Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Kulturė - Art - Dije > Letėrsia shqipėtare dhe botėrore > Poetėt e huaj

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 02-11-2011, 03:40   #1
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 762
Diamanta will become famous soon enough
Points: 696,540
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,758,317
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim Hans Christian Andersen.

Dashuritė e pamundura tė Andersenit

"Dashurohej pas grave tė fejuara, apo tė martuara dhe burrave. Thoshte se fėmijėt pengojnė kreativitetin"

Dihet se jeta nuk ėshtė njė pėrrallė, madje e tillė nuk ishte as pėr shkrimtarin mė tė madh tė pėrrallave, Hans Christian Andersen. I lindur nga dy prindėr tė varfėr, ku e ėma, njė rrobalarėse qė kishte probleme me alkoolin dhe babai njė kėpucar qė vdiq kur ai ishte ende fėmijė dhe u largua nga kjo jetė pa kurorėzuar asnjė ėndėrr dashurie. Nė tė vėrtetė, ai qė ka vendosur tė tregojė sekretet e jetės sė trazuar tė shkrimtarit danez ėshtė njė pasardhės i familjes, Anthony Majanlahti. Me baba finlandez dhe nėnė angleze, i lindur nė Montreal dhe i rritur nė Toronto, Anthony ėshtė njė historian social, katragjyshja e tė cilit, Karen, ishte motra e Hans Christian Andersen, e cila e frymėzoi tė shkruante "Vajza me kėpucėt e kuqe", pėrrallė ku protagonistja i kėrkon xhelatit t‘i presė kėmbėt pėr tė ndaluar sė kėrcyeri (familja Andersen vuante nga sėmundjet e kėmbėve). Mė tepėr se njė pėrrallė, ishte njė roman horror alla Stephen King. "Raporti i Andersenit me ndjenjat dhe seksualitetin ishte vėrtet i vėshtirė. Ai dashurohej vetėm me gratė e zėna dhe ndonjėherė me burra tė pamundur, sepse ishin ose tė fejuar, ose nė prag martese dhe nuk pati kurrė fėmijė, sepse mendonte se ata pengonin kreativitetin. Por, me kėtė nuk dua tė them se nuk i donte fėmijėt. Ishte njė xhaxha shumė i dashur". Me siguri qė me ndjenjat kishte njė raport tė tipit adoleshentesk. Edhe nė aventurat e personazheve tė pėrrallave tė tij, (parajsa autentike e ēdo psikoanalisti) reflekton mungesėn e fatit nė jetėn e tij sentimentale: "Shitėsja e vogėl e shkrepėseve ėshtė njė histori ku ndeshet dhuna dhe rastėsia, qė i kujton raportin jo tė lumtur qė kishte me tė ėmėn. ‘Rosaku i shėmtuar‘ ėshtė vetė Anderseni, i shėmtuar, por i ndjeshėm. Ndėrsa ‘Bilbili‘ ishte njė nga tri gratė e jetės sė tij: kėngėtarja suedeze Jenny Lind. Andersen nuk e pati kurrė kurajėn t‘i tregonte ndjenjat e tij Lind dhe as kurajėn t‘i kėrkonte qė tė martoheshin. I shkroi njė pusullė, qė ia dha ndėrsa ajo ishte duke hipur nė tren. Njėlloj si te libri ‘Puthja e fundit‘". Morali i gjithė kėsaj? Ai vazhdoi t‘i shkruante dhe kur ajo u martua, nė prag tė pesėdhjetave, Andersen mendoi se nuk ishte e drejtė tė shkonte nė kishė pėr tė ndjekur ceremoninė. Ishte i frustruar, sepse ajo e thėrriste "I dashur vėlla". Dhe dihet, se nėse je mik i njė gruaje, nuk do tė arrish kurrė asgjė me tė. Nė tė vėrtetė, Andersen u dashurua edhe me motrėn e njė miku tė shkollės, Riborg Voight, qė natyrisht si tė gjitha gratė qė ai donte, ishte e dashuruar. Voight ishte e fejuar me djalin e njė farmacisti vendas, me tė cilin u martua nė vitin 1831. "Ishte njė zhgėnjim i tmerrshėm pėr tė, aq sa nė momentin e vdekjes u gjend nė qafėn e shkrimtarit njė qese e vogėl lėkure, nė tė cilėn ishte njė letėr e saj. Andersen u varros me atė letėr nė zemėr".


Njė romantik alla Verter, te "Vuajtjet e djaloshit Verter" tė Gėtes. Natyrisht e gjitha kjo zbulohet ngadalė nė literaturėn e tij. Nė "Peeri me fat", pėr shembull, Peer teksa prek qiellin nga lumturia, duke mbledhur sė bashku triumfin qė u bė i falshėm dhe dashurinė e vajzės sė ėndrrave, vdes, sepse zemra e tij nuk i duron dot kėto emocione kaq tė mėdha.


Njėlloj si Hans Christian me dashuritė e tij qė nuk patėn kurrė njė fund tė lumtur. Por, historia mė pasionante dhe e ndėrlikuar ishte ajo qė e lidhi me dy anėtarė tė njė familjeje: motrėn dhe vėllain. "Andersen ishte i varfėr dhe pėr tė studiuar kishte nevojė pėr para. Kėrkoi njė pėrkrahje qė iu dha nė vitin 1822 nga Jonas Collin, njė nga drejtuesit e ‘Royal Theater‘ dhe kėshtu hyri nė shkollėn e letėrsisė sė Slagesit. Collin kishte katėr fėmijė dhe me dy prej tyre Andersen u dashurua. Nė fillim provoi ndjenja pėr vajzėn Luise, e cila njė vit mė vonė u martua me njė tjetėr. Mė vonė ndjenjat dhe emocionet u kthyen drejt vėllait Eduard. Dhe ishin ndjenja tė vėrteta, siē tregon njė letėr e gjetur: ‘Ndjenjat e mia pėr ty - i shkruan Andersen Eduardit - janė ato tė njė gruaje. Feminizmi i natyrės sime dhe natyra e miqėsisė sonė duhet tė ngelen mister‘. Megjithatė, Eduard nuk ishte homoseksual dhe kėshtu qė nuk mund t‘ia kthente ndjenjat nė tė njėjtėn mėnyrė. Ai ngeli njė mik besnik, aq sa Andersen ėshtė varrosur vetėm njė varr larg tij, qė pėr shumė vjet ishte menaxheri dhe gruaja tij". Nuk u shndėrrua nė dashuri tė vėrtetė edhe ndjenja drejt aristokratit Carlo Alessandro nga Vajmari, njė djalosh i bukur 20-vjeēar, me tė cilin ishte takuar njė mbrėmje nė oborrin mbretėror tė Kopenhagenit, ku shkrimtari danez ishte i njohur. "Mes tyre, tregon Majanlahti, mbeti vetėm njė ndjenjė miqėsie dhe nuk ėshtė e qartė nėse Andersen ėshtė shprehur hapur pėr kėtė". Me pak fjalė, Andersen shkroi njė pjesė tė jetės sė tij nė pėrrallat me fund jo tė lumtur. "Faktikisht nuk i arriti kurrė ato qė dėshironte, sepse kėrkonte gjėra tė pamundura dhe pengesa tė pakalueshme. Vuajtja dhe shkatėrrimi e bėnin kreativ. Ndėrkaq ishte i ndėrgjegjshėm se ishte njė rosak i shėmtuar dhe i brishtė".


Nė fakt po tė lexosh pėrrallat e tij mund tė kuptosh gjithēka. "Ushtari prej plumbi", pėr shembull, u dashurua me njė balerinė prej letre, d.m.th. shumė e brishtė, por pėr ta shpėtuar u hodh si fėmijė nė oxhak, ku duke shkrirė, plumbi formoi njė zemėr. Por edhe "Sirena e vogėl" nuk e pati tė lehtė. I duhej tė hiqte dorė nga gjithēka, tė bėnte sakrifica tė mėdha nė emėr tė dashurisė. Me pak fjalė Andersen ishte njė shkrimtar me ndjeshmėri tė madhe. Por, ndoshta ėshtė mirė qė fėmijėt tė mos dinė se ēfarė fshihet pas 50 pėrrallave tė shkruara prej tij.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 10:18.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar