Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Shkencat shoqėrore dhe tė natyrės > Filozofi

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 11-11-2011, 02:58   #1
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 765
Diamanta will become famous soon enough
Points: 700,910
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,762,687
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim Fjale te urta filozofike Shqiptare

SAMI FRASHERI


*Ēdo ditė e jetės sate ėshtė njė faqe e biografisė sate, kujdesu ta shkruash mirė,

sepse njė faqe e keqe ndyn gjithė librin.



*Njeriu duhet tė pėrpiqet tė mėsojė ēdo gjė, jo tė tregojė veten e tij.



*Zgjuarėsia ėshtė njė dritė hyjnore, ndriēimi i sė cilės ndrit jo vetėm sipėrfaqen e

sendeve, por edhe brendinė e tyre.



*Mė i forti i njerėzve ėshtė ai qė ėshtė i zoti tė pėrmbajė vetveten



*Ajo qė qeveris botėn nuk ėshtė as forca, as ligji, por ėshtė mirėsjellja dhe edukata.



*Bota ėshtė njė shesh i ekspozuar shiut dhe erės; ai qė nė kėtė shesh e ruan dritėn e

pėrpjekjes e tė kuptimit dhe nuk e shuan, ėshtė filozof i vėrtetė.





*S’ka njeri tė pafajshėm nė botė; i mėncuri nuk i thotė djalit mos gabo, por e kėshillon

tė gabojė sa mė pak.



*Nuk i takon gjė dhėmbit tė skiles qė qėndron e mbyllur nė strofkun e vet.



*Njerėzit ndryshojnė nga njėri-tjetri nga koka, jo nga kėmbėt



*Miqėsia ėshtė si drita e shkrepėtimės; sa mė i errėt tė jetė vendi, aq mė shumė

ndriēon.



*Rruga e jetės ėshtė drejtėsia, mos u ndaj nga rruga pėr tė hyrė nėpėr rrugica.



*Njeriu mentar nuk flet pėr veten e tij dhe pėr punė qė i pėrkasin atij vetė.



*Kush ve interesat e pėrgjithshme mbi tė tijat, ėshtė njeri me tė vėrtetė.



*Jeta e njeriut ėshtė njė pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqėsia. Po tė ishte

dredhur vetėm nga fatkeqėsia, do tė ishte kėputur shpejt, po tė ishte pėrbėrė vetėm

nga lumturia, do tė ishte tepėr i ashpėr dhe nuk do tė hynte nė punė.



*Gabimi i atij qė punon me dėshirė dhe endje, ėshtė mė i mirė se tė qėlluarit e atij

qė punon pa dashur.



*Grada e qytetėrisė dhe e moralit tė njė populli kuptohet nga kėngėt dhe lojėrat e

tij.



*E vėrteta ėshtė njė lloj ujė i nxehtė qė del nga toka, i cili shkrin dėborėrat dhe

akujt qė ka pėrqark, i bėn pėr vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado qė mund tė

ngrijė duke u ftohur ajri, pa kaluar shumė kohė prapė bėhet siē ka qenė (ujė i

rrjedhshėm).



*Gjithėsecili dėshiron t’i shohė njerėzit e mėdhenj, por mė mirė ėshtė tė shohėsh

veprat e tyre, d.m.th. tė shohėsh ata vetė, sepse idetė e tyre s’kuptohen nga fytyrat

e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.



*Kush nuk merret vesh me vėllanė, s’merret vesh fare me bashkėqytetarėt e tij.



*Njeriu tė mos ketė frikė nga ligji, tė ketė turp nga bota, tė ketė frikė nga

ndėrgjegjeja e tij.



*Mendojmė se njeriu vdes dhe shkon, mirėpo tė vdekurit janė ata qė edukojnė

fėmijėt tanė, qė na mėsojnė dituritė dhe shkencat, kur marrim nė dorė njė libėr

dhe e lexojmė nė vetmi nė njė ēip dhe, sipas rastit, ata na bėjnė tė qeshim apo tė

qajmė.



*Ai qė pranon kėshilla, ėshtė mė i madh se ai qė jep, sepse, sa lehtė ėshtė tė japėsh

kėshilla. aq rė-ndė ėshtė t’i pranosh.



*Dyshimi ėshtė gur argjendari i sė vėrtetės, kush dyshon nė marrėdhėniet e

pėrditshme, s’gabon asnjėherė, kush dyshon nė veprimet e veta, bėhet filozof.



*Njė kokėrr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera qė e kanė

mbushur.



*Ai qė i pėrgjigjet me ligėsi mirėsisė sate, bėhet mjet pėr tė bėrė tė njohur mirėsinė

tėnde dhe ligėsinė e vet.



*Forca e mendimit hy nė punė mė shumė se tehu i shpatės; prandaj ruaje atė dhe

mbaje gati pėr ta pėrdorur nė kohėn e duhur.



*Shkalla e parė e marrėzisė ėshtė tė kujtosh se je i menēur.



*Njeriu ka nevojė pėr arsim ashtu si bima pėr ujė. Ashtu sikundėr qė thahet pema

kur ėshtė e njomė, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtėrisht po nuk u edukua

qysh nė fėmijėri (vogėli), sepse nuk i mbetet gjė pėr t’i shėrbyer njerėzimit.



*Njeriu nuk ėshtė i pėrjetshėm, le tė pėrpiqet tė jetė e pavdekshme ajo qė do tė

thotė dhe ajo qė do tė bėjė.



*Gjėrat qė numėrohen tė shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i

lakmisė pėr famė e madhėshti, s’mund t’u qėndrojnė disa dėshirave tė kota,

ndėrsa dashuria mund ēdo gjė. Dashuria duron varfėrinė, nevojėn, urinė,

mundimin, poshtėrimin — ēdo gjė. Dashuria e ndryshon skėterėn nė parajsė. Nė

qoftė se kėrkohet njė shenjė e botės shpirtėrore nė botėn lėndore, ajo shenjė ėshtė

dashuria.



*Fjalėt dhe punėt e njerėzve tė mėdhenj nuk janė sipas vendit e kohės sė tyre, ata

mund t’i pėrshtaten ēdo kohe dhe ēdo vendi.



*Kush bazohet nė forcėn, bie pėr tokė po sa tė thyhet forca, por ai qė bazohet nė

drejtėsinė, ėshtė i mbėshtetur nė njė godinė tė fortė qė nuk shembet kurrė.





*Mendja e njė kombi ėshtė arsimi, zemra e tij — morali i pėrgjithshėm.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.

Herėn e fundit ėshtė redaktuar nga Diamanta : 11-11-2011 nė 03:04
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 11-11-2011, 11:38   #2
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 765
Diamanta will become famous soon enough
Points: 700,910
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,762,687
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim Mid’hat Frasheri

Liria ėshtė qė tė mos tė trazojė njeri ty dhe ti tė mos tė trazosh tė tjerėt.


Meqėnėse jeta dhe siguria e secilit ėshtė e lidhur me fatin e tė gjithė atyre qė, sė bashku, formojnė kombin, do tė na donte shpirti qė ēdokush tė sakrifikojė pesė minuta nė njėzet e katėr orė dhe tė hetojė nga thellėsia e vetes sė tij se c’shėrbim ka bėrė pėr shoqerinė dhe c’tė mirė mund t’i bėjė kėsaj shoqėrie qė quajmė komb.


Nuk mund tė punojmė pėr vendin tonė, po nuk patėm njė dashuri per ēdo cep tė Shqipėrisė.


Patriotizma ėshtė njė egoizėm. Ajo ndjenjė na shtyn tė kėrkojmė madhėrinė dhe nderin e kombit, se tek ajo madhėri e tek ai nder do tė gjejmė ne vetė madhėrinė, lumturinė dhe nderin e secilit.


Njerėzit e njė kombi janė solitarė. E mira dhe lumturia jote, janė dhe tė miat. Fatkeqėsia jote ėshtė dhe pėr mua. Nderi yt mė nderon edhe mua dhe turpi yt mė nxin edhe faqen time.


Shpėtimi i Shqipėrisė do tė vijė me anė tė vetes tonė.


Gjithė vlefta, gjithė fuqia, gjithė virtyti nė kėtė botė ėshtė, puna. Njė punonjės pėr mua ėshtė njė njeri i madh, qoftė hekuruar, qoftė bujk i palodhur, qoftė artist, ose letrar. Admiroj tek ai sforcim qė s’lodhet, vullnetin qė nuk dėshpėrohet, metodėn qe i shton fuqinė dhe durimin, qė ia ben punėn tė ketė duk dhe uratė. Se ai qė nxjerr njė punė nė shesh, ai qė krijon njė send prej asgjėje, ai pa dyshim ka bekim, ka frymė dhe dritė prej sė larti.


Puna, vulneti dhe palodhja ndalojnė shumė tė kėqia, lin dhe njė tok tė tjera.


Ėshtė i lumtur ai qė di dhe mmund tė punojė, qė di dhe mund tė bėjė edhe tė tjerėt tė punojnė.


Qė ta zgjojmė frymėm e iniciativės, duhet tė pushojmė sė shpresuari gjė prej qeverisė.


Disa njerėz nuk duan bisedimin, po u pėlqen vetėfjalimi(monologu): ata kėmbėngulin nė idetė e tyre dhe marrin vrapin mbi tezėn qė u pėlqen. Nė gjuhen frėnge ka njė shprehje tė bukur pėr tė tillėt:” U pelqen tė dėgjojnė veten e tyre”.


Bisedimi ėshtė njė dėfrim shpirti dhe mendjeje,qė ndien njeriu duke rrėfyer mendimin e tij dhe duke dėgjuar tė tjerėt,me pak dėshire,me ēelje zemre,mbase,nga njė herė,edhe me pak diplomatėri,si lodra e shahut.


Ėmbėlsi e bisedimit ėshtė nė sforcim qė bėn njeriu tė rrėfejė kthjelltė dhe me elegancė idenė e tij;nė pėrpjekjet qė bėjmė tė kuptojmė mendimet e tjetrit,tė hyjmė nė shpirt tė tij dhe tė identifikohemi me tė.Pak njerėz dinė dhe ndjejnė shijen e bisedimit,pėr tė cilin duhet mė parė tė jemi tolerantė,pa kėmbėngulje,tė matur dhe pa inat.


Fatkeqėsi e njerėzisė vjen nga mungimi i vullnetit. Ai ndalon perfeksionimin moral dhe s’na lė tė korrigjojmė tė metat tona…Ky pėrtim moral e mban lidhur njerinė me tė metat, fajet. Shumė herė njeriu ,duke rrėkėllyer poshtė, dėshiron tė mbytnjė atė zė qė vjen sė thelli…


Duhet tė kemi kurajo tė themi tė vėrtetėn, tė bardhės- tė bardhė dhe tė zezės- tė zezė.


Ėshtė njė virtyt i madh tė duam tė jemi, ashtu si duam, tė dukemi ose tė rrėfehemi ashtu si jemi.


Ena kallaiset sė brendėshmi.


Miqėsia s’bėhet kurdoherė me tė ngjarė dhe me simpati tė karakterit; shumė herė bėhet me tė ditur tė bėjmė lėshime pėr mikun, tė dimė ta duam ashtu si ėshtė, me tė mirat dhe tė ligat e tij.


Tė endurit matet-me kut, lėndėt-me okė dhe koha-me ngjarje.


Cdo njeri ka njė tru tė vecantė. Prej trurit vjen mendimi dhe logjika, fytyra besnike dhe harmonike e veglės qė mendohet dhe qė ndjen. Pas arkitekturės konstitucionale tė trurit ėshtė dhe karakteri i njeriut, stili i tij nė tė shkruar, manifestimi i tė jashtėrave tė mendimit, d.m.th prirja prirja e tij pėr artet grafike dhe plastike, muzikėn etj. Mbase njė ditė, do tė vijė, qė duke parė veprat e njė njeriu, tė njė piktori, njė punė arkitekture, njė shkrim etj,, do tė mundim tė bėjmė diagramėn besnike tė encefalit tė tij.


Qė tė mund njeriu tė jetė kurdoherė i ndershėm, tė mbajė kundėr cdo ngjarjeje dhe rėnieje ndershmėrinė dhe integritetin e tij, duhet ta marrė nė sy qė tė mund tė rrijė njė ditė me kepucė tė vjetėruara dhe hajė buk’ e djathė. Cdo njeri qė ėshtė nė mizerje, s’ėshtė padyshim kurdoherė i ndershėm, po ay qė s’duron dot mizerjen dhe privacionin, s’mund qė tė mbajė ndershmėrinė e tij.


Mos e qorto dhe mos e shaj shqiptarin pėr fajin qė ka bėrė, se ajo ėshtė mėnyra mė e fortė qė ta bėsh tė kėmbėngulė nė atė faj. Merre me tė mirė dhe shiko ta bindėsh, pa pasur as pamjen e tė dhėnit kėshillė.


Shqiptari , duke mos e shaj shqiptarin pėr fajin qė ka bėrė,se ajo ėshtė mėnyra mė e fortė qė ta bėsh tė kėmbėngulė nė atė faj. Merrė me tė mire dhe shiko ta bindėsh, pa pasur as pamjen e tė dhėnit kėshillė.


Shqipėtari, duke mos qėnė i mėsuar me jetė politike, dua tė them, duke mos pasur gjer mė sot shtet, qeveri dhe indipendencė, s’ka kuptuar dot akoma barrėn, deyrat dhe pėrgjegjistė qė rrjėdhin nga njė jetė indipendente.


Cdo pėrparim vjen nga idetė e pėrparuara, nga idetė e reja.


Ka natyra tė frikshme, tė dobeta, qė tremben prej realitetit dhe pėlqejnė krimbin e dyshimit. Janė si ata qė duan mė mirė t’u dhėmbė gjithnjė dhėmballa, se sa ta durojnė njė herė dhembjen e tė qiturit.


Entuziazmi, besimi i plotė te mendimi, dėshira dhe inspirimi i minutės, padyshim na shtie shumė herė nė faje dhe gabime.


Kėnaqėsi na jep dhe shpesh herė pėr sa punė tė mėdha bėhet shkak.


Njė ngazėllim i vėrtetė ėshtė ai qė ndjen njeriu pas njė shoqėrimi, pasė njė lufte ndrėrmjet dėshirės dhe detyrės, njė luftė nė tė cilėn mund vehten dhe i jep celik vullnetit. Nė jetė cdo gjė duhet tė reduktohet me njė operim matematik, me njė peshim, dhe do zgjedhur ana qė rėndon mė tepėr…


Mėsoni tė kurseni kohėn, mėsoni mirė pėrdorimin e kėsaj gjėjė tė vlefshme qė i thone kohė…Harrojmė se ditėt tona janė tė matura dhe se gėrshėea e shtrigės kohė ėshtė gjithnjė gati tė presė fillin e gjėllimit…


Mbrėmjeve, pa fjetur, shiko hesap e vėshtro ē’ke bėrė ditėn dhe, nė qoftė se tė ka ardhur njė mendim i ri, nė qoftė se ke ndjerė njė gjė tė re, mos e kqyr si tė humbur atė ditė: je me fitim.


Partizanėt e barazimit s’duan kurrė qė i poshtmi tė ngrihet sa i larti, po i larti tė unjet sa i poshtm. Rrafshimi ndėr ta do me thėnė prishje dhe rrėzim. Prandaj vjen fatkeqsia.


Gruaja na robėron me dobėsitė dhe jo me vullnetin e saj. Sa mė pak Fuqi tė duket se ka gruaja, aq mė tepėr siprėri ka mbi ne.


Patrikularizma, lokalizma dhe ekskluzivizma tek shqipėtari rrėfehen me atė mani qė ka secilido tė marrė emrin e fshatit ose tė qytetit si emėr familjeje. Kur piqen dy shqipėtarė, pas gėzimit tė parė, pyetja esenciale ėshtė: nga tė kemi z.tėnde?


Shumė herė ideali pėr shqipėtarin ėshtė tė qenėt i zoti, me ēdo mėnyrė qė tė jetė.Pa dyshim, duke pasur horizontin tė ngushtė, nuk mund tė kėrkojė vec suksetet e lehta.


Fatkeqėsi qė njeriu ka pak ambicion dhe shumė kotėsi.


I lumtur ėshtė ai qė nė vėshtirėsi lė tė flasė zemrėn dhe jo mendjen e tij.


Njerėzit qė s’gjejnė mjaft interes tek vetja e tyre, merren me punėt e botės.


Shumė herė jeta mbetet si njė skicė e pambaruar. Kur shohim zbraztėsinė e saj, duam tė kompletojmė tablonė, tė vėmė ngjyrat e duhura atje ku mungojnė. Por zėmė tė shohim se vilari i jetės nuk duran qortime.


Feja, mėmėdheu, prona. Por, jo vetėm mėmėdheu, edhe feja vetė- prej frymės sė promės rrjedhin.


Fjatėt dhe frazat janė kufoma pa jetė: Stili u jep shpirtė. Ky shpirt qė vėmė nė stil, ėshtė uni.


Vetėm njė proverb tė mirė di:”Trimi i mirė me shokė shumė”. Por kur mendij fjalėn e Ali Pashės: dy shqiptarė janė shumė!Atėherė kam dėshirė ta kthej proverbin:”Trimi i mirė me shokė…pak!”


Ata qė s’kanė ndjerė ngazėllimin mistik tė sakrificės inteligjente, pa dyshim janė zvjerdhur dhe prej njė nga mė tė mėdhenjtė faktorė tė lumtirisė.


Gjithė fatkeqėsia vjen kur njeriu kėrkon tė rrojė pa fituar, tė fitojė pa punuar, tė punojė pa u lodhur.


Dhembja mė e madhe ėshtė pikellimi i brendshėm, jo ai qe rrėfehet.


Shpesh herė zemerimi ynė vjen jo se kemi tė drejtė, po se kemi faj dhe na vjen ligsht qė na e shohin tė tjerėt.


Njeriu ka nevojė pėr dashuri: tė dojė dhe tė duhet.


Nė qoftė se kujtimi ėshtė njė bekim dhe njė lumturi, nga ana tjetėr edhe harrimi s’ėshtė njė dhuratė mė e vogėl e zotit. Pa harrimin, si do tė mundnim tė rifillojmė jetėn, tė kemi kurajo dhe zell, tė mbajmė gjallė fjalen e entuziazmės dhe tė dashurisė?


Komunizma ėshtė njė sėmundje e tmerruar, si tėrbimi i qėneve dhe i ujqėrve, ėshtė njė kolerė qė nuk shkatėrron vetėm trupin,por dhe mė tepėr akoma, zemrėn dhe shpirtin e njeriut.


Kur merr njė detyrė, ki disiplinė e durim. Sqiptarin e ka prishur mungesa e disiplines dhe zjarri i padurimit


Kur tė proponohet njė send qė e mendon edhe ti tė mirė dhe e gjykon tė dobishėm,bindu. Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti mė parė tė japėsh shembullin e bindjes jo tė verbėr.


Hiqe veten si pak tė menēmė dhe kap tė ditur. Mėndjemadhėsia na ka ēmendur gjer mė sot.


Mos u hidhėro po tė shkoj tjetri para, edhe pse nuk ndenje dot nė krye. Zilia na ka lėnė tė panderuar.


Kij ambicion tė vėrtetė: mos mendo orėn e sotme dhe minutėn nė tė cilėn rron. Kujto pak pritmin,eternitetin.


Dhe sė fundi, njė fjalė e urtė qė i pėrket mė sė shumti vetė Mid’hat Frashėrit: ”Nė punė kije pėr lavdi tė jesh shėrbestar. Ji i lumtur kur bėn njė send tė dobishėm, pa le tė mos e dijė bota”.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin

Tema tė njėjta
Tema Filluesi i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i fundit
100 shprehjet mė filozofike tė te gjitha kohėrave Bl@ck_E@gle Filozofi 69 11-10-2014 16:46
Praktika nė bejzboll qė tė lė “pa fjalė” atdhepo Kuriozitete 0 16-08-2011 12:28
Reflektime Filozofike Complete Filozofi 0 20-11-2009 15:47
Fjale te urta Semiramida Gjuha shqipe | Folklori Shqiptar 0 20-08-2009 02:33


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 02:17.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar