Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Kulturė - Art - Dije > Letėrsia shqipėtare dhe botėrore > Poetėt e huaj

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 26-11-2011, 01:29   #1
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 763
Diamanta will become famous soon enough
Points: 698,553
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,760,330
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim Mitologjia Greke

Para lindjes sė filozofisė si njė njohuri mė racionale tė tė menduarit kolektiv, nė Greqinė e lashtė Antike, dominonte njė sistem gjithėpėrfshirės mitologjik, i cili funksiononte nė mėnyrė tė pėrsosur, dhe pėr nivelin e vetėdijesimit kolektiv tė asaj kohe, ajo ka dhėnė njė kontribut tė pakontestueshėm nė tė kuptuarit dhe interpretimin e tė gjitha realiteteve me tė cilat ballafaqohej shoqėria e asaj kohe.

Pikėrisht pėrmes kėtij sistemi, qė nė shkencėn tone tė sotme analitike njihet si “perioda mitologjike e Greqisė Antike”, ata jepnin sqarime meritore ekzistimit dhe veprimit tė shumė fuqive dhe fenomeneve tė ndryshme natyrore, dhe kjo mėnyrė e tė menduarit, ishte rrėnjosur thellėsisht nė bindjen e tyre kolektive.

Pas hyjnive tė para dhe betejės sė tyre tė famshme me ciklopėt dhe titanėt, grekėt e lashtė, u orientuan qė t’i besojnė dhe nėnshtrohen Zotave aktiv, tė cilėt, sipas cilėsive, veseve dhe virtyteve, do tė jenė mė afėrt qenieve njerėzore. Mu pėr kėtė shkak, ata ishin tė magjepsur me fituesit nga OLIMPI, tė cilėt, kanė qenė tė bukur, madhėshtor dhe me shumė cilėsi i ngjasonin qenieve njerėzore…

Kėta ishin tė dymbėdhjetė hyjnorė nga OLIMPI. Qė nga momenti kur kėta kanė filluar tė sundonin me qiellin dhe token, ata, nė mes veti, e kishin tė ndarė pushtetin, nderin,lavdinė …

Nė kėtė sistem tė pėrsosur tė kijerakisė hyjnore, ēdo gjė ka funksionuar sipas dėshirės dhe vullnetit tė pakontestueshėm tė Zeusit.

Selia e tyre qendrore ka qenė nė Olimp, malin mė tė lartė tė Greqisė.

Njė ndėr karakteristikat themelore e 12 Zotave tė Olimpit, ka qenė, se ata gjithnjė i pėrmbushnin premtimet e tyre…Shpesh vinin nė mes tė njerėzve tė zakonshėm dhe aty krijonin pasardhės. Fėmijėt e lindur nga martesat e pėrziera nė mes tė zotave dhe njerėzve trajtoheshin si gjysmė Zota dhe dispononin me aftėsi tė jashtėzakonshme.

Zotat e Olimpit ushqeheshin me AMBROZION dhe pinin nektar, pije kjo qė ishte dedikuar vetėm atyre.

1. ZEUSI

Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe tokės, babai i njerėzve dhe Zotave tjerė. Konsiderohet si pari, mė i madhi dhe i pavdekshmi nga tė gjithė Zotat tjerė tė OLOMPIT.
Ėshtė lindur nė njė shpellė tė malit DIKTA, ndėrsa ka jetuar nė njė shpellė tjetėr tė malit IDA, ku e kishte fshehur e ėma e tij REA, duke e ushqyer me tamblin e dhisė nimfė e quajtur AMALETEJA. Pas betejės dhe fitores me titanėt dhe ciklopėt, e meritoi respektin dhe nėnshtrimin, duke u shpallur si baba i tė gjithė Zotave tjerė.
Arma e tij ka qenė rrėfeja, ndėrsa pushteti i sundimi toka dhe qielli. Bashkėshortja e pėrhershme dhe e pandashme e jetės ishte HERA, e cila besnikėrisht e ka pėrvjedhur gjatė tėrė veprimtarisė sė tij sunduese. Nga bashkėshortėsia me Herėn, Zeusi kishte katėr fėmijė: AREJĖN, HEBUN, EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN..
Aventurat e dashurisė tė Zeusit kanė qenė tė panumėrta. Nga kėto marrėdhėnie, Zeusi ka lindur shumė fėmijė zota, gjysmė zota, heronj…
Si shembull nga dashuritė e tij tė shumtė, ėshtė e udhės ta pėrmendim dashurinė me MAJĖN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur Zoti HERMESI, pastaj me SELMĖN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETN, Zoti APOLLONI dhe ARTEMIDA, ndėrsa, nga marrėdhėnia e tij jashtėmartesore me MENEMUSĖN, kanė lindur 9 muza tė famshėm.
Tė gjithė kėtė fėmijė jashtėmartesor Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanė qenė tė rrezikuara nga xhelozia hakmarrėse e bashkėshortes legjitime HERA.
Pėrveē qindra grave tjerė, Zeusin me bukurinė e vetė tė jashtėzakonshėm e ka magjepsur edhe GANIMEDEN, e cila kishte gjak mbretėror dhe jetonte nė Trojė.
Atė e sjelle nė OLIMP dhe e cakton afėr vetes qė t’i mbushte lėngun e nektarit nė kupėn e tij tė pijes.
Po ashtu, si njėrėn prej dashurive tė veēanta tė Zeusit, mos tė mbetemi pa e pėrmendur lidhjen e tij me EVROPĖN e bukur, tė bijėn e AGINORIT dhe TELEFASES.
Nga kjo dashuri i lindin tre djem: MINOJA mitik, SEPREDONI i guximshėm dhe RADAMENTA e drejtė. Evropa, mbetet nė ishullin e Kritit dhe martohet me mbretin ASTERIA, i cili ia pėrvetėson tė gjithė fėmijėt e saj dhe nė shenjė mirėnjohje ndaj dashurisė qė kishte pėr te, kontinentin ton e emėrton me kėtė emėr - EVROPA.

2. HERA

Hera ishte bashkėshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtėsja e familjes dhe grave tė martuara Binjakja Romake ishte JUNONA. Lidhja Herės me Zeusin ka qenė shumė para se kėta tė dytė tė martohen.
Ata takoheshin fshehtė. Kur harmonizohen dhe stabilizohen marrėdhėniet nė mes tė Zotave tjerė tė Olimpit dhe Zeusit si sundimtar tė pėrgjithshėm, atėherė, kėta tė dy lidhin Martesė. Hera lajmėrohet nė shumė tregime mitologjike tė asaj kohe.
Si mė karakteristike pėr tė ishte se, ajo, pėrveē fėmijėve tė vetė, rritte dhe kujdeset edhe pėr fėmijėt tjerė. Dėnonte tradhtinė martesore dhe me ashpėrsi tė pashoq luftonte kundėr dashnoreve tė burrit tė saj.
Nė kohėn e luftės sė famshme dhe tragjike tė Trojės, ajo ishte pėrherė e angazhuar nė mbrojtje tė grekėve luftėtar dhe merrte pjesė nė prurjen e shumė vendimeve tė rėndėsishme pėr luftėn.

3. ATENA

Atena ishte hyjneshė e luftės, urtėsisė, artit, shkencės dhe zejtarisė. Sipas mitologjisė Romake, asaj i pėrshtatet hyjnesha MINERVA. Kishte lindur nga koka e Zeusit duke valėvitur me shigjetėn e saj karakteristike.
Edhe pse merrej si hyjneshė e luftės, ajo kurrė nuk ėshtė treguar me veti luftarake. Pėrkundrazi, zihej si e urtė, e menēur dhe gjithnjė e gatshme qė t’i ndihmoj trimat dhe heronjtė, sikur ishin: PERSEI, AKILI, ODISEU dhe shumė t tjerė.
Njė dashuri tė madhe qė ajo ndjente ndaj tyre, aspak nuk kishte tė bėnte me erotikėn. Duke mbetur virgjėreshė tėrė jetėn, ajo kishte vendosur qė kurrė mos tė martohet, edhe pėrpos ofertave tė shumta qė kishte nga zotat tjerė.
Ju ka ndihmuar njerėzve nė pėrkrahje tė realizimit tė dėshirave dhe synimeve tė tyre. Nga respekti i madh qė kishte, me emirin e saj emėrtohet edhe qyteti Atena, ndėrsa nė Akropol, pėr nder tė Atenės ėshtė ndėrtuar tempulli i falshėm shenjtore - PANTENONI.

4. POSEJDONI

Ishte zoti i detit dhe i tėrmeteve. Sipas mitologjinė Romake, atij i pėrshtatet Zoti NEPTUNI. Vėllezėrit e tij ishin: ZEUSI dhe HADI. Jetonte nė pallatin e tij nėndetar.
Paraqitej gjithnjė i armatosur me tredhėmbėzorin e tij karakteristike nė dorė. Ėshtė konsideruar si njeri ndėr zotat mė tė respektuar tė dymbėdhjetėshes sė Olimpit, sepse, pas Zeusit dhe Herės, ishte si mė i vjetri nė moshė.
Pėrherė i rrethuar nga delfinėt e hareshėm, nė mes tė valėve qė nuk e lagnin fare dhe me karrocėn e tij tė artė, ai shėtiste nėpėr mbretėrinė e tij tė madhe, respektivisht, nga oqeani nė oqean.
Edhe Posedoni, sikurse Zotat tjerė nga Olimpi, kishte afera dhe marrėdhėnie dashurore me shumė hyjnesha, gjysmė hyjnesha si dhe me njerėz tė zakonshėm, dhe nga kėto lidhjet i kanė lindur shumė fėmijė.

5 DEMETRA

Ishte hyjneshė e bujqėsisė, tė tė lashtave dhe pjellshmėrisė sė tokės. Konsiderohej si nėnė e arave dhe grunoreve. Ajo, po ashtu, merret edhe si personifikim i tokės nė pėrgjithėsi.
Tek mitologjia Romake, asaj i pėrshtatet hyjnesha CERERA. Ishte nėna e FEFERSONES, njė hyjneshė femėr, tė cilėn e kishte lindur nga marrėdhėniet e saja jashtėmartesore me Zeusin, dhe me tė cilėn kishte njė lidhje tė ngushtė emocionale.

6. APOLONI

Ishte Zoti i dritės, arsyes, frymėzimit, artit, i parathėnies, profetizimit. Pasi qė kishte lidhur me Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shėrues i sėmundjeve tė ndryshme.
I takon gjeneratės sė dytė tė zotave nga Olimpi. Ėshtė i biri i Zeusit nga marrėdhėnia e tij jashtėmartesore me LETĖN, dhe vėllai binjak i hyjneshės ARTEMIDA.
Apoloni konsiderohej si Zoti mė i bukur nga tė gjitha zotat tjerė tė Olimpit. Me konstruksion ishte i gjatė dhe formė tė bukur trupore, andaj kishte shumė aventura dashurore, si me nimfat ashtu edhe me njerėz tė zakonshėm.
Nga kėto aventura dashurore, i kanė lindur shumė fėmijė.
Apoloni, po ashtu, trajtohej si heteroseksual. Pėrveē me femra, ai ka pasur marrėdhėnie edhe me shumė meshkuj. Dashnorėt e tij mė tė njohur meshkuj, kanė qenė: HIJAKITI dhe KIPARISI.
Se sa ishte Apoloni i ēmuar dhe i respektuar si hyjni tek grekėt e vjetėr, tregon fakti se, pėr nder tė tij, nė Delfi ishte ndėrtuar Orakulli i falshėm parathėnės, nė tė cilėn parathėniet e veta i tregonte priftėresha e njohur PITIJA.

7. ARTEMIDA

Ishte hyjneshė e Hėnės, e shtazėve tė egra dhe e gjuetisė.
E bija e Zeusit nga marrėdhėniet e tij me LETĖN dhe motra e Apolonit.
Nė mitologjinė Romake asaj i ngjasonte hyjnesha DIANA.
Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kėrkuar qė pėrjetė tė mbetet e pamartuar dhe virgjėreshė. E armatosur me shtizė dhe shigjeta nė dorė, ajo shėtiste nėpėr pyje, e shoqėruar pėrherė nga miqtė e saj besnik, drerėt dhe drenushave.
Pėr nga karakteri, Artemida ishte hyjneshė tejet hakmarrėse e cila ju hakmerrej tė gjithė atyre qė tregoheshin si tė pandershėm.
Ishte mbrojtėse e gjuetarėve dhe tė njerėzve ndėrgjegjshėm.

8. HERMESI

Ishte zėdhėnės dhe lajmėtar i zotave tjerė nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i tregtisė, oratorisė dhe i hajnave. Nga mitologjia Romake atij i pėrshtatej MERKURI. Ka qenė biri i Zeusit, i lindur nga marrėdhėnia e tij jashtėmartesore me MAJĖN.
Hermesi nė sandalet e mbathura nė kėmbė dhe pėrkrenaren qė e barte nė kokė, kishte krahė me tė cilėt fluturonte furishėm nga njė vend nė vendin tjetėr.
Shpesh ju ka ndihmuar shumė heronjve legjendar, sikur janė:HERAKLU, PERSEJI, ODISEU.

9. AFRODITA

Ishte hyjneshė e dashurisė dhe e bukurisė. Pasi kishte lindur nga “shkuma e detit”, gjithnjė paraqitej e buzėqeshur. Nga mitologjia Romake, asaj i pėrshtatej hyjnesha VENERA.
Afrodita i mbronte tė dashuruarit. Zbavitja mė e madhe e saj ishte, nxitja e marrėdhėnieve dashurore nė mes tė Zotave. Ka qenė e pirur qė tė bėj shumė intriga, vetėm e vetėm t’i nxis Zotat qė tė dashurohen nė njerėz tė zakonshėm.
Posaēėrisht, ka qenė e njohur me nxitjet e bėra Zeusit, i cili, gati nė ēdo ēast, ka qenė i angazhuar me ndonjė lidhje dashurore. Por, edhe pse i ka nxitur tė tjerėt, Afrodita as vetė nuk ka qenė indiferente si dashnore.
Edhe pse ishte e martuar me Zotin e gjymtė, HEFAISTIN, ajo ka pasur marrėdhėnie jashtėmartesore me AREJIN. Nga kjo lidhje, asaj i lindin fėmijėt: EROSI, DEJMO, FOBI dhe HARMONIA. Por Afrodita burrin e vetė legjitim, nuk e ka tradhtuar vetėm me Arejin, por ajo ka pasur lidhje tė shumta edhe tė tjerėt.
Si karakteristik e Afroditės ka qenė preferenca e saj e madhe ndaj luleve e posaēėrisht ndaj drandofilles. Shėtiste e hipur nė karrocėn tė cilėn e grinin qifti i pėllumbave qė ajo i donte pa masė.

10. ARESI

Ishte Zoti i Luftės dhe i betejave. Nga mitologjia Romake, atij i pėrshtatej MARSI. Gjithnjė paraqitej me helmet nė kokė dhe pėrherė nė gatishmėri pėr luftė. Aresi gjithnjė ishte aty ku zhvillohej ndonjė luftė, betejė e pėrgjakur apo ēfarėdo konflikti tjetėr me viktima dhe pėrmasa tė mėdha. Shpesh vinte nė konflikt me Zotat tjerė.
Edhe ky si Zotat tjerė tė Olimpit, kishte marrėdhėnie tė shumta dashurore.
Nga kėto marrėdhėnie ėshtė e njohur lidhja e tij me Afroditėn.

11. HEFESTI

Ishte zoti i zjarrit, zejeve tė ndryshme (zanateve), artit dhe metalurgjisė. Konsiderohej si farkėtar dhe zejtar i Olimpit. Nga mitologjia Romake, atij i pėrshtatej VULLKANI.
Nė mbretėrinė e Olimpit, ishte i angazhuar pėr punimin e stolive dhe gjėsendeve tė ndryshme artistike. Edhe pse, nė dukje tejet i shėmtuar dhe nga kėmbėt i ēalė, ai kishte duar dhe trup tė fortė. Nė dukje vėrtet njihet si i shėmtuar, por dashurisė sė tij nuk kanė mund t’i ikin shumė femra tė bukura.
Nga aviturat e shumta dashurore qė kishte, pėrpos Afroditės, pėrmenden edhe AGLEJA dhe HARI.

12. HESTIA

Ishte hyjneshė e zemrės, familjes dhe harmonisė familjare. Nga mitologjia Romake, asaj pėrshtatej hyjnesha VESTA.
Ka qenė motra e Zeusit.
Edhe pse me kėmbėngulje atė e kėrkonin pėr grua Posedoni dhe Apoloni, ajo nga vėllai saj Zeusi, kishte kėrkuar qė pėrgjithmonė tė mbetej e pamartuar dhe virgjėreshė. Nė mbretėrinė e Olimpit, ka bėrė njė jetė tė qetė dhe pa afera.
Ndoshta, mu kjo rrethanė ka qenė shkaku kyēe, pse kjo hyjneshė, nė krahasim me Zotat tjerė, nuk ėshtė pėrmendur aq shumė
Nė shekullin e 5 p.e.s., ajo zėvendėsohet dhe vendin e saj e zen DIONISI -Zoti vardisje, pjellshmėrisė dhe verės.
DIONISI ishte fėmija nga marrėdhėniet jashtėmartesore tė Zeusit dhe SEMELES.

Nė mitologjinė Romake, atij i pėrshtatej Zoti BAKHO.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 26-11-2011, 01:30   #2
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 763
Diamanta will become famous soon enough
Points: 698,553
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,760,330
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim

Iliada, ėshtė poem e epikut tė njohur Homeri, e cila pėrshkruan luftėn e grekėve antikė kundėr Trojės. Eshte krijuar diku rreth shekullit VIII p.e.s.

Nė poemen Iliada, Homeri jepė tė dhėna tė ndryshme mbi Ilirėt. Kėto tė dhėna shihen mė sė miri nė librat:

Libri II 681 - 750 - 840 - 850
Libri X 430 -
Libri XVI 235 - 285 - 290
Libri XVII 290 - 130
Libri XXI 140 deri 180 - 205 - 210


Ngjarjet qė tregohen, pėrshkruhen ose permenden nė Iliadė janė kėto: Fiset greke kanė dhjet vjet qė nėn komandėn e Agamemnonit, princit tė Mikenės, po luftojnė rreth mureve tė Trojės pa asnjė pėrfundim.Ushtria greke po shfaroset nga njė murtajė qė I ka dėrguar perėndia Apollon, pse orakullit tė tij, Krisitt, I ka marrė si skllave tė bijėn Agamemnoni dhe s’ka dėgjuar tia ktheje t’etė. Pasi falltari Kallkant zbulon para sė gjithėve shkakun e sė keqes, nga e cila po vuajnė grekėt, Akili, prisi I Mirmidonėve, kėrkon me kėmbėkunglje qė tė lirohet bija e Kristit pėr tė zbutur mėrinė e Apollonit. Agamemnoni ėshtė I shtrėnguar tė pranojė, por pėr inat I rrėmben me force Akilit skllaven e tij, Brizeidėn. Akili zemėrohet dhe tėrhiqet nga lufta bashkė me njerzit e vet. E ėma e tij, perėndesha Teti, merr nga I pari I perėndive, Zeusi, premtimin se do ta kthej rrjedhėn e luftės nė dėm tė grekėve.

Si hiqet menjėanė Akili, Agamemnoni e prisat e tjerė nuk kanė sukses nė pėrpjekjet e tyre pėr tė siguruar fitoren. Dėshton edhe orvatja pėr t’I dhėne fund luftės me anė tė njė dyluftimi nė mes dy shkaktarėve kryesorė tė saj: grekut Menela, I shoqi I pare I sė bukurės Helenė, dhe trojanit Parid qė erdhi e jar rėmbeu. Zhvillohet njė luftė e pėrgjakshme, nė tė cilėn marrin pjesė dhe perenditė, qė ndihmojnė njėrėn pale, tė tjerėt tjetrėn. Nė dyluftimin e zhvilluar midis heroit Trojan Hektorit dhe trimit grek Ajaksit nuk fiton as njėri as tjetri.

Pas njė dite armėpushimi lufta ndizet pėrsėri. Mė kot Agamemnoni kėrkon tė pajtohet me Akilin e ta tėrheqė pėrsėri nė luftė. Fitorja kalon nė anėn e Trojanėve qė I ndjekin armiqtė gjer nė llogore e tyre. Ushtria greke thyhet keq dhe zė tė tėrhiqe nėpėr anijet. Nė kėtė gjendje kritike Patrokli, shoku mė I ngushtė I Akilit, I lutet heroit qė ti jape armėt e veta dhe ta lejojė tė marrė pjesė nė luftė. Kur patrokli del nė fushė tė luftės I veshur me armėt e shokut tė vet, Trojanėt kujtojnė se ėshtė Akili dhe tė tmerruar ikin pėrpara tij, po mė pas ai vritet nga Hektori.

Akili, sapo merr lajmin e hidhur, nė kulm tė pikėllimit vendos tė marrė hakun e shokut tė tij. Pajtohet me Agamemnonin dhe pėrgatitet tė dale pėrsėri nė fushė tė luftės. E ėma I sjell atij njė pale armė tė reja. Beteja rifillon e tmerrshme. Akili bėnė kėrdi ndėr Trojanėt. Kėta ia mabthin kėmbėve, tė llahtarisur pėrpara tij. I qėndron vetėm trimi Hektor. Pas njė dyluftimi Hektori vritet dhe trupi I tėrhiqet zvarrė pas qerrės sė ngadhnjimtarit. Pastaj pėrshkruhen varrimi I Patroklit dhe lodrat e ndryshme qė bėhen pėr nder tė tij. Si fashitet zemėrimi, Akili pranon qė ta marrė kufomėn I ati I Hektorit, Priami.

Poema mbyllet me vajtimet e gruas, tė nėnės dhe tė kunatės sė Hektorit, (Andromaka , Hekuba dhe Helena) mbi kufomėn e heroit Trojan qė ra nė fushė tė luftės duke mbrojtur vendlindjen e tij.

Si shihet “Iliada” ėshtė njė poemė legjendare-historike, ku vendin eparė e ze lufta e paraqitur kryesisht nga ana e saj heroike. Po aty kemi edhe pėrshkrime tė fuqishme tė ndjesive njerėzore, ndėr personazhet shquhen figura madhėshtore e Akilit, luftar I patrmebur, i papėrmbajtur, hero I lavdisė, shembėll dhe figura mė njerėzore e Hektorit, mbojtės trim e plot vetmohim I atdheut tė vet, bashkėshort e prind I dashhur e I ndjeshėm. Ndėr fihgurat e grave spikat figura e Andromakės, tipi mė I bukur Fisnik I bashkėshortes qė na ka lėnė letėrsia e vjetėr.

Poema ka pėrshkrime tė shumta e tė ndryshme plot gjallėri e qartėsi. Pėrshkrimin e gjallėron pėrdorimin e shpeshtė I krahasimeve tė gjata (p.sh “Ashtu si dye erėra, Boreu e Eurosi, qė fyejnė nga anė e Trakės, ngrejnė oėrpjet detin plot peshqė, duke plllakosur aty pėrnjėherėsh, e dallga e zezė pėshtillet e ngrihet lartėduke pėrplasur me hope leshterikė pėr tė gjatė bregut tė detit, ashtu ishte I trazuar dhe ziente nė krahror zemra e akeasve”) Dhe ai I epiteteve ( Akili “ Kėmbėshpejti”, Nestori “ I shumėmequri”etj.).
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 26-11-2011, 01:38   #3
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 763
Diamanta will become famous soon enough
Points: 698,553
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,760,330
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim

Homeri

Letėrsia klasike greke fillon me dy poemat e mėdha epike, me "Iliadėn" dhe "Odisenė" qė bota antike mendonte se i ka krijuar Homeri, edhe pse pėr tė nuk dinte pothuaj asgjė. Pėr shumė qytete greke ėshtė thėnė se janė vendlindja e poetit. Duke u nisur nga veēoritė gjuhėsore tė poemave, shkenca ka pranuar si mė tė mundshėm Smirnėn, qytet kolonial grek nė Azinė e Vogėl (Izmiri i sotėm nė Turqi).
Pėr Homerin mendohet tė ketė jetuar aty nga shekuli IX para erės sė re. Babai i histografisė greke, Herodoti (shek. V p.e.r.) thotė se Hesiodi ka njė mendim tjetėr qė sjell Homerin nė shekullin VIII para erės sė re. Nė kėngėn VI tė "Iliadės" poeti flet pėr rrėmbimin e Helenės nga Paridi. Nė kėngėn V ku tregohen bėmat e heroit grek Domerdit, thuhet se ai "rroku njė shkėmb tė madh hata, dy burra qė jetojnė sot prej vendit s'mund ta luajnė". Kjo dhe tė tjera tregojnė se Homeri flet pėr kohė dhe ngjarje tė hershme, tė kėnduara para tij, nga aedė dhe rapsodė, emrat historike tė tė cilėve kanė humbur nė mjegullat e kohėve dhe shpesh janė veshur me petkun e fantazisė dhe tė legjendės me kėngėt e tij magjepse kafshėt e egra, ujėrat i bėnte tė ndalonin rrjedhėn e tyre dhe popullin ti shkonte pas. Nė gurrėn e pasur tė kėngėve tė lashta tė krijuara nė shekuj, njomi buzėt e saj muza e poetit, qė me "Iliadėn" dhe "Odisenė" i ngriti pėrmendore jo vetėm heroizmit, por edhe bukurisė sė artit popullor, qė humbi nė errėsirėn e shekujve dhe u ringjall nė kėto dy poema.
Nuk ka asnjė dyshim se pėrpara Homerit ka gjalluar njė letėrsi e pasur gojore, me kėngė e himne tė ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bėmave tė tyre. Pėr kėtė flasin dy poemat e mėdha, vlerat e larta artistike tė tė cilave dėshmojnė qartė se ato janė jo fillimi, por mbarimi i pėrkryer i njė proēesi tė gjatė letrar, Pėrpunimin pėrfundimtar tė "Iliadės" dhe "Odisesė" nė gjendjen qė i njohim sot, shumica e studiuesve e ēojnė nė shekujt VIII-VII. Pėr Homerin ka mendime tė ndryshme si:
I vetmi krijues i dy poemave "Iliada" dhe "Odisea";
Njė nga autorėt e mundshėm midis shumė tė tjerėve qė kanė vėnė dorė mbi to;
Njeri qė nuk ka ekzistuar, por qė ky emėr ka mbetur simbol i poezisė epike etj. etj.
Tė gjitha kėto kanė krijuar atė qė quhet ēėshtje homerike qė nis me shek. III p.e.r. e vazhdon deri nė ditėt tona.
Homeri i ngjan njė mali tė lartė, maja e tė cilit vazhdon tė jetė e mbushur me mjerull. Vendi ku janė krijuar poemat homerike ėshtė Joma; gjuha e tyre ėshtė dialekti jonian i
pėrzier me elemente tė dialektit eolian dhe mė pak tė dialekteve tė tjerė.
Nė "Iliadėn" dhe nė "Odisenė", pėrveē shtresimeve gjuhėsore ka edhe shtresime kohore,
qė fillojnė nga periudha para qytetėrimit tė Mikenės dhe mbarojnė afėrsisht nė shekullin IX para erės sė re. Kjo i ka shtyrė shumė studiues tė mendojnė se nė tekstin e poemave janė futur njė numėr i madh shtojcash nga rapsodė tė veēantė, qė kanė dashur tu pėrshtaten shijeve dhe gjendjes shpirtėrore tė dėgjuesėve tė tyre. Ka shumė tė ngjarė qė rapsoditė ose kėngėt qė kanė pasur nė themel tė tyre ciklin Trojan tė gojėdhėnave popullore tė pėrpunuara nga shumė breza rapsodėsh, tė kenė shėrbyer si bazė pėr hartimin e poemave homerike aty nga shekulli IX.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 26-11-2011, 01:42   #4
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 763
Diamanta will become famous soon enough
Points: 698,553
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,760,330
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim Eskili

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirė
Eskili (greqisht : Αισχυλος) ishte njė dramaturg i madh i Greqisė antike. Ai lindi nė vitin 525 para Krishtit, nė Eluzinė, afėr Athinės. I takonte njė familjeje aristokrate. Ai jetoi nė kohė kur grekėt ishin nė luftė me persėt, ku edhe vetė mori pjesė nė luftėn kundėr tyre. Pjesn mė tė madhe tėjetės e kaloi nė Athinė, ndėrsa vdiē nė Gela tė Sicilisė nė vitin 456. Ishte tragjediani i parė i madh i antikitetit grek. Sė bashku me Sofoklin dhe Euripidin janė themelues tė tragjedisė. Pėrveē tragjedive ka shkruar edhe pjesė satirike dhe elegji dhe rreth 90 drama prej tė cilave tė ruajtura janė vetėm kėto tragjedi :

Persėt (472 p. ne.)
Tė shtatė kundėr Tebės (467 p. e. s)
Hiketide (463 p. e. s)
Prometeu i lidhur (mbėrthyer)
Orestia (trilogji) (458 p. e. s)
Agamemnoni
Koeforat
Eumenidat
Pėrveē tragjedisė Persėt, tė gjitha tė tjerat i kanė marrė subjektet nga ciklet e miteve dhe legjendave tė lashta, pėrmes tė cilave Eskili shprehu shpirtin e kohės, pėrplaset politike e shoqėrore, virtytet dhe krimet, sasionet njerėzore nė tėrė dritė-hijet e tyre, luftėn nė rrafshin filozofik midis obskurantizmin dhe iluminizmit.

[redakto] Lutėset
Pėr nga ndėrtimi i thjeshtė dhe zotėrimi i pjesėve tė korit, e para nė vargun e tragjedive tė ruajtura, mendohet tė jetė tragjedia "Lutėset". Nė themel tė veprės shtrohen dy probleme : ai i ndalimit tė martesės brenda fisit dhe ai i dashurisė si ligj i ripėrtėritjes sė gjinisė njerėzore.

Sipas renditjes tradicionale tragjedia e dytė ėshtė "Tė shtatė kundėr Tebės" ku tregohet lufta pėr pushtet midis dy vėllezėrve Eteoklit dhe Polinikut, tė cilėt kishin rėnė nė marrėveshje tė qeverisnin Tebėn me rradhė. Vjen njė ditė dhe Eteokli vendos tė mos e ndajė pushtetin mė tė vėllanė. Atėherė, ky u drejtohet gjashtė prijėsve miq tė tij dhe vetė i shtati shkon t'i bjerė tė vėllait, Eteoklit. Tė dy vėllezėrit vriten nė pėrleshje me njeri-tjetrin.

[redakto] Persėt
Ėshtė njė nga veprat e hershme tė Eskilit, e vetmja tragjedi nga ato qė njohim, qė e ka marrė subjektin jo nga mitologjia, po nga ngjarjet historike nė jetėn e Greqisė sė shekullit V p. e. r.

Fitorja e grekėve kundėr persėve ėshtė jo vetėm fitorja e njė lufte tė drejtė, por edhe e demokracisė kundėr tiranisė sė Lindjes, e qytetėrimit tė ndritur helen kundėr prapambetjes dhe errėsirės qė mbulonte njė perandori pėrbindėshe e despotike. kjo veper eshte vepra e per e eskili ku e kishte len pa titull por titullin ja vun lexuesit te shumet Por nga eksperienca e lart e shkenctareve te cillet vihen ne veshtiresi per ta gjetur emertimin e vertet te cilin ia vun lexuesit arrihet ne perfundim se emri i vertet i kesaj tragjedie ishte perset.

[redakto] Oresti
Ėshtė e vetmja trilogji qė ėshtė ruajtur e plotė, e pėrbėrė nga tri tragjedi: "Agamemnoni", "Koeforet" dhe "Eumenidet". Subjekti i "Oresias" ėshtė mallkimi i fisit si pasojė e krimit tė kryer nga tė parėt. Ideja e autorit se krimi lind krimin pėrshkon tė gjitha ngjarjet e tragjedisė.

Nė pjesėn e parė, "Agamemnoni", tregohet kthimi i mbretit nė atdhe dhe vrasja e tij nga e shoqja Klitemnestra dhe i dashuri i saj Egisti. Ėshtė pa dyshim pjesa mė e bukur e trilogjisė, e mbushur me atmosferė dramatike e kontraste tė fuqishme pas tė cilave fshihet hipokrizia e Klitemnestrės, e cila e pret tė shoqin me nderime tė mėdha.

Nė njė vend tė tragjedisė "Agamemnoni", kori shpreh mendimin se

"... drejtėsia shpesh ndriēon
dhe nė shtėpitė plot me tym.
Ku zemrat kanė pastėrti
Ndėrsa pallatet veshur ar,
Dorė e pėrlyer qė i sundon,
Ajo kthen sytė e i braktis".
Idetė madhore demokratike e humane tė Eskilit shpalosen gjerė nė trilogjinė "Orestia" qė ėshtė njė nga gurėt mė tė ēmuar nė gjerdanin e letėrsisė botėrore. Gėtja tragjedinė "Agamemenoni" e ka cilėsuar "kryeveprėn e kryeveprave".

Edhe nė tragjedinė e dytė, "koeforet", (gratė qė ēojnė nė varre vajra, verė etj.) spikat thellėsia psikologjike e artit eskilian. Oresti vret tė ėmėn, Klitemnestrėn, dhe tė dashurin e saj Egistin, pėr tė marrė hakun e tė atit. Por pėrpara se tė ngrejė shpatėn t'i bjerė, ai stepet nga fjalėt e sė ėmės qė kėrkon mėshirė :

Ndalo, o bir, nderoje kėtė gji
Pėrmbi tė cilin gjumi shpesh tė zł:
Tek qumėshtin qė ty tė rriti, thithje.

Nė pjesėn e tretė tė trilogjisė, nė "Eumenidet", rrihet ēėshtja rreth veprės sė kryer nga Oresti mėmėvrasės. Nė fillim na paraqitet hija e Klitemnestrės qė kėrkon shpagimin ndaj tė birit. Ajo u drejtohet Erineve, hyjneshave tė hakmarjes, qė mbrojnė ligjet e gjakut nga ana e nėnės (matriarkatin). Hija kėrkon t'i zgjojė nga gjumi dhe tė mos e braktisin, por ta mbrojnė. Nė mėnyrė metaforike, Orestin e mundon dhe pėrndjek ndėrgjegja e vrarė. Ky ėshtė dėnimi mė i madh pėr tė, qė as nė ferr nuk do t'i ndahet.

Por Oresti s'mbetet vetė, Ai ka nė anėn e tij hyun Apollon, qė mbron lidhjet e gjakut nga ana e babait, (patriarkatin). Nė debatin e flaktė qė ndizet midis Apollonit dhe Erineve, pėr tė ndarė ēėshtjen, thirret hyjnesha Atenė, e cila i nderon tė dy palėt. Ajo e ka tė vėshtirė tė vendosė vetė, prandaj fton gjykatėsit mė tė mirė ta drejtojnė gjygjin. Votat ndahen baraz, sa pėr Orestin aq edhe pėr Erinet. Atena votėn e saj e jep pėr Orestin. Dhe me kėtė Oresti ēlirohet nga pėrndjekja e Erineve.

Trilogjia "Oresita" shquhet jo vetėm pėr madhėshtinė e saj si vepėr arti, por edhe pėr pasurinė e ideve dhe problemeve tė rrahur nė legjendat e saj, pėrmes tė cilave tragjediani i madh u ka bėrė jehonė ngajreve dhe problemeve tė mprehta poliktike e shoqėrore nė periudhėn e vendosjes sė shtetit demokratik skllavopronar. Eskili me tė drejtė ėshtė quajtur poeti i sė Drejtės, simbol i sė cilės nė mitologji ishte bija e Zeusit, hyjnesha Dike.

Ai ėshtė sa realist nė pasqyrimin e jetės, aq dhe romantik nė ėndrrėn e tij pėr njė jetė tė drejtė e tė virtytshme.

Eskili ėshtė artist i madh. Me figurat e personazheve tė fuqishėm e me gjithcka tė bukur e tė madhėrishme qė kanė veprat e tij, ai e ngriti tragjedin greke nė njė lartėsi tė paparė ndonjėherė. Gjenia e tij ndikoi shumė te Sofokliu e Euripidi. Nė veprėn e Eskilit gėrshetohet nė njė haromoni tė plotė tragjizmi me skena tė njė lirizmi tė hollė poetik.

Stili i Eskilit ėshtė i fuqishėm e i pasur me shprehje tė bukura, nė metafora e figura tė tjera tė guximshme, nė fjalė tė urta e aforizma, e sidomos nė fjalė tė pėrbėrė (kompozita). Shumė nga kėto dhe nga mjetet skenike, si hanxhari, qefini, fantazmat, hijet qė ngrihen nga varri, profecitė e formulat magjike, po nė rradhė tė parė forcat dramatike, veprimet dhe pasionet titanike tė heronjve na kujtojnė nė shumė anė tragjedianin e madh anglez Shekspirin pėr tė cilin Kadareja, vėren se nuk mund tė thuhet asgjė e sigurt se si do tė ishte ai pa Eskilin.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 26-11-2011, 01:48   #5
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 763
Diamanta will become famous soon enough
Points: 698,553
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,760,330
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim

Eskili

"Prometeu i Lidhur"




E K S O D I

PROMETEU

Por le tė mbahet Zeusi me tė madh,

Fodull, do tė pėrulet ai njė ditė!

Ajo martesė, qė mendon tė bėjė,

Nga duart do t'i rrėmbejė pushtet e fron

Dhe kokėposhtė do ta rrokullisė,

Si t'ish njė send pa vlerė. Ja, kėshtu,

Do tė pėrmbushen fjalt' e tė atit,

Tė Kronit, qė tė birit rebelues

Ia la si njė mallkim, kur e rrėzoi

Nga fron' i lashtė. Asnjė nga hyjnitė

Nuk mund t'i thotė Zeusit me ē'mėnyrė

Shpėton nga ky mjerim. Po, vetėm unė

E di shpėtimin. Le tė mbretėrojė

Dhe le tė mburret sa tė dojė ai

Me shkrepėtimat e rrufeve-flakė!

S'ka gjė, le tė sundojė, duke tundur

Nė duart e tij shigjetat flakė e zjarr.

Asnjė nuk e shpėton atė nga rėnia

Plot turp e tmerr. Pėr fat tė tij tė keq,

Do t'lindė ai njė rival, luftėtar tė madh,

Qė s'mposhtet kurrė. Do t'gjejė ky njė zjarr

Qė djeg edhe mė shumė se rrufeja,

Gjėmim mė bubullues se i Zeusit.

Ai copė e ēikė do ta bėjė sfurkun

Tredhėmbėsh, me tė cilin tokė e det

Trand Poseidoni. Do tė dridhet Zeusi

Nga frika, tmerri. Dhe do ta kuptojė

Tirani i ēkurorėzuar aherė

Ē'ndryshim ka skllavi me njė sundimtar!

KORI

Parashikon pėr Zeusin ē'tė do zemra.

PROMETEU

Parashikoj atė qė dėshiroj

dhe qė me siguri do vėrtetohet.

KORI

Njė zoti tjetėr t'i pėrulet Zeusi?

PROMETEU

Do t'i pėrulet dhe do tė rėnkojė

Nga dhembje mė e madhe se kjo imja.

KORI

S'ke frikė qė lėshon tė tilla fjalė?

PROMETEU

Pse tė kem frikė? Vdekje s'ka pėr mua.

KORI

Sikur tė ēonte vuajtje mė tė madhe?

PROMETEU

Le tė mė ēojė. Nuk mė tremb aspak.

Tė gjitha unė i kam parashikuar.

KORI

Tė urtėt zbrapsen para Nemesidės.

PROMETEU

Ti lutju, lajkatoje dhe pėrulju

Atij qė ka tani pushtet, fuqi.

Por pėr asnjė s'ēaj kokėn, aq mė pak

Pėr Zeusin. Le tė tėrbohet, tė bėjė

Si ia do qejfi dhe atė pak kohė

Qė i ka mbetur Qiellin tė sundojė.

Por prit, se lajmėtarin e tij po shoh

Qė vjen me vrap si njė lake i bindur

I mbretit t'ri. Po sjell ndonjė mesazh!

(Hyn Hermesi)

HERMESI

Me ty, o dhelpėr, tallės e pėrbuzės,

Me ty, o tradhtar i perėndive,

Me ty qė pasurove njerėzt' e vdekshėm,

Me ty, hajdut i zjarrit tė hyjnive,

Me ty po flas! Im atė i madh, kryezot

Nė Qiell, tė urdhėron ēdo gjė qė llape

Pėr dasmėn, qė nga froni e rrėzon,

Shpejt haptaz t'ia tregosh, pa fshehur gjė.

Flit qartė, Promete, dhe pa enigma!

Mos mė shtrėngo ta bėj dy herė rrugėn.

Me kokėfortėsi Zeusi nuk zbutet!

PROMETEU

Sa fort i shkokėrka njė gjuhė e lartė

Prej mburraveci njė lakeu tė bindur

Tė perėndive! Eh, tė rinj nė moshė,

Tė rinjė nė pushtet, mos ju pandehni

Se tėrė jetėn e jetės pa trazime

Do tė banoni nė pallat qiellor?

S'i pashė unė dy tiranėt e tjerė

Se si u rrokullisėn posht' nga froni?

Do shoh si do pėrmbyset dhe tė tretin.

Ai qė sundon tani nė Qiell do t'bjerė

Mė shpejt dhe mė me turp se sa tė tjerėt.

Mos vall' kujton se trembem dhe pėrulem

Pėrpara hyjėve tė tu tė rinjė?

Shiko se po gabon. S'mė njihke mirė!

Vėr majat nga ke thembrat! Mbathja shpejt

Nga erdhe! Kjo ėshtė pėrgjigja ime,

Mos prit mė shumė. Mė s'tė them asgjė.

HERMESI

Me fjalt' e tua kryeneēe, tė hazdisura,

Anijen tėnde mbyt nė det mjerimesh.

PROMETEU

Dėgjo kėtu: s'e ndėrroj mjerimin tim

Me servilizmin tėnd tė ulėt, kurrė!

HERMESI

Mos tė pėlqen mė tepėr majė shkėmbit

Tė jesh mbėrthyer, se sa lajmėtar i Zeusit?

PROMETEU

Mė duket vetja mė fisnik nė pranga,

Nė shkėmb mbėrthyer, se sa tė jem lake

Besnik i Zeusit. Ti e meriton

Me fyerje fyerjen tėnde ta shpėrblej.

HERMESI

E shoh se tė pėlqekan shumė vuajtjet.

PROMETEU

Si s'mė pėlqejnė! Dhe armiqtė e mi

Kėshtu pėsofshin! Edhe ti, Hermes!

HERMESI

Mos tė kam unė faj qė vuan kėshtu?

PROMETEU

Ta them haptaz: tė gjithėve ju hyjve

Tė qiellit ju urrej! Tė mirėn time

Ju ma shpėrblyet me vuajtje poshtėrsisht!

HERMESI

E shoh, ti flet pėrēart, si i sėmurė.

PROMETEU

Si i sėmur' vėrtet, sikur sėmundje

Tė ish urrejtja ime pėr armiqtė.

HERMESI

Kur nė mjerim ti je kaq fort krenar,

Kush tė duron sikur tė jesh i lumtur?

PROMETEU

Medet, medet, i mjeri unė, i mjeri!

HERMESI

"Medet"? Kėtė rėnkim s'e njeh, jo, Zeusi!

PROMETEU

Do t'ia mėsojė koha, duk' u plakur.

HERMESI

Me ē'shoh, nuk paske zėnė mėnt aspak.

PROMETEU

Prandaj rri flas me njė lake si ti.

HERMESI

Pra, s'dashke t'i pėrgjigjesh hiē tim eti?

PROMETEU

Me dhela duhet t'u pėrgjigjem dhelave.

HERMESI

Po talle me mua si me njė fėmijė.

PROMETEU

Nuk je mė naiv ti se sa njė fėmijė?

Vėrtet besoke se do t'i pėrgjigjem?

Dėgjo kėtu: nuk ka ndėshkim, nuk ka dredhi

Qė Zeusi tė mė detyrojė mua

T'i them ato qė kanė pėr t'i ndodhur,

Po s'mė ēliroi nga hekurat mizore.

Le tė shkrepėtijė flakėt e rrufeve,

Tė ushtojė me gjėmimet e nėndheshme,

Le tė peshtjellė Tokė e Qiell sė bashku

Me borėn pendėbardhė, le t'i tundė

E shembė tė gjitha, por ta dish se kurrė

Nuk mė perkul dot! Kurrė s'do t'i them

Se kush do ta pėrmbysė atė nga froni.

HERMESI

Shih mos pendohesh pėr kėto qė thua!

PROMETEU

Ēdo gjė e kam vendosur qė mė parė.

HERMESI

Mblidh mendjen, bėhu i arsyeshėm dhe

Mėshirė ki, i gjorė, pėr veten tėnde!

PROMETEU

Kot mė mėrzit. Si uturimė deti

Qė kot dėgjojmė janė fjalt' e tua.

Apo kujton ti se nga frik' e Zeusit

Do qaj e duart do ngre bash si njė grua

Para atij armiku tė pėrbindshėm

Dhe do ta lus qė tė mė heqė prangat ?

S'mė njihke mirė! Kjo s'do ndodhė askurrė!

HERMESI

Tė fola mjaft, por qenka krejt e kotė.

Nga lutjet s'preket zemėr si e jotja.

Ti po harbon si mėzi i pamėsuar

Qė vetėm nduk kapistėr edhe fre.

Mė kot rropatesh, ti nuk ke shpėtim!

Njė trill i ēmendur, qoftė edhe krenar,

Dobi nuk sjell. Pra, bindju fjalės sime,

Pėrndryshe nuk shpėton nga njė stuhi

Mjerimesh, qė si njė tallaz mizor

Mbi ty do shembet dhe do tė mbulojė.

Ky shkėmb do bėhet copė e thėrrime,

Kur Zeusi ta godasė me rrufe

Dhe shkrepėtima. Shkemb' i zi nė gji

Tė tij do ta varrosė trupin tėnd.

Mjaft shekuj do kalojnė, pa tė dalėsh

Prap' ti nė dritė. Qeni fluturak

I Zeusit, zhgaba e pangopur kurrė

Me gjak, njė goxha copė do tė shqyejė

Me sqep nga trupi yt dhe dit' pėr ditė

Do vijė si njė mik krejt i paftuar

Tė tė gėrryejė e shqyejė ty mėlēinė!

Dhe mos kujto se do tė marrin fund

Kėto mynxyra, para se njė tjetėr

Hyjni tė dojė vendin tėnd ta zėrė,

Nė ferr pa diell tė zbresė, nė humnerat

E thella tė Tartarit pis tė zi.

Prandaj tė them: mblidh mendjen! S'janė fjalė

Kėto prej mburraveci, jo, por dalin

Nga goj' e vetė Zeusit tė pavdekshėm.

Dhe Zeusi nuk gėnjen. Ēka thotė ai

Vėrtet do kryhet. Pra, mendohu mirė,

Dhe mė beso se je mė i fituar

Tė jeshė i urtė, sesa kokėfortė!

KORI

Hermesi thotė fjalė bash me vend,

Tė kėshillon ta mposhtėsh zemėrimin.

Hiq dorė ti nga kokėfortėsia.

Dėgjoje! Ji i menēur! Ėshtė turp

Pėr t'urtin kėmbėngulja nė gabim.

PROMETEU

Ēdo gjė qė tha ky lajmėtar

E dija mirė qė mė parė.

Por veē armiku turp s'provon

Kur nga armiqtė e tij pėson.

Me zjarr, rrufe mė pėrvėlo,

Me vetėtima shkrep, qėllo!

Me zhurmė, britma dhe poterė

Tronditi Tokė e Qiell plot tmerr!

Me erė, shqotė e bubullimė,

Tallaz tė egėr, uturimė,

Pėshtill ti ajėr, tokė e det,

Mbi yje shtjella marrt' pėrpjetė.

Dhe hidhma trupin nė skėterrė,

Mu nė Tartar, mu nė humnerė.

Nė ferr tė zi si trup tė vdekur

Vėrvitėm Fat me dorėn hekur.

Por vetėm trupin tim tė mjerė

Se unė s'vdes jo asnjėherė!

HERMESI

Po flet pėrēart nga dėshpėrimi,

Urrejtj' e zezė e zemėrimi.

Gozhduar pėr tmerr siē je, i ngratė,

S'tu mbyllka goja, gjuhėgjatė.

Sikur tė ishte ky i lirė,

Ku mendj' e shthurur kish arrirė?

Por ju qė keq pėr tė u vjen,

Largohuni shpejt nga ky vend,

Qė mendja juaj mos tė shkallojė,

Rrufe e Zeusit kur t'ushtojė!

KORI

Ti mos mė jep tė tilla mend,

Tek unė ato nuk zėnė vend!

Mos mė kujton pėr zemėrqullėt,

Qė po mė shtyn pėr sjellje t'ulėt?

Si do qė puna do tė vi',

Me tė do vuaj ēdo short tė zi.

Po, gjithė jetėn jam mėsuar

Ta kem pėshtirė pabesinė.

S'njoh unė ves mė tė shėmtuar,

Mė tė poshtėr se tradhtinė!

HERMESI

Por mos harroni ēfarė ju thashė,

Kur dallgė dhembjesh t'ju godasė.

Ju fatin tuaj mos e mallkoni,

Mos u rropatni, mos ankoni

Se gjoja Zeusi krejt papritur

Me flakė e zjarr u pat goditur.

Ju vetė u hodhėt nė humnerė,

Vetė u gremisėt nė skėterrė!

Askush s'ju zu nė befasi,

Askush s'ju ngre juve pusi.

Me dashjen tuaj endėt rrjetėn,

Nė rrjet' tė fatit zutė veten.

(Hermesi largohet)

PROMETEU

S'qenkan fjalė boshe, se me tė vėrtetė,

Toka po dridhet e po trandet me rrėmet.

Oshėtijnė gjėmimet me bubullima,

Gjarpėrojnė rrufetė me vetėtima,

Gjuhė flake nėpėr qiell bėjnė zigzag

Flakėrimat verbojnė ēdo gjė pėrqark!

Pluhurin era po ngre lart nė ajėri,

Shqota ulėrin, vėrshllen me lemeri!

Po pėrplasen, pėrleshen shqota me shqotė

Tokė e qiell e ēdo gjė u pėrzje nė botė!

Ja ē'furtunė mė ēoi Zeusi i tėrbuar

Pėr tė mė pėrulur, pėr tė mė ndėshkuar,

Shih, o mėmė Tokė,

Shih, o mėmė e shtrenjtė,

Qė mė bėre kokėn,

Shih eter i shenjtė

Qė pėshtjell krejt botėn

Nga skaji nė skaj,

Shihni ku mė hodhėn

Krejt pa pasur faj!

(Vetėtin, gjėmon, Prometeu gremiset nėn tokė)

- Fund -
Attached Thumbnails
Promtit.jpg  
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 26-11-2011, 01:54   #6
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 763
Diamanta will become famous soon enough
Points: 698,553
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,760,330
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim

ESKILI

PROMETEU I LIDHUR




Parathėnie

"Prometeu i lidhur" ėshtė pjesa e parė e njė triologjie tė shkruajtur mbi 2400 vjet mė parė nga tragjiku i madh grek, Eskili nga Athina. Dy pjesėt e tjera kanė humbur., ashtu sikundėr ka ndodhur edhe me shumė nga veprat e tij (ai pati shkruajtur mbi 70 tragjedi, nga tė cilat kanė arritur deri tek ne vetėm 7). Por edhe ato pak vepra qė kanė mbetur mjaftuan pėr ta quajtur Eskilin tragjikun mė tė madh tė tė gjitha kohėrave, ndėrsa "Prometeu i lidhur" ka qenė dhe ėshtė njė manifest i fuqishėm kundėr tiranisė dhe tė gjitha shfaqjeve negative, me tė cilat ajo shoqėrohet.

Tragjedia ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e konfliktit midis titanit Promete, kryengritėsit tė papėrkulur e krenar, dhe kryezotit tė Olimpit, tiranit Zeus. Me pak fjalė pėrmbajtja ėshtė kjo: Prometeu dėnohet nga Zeusi qė tė lidhet me pranga nė njė shkėmb nė vendin mė skajor tė botės. Njė shqiponjė vjen ditė pėr ditė pėr tė ngrėnė njė copė nga mėlēia e tij, e cila rritet pėrsėri tė nesėrmen. Shkaku i kėtij ndėshkimi ėshtė se Prometeu u vodhi zjarrin perėndive dhe ua dha njerėzve "si dhuratė tė ēmuar, qė u bė pėr ta mėsues i arteve, i ēdo mjeshtėrie e mjet pėr tė jetuar" . Ky konflikt ndodh sepse Zeusi ėshtė armik i racės njerėzore. "Ai donte t'i faronte" njerėzit e vdekshėm "dhe njė racė krejt tjetėr tė krijonte pėrmbi dhe".

Por ky konflikt ėshtė ndėrtuar me shumė linja paralele, qė janė tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn.

Motivi kryesor i veprės ėshtė "njeridashja" e Prometeut dhe lidhja e tij e ngushtė me racėn njerėzore. Ai nuk u ka dhėnė njerėzve vetėm zjarrin. Ai ėshtė "mirėbėrės" i njerėzisė. I shtyrė nga keqardhja pėr njerėzit qė "Si hije ėndrrash krejt tė mjegulluara, Tė turbullta, tė mjera zvarriteshin Nga njėri brez nė tetrin" , ai u dha atyre intelegjencėn, u dha shkrimin, mjetet e lundrimit, zbuti kafshėt pėr ta, u mėsoi tė ndėrtonin shtėpija, tė punonin metalet etj. Lidhja e tij me racėn njerėzore pėrforcohet edhe nga fakti qė njė bir njeriu (Herkuli) ka pėr ta ēliruar atė nga prangat, nė tė cilat ėshtė mbėrthyer.

"Njeridashja" e shpie Prometeun nė njė konflikt tė papajtueshėm me Zeusin, sundimtarin e ri tė Olimpit, i cili qeveris me dorėn hekur dhe "ligjin bėn si ia do qejfi". Edhe pse e pati ndihmuar Zeusin pėr ta rrėzuar tė jatin, Kronosin, nga froni, .Prometeu ndėshkohet pa mėshirė prej tij, "Sepse nuk ka asnjė tiran nė botė Qė tė mos vuaj nga sėmundj' e tillė: Tė mos u zėrė besė shokėve kurrė".

Prometeu ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr mėkatin qė ka bėrė kundėr perėndive nė dobi tė njerėzve. Ai ėshtė i ndėrgjegjshėm edhe pėr ndėshkimin qė po merr. Ai guxon tė matet me qiellin, megjithėse Oqeani i jep njė kėshillė tjetėr: "Me qiellin mos u mat! ... Ti e sheh, Nė qiell sundon Njė zot i egėr dhe i pamėshirshėm, njė zot qė nuk i jep hesap askujt" . Prometeu e pranon sakrificėn dhe ėshtė i vendosur ta provojė fatin e tij deri nė fund. Ai e di se tiranėt nuk mund tė sundojnė pėrherė. Shpejt lindin rivalėt e tyre dhe ata shemben mė me turp se pararendėsit e tyre: "Por le tė mbahet Zeusi me tė madh, Fodull, do tė pėrulet ai njė ditė! ... Asgjė nuk e shpėton atė nga rėnia plot turp e tmerr!"

Akti i Prometeut ėshtė njė vetėsakrifikim pėr pėrmirėsimin e kushtit njerėzor. Ky ėshtė njė martirizim, i cili ka shumė ngjashmėri me atė tė Jezu Krishtit, qė gjithashtu shkoi nė kryq pėr hir tė njerėzve. Vetėsakrifikimi i tyre ėshtė i madhėrishėm. Ai nuk na paraqitet vetėm si njė akt heroik, ai shoqėrohet edhe nga njė dobėsi prekėse, qė i bėn tė dy mė njerėzor. Tė dy me ndėrgjegje e pranojnė kėtė martirizim, qė tė dy heroikisht shkojnė drejt tij, por nė tė njėjtėn kohė ata nuk mund tė mos ndjejne keqardhje pėr veten. Sikundėr Krishti qė thėrret nė vigjilje tė kryqėzimit tė tij "O Zot, o Zot pėrse mė braktise!", ashtu edhe Prometeu, duke folur pėr vuajtjet e tij, thotė : "Mė dhemb kur flas, mė dhemb edhe kur hesht, As vetė nuk di kur mua mė dhemb mė shumė" .
Attached Thumbnails
Promfp.jpg  
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin

Tema tė njėjta
Tema Filluesi i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i fundit
Filozofet Greke Semiramida Filozofi 14 30-12-2011 02:19
Kriza greke, Papandreu takon Sarkozin LoBuS Ekonomi & Biznes 0 30-09-2011 12:45
Parlamenti grekė, taks tė re pasurive tė patundshme LoBuS Ekonomi & Biznes 1 29-09-2011 16:28
Opozita greke akuzon Shqipėrinė LoBuS Kronika nga vendi dhe Ēėshtja kombėtare 0 03-08-2011 14:41
Mitologjia shqiptare Bl@ck_E@gle Guidė informative 4 23-11-2009 10:14


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 02:53.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar