Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Kulturė - Art - Dije > Letėrsia shqipėtare dhe botėrore > Poetėt Shqiptarė

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 21-08-2009, 22:52   #1
Genci
Senior Member
 
Regjistruar mė: Aug 2009
Postet: 291
Pėlqime: 11
Pėlqyer 15 herė nė 13 postime
Rep: 651
Genci is on a distinguished road
Points: 31,452
Pikėt nė bankė: 39,211
Total Points: 70,663
Gabim Ndre Mjeda


TRINA

I.

Molla t`kputuna nji deget,
Dy qershija lidhe n`nji rrfane,
Ku fillojne kufijt e Geget,
Rrijne dy cika me nji nane.


Krekce e bre perzie me lisa
Rriten rrotull me cetine,
Plepa t`bute`e qeparisa
Mbelojne e veshin at ledine.


S`ushton mali prej baktijet,
S`fryn murrlani me duhie;
Paq i kthellte prej Perendijet,
Paq prej nierit e qetite.


Gurra e lugut vec ushtote
Si lahute me kange kreshnike;
E nder peme bylbyli kendote
Valle darsmet e fisnike.


Ngreh, bylbyl, n`at hije valle,
Ushto gurre trimneshe, n`shkambije;
Bulk i nates, kungalle, qe talle
Neper gemba e per lamije,


Kendoni, kendoni vec prej stanit,
T`ardhmen Trina n`mbramje n`shpie,
Tui blegrue nji kij mbas zanit
T`deles nane keni me ndie.


Vec prej plehit gjel kokoti,
Me njat za qe s`ndrron kurr- here,
Ka m`u gjegje se a tui nderrue moti,
Se a tui cue nji tjeter ere.



Meqe pa dashje m`u pervodh nje gabim(ne vend me te madhe, mbiemrin Mjeda e shkrova
me te vogel) dhe tani s`mund ta ndreq dot, lus moderatoret ta permisojne gabimin.
Ju faleminderit.

Herėn e fundit ėshtė redaktuar nga Genci : 21-08-2009 nė 23:00
Genci nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 21-08-2009, 23:21   #2
Genci
Senior Member
 
Regjistruar mė: Aug 2009
Postet: 291
Pėlqime: 11
Pėlqyer 15 herė nė 13 postime
Rep: 651
Genci is on a distinguished road
Points: 31,452
Pikėt nė bankė: 39,211
Total Points: 70,663
Gabim


ZOGA

I.
Neper ograje po kendojne bylbylat
Si tu`u prralle me shoqi shojne;
Drandofilleve zymylat
T`kandshmen ere dhuntie ju cojne.


E nalt n`qiell ma e bukur hana
Rreze t`paqta shkon tui shkrie;
Maje bjeshkve fillon Zana
N`valle shoqeve m`u prie.


Lodhe prej vegesh, prej rranjesh shpijet,
Si u ba nate, ndej Zoga n`votre;
Ndej m`u xe me dru dullijet
Qe kish ba nper mal, pa motre!


E kuvendte me nane locen,
Si pergjumshem, ndonji fjale,
Deri sa brie votres gocen
E muer gjumi dal ka dale.


Fjet brie votres : e kur shkendija
Shendritte at fetyre `te pa travaje,
Engjell prei qiellet ule te shpija
Dukej faret fetyra e saje.


Here n`at gjume tui qeshun dukej,
Si m`u fale here doren cote;
Here permallshem n`vedi strukej
E n`fetyre gjaku t`tan`i velote.


(Ngrimun n`ar, mbi`j pullalie,
Nen balkue nji beg kish dale;
Holl`e i giate porsi selvie
N`rruge nen gardh ish duke nji djale.)

E nan-bardha tui shikue
"Flej me egjuj, thote, o bie,
Pusho shtatin me i ndihmue
Lokes s`ate neper shpie".
Genci nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 09-09-2009, 18:25   #3
Genci
Senior Member
 
Regjistruar mė: Aug 2009
Postet: 291
Pėlqime: 11
Pėlqyer 15 herė nė 13 postime
Rep: 651
Genci is on a distinguished road
Points: 31,452
Pikėt nė bankė: 39,211
Total Points: 70,663
Gabim

PRENDVERA

Jeni lodhe dallendyshe t`shkreta,
Je molis` i ziu bylbyl;
Ah ! pushoni n`streh`ku u gjeta,
Pusho n`kopshte te njaj zymyl.


Mbi krahe t`uej prej dhenash tjera
Ju prendveren na pruet ketej;
Shlodhn`ju pra dallendysha t`mjera,
Rri, bylbyl, n`lulzim qe kthej.


Se q`ej prrue prej malit ulet
E t`tane fushes ushqim i nep;
E nen bore po shperthejn` lulet
Porsi femie qe zblohen n`djep.


Fllad i let me vape dashtnijet
Puthi pemen gemb per gemb;
U zgjue pema, e qe prei shijet
Buloj mbare neper kopshte t`em.


Ndej`brie votres nieri myket :
Vrapo bulk , ku puna t“thrret ;
Tui vrue fushen kau berlyket,
Lyp`m`u vue per lavre t`vet.
Genci nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 09-09-2009, 19:12   #4
whisper
sanguin
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 156
Pėlqime: 2
Pėlqyer 30 herė nė 20 postime
Rep: 648
whisper is on a distinguished road
Points: 68,400
Pikėt nė bankė: 81,586
Total Points: 149,986
Gabim

Thnx Genc per temen.

Dom Ndre Mjeda (Mjedja ne origjinal) eshte me i embli poet i tradites...

Molla t`kputuna nji deget,
Dy qershija lidhe n`nji rrfane,
Ku fillojne kufijt e Geget,
Rrijne dy cika me nji nane.


kjo strofe mendoj se eshte nje nga perlat me te spikatura te poezise shqipe...
__________________
I lumtur si njeri me kujtese te keqe...

http://www.artangjyzelhasani.webs.com/

Herėn e fundit ėshtė redaktuar nga whisper : 09-09-2009 nė 19:21
whisper nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 09-09-2009, 19:14   #5
Benarda
...AdeD...
 
Avatari i Benarda
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Shkoder
Postet: 74
Pėlqime: 1
Pėlqyer 4 herė nė 4 postime
My Mood: Happy
Rep: 644
Benarda is on a distinguished road
Points: 34,360
Pikėt nė bankė: 28,003
Total Points: 62,363
Gabim

Ndre Mjeda lindi mė 20 nėntor 1866 nė Shkodėr nė njė familje tė varfėr. I ati ishte njė barģ, i zbritur nga fshati. Ai vdiq herėt dhe e la Mjedėn tė vogėl. E ėma mbeti e vč, pėr tė mbajtur dy fėmijėt u detyrua tė lante rroba te familjet e pasura tė qytetit. Aftėsitė e rralla qė shquanin Mjedėn qė nė fėmijėri, tėrhoqėn vėmendjen e jezuitėve, tė cilėt jo rrallė zgjidhnin kuadro nga shtresat e varfra dhe i futnin nė seminare. Ata e futėn nė seminarin e tyre italian tė Shkodrės. Meqenėse edhe kėtu Mjeda i ri u shqua pėr zotėsi, e dėrguan tė ndiqte studimet e larta nė Spanjė, Poloni, Kroaci dhe Itali. Kėsaj rrethane poeti i detyron njohjen e gjuhėve tė ndryshme tė huaja dhe kulturėn e gjerė klasike, qė do t'i vlejė shumė gjatė veprimtarisė sė tij tė mėvonshme letrare.
Nė formimin e personalitetit tė Mjedės ndikuan dy faktorė: nga njėra anė shkolla fetare, qė pėrcaktoi deri diku botėkuptimin e tij, nga ana tjetėr idealet kombėtare me tė cilat ra nė kontakt herėt e qė, si bir i popullit tė thjeshtė i ndiente thellė. Kėto ideale qenė pėr tė riun flaka qė e ushqeu talentin e tij poetik.
Mė 1887 Mjeda 21 vjeēar botoi "Vaji i bylbylit", njė elegji qė ėshtė njėkohėsisht edhe njė kėngė shprese. Nė kėtė poemth rinor, plot fluturime romantike, jepet dhembja pėr fatin e kombit tė robėruar dhe optimizmi pėr tė ardhmen e tij. Ndėrkaq Mjeda e ndiente veten tė ndrydhur nga rregullat e shoqėrisė jezuite.
Konflikti ndėrmjet tij dhe urdhėrit ku bėnte pjesė, arriti nė pikėn mė tė lartė, pas dy vjetėsh, kur poeti i ri, qė kishte mbaruar studimet dhe ishte dėrguar tė jepte mėsim nė njė shkollė tė lartė fetare nė Itali, detyrohet tė largohet. Duke e ndier veten tashmė mė tė lirė, ai iu kushtua me njė zjarr tė dyfishuar ēėshtjes kombėtare dhe zhvilloi njė veprimtari tė gjerė atdhetare e kulturore.
Themeloi shoqėrinė kulturore "Agimi". Mori pjesė nė njė kongres gjuhėsor lidhur me ēėshtjė tė shqipes nė Hamburg. Ai shkroi pėr mirditorėt njė memorandum, drejtuar pėrfaqėsuesėve tė fuqive tė mėdha nė Shkodėr, ku ankoheshin kundėr qeverisė osmane. Poeti ngriti zėrin me rastin e mbylljes sė shkollės sė mesme shqipe nė Korēė nėpėrmjet njė vjershe qė ėshtė njė kushtrim i hapur etj. Kjo veprimtari nuk mund tė mos i binte nė sy qeverisė osmane, e cila mė 1902 e arrestoi poetin dhe gati sa nuk e internoi nė Anadoll (ky rast i dhimbshėm i jetės sė Mjedės gjeti pasqyrimin poetik nė poemthin "I tretuni").
Edhe pas kėsaj, poeti nuk pushoi sė punuari pėr ēėshtjen shqiptare, qoftė nė fushėn letrare, qoftė nė fushėn gjuhėsore. Nė kėta vjet, nėn ndikimin e hovit tė madh tė lėvizjes atdhetare si edhe tė kontaktit tė pėrditshėm me jetėn e fshatarėve, lindėn krijimet e tij mė tė mira.
Si shumė rilindės tė tjerė, Mjeda shpresonte se ēlirimi kombėtar do tė sillte pėrmirėsimin e gjendjes sė masave. Njė mendim i tillė pėrshkon poemėn e fuqishme "Liria" e shkruar nė vitet 1910-1911, pra nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė. Ngjarjet pas 1912-ės pėr Mjedėn qenė njė zhgėnjim i hidhur.
Nė tė vėrtetė, qė kėtej e tutje, ai do t'i kushtohet kryesisht veprimtarisė gjuhėsore. Mė 1917 Mjeda mblodhi dhe botoi nė vėllimin "Juvenilja" krijimet poetike, tė shkruara gjatė Rilindjes qė pėr shumė shkaqe s'kishin mundur tė shihnin dritė mė parė. Ai hyri kėshtu nė letėrsinė tonė si poet i shquar. Nė vitet 1920-1924 Mjeda u zgjodh deputet i opozitės, i krahut demokratik. Pas ardhjes sė Zogut nė fuqi, Mjeda u largua nga jeta politike. Ai vazhdoi tė ishte famulltar i thjeshtė nė fshatin e vogėl Kukėl, gjersa nė vitet e fundit tė jetės sė tij kleri e mori si mėsues tė shqipes nė gjimnazin e vet tė Shkodrės. Mjeda iu vu atėherė me tėrė energjitė e veta edukimit tė rinisė me dashuri tė veēantė pėr gjuhėn dhe pėr kulturėn shqiptare.
Pak muaj para vdekjes, (1 gusht 1937), botoi, si testament poetik tė rrallė pėr bukuri e forcė, poemthin "Liria".

Poezia e Mjedės shėnoi kalimin nga letėrsia e Rilindjes romantike, me problematikė kryesisht atdhetare, te letėrsia e Pavarėsisė, ku mbizotėroi problematika shoqėrore dhe realizmi
Benarda nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 09-09-2009, 19:16   #6
whisper
sanguin
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 156
Pėlqime: 2
Pėlqyer 30 herė nė 20 postime
Rep: 648
whisper is on a distinguished road
Points: 68,400
Pikėt nė bankė: 81,586
Total Points: 149,986
Gabim

VAJI I BYLBYLIT


Po shkrihet bora
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen
Pse po gjemon ?


Pushoj murrlani
Me duhie t`vet :
Bylbyl i vorfen ,
Cou , mos rri shkret.


Gjith fushet e mallet
Blerimi i mbeloj;
Livadhi e pema
Gjith kah lulzoj.


Nder pylla e ograja,
N`ma t`mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gezon gjith kend.


E tuj gjimue
Shkon rreth e rreth
Nji prrue qe veret
Rrjedh nėpėr gjeth.


A cile kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.


Kerkush ma hovin
Atje s`ta pret;
Me zeher haejen
Kurkush s`ta qet.


Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim;
E gjith ku t`rreshket
Shkon fluturim.


Neper lamije
Ke me gjet mel;
Pėr gjith prendveren
Njajo buk t`del.


E kur t`zite edi
Nder prroje pi;
Tė njato prroje
Qe ti vete di.


Tash pa frige cerdhen
E ban n`ndo`j lis;
Nuk je si i njeri
Qe nuk ka fis.


E kur t`vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me kendue
Si ke zakon.


Rreth e rreth gjindja
Me t`ndie rri;
Prej aso vendit
Dahen me zi.


A cile kafazi
Bylbyl flutro;
Nder pyje e ograja
Bylbyl shpejto.


Nder drandofille
Nder zamake nga;
Ku qeshet kopshti
Idhnim mos mba.


Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjemon?
__________________
I lumtur si njeri me kujtese te keqe...

http://www.artangjyzelhasani.webs.com/
whisper nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 09-09-2009, 19:22   #7
whisper
sanguin
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 156
Pėlqime: 2
Pėlqyer 30 herė nė 20 postime
Rep: 648
whisper is on a distinguished road
Points: 68,400
Pikėt nė bankė: 81,586
Total Points: 149,986
Gabim

Poema Andrra e jetes perbehet nga tri pjese, Trina, Zoga (qe jane postuar ne hyrje te kesaj teme) dhe Lokja qe po e sjell me poshte:

(Lokja)

I

E n'balkue mbaruen lulet:
shurdh' a vendi e shpia tytė;
jo, me Loken nji e dytė
nėpėr shpi ma nuk u gjet.

Vetun zbardh' e vetun erret
me krye n'hi e shuemja plakė;
nji dorė krande me i ba flakė
pėrmbi votėr kush s'ia qet.

E disprohet me vetveti
qė nuk bani kurrnji djalė:
sot e reja i kish dalė
bashkė me dritė pėr dru nė shpat.

Kish mbajtė zjermin ndezė mbi votėr,
ia kish njomė njat buk' e mjera;
edhe Lokja me gjith' tjera
kishte dalė me petka n'shtat.

Kish shkue motin si pranvera
me ndo'j fėmijė tu' e kalamendun;
ishte knaqė tue u pėrmendun
tash e tash ferishta n'djep.

E disprohet ku i ve mendja
or' e ēas te Trina, e shkreta!
ia lypė mortės n'ankime t'veta,
por mizorja nuk ia nep.

II

U shty vjeshta e krisantemi
vetun vorreve lul'zon;
landėt e pyje, gjith' ku kemi,
tue fry veri po i cungon.

Nd'rron prej dimnit landa veshėn,
e lėshon gjeth't qe para pat;
e, pėr mėshirė, duhitė qi ndeshen,
ia ēojnė t'vorfnit me i ba shtrat.

Binte bor' e frynte veri
tue ēue akull pėr gjith' vis;
nalt orteku ushton pėr mneri
tue fundue ēetin' e lis.

Me dy cokla n'votėr plaka
rri gjith' natėn e vajton;
rri me duer kah ndezet flaka
porsi njeri kur uron.

E shikjon nji dritė t'venitun,
vron pasqyrėn e jetės s'vet:
e larg morten tue kositun
e kujton e pran' e thrret.

E ndie 'j frymė pėrmbrenda shpie
porsi erė qe vjen pa shkas;
e, n'at muzg, nji vegim hije
Lokes n'votėr leht' iu qas;

pėrmbi plakėn krahėt i uli
e ngryk t'shuemen e shtrėngoi;
buzėt t'shpulpueme n'ball' ia nguli;
u ndal drita e ajo mbaroi.
__________________
I lumtur si njeri me kujtese te keqe...

http://www.artangjyzelhasani.webs.com/
whisper nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 09-09-2009, 21:58   #8
Genci
Senior Member
 
Regjistruar mė: Aug 2009
Postet: 291
Pėlqime: 11
Pėlqyer 15 herė nė 13 postime
Rep: 651
Genci is on a distinguished road
Points: 31,452
Pikėt nė bankė: 39,211
Total Points: 70,663
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga whisper Shiko postimin
Thnx Genc per temen.

Dom Ndre Mjeda (Mjedja ne origjinal) eshte me i embli poet i tradites...

Molla t`kputuna nji deget,
Dy qershija lidhe n`nji rrfane,
Ku fillojne kufijt e Geget,
Rrijne dy cika me nji nane.


kjo strofe mendoj se eshte nje nga perlat me te spikatura te poezise shqipe...
Po Whisp,jane padyshim vargje te embela sepse me nje gegnishte te bukur simbolizojne tansine.
Me pelqen Mjeda sepse gegnishtja e tij ne pergjithesi tingellon mire.

Benarda dhe Whisp, ju flmn per pasurimin e temes.
Genci nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 09-09-2009, 22:10   #9
Genci
Senior Member
 
Regjistruar mė: Aug 2009
Postet: 291
Pėlqime: 11
Pėlqyer 15 herė nė 13 postime
Rep: 651
Genci is on a distinguished road
Points: 31,452
Pikėt nė bankė: 39,211
Total Points: 70,663
Gabim

ANDERR

Pezull prej qiellit fluturote e shkreta
E si dielli n`mjesdite rreze shperdake ;
Engjell nder cucat o nji cike gjake
Qe vec qielli numron nder valle t`veta.


Arit i kishte floket, e kish si zgjeta
Driten e syve e mollzat rrumbullake,
E buzet e vocrra me te ngjyeme gjake,
Qe kur i pash krejt i mahnitun mbeta.


Mandej si njeri, qe prej gjumit ngrihet,
Mora zemer e e pveta me trimni :
"Engjell a vajze je ti , o bukurija ?"

Qeshi goca nji here, si vashe qe pihet,
Uli kryet teposhte e me dashni
" Moter e nane, tha, m`ke - Jam
Shqyptarija".
Genci nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 24-11-2009, 19:45   #10
Complete
Moderator i/e F.Sh.

 
Avatari i Complete
 
Regjistruar mė: Aug 2009
Postet: 855
Pėlqime: 26
Pėlqyer 66 herė nė 56 postime
My Mood: Angry
Rep: 673
Complete will become famous soon enough
Points: 354,990
Pikėt nė bankė: 136,988,029
Total Points: 137,343,019
vendi tete per postime :P - GhOsT 
Gabim Ndre Mjeda

Poezia e Mjedės shėnoi kalimin nga letėrsia e Rilindjes romantike, me problematikė kryesisht atdhetare, te letėrsia e Pavarėsisė, ku mbizotėroi problematika shoqėrore dhe realizmi. Ndre Mjeda lindi mė 20 nėntor 1866 nė Shkodėr nė njė familje tė varfėr. I ati ishte njė barģ, i zbritur nga fshati. Ai vdiq herėt dhe e la Mjedėn tė vogėl. E ėma mbeti e vč, pėr tė mbajtur dy fėmijėt u detyrua tė lante rroba te familjet e pasura tė qytetit. Aftėsitė e rralla qė shquanin Mjedėn qė nė fėmijėri, tėrhoqėn vėmendjen e jezuitėve, tė cilėt jo rrallė zgjidhnin kuadro nga shtresat e varfra dhe i futnin nė seminare. Ata e futėn nė seminarin e tyre italian tė Shkodrės. Meqenėse edhe kėtu Mjeda i ri u shqua pėr zotėsi, e dėrguan tė ndiqte studimet e larta nė Spanjė, Poloni, Kroaci dhe Itali. Kėsaj rrethane poeti i detyron njohjen e gjuhėve tė ndryshme tė huaja dhe kulturėn e gjerė klasike, qė do t'i vlejė shumė gjatė veprimtarisė sė tij tė mėvonshme letrare. Nė formimin e personalitetit tė mjedės ndikuan dy faktorė: nga njėra anė shkolla fetare, qė pėrcaktoi deri diku botėkuptimin e tij, nga ana tjetėr idealet kombėtare me tė cilat ra nė kontakt herėt e qė, si bir i popullit tė thjeshtė i ndiente thellė. Kėto ideale qenė pėr tė riun flaka qė e ushqeu talentin e tij poetik. Mė 1887 Mjeda 21 vjeēar botoi "Vaji i bylbylit", njė elegji qė ėshtė njėkohėsisht edhe njė kėngė shprese. Nė kėtė poemth rinor, plot fluturime romantike, jepet dhembja pėr fatin e kombit tė robėruar dhe optimizmi pėr tė ardhmen e tij. Ndėrkaq Mjeda e ndiente veten tė ndrydhur nga rregullat e shoqėrisė jezuite.
Konflikti ndėrmjet tij dhe urdhėrit ku bėnte pjesė, arriti nė pikėn mė tė lartė, pas dy vjetėsh, kur poeti i ri, qė kishte mbaruar studimet dhe ishte dėrguar tė jepte mėsim nė njė shkollė tė lartė fetare nė Itali, detyrohet tė largohet. Duke e ndier veten tashmė mė tė lirė, ai iu kushtua me njė zjarr tė dyfishuar ēėshtjes kombėtare dhe zhvilloi njė veprimtari tė gjerė atdhetare e kulturore. Themeloi shoqėrinė kulturore "Agimi". Mori pjesė nė njė kongres gjuhėsor lidhur me ēėshtjė tė shqipes nė Hamburg. Ai shkroi pėr mirditorėt njė memorandum, drejtuar pėrfaqėsuesėve tė fuqive tė mėdha nė Shkodėr, ku ankoheshin kundėr qeverisė osmane. Poeti ngriti zėrin me rastin e mbylljes sė shkollės sė mesme shqipe nė Korēė nėpėrmjet njė vjershe qė ėshtė njė kushtrim i hapur etj. Kjo veprimtari nuk mund tė mos i binte nė sy qeverisė osmane, e cila mė 1902 e arrestoi poetin dhe gati sa nuk e internoi nė Anadoll (ky rast i dhimbshėm i jetės sė Mjedės gjeti pasqyrimin poetik nė poemthin "I tretuni").
Edhe pas kėsaj, poeti nuk pushoi sė punuari pėr ēėshtjen shqiptare, qoftė nė fushėn letrare, qoftė nė fushėn gjuhėsore. Nė kėta vjet, nėn ndikimin e hovit tė madh tė lėvizjes atdhetare si edhe tė kontaktit tė pėrditshėm me jetėn e fshatarėve, lindėn krijimet e tij mė tė mira.
Si shumė rilindės tė tjerė, Mjeda shpresonte se ēlirimi kombėtar do tė sillte pėrmirėsimin e gjendjes sė masave. Njė mendim i tillė pėrshkon poemėn e fuqishme "Liria" e shkruar nė vitet 1910-1911, pra nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė. Ngjarjet pas 1912-ės pėr Mjedėn qenė njė zhgėnjim i hidhur.
Nė tė vėrtetė, qė kėtej e tutje, ai do t'i kushtohet kryesisht veprimtarisė gjuhėsore. Mė 1917 Mjeda mblodhi dhe botoi nė vėllimin "Juvenilja" krijimet poetike, tė shkruara gjatė Rilindjes qė pėr shumė shkaqe s'kishin mundur tė shihnin dritė mė parė. Ai hyri kėshtu nė letėrsinė tonė si poet i shquar. Nė vitet 1920-1924 Mjeda u zgjodh deputet i opozitės, i krahut demokratik. Pas ardhjes sė Zogut nė fuqi, Mjeda u largua nga jeta politike. Ai vazhdoi tė ishte famulltar i thjeshtė nė fshatin e vogėl Kukėl, gjersa nė vitet e fundit tė jetės sė tij kleri e mori si mėsues tė shqipes nė gjimnazin e vet tė Shkodrės. Mjeda iu vu atėherė me tėrė energjitė e veta edukimit tė rinisė me dashuri tė veēantė pėr gjuhėn dhe pėr kulturėn shqiptare.
Pak muaj para vdekjes, (1 gusht 1937), botoi, si testament poetik tė rrallė pėr bukuri e forcė, poemthin "Liria".
__________________
Sharl Bodler - Dehuni
Complete nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 24-11-2009, 19:45   #11
Complete
Moderator i/e F.Sh.

 
Avatari i Complete
 
Regjistruar mė: Aug 2009
Postet: 855
Pėlqime: 26
Pėlqyer 66 herė nė 56 postime
My Mood: Angry
Rep: 673
Complete will become famous soon enough
Points: 354,990
Pikėt nė bankė: 136,988,029
Total Points: 137,343,019
vendi tete per postime :P - GhOsT 
Gabim

__________________
Sharl Bodler - Dehuni
Complete nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 26-02-2011, 03:29   #12
Albanian
Admin
 
Avatari i Albanian
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Angli
Postet: 1,804
Pėlqime: 115
Pėlqyer 111 herė nė 100 postime
My Mood: Inspired
Rep: 20
Albanian will become famous soon enough
Points: 633,122
Pikėt nė bankė: 26,130,871
Total Points: 26,763,993
futi i birre se je lodh :P - GhOsT Boti modh me nela tu vu bane :P u bona per kafe na dhe ti nji - GhOsT ste bo dom nji me qumesht :P - GhOsT 
Gabim Ndre Mjeda, vitet kur merrej me muzikologji

Mentor QUKU

Ndre Mjeda dhe arti i tij, pati njė polivalencė tė ēuditshme artistike. Poet klasik dhe po ashtu modern, ai pati njė ndikim tė madh nė vetėdijen kombėtare tė shqiptarėve. Profili i tij artistik u shfaq jo vetėm nė poezi, por edhe nė fusha tė tjera tė artit, si: nė prozė, muzikė, pikturė, skulpturė, arkitekturė. E gjithė veprimtaria e tij ishte shfaqje e sė bukurės. Poezitė e tij, qofshin ato origjinale, qofshin pėrkthime apo pėrshtatje, njihen pėr harmoninė dhe muzikalitetin e vargjeve.
Profesor i muzikės
nė Cremona:
Nė vjeshtėn 1887 Mjeda erdhi nė Kolegjin Vida, nė Cremona, i fundit qytet i madh, nė krahun e majtė tė rrjedhjes sė poshtme tė lumit Po, kryeqendėr e provincės sė Lombardisė nė Itali. Nė atė kohė qyteti kishte rreth 30 mijė banorė. Mjeda erdhi nė Cremona pikėrisht kur sapo ishte ndėrtuar godina e re pėr nevojat e Kolegjit De Vida. Pėr katėr vite me radhė, gjatė periudhės 1887-1891, Mjeda qe profesor i muzikės nė kėtė kolegj1. Nė kohėn kur Mjeda qe profesor muzike nė Cremona, ajo ishte njė qendėr e rėndėsishme shumė e njohur e muzikės klasike italiane. Katedralja e qytetit, ndėrtuar nė vitin 1200 ishte jo vetėm njė tempull religjioz por edhe njė kompleks artistik arkitektonik. Aty gjėndet organoja e famshme qė ka vulėn “Mashoni”, ndėrtuar dhe ornamentuar nė 1500, monument kulture shumė i ēmueshėm. Mjeda duhet t’i ketė rėnė kėsaj organoje. Organist zyrtar nė kohėn e Mjedės ishte Emilio Andreotti (1885-1896). Qyteti njihej pėr prodhimin e violinave tė famshme Stradivari dhe tė pianoforteve. Sot ruhen nė tė gjithė botėn si relike rreth 600 violina Stradivari, tė cilat kanė tepruar nga 1000 tė prodhuara nga vetė Stradivari. Deri nė nji vit para se tė shkonte Mjeda nė Cremona, aty jetoi kompozitori dhe dirigjenti i famshėm cremonez Amikare Ponchielli. Kurse njė tjetėr kompozitor cremonez qė jetoi nė Cremona gjatė kohės qė Mjeda ishte pedagog i muzikės nė Kolegjin Da Vida ėshtė edhe Vincenzo Antonio Petrali (1830-1889). Gjatė kohės qė qe profesor i muzikės nė Cremona Ndre Mjeda ynė ka patur kontakte apo ka qenė i ndikuar nga kompozitorė mė famė botėrore tė muzikės klasike italiane e asaj botėrore si Verdi, Maskanji, Puēini, etj. Mjeda u emrua jo rastėsisht profesor i muzikės nė Kolegjin Geroliamo De Vida: ai duhet tė ketė pasė fituar me kohė njė kulturė dhe dije muzikore tė shumta, aq sa e ka merituar njė detyrė kaq speciale. Por jeta aktive nė fushėn e veprimtarisė muzikologjike nė njė qendėr tė rėndėsishme tė traditės muzikore italiane, duhet ta kenė aftėsuar edhe mė tej Mjedėn si muzeolog, kompozitor, apo si instrumentist.
Konvikti Gerolamo Vida ndodhet nė qendėr tė qytetit dhe ėshtė kompleks arkitektonik e arstistik i shek XI, Ky Kolegj u ndėrtua nga jezuitėt nė trojet e manastirit e kishė sė Shėn Lorencos, i cili ėshtė edhe sot e mban emrin Marco Gerolamo Vida. Kėtė shkollė sė bashku me konviktin jezuitėt e mbajtėn pėr fėmijėt e familjeve nobile e tė pasura.
Aty ai kreu njė veprimtari tė madhe dhe tė dendur muzeologjike, qoftė si pedagog i muzikės, qoftė edhe si krijues e instrumentist. Nė atė kohė Cremona ishte qendėr e rėndėsishme e promovimit tė muzikės italiane dhe asaj botėrore. Tė ishe profesor muzike nė atė kohė nė Cremona, do tė thotė shumė pėr muzikologjinė shqiptare. Mjeda ka treguar hollėsi tė aktivitetit tė shumtė tė tij nė fushė tė muzikologjisė nė kėtė periudhė, nė letėrkėmbimin qė ka patur me eprorin e tij nė Shkodėr, At Dedė Pasin SJ.
Kjo shihet qartė po tė shohim fragmente nga letrat qė Mjeda, gjatė kohės qė ishte profesor i muzikės nė Cremona, i dėrgoi eprorit tė tij nė Shkodėr, rektorit tė Kolegjit Papnor, At Dedė Pasit SJ.2 Pėrmes kėtyre letrave, mėsojmė se Mjeda ka pasur lidhje me zėvendėsmaestron e Cremonės, ka udhėhequr njė kor prej 23 kėngėtarėsh, ka ngritur dhe drejtuar komplekse instrumentale, si edhe ėshtė marrė me pėrgatitjet e karnavaleve nė Cremona. Aq ngarkesė ka Mjeda gjatė katėr viteve qė qe profesor muzike nė Cremona sa qė nė darkė, siē shkruan ai vetė, nuk ishte i zoti tė mbante as penėn nė dorė:
Letra e dt 30 nentor 1887, Cremona: “…Kam dymbėdhjetė orė pėrsėritje nė javė e pastaj tėrė ditėn vrapoj lart e poshtė nėpėr kėto shkallė tė mėdha pėr tė thirrur pėr muzikėn, pėr tė pėrgatitur, pėr tė rregulluar etj. Ėshtė bėrė njė grup kėngėtarėsh e pėr ditėn e sė Papėrlyerės do tė kėndojnė njė meshė, me njė tercet dy flautesh e njė violinė; pastaj grishje litany Tantum ergo madhėshtorė. Fillon pak edhe banda; prandaj mė tepėr rrugė pėr tė thirrur kėtė e atė nė leksion ose nė ushtrim; mund tė them me tė vėrtetė se pėr shumė ditė, nga ora tetė deri nė dymbėdhjetė e drekės nuk kam pushuar asnjėherė…”
Letra e dt 24 janar 1888, Cremona: “…Kėtu bėhen pėrgatitje tė mėdha pėr karnavalet: njė teatėr i ri i vogėl, tragjedi, komedi: para pak ditėsh pėr 200 franga u blenė shumė rrobe tė bukura pėr teatrin. Nuk di a ju kam shkruar tjetėr herė se ėshtė bėrė njė bandė e bukur me njėzetetre kėngėtarė; Maestro ėshtė njė djalė i zoti, napolitan, zėvendėsmaestro i bandės qytetare tė Cremonės…”
Letra e dt 12 maj 1888, Cremona:”…Nga mėngjezi deri nė mesditė, nga mesdita nė mbrėmje duhet tė kujdesem pėr leksionet e ushtrimet e muzikės e tė jap pėrsėritje gjėrash tė lehta, por tė ndryshme mes tyre. Janė gati 100 leksione e 100 ushtrime muzike nė javė; e ndoshta mė takon tė bėj 2000 kėmbė shkallė nė ditė; e me kėtė vapė ndjehem keq shumė, sa qė kur arrij nė dhomė nė ato ēaste tė lira qė kam, nuk jam i zoti tė bėj asgjė, sepse gati mė mirren mendėt e nganjėherė nuk jam i zoti tė shtėrngoj penėn…”
Interesante ėshtė se nė fund tė vitit tė parė qė Mjeda qe profesor muzike nė Kolegjin De Vida nė Cremona, lindi projekti i transferimit tė tij nė Kolegjin Papnor nė Shkodėr. Nė letrėn e tij tė 27 korrikut 1888, Mjeda i shkruan Pasit nga Soresina ku ka shkuar tė kalojė pushimet sė bashku me studentėt e tjerė jezuitė, se ka mundėsi qė nė detyrėn e tij si profesor muzike nė Cremona, vitin e ardhshėm tė zevendėsohet nga njė profesor tjetėr, nga bashkėkombasi i tij, Ivanoviqi:3 “…Kam dėgjuar se xhakoni Ivanoviq do tė vijė nė kėtė kolegj me detyrėn e Prefektit tė Muzikės…” Bėhet fjalė pėr njė zėvendėsim tė mundshėm nė kėtė detyrė tė Ndre Mjedės.

Pjestar i ahengut shkodran:
Periudhė e rėndėsishme e veprimtarisė muzikore tė Mjedės ėshtė ajo e kthimit tė tij nė Shkodėr, nė fillimet e shekullit tė ri XX. Ai njihet se ishte njė ndėr anėtarėt mė aktivė i grupeve tė ahengut shkodran, me cilėsinė si kompozitor, si instrumentist (violinė) dhe si hartues tekstesh4. Ai ishte njė ndėr autorėt kryesorė qė u angazhua nė pastrimin e teksteve tė kėngėve popullore nga zhargonet dhe fjalori i rrugės. Sot kėrkimet nė kėtė fushė janė nė fazėn fillestare, por nė njė tė ardhme mund tė arrihen rezultate entuziaste duke u ndriēuar kėshtu gjėrėsisht, ashtu si e meriton, ndihmesa e shquar e Ndre Mjedės nė muzikologjinė shqiptare. Sapo u kthye nė Shkodėr, profesori i muzikės, nuk mundi tė qėndronte mėnjanė kur shihte se kėngėn shkodrane e kishin mbuluar tekste tė dobėta, me banalitete, me motive orientale tė bartura pa kriter. Mjeda u pėrfshi nė grupet e ahengut shkodran, si edhe nė shoqėritė kulturore pėr pastrimin e kėngėve nga tekstet e ndyra. Sipas kujtimeve tė Kolė Gurashit dhe Gjush Sheldisė, Ndre Mjeda qe hartues i teksteve tė shumta tė ahengut shkodran, si edhe instrumentist, kryesisht me harqet, violinė: “Bejtexhi: Ndre Mjedja; Vjolinista: Ndre Mjedja. Anėtar i shoqnisė pėr pastrimin e ahengut shkodran, sė bashklu me Shan Hilėn (kryetar) e Ndrek Voglin”5. I biri i Kolė Gurashit, piktori Ndoc Gurashi, thotė: “Baba, Kolė Gurashi, ka qenė muzikant nė njė grup ahengu me Dom Ndre Mjedėn. Kur Mjeda erdhi famullitar nė Kukul, baba shkonte pėr festėn e Shėn Shtjefnit, nė fillim tė gushtit, me gjithė shokėt e vet nė qelė tė Dom Ndreut, ku bajshin aheng tre-katėr ditė para festės e tre-katėr ditė mbrapa. Atje shkojshin me Nush Palin me saze, fillip Muzhanin me violinė, Ejėll Ēekėn me klarinetė. Vetė Kola i binte harmonios. Ndėrsa Dom Ndreu i binte violinės.”6. Ndoc Ndreka nga Dajēi, tregon kujtimet e tė jatit, qė ka jetue e punue nė qelėn e Dom Ndreut, nė Kukel: “Dom Ndreu i kishte qejf dasmat, gostitė, kallaballeqet, lojnat popullore…Kangėt e unazave nuk i kėndote, se kishin palavi(Fjalė tė ndyra). Kishte qejf tė madh me ndigjue kangėt e popullit.”7 Njė pinjoll nga familja e Gazullorėve, Gjokė Gazulli kujton: “Dom Ndreu i kishte bezdi fjalėt e kėqija. Sidomos fjalėt e kangėve tė unazave.”8 Kurse muzikologu i njohur Ramadan Sokoli, shkruan: “Tė moshuarit shkodranė nė kujtimet e tyre pėrmendin shumė bashkėqytetarė, qė e pėrdornin violinėn me ėndje. Ndėrmjet tyre nuk mungonin njerėz tė shquar, si p.sh. piktori Ndoc Martini Camaj apo shkrimtarėt Ndre Mjeda, Risto Siliqi, etj.”9

Si u muzikuan
tekstet e Mjedės?
Mjeda njihet edhe si kompozitor. Nga burime tė kėngėtarėve popullorė rezulton se Mjeda ėshtė kompozitor i kėngės: “Bora po shkrihet, dimni po shkon”, tekst gjithashtu poezinė e vogėl por tė shkėlqyer “Plaku dhe dimni”.
Mjeda qe hartues tekstesh pėr kėngėt shkodrane. Pėr shumė poezi tė Mjedės dimė se u muzikuan kohė mė vonė. Dom Ndre Mjeda ka qenė gjithnjė i njohur pėr muzikalitetin e vargjeve tė poezive tė tij. Por mendohet se edhe ka shkruar poezi tė destinuara pėr kėngėn popullore shkodrane. Nė kėtė kategori hyjnė kėngėt e muzikuara nga Mjeda por edhe me tekste tė vetė Mjedės “Vėllavrasi”, “Vaji i bylbylit”. Nė vitin 1922 orkestrina e internatit “Kosova” nė Krumė e kėndoi duke e shoqėruar me inskenim “Vėllavrasėsi”. Mė 1925, Hilė Mosi botoi nė Vlorė njė libėr kėngėsh, ku ndėrmjet tė tjerave pėrfshihet edhe partitura e kėngės “Vaji i bylbylit”. Mė 1967, nė almanakun “Shkodra” u botua partitura e kėngės “Liria” me tekst tė Ndre Mjedės, kompozuar nga Albert Paparisto10.
Poezia “Vera” e Ndre Mjedės me kompozimin e Akil Kocit, kompozitor nga Kosova, konkuroi nė koncertin qė u mbajt mė 28 qershor 2005, me rastin e prezantimit tė qytetit tė Londrės si kandidat pėr t’u bėrė “Qytet Olimpik 2012”.Para komisionit u kėnduan kėngėt e 12 kompozitorėve mė tė njohur britanikė, mes tė cilave edhe kėnga “Vera” me tekst tė Ndre Mjedės, kompozuar nga kompozitori Akil Koci. Kėnga “Vera” ishte e vetmja qė u kėndua nė gjuhėn shqipe kurse kėngėt e tjera ishin nė gjuhėn angleze. Kėnga u prit mirė nga publiku i shumtė nė kėtė koncert tė madh, kurse dirigjentja Deborah Caterrall u shpreh se kėnga qė u kėndua nė shqip u bė e dashur edhe pėr anėtarėt e korit. 11 Nė vitin 2006 kompozitori Bardhyl Hysa kompozoi poezinė “Dimni” tė Ndre Mjedės. Kėnga u kėndua nga Ergi Dini nė festivalin 44 mbarėkombėtar tė kėngės pėr fėmijė nė qershor 2006.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=94034
__________________
12 vjet larg... brenga tė tilla veē Shqiptarėt njohin...
"Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet?"
Njė fėmi qė fle rritet por njė popull qė fle VDES!
Albanian nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 30-05-2011, 04:51   #13
Albanian
Admin
 
Avatari i Albanian
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Angli
Postet: 1,804
Pėlqime: 115
Pėlqyer 111 herė nė 100 postime
My Mood: Inspired
Rep: 20
Albanian will become famous soon enough
Points: 633,122
Pikėt nė bankė: 26,130,871
Total Points: 26,763,993
futi i birre se je lodh :P - GhOsT Boti modh me nela tu vu bane :P u bona per kafe na dhe ti nji - GhOsT ste bo dom nji me qumesht :P - GhOsT 
Gabim Ndre Mjeda Zbulohen prozat e panjohura

Mentor QUKU

Proza e Mjedės, njė e panjohur e madhe. Emri i Mjedės ka hyrė nė historinė e kulturės dhe letėrsisė shqipe si poet lirik nė zė. Mirėpo kjo nuk ėshtė e mjaftueshme tė thuhet sot, kur studimet mbi Mjedėn kanė sqaruar profilin shumėpėrmasor tė tij. Si rezultat i studimeve rezulton se vepra nė prozė e Mjedės ėshtė shumė hėrė mė e madhe nė volum, se lirikat e tij, ndėrkohė qė njė pjesė e mirė e tyre pėrbėjnė kryevepra tė letėrsisė shqipe tė traditės. Interesimi dhe planet e Mjedės nė fushėn e prozodisė shqipe kanė rėnė sy qė nė rininė e tij. Qė kur ishte student jasht shtetit, Mjeda ėshtė interesuar pėr tė njohur koleksione leksikore, frazeologji, paradigma e tekste shqipe me qellim qe tė hartonte tregime, kalendarė, drama, histori shqiptare. Ja ēfarė shkruan ai: “Do tė mė nevojitej njė pajisje mė e madhe frazash e fjalish shqipe.” (Atė Dedė Pasit, 30 nėntor 1887), “Do tė doja tė filloja ndonjė tregim qė do tė mund tė vazhdohej nė vitet qė pasojnė”( Atė Dedė Pasit, 12 maj 1888). “Per pjesė t’parė tė historisė qi due me shkrue kam kendue shum libra, por ende do t’kendoj ma shumė se njiqind libra tė tjerė” (Nikolla Naēos, 3 janar 1893). Nė vitin 1888 Mjeda kishte botuar tre vepra (“Shahiri Elierz”, “Kalendari i vitit 1889” dhe “Jeta e shejtit Sh’Gjon Berkmans”) dhe kishte gati pėr botim edhe tre vepra tė tjera (“T’pėrgiamit e Zojės sė bekueme”, “Jeta e Sh’Luigj Gonxaga”, “Krahasim i alfabeteve ekzistuese tė gjuhės shqipe”). Por sidomos mbasi u kthye nė atdhe, Mjeda bėri disa botime serioze kryesisht origjinale, por edhe ato qė i pėrktheu mė tepėr ishin rikrijime artistike tė Mjedės. Ai la njė trashėgimi me vlera tė mėdha nė prozodinė e letrave shqipe. Ruhet njė poezi italisht, mesa duket e ndonjė njohėsi tė mirė tė veprės letrare tė Mjedės, nė tė cilėn vlerėsohet lart poezia por edhe veprat nė prozė tė tij, shumė herė mė tė vėllimshme se lirikat e tij. Japim njė fragment: “Ai ėshtė shkrimtar i zoti dhe elegant / I formuar nė Perėndim dhe nė Lindje. /// Shkroi pėr jetėn e bukur tė Bergmansit / Pastaj pėr T’pergiamit e Maries. /// Botoi librin pėr festėn e Katundaris / Shkroi nganjėherė edhe tek Lajmėtari. /// I dha jetė Luigj Gonxagės / Shkroi, aq sa i madh e i vogėl e vlerėsuan./// Me Xanonin bashkėpunoi nė Kėndime / Dhe qė tė dy u vlerėsuan nė kulm./// Histori Shejte e Katekizma publike / Me stil qė s’ka si bėhet mė i lehtė./// Lavditė e Maries tė Shėn Alfonsit / Pėrktheu: Kush mund t’ia arrij pėr lavde?” AQSH (fd. Ndre Mjeda, d. 10, fl. 11 (rekto dhe verso).

Pėr vite me radhė librat e Mjedės nė prozė, njohėn disa ribotime dhe pėrpunime. Ata patėn shumė vlerėsime pėr kohėn, mirėpo pas vdekjes sė Mjedės, studimet dhe kritika letrare nuk u kujtuan mė pėr to. Kjo ndodhi pėr disa arsye: sė pari ndikoi fama qė fitoi Mjeda qė nė rininė e tij tė hershme si poet lirik. Kjo aureolė sikur i la nė hije veprat e tij nė prozė dhe profilin e tij si prozator i talentuar. Sė dyti kėto vepra ishin kryesisht me karakter hagjiografik, patrologjik, asketik, kėshtu qė mbeten pak tė lexueshėm nga pjesa jo katolike e popullsisė shqiptare. Veēanėrisht nė kėtė drejtim, proza e Mjedės u la nė harresė gjatė viteve tė diktaturės. Pėr fat tė keq, pėrveē kėsaj, e pėsuan edhe vlerat e mėdha artistike e gjuhėsore tė prozės sė Mjedės. Por duhet thėnė se edhe proza me karakter historik, linguistik, arsimor, mbeti jashtė vėmendjes sė studimeve letrare tė kohės. Mendoj se kritika letrare duhet tė orientohet edhe nė kėtė fushė tė panjohur tė krijimtarisė letrare tė Mjedės. Duhet menduar pėr ribotimin e veprave nė prozė tė Mjedės, me qėllim qė ato tė bėhen pronė reale e kulturės sonė kombėtare. Nė mes tė botimeve tė shumta nė prozė tė Mjedės, dallohen dy veprat origjinale tė tij “Historia Shejte” dhe “Jeta e Shejtit Sh ‘Luigj Gonxaga”. Kėsaj radhe po ndalemi nė librin kushtuar historisė biblike.

“Historia Shejte”, kryevepėr proze nė letėrsinė shqiptare Vlerėsim tė lartė gjejmė nė shtypin periodik: “Mjeda shkroi “Historinė Shejte”, dhe i duel kryevepėr proze.” (Skyferi, Nji padi, Aurora Consurgens, Shkodėr, nr. 1, viti 1944, fq. 11-13.) Cordignano ka bėrė njė vlerėsim tė lartė pėr kėtė vepėr nė prozė tė Mjedės: “Dom Ndre Mjeda nuk ka shkruar shumė, por ēka ka shkruar, e ka tė pėrsosur me njė plotėsim krejt tė zgjedhur. Kėshtu “Historija Shejte” ėshtė njėkohėsisht njė zbukurim i ēmueshėm gjuhe e stili popullor e tė kulturuar. Njėkohėsisht edhe poezitė qė ai, me shumė bujari, mė ka dhėnė lejen pėr t’i shtypur nė kėtė bashkim vjershash, janė pjesa mė klasike e mė e bukur n’atė prodhim jo tė vogėl tė letėrsisė shqipe.” (Cordignano, Lingua Albanese, Milano, 1931, fq. 226-227).
Shtypi kohės vrapoi ta cilėsonte si njė vepėr, shembull qė tregon artin klasik tė Mjedės, qė manifeston pasurinė leksikore, harmoninė dhe fuqinė shprehėse tė gjuhės shqipe. (Pika letratyret, Perparimi, v. 7, fq, 143-145, Shkodėr, gusht 1915.)
Vepra u botua tri herė me radhė nė Vjenė, pa emėn autori, pa vend e pa vit botimi (1906, 1911, 1915). Botimi i parė u bė me alfabetin e Mjedės me shenja diakritike, botimi i dytė u bė me alfabetin e ri, atė tė Manastirit, ndėrsa botimi i tretė u bė duke ia pėrshtatur sė folmes sė Elbasanit. Pastaj erdhi KLSH dhe mbas saj, Mjeda vazhdoi zakonin pėr t’i pėrpunuar veprat nė pėrputhje me planet e tij pėr njė normė letrare tė pėrbashkėt tė gjuhės shqipe. Kryesisht Mjeda ka zbatuar rregullat e gjuhės sė shkruar tė vendosura nė KLSH, gjuhė e cila mori emrin “gjuhė e mesme”. Nė variantet e ndryshme tė ortografisė qė Mjeda paraqet nė botimet e mbas KLSH, mund tė kuptojmė pėrpunimet qė i bėri poeti ortografisė sė gjuhės tė shkruar shqipe. Angazhimet e vazhdueshme tė Mjedės me studime rreth gjuhės shqipe, pėrbėjnė njė monument tė pavdekshėm. Botimet e tij tė viteve 1925-1928, janė kontribute tė rėndėsishme nė kohėn kur ai vazhdoi tė punonte pėr drejtshkrimin e gjuhės shqipe, pėr teoritė e tij gjuhėsore. Shembull nė kėtė fushė ėshtė ripunimi qė i bėri librit Historia Shejte, nė vitin 1928. Lejen pėr botim e dha Emzot Lazėr Mjeda, mė 31 mars 1928. Ja disa raste tė pėrpunimeve gjuhėsore, stilistike, leksikore qė Mjeda bėri nė botimin e vitit 1928: Zėvendėson trajtat e vjetra me tė reja: Mjeda gjatė pėrpunimit ka zėvendėsuar e-nė nė a, duke hequr dorė nga trajtė e gegėrishtes sė Veriut, nė mėnyrė tė veēantė tė shkodranishtes. Kėshtu Mjeda mendon tė shkojė drejt afrimit me toskėrishten: lerg (HSh3) larg (HSh4); nelt (HSh3) nalt (HSh4); prep (HSh3) prap (HSh4); tesh (HSh3) tash (HSh4); mjeft (HSh3) mjaft (HSh4); vrep (HSh3) vrap (HSh4); zjerm (HSh3) zjarm (HSh4); gjet gjinden (HSh3) gjet gjindtė(HSh4); Gjithashtu ka zėvendėsuar Ama(HSh3) me Epma(HSh4); Gjytet (HSh3) me qytet (HSh4); tė ndeztė (HSh3) me tė nxetė (HSh4); ā (HSh3) me āsht (HSh4); vetun (HSh3) me vetem (HSh4); tė pźndueshme (HSh3) tė pźndueme (HSh4);
Vepra ka njė stil elegant tipik klasik, aq i njohur edhe nė poezitė ve tij. Stili dallohet pėr qartėsinė e mendimit, saktėsinė e shprehjes, si edhe pėr pasurinė e madhe leksikore e frazeologjike. Proza e Mjedės dallohet pėr ligjėrimin e tij konciz dhe tė figurshėm. Po japim disa raste: Me i pasė nė dorė = me i sundue // Faren e vet = pasardhėsit e vet // hī smirė = i kishte lindur zilia // U shtī = u maskua, alibi // Na i kį lidhė = na i ka ndaluar // I bāni zā = e thirri // Me i dalė zot védit = pėr ta justifikuar veten // Perligjen dekės = nėnshtrohen vdekjes // Nuk i vźte vesht = nuk e ndigjonte // Per t’a mārrė nė krah = kujdes pėr njė njeri tė pamundur // U suell per s mrapshtit = u ba rrėmujė // Me i qitė faret = me i zhdukė krejtėsisht // Me farue dhén = me zhdukė ēdo gja tė gjallė mbi dhe. // La gjak e gjinķ = la te gjithe fare e fisin // I shtwem nė mot bukur mire = me moshė tė madhe // Ju kėthej buk = ju shtroj pėr tė ngrėnė // Mos e ēart = mos e vrit // S pat kah me j’a mbįjtė = u detyrua // Tė xetė per punė = me zell nė punė // Faruene = dolėn fare, u eleminuan // Muerne kah shpija =u nisen pėr nė shtėpi // I muerne kāmbė e dorė = mėnyrė falėnderimi // Ju vūni nė shpīnė = i ndoqi pas // I shkoftė gjaku giobė = i humbtė gjaku // I ngiatne torte = e zgjatėn shumė // U bā nė shźnd sį s thohet = u gėzua shumė // Me rob e robi = me tė gjithė njerėzit e shtėpisė // Nuk po pritoj me dekė = po e pres vdekjen i qetė. Ndėr eufemizma, kemi psh: me ble fjalė= me spiunue; ku ishte ma i miri= me zgjedhė testen, etj. Mjeda mblodhi ne njė rast mbi 2000 fjalė tė rralla, nga njė malėsor i Shqipėrisė sė Veriut. Ato iu dogjėn natėn e 1-2 nėntorit 1912, sė bashku me pjesėn e dytė tė poemthit Scodra e dorėshkrime tė tjera tė tij. Edhe “Historia Shejte” dallohet pėr shumė fjalė tė rralla qė pėrdor Mjeda, tė cilat e bėjnė vėllimin tė lexohet me andje: Tytė =bosh // Tbanė = arkė // Ubel = grope e madhe, qė e hapin nė zona malore, ku nuk ka kroje, me qellim qe te mbledhin ujin e shiut, zakonisht pėr bagėtinė// e gėzhitun = kallxė e thatė , vetėm me lėvore // Anasit = vendasit, etj. Mjeda njihet si studiues i zellshėm i gjuhės shqipe, si hartues i njė fjalori etimologjik tė gjuhės shqipe, alternativė e veprės sė Meyerit Fjalor etimologjik i gjuhė shqipe, si hartues i njė fjalori leksikologjik tė gjuhės shqipe, dy vepra fondomentale tė kulturės sonė, tė cilat pėr fat tė keq nuk janė zbuluar ende.
Si u hartua
historia Shejte?
Sipas dokumenteve tė gjetura nė Vjenė, mė 4 shkurt 1907, Dom Ndre Mjeda e ka dorėzuar kėtu dorėshkrimin e bashkėngjitur tė nji historie biblike, me lutje qė t’ia paraqes Shkėlqesisė Suaj, me qellim qė tė disponohet shtypja e saj. (Relacion i konsullit Kral, dėrguar ministrit tė Jashtėm tė AH Erental). Libri shkoi nė shtyp mė 5 korrik 1907 duke porositur 2000 kopje. Korrektor dhe pėrgjegjės pėr klishetė e librit u ngarkua Dr. Gjegj Pekmezi i cili kishte funksione nė Vjenė. Shtypja e librit zgjati dy muaj, sepse mė 14 tetor 1907, Niederfer njofton marrjen nė dorėzim tė 2000 kopjeve tė librit tė saposhtypur. Mė 19 tetor 1907, ky kontigjent i librit tė Mjedės Historia Shejte, dėrgohet nė konsullatėn AH nė Shkodėr, me anė tė spedicionerit R. Perl. Mė 19 tetor 1907, njė kontigjent i librit tė Mjedės, dėrgohet nė konsullatėn AH nė Shkodėr, pėr t’iu shpėrndarė shkolla shqipe, me anė tė spedicionerit R. Perl. Shpejt u pa se kishim tė bėnim me njė kryevepėr tė prozės shqiptare, e cila brenda dy dekadave do tė njohė katėr botime.

Artikulli marre nga http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=99408
__________________
12 vjet larg... brenga tė tilla veē Shqiptarėt njohin...
"Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet?"
Njė fėmi qė fle rritet por njė popull qė fle VDES!
Albanian nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 05:18.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar