes prindėrve shkojnė mirė, kjo atmosferė ndikon pozitivisht nė karakterin e fėmijės.

Ekuilibri mes punės dhe jetės familjare
Njė ndėr arsyet kryesore se pse baballarėt nuk mund tė pėrkujdesen shumė pėr fėmijėt ėshtė se jetojnė nė njė stres midis pėrgjegjėsive familjare dhe atyre tė punės. Njė problem tjetėr mbetet orari i tejzgjatur i punės. Ky orar bėn qė baballarėt ta ndjejnė veten nėn presionin intensiv tė ditės duke i detyruar ata nga pikėpamja psikologjike tė mos i pranojnė fėmijėt si individė dialogues dhe rrjedhimisht bėhen tė paaftė t’i kuptojnė ata.

Vihet re qė oraret e zgjatura dhe tė ērregullta tė prindėrve qė punojnė, stresojnė dhe keqėsojnė jetėn familjare, si dhe bėjnė qė influenca prindėrore te fėmijėt tė humbasė efikasitetin e saj.

Kushtet e tilla nė familje bėjnė qė te fėmijėt tė dallohen probleme sociale dhe emocionale mė tė mėdha. Mospėrkimi i orareve tė punės sė prindėrve me oraret e shkollės sė fėmijės ndikon edhe te prindi duke shkaktuar probleme psikologjike.

Si mund tė jetė njė baba i pėrkushtuar?
Baballarė tė pėrkushtuar janė ata baballarė tė cilėt kanė njė dialog tė pėrhershėm dhe shpenzojnė kohė me fėmijėt e tyre (hanė sė bashku, e shfrytėzojnė kohėn e lirė sė bashku, si pėr shembull: lexojnė libra, luajnė etj.) dhe kur fėmijėt kanė nevojė pėr ta, ju gjenden gjithmonė pranė.

Baballarėt e pėrkushtuar jetojnė bashkė me fėmijėn e tyre
Baballarėt e pėrkushtuar kanė njė sjellje tė ndjeshme ndaj fėmijėve, janė tė kujdesshėm, tolerantė, mbrojtės, e mbėshtesin fėmijėn e tyre si dhe e qetėsojnė atė nė situata tė caktuara. Ata formojnė njė marrėdhėnie tė fortė dhe tė besueshme me fėmijėt e tyre.

Baballarėt e pėrkushtuar e kryejnė rolin e babait mė sė miri
Rolin e babait e kryejnė mė sė miri dhe plotėsisht tė gjithė ata baballarė tė cilėt janė tė pėrkushtuar. Kėta baballarė, me sjelljet e tyre demokratike, u krijojnė kushte tė pėrshtatshme fėmijėve tė tyre pėr tė fituar aftėsinė e tė drejtuarit dhe kontrollit tė vetes, i mėsojnė ata dhe i bėjnė tė aftė tė marrin pėrgjegjėsi, i mbėshtesin nė shkollim dhe kujdesen pėr tė gjitha nevojat e tyre gjatė shkollės.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 01-09-2009, 05:00   #2
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 718
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 938,568
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 948,568
Gabim

Kte tem e solla me shume se kam nje shoqe ke puna e cila eshte shtatzane po s'do t'ja dije per burrin e saj.dua femijen thot per ate s'dua t'ja di.Po po te duash femijen duhet te dashke dhe burrin se i duhet femijes.kshuqe.....Ju qe keni femije thirini mendjes.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 01-09-2009, 10:18   #3
ilda
strong
 
Avatari i ilda
 
Regjistruar mė: Aug 2009
Vendndodhja: diku
Postet: 498
Pėlqime: 0
Pėlqyer 13 herė nė 11 postime
Rep: 657
ilda is on a distinguished road
Points: 50,143
Pikėt nė bankė: 71,026
Total Points: 121,169
te qeras me nje kafe per mengjes....:P - Amajla 
Gabim

gjithcka qe thuhet ne kete artikull eshte e vertete....te dy prinderit kane influence te madhe , por kam lexuar shpesh se prezenca e babait eshte shume e rendesishme ne jeten e nje femije.....shume prandaj shoqeria e sotme 'moderne' eshte kjo qe eshte sepse ne jeten e femijes mungon te pakten njeri nga prinderit, sepse ata divorcohen , nuk shkojne mire dhe ambjenti familjar eshte i tensionuar etj etj faktore.....BABAI eshte vertete i rendesishem edhe pse ne shqiperi kjo gje skuptohet edhe aq , duke qene se ekziston nje mentalitet kryesisht maskilist dhe meshkujt shqiptar se dine cili eshte roli i tyre ose sduan ta pranojne te jene e te merren me femijen , sepse kjo eshte pune e grave te tyre - mendojne ata, por ja qe eshte teresisht e kunderta, po ec e thuaja thuaj .
__________________
life is a choise....u choose to feel good or bad , its your own choise
ilda nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 02-09-2009, 01:51   #4
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 718
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 938,568
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 948,568
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ilda Shiko postimin
gjithcka qe thuhet ne kete artikull eshte e vertete....te dy prinderit kane influence te madhe , por kam lexuar shpesh se prezenca e babait eshte shume e rendesishme ne jeten e nje femije.....shume prandaj shoqeria e sotme 'moderne' eshte kjo qe eshte sepse ne jeten e femijes mungon te pakten njeri nga prinderit, sepse ata divorcohen , nuk shkojne mire dhe ambjenti familjar eshte i tensionuar etj etj faktore.....BABAI eshte vertete i rendesishem edhe pse ne shqiperi kjo gje skuptohet edhe aq , duke qene se ekziston nje mentalitet kryesisht maskilist dhe meshkujt shqiptar se dine cili eshte roli i tyre ose sduan ta pranojne te jene e te merren me femijen , sepse kjo eshte pune e grave te tyre - mendojne ata, por ja qe eshte teresisht e kunderta, po ec e thuaja thuaj .



Edhe une kam mendimin tend.Dhe eshte shume shume e veshtire te gjesh nje baba i cili vertet do jet i preokupuar per femijet e tij.Ne amerik mezi presin qe femija e tyre te bej 18 qe ti japin panvarsin.Kto gocat e vogla neper shkollat e mesme te gjitha me bebe i gezojne lekve qe i marin bf o zot u permbys bota.Duke bere krahasimin e familjeve qe jemi rritur me kto qe na rethojon ktu na duket vertet e pabesushme.S'kamm asnje shoqe amerikane qe eshte rritur me te dy prinderit.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 02-09-2009, 12:50   #5
ilda
strong
 
Avatari i ilda
 
Regjistruar mė: Aug 2009
Vendndodhja: diku
Postet: 498
Pėlqime: 0
Pėlqyer 13 herė nė 11 postime
Rep: 657
ilda is on a distinguished road
Points: 50,143
Pikėt nė bankė: 71,026
Total Points: 121,169
te qeras me nje kafe per mengjes....:P - Amajla 
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Semiramida Shiko postimin
Edhe une kam mendimin tend.Dhe eshte shume shume e veshtire te gjesh nje baba i cili vertet do jet i preokupuar per femijet e tij.Ne amerik mezi presin qe femija e tyre te bej 18 qe ti japin panvarsin.Kto gocat e vogla neper shkollat e mesme te gjitha me bebe i gezojne lekve qe i marin bf o zot u permbys bota.Duke bere krahasimin e familjeve qe jemi rritur me kto qe na rethojon ktu na duket vertet e pabesushme.S'kamm asnje shoqe amerikane qe eshte rritur me te dy prinderit.

eshte realisht per te ardhur keq, nje realitet sa i peshtire aq edhe i pakontrollueshem....
__________________
life is a choise....u choose to feel good or bad , its your own choise
ilda nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 02-09-2009, 12:55   #6
Albanian
Admin
 
Avatari i Albanian
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Angli
Postet: 1,804
Pėlqime: 115
Pėlqyer 111 herė nė 100 postime
My Mood: Inspired
Rep: 20
Albanian will become famous soon enough
Points: 633,797
Pikėt nė bankė: 26,130,871
Total Points: 26,764,668
futi i birre se je lodh :P - GhOsT Boti modh me nela tu vu bane :P u bona per kafe na dhe ti nji - GhOsT ste bo dom nji me qumesht :P - GhOsT 
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ilda Shiko postimin
eshte realisht per te ardhur keq, nje realitet sa i peshtire aq edhe i pakontrollueshem....
Prit dhe nja 5 a 10 vjet sa ky realitet te zhvillohet dhe ne vendin tone te lindjes dhe me pas mund te analizojme se sa per te ardhur keq eshte.
__________________
12 vjet larg... brenga tė tilla veē Shqiptarėt njohin...
"Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet?"
Njė fėmi qė fle rritet por njė popull qė fle VDES!
Albanian nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 02-09-2009, 13:01   #7
ilda
strong
 
Avatari i ilda
 
Regjistruar mė: Aug 2009
Vendndodhja: diku
Postet: 498
Pėlqime: 0
Pėlqyer 13 herė nė 11 postime
Rep: 657
ilda is on a distinguished road
Points: 50,143
Pikėt nė bankė: 71,026
Total Points: 121,169
te qeras me nje kafe per mengjes....:P - Amajla 
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga DarknesS Shiko postimin
Prit dhe nja 5 a 10 vjet sa ky realitet te zhvillohet dhe ne vendin tone te lindjes dhe me pas mund te analizojme se sa per te ardhur keq eshte.
mendoj qe ke te drejte ...do jete per te ardhur keq sa do tu plasi shpirti njerzve
__________________
life is a choise....u choose to feel good or bad , its your own choise
ilda nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 12:08.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar