Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Kulturė - Art - Dije > Letėrsia shqipėtare dhe botėrore > Poetėt e huaj

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 08-11-2011, 03:12   #1
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 765
Diamanta will become famous soon enough
Points: 700,742
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,762,519
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim Franēesko Petrarka

Petrarka, pas pėrsosjes morale tė njė gruaje


Franēesko Petrarka ose presidenti i republikės universale letrare 630 vjet nga vdekja e tij; 10 vjet nga botimi i “Libri i kėngėve”- Nga Avinjoni nė vendin e orgjive dhe korrupsionit tė madh tek dashuria e tij qė e pėrjetoi nė heshtje pėr gjithė jetėn; Laura, gruaja qė u bė simbol i bukurisė fizike dhe pėrsosmėrisė morale, qė u universalizua nė poemėn e tij



Zoti Petrako, siē quhej i ati i Franēesko Petrarkės, ishte noter. Ai banonte nė Firence dhe bėnte pjesė nė partinė e

“tė bardhėve”. Kur erdhėn nė pushtet “tė zestė”, ai dhe shumė tė tjerė, u detyruan tė shkonin nė emigracion politik, larg Firences sė tyre tė dashur. Njė emigrant i tillė ka qenė edhe Dante Aligeri, i cili e provoi se sa e “hidhet” ishte buka e huaj.

Zoti Petrako ishte martuar me zonjėn Eleta Kanixhani, njė grua shumė e sjellshme dhe e menēur. Franēesko u lind nė Areco mė 20 korrik 1304. Njė pjesė tė fėmijėrisė e kaloi nė fshatin Inēizė tė Valdanos, ku i ati kish njė pronė. Kur mbushi tetė vjeē, familja u shpėrngul pėr nė Pizė dhe atje i ati zuri punė. Po nuk ndjenjėn shumė kėtu, mbasi Petrako u thirr nga Papa nė Avinjon si noter.

Aty u krijuan tė gjithė mundėsitė qė Francesko tė shkonte nė shkollė. Pėr kėtė qėllim, ai u dėrgua pranė gramatikanit tė famshėm atėhere Konvenevole di Prato, i cili mėsoi atij latinishten, gjuhė qė e pėrvetėsoi shumė shpejt dhe qė i ngjalli njė kureshti tė thellė pėr veprat e shkrimtarėve antike grekė e latinė, nga tė cilėt nuk u nda tėrė jetėn.

Mė 1318 e regjistruan nė Universitetin e Monpeliesė nė Fakultetin e Drejtėsisė, sipas dėshirės sė tė atit, i cili deshi ta stėrviste tė birin nė shkencėn e ligjeve, ku punonte dhe vetė. Si mbaroi aty, u dėrgua pėr tė plotėsuar studimet nė Universitetin e Bolonjės, tė cilin e braktisi, sapo i vdiq babai. Mė 1326 u kthye nė shtėpi dhe u dorėzua prift, me qėllim qė tė merrej me letėrsi dhe tė fitonte bukėn e gojės.

Mė 6 prill 1327, siē thuhet, tė Premten e Zezė, ai u vėshtrua sy mė sy me njė grua tė bukur nė kishėn e Santa Klarės nė Avinjon dhe u dashurua nė heshtje pėr tėrė jetėn. Pėr tė ai shkroi njė ditar nė vargje nė gjuhėn popullore, italishten e folur tė atėhershme nė rrethet e Toskanės, dhe e bėri atė tė pavdekshme. Duan tė thonė se kjo grua ka qenė Laura Noves, dhe se nė vargje luan me emrin e saj me fjalėt “ar”, “lar”, “aurorė”, “ajėr”. Kushdo qė tė ketė qenė ajo, njė gjė ėshtė e sigurtė; gruaja pėr tė cilėn flet, ėshtė njė grua reale e jo e imagjinuar, dhe pėr kėtė tė bindin vetė vargjet e tij.

Kjo grua vlerėsohet nga poeti, si njė simbol virtyti, ndershmėrie dhe bukurie njerėzore. Si e tillė, ajo u bė dhe njė simbol lirie nė rrethanat e obskurantizmit mesjetar. Mendoj se ky ka qenė edhe shkaku i idealizmit tė kėsaj gruaje si simbol i bukurisė fizike dhe i pėrsosmėrisė morale, tė cilat me kohė morėn njė vlerė kaq universale. Veē kėsaj, edhe njė ngjarje tjetėr ka ndikuar shumė nė jetėn e Petrarkės, takimi me Xhakomo Kolonėn, peshkop qė rridhte prej njėrės nga dyert mė tė dėgjuara tė Italisė sė asaj kohe. Kėtė peshkop Petrarka e shoqėroi deri nė Lombez tė Pirenejeve, ku ai kish peshkopatėn e tij. Nė Lombez ai u njoh edhe me tė vėllanė e peshkopit, Xhovani Kolonėn.

Me kėtė tė fundit, nė vitin 1333, nisėn njė udhėtim nėpėr Evropė dhe kėrkuan nėpėr bibliotekat e Kuvendeve vepra tė shkrimtarėve antikė, tė cilat mendohej se kishin humbur. Pėr katėr vjet, ata vizituan Francėn, Spanjėn, Flamandrėn, Anglinė dhe Gjermaninė. Panė shumė vende, shkuan nėpėr duar shumė vepra tė letėrsisė antike greko-romake dhe zbuluan vperėn “Letra familjare” tė Ciceronit. Nė janar tė vitit 1337,ata mbėrritėn nė Romė, ku Petrarka shkelte pėr herė tė parė. Roma e habiti me monumentet madhėshtore tė lashtėsisė si Koloseu, Kapitali etj,.

U kthye nė Avinjon dhe u vendos nė Valkjuzė, pranė lumit Sorga, qė e plazmoi me vargun e famshėm: “Tė ėmbla ujra, tė ftohta e tė kthjellta”, qė u bė yll i lirikės italiane pėr qindra vjet.

Mirėpo, vetė Petrarka nuk kish ndonjė konsideratė pėr vargje tė tillė. Ai mendonte tė fitonte lavdi duke shkruar nė gjuhėn e moēme tė romakėve dhe, pėr kėtė, iu vu punės tė shkruante latinisht njė poemė pėr heroin e tij mė tė dashur, Skipion Afrikanin. Atė e realizoi ndėrmjet viteve 1339-42 dhe titulloi “Afrika”.

Poema u shkrua bukur, ajo bėri bujė nė oborret e kohės dhe nė rrethet e inteligjencies qė e njihte historinė. Pa e pėrfunduar mirė, autori u thirr nga Universiteti i Parisit mė 1340 dhe njėkohėsisht nga Senatit i Romės nė shenjė nderimi. Mė 8 prill 1341, mbreti i Napolit, Roberti, i vuri poetit nė Kapital njė kurorė me dafina. Thuhet se ceremonia ishte madhėshtore, sepse qėlloi tė ishin ditėt e pashkėve katolike tė atij viti. Natyrisht, kjo ishte kurora e poetit zyrtar dhe jo e poetit tė “Librit tė kėngėve”.

Pas kėsaj ngjarje, filluan ta ftonin nė shumė oborre princėrish e mbretėrish dhe u njoh kėshtu edhe me familjen e madhe tė Mediēėve. Ai u dėrgua tok me Kola Rienzi nė fakt tė digjej nga dėshira qė tė ripėrtėrinte perandorinė Romane, mirėpo ishte i dhėnė edhe pas orgjive e qejfeve dhe u kthye nga Avinjoni nė Firence pas katėr vjetėsh. Siē dihet, nė atė kohė Avinjoni ishte kthyer nė njė vend orgjish e korrupsioni tė madh. Petrarka e quan atė, nė njė sonet tė tij, “ēerdhe poshtėrimesh”.

Mė 6 prill 1348, si nė njė pėrputhje tė ēuditshme datash, vdes Laura. Kėtė lajm Petrarka e mėsoi vetėm pas disa muajsh. U kthye nė Valkjuzė nė kodrat pėrqark me kujtimin e dashurisė sė tij dhe nuk mundi tė qėndronte mė aty. Mė 1352 e gjejmė nė domenet e familjes Viskonti nė Milano, ku u vendos nė vilėn e thjeshtė “L’interno. Familja Viskonti e priti me nderime tė mėdha. Nė vitin 1355 ai e pagėzoi Marko Viskontin e dėgjuar dhe u dėrgua pėr ca kohė nė Pragė si ambasador i kurorės sė Karlit tė IV. Nė kėtė kohė, shėtit pothuaj gjithė Italinė e Veriut dhe nė Venecie pritet nga autori famshėm i “Dekameronit”, Bokaēo.

Pas gjashtė vjetėsh, u kthye sėrish nė Padova dhe aty, nė fshatin Arkua vdiq mbi tavolinėn e tij tė punės, me njė libėr tė antikitetit nė dorė.

Petrarka mendoi tėrė jetėn sė kontributi i tij mė i madh ishin veprat qė kishte shkruar nė gjuhėn latine dhe, nė tė vėrtetė, ai nuk kishte shkruar pak nė kėtė gjuhė. Mjaft tė pėrmendim “Ekloget”, “Letra nė vargje”, njė prej tė cilave ėshtė autobiografike, “Mbi vetminė”, “Jeta e burrave tė ndritur”, “Mbi mėnyrėn e ndreqjes sė fatit tė mirė apo tė keq”, “Sekretet” etj.

Ja si rrėfehet aty: “ Mė pėlqen shumė jeta mondane”, “Harroj se ka vdekje”, “Jam shumė krenar”, “Dėshiroj lavdi dhe pasuri”, “Jam ambicioz dhe shpesh bie nė mėkatin e zemėrimit”, “Kam dy armiq tė fortė qė s’mė lėnė tė afrohem me Perėndinė: Dashuria dhe Lavdia”etj.

Veē “librit tė Kėngėve”, nė italisht ai shkroi edhe njė vepėr nė tercina me titull “Triumfet”. Kjo ėshtė mė tepėr njė vepėr meditative, dhe ka 13 kapituj. Librin e fillon me dashurinė, tė cilėn e mund Laura. Ajo triumfon mbi tė me anėn e pastėrtisė morale.

Vdekja triumfon mbi Dashurinė, pse Laura vdes. Mbi vdekjen triumfon Lavdia, pse kujtimi rron. Mbi lavdinė triumfon koha, dhe mbi kohėn, triumfon Zoti, i cili ėshtė i pafund.

Megjithė kėtė,, libri mė i rėndėsishėm i Petrarkės mbetet “Libri i kėngėve”, ku ka vėnė dashurinė e tij tė vėrtetė e, tok me tė, dhe detin e vuajtjeve tė tij. Nė kėtė libėr, dashuria e tij rrethohet me tė gjithė lumenjtė e botės dhe njėkohėsisht me njė det melankolie e pendese. Gruaja qė dashuron u bė liria dhe robėria e tij, u bė gėzimi dhe helmi i jetės, era e lirė e mėngjesit, dhe katinari i zemrės, u bė shpresė e dyshim. Nė kėtė filtėr ndenjash tė sinqerta kalojnė tė gjithė vargjet e kėtij libri, i cili nuk u shkrua qė tė botohej ndonjėherė, por pėr tė mbyllur aty mallin e zemrės pėr vete. Nė kėtė libėr, me ndonjė pėrjashtim, nuk moralizohet, por vetėm tregohet me atė stil tė ėmbėl me tė cilėn kish ēarė udhė mė parė mėsuesi i tij i madh, Dante. Ai e shpie mė tej kėtė rrugė, duke u shprehur me njė elegancė tė pashoqe dhe me njė vėrtetėsi kaq universale
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-11-2011, 03:14   #2
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 765
Diamanta will become famous soon enough
Points: 700,742
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,762,519
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim

I.- Kėngėt e Laurės

Ju qė dėgjoni vargjesh zėrin tim,
Ato psherėtima q’ushqyen zemrėn time
Kur isha i ri e rashė nė gabime
E tjetėr isha nė moshė, nė lulėzim.

Me tjetėr varg po qaj me pikėllim
Tė shkimet shpresa, dhimbje e kotėsi
Qė i njeh mirė, kush ra nė dashuri,
Tė falur s’dua, po vetėm pėrdėllim.

Dhe un’ e di, tė gjithė mė kuptuan,
Shkoi gjatė kjo pėrrallė’ rreth meje, pėr ēudi,
Sa prej vetvetes vetė mė erdhi rėndė.

Por ky ėshtė fryt i shpirtit tėnd kur vuan:
Pendesė ėsht’, delir, nėse s’e di,
Se ē’tė pėlqen e shkurtėr ėshtė si ėndėrr.


XXVI

Gėzimi humb, kur s’duket gjė mbi tokė,
Anijen kur e egra valė e mund:
Tė dhimbsen naftėt e gjorė mė nė fund,
Kur zallit falen, tė zhyer bėrė trokė.

S’ka gaz nė burg, ke hekurin mbi kokė,
E hallk’ nė qafė qė tė godet, tė mbyt,
Dhe shpat’ e zhveshur nė luft’ e gjak tė zhyt,
Kupidi Zot me ty lufton, hap gropė.

Dhe ju qtė lėvduat nėpėr rima
Fjal dashurie atij nė varg i thatė,
I ktheni nderin se vrau nė jetė kaq trima,

Pse thau njė shpirt tė mikut tim tė ngratė?
Ja, kėtij Zoti lavd i thurt’ shpesh herė
Pėr ē’ju punoi nėntėdhjet’ e nėntė herė.


XXXII

Sa mė afron mbi dhe e fundmja ditė,
Aq mė i shkurtėr mė bėhet dhe mjerimi,
Dhe aq mė shumė mė hyn nė shpirt dyshimi:
Nėse jetova kėtu pa mend, pa dritė.

I thashė zemrės: dhe pak s’do shkojnė ditė
Dhe dashuria do shuhet dalngadalė
Nėn njė dėborė qė bie palė-palė,
Tė fundmin gjumė kėtu do tė flesh, o shpirt.

Edhe nga pas do bjerrėsh keq ēdo shpresė
Qė ti nė gji e mbajte kaqe gjatė,
Tė qeshurit, dhe lotėt, ēdo dėnesė.

Po e tanishmja duket fare qartė:
Sa shpesh nxitojmė, lakmojmė lumturi,
Sa shpesh pasioni na kall ne nė jermi!


XXXIII

Dhe Ylli i Dritės nga Lindja fėrfėllonte,
Arush’ e Madhe kthehej nė Veri,
Ajo qė Erės i ngjall xjelozi
E drit’ tė bardhė si fashė posht’ lėshonte.

Ish ēuar lart e boshtin rrotullonte
Pėrgjysm’ e zhveshur penj’ tirrte pėr shtėpinė,
Dashnorėve u nxiste dashurinė,
Siē kish zakon, me lot i pėrvėlonte.

E imja shpresė e tretur po lėngonte
Si njė qiri qė dridhet, flakėrin,
Si ėndėrr e fikur qė sillte veē trishtim.

Oh, sa gėzim tė ngrihej e pėrtėrirė!
Mė ngjau se thaė pėrse e humb fuqinė?
Vėshtromi syt’ e behem un’ mė mirė.


XXXVIII

S’ka lumė qė hesht, o kont, s’ka patur kurrė,
S’ka det vėrtet ku s’derdhet ndonjė lumė,
S’ka mur e ledh, a pyll me gjethe shumė,
S’ka re qė lag qiellin fsheh e murrme,

Pengesė s’ka, o cop’ o vel, o pėlhurė,
qė syt’ e mi t’i fsheh prej saja prorė;
ato vėshtrime tė ėmbla njerėzore
mė ngjajn’ se thonė: me lot po shkrin qyshkur.

E kur nė tokė vėshtrojn’ ashtu tė qetė,
Pėr shtysė nė tokė, pėr preh, pėr kusėri,
Natyra ngjan kanatat se mbyll vetė.

E dor’ e bardhė mė shfaqet pėrsėri
Qė sjell mėrzi, mė ngjan me to mė prek,
Kuir syn’ e saj me timin e pėrpjek.


LXXV

O sy tė bukur qė vrisni dhe pastaj
S’e mbyllni plagėn, e lini tė kullojė,
s’ka mirėsi, as bar qė ta shėrojė,
As det me valė tė thotė: po u ndaj!

Dikush mė tha: “Pushoje atė vaj!
Ti pėr atė me vargje po na mbush!”
S’kam ē’dashuroj e mos mė dasht’ askush
E pėr kėtė nuk ėshtė faj i saj.

Jan’ ata sy qė shpojn’ me pėrvėlime
Dhe Zotin tim e bėnė tė fitojė,
Shigjet’ e tij tė shponte zemrėrn time,

Jan’ ata sy tė but qė shkėndijojnė,
Qė ndezur rrin’ e japin xixėllimė:
Tė flas pėr ta s’ndjej lodhje e pushime.


LXXXV

Gjithnjė kam dashur, mė fort ende po dua,
Po dashuroj me ethe dit’ pėr dit’
Dhe atė vend, ku lot lėshoj si krua
Ku dashuria me brenga mė kapit.

Ėsht’ koha kur rikthehen dashuritė
Dhe lulėzim pėr botėn ėsht’ kudo:
Ta kisha pranė atė qė lėshon dritė,
Tė rrinim tk si zemra ime do.

T’i vinte tok guxim e kush ka patur
Kėta armiq, t’u bėnte vend nė zemėr,
Megjithėse mbeten gjithnjė ata tė dashur?

Fitova on’, o dashuri, pa emėr!
Nė diell shpresė s’do shihja asgjėkund,
Nė vend tė rroja, do vdisja mė nė fund.

CXXXII

Nė s’ėshtė dashuri e ē’ėshtė pra e ē’ndiej?
Nė ėshtė dashuri, e ē’ėshtė dashuria?
Nė ėshtė e brishtė, ē’na vdes ne ashpėrisa?
Nė djeg me zjarr, me ē’ėmbėlsi na deh?

Nė desha vetė, tani pse rri e qaj?
Nė rashė keq e kujt t’i lutem vallė?
E keqe e kėndėshme, o vdekje, vdekje e gjallė,
Kur s’kam asgjė, pėrse gjithēka po mbaj?

Dhe nėse mbart njė dhimbje kaq tė madhe,
Pėrkundėr erės varka ime shkon
Nė det me dallg’, pa prehje, pa timon.

Gabime plot, i lehtė nė mendim,
As vetė s’e di tani se ēfarė kėrkoj,
Kam ftoht’ nė verė, nė dimėr pėrvėlim!
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-11-2011, 03:14   #3
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 765
Diamanta will become famous soon enough
Points: 700,742
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,762,519
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim

CXXXIV

As luftė s’bėj dhe asgjėkund s’gjej paqe,
Dhe frikė dhe shpresė, kam zjarr dhe akullohem,
Nė qiell nxitoj, nė tokė prap rrėzohem,
Askėnd s’takoj dhe botėn kam pėrqafe.

Ajo mė futi nė burg, hapsan’ e laqe,
As nuk mė mban, as nuk mė le tė ikim
Dhe mė largon dhe hallkė mė vė tek shpirti,
As rroj, as vdes, as dhimbjet s’kanė caqe.

Pa sy dhe shoh, pa gjuhė dhe nxjerr klithmė,
Kėrkoj tė vdes, thėrres qė tė shpėtoj,
Pėrbuz vetveten, ju jap ju lumturinė.

Mes lotėsh qesh, ju jap ju dhimbsurinė,
Dhe jet’, dhe vdekje i vė nė barazi,
Po pėr kėtė, o grua, faj ke ti.



CLXIV

Nė tok’ e qiell kur erėrat nuk fryjnė,
Pushon ēdo shtazė e zogjtė nuk kėndojnė,
Njė qerre yj bart nata qė ndriēojnė,
Nė shtrat tė vet dhe deti pulit synė.

Un’ qaj e ēirrem, digjem. Dielli ynė
Rri mė vėshtron ashtu me rrezet ndritur
Un’ pėrpėlitem dhimbjesh i cfilitur
E pak qetėsi kėrkoj ashtu pa frymė.

Tamam si kroi qė rrjedh me uj’ tė kthjellėt
Qė edhe therr, edhe tė jep freski,
Kėshtu mė ndodh kur pranė mė shkon ti.

E shpirti im ėshtė nė abis tė thellė,
Lind njė mijė herė e njė mijė herė vdes,
S’kam si shpėtoj, e di, e fundin pres!



CCV

Mėri e ėmbėl, e pezm’ i but’, e paqe,
O breng’ e mjalt,’ dihatje, gulē e barrė,
O fjal’ e qet’ qė vet’ kuptim ke marrė,
O djegie e leht’, o dritė qė u shfaqe!

Shpirt mos anko, po vojtjen, brengėn mbaje,
E helmin zbut qė aq tė ka munduar,
Ndero atė qė ti ke dashururar:
“Tė dua ty!” i fol nė sy, nė faqe.

Ndofta ende pasioni qė tė mbyt
Me ėmbėlsi thotė: “Mjaft ti ke harbuar,
Veē dashurisė asgjė s’tė hyn nė sy!”

E shpirti thotė: “O fat, o sy qė vrisni,
Pse mos ju shoh, pėrse ju tė mė vdisni,
A s’ėsht’ e re ajo e un’ shkrumbuar?”



CCXIII

O hir qė qielli tė pakėve u dha,
Virtut i rrallė, qė s’gjendesh mes njerzisė,
Nėn flokėt biond njė tufėz me thinjė,
Ēfarė thjeshtėsi hyjnore brenda ka!

E veēme ėshtė nė bukuri paska
Edhe njė kėngė qė ti nė shpirt e ndjen;
Dhe Perėndi nė ecje, flak’ qė zjen,
Tė lartat ul, pa thyer zemėr s’la.

E ka dy sy qė zemrėn bėjnė gur
Dhe nat’ e Ferr i mbushin plot me dritė,
Edhe ēdo shpirt qė shkoi pas saja zhur.

E fjal’ e saj pushton gjith’ lartėsinė;
Diku e thyen tė ėmblėn psherėtimė,
Mbi mjeshtrit ėshtė qė thutėn poezinė!



CCXV

Nga gjak fisnik, njė jet’ e thjeshtė, e pastėr,
E n’atė shpirt njė zemėr e kthjelluar;
Njė bisk i ri tek druri i lulėzuar,
njė ndjenj’ qė hesht tek balli i saj i lartė.

Nė tė ka bėrė vetė toka e pamatė
Njė kryeėngjėll, njė nimfė tė vėrtetė,
E denjė pėr lavde, e vyer shumė nė jetė,
Tė mrekullojė tė hyjshmit poetė.

Nė tė Kupidi ka derdhur ndershmėrinė,
Vetė bukurin’ ku ēerdhen ka vėrtet,
Edhe njė vepėr qė nė heshtje flet.

E syt’ e saj tė bėjnė vetė ēudinė:
Ta bėjnė drit’ natėn e ditėn errėsirė
Dhe nė farmak tė thithėsh ėmbėlsirė.



CCXVIII

Ndėr mė tė hijshmet gra tė botės mbete,
E bukur fort, fytyrė e pėrkorė,
Dhe yjt e qiellit ti vet’ i bėn minorė,
Ēudit’ e botės ti i mban me vete.

Kupidi vet’ nė vesh ē’mė tha ca derte:
Kur ajo rron edhe jeta ėshtė e bukur,
Kur ajo vdes, gėzimi ėshtė zhdukur,
Njė hiē jam un’, pa shpirt tė kėsaj jete.

Siē ėshtė natyra pa hėnė dhe pa diell,
Pa ajėr era e toka pa njė fletė,
Ėsht’ njeriu, kur fjalėt dot nuk sjell.

Siē ėshtė ddeti pa peshq, pa vlerė, ap jetė,
Ashtu nė botė do bėhej errėsirė,
Nė syri i saj do shuhej, mbetej ngrirė.



CCXXXI

Dhe rrojta un’ siē ishte jeta ime,
Pėr tė s’u qava. Pa patur cmirė shum’ herė
Se kanė fat, se dashurojn’ tė tjerė,
Njė drithm’ s’kėmbej me mijė e mijė gėzime.

Me sy vėshtroj e mbetem nė pendime
E vuaj un’ e dhimbja mė pėrgjak;
Njė re tė zezė ndez dielli rreze flakė
Siē ndizem un’ nė zjarr e fėrgėllime.

O moj natyrė, ti nėn’ e dhimbsurive,
Dhe mund dhe s’mund atė qė ke dėshirė,
Nuk bėn e ē’bėn kaq herė bukurinė?

Tė gjith’ kan’ pirė te kroi i Perėndive:
O at i madh, ndonjėherė s’tė kam kuptuar,
Nga ajo hyjni pse mė ke privuar?
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-11-2011, 03:16   #4
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 765
Diamanta will become famous soon enough
Points: 700,742
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,762,519
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim

XX

E kam vėshtirė dhe ja, pse rri dhe hesht:
mendoj pėr ty, kur thashė tė parėn rimė
qė tė rrėfeja tė madhe bukurinė,
kėnaqėsin' pa fund nė shpirt qė resht.

Nuk gjeta forca, sa pėr tė thėnė thjesht,
qė tė rimoj njė bukuri tė tillė
e vargu im nė jetė mos mbetej grillė
po si gjeni kėdo tė ngrinte peshė

ēel gojė e flas e fjala bėhet gjuhė
e njė mendim mė ngel aty nėn zė:
me ē'tinguj vallė mund tė kėndosh atė?

Dhe vargje shkruaj pėr ty shum' e mė shumė
dhe dor' e penė, e frym', e mend
pėrpjekje bėjnė tė japin shpirtin tėnd.


CXXXII

Nė s'ėshtė dashuri e ē'ėshtė pra, e ē'ndiej?
nė ėshtė dashuri, e ē'ėshtė dashuria?
nė ėshtė e brishtė, ē'na vdes ne ashpėrsia?
nė djeg me zjarr, me ē'ėmbėlsi na deh?

Nė desha vetė, tani pse rri e qaj?
Nė rashė keq e kujt t'i lutem vallė?
E keqe e kėndėshme, o vdekje, vdekje e gjallė,
kur s'kam asgjė, pėrse gjithēka po mbaj?

Dhe nėse bart nje dhimbje kaq tė madhe,
pėrkundėr erės varka ime shkon
nė det me dallg', pa prehje, pa timon.

Gabime plot, i lehtė nė mendim,
as vetė s'e di tani se ēfarė kėrkoj
kam ftoht' nė verė, nė dimėr pėrvėlim!

pėrktheu Dhori Qiriazi
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-11-2011, 03:24   #5
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 765
Diamanta will become famous soon enough
Points: 700,742
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,762,519
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim

NJĖ KRYEVEPĖR E PETRARKĖS NĖ BIBLIOTEKĖN E KASTRIOTĖVE

Nga Fotaq Andrea e Dritan Muka

Zbulimin e madh e ka bėrė qė nė vitin 1972 Robert G. Calkins, Profesor i Historisė sė Artit Mesjetar i Universitetit Cornell tė Itakės nė Amerikė. Ėshtė fjala pėr kryeveprėn e kryepoetit italian Francesko Petrarka “Trionfi, Canzoniere – kėngė e sonete”, qė pėrmban nė dy fletė tė saj emblemėn e famshme tė Kastriotėve.

Vepra, ėshtė njė dorėshkrim i rrallė fjorentinas, shkruar sipas studjuesve rreth viteve 1465-1470. Pėrmban 188 fletė nė pergamen dhe ndodhet nė fondet e Bibliotekės sė mirėnjohur tė Universitetit Cornell qė nga viti 1902, kataloguar me numėr MS. 4648 n°.24 +. Shkruar nė italisht, ky kodik ka nė pėrbėrje tė tij 39 fletė nga vepra “Trionfi”, 143 fletė nga vepra “Canzoni” dhe 6 fletė Indeks. Studjuesit Fowler, Ricci, Wilkins, Ullman, Calkins etj. shohin nė kėtė vepėr dorėn e iluminatorit tė mirėnjohur mesjetar Francesco d’Antonio de Cherico, ndėrsa skribi apo shkruesi ėshtė Nicolous Riccine.

Faqja e parė, nė gėrmėn hyrėse tė “Triumfit”, paraqet nė miniaturė, dhe me shije tė veēantė artistike, poetin Petrarka duke ėndėrruar, e nė krah tė tij, pėrsėri Petrarkėn nė moshė tė pleqėrisė mbėshtetur mbi paterica. Poshtė tekstit, nė mes tė faqes, katėr ėngjėj tė bukur fėmijėrorė, apo eros, mbajnė emblemėn e shenjtė tė Kastriotėve. E njėjta emblemė, mbajtur pėrsėri nga engjėjt, paraqitet me stilizim po aq mjeshtėror edhe nė faqen qė ēel veprėn “Canzoni”, ku nė gėrmėn fillestare tė tekstit, kėtė herė Petrarka paraqitet me libėr nė duar.

Ndonėse pjesa e djathtė e emblemės shfaqet, nė tė dyja fletėt, e dėmtuar rėndė, pėrsėri Profesor Calkins sheh nė tė emblemėn e Skėnderbeut dhe e mbėshtet argumentimin e tij shkencor tek pjesa e majtė e emblemės, mėse e qartė nė tė dyja rastet : nė sfond tė kaltėr, njė luan i artė, ngritur nė kėmbė, mban nė putrėn e djathtė njė shpatė tė argjendė dhe mbi tė, ndodhet simboli i artė i zambakut anzhuin. Kėtė element tė rėndėsishėm tė emblemės, ai e ka pėrqasur me emblemėn kastriotase tė Librit tė Uratave, duke arritur nė konkluzionin se Libri i Petrarkės “duhet tė ketė qenė me siguri nė zotėrim tė Skėnderbeut ose tė birit tė tij Gjonit”.
Attached Thumbnails
u1_GjergjKastrioti1.jpg  
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 27-03-2014, 16:28   #6
ajo
Junior Member
 
Regjistruar mė: Mar 2014
Postet: 3
Pėlqime: 0
Pėlqyer 0 herė nė 0 postime
My Mood: Cynical
Rep: 0
ajo is on a distinguished road
Points: 167
Pikėt nė bankė: 0
Total Points: 167
Gabim

vetem kaq e gjeja dhe ne vende te tjera kto
ajo nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 09-04-2014, 16:58   #7
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 765
Diamanta will become famous soon enough
Points: 700,742
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,762,519
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ajo Shiko postimin
vetem kaq e gjeja dhe ne vende te tjera kto


Jemi ne kerkim mos u merzit... se shpejti do hapim arkivat e ktij tju kenaqim ju
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 16:16.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar