Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Shkencat shoqėrore dhe tė natyrės > Ekonomi & Biznes

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 03-11-2011, 22:27   #1
Albanian
Admin
 
Avatari i Albanian
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Angli
Postet: 1,804
Pėlqime: 115
Pėlqyer 111 herė nė 100 postime
My Mood: Inspired
Rep: 20
Albanian will become famous soon enough
Points: 629,112
Pikėt nė bankė: 25,116,178
Total Points: 25,745,289
futi i birre se je lodh :P - GhOsT Boti modh me nela tu vu bane :P u bona per kafe na dhe ti nji - GhOsT ste bo dom nji me qumesht :P - GhOsT 
Gabim Ndryshon ligji pėr noterinė, ja procedurat e reja pėr regjistrimin e pasurive

Shumica nė pushtet ka dėrguar nė Kuvend njė ligj tė ri, pėr noterinė. Me ligjin e ri, njė transaksion mbi pasurinė e paluajtshme bėhet pėr 10 ditė, nga 23 ditė, qė ishte mė parė. Ligji i ri parashikon verifikimin online tė pasurive. Tashmė, duket se janė parashikuar tarifa tė reja mė tė larta, ndonėse nuk bėhen me dije nė draftin e ri. Ndėr tė tjera, ligji parashikon se kontratat e shitjes pėr njė pasuri tė paluajtshme regjistrohen nė seksionin pėrkatės tė kartelės sė pasurisė sė paluajtshme. Ndėrkohė qė nė ligjin nr. 7843/ 1994, tė ndryshuar, nuk parashikohej rrethi i subjekteve qė kanė tė drejtė tė kėrkojnė regjistrimin e njė kontrate, apo dokumenti tjetėr qė ka efekt mbi tė drejtat e mbi pasuritė e paluajtshme.

Nė nenin 54, tė ligjit nr. 7829, datė 1.6.1994, “Pėr noterinė”, tė ndryshuar, parashikohet se akti noterial pėr jetėrsimin ose njohjen e pronėsisė mbi sende tė paluajtshme ose tė njė tė drejte reale mbi to kryhet nga noteri, pasi tė ketė verifikuar pronėsinė e palės mbi sendin e paluajtshėm. Pėr kėtė qėllim, ajo i paraqet noterit dokumentet e pronėsisė tė lėshuara nga organi kompetent dhe, kur sendi nuk figuron i regjistruar, paraqet njė vendim gjyqėsor detyrimi pėr vėrtetimin e pronėsisė. Noteri duhet tė shėnojė nė akt verifikimin e bėrė. Aktualisht pėr t’u realizuar njė transaksion mbi njė pasuri tė paluajtshme ndiqet njė procedurė e pėrbėrė nga 5 faza, pėr realizimin e tė cilave shpenzohet minimalisht 23 ditė pune. Sė pari, shitėsi aplikon nė zyrėn e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme pėr tė marrė vėrtetimin mė tė fundit tė pronėsisė (1 ditė). Sė dyti, shitėsi merr vėrtetimin e pronėsisė nga zyra e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme (tė paktėn 10 ditė). Sė treti, shitėsi dhe blerėsi paraqiten tek noteri, ku hartojnė dhe lidhin kontratėn (1 ditė). Sė katėrti, blerėsi aplikon pėr regjistrim nė zyrėn e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme (1 ditė). Sė pesti, blerėsi merr vėrtetimin qė ėshtė pronar (tė paktėn 23 ditė). Me ligjin e ri do tė ndiqen 4 hapa dhe pėr 10 ditė.

Verifikimi online
Ndryshimet nė ligjin pėr noterinė, merren parasysh edhe verifikimet online tė pasurive tė paluajtshme. Nė kėtė mėnyrė, realizimi i verifikimit online tė pasurive tė paluajtshme shkurton zhvillimin e njė transaksioni me dy faza pėr qytetarin. Njė ditė pėr tė shkuar tek noteri pėr lidhjen e kontratės, dhe njė ditė pėr ta tėrhequr kontratėn, sėbashku me vėrtetimin e pronėsisė. Ndėrkohė, realizimi i lidhjes online tė noterėve me regjistrin e pasurive tė paluajtshme do tė mundėsojė procedurėn e mėposhtme nė praktikė. Sė pari, shitėsi dhe blerėsi paraqiten sėbashku tek noteri. Shitėsi paraqet njė dokument tė hershėm pronėsie. Noteri verifikon online nėse shitėsi ėshtė pronar dhe realizon kontratėn, e cila nėnshkruhet nga palėt (1 ditė). Sė dyti, noteri (nėpėrmjet asistentit) shkon nė zyrėn e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme dhe bėn regjistrimin (1 ditė). Sė treti, zyra e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme i dėrgon noterit me postėvėrtetimin pėr pronarin e ri (10 ditė). Sė katėrti, blerėsi tėrheq vėrtetimin e pronėsisė tek noteri (1 ditė).

Noterėt: Ligji eliminon sekserėt
Ligjit i ri “Pėr disa ndryshime dh shtesa nė ligjin nr. 7829, datė 1.6.1994, “Pėr noterinė”, tė ndryshuar”, do tė ketė efekte pozitive nė procedurat e punės sė noterizimeve dhe shit- blerjeve. Ligji i ri pėr noterizimin shkurton nė pak minuta procedurat. Sipas Presidentes sė Dhomės Kombėtare tė Noterėve, Mimoza Sadushi, ky institucion bėhet qendra e veprimeve tė shit-blerjes nė tė gjithė vendin. Ndėrkohė, ajo theksoi se njė element tjetėr pozitiv ėshtė edhe fakti qė ky ligj shmang sekserėt nė tregun e shit-blerjes sė pasurive tė patundshme. Gjithashtu, ky ligj arrin tė shmangė edhe radhėt e gjata dhe kohės sė humbur. “Nisma e ndėrmarrė nga Ministria e Drejtėsisė, nė kuadėr tė dixhitalizimit tė sistemit tė drejtėsisė nė tėrėsi, synon tė parashikojė qė noteri pėrpara hartimit tė aktit tė tjetėrsimit tė pasurisė sė paluajtshme do tė kryej verifikimin nė njė bazė tė dhėnash elektronike, ku janė tė pasqyruara tė dhėnat mbi pronėsinė e pasurisė”, tha ajo.

Ligji pėr noterinė, parashikohen tarifa tė reja
Ligji paraqet si pėrparėsi kryesorė shmangien e kontakteve tė drejtpėrdrejta tė qytetarit me zyrėn e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme dhe pėr rrjedhojė, reduktimin e fenomenit tė radhėve tė gjata, kohės sė humbur dhe veprimeve korruptive. Nga ana tjetėr ky ligj ka edhe njė tjetėr procedurė, rėndon paksa nė xhepat e qytetarėve pasi ndryshe nga deri tani do tė aplikohen tarifa tė tjera . Projektligji ka parashikuar qė pėr kryerjen e shėrbimit noterial tė regjistrimit tė akteve pėr tjetėrsimin e pasurisė sė paluajtshme pranė zyrės sė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme do tė paguhet njė tarifė. Kjo tarifė do tė caktohet nga Ministria e Drejtėsisė, duke marrė mendimin e Ministrisė sė Financave dhe Kėshillit Kombėtarė tė Noterisė. Ligjit i ri “Pėr disa ndryshime dh shtesa nė ligjin nr. 7829, datė 1.6.1994, “Pėr noterinė”, tė ndryshuar”, nuk thuhet asgjė pėr tarifat e reja. Me sa duket, pas shkurtimit tė procedurave fshihet rritje e tarifave.

Urdhri 5937, verifikimi online
Pėr realizimin e verifikimit online, pranė Ministrisė sė Drejtėsisė, me urdhrin nr. 5937/2011, ėshtė ngrit grupi i punės pėr hartimin e akteve normative tė nevojshme pėr lidhjen online tė noterėve pėr regjistrin publik tė pasurive tė paluajtshme, tė pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Drejtėsisė, zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme dhe dhomės Kombėtare tė Noterėve. Grupi i punės, nga analiza e kuadrit ligjor dhe nėnligjor qė rregullon ushtrimin e veprimtarisė sė noterit dhe tė zyrave tė pasurive tė paluajtshme gjatė realizimit tė procesit tė regjistrimit tė njė pasurie tė paluajtshme, identifikoi tė nevojshme, ndėr tė tjera, ndėrhyrje nė ligjin pėr noterinė, ku tė gjejė pasqyrim verifikimi online qė bėn noteri nė regjistrin elektronik tė pasurive tė paluajtshme me qėllim verifikimin e gjendjes juridike tė pronės e cila ėshtė objekt tjetėrsimi. Nė kėtė kuadėr ėshtė hartuar projektligji “Pėr disa ndryshime dhe shtesa nė ligjin nr. 7829, datė 1.6.1994, “Pėr noterinė”, tė ndryshuar.

Nenin 23, detyrat e noterit
- Tė kryejė regjistrimin, ruajtjen, shfrytėzimin, pėrdorimin dhe transmetimin e tė dhėnave personale tė palėve, nė pėrputhje me kėrkesat dhe kriteret e pėrcaktuara nė legjislacionin pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale.
-Tė paraqesė pėr regjistrim, brenda afatit tė pėrcaktuar me ligj, me pėlqimin e palėve, aktin noterial pėr tjetėrsimin e pasurisė sė paluajtshme pranė zyrės qė administron regjistrin elektronik, ku ndodhet pasuria e paluajtshme.

Neni 54, procedurat e pasurisė
Procedurat pėr tjetėrsimin e pasurisė sė paluajtshme. Akti noterial pėr tjetėrsimin ose njohjen e pronėsisė mbi sendet e paluajtshme ose tė njė tė drejte reale mbi to kryhet nga noteri, pasi tė ketė verifikuar pronėsinė e palės mbi sendin e paluajtshėm. Pėr kėtė qėllim,l pala i parqet noterit dokumentet e pronėsisė dhe noteri me pėlqimin e sa, verifikon gjendjen juridike tė pronėsisė nė regjistrin elektronik tė pasurive tė paluajtshme. Noteri duhet tė shėnojė nė aktin noterial pėr tjetėrsimin e pasurisė sė paluajtshme verifikimin e bėrė, dhe ti bashkėlidhė rezultatin e verifikimit”.


Ermira Mrruku SOT NEWS
__________________
12 vjet larg... brenga tė tilla veē Shqiptarėt njohin...
"Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet?"
Njė fėmi qė fle rritet por njė popull qė fle VDES!
Albanian nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin

Tema tė njėjta
Tema Filluesi i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i fundit
Parlamenti grekė, taks tė re pasurive tė patundshme LoBuS Ekonomi & Biznes 1 29-09-2011 15:28
Gati ligji pėr tė drejtat autoriale Mitronic Arkivat E Forumit Shqiptar 0 14-07-2011 08:05
Probleme me regjistrimin? Albanian Kėrkoj ndihmė 0 02-12-2010 19:48
shperia po ndryshon! tvsh Kronika nga vendi dhe Ēėshtja kombėtare 4 27-08-2010 18:42
PITAGORA: Numri ėshtė ligji i botės Bl@ck_E@gle Fenomene Paranormale 0 02-12-2009 23:51


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 00:33.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar