Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Shkencat shoqėrore dhe tė natyrės > Filozofi

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 09-12-2011, 00:37   #1
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 762
Diamanta will become famous soon enough
Points: 696,539
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,758,316
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim Filozofėt romakė

Marc Aureli
(121-180)

Imperator Romak nga 161 gjer nė fund tė jetės sė tij e quante vehten Caesar Marcus Aurelius Antoninus Augustus por ngeli gjithėmonė i njohur me emrin Marc Aureli. Pėrndryshe njihet mė sė shumti edhe si filozof stoik qė rrjedh nga njė familje italiane e vendosur nė Spanjė. Ishte nė lidhje gjaku me Adrianin dhe lidhje martesore me Antonianin pėr tė cilin mendohet tė kishte prejardhje ilire.
Nė rini tė u njoh dhe u lidh me Herod Aticus-in, njė i pasur dhe i ngritur nga Athina. Ndoqi gjithashtu mėsimet e Frontonit por u mishėrua thethellėsisht me stoicizmin e Epictetit dhe si do tė shohim tutje, do tė zhvillohet dhe do tė ngel stoik i pėrjetshėm. Qė atherė, Imperatori Adrian vu re menēurinė dhe karakterin e Verus-it tė bukur ( e quajti me emrin pėrkėdhelės Verissimus – i vėrtetė, i sinqertė) dhe prandaj kur adaptoi Antonionin, i urdhėroi kėtij tė adapton Marc Aurelin.
U martua me Fostinen qė e tradhtonte gjatė gjithė kohės por, edhe pse shumė miq e kėshillonin qė tė ndahet nga ajo, Aureli nuk pranoi tė tilla kėshilla sepse njė ēkunorėzim ngrente peshė pajėn, e paja ishte pushteti, perandoria… Pėrpos kėsaj ai vet ishte shum besnik dhe kur vdiq e shoqja tradhtare, ai vuajti shum pėr humbjen e saj.
Marc Aureli Perandor dhe njeri hulumtues e shqyrtues human i jetės shpirtėrore, pėr fat tė keq ishte i rrethuar tėrė jetės me njerėz tė vlerave krejtėsisht tė kundėrta nga vet ai. Nė fillim ndante pushtetit me tė vėllan adoptif edeh pse mundeshte tė sundoj vetė, e ky vėlla ishte njė pijanec dhe i dhėne pas luksit tė tepruar si dhe jopuntor i pashoq… Jetoi me grua qė i vinte brina nė ēdo hap… Lufta nuk iu hoq nga qafa gjatė tėrė sundimin ( vetėm katėr vjetė paqė)… Eh, dhe kulmi i tė gjithė rrethanave tė habitshme qė e pėrcollėn gjatė jetės e mė pas ėshtė fakti se pati pėr pasardhės djalin Comodin qė njihet si pėrbidėsh mė trishtues nė historinė e Romės.
Marc Aureli vdiq mė 17 mars tė vitit 181 nė Vienne (atėherė Vindobona), shpejtė pas njė ngadhnjimi nė « Luftėn gjermanike ».
Akuzat ndaj Marc Aurelit
Edhepse Marc Aureli njihet si imperatori mė mėshirėmadh, mė i kujdesshėm dhe mė miradashės pėr njeriun, historianėt katolikė dhe njėherit kisha katolike e konsiderojnė si mundimtarin mė tė egėr tė krishterėve. !eshtė e vėrtetė se nė vitin 166 u egzekutua filozofi Zhustin (Justinius) dhe nė 177 torturimi « martirėve tė Lionit » kryesisht ardhacakė nga Azia. I pari pat shkruar shum kundėr gnostikėve ( filozofė tė cilėt pretendojnė tė kenė tė gjitha njohuritė mbi Zotin), kundėrshtarė tė kishės duke i akuzuar pėr krime nga mė tė poshtėrat, pėr inseste e shum inkriminime tė tjera. Ligjet e ashpra, tė Romės s’asaj kohe, shpifėsit i dėnonte me vdekje… Ska nevojė tė themi se nė atė kohė, Marc Aureli nuk kishte as forcėn as mundėsinė ti ndrojė kėta ligje me ata tė sodit…
Sa i pėrket viktimave tė Lionit, ata u dėnuan nga udhėheqėsi i qytetit nė fjalė por dokumentet mbi kėtė ngjarje janė shum tė vonshme dhe nuk dihet saktėsisht rrjedhja e fakteve. Shkrimi mė i afėrt nė kohė qė kemi sot ėshtė i shkruar rreth 150 vjetė pas ngjarjes nė "Historia ekesiastike" e Euzebit peshkop nė Cezare tė Palestinės, refugjat i ardhur nga Alexandria. Sidoqoftė udhėheqėsit e sektit tė pėrmendur mė lartė, akuzoheshin nga vet skllevėrit e tyre pėr insest e egėrsira, akuzė qė ata ua ngjitnin tė tjerėve. Pėrpos kėsaj, kjo sektė ishte e njohur pėr propagimin e doktrinave apoliptike dhe me brendi tė fortė politike shkatėrruese gjė tė cilin qė mė herėt Mrac Aureli me njė dekret e denonte me vdekje.
Vihet nė pėrfundim se Marc Aureli nuk dėnoi nė thelb vet besimtarėt e Jezuit (Isaut) por sektet e ndryshme qė nė kėto kohė tė trazirave pėrgjatė gjithė kufijve, ishin njė rrezik plotėsues pėr perandorinė nė krye tė sė cilės gjindej stoiku Marc Aureli.
Vepra e vetme e Aurelit ėshtė "Pėr vetvehten" nga e cila kėtu do tė japim disa citate :
"Kush jeton nė paqė me vetvehten jeton nė paqė me ghithėsinė."
"Ēdo punė bėje sikur tė ishte e fundit e jetės sate."
"Nuk ėshtė e dobishme ajo qė tė nėpėrkėmbė respektin."
"Mėnyra mė mirė e mbrojtjes ėshtė tė mos imitosh fyesin."
"Vdekja s'ėshtė tjetėr e ndoshta ėshtė vetėmse njė ndėrrim i vendit."
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 09-12-2011, 00:38   #2
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 762
Diamanta will become famous soon enough
Points: 696,539
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,758,316
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim Seneca

(rreth 4 – 65)

Lucius Annaeus Seneca lindi nė Kordobė tė Spanjės por pjesėn dėrmuese tė jetės e kaloi nė Romė. Fėmininė e kaloi nėn Augustin dhe ndoqi njė shkollim tė bukur nė retorikė ku e dėrgoi babai i tij me qėllim qė ta pėrgatisė pėr karrierė publike. Por, Senekėn e tėrhiqte filozofia qė nė atė kohė me tė madhe pat kapluar shkollat e retorikės : Kėtu ai ndoqi mėsimet e pitagoristit Sotion i cili mes tjerash kėshillonte mosngrėnien e mishit, stoikun Atal, i njohur pėr predikimet e tij nga morali dhe cinikun Demetrius. I pasionuar nga kjo mėnyrė asketike e jetės u sėmua dhe qe i detyruar tė tėrhiqet nga kjo formė e tė jetuarit.

Pas kėsaj kaloi njė kohė tė shkurtėr nė Egjipt e nė tė kėthyer nėn ndikimin e kėshillave tė prindit dhe filloi karierėn e avokatit. Arijti shpejtė tė shkėlqejė vet por tė zbehė imperatorin Klaud i cili nėn ndikimin e gruas sė vet e dėrgoi syrgjyn ne Korzikė pėr gjatė tetė vitesh. U kėthye vetėm kur gruaja e re e Klaudit e thiri nė Romė. Tani iu besua edukimi Neronit tė ri ku edhe e zėvendėsoi pėr gjatė pesė vitesh nė rolin e konzullit : Me ritjen e nxėnėsit, Seneca tėrhiqet dhe jepet pas studimit, mund tė thuhet, kultivimit shpirtėror.

Fundi ėshtė pak sa i ngjajshėm me atė tė Sokratit… I pėrzier nė pėrgatitjen e njė komploti (fakte tė pasigurta) u dėnua nga Neroni me hapjen e venave por vdekja vonohej kėshtuqė ju dha helmi e vdiq duke diktuar mendimet e veta. Nė vdekje e pėrcolli edhe bashkėshortja e vet e cila nuk deshi tė jetoj pa tė.

Veprimtaria
Poezi dhe fjalime tė cilat janė tė zhdukura ; traktate shkencore, nga tė cilat i gjejmė sot vetėm shtatė libra dhe nė numėr mė tė madh qė posedojmė janė : tragjeditė dhe veprat filozofike. Kur flasim pėr tragjeditė do tė theksojmė se janė nė pjesėn mė tė madhe imitime nga Euripidi si Herkuli i zemėruar, Trojanėt, Fedri, Mede e qė janė plotė me stoicizėm dhe me pėrshkrime tė mrekullueshme qė arijnė kulminacion.

Sa i pėrket veprave filozofike nė njohuri i kemi :

Ngushėllimet : Marciasit pėr vdekjen e djalit, Helvisė pra nėnės sė vet pėr t’ia zbutur dhimbjen e syrgjynosjet sė djalit dhe Polibit pėr vdekjene e vėllaut. Njė psesė e kėtyre ngushėllimeve vetanake pėrbėhet nga shembuj moral dhe sentenca tė cilat kanė akoma sot njė gjallėri aktive pasiqė mendimi i autorit ėshtė gjithėnjė nė lėvizje tė pandalshme gjatė shtjellimit.

Dialogjet : Qetėsia shpirtėrore, Zemėrimi, Pėrkohėshmėria e jetės, Jeta e hareshme, Qėndrueshmėria e tė urtit, Dėfrimi, Providenca.

Traktatet : Mėshira dhe Bėmirėsitė dhe 124 letrat qė pėrbėjnė veprėn mė madhėshtore tė autorit nga ku edhe e njohim si mė i madhi stoik i tė gjitha kohėrave, qė ndėrmori trajtimin dhe sublimimin vetėdijes njeriut.

Seneka me "Letrat Luciliusit" siguroi pavdekshmėrinė e emrit dhe veprės sė tij. Mėnyra e mrekullueshme e kėshillimit mbi artin e jetės, shkėputjes nga pasuria, qėndrimit pa trazi nė fatkeqsi tė ndryshme dhe pėrballimit gjakfohtė me vdekjen, bėjnė tė dėshiruar pėr lexim dhe studim kėtė vepėr qė nė njė mėnyrė mėson njeriun tė bėjė njė jetė tė shėndoshė, sidomos nė stresin e shekullit tonė.

Citate :

Jeta ėshtė pjesė teatri : nuk ia vlen kohėzgjatja e saj, por luajtja e mirė e saj.

Miqėsia ėshtė gjithėmonė e dobishme, dashuria ndonjėherė ėshtė dėmshme.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 09-12-2011, 00:40   #3
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 762
Diamanta will become famous soon enough
Points: 696,539
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,758,316
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim Lukreci

(rreth 98 – 55)


Sa i pėrket jetės sė Lukrecit (Titus Lucretius Carus) pėrveē vitit tė lindjes dhe vdekjes qė gjithashtu janė tė pasigurtė, nuk dijmė gati asgjė dhe lirisht themi se jeta e tij pėr ne ėshtė njė lėmsh i hamendjeve pasiqė tre rreshtat e shkruara mbi jetėn e tij qė i gjejmė sot datojnė nga fundi i shek IV – fillimi i shek. V nga Shėn Zheromi, dhe duhet thėnė se nuk mund ti besojmė aspak edhe atij pasiqė thot se Lukreci u ēmend nga njė filtrė dashurie dhe e mbyti vehten… Kur dijmė se nga veprat se ēka mendonte mbi dashurinė, ėshtė shum vėshtire t’i besohet kėtyre tri rreshtave aq mė tepėr kur dijmė se Lukreci ishte ateist i madh dhe se njė numėr i madh kishtarėsh gjithėmonė e sulmuan veprėn e tij.

Hulumtuesit e kohėve mė tė reja janė kategorikė kur bėhet fjalė pėr njė ēmenduri tė Lukrecit dhe thonė se nuk ka aspak vend nė ndonjė dyshim mbi gjendjen e shėndoshė psiqike. Shumė studime tė veprave nga ana e psikiatėrve tė njohur nuk lejojnė aspak tė mendohet nė ndonjė ērregullim mendor.

Megjithatė, nė disa vepra vėrrehet qartė se janė tė papėrfundura, se nuk e kanė akoma formėn e pėrfunduar, por kur dijmė se doktrina epikuriste nuk ishte kundėr vetėvrasjes, mund tė lejomė, se dhe ėshtė mjaftė e mundshme, teza e ndėrprjes sė jetės me dorė tė vet.(1)

Kur flas pėr inatet e kishtarėve kundėr Lukrecit, kam parasyshė edhe njė marifet tjetėr tė Shėn Jeromit i cili tjot se Ciceroni paskėsh korrigjuar veprat e tij, thėnie qė nuk lidhet me asnjė provė e pėrkundrazi shkon kundėr asaj qė thot vet Ciceroni pėr Lukrecin dhe veprėn e tij : "Lukreci ka veti tė shkėqyera natyrore, e poashtu edhe shum art" (zeje).(2)


Por, kur flitet pėr biografi, do tė them se teprohet nganjėherė kur thuhet se nuk dijmė gjė mbi jetėn e Lukrecit. Nėse nuk kemi njohuri tė sakta mbi prejardhjen e tij familjare dhe gjendjes klasore, kemi veprØn e tij tė jashtėzakonshme, e kjo ėshtė kryesorja se nga aty nxjerrim dobinė mė tė madhe dhe njiherit njohim ndriēimin e plotė tė kėtij poeti dhe filozofi tė madh.

Nga vepra kuptojmė se ėshtė i mishėruar me Romėn dhe se ka njė edukatė greke. Njihemi me elanin dhe dashurinė e tij pėr tė vėrtetėn dhe pėr njeriun e pėr krejt ēka e rrethon. Dijmė se Epikuri(3) ėshtė frymėzuesi i tij kryesor e besoj se mėsheftėsitė mbi jetėn e tij pasojnė si frut i parimit mėsuesit tė vet Epikurit pėr "Jetė e mėsheftė".

Vlen tė pėrmendet njė dukuri tjetėr gati mistike rreth Lukrecit. Poetėt e kohės sė tij nuk e pėrmendin aspak. Horaci, Tibuli, Augusti dhe as Virgjili qė ėshtė plot e pėrplot lukrecizėm, nuk e pėrmend asnjėherė. Nga bashkėkohorėt pėrjashtim bėnė vetėm Ovidi i cili e ngrė lartė veprėn e Lukrecit.

Kur tė studjojmė rrethanat e kohės se Lukrecit, vijmė nė pėrfundim se idetė e palėvizshme ateiste, pengonin ripėrforcimin e ritualeve fetare nė Romė dhe si dhe pėrhapjen e krishtėrimit nga apostujtė. Dy erėra, njėra nė pushtet e tjetra qė vinte e pėrhapej e merte forcė. Idetė kundėrshtare tė pėrhapura me njė art tė fuqishėm tė Lukrecit, nuk i pėlqyen as Augustit e as tė krishterėve qė me siguri ndikuan qė Lukreci mos tė pėrmendej nga bashkėkohorėt por edhe as shumė shekuj mė vonė. Vepra e tij nuk gjindej mė askund. Nė qindvjeēarėt VIII-IX, mendohet se gjindej akoma vetėm njė dorėshkrim. Vetėm nė kohėn e Rilindjes, Lukreci u rizbulua dhe pėrmendet disa herė nga Montaigne, kurse filozofėt e shekujve XVIII e mė sot, e ngrejnė shpesh nė piedestal edhe mbi vet Virgjilin e famshėm.

Trazirat e kohės

Lukreci jetoi nė kohė tė trazirave dhe ndryshimeve tė mėdha historike : kryengritjet kundėr Romės, betejat e e Mariusit dhe Sillės, rebelimin e skllavėve me Spartakun, Triumviratin e parė… Ishte kjo periudhė e ngadalsimit dhe varfėrimit qė erdhi pas ngritjes sė lavdishme tė shekujve III dhe II p.e.r. Shkatėrrimi i krejt asaj qė ishte arritur mė parė, shlatėrrimi i Republikės dhe hypja nė fuqi e korupcionit dhe shpartallimi i etikės dhe moralit shoqėror ishte evident. Lukreci pra jetoi nė kohėn kur virtyti i punės zėvendėsuar me dembelinė dhe dredhinė. Feja dhe ritet mė nuk ngjallnin kėrshėri dhe pra nuk plotėsonin aspak jetėn shpirtėrore tė qytetarėve. Ajo nuk arrinte mė ti kėnaq kėrkesat mbrojtėse ndaj frigės, ndaj trazirave tė brėndshme e as kėrkesat e zemrės sė besimtarėve. Kjo bėri qė njeriu i rendomtė t’i kėthehet mendimeve freskuese qė vinin sidomos nga Greqia si qė ishin Stoicizmi, Epikurizmi si dhe dogma tė reja religjioze.

Nė kėtė labirinth kalimtare dogmash fetare, u ngrit Lukreci me veprėn ateiste tė ndikuar kryekėput nga idetė e Epikurit. Poezia e tij i takon kohės paraklasike romake e huazuer nga grekėt por duke ruajtur kryekėput formėn latine, sidomos atė tė poetit tė lashtė Enius, prandaj edhe quhet "poet latin i Epikurizmit".

Botėrat

Epikurizmi ndėrton dallimin nė mes tė Gjithėsisė dhe Botės sonė pėrkufizimi i sė cilės pėrcaktohet nėpėrmjet tė fuqisė sė shqisave tona, nė rradhė tė parė nga shqisa e tė pamurit (toka, qielli, dielli hėna dhe dhe planetat e yjet) e kjo ėshtė vetėm njė pjesėz e « Gjithit » - Gjithėsisė.

Atome tė panumėrta, gjithėmonė nė lėvizje e sipėr nė hapėsirė (« shprazėti »), lindėn botėrat. « …ka grupime tė tjera materjesh, analoge tė botės sonė » thotė Lukreci (Lucreci II-1064/1065) dhe shton se ka dikund nė gjithėsi, jashtė nga hapėsira jonė, raca tė ndryshme njerėzish si dhe lloje kafshėsh.

Mėtej, Lukreci i shtron nė vendin e dyte vetitė vetitė e krijime dhe krijesave pasiqė atomet nuk kanė as erė, as shije e as ngjyrė. Krejtė vetitė e tyre si njelmėsia, yndyra… janė pasojė e kombinimeve tė atomeve qė e krijonė gjėnė dhe subjektin e sajė. Nė kėtė mėnyre spjegohet edhe vet jeta qė sipas Lukrecit rrjedh gjithashtu nga njė pėrzierje atomesh qė pa ndonjė pengesė krijojnė tė ndishmen (shqisėn) nga e pandjeshmja, ngjyrėn nga pangjyra erėn nga paera…

Qeniet e gjalla

Jeta ėshtė gjallėri dhe tė gjallėt jetojnė nė saje tė shpirtit (gjallėrisė) qė kanė dhe krejtė puna e organeve dhe shqisave varet nga shpirti i cili nuk ėshtė asesi diēka jomateriale. Ai ėshtė thjesht i krijuar nga atome mė tė lehta dhe mė tė lėvizshėm tė cilėt janė tė shpėrndarė nėpėr trupin si lėng dhe e bėjnė atė tė gjallė. Kur ky trup tė shkatrohet, pėrbėrja e atomeve tė lehta shpėrndahen nė ajėr duke u rikėthyer nė gjendjen e tyre tė parė qė do tė thotė se edhe shpirti pėrfundon njėsoj si trupi. Ne kėtė kontekst po pėrmend teorinė e Gjasmimeve qė ėshtė edhe njėra ndėr teoritė mė kurioze ku Lukreci flet pėr « membrana tė lehta » tė shkėputura dhe qė lėvizin nė tė gjitha drejtimet dhe kur hyjnė nė trupin e njeriut provokojnė senzacione. Kėta imagjinata, figura apo spektra janė gjithashtu materje me qėndrim jashtėzakonisht solid… :

"Nga tė gjitha objektet, egzistojnė ata qė na i quajmė
gjasmime : lloje membranash tė lehta tė shkėputura
nga sipėrfaqja e trupave…
…

Nuk besojmė mė gjatė mė se diēka nga na mund tė jetoj
pas vdekjes : trupi dhe shpirti njėkohėsisht tė asgjėsuar,
ndahen nga neri tjetri nė elemente gjegjėse." (Lucreci, IV, 33 –45)

Gjasmimet, nuk mund pra as tė jenė dhe as tė pėrmenden si provė e pavdekshmėrisė sė shpirtit e as nuk duhet tė na mbjellin frigėn nga ndonjė ferr…

Nga kjo edhe pėrfundimi se Zotrat egzistojnė por ata nuk meren me njeriun, me botėn e as me gjithėsinė. Janė krijesa materiale tė pėrbėra nga atome jashtėzakonisht tė lehtė dhe tė ndijshėm, akoma mė tė lehtė dhe tė ndijshėm se atomet e shpirtit. Ata nuk kanė ndėrmarė as nuk ndėrmarin kurrė ndonjė punė nė historinė e egzistencės. As zanafilla e as fenomenet nė natyrė nuk janė ndėrhyrje e tyre.

Nga kjo pėrfundojmė se Lukreci, edhepse i quajtur ateist nga shum studjuesė, ai ėshtė besimtar politeist sepse si qė pamė edhe mė lartė, ai pranon egzistencėn e tyre por shkėputet na togu fetar sepse : « Perenditė nuk interesohen aspak pėr njerėzit dhe problemet e tyre : Ata nuk kanė krijuar njerėzit ; nuk meren me ta ; janė plotėsisht tė pandijshėm ndaj lutjeve tė tyre, ndaj flijimeve, ndaj hyjnishatėjtėsve apo ndaj atyre qė thėrrasin njohjen e tyre. » Bota e ynė ka lind dhe do tė vdes si edhe krejtė gjithėsia sepse nuk kanė asgjė tė pavdekshme nė vehte.

Nė fund tė them se vepra e Lukrecit titullohet "De natura rerum" qė ėshtė njėherit pėrkthim i titullit tė veprės sė zhdukur tė Epikurit "Peri fiseos".



1) Dr Logre, L'anxiété de Lucrčce, Paris, 1946.
2) Lucreti poemata ut scribis ita sunt : multis luminibus ingenii, multae tamen artis.
3) Epikuri ėshtė themeluesi i sistemit qė mban emrin e tij. Lindi nė Samos tė Azisė sė Vogėl por nga viti 306 jetoi nė Athinė ku edhe vdiq nė vitin 270.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 09-12-2011, 00:41   #4
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 762
Diamanta will become famous soon enough
Points: 696,539
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,758,316
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim Epikteti

(50 - 125/130)

Epikteti, lindi reth vitit 50 nė Frigji (Turqi e sotshme – Hierapolis) dhe besohet tė ketė jetuar gjer nė mes tė viteve 125-130. Ky nuk ėshtė emri i tij i vėrtetė por vetėm njė "nofkė" qė rrjedh nga fjala greke epiktetos , sklav, shėrbėtor dhe ėshtė me prejardhje nga familje skllave, ai megjithate mundi ti ndjek mėsimet filozofike tė stoikut Musonius Rufus. Epikteti, pasi iu shit mizorit Epafroditit, u lirua nga Neroni dhe filloi tė jap mėsim dhe kėshtu tė pėrhapė tezat stoike gjer nė vitin 90 duke u bė kėshtu, me Mark Aurelin dhe Senekun, njėri ndėr mė tė njohurit e stoicizmit tė ri. Na, e njofim sot veprėn e tij duke falenderuar Flavius Arien-in nga Nikomedia, nxėnės dhe pėrkrahės i mėsuesit tė vet, qė me njė stil tė drejtė dhe pa teorizime tuboi dhe i publikoi tetė libra tė quajtura « Takimet » nga tė cilėt fatkeqsisht janė ruajtur vetėm katėr si dhe «Manueli» (Doracaku).

Me vendimin e Domitienit pėr ti pėrzėnė filozofėt nga Roma, Epikteti gjeti strehim nė Nikopolis, tė Epirit, ku edhe besohet tė ketė vdekur brenda viteve 125-130.

Epikteti njohu , nėpėrmjet tė mėsuesit tė vet Rufusit, Zenonin dhe Krisipin por u inflencua shumė edhe nga Sokrati, Diogjeni e Aristoteli. Nga krejtė kėto njohuri, ai ndėrtoi dhe pasuroi stoicizmin me njė hije tė « petkut » romak. Nė veprat e Epiktetit, nė qendėr tė interesit dhe trajtimeve ėshtė ēėshtja morale dhe definimi i mirėsisė. Ai pohonte se njeriu ėshtė shum i kufizuar dhe se gjithėsinė e kanė nė dorė Perenditė dhe sundimi i tyre mbi ēdo gjė ėshte i pagabueshėm. Njeriu nuk mund as tė kontrolloj dhe as ta dij nga para rrugėn e vet, prandaj, duhet tė pranoj pafuqinė e vet para fatit dhe pasiqė ėshtė i dobėt nė kėtė aspekt, ai duhet tė jetė tolerant pėrballė dobėsive dhe mungesave tė tjetrit. Ai gjithashtu ngrinte lartė lirinė e pashoqe tė njeriut i cili, i robėruar, i nxėnė nė hekura o i torturuar, mbetet zot i vetvehtes. Konceptet fundamentale qė pėrbėjnė mė tutje doktrinėn e Epiktetit janė :

dėshira racionale, e menduar dhe shqyrtuar mirė e nga gjėrat qė varren nga vet njeriu ;

gjakftohtėsia - qetėsia e shpirtit qė nuk turbullohet nga asgjė e qė nuk frigohet e as nuk dėshiron gjė dhe kėshtu arrin tė fuqinė qė tė vendos vet pėr gjykimin qė sjellė ;

Rezonimi qė do tė thot pėrputhje me rregullin natyror qė kaplon mbarė gjithėsinė ;

Perendia dhe kuptimi stoik "Zoti baba i njėrėzimit" qė vendos njė lidhje shpirtėrore logjike nė mes njeriut dhe Zotit.

* * *

Citate nga Epikteti :

Shpėtimi dhe humbja e ynė janė nė duarėt tona.

Poqese mer njė rol qė tejkalon mundesitė e tua, jo vetėm qė do tė jeshė figurė e ngratė, por edhe do tė lėshė mbanė njė rol qė do tė kishe mundur ta plotėsosh.

A nuk e din se burimi i tė gjitha mizerjeve tė njeriut, nuk ėshtė vdekja por frika nga ajo ?

E mira dhe e keqja janė nė vullnetin tonė.

Njeriun nuk e trazojnė gjėrat po gjykimet relative mbi gjėrat.

Mos dėshiro asgjė tepėr se ē’dėshiron Zoti.

Njeri, nėse je dikushi, shko shėtitu vet, bisedo me vetvehten dhe mos u mėshih nė kor (nė turmė).

Puna e yte ėshtė tė lozish korrekt rolin qė tė ėshtė besuar ; sa pėr zgjedhjen e tij, ėshtė ēėshtje e dikujtė tjetėr.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 09-12-2011, 00:42   #5
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 762
Diamanta will become famous soon enough
Points: 696,539
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,758,316
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim Ciceroni

(106-43)


Marcus Tullius Cicero, lindi nė Arpinum tė Italisė dhe ėshtė i njohur nė histori si gojėtar i dytė menjėherė pas Demostenit, si filozof i parė latin dhe si pushtetar romak. Pėrndryshe rrjedh nga njė familje e panjohur gjer nė vdekjen e Imperarorit Silla kur Ciceroni filloi karierėn e tij tė mirėfilltė (cursus honorum). Nga veprimtaria, pjesa mė e madhe, pėr fat tė mirė, i qėndroi kohės dhe sot na njohim, nėpėrmjet tė saj edhe shum filozofė dhe ngjarje tjera historike tė para dhe tė periudhės sė tij. Ai ėshtė pėrcjellės i urtėsisė sė civilizimeve mė tė lashta, tė cilėn e pėrvehtėsuan dhe e zhvilluan mėtej mė parė grekėt e nėpėrmes tyre pra Ciceroni e pėrhapi dhe e ngriti nė shkallė mė tė lartė nė Romė e gjetiu nė Europė.

Nė rininė e hershme i filloi studimet nėn drejtimin e gojėtarit tė njohur Krasus (Crasus) dhe tė Skaevolės (Scaevola). Pas luftės sociale ku muer pjesė kundėr Marsėve, vazhdoi tė ndjekė tani nė Romė mėsimet e retorit Molon dhe tė Akademikut Filon. Me ngritjen kundėr njė tė favorizuari tė Silės (Pro Quinctio) Ciceroni bėri hapat e par nė Forum dhe sė shpejti mėtej vazhdoi me mbrojtjen e Rosciusit qė paditej nga Krisogoni (Chrysogonus) pėr vrasjen e atit tė vet. Sukseisi qe i jashtėzakonshėm por i duhej gjithėqyshė tė largohej nga Roma dhe nga afėrsia e diktatorit Sila. Pas dy vjet qėndrimi nė Athinė e Azi ku edhe pėrforcua nė gojėtari, u kėthye nė Romė. Pas detyrės sė kryer nė Sicili nė nė punėt financiare (quaestor) dhe njė mbrojteje juridike tė sicilianėve tė dėrmuar nga Veresi, e afruan Ciceronin nė rradhėt Pompeut e Cezarit. Pėrndryshe vet Ciceroni, kishte dėshirė tė madhe ti afrohet Pompeut, ndahet nga Katalina dhe e shtėngon ta lėshoj Romėn, kurse bashkėpunėtorėt e tij ia denoi me vdekje. Sukseset e tilla por edhe kryelartėsia e lavdėrimet e tepruara pa masė, ngjallėn ndjenjėt e kujdesit nga tek Pompeu, Cezari dhe Krezusi kurse me Klaudin (Claudius) u bėnė armiq tė tėrbuar e ky i fundit e detyroi tė largohej pėr gati dy vjet nė Durrės. U kėthye nė vitin –57, kėsajė rradhe i kujdesshėm dhe u lidh akoma mė tepėr me Pompeun. U emėrua guvernator i Silicisė dhe pas njė ekspedite kundėr Partėve muer titullin Imperator.

Pas ndarjes sė Pompeut e Cezarit, Ciceroni anoi nga Pompeu por dhe luftės civileqė pasoi e ku Cezari doli fitimtarė, Ciceroni u largua nga jeta politike, u ēkurorėzua nga gruaja pėr tu martuar me njė mė tė re dhe mjaft tė pasur. Sė shpejti i vdiq vajza Tulia dhe kjo e molisi shumė rėndė.

Kur pas Cezarit, Antuani u vendos pasardhės, Ciceroni u ngrit kundėr e ngrinte pėrballė tij Oktavianin e ri. Megjithatė, Oktaviani, Antuani dhe Lepidi formuan triumviratin ( i njohur si Triumvirati i dytė ) e koj e detyroi tė largohej nė vilėn e tij ku edhe e gjetėn nė befasi dhe e egzekutuan.

Veprimtaria

Ciceroni filloi me poezi nga tė cilat pjesa dėrmuese janė humbur por pėrkundrazi veprat tjera janė tė ruajtura gati tė paprekura e kėtu nėnkuptojmė mbi tė gjitha fjalimet qė janė edhe pasqyra politike e tij, letrat e shkėmbyera me familjen dhe miqėt, teoritė dhe pikėpamjet e tij mbi moralin dhe politikėn ku shprehė adhurimin pėr ndėrtimin republikan dhe idealet e tij humane.

Njė ilustrim tė bukur mbi Ciceronin na jep Voltaire sidomos kur e mbron nga sulmet qė i bėhen duke e numėruar atė si njeri tė paskrupullt qė mbronte ata qė ishin « njiqind herė mė tė rrezikshėm se Catilina » .Tė shohim pra ē’thotė Voltaire nė veprėn e vet "Dictionnaire philosophique" (Fjalor filozofik):

« Ēka ! nė ditėt e sostshme guxojmė tė themi se Zoti e dėnoi Ciceronin se ka mbrojtur njė tribun ushtarak tė quajtur Popilius Lena, dhe se hakmarrja qiellore bėri qė tė vritet nga vet Popilius Lena !Askush nuk di ishte fajtor ose jo pėr krimin qė Ciceroni e justifikoi kur e mbronte ; por tė gjithė e dijnė se ky monstėr ishte fajtor pėr mosmirėnjohje mė tė ndyrė, pėr kopraci mė tė poshtėr e pėr barbarinė mė tė uryer, duke vrarė mirėbėrėsin e tij pėr tė fituar para nga tre pėrbindėsh si vet ai. Na qenka e rezervuer qindveēarit tonė pėr tė na shti tė shohim vrasjen e Ciceronit si njė akt i drejtėsisė hyjnore. Ata tė Triumviratit nuk patėn guxuar. Krejtė shekujtė gjer mė tani kanė uryer dhe kanė qarė vrasjen e tij.
Ia zėmė pėr tė madhe Ciceronit pėr lavdėrimet e shpeshta se paska shpėtuar Romėn dhe se paska dashur shum lavdinė. Po pra armiqėt e tij donin ta njollosin kėtė lavdi. Njė grupazh tiranik e dėnoi me egzil, ia shembi shtėpinė, pasiqė kishte mbrojtur tė gjitha shtėpitė e Romės nga zjarri qė Catilina pėrgatiste. "Ju lejohet tė tė mburreni nga shėrbimet e juaja kur nuk ua ēmojnė e sidomos kur ju bėjnė krim."
...
Nėse bėni njė pasqyrim se ky ėshtė i njėjti Romak qė e futi filozofinė nė Romė, se "Toskylanėt" dhe libri i tij "Natyra e perėndive" janė dy punimet mė tė bukura qė ndonjėherė janė shkruar mbi urtėsinė njerėzore, se "Traktati i Ofiqeve" ėshtė mė i dobishmi qė kemi mbi moralin, do tė jetė akoma mė vėshtirė ta pėrbuzim Ciceronin. "Hall pėr ata tė cilėt nuk e lexojnė, tė na vij keq akoma pėr ata qė nuk ia japin tė drejtėn qė i takon."

***

Veprat kryesore :

Letrat,
Mbi oratorin,
Mbi shtetin,
Mbi miqėsinė.,
Mbi miqėsinė (dy libra),
Ligjeratat.

Mbi artin e tė folurit tė bukur (gojėtari ) i njohim :

Sajimi nė retorikė ;
Retorikė C. Hereniusit ;
Oratori ;
Brutusi ose dialogje mbi gojėtarėt e shkėlqyer ;
Topikėt ;
Dialog mbi pėrkujdesjet gojore ;
Lloji mė i mirė i elokuencės etj.

Nga Fjalimet e shumta i dallojmė :

Filipikėt ;
Catalini ;
Varini dhe
Mbrojtja e Milonit etj.

Citate:

"Le tė mė urejnė, mjafton qė mė frikohen"

"Tė mos njohėsh ngjarjet qė kanė ndodhur para lindjes suaj, do tė thotė tė ngelėsh gjithėmonė fėmij."

"Tė mos lakmosh gjė ėshtė kursim; tė mos blesh gjė, ėshtė pasurim."

"Ēka mė tė mirė; ku ka diē mė tė bukur; se tė jesh i mirė dhe tė bėsh mirė?"
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 09-12-2011, 00:43   #6
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 762
Diamanta will become famous soon enough
Points: 696,539
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,758,316
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim Boetius

(reth 455 - 524/526)

Anicius Manlius Torquatus Boethius ose Boetius lindi nė Romė rreth vitit 455 ku familja e tij qė ngaherė pat ushtruar detyra tė larta shtetėrore. Nė moshėn dhjetė vjeēare u dėrgua nė Athinė pėr tė mėsuar greqishten dhe shkencat tjera tė kohės. Qėndroi kėtu plot tetembėdhjetė vjet dhe gjatė kėsaj kohe pėrktheu veprat e dijetarėve mė eminentė si Ptolemeun, Nikomakun, Arkimedin, Euklidin, Platonin e Aristotelin.
U kėthye nė Romė nė moshėn tredhjetė e dy vjeēare ku u emėrua konsul i vetėm gjatė vitit 485. Po nė kėtė vit, martohet me vajzėn e Simakut qė ishte prefekt i Romės, konsul dhe « princ i senatit ». Nė vitin 500, me ardhjen e lavdishme nė pushtet tė mbretit tė Ostrogotėve Teodorikut, Boetiusi emėrohet senator kurse mė 510, Misnistėr i Teodorikut. Mė 522 ėshtė udhėheqės i ofiqeve. Megjithatė, pėrfundon i egzekutuar me urdhėr tė Teodorikut dikund brenda viteve 524-526.
Vepra e Boetiusit ėshtė me njė rėndėsi tė veēantė nė pėrcjelljen e pasurive tė lashta filozofike nė kohėt e mesjetės dhe atyre tė mėvonshme. Pėrkthimet e tij, ishin udhėzim pėr mesjetėn. Ai krijoi definime tė mirėfillta filozofike nė gjuhėn latine por edhe definicione me perkufizime tė sakta mbi kutimet pėr teologjinė mesjetare si « natyra », qenia » dhe shum tė tjera. Vepra e tij Consolatio Philosophiae ėshtė pjesė e thesarit tė letėrsisė botėrore dhe njėherit njė ndėr mė tė lexuarat gjatė Mesjetės dhe Rilindjes. Kėtu gjejmė pasurinė e parimeve mė tė rėndėsishme tė tė persiatjes dhe urtėsisė antike. « Ngushėllimi nga filozofia », Boetiusi e shkroi nė burg dhe si qė kuptohet nga vet titulli, ai kėrkonte lumturi e filozofia e mėsonte tė gjejė ngushėllimin.
Ndėr meritat e mėdha tė Boetiusit, si qė u pėrmend kalimthi mė lartė, janė pra disa definicione tė tij. Kėtu do tė pėrmend mė tė famshmet :
tė prehjes apo tė lumturisė sė plotė : « Status bonorum omnium congregatione perfectus » ;
tė personit (individit) : «Rationalis naturę individua substantia» dhe;
pėrjetėsisė (amshueshmėrisė) : «Interminabilis vitae tota simul et perfecta possessio».
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin

Tema tė njėjta
Tema Filluesi i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i fundit
Filozofet Greke Semiramida Filozofi 14 30-12-2011 01:19
FilozofĖt - themistokliu Bl@ck_E@gle Filozofi 0 23-11-2009 09:40


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 10:18.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar