Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Shkencat shoqėrore dhe tė natyrės > Ekonomi & Biznes

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 22-10-2011, 04:50   #1
Albanian
Admin
 
Avatari i Albanian
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Angli
Postet: 1,804
Pėlqime: 115
Pėlqyer 111 herė nė 100 postime
My Mood: Inspired
Rep: 20
Albanian will become famous soon enough
Points: 633,537
Pikėt nė bankė: 26,130,871
Total Points: 26,764,408
futi i birre se je lodh :P - GhOsT Boti modh me nela tu vu bane :P u bona per kafe na dhe ti nji - GhOsT ste bo dom nji me qumesht :P - GhOsT 
Gabim Hipotekat e apartamenteve, ja si merren

Qeveria ndėrhyn sėrish nė draftin pėr hipotekimin e apartamenteve tė reja. Procedurat nisin qė nė fillim tė ndėrtimit duke i dhėnė kompanisė ndėrtuese njė certifikatė pronėsie tė pėrkohshme, e cila mė pas do tė pėrdoret pėr dhėnien e hipotekės pėr secilin blerės apartamenti. Ligji pėrcakton procedurat dhe konkretisht nė momentin kur do tė ndėrtojė njė pallat, kompania ndėrtuese i drejtohet Zyrės sė Hipotekės duke kėrkuar regjistrimin e lejes sė ndėrtimit. Edhe kontratat e blerjes tė lidhura midis kompanisė ndėrtuese dhe qytetarėve regjistrohen automatikisht nė hipotekė. Nė kėtė rast, do tė jenė Noterėt, pranė tė cilėve do tė lidhen marrėveshjet. Sipas ligjit, noterėt do tė kenė mundėsi tė futėn nė Regjistrin Elektronik tė Pasurive tė Paluajtshme duke regjistruar edhe marrėveshjet e lidhura nė prani tė tyre. Me regjistrimin e karabinasė nė Hipotekė, investitori nga njėra anė i krijon mundėsi vetės pėr ta pėrdorur atė si kolateral pėr tė marrė kredi, por nga ana tjetėr i krijon tepėr lehtėsi blerėsit pėr tė marrė hipotekėn e apartamentit nė tij. Nė situatėn kur karabinaja ėshtė regjistruar, blerėsi i apartamentit do tė ketė mundėsi qė nė momentin e pėrfundimit tė punimeve dhe marrjes sė lejes sė shfrytėzimit nga ana e pushtetit lokal, tė aplikojė pėr marrjen e Certifikatės sė Pronėsisė mbi apartamentin, marrėveshja pėr tė cilin ekziston nė regjistrat e Hipotekave. Nė mbledhjen e djeshme tė qeverisė Kryeministri Sali Berisha deklaroi se reforma qė do tė bėhet nė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurisė do tė jetė njė reformė e rėndėsishme dhe themelore pėr vendin. "Kjo reformė do tė bėjė qė kjo zyrė tė shndėrrohet nė njė nga zyrat mė moderne qė ekziston, me regjistėr tė pasurive totalisht tė dixhitalizuar, me shėrbime dixhitale dhe shumė mė tė qytetėruara ndaj qytetarėve", tha z.Berisha. "Gazeta Shqiptare" boton sot pjesė tė draftit tė propozuar nga Ministria e Drejtėsisė.

PROJEKTLIGJI PĖR HIPOTEKIMIN E APARTAMENTEVE TĖ REJA
Marrja e hipotekės
  • Ndėrtuesi regjistron karabinanė nė Hipotekė vetėm nėpėrmjet lejes sė ndėrtimit
  • Nė rastet e kontratave pėr blerje nė gropė apo kur nuk kanė mbaruar punimet ato regjistrohen nė njė regjistėr tė veēantė pranė Hipotekave pėr t'u pėrdorur pėr regjistrimin pėrfundimtar
  • Kur mbaron karabinaja, investitori kėrkon regjistrimin e saj tė pėrkohshėm nė Regjistrat e Pasurive tė Paluajtshme duke kryer lidhjen me truallin, nė tė cilin po kryhet ndėrtimi dhe ėshtė i vlefshėm deri nė pėrfundimin e objektit, pėr efekt tė kreditimit tė investitorit ose regjistrimit tė kontratave paraprake
  • Kontratat e shitjes nė kėtė moment regjistrohen nė Hipotekė dhe blerėsit pajisen me certifikata tė pėrkohshme pronėsie.
  • Pas pėrfundimit tė punimeve investitori kėrkon regjistrimin pėrfundimtar tė ndėrtesės nė Hipotekė.
  • Bėhet kontrolli i sigurisė fizike tė ndėrtesės dhe lėshohet leja e shfrytėzimit.
  • Qytetarėt kanė mundėsi qė tė aplikojnė veēmas pėr marrjen e Certifikatės sė Pronėsisė sė pėrhershme pėr apartamentet e blera.
Kreditė
  • Me regjistrimin e ndėrtesės dhe kontratės sė shitjes sė apartamentit tė Hipotekė, por edhe dhėnies sė Certifikatės sė Pėrkohshme tė Pronėsisė, bankat do tė kenė mundėsi qė t'i pėrdorin ato nė formė kolaterali.
  • Bankat do tė kenė mundėsi qė tė futėn nė Regjistrin e Pasurive tė Paluajtshme nė formė elektronike pėr verifikimin e pronėsisė mbi njė pronė tė caktuar tė dikujt qė ka aplikuar pėr kredi.
  • Nė momentin e aplikimit, banka nxjerr vetė certifikatėn e pronėsisė duke shkurtuar kėshtu procedurat, kohėn, por edhe duke ulur shpenzimet e bankave, tė cilat mė pas i faturohen kredimarrėsit si nė koston pėrfundimtare tė kredisė ashtu edhe nė atė tė shpenzimeve operative.
  • Ngritja e Regjistrit Elektronik tė Pasurive tė Paluajtshme. Projekti pilot aplikohet fillimisht nė Tiranė dhe nė Durrės, dhe mė pas nė mbarė vendin.
  • Njė kompani e huaj hedh tė dhėnat pėr pasuritė e paluajtshme nė njė regjistėr elektronik nė bashkėpunim edhe me qytetarėt.
  • Fillimisht bėhet afishimi i pronave nė ambiente publike dhe u bėhet qytetarėve thirrje qė tė bėjnė verifikimin e tyre. Nė rastet kur tė dhėnat janė nė rregull, kompania bėn hedhjen e tyre nė Regjistrin Elektronik, nėse ka pretendime, u kėrkohet qytetarėve qė tė dorėzojnė dokumentet e duhura pėr kryerjen e ndryshimeve tė kėrkuara.
  • Pas plotėsimit tė dokumentacionit, prona shėnohet nė Regjistrin Elektronik. Aktualisht, ligji pėr hipotekat ėshtė ende nė formėn e propozimit dhe do tė duhen mė shumė diskutime me grupet e interesit dhe mė pak se tre muaj pėr fillimin e zbatimit tė tij.
Noterėt dhe bankat
  • Noterėt dhe bankat do tė kenė mundėsi qė tė futen nė rrjet pėr tė hedhur apo marrė tė dhėna nė lidhje me pasuritė e klientėve tė tyre.
  • Nė rastin e bankave, ato do tė kenė mundėsi qė tė verifikojnė pasurinė e klientėve vetėm nėpėrmjet njė kodi tė veēantė qė do t'u jepet nga Zyra e Pėrgjithshme e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme pėr tė hyrė nė sistem. Personat qė do tė futen duhet tė jenė tė besueshėm. Krahas kodit, personi do tė pėrdorė edhe shenjat e gishtave. Kjo bėhet pėr tė rritur sigurinė e ruajtjes sė tė dhėnave dhe mos shpėrndarjen e tyre nė duart e personave tė paautorizuar.
  • Edhe noterėt do tė kenė njė kod tė posaēėm si dhe do tė pėrdorin shenjat e gishtave pėr t'u futur nė sistem. Noterėt do tė kenė mundėsi tė bėjnė edhe ndryshime nė pronėsi nė rastet kur kemi tė bėjmė me blerje tė pasurive tė paluajtshme.
Kontrata e qirasė
  • Tė gjitha kontratat e qirave me njė afat kohor mė tė gjatė se 1 vit do tė regjistrohen edhe nė Hipotekė krahas regjistrave tė noterėve. Kjo do tė bėhet duke kryer ndryshime nė Certifikatėn e Pasurisė sė Paluajtshme. Nė ēdo rast, dhėnien me qira tė njė apartamenti, magazine, zyre, etj., noteri do tė jetė i detyruar qė tė bėjė edhe ndryshime nė Certifikatėn e Pronėsisė sė qiradhėnėsit.
  • Nė tė, krahas emrit tė pronarit do tė shėnohet edhe fakti se ajo ėshtė lėshuar me qira pėrfshirė edhe qiramarrėsin.
  • Nė rastet kur nuk jepet e gjitha prona, por njė pjesė e saj me qira, parashikohet hapja e njė kartele tė re tė pasurisė posaēėrisht pėr atė pjesė duke shėnuar edhe tė dhėnat e mėsipėrme.

Burimi: Gazeta Shqiptare
__________________
12 vjet larg... brenga tė tilla veē Shqiptarėt njohin...
"Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet?"
Njė fėmi qė fle rritet por njė popull qė fle VDES!
Albanian nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 01:39.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar