Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Kulturė - Art - Dije > Letėrsia shqipėtare dhe botėrore > Poetėt Shqiptarė

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 16-11-2011, 03:39   #1
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 762
Diamanta will become famous soon enough
Points: 697,437
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,759,214
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim Pėllumb Kulla

LEJLEKĖT
NUK
VIJNĖ MĖ

(shėnime pėr librin me tė njėjtin titull)

Nga Vasil QESARI

A kanė munguar e qeshura, satira dhe humori, nenė diktaturė ? Padyshim qė jo, pėrderisa fatmirėsisht, sė pari, ato bėjnė pjesė nė vetė thelbin e natyrėn njerėzore tė cilin, edhe pse sistemi totalitar u pėrpoq ta tjetėrsonte, nuk arriti dot t’i a dalė mbanė. Ata qė jetuan atė kohė, janė dėshmitarė tė faktit se me gjithė frikėn, trishtimin dhe atmosferėn mbytėse tė regjimit, nė shtėpi, rrugė, nė qendra pune apo shkolla, e qeshura dhe humori, vazhdonin tė ekzistonin. Bile, siē rrėfejnė ata qė ishin nėpėr burgje edhe aty, megjithė terrorin dhe urinė, tė dėnuarit gjenin rast tė bėnin humor e tė qeshnin, pėr tė sfiduar kėshtu jo vetėm dhunėn e fatalitetin, por edhe pėr t’i dhenė vetes ndofta, njė shans mė tepėr, pėr tė mbijetuar. E, pastaj, tė mos harrojmė se ajo kohė, krahas mėrzitjes, trishtimit, limontisė, sloganeve e parullave komuniste, kishte edhe tė kundėrtat e tyre. Nuk ishin tė paktė njerėzit qė, helmit trullosės totalitar i pėrgjigjeshin shpesh, me njė antidotė tepėr efikase : pikėrisht me tė qeshurėn, me barcaletat dhe thumbat ndaj regjimit, herė hapur (sigurisht mes miqsh e shokėsh) e herė ne mėnyrė klandestine. Ja, pse shkrimtari Pellumb Kulla, nė shumė krijime tė tij, ėshtė frymėzuar shpesh nga fenomene tė tilla, pėr tė na rikthyer nė kujtesė, me shumė art e humor, pikėrisht atė qė ėshtė thėnė edhe tjetėr herė: Tė Qeshurėn nenė Diktaturė ...

***

... Kur, pak kohė mė parė mė ra nė dorė, libri mė i fundit me tregime i Pėllumb Kullės "Lejlekėt nuk vijnė mė" (botimet Arbėria-2005), thashė me vete se me siguri do kėnaqesha jo pak, sigurisht me humorin e tij tė spikatur, origjinal e tepėr fin e, kėshtu, do tė riprovoja serish njė gjendje gazi e gudulisje tė brendshme, tė tille siē e kisha ndjerė vetėm nė rininė time, kur pata lexuar pėr herė tė parė, Azis Nesinin dhe tė paharruarin Chri - Chri. Por, pasi lexova dy-tri tregimet e para, kuptova se humorin e tregimeve tė Pėllumb Kullės e ndante njė "teh brisku" nga tragjikja. Jo, nuk mund tė thosha se isha duke lexuar thjesht, humor! Nga qė ato, tregimet nė fjalė, tė bėnin tė pėrjetoje njė sentiment tė ēuditshėm. Sa nisja tė lexoja, sa vija buzėn nė gaz qysh nė paragrafėt e parė; sa ndjeja tė mė pushtonte njė valė dehėse humori kur, papritmas, mė dukej se bija rrufeshem nė 'humnerė'. Ndjeja tė ligėshtohesha, tė me kalonin mornica ne trup e thellė, shpirtėrisht, jetoja dhimbshem me tragjizmin, fatin e personazheve qė pėsonin gjėmė pėr hiēgjė.

***

... Ē’ishtė pra, kjo ndjenjė e paparė frike, ankthi e humori, paradoksalisht pėrzier bashkė, e sigurisht, shoqėruar edhe me njė realitet absurd kafkian? Pikėrisht, kėtu, pėr mendimin tim, qėndron edhe zotėsia e vėzhgimit tė njė artisti si Pėllumb Kulla, i cili nga e kaluara totalitare ka arritur tė katalogojė (me pasionin dhe durimin e njė 'arkivisti' tė rrallė, si ata qė ndeshim jo rrallė nė romanet klasike francezė), pothuaj gjithė fenomenet dhe absurdin e kohės qė lamė pas. Kjo arritje ėshtė, sigurisht, fryt i mjeshtėrisė fine dhe spikatėse tė rrėfimit tė tij; si tė thuash, njė sintezė e jetės banale tė ngritur nė art, nje varg rrėfimesh shoqėruar me plot detaje, kujtime, situata e dialoge shpotitės tė cilėt edhe pse me reminishenca nė dukje, paksa tė largėt nga koha qė kanė ndodhur, janė dhe ndihen tė afėrt, shumė tė afėrt nga qė ato i pėrjetuan tri breza: pikėrisht prindėrit, ne dhe fėmijėt tanė...

***

Vėllimi "Lejlekėt nuk vijnė mė", mban me shumė tė 'drejtė' dhe njėkohėsisht si njė gjetje mjaft tė goditur, pikėrisht titullin e njė tregimi mjaft prekės, poetik e tragjik njėherėsh (sintezė e jetės nenė diktaturė). Tregimi nė fjalė, nėpėrmjet imazhit tė shenjtė e paqėsor tė lejlekėve, nė kontekst ngjarjesh tė caktuara, mendoj se pėrmbledh gjithė simboliken totalitare: pra, atė tė triumfit tė barbarisė mbi humanizmin, tė dhunės mbi tolerancėn, tė egėrsisė mbi butėsinė dhe tė mirėn njerėzore. Edhe diēka tjetėr! Ėshtė interesante qė nė kėtė libėr, ēdo situatė a ndodhi, ka pėr referencė pothujase ēdo herė njė fshat tė panjohur tė Shqipėrisė verilindore, me emrin Gollokamje, (i cili tė kujton pėr nga pikėnisja e rrėfimeve, Bugjejovicėn e Shvejkut). Duket, nė pamje tė parė se njerėzit e kėtij fshati, krahas dashurisė pėr punen, janė qeflinj e duket se kanė lindur pėr tė bėrė 'llogo', pėr tu argalisur nė gallatė por, pikėrisht kėtu qėndron edhe 'gracka'. Fshati Gollokamje nė mė tė shumtėn e miletit tė tij, ėshtė njė fole armiqsh; shkurt njė fshat reaksionarėsh e aty ēdo fjalė, ēdo personazh, ēdo qyfyr, veprim a vėshtrim, nuk merret si shaka, si fjalė a gjest normal, por si kunj, si 'propagandė e veprimtari armiqėsore'. Duket se, gjithė tė kėqijat e kėsaj bote, vijnė pikėrisht nga qė ai fshat ishte pra, plot 'armiq tė betuar', shkurt njė strofkė njerėzish tė pabesė. Nė fakt, kjo gjetje e bukur e cila s’ka tė bėjė as me rastėsinė e as me ndonjė 'shpikje' imagjinare tė autorit, ka njė domethėnie tė qartė e pėrgjithėsuese: Gollokamje e asaj kohe ishte gjithė Shqipėria, ndaj dhe lexuesit i ngjan se atė fshat e ka njohur diku, ka pare korijet e lumin qė e pėrshkon mėspėrmes, ka njohur dhe fshataret e tij, 'bandat e reaksionareve', e bile edhe thumbat dhe fjalėt e tyre me spica kundėr 'pushtetit popullor' ...

***

Njė veēanti tjetėr e kėtij libri ... Nė fakt edhe pse kemi tė bėjmė me njė vėllim tregimesh, shumė personazhe e po ashtu mjaft situata, janė tė pranishėm nė shumicėn e rrėfimeve e, fati i tyre, na ndjek pothuajse nė gjithė librin. Kemi tė bėjmė, pra, jo thjesht me njė libėr tregimesh por me tregime qė pėrbejnė njė libėr unik dhe kompakt (nė kuptimin e vazhdimėsisė sė personazheve, situatave dhe referencave, tė cilat ndjekin e plotėsojnė njėra-tjetrėn). Nė qendėr tė shumicės sė tregimeve, ėshtė pikėrisht ajo e famshmja Gollokamja, vendlindja e gjynahqarit Melis Feēorri tė cilin ngado qė vė kėmbė e ndjek pas, si hije e zezė, biografia e tij me "njolla". Pikėrisht, me fshatin Gollokamje, ka pothuajse lidhje ēdo keqkuptim e kokėēarje, ēdo ankth, frikė, dyshim, komplot; ēdo veprimtari armiqėsore qė ndodhte aso kohe e qė, padyshim drejtohej kundėr 'pushtetit popullor e ndaj popullit heroik shqiptar'. Diēka kjo, e cila pavarėsisht trishtimit, paradoksit dhe dhembjes, autori ka ditur tė na i paraqesė me mjaft humor e shpesh, me njė sarkazmė therėse ...

***

E nė fund, njė 'detaj' tjetėr kuptimplotė .... Vėllimi, nis me njė tregim shpotitės e plot humor tė cilit ėshtė veshtirė ti 'rezistosh', kushtuar vdekjes se 'baba' Stalinit dhe perfundon me atė i cili i dedikohet vdekjes sė Qoftėlarg Enverit. Njė vendosje e tillė vdekje diktatorėsh, nė nisje e nė fund tė librit, pa dyshim nuk ėshtė njė trill a zgjedhje e rastit ... Dhe, tani, fjalen ia lė lexuesit tė cilit, patjetėr, nuk duhet t'i shpėtojė nga duart ky libėr !

Pellumb---Kulla---Biographie.jpg




***

Pėllumb Kulla, ka lindur nė Zemblak tė Korēės, nė vitin 1940. Ka mbaruar studimet e larta nė Fakultetin e Artit Dramatik. Mes njė jete tė trazuar dhe plot shqetėsime e privacione pėr shkaqe politike, ai mundi tė ēajė falė talentit tė tij tė spikatur nė gjininė e humorit, dramės dhe letėrsisė, si edhe tė pėrkushtimit tė pashoq nė punė. Ka botuar, nė vite, njė seri librash si, Lipe shtogu nė listė (1980), Shoku Niqifor (1980), Portrete pa makijazh (1984), Po martojmė Malon (1986), Kėshilla pėr fėmijėt nga 5 nė 55 vjeē (1989), Si qeshnim nėnė diktaturė (2002), Rrėfenja nga Amerika (2003) dhe Lejlekėt nuk vijnė mė (2005). Aktualisht Pėllumb Kulla jeton familjarisht nė SHBA.
Attached Thumbnails
Pellumb-Kulla.jpg   Pellumb---Kulla---Biographie.jpg  
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin

Tema tė njėjta
Tema Filluesi i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i fundit
Kulla Burj nė Dubai kalon kufijtė e imagjinatės Diamanta Guidė informative 2 27-07-2011 17:10


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 03:00.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar