Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Kulturė - Art - Dije > Kinematografi | TV | Muzikė > Personazhe VIP

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 11-11-2011, 10:45   #1
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 762
Diamanta will become famous soon enough
Points: 696,589
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,758,366
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim Jeta e Ludvig Van Bethoven

Ludvig Van Bethoven lindi nė 17 Dhjetor tė vitit 1770, nė njė shtėpi tė varfėr nė rrugėn Bonkasse nė Bon. Vitet e fėmijėrisė nuk i jetoi me lumturi. Nėna e tij Katerina Kerverih, ishte njė grua me njė prejardhje tė thjeshtė dhe punonte si shėrbėtore por me detaje, mirėsi dhe ndjeshmėri nė kundėrshtim me babain e tij Johan Bethoven, njeri mizor dhe pijanec. Nga tetė vėllezėrit e tij pesė vdiqėn nė moshė tė re. Kėshtu qė i vogėl u mėsua me dhimbjet njerėzore dhe mėsoi te jetė i durueshėm ndaj fatkeqsive dhe tė ndajė trishtimin e tė tjerėve. Njė figurė e rėndėsishme nė jetėn e tij ishte gjyshi i tij Ludvih, muzikant i Oborrit qė u nderua me titullin Kapelmaister, njeri me aftėsi tė mėdha muzikore dhe karakterė tė jashtzakonshėm qė dallonte nė mėnyrė tė veēantė.

ARSIMIMI – MĖSUESIT – RINIA:

MUZIKA NĖ FĖMIJĖRI:

Mėsuesi i parė i tij ishte babai i tij, i cili vetė ishte tenor nė Oborr. Edhe pse skishte njė vesh muzikor tė veēantė dalloi talentin e tė birit, tė cilin u pėrpoq ta shfrytėzonte. E stėrmundonte Bethovenin e vogėl– nė moshė katėr vjeēare e detyron tė studjoi piano deri nė mėngjes – dhe shpesh pėr shkak tė rreptėsisė sė tij tė pa arsyeshme, Bethoveni shpesh mendonte ti braktiste studimet pėr muzikė. Bethoveni jep shfaqjen e tij tė parė nė moshėn tetė vjeēare (babai i tij kishte deklaruar gjashtė). Mėsuesi i tij i parė me vlerė, nė moshėn dhjetė vjeēare, ishte Kristian Neefe, organist i Oborrit i cili e udhėzonte pa e mbytur me rregulla dhe e frymwzonte me.

Nė moshėn njėmbėdhjetė vjeēare bėn deputimin e tij tė parė, nė moshėn dymbėdhjetė vjeēare publikimin e tij tė parė dhe nė atė trembėdhjetė vjeēare zėvendėson Neefen nė Oborr. Nė vitin 1787 takon Moxartin nė Vienė dhe duke mundur mosbesimin e tij thotė:”ky djalosh i ri do tė habisė botėn”dhe ta pranojė si nxėnėsin e tij. Pak mė vonė me ndihmėn e princit Franxhesku dhe tė Baldstainit tė mirėsjellshėm, i cili e njohu me Shekspirin, Kantin, Leisingun dhe Gėten, regjistrohet nė universitet dhe studion pėr filologji gjermane. Ne vitin 1793 bėhet nxėnėsi i Havdhon dhe fillon paralelisht mesime me Johan Senk, τον Alberhtcberkėr dhe tashmė tė njohurin Antonio Salieri.

FILOZOFIA NĖ FĖMIJĖRI:

Veēanėrisht dashuronte klasikėt. Thuhet se kishte gjithnjė poshtė jastėkut tė tij vepra tė Homerit, Platonit, Plutarhut, Osianit, dhe Gėtes ndėrkohė studionte shpesh Aristotelin, Takiton, Ciceronin, Sasinin, Pestalocin dhe Kantin. Kultivonte njė vlerėsim tė thellė pėr veprat e filozofisė indiane. Pjesė siē ėshtė “I mbėshtjellur nėn hijen e izolimit tė pėrjetshėm, nė Natėn e pakalueshme tė pyllit tė virgjėr, tė papėrshkueshmit, tė paafrueshmit…me Shpirtin tė zhytėr brėnda vetes… Brahma”ose nga Bagavat Gita “I lumtur ai i cili largoi tė gjitha pasionet e tij dhe me gjithė forcėn e tij tė veprimit perfeksionohet” ose “Qėllimi i veprimit tėnd tė jetė vetė veprimi dhe jo suksesi i tij” i gjejmė shpesh nė ditaret e tij veēanėrisht nga vitet 1815, 1816.

Ėshtė eklektik, studion pa patur paragjykime. Ai vetė tregon “Pa pretenduar se jam i mėnēur, u pėrpoqa qė nga vitet e femijėrisė tė kuptojė fjalėt e shpirtrave tė mėdhenj tė tė gjitha khėrave. Nė njė faqe tė njė partiture shkruan me shkronja tė mėdha “Ligji etik brėnda nesh dhe qielli me yje sipėr nesh. Kant”. Nga Shiler kopjon, vė nė kuadėr dhe vendos zyrėn e tij ngjitur me Vrutun, frazėn me prejardhje egjiptiane: « Jamė ajo qė Ėshtė. Jamė Gjithėsia, ēfar Ėshtė, ishte dhe do tė Jetė. Asnjė ekzistencė njerėzore nuk ka ngritur asnjėherė perden time”.

Lidhja e tijė me natyrėn qė dallohet nė veprat e tij e udhėheq nė njė perceptim brendėsor tė Perėndisė, nismėtare pėr epokėn e tijė dhe nga njė perceptim shpresdhėnės pėr jetėn dhe botėn. Nė njė nga shėnimet e tijė shkruan: “Kam pėrshtypjen se ē’do pemė mė thotė: Shejntėsi, Shejntėsi… Kush mund ti shprehė tė gjitha kėto? Dhe nėqoftėse tė gjitha humbasin, mbetet toka, akoma edhe nė dimėr. Nė librin e Shturmit “Filozofia e Natyrės” nėnvizon shumė herė kėto: “Do tė doja shumė tė ngjaja nė tė gjitha me njė pemė. Do tė doja tė kisha mė shumė virtyte,nė pėrputhje me zotėroj dhe vėndin qė Perėndia mė ka dhėnė, duke ruajtur frytete, dhe duke zhytur rrėnjėt e mia me qėndrueshmėrinė e Shpirtit, qė ti jap drejtim dhe forcė jetės time praktike. Nxitohem ti ngjajė atyre pemėve duke lidhur rrėnjėt e mia gjithmon e mė fortė me tokėn”. Dhe pas tokės vjen rradha e qiellit, e yjeve, prejardhja e tyre me Perėnditė qetėson zemrėn e tij. “Ah sikur tė mundja tė shkoja nga ylli nė yll, ashtu sikur nga njė lule tek njė tjetėr”.

Ėshtė e mundur qė Bethoven tė ketė qėnė Mason,por nuk ėshtė e sigurtė ashtu sikurse edhe pėr Havdhon, Moxartin dhe Gėten.

Nė shkrimet e tij pėrmend Perėndin: “E dua tė shenjtėn pa qėnė i krishterė. Mesha ėshtė pėr mua njė tekst jo mė shumė bindės se sa shkrimet e Miltonit dhe tė Gėtes”. Nė moshė tė madhe shkruan: “ Sokrati dhe Jezusi qėndruan si prototipet e mija”. Pėrmėndin se besonte nė njė Zot personal dhe i drejtohej tė shejntės direkt pa ndėrhyrjen e ndėrmjetėsave.Dikur kur njė nxėnės i tij i tregoi njė partiturė tė “Fidelios” ku kishte shkruajtur: “Boll mė me ndihmėn e Zotit”Bethoveni shtoi: “Njeri ndihmo veten”.

PUNĖT – PERIUDHAT:

Ishte njė krijues shumė pjellor. Katalogėt e regjistruar me kompozimet e tij arrijnė nė 138, pa llogaritur veprat e moshė sė tij rinore. Veprat e tij tė pavdekshme janė: 9 Simfonitė, 32 Sonata pėr pjano, Sonatat pėr vjolinė dhe pjano, 5 koncerte pėr pjano dhe orkestėr, Kuartetet, opera “Fideljo”, mesha « Missa solemnis», “Spteti” veēmas me Triot, Kuintetet, Serenatat dhe Bakatelet.

Ndahen nė tre periudha: Fillestare, tė Mesme dhe e Vona. Nė tė gjithė veprat dallojmė shpirtin heroik me tė cilin pėrballoi provat e jetės sė tij plot pasione dhe brendėsinė e thellė tė muzikantit.

Kompozimet mė tė rėndėsishme fillojnė nė vitin 1797. Deri atėherė ecuria e tij ishte si pianist dhe njihet si mjeshtėr zbulues, pavarėsisht natyrės sė tij tė rreptė dhe akuzave qė i benin mbi pėrdorimin e tepruar nė pedal, gjithashtu shquhet pėr improvizimet e tij tė jashtzakonshėm, tė cilat thuhet se mund ti pėrsėriste saktėsisht. Rrethet aristokratik tė kohės nė tė cilėn ishte i shumėkėrkuar, flasin pėr njė butėsi tė tillė me tė cilėn i binte tastave, e cila prekte Hyjnoren. Thuhet se dikur njė pianist i cili e kishte ftuar nė njė duel, sapo e dėgjoi tė luaj iku fshehurazi nga salla dhe asnjėherė s’u dėgjua mė prej tij.

Nė vitin 1799 kompozon “Sonatėn Pasionante” ose “Apasionata”, fryt i dashurisė sė tij me bukuroshen Hungareze aristokraten Tereza Fon Brunsvik, dhe vijojnė “Septeto” (1800) dhe “Sonata e Pranverės” (1801).

Viti 1802 ėshtė njė vit shumė i vėshtirė pėr tė pasi e dashura e tij Xhulieta Guiciardi tė cilės i kishte kushtua “Sonata nėn Dritėn e Hėnės” e lė dhe bashkė me tė edhe dėgjimi i tij, i cili kishte filluar ti shfaqė probleme qė prej vitit 1796. Trishtimi i tij ishte aq i madh sa qė kompozon “Testamenti i Hailingestatit” dhe ja dėrgon dy vėllezėrve tė tij me lutjen qė tė lexohet dhe tė kryhet pas vdekjes sė tij. Fillon duke thėnė: “o njerėz qė mė konsideroni dhe mė gjykoni te ligė dhe gjysėmnjeriu sa shum padrejtėsi mė bėni. Zemra ime qė kur isha fėmijė ishte e dhėnė pas Mirėsisė. Ndihesha gati tė realizoja gjėra tė mėdha. Por mendoni se kėtu dhe gjashtė vite mė ka goditur njė fatkeqėsi e pakorigjueshme… Kisha vendosur tė jepja njė fund. Vetėm arti mė pėrmbajti. Mė dukej e pamundur tė braktisja botėn pa pėrfunduar ēfarė isha destinuar tė japė”. Pėrsėri shohim tė kthehet kuptimi i Misionit, njė Misioni tė lartė, njė destinacion qė tejkalon provat njerėzore. Pastaj, siē vetė Bethoveni thotė, njeh shum mirė nga Platoni i tij i dashur “kush ėshtė fati qė pret vetvrasėsit nė udhėtimin e Shpirtit pas vdekjes” dhe vertikalizohet nė shembuj vullneti dhe garimi.

Nė vitin 1803 shkruan simfoninė e tij tė 3tė “Heroiken” tė cilėn ja dedikon Napoleonit, heroit tė tij, i cili mishėron idealet e lirisė, drejtėsisė dhe vllazėrisė tek tė cilat beson me gjithė zemėr. Nė kopertinė e saj shkruan “Bonoparti”. Napoleonit i kushton gjithashtu Koncertin nr. 5sė pėr piano ose “Perandoraku” (1809). Por pas αναγόρευση tė Napoleonit nė Perandor u nervozua aq shumė sa qė e grisi kopertinėn dhe Simfoninė e quajti “Heroike”.

Nė vitin 1807 shkruan “Simfonia e 5tė” me temė luftėn e njeriut me fatin, luftė e cila sipas studiuesve ēon nė fitoren pėrfundimtare tė njeriut kundrjet fatit, nė triumfin e vullnetit njerėzor. Por sipas tė tjerėve kjo luftė qė deklarohet me tre goditjet qė pėrbejnė motivin e veprės, gradualisht ėmbėlsohet dhe nė njė ēast goditja – e fatit dhe njeriu janė bėrė NJĖ. Njeriu ka pranuar Darmėn (=Rruga) e tij, destinacionin e tij dhe ndjek Fatin e tij, Qėllimin e tij, dhe bashkpunon me tė.

Nė tė njėjtėn periudhė shkruan dhe Simfoninė e 6tė, e cila lartėsohet si himn pėr natyrėn dhe elementėt e saj, diellin, erėn, pemėt, tokėn. Natyra bėhet pėr Bethovenin “Mesuesja e Jetės” “I dashuroj pemėt mė shumė se njerėzit. Pyjet, shkėmbinjtė, tė japin pėrgjigjen qė kėrkon” i shkruan mikeshės sė tij Terza Malfati.

Nė vitet 1812 – 1813 pėrjeton njė zhgėnjim tė thellė dashurie. Ėshtė dashuria pėr tė shumdashurėn e tij tė pavdekshme, pėr tė cilėn janė shkruajtur shumė por asgjė me siguri. Janė tė shumta gratė qė kaluan nė jetėn e tij dhe mes tyre njė vend tė veēantė zė Betina Bredano, e dashura e Gėtes. Por megjithėse gjatė gjithė jetės sė tij ka qenė romantikisht i dashuruar asnjėherė nuk qėlloi me fat nė kėtė fushė. Nė vitin 1812 bėhet takimi i famshėm Gėte – Bethoven. Tė dy njohin veprat e njėri tjetrit por janė dy natyra shumė tė ndryshme dhe nė pėrgjithsi ėshtė shumė e misterėshme se ēfarė ndodhte ndermjet tyre. Thuhet se Gėte shmangej gjithmon tė fliste pėr Bethovenin dhe njė herė qė e kapėn tuke dėgjuar tė 5tėn, dėgjoi vetėm pjesėn e parė, u kthye nė shtėpi i vrazhdė dhe kurrė mė nuk e dėgjoi muzikėn e tij.

Nė vitin 1816 kompozon nje cikėl kėngėsh “Pėr tė Dashurėn e Largėt” dhe fillon tė kompozojė tė 9tėn. Nė vitin 1822 mbaron meshėn e “Missa solemnis”, pėr tė cilėn punoi plot 10 vjet. Thonė se periudhė nė tė cilėn po e kompozonte ishte gjithmon qull nė djersė, i binte tempit me duar e kėmbė dhe banorėt e rrugės Maindligk, nė tė cilėn ndodhej, besonin se ishte i demonizuar. Por kur e mbaroi u gjendėn pėrpara njė njeriu tė ri. Ai vetė nė tekstin e tij “Zotėri” shkruan: “NGA ZEMRA MUND TĖ SHKOSH DREJT ZEMRĖS”. Konsiderohet si vepra qė ēliroi Bethovenin nga dyshimet tokėsore, megjithatė mori njė kritik tė ashpėr sepse u konsiderua se, sidomos nė pjesėt e meshės, pėrdorimi i tingujve intesiv, nė vend tė atyre qė janė tė butė, ishte njė mosrespektim.

Qė Bethoveni nuk tregoi favorizmin qė duhej por qėndroi pėrpara Zotit sikur edhe ai vetė tė ishte Zot. Vlera e veprės, qė bashkė me tė 9tėn konsiderohen si kryeveprat e Bethovenit, un njoh pas vdekjes sė tij.

Nė vitin 1823 pėrfundohet “Simfonia e 9tė” ose “Himn Lumturisė”, qė sipas shumicės ėshtė Simfonia mė e mirė e Bethovenit. Shkruhet nė kondita shumė tė vėshtira: dhimbje fizike, probleme ekonomoke, agoni e pandėrprerė pėr “mistrecin”, nipin e tij tė ftohtė Karl – tė cilin e ka nėn kujdestari qė prej vitit 1815 – nuk e ndalojnė Bethovenin. Pėrkundrazi gjen forcėn nėpėrmjet dhibjes tė arrijė lumturinė dhe tu mėsojė njerėzve rrugėn e vllazėrisė dhe tė lumturisė. Nė trishtim e nė lumturi Bethoven flet pėr fatin e pėrbashkėt tė gjithė njerėzve nė Rrugėn e gjatė tė Njerėzimit, pėr bashkimin pėrfundimtar tė tė gjithė Shpirtrave me GJITHĖSINĖ. Nė Maj tė vitit 1825 e 9ta paraqitet nė publik dhe krijuesi merr njė respekt shumė tė madhė. Por ai i ulur nė njė shesh nuk dėgjon as edhe njė duartrikitje dhe nevojitet qė njė nga koristėt ta marrė dhe ta kthejė nga publiku qė tė paktė tė shikonte entuziazmin e tyre tė madh. Kur koncerti mbaron atij i bien tė fikėt.

Fundi vjen pak mė vonė. 26 Mars 1827, pas njė pneumonie tė rėndė qė kaloi vitin e kaluar, pa marrė kujdesin e nevojshėm tė vėllait dhe nipit tė tij, nėn shoqėrin e rrufeve dhe bubullimave tė tėmerrėshme tė njė natyre gjerėsinė e sė cilės aq shumė dashuronte, Bethoven vdes.Varroset me tė gjitha nderimet – i famėshmi Frans Grilparcer, poeti mė i madh austriak thotė me zė tė lartė njė fjalim mortor prekės pėrpara turmės sė njerėzve – dhe udhėtimi i tij nė Qiell qė aq shumė dėshironte: “Ah! Sikur tė mundja tė udhėtoja nga ylli nė yll” fillon…
Attached Thumbnails
beethoven.gif  
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 19-11-2011, 02:40   #2
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 762
Diamanta will become famous soon enough
Points: 696,589
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,758,366
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim

Shkruar nga Dritan Kiēi

Ludvig van Bet’hoven (1770-1827), njė nga kompozitorėt mė tė famshėm dhe misteriozė tė botės vdiq me njė sekret tė madh pėr veten. Pas vdekjes, mes gjėrave tė tij, u gjet dhe njė letėr dashurie, shkruar pėr njė grua tė panjohur, tė cilėn mjeshtri i madh i muzikės e quante “E pavdekshmja e dashur”.
Bota nuk do mund tė mėsojė kurrė se kush ishte kjo grua misterioze, apo se si dashuria e tyre lindi e jetoi. Kompozimet si “Sonata e mesnatės” dhe shumė simfoni tė mjeshtėrit shprehin qartė tragjedinė e njė marrėdhėnieje qė nuk u shfaq kurrė publikisht.


6 korrik 1806

Engjėlli im, gjithėsia ime, ti, vetvetja ime! Po tė them vetėm pak fjalė sot, e po i shkruaj me lapsin tėnd. Boshllėku qė mė le nuk do tė mbushet deri nesėr; ē’humbje e pavlerė e kohės!
Pėrse ėshtė i nevojshėm gjithė ky trishtim? Nuk ka tjetėr gjė veē sakrificės dhe kufizimeve pėr dashurinė tonė? A bėn dot ti tė mos jesh nė gjithēka e imja, apo unė mos jem i gjithi i yti?
Zot! Shiko kėto bukuri tė natyrės dhe ngroh shpirtin me atė qė duhet tė jetė. Dashuria kėrkon gjithēka dhe kjo me plot tė drejtė, sepse ėshtė me mua tani, njėsoj siē je edhe ti. Nėse trupat tonė do ishin tė bashkuar, ti do tė ndjeje tė njėjtėn dhimbje si dhe unė.
Tani njė ndryshim, nga ajo qė shohim jashtė, te ajo qė jemi brenda. Me siguri to tė shihemi disi mė shpesh. Nuk mund tė t’i them dot tė gjitha ato qė kam vėnė re nė jetėn time kėto ditė tė fundit. Nėse zemrat tona do ishin pranė e pranė, sigurisht nuk do mund tė shihja asgjė ē’kam parė. Zemrėn e kam plot me ato qė dua tė tė them, por ka momente kur mendoj se fjalėt nuk thonė dot asgjė. Por gėzohu! Qėndro thesari im i vėrtetė, gjithēkaja ime ashtu siē jam unė i yti. Zotat mė pas do na japin atė qė ata mendojnė se do jetė mė e mira pėr ne.

I yti
Ludvig




Shqipėroi dhe pėrgatiti

Dritan Kiēi
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin

Tema tė njėjta
Tema Filluesi i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i fundit
Ju pelqen jeta e nates? Semiramida Tema shoqėrore 23 03-09-2012 16:44
Rozana Radi dhe jeta e saj Albanian Personazhe VIP 1 11-10-2011 21:52
Jeta me qenie tė padukshme Complete Fenomene Paranormale 0 03-08-2011 15:21
Jeta dhe Vdekja Complete Filozofi 0 20-11-2009 14:48


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 13:31.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar