Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Shkencat shoqėrore dhe tė natyrės > Psikologji & Sociologji

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 13-10-2011, 10:35   #1
Erblina
=============
 
Avatari i Erblina
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: N'Kosovė
Postet: 193
Pėlqime: 35
Pėlqyer 11 herė nė 10 postime
Rep: 651
Erblina will become famous soon enough
Points: 23,738
Pikėt nė bankė: 6,296,969
Total Points: 6,320,707
Nje per mua nje per ty ,per mendimet  e tua se po me pelqejn. - LinA 
Gabim Mėndja ėshtė burimi nga ku lind "sekreti"

Sekreti i madh i jetės

Shumė nga sunduesit e sė shkuarės e kanė ditur "sekretin" dhe e kanė pėrdorur atė.

Ai ėshtė mbajtur larg nga masat, nė mėnyrė qė tė kishin pushtet dhe tė sundoni mė lehtė mbi ta.

Njerėzit qė e kanė ditur kėtė, kanė qėnė figurat mė tė mėdha historike: Platoni, Shekspiri, Njutoni, Ajnshtajni, Hygoi, Bet'hoveni, Linkolni, Emersoni etj tė cilėt e kanė ditur dhe e kanė pėrdorur sekretin. Dhe " sekreti " ka qėnė ēelėsi i suksesit tė tyre. Po bėhet fjalė pėr sekretin i cili tė mundėson tė kesh ēfarėdo qė tė dėshirosh.

Kjo shpjegon atė qė pse njė grup i vogėl njerėzish kanė patur pushtet dhe ndikim mbi njė grup tjetėr mė tė madh, tė cilėt pėr nga aftėsitė dhe rrethanat mund tė kenė qėnė tė barabartė. Ata dinin diēka, ata kuptuan "sekretin".

Zoti, Krijuesi i gjithėsisė, e ka pėrsour krijmin dhe ka vendosur ligje qė veprojnė mbi tė. Kėto ligje bėjnė tė mundur qė tė mbretėrojė rendi, rregulli dhe qėndrueshmėria.

Ne tė gjithė punojmė me fuqi tė pashtershme, ne tė gjithė udhėhiqemi nga tė njejtat ligje, kudo qė tė ndodhemi. Ligjet e universit janė gjithpėrfshirėse, ato realizohen njelloj nė ēdo vend dhe nė ēdo kohė. Pas kėsaj fshihet njė sekret, dhe ty po tė tregohet.

Sekreti ėshtė " LIGJI I TĖRHEQJES ", njė nga ligjet mė tė mėdhenj tė universit, i cili mbretėron kudo nė univers dhe qė mundėson harmoni nė ēdo nivel tė krijimit duke filluar qė nga galaktikat gjigande, planetet e deri tek atomi dhe kuantet, grimcat me elementare tė materies. Ēdo nivel ka njė bashkėveprim nė bazė tė kėtij tė cilin Zoti e vendosi mbi materien.

Por si funksionon kjo tek njeriu?

Njeriu ėshtė krijesa mė e mrekullueshme nė natyrė. Ai shfaq dukshėm madhėshtinė, urtėsinė dhe pėrkryerien e Krijuesit tė tij, Zoti tė gjithėsisė. Ndryshe nga krijesat e tjera, njeriu ka njė dhuratė tė paēmueshme e cila bėn qė tė ketė diferencė tė dukshme ndėrmjet tij dhe krijesave tė tjera, dhe e bėn mė superior se ato nė shumė aspekte dhe kjo dhuratė ėshtė mėndja.

Mėndja ėshtė burimi nga ku lind sekreti. Gjithēka qė vjen nė jetėn tuaj e tėrhiqni ju aty, dhe ju e tėrhiqni nga virtyti i imazheve qė ndodhin nė mėndjen tuaj.

Mėnyra mė e thjeshtė pėr ta kuptuar kėtė ėshtė ta mendoni veten si njė magnet, dhe ju tėrhiqni ēdo gjė qė mendoni dhe e gjitha kjo pėrkthehet nė tre fjalė tė thjeshta: mendimet - bėhen - gjėra.

Mendimet kanė frekuencat e tyre dhe ēdo mendim mund tė matet sipas frekuencės qė ka.
Nėse ju mendoni ose imagjinoni diēka, ai mendim transmeton sinjale magnetike nė hapsirė nė vija paralele qė mė pas rikthehen pėrsėri tek ju.

Pra nėse ju mendoni pėr gjėra pozitive, ato gjėra do t'i tėrhiqni dhe do t'i merrni, pokėshtu e njejta gjė ndodh nėse mendoni gjėra negative.

Kur mendoni pėr gjėrat qė doni apo qė nuk doni, dhe pėrqėndroheni tek ato me gjithė vėmendjen tuaj, "Ligji i tėrheqies" do t'ju sjellė gjithmonė atė qė mendoni.

Pra ai varet nga mendimet tuaja.

Gjėja qė duhet tė dini ėshtė se ligji i tėrheqjes ėshtė gjithmonė nė punė, ashtu siē ėshtė nė punė edhe mėndja juaj. Ēfarėdo qė tė mendoni pėr tė kaluarėn, tė tashmen apo tė ardhmen, ai ėshtė gjithmonė nė punė dhe do tė veprojė.

Nėse ankoheni pėr diēka, nė fakt ju po e pėrkeqsoni atė edhe mė shumė.

Kur pėrqėndroheni tek diēka me shumė pasion, e bėni atė tė ndodhė edhe mė shpejt, prandaj pėrqėndrohuni tek ato gjėra qė dėshironi dhe jo tek gjėrat qė nuk i dėshironi. Nėse jeni pesimistė, ju tėrhiqni rreth vetes njerėz dhe rrethana tė ngjashme me atė qė mendoni, prandaj kujdesuni dhe pėrqėndrouni vetėm tek ato gjėra qė ju pėlqejnė, dhe qė do tė donit t'i kishit.

Krijimi vazhdon gjithmonė. Sa herė qė njė individ ka njė mendim ose njė mėnyrė kronike tė zgjatur tė tė menduarit, ai ėshtė pėrfshihet nė proēesin e krijimit, diēka do tė shfaqet nga ato mendime. Duhet tė jeni optimistė nė perspektivat dhe orientimet tuaja pėr tė ardhmen, nė mėnyrė qė tė tėrheqni rreth vetes njerėz, ngjarje dhe rrethana optimiste.

Ju mund ta shihni ligjin e atraksionit kudo.

Ju tėrhiqni rreth vetes ēdo gjė: njerėzit, punėn, rrethanat, shėndetin, pasurinė, borxhin, gėzimin, makinėn qė ngisni, komunitetin nė tė cilin jetoni dhe i tėrheq pas vetes si magnet. Atė qė mendoni e sillni.

Jeta ėshtė manifestim fizik i asaj qė keni nė kokė. Fizika kuantike fillon duke u orientuar nga njė zbulim shkencor qė thotė se:
" Mėndja i jep formė gjės qė po perceptohet. "

Vetėm atėherė kur ne marrim informacion nėpėrmjet pesė shqisave tona pėr diēka, atėherė ajo fillon tė ekziston pėr ne. Ky ėshtė sekreti i materies.

Njerėzit duhet tė dijnė dy gjėra:

E para, ėshtė provuar shkencėrisht se njė mendim pozitiv ėshtė qindra herė mė i fuqishėm se njė mendim negativ.

E dyta ėshtė se falė Zotit ky ligj ka njė realizim tė vonshėm, qė do tė thotė se mendimet nuk bėhen menjėherė tė vėrteta, do tė kishte probleme po tė ishte kėshtu. Vonesa nė kohė ju shėrben. Ju lejon tė rivlersoni, tė mendoni pėr atė qė doni dhe tė bėni njė zgjedhje mė tė lehtė dhe mė tė pėrshtatshme.

Shumica jonė tėrheqin automatikisht, mendojnė se nuk kanė kontroll mbi asgjė, dhe ndjenjat e tyre i drejton "piloti automatik", pra gjithēka na vjen automatikisht. Nėse e dėgjoni kėtė pėr herė tė parė, mund tė mendoni qė tani do t'ju duhet tė kontrolloni ēdo mendim tuajin. Pėr ne ėshtė e pamundur tė kontrollojmė ēdo mendim qė kemi.

Kėrkuesit thonė qė ne kemi rreth 60 000 mendime nė ditė. Imagjinoni se sa tė lodhur do tė ndjeheshim po tė kontrollonim tė gjitha mendimet qė do tė na vinin. Por ka njė mėnyrė mė tė lehtė pėr ta bėrė kėtė, janė ndjenjat tona.

Ndjenjat tona na tregojnė se ēfarė po mendojmė. Pra mendimet shkaktojnė ndjenja, ajo qė po mendojmė po pėrkthehet nė ndjenja.

Emocionet janė njė dhuratė e pabesueshme pėr tė na treguar se ēfarė po tėrheqim pranė vetes.
Kemi dy lloje ndjenjash: tė mira dhe tė kėqija, dhe ju e kuptoni ndryshimin mes tyre sepse tė parat ju bėjnė tė ndjeheni mirė ndėrsa tė dytat keq.

Kryesorja ėshtė tė keni ndjenja tė mira dhe ju e dini kur vijnė, sepse ju bėjnė tė ndjeheni mirė.
Ato janė: entuziazmi, gėzimi, mirnjohia, dashuria…

Kur pėrjetoni ndjenja tė mira, do tėrhiqni rreth vetes ndjenja edhe mė tė mira, dhe gjėra qė ju bėjnė tė ndjeheni mirė.

Ndėrsa ndjenjat e kėqija janė: pikėllimi, faji, inati, zemėrimi…
Janė kėto ndjenja qė tė bėjnė tė pafuqishėm, ato janė ndjenjat e kėqija. Pėrpiquni t'i largoni ato, pėrndryshe ato do t'ju shtohen edhe mė shumė.

Nėse ndjeheni mirė po krijoni njė tė ardhme qė ėshtė nė rrugė tė mbarė me atė qė dėshironi.
Dhe nėse ndjeheni keq po krijoni njė tė ardhme qė s'pėrputhet me atė qė dėshironi. Pra ju do tė merrni atė qė ndjeni, jo thjeshtė atė qė mendoni.

Prandaj njerėzit, si tė ngrihen nė mėngjes, ashtu u shkon edhe dita. Nėse e fillojnė ditėn mbarė, janė tė lumtur, me humor tė mirė dhe nuk lejojnė qė diēka tua ndryshojė humorin, do tė tėrheqin rreth vetes njerėz dhe rrethana gjithnjė e mė tė mira.

Po kėshtu, nėse ndjehn keq, do tėrhiqin gjėra edhe mė tė kėqij. Pra mendimet dhe ndjenjat tuaja krijojnė jetėn tuaj.

" Krijo universin tėnd gjatė rrugės."
Wiston Ēėrēill

Ėshtė e rėndėsishme qė tė ndjeheni mirė, sepse kjo ndjenjė ėshtė sinjali qė shkon nė univers dhe fillon tė tėrheqė mė shumė, nga ai tek ju. Sa mė shumė tė ndjeheni mirė, aq mė shumė do tė tėrhiqni gjėra qė ju ndihmojnė tė ndjeheni edhe mė mirė dhe ju ngrenė lart e mė lart.
Kur ndjeheni keq, e dini qė kėtė mund ta ndaloni ?

Mendoni diēka tė bukur ose diēka qė ju e dini mė mirė se mund tjua ndryshojė gjėndjen. Mendojeni atė dhe mbajeni nė kokė dhe mos lini diēka tjetėr t'jua largojė kėtė. Bllokoni ēdo gjė pėrveē kėtij mendimi, dhe patjetėr qė do tė ndjeheni mė mirė dhe do ta pėrmisoni ndjeshėm gjėndjen emocionale. Jeta mund tė jetė apsolutisht fenomenale, dhe ashtu do tė jetė, kur tė filloni ta pėrdorni sekretin.

Cila ėshtė detyra jonė nė procesin e krijimt dhe cila ėshtė detyra e universit ?

Le tė pėrdorim njė metafor. Mendoni pėr Aladinin dhe llampėn e tij. Aladini e fėrkon llampėn dhe del xhindi. Xhindi i thotė gjithmonė njė gjė: "Dėshira jote ėshtė urdhėr pėr mua."

Merreni kėtė metaforė dhe zbatojeni nė veten dhe nė jetėn tuaj. Proēesi krijues ka ekzistuar dhe do tė ekzistojė edhe nė tė ardhmen.

Ai pėrbėhet nga tre hapa:
Hapi i parė ėshtė tė kėrkoni… T'ė pėrcaktoni se ēfarė doni nėpėrmjet mendimeve tuaja.
Hapi i dytė ėshtė tė besoni… Besoni qė tashmė ėshtė i juaji. Kini atė qė quhet besim i patundur. Nuk ėshtė e nevojshme tė dini se si do tė realizohet kjo, juve ju duhet vetėm ta dėshironi. Shumė prej nesh nuk ja kanė arritur tė dėshirojnė diēka, sepse nuk kanė mundur ta kuptojnė se si do t'ju ndodhė.

Nėse bėni pak kėrkime, ata qė kanė mundur tė arrijnė diēka, nuk e kanė ditur se si do tė ndodhė ajo. Ata dinin vetėm qė do ta bėnin. Ju nuk e dini se si do t'ju shfaqet dhe kjo s'ka shumė rėndėsi pėr ju rėndėsi kanė mendimet pozitive. Ajo qė ju duhet ėshtė ndjenja e fortė e besimit se ajo gjė do tė ndodhė dhe kjo do t'ju ndihmojė ta tėrhiqni.

Shumicėn e kohės kur nuk shohim gjėrat qė kemi kėrkuar, zhgėnjehemi, hidhėrohemi dhe fillojmė tė dyshojmė. Dyshimi tė sjell njė ndjenjė hidhėrimi. Njiheni atė ndjenjė dhe zėvėndėsojeni me njė ndjenjė besimi tė patundshėm. Unė e di dhe e kam tė qartė se do tė ndodhė … dhe do tė ndodhė… kini pak durim dhe rezultatet do tė shfaqen.

Hapi i tretė ėshtė tė marrėsh. Gjeneroni ndjenjat e idesė sė tė pasurit tė asaj qė doni. Bėni ēdo gjė qė do t'ju ndihmojė pėr ta pasur atė gjė. Duhet tė ndjeheni mirė pėr kėtė njėsoj sikurse do tė ndjeheshit kur ta merrnit atė gjė. Ju do tė tėrhiqni ēdo gjė qė do tė kėrkoni, prandaj mbani imazhet e asaj qė doni. Mund t'ja filloni nga hiēi, dhe nga hiēi e pa asnjė mundėsi rrugėt do t'ju hapen.

Mė pas, detyra juaj ėshtė tė veproni sapo t'ju vijnė idetė, inpulsi i brėndshėm dhe rrethanat e pėrshtatshme pastaj veproni pa hezitim.

"Bėni hapin e parė nė besim. S'keni pse t'i shihni tė gjitha shkallėt, vetėm bėni hapat e parė."
N. L. King

Sa kohė do tė zgjasė realizimi dhe zbatimi ?

Nuk ka njė rregullore qė thotė se kjo do tė zgjasė gjysėm ore, njė ditė, njė javė apo njė muaj… kjo varet nga harmonia juaj me universin.

Dimensionet s'janė asgjė pėr universin. Nė nivel shkencor, nuk ėshtė mė e vėshtirė tė tėrheqėsh diēka gjigande sesa diēka tė vogėl.

Gjithēka nė univers ndodh pa u sforcuar fare.

Bari nuk rritet me vėshtirėsi, ėshtė planifikuar bukur, pokėshtu edhe lėvizja e planeteve gjigandė.
Gjithēka varet nga ajo qė po ndodh, kėshtu qė ne themi: " Kjo ėshtė e madhe, do tė dojė ca kohė, kjo ėshtė e vogėl do t'i kushtoj njė orė kohė. Kėto janė rregullat tona qė i pėrcaktojmė vetė. Por sipas ligjeve tė universit s'ka asnjė rregull, ju siguroni ndjenjat, dhe do tė merrni pėrgjigje.

Njerėzit e fillojnė zbatimin e kėsaj me gjėra tė vogla. Pėr shembull: bėjeni qėllimin tuaj pėr tė tėrhequr njė finxhan kafeje sot, dhe do ta tėrhiqni.

Pėrfytyroni njė bisedė me njė mik tė vjetėr qė keni kohė qė s'e keni takuar. Dikush do tė fillojė t'ju flasė pėr atė njeri, ai do t'ju telefonojė, ose do tė merrni njė letėr prej tij.

Ose para se tė shkoni nė njė vend me makinė ku keni problem me vendin e parkimin, mendoni njė hapsirė qė do ta gjeni pėr tė parkuar. Dhe atė do ta gjeni ose do tė prisni 1-2 minuta, dhe dikush do tjua lirojė njė vend. Praktikojeni dhe do tė habiteni se si do t'i gjeni vendet e parkimit.

Shumė njerėz ndjehen tė bllokuar, tė burgosur ose tė izoluar nga rrethanat e tyre aktuale. Por sido qė tė jenė rrethanat tuaja, ky ėshtė vetėm realiteti juaj aktual. Dhe ky realitet do tė fillojė tė ndyshojė si pasojė e pėrdorimit tė sekretit, pra ligjit tė tėrheqjes. Kur tė doni tė ndryshoni rrethanat, mė parė duhet tė ndryshoni mendimet dhe ndjenjat tuaja.

Nėse ju nuk prisni gjėra tė bukura, ky mesazh dėrgohet nė univers dhe rezultatet do tė jenė jo tė kėndshme. Ju e konfirmoni ēdo ditė gjėndjen tuaj.

Shumė njerėz e shohin veten e tyre dhe thonė: "ky jam unė". Nuk jeni ju, por jeni ai qė keni qėnė. Nėse shihni gjėndjen tuaj aktuale, mund tė mos keni shumė para, apo s'keni lidhjet qė doni, ose shėndeti dhe forma fizike s'ju kėnaqin, s'jeni ju ai, ky ėshtė rezultati i mendimeve tuaja dhe veprimeve qė kemi bėrė nė tė kaluarėn.

Kur shikoni gjėndjen aktuale dhe e pėrkufizoni veten si tė tillė, e dėnoni veten qė tė jeni tė tillė edhe nė tė ardhmen.

" Ne jemi rezultat i asaj qė kemi menduar." Buda

Ē'mund tė bėni tani pėr ta ndryshuar gjėndjen tuaj ?

Mund tė pėrmendim dy-tre mėnyra tė thjeshta.
Sė pari: filloni tė bėni njė listė gjėrash pėr tė cilat jeni mirėnjohės.

Filloni me kėtė sepse kjo jua ndryshon energjinė, fillon t'ju ndryshojė mendimet. Para kėtij ushtrimi mund tė jeni tė pėrqėndruar nė atė qė nuk keni, nė ankesat dhe nė problemet qė keni.
Kur ta bėni kėtė ushtrim, do tė filloni tė shkoni nė njė drejtim tjetėr, do tė filloni tė ndjeheni mirnjohės pėr gjėrat pėr tė cilat ndjeheni mirė.

Sa mė mirėnjohės tė ndjeheni, aq mė shumė gjėra tė mira do tė tėrhiqni rreth vetes. Sepse kjo ėshtė ndjenja qė duhet tė keni dhe me tė cilėn duhet tė zgjoheni ēdo mėngjes. Mirnjohja ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t'i shtuar gjėrat e mira nė jetė. Sapo tė filloni tė ndjeheni ndryshe rreth asaj qė keni, dhe jeni mirnjohės, do tė filloni tė tėrhiqni rreth vetes edhe mė shumė gjėra tė cilat i pėlqeni.

Zoti ka thėnė: Nėse falenderoni (tregohuni mirėnjohės), Unė (Zoti) do t'jua shtoj...
Kurani 14;7
Njė shembull interesant pėr ligjin e tėrheqjes ėshtė eksperimenti i realizuar mbi atletėt olimpikė i quajtur: " Prova vizuale motorike ".

Gjėja interesante e kėsaj prove ishte se u morėn atletėt olimpik dhe u lidhėn me paisjet e sofistikuara. I kėrkuana ta bėnin garėn e tyre vetėm me mendje.

Rezultatet ishin tė pabesueshme. Gjatė garės tė njejtėt muskuj lėvizėn nė tė njejtėn sekuencė, ashtu siē do tė bėnin nė tė vėrtetė.

Si ėshtė e mundur kjo?

Mendja s'e dallon nėse po e bėni vėrtet garėn, apo ėshtė thjesht stėrvitje. Nėse keni qėnė atje me mendje, do tė shkoni edhe me trup.

" Kur pėrfytyroni, atėherė materializoni ".
Denis Uaiti (Psikolog)

Ėshtė ndjenja ajo qė krijon tėrheqjen, jo vetėm imazhi apo mendimi. Shumė njerėz mendojnė se nėse kanė mendime optimiste, ose nėse pėrfytyrojnė atė qė duan kjo mjafton. Por nėse e bėni kėtė pa u ndjerė i shpėrblyer, pa jetuar njė gjėndje gėzimi apo dashurie, nuk e krijoni fuqinė e duhur.

Pėrcaktoje qartė dhe me fuqi ndjenjėn tėnde dhe qėndroji besnik dhe i palėkundur asaj.
Kjo ndjenjė dhe ky vizion i brėndshėm, do tė fillojė tė jetė njė dritare e hapur nėpėrmjet sė cilės fuqia e universit do tė fillojė tė shprehet tek ju.

" Se ēfarė ėshtė kjo fuqi s'e di, di vetėm qė ajo ekziston." B. Hill

Detya jonė nuk ėshtė tė kuptojmė "si "- nė, ajo do tė dalė nga pėrkushtimi dhe besimi tek realizimi i saj. Ju do tė doni ta bėni ēdo ditė, por ėshtė kontradiktore fakti qė kjo mund t'ju duket si njė detyrė. Gjėja mė e rėndėsishme pėr sekretin ėshtė tė ndjeheni mirė. Ju doni tė ndjeheni i gėzuar nga ky proēes, doni tė jeni nė humor tė mirė, tė lumtur dhe nė harmoni sa mė shumė tė jetė e mundur.

Ndryshimi i vetėm mes njerėzve qė jetojnė nė magjinė e jetės dhe atyre qė nuk jetojnė kėshtu, ėshtė se njerėzit qė jetojnė me magjinė e jetės kanė krijuar njė manual jetese. Ata janė mėsuar duke pėrdorur "ligjin e tėrheqjes" dhe atyre u ndodhin gjėra magjike kudo qė tė shkojnė. Sepse ata kujtohen ta pėrdorin sekreti, dhe e pėrdorin atė gjatė gjithė kohės.

Disa njerėz e pėrdorin pėr pak kohė dhe janė tė aftė, ata thonė; "jam i entuziazmuar, tani e mėsova dhe do ta ndryshoj jetėn." Por fillimisht rezultatet nuk duken nė horizont, dhe sapo shfaqen rezultatet e para sipėrfaqėsore, dikush duke parė kėto pak rezultate mund tė thotė: " Kjo nuk bėn " dhe e dini se ē'thotė universi ?

" Dėshira jote ėshtė urdhėr pėr mua." Rezultatet ikin dhe gjėndja rikthehet si mė parė. Bėni pak durim nė mėnyrė qė tė keni rezultate tė plota.

" Imagjinata ėshtė gjithēka, parashikim i tėrheqjeve tė ardhshme." A. Ajnshtajn

Vendosni se ēfarė do tė dėshironit. Besoni se mund ta keni, besoni se e meritoni, besoni se ėshtė e mundur pėr ju. Pastaj mbyllni sytė ēdo ditė pėr disa minuta, dhe pėrfytyrojeni atė sikur e keni.
Dilni nga kjo dhe pėrqėndrohuni te gjėrat pėr tė cilat jeni mirnjohės dhe falenderojeni Zotin pėr kėto mirėsi, gėzohuni, pastaj jetoni ditėn tuaj. Transmetojani kėtė mesazh nė univers dhe rezultatet do tė vijnė.

" Ēfarėdo qė tė sajojė mendja e njeriut, muud ta arrijė atė." W. Klementston

Duhet t'i vini vetes njė qėllim aq tė madh sa qė po ta arrinit do t'ju trulloste. Edhepse ju nuk shihni para jush asnjė mundėsi, asnjė strategji, deklarojeni atė dhe besoni tek realizimi i saj, bėni sikur tashmė ėshtė e vėrtetė dhe lėshojeni nė univers, pėrfytyroni sikur qėllimi ėshtė arritur, dhe kjo do tė ndodhė mė pas. Ky sinjal i fuqishėm do tė tėrheqė pranė jush njerėzit, rrethanat, paratė, biznesin… suksesin tuaj.

Shumica e njerėzve duan tė ēlirohen nga borxhet, por kjo do t'ju mbajė me borxhe pėrgjithmonė.
Do tėrhiqni atė qė keni nė mėndje.

Ju do tė thoni: " Po mendoja tė ēlirohesha nga borxhet ". Nuk ka rėndėsi nėse keni thėnė "ēlirim" apo "hyrje nė borxhe". Nėse keni nė mėndje borxhe, borxhe do tė tėrhiqni. Ankesat tuaja do tjua shtojnė problemin edhe mė shumė.

Kur ju pėrqėndroheni tek mungesat, te gjėrat qė s'i keni, ankoheni pėr to nė familje apo diskutoni pėr to me miqtė tuaj, nė fakt s'do t'ja dilni kurrė, sepse filloni tė tėrhiqni mė shumė nga ato qė s'keni

Nėse doni bollėk dhe prosperitet atėhere pėrqėndrouni tek ato qė doni.
P.sh nėse jeni mėsuar me idenė: "Duhet punuar shumė pėr tė fituar ca para", atėherė zėvendėsojeni kėtė me: "Paraja vjen lehtė dhe shpesh" pavarėsisht se mendje juaj mund t'ju thotė: "Gėnjeshtar, s'ėshtė e vėrtetė".

Fillimisht nė mėndjen tuaj do tė fillojė tė ndodh njė "lojė tenisi" ndėrmjet jush dhe mėndjes tuaj deri sa tė triumfoni, dhe ideja e re tė instalohet nė mėndjen tuaj.

Shumė njerėz fitojnė shumė para, por rrethanat dhe lidhjet e tyre ta shpifin. Kjo s'ėshtė pasuri e vėrtetė, mund t'i shkoni prapa parasė dhe tė bėheni i pasur, por kjo nuk ju siguron atė qė doni. Nuk po themi se paraja s'ėshtė pjesė e pasurisė, por ajo ėshtė vetėm njėra nga pjesėt.

Ka dhe njerėz tė tjerė qė janė shpirtėror, por ata janė tė sėmurė dhe trokė gjithmonė. Dhe as kjo s'ėshtė pasuri e plotė. Jeta supozohet qė tė jetė e bollshme nė tė gjitha fushat. Pasuria, shėndeti, puna apo njeriu qė duam, nuk na sigurojnė gjithmonė lumturi. Sa e sa njerėz i kanė kėto, por atyre i mungon lumturia. Por pse ndodh kjo ?

Kjo sepse nuk dijmė se ē'duhet tė kėrkojmė.

Pasuria e vėrtetė ėshtė ajo qė bashkon gėzimin, lumturinė e brėndshme me pasurinė dhe bollėkun e jashtėm. Duhet kuptuar se gjėndja e brėndshme ėshtė mė e rėndėsishme se e jashtmia, por tė dyja janė tė nevojshme dhe se balanca ndėrmjet tyre sjell lumturinė e vėrtetė dhe tė qėndrueshme.

Nė lidhjet me njerėzit dhe marrėdhėniet me ta, njė pikė e rėndėsishme ėshtė qė ju tė kuptoni veten.
Si prisni qė dikush tjetėr ta pėlqejė shoqėrinė me ju, kur ju nuk e pėlqeni atė as vetė ?
A e trajtoni ju veten siē pėlqeni t'ju trajtojnė tė tjerėt ?

Ju bėni zgjidhje pėr veten tuaj, s'duhet tė mendoni pėr tjetrin: " Ju mė jeni borxhli, duhet tė mė jepni mė tepėr ".

Jepini mė shumė vetes, gjeni kohė pėr t'i dhėnė vetes qė ta mbushni veten deri nė limit, qė tė keni mė bollėk dhe tė merrni mė tepėr.

Atė qė mendoni pėr veten, atė do ta tėrhiqni.
Po tė doni veten, do tė doni edhe tė tjerėt.

Nė lidhjet me njerėzit, ne jemi mėsuar tė ankohemi pėr tė tjerėt. Pėrqėndrohemi gjithmonė te tjetri, kjo ėshtė gabimi. Qė njė lidhje tė funksionojė duhet tė pėrqėndroheni tek gjėrat qė ju pėlqejnė tek tjetri.

Kur tė pėrqėndrohemi te gjėrat qė na pėlqejnė, ato do tė shtohen. Gėzimi juaj gjėndet brėnda jush, pėrdoreni.

Ndikimi i mendimeve tona.

Ėshtė e rėndėsishme tė dimė qė trupi ynė ėshtė produkt i mendimeve tona. Mjeksia shkencore po fillon tė kuptojė se deri nė ē'gradė natyra e mendimeve dhe emocioneve pėrcakton substancėn fizike, strukturėn dhe funksionin e trupave tanė.

Nė artin kurativ njihet efekti "plasibo".
Supozohet qė "plasibo" tė jetė diēka qė s'jep efekt nė trup. Si p.sh njė tabletė sheqeri, apo diēka tjetėr.

I thoni pacjentit se ky ilaē ka njė efekt tė caktuar dhe ndodh qė "plasibo" tė japė atė efekt, madje edhe mė tepėr sesa mjekimi specifik pėr atė sėmundje. Ėshtė zbuluar qė mėndja njerėzore ėshtė faktori mė i madh nė artet kurative, ndonjėherė mė shumė se mjekimet.

Por kjo s'do tė thotė se duhet ta mohoni mjekėsinė, pasi format e shėrimit janė tė shumėllojshme. Ēdo formė shėrimi e ka njė vend, dhe efektet e saj mund tė janė provuar.

Ka me mijra diagnoza dhe sėmundje. Ato janė pika e dobėt, janė rezultati i njė gjėje, stresit. Kur i vini shumė presion zinxhirit, i vini shumė stres sistemit dhe njėra nga hallkat kėputet, kjo ndodh edhe tek njeriu.

Filozofia jonė krijon sėmundje, pėr tė na treguar se kemi njė perspektivė tė ēekujlibruar qė nuk ndiejmė dashuri dhe nuk jemi mirėnjohės. Pra nuk tregohemi falenderues pėr mirėsitė qė kemi, por pėrqėndrohemi te e keqja dhe i harrojmė tė mirat qė na rrethojnė.

Kur njė njeri shfaq simtoma sėmundjeje, ai mund t'i largojė kėto me forcėn e besimit dhe mendimet e tij pozitive. Ne kemi brenda vetes njė program themelor, quhet vetėshėrimi. Nėse ke njė plagė, ajo mund tė mbyllet. Po pate njė infeksion bakterial, sistemi imunitar vepron dhe mund ta eliminojė atė. Sistemi imunitar ėshtė krijuar qė trupi tė shėrojė vetveten.

Sėmundja nuk mund tė jetojė nė njė trup qė ėshtė nė gjėndje tė shėndetshme emocionale. Trupi juaj hedh me miliona qeliza ēdo sekondė dhe krijon me mijra tė tjera. Disa pjesė tė trupit tonė zėvendėsohen ēdo ditė, pjesė tė tjerat duan disa muaj, tė tjerat disa vite. Por brenda pak vitesh do tė keni njė trup krejt tė ri.

Nėse keni njė sėmundje dhe po pėrqėndroheni te ajo duke i folur njerėzve pėr tė, nė fakt do tė krijoni mė shumė qeliza tė asaj sėmundje. Pėrfytyrojeni veten duke jetuar nė njė trup shumė tė shėndetshėm dhe lėreni doktorin tė merret me tė.

Kur njė njeri pėrqėndrohet tek ajo qė s'shkon mirė dhe tek simtomat e saj, do t'i pėrshpejtojė ato. Shėrimi s'do tė vijė deri sa ta zhvendosė mendimin e tij nga tė qėnit i sėmurė nė tė qėnit i shėndetshėm, sepse ky ėshtė ligji i tėrheqjes.

Mendimet mė tė lumtura tė ēojnė tek njė biokimi mė e lumtur. Njė trup mė i lumtur ėshtė mė i shėndetshėm. Mendimet negative dhe stresi janė vėrtetuar se pėrkeqėsojnė trupin dhe funksionet natyrore tė tij. Janė mendimet dhe emocionet tona ato qė rimblidhen, riorganizohen dhe ndikojnė nė rikrijimin e vazhdueshėm tė trupit tonė.

Hiqeni stresin fiziologjik nga trupi dhe trupi do tė bėjė atė qė ka pėr detyrė, do ta shėrojė veten, Zoti ka krijuar nė trupin tonė sistemin imunitar i cili reagon ndaj ēdo sėmundje. Kanė ndodhur ēudira me kėtė, janė shėruar sėmundje tė rėnda qė nuk mendohej se mund tė shėroheshin. Forca e besimi tuaj ju ndihmon tė shėroheni. Njeriu shėndrohet nė atė pėr tė cilėn mendon. Mendoni shėrimin dhe ai do t'ju vijė.

Njerėzit kanė njė tendencė, pėr t'i parė gjėrat qė duan, dhe thonė: " Po ajo mė pėlqen, atė e dua ". Por ata shohin edhe gjėrat qė nuk i duan dhe i japin po aq energji, nė mos edhe mė shumė, me idenė se mund ta vulosin kėtė, ta eleminojnė, dhe ta harrojnė.

Nė shoqėrinė tonė ne jemi tė kėnaqur me luftėn kundėr ēdo sėmundjeje tė rėndė, kunder luftrave dhe ēdo fenomeni qė nuk e duam. Gjėrat nė tė cilat pėrqėndrohemi bėhen realitet.

Nėse jemi shumė tė nevrikosur pėr njė luftė qė po vazhdon, konflikt apo vuajtje, po i shtojmė energji edhe mė tepėr asaj. Kjo krijon vetėm rezistencė.
Njė shprehje e urtė thotė: "Asaj qė i reziston, ajo insiston tė ndodhė edhe mė shumė." S'ka kuptim qė t'i japim tė gjithė energjitė tona problemeve tona.

Veproni ndryshe.
Nėse jeni kundėr luftės atėherė ju jeni pro paqes.

Nėse jeni kundėr urisė atėherė jeni pro njerėzve qė tė kenė mė shumė pėr tė ngrėnė. Nėse jeni kundėr njė politikani tė caktuar, atėherė jeni pro njė kundėrshtarit tė tij politik. Pra pėrqėndrojini energjitė tuaja nė drejtimin pazitiv tė gjėrave.

Shpesh zgjedhjet favorizojnė personin qė njerėzit kundėrshtojnėt mė shumė, kjo sepse ai po merr gjithė energjinė dhe vėmendjen e duhur.

Duhet tė pėrqėndroheni tek ajo qė doni, jo tek ajo qė s'doni sepse kjo ju jep mundėsi tė thoni: ''Kėtė e dua". Kur zėri dhe shikimi pėrbrenda bėhen mė tė thellė, mė tė qartė e mė tingėllues se opinionet jashtė, e keni nėn kontroll jetėn tuaj.

Mėsohuni tė jeni i qetė, ta hiqni vėmėndjen nga ajo qė nuk doni, dhe nga ngarkesat emocionale rreth saj. Pėrqėndrojeni vėmėndjen tek ajo qė doni tė pėrjetoni. Energjia rrjedh aty ku shkon vėmėndja. Nuk ndryshohet e keqja duke u pėrqėndruar tek ajo vetė, por tek e kundėrta e saj, tek e mira.

Nėse tė gjithė e pėrdorin sekretin nuk do tė mbaronin tė mirat ?

E bukura e sekretit tė madh ėshtė se ka pėr tė gjithė. Ekziston njė gėnjeshtėr qė vepron si virus nė mendjen e njerėzve. Dhe kjo gėnjeshtėr ėshtė qė s'ka pėr tė gjithė, ka mungesė, kufizim dhe s'ka mjaftueshėm.

Zoti, Pronari i vėrtetė i universit, ėshtė plot begati dhe mirėsi. Ai ia dhuron mirėsitė e Tij atij qė dėshiron dhe begatitė nuk pakėsohen kur i jep.

Gėnjeshtra e pakėsimit i bėn njerėzit tė mendojnė pėr frikė, zili e kopraci, dhe kėto mendime bėhen pėrvoja e tyre. Pra bota ka pirė njė pilulė makthi.

E vėrteta ėshtė se ka mė shumė tė mira, ka mė shumė ide krijuese, mė shumė fuqi, mė shumė dashuri, mė shumė gėzim dhe e gjithė kjo fillon tė vijė te njė mėndje qė e njeh natyrėn e vėrtetė.

Ēdo mėsues i madh qė ka ardhur nė kėtė botė, na ka mėsuar se Zoti e ka bėrė tė bollshme kėtė botė dhe furnizimet e Tij janė tė pashtershme per atė qė i kėrkon, por kjo varet nga forca e besimit tonė.

Kėshtu qė kur mendojmė se burimet po shterojnė, gjejmė burime tė reja pėr tė arritur tė njejtat gjėra. Edhepse themi se na mungon diēka, kjo ndodh sepse s'e hapim mendjen tonė pėr tė parė ēfarė kemi rrotull.

Kur tė gjithė tė jetojnė tė drejtuar nga zemra, dhe nė ndjekjen e asaj qė duan, nuk kėrkojnė tė njejtat gjėra, kjo ėshtė bukuria e kėsaj. Ne nuk duam tė gjithė gjėrat e mėdhaja, nuk duam tė njejtin njeri, nuk duam tė njejtėn pėrvojė dhe tė njejtat rroba, ne nuk duam tė gjithė... thojeni ju.

Ka mjaftueshėm pėr tė gjithė, nėse e besoni, nėse e fshihni, nėse veproni nėpėrmjet tij do t'ju shfaqet, kjo ėshtė e vėrteta.

Gjithēka qė doni, hareja, gėzimi, dashuria, bollėku, prosperiteti ėshtė aty dhe ėshtė gati duke pritur qė ta kapni. Duhet tė jeni tė uritur pėr tė, duhet ta doni, duhet tė keni qėllime, Kur keni qėllime dhe keni pasion pėr atė qė doni, do t'ju vijė ajo qė keni dashur.

Kėtu qėndron edhe sekreti i lutjes tek religjonet, forca e besimit nė realizimi e saj krijon energjinė e duhur dhe bėn qė ajo tė realizohet, ndėrsa dyshimi e ndėrpret realizimin e saj.

Njihini gjėrat e mrekullueshme rreth jush dhe bekojini ato. Nga ana tjetėr pėr gjėrat qė s'po funksionojnė ashtu siē doni ju, mos harxhoni energji duke u ankuar apo duke fajsuar, pėrqafoni ēdo gjė qė doni dhe do tė keni mė tepėr nga ato.

Ne dhe universi.

Nėse shikoni dorėn tuaj, ajo ju duket e fortė, por nuk ėshtė e tillė. Nėse e merrni dhe e vendosni nėn njė mikroskop tė pėrshtatshėm do tė shikoni njė masė energjie qė dridhet. Gjithēka ėshtė e bėrė nga e njėjta gjė, qoftė dora juaj, oqeani ose dhe njė yll.

Gjithēka ėshtė energji. Pėr ta kuptuar mė mirė: kemi universin, galaktikėn, planetin dhe individėt. Pastaj brenda nesh sistemet organike, qelizat, atomet dhe brenda atomit energji. Pra ka shumė nivele qė mund tė flasim, por gjithēka nė univers ėshtė energji po tė zbėrthehet.

Pavarėsisht se nė ē'qytet jetoni, ju keni energji tė mjaftueshme nė trupin tuaj, njė fuqi qė mjafton pėr tė ndriēuar qytetin tuaj pėr gati njė javė.

Shumica e njerėzve e pėrkufizojnė veten nga ky trup i kufizuar. Kjo ėshtė gabim, ju s'jeni trup i kufizuar, edhe nė njė mikroskop jeni fushė energjie. Nėse mendoni se jeni veshje mishi qė vini rrotull e keni gabim, jeni fushė energjie qė vepron nė njė fushė mė tė madhe energjie. E gjithė fuqia vjen nga brėnda prandaj ne mund ta kontollojmė atė.

Historitė e njerėzve janė tė mbushura plot me ngjarje tė mos-suksesit dhe problemeve tė ndryshme. Kjo ėshtė histori e kujtdo nga ju, kudo qė tė ndodheni. Pyetja ėshtė se ēfarė do tė bėni tani, ēfarė do tė zgjedhėsh tani ?

Sepse, ose do tė pėrqėndrohuni te kėto gjėra, ose te ato qė dėshironi. Kur njerėzit fillojnė tė pėrqėndrohen tek ajo qė duan, ajo qė s'duan zhduket. Njėra pjesė zgjerohet, tjetra zhduket.

E bukura e ligjit tė tėrheqjes ėshtė se ju mund t'ja filloni aty ku jeni. Mund tė filloni tė mendoni metėvėrtetė dhe tė gjeneroni njė ton harmonik dhe tė lumtur dhe universi do tė fillojė t'i pėrgjigjet kėsaj. Duhet tė besoni se nė univers ka bollėk, duhet tė besoni se gjithēka shkon mirė pėr ty, ose duhet tė besoni se nuk po plakeni por po rinoheni...

Dikush mund tė mendojė: "Shumė e bukur por nuk e bėj dot", ose "Ai nuk do tė mė lėrė ta bėj", "Nuk kam paratė e mjaftueshme pėr ta bėrė", ose nuk e nuk e nuk… por ēdo "nuk" ėshtė njė krijim.

Kur mendoni pėr veten se mund ta bėni ose jo diēka, nė tė dy rastet keni tė drejtė. Ēdo gjė qė ju bėn tė ndjeheni mirė, do tė tėrheqė edhe mė shumė gjėra tė mira.

" Ndiqni lumturinė tuaj, dhe universi do t'jua hapė dyert aty ku ka patur vetėm mure." J. Kenpbell

Kur ndiqni lumturinė tuaj, jetoni nė njė hapsirė konstante gėzimi. Ju i hapeni bollėkut tė universit. Jeni tė entuzjazmuar ta ndani jetėn me ata qė doni. Dhe entuzjazmi, pasioni, lumturia juaj bėhen ngjitės. Do jetoni nė njė realitet tė ndryshm, nė njė jetė tė ndryshme.

Dhe njerėzit do t'ju shohin e do tė thonė: " Ēfarė bėn ti ndryshe nga unė. ", e vetmja gjė qė ti bėn ndryshe ėshtė se ti punon me sekretit. Atėherė mund tė bėsh e tė kesh gjėra qė dikur mendoje se ishin tė pamundura.

Tani ne po hyjmė nė njė epokė tė re, ku kufiri i fundit nuk ėshtė hapsira, por do tė jetė mėndja. Shohim njė tė ardhme me potencial tė pakufizuar, e mundėsi tė pakufizuara. Ne po pėrdorim jo mė shumė se 5% tė mėndjes njerėzore. Dhe 100% e potencialit njerėzor ėshtė rezultati i shkollimi tė duhur. Imagjinoni njė botė ku njerėzit do tė pėrdornin tė gjithė potencialin e tyre mendor dhe emocjonal se sa e ndryshme do tė ishte bota…

Njeriu ėshtė njė qėnie komplekse. Brenda tij fshihen energji dhe mistere ende tė.pa zbuluara.
Njėri prej tyre ėshtė ky ligj qė sapo shtjelluam.

Tani ju e keni forcėn e duhur pėr t'i ndryshuar gjėrat nė drejtimin e duhur. Kapeni timonin e anijes dhe drejtojeni atė aty ku duhet dhe mos lejoni erėn dallgėt t'i japin drejtim anijes suaj. Bėhuni ju drejtues tė jetės suaj dhe mos ja lini atė nė dorė rastėsisė. Ju mund t'i jepni jetės drejtimin qė dėshironi, zgjidheni vetė,rrugen e drejt ,ne harmoni me zerin tend tė mbrendshėm..!!!
__________________
Tė tjerė lot ka gezimi, tė tjerė hidhėrimi.
Tė parėt freskojne, tė dytėt pėrvėlojne..!!

-----------------------------------------
Sa tė vetmuar janė ata sy qė iu mungon loti kur bota ndien dhimbje!
Sa tė trishta janė ato buzė qė nuk qeshin kur bota ndien gėzim
!
---------

O***l-llah na dhuro shendet-
Na dhuro penen e dijes- .
Na dhuro butsinė e gjuhes-.
.....Dashurin e Zemres, {gjdo Njeriut n'ket botė}


"Amin"
Erblina nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Erblina pėlqehet nga
Albanian (15-10-2011)
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin

Tema tė njėjta
Tema Filluesi i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i fundit
Cila eshte mosha ideale per te pasur te "DASHUR"? BleroxXx Tema shoqėrore 12 27-08-2012 22:05
Botohet "Konspiracioni botėror" i David Icke dhe "Mė shumė se Top Secret" i Jim Marrs leximtari Poetėt e huaj 0 26-06-2010 17:06
Cila eshte mosha ideale per te pasur te "DASHUR"? Crazie Arkivat E Forumit Shqiptar 4 02-01-2010 01:50
Islami - "Fshikulli" i Zotit mbi krenarine e rreme "kristiane" SOMEONE Feja dhe besimet fetare 23 02-09-2009 02:11
Kush ėshtė "armiku" , burri apo shoqėria? Semiramida Psikologji & Sociologji 0 07-08-2009 01:41


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 12:57.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar