Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Mirėqėnie dhe pėrkushtim > Mjeku pranė jush

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 11-08-2009, 03:11   #1
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 716
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,415
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,415
Gabim Vitaminat

Vitaminat jane disa perberes natyrale presente ne pothuaj te gjitha ushqimet.Ndonese ne sasira te vogla ato jane thelbesore per te gjitha funksionet e organizmit perfshi rigjenerimin e indeve dhe ne mirembajtjen e shendetit te njeriut.
Nje shkencetar polak i quajtur Casimir Funk (1884-1967) perdori per here te pare termin “Vitamin” pas zbulimit nga ana e tij te disa perberesve thelbesore ne ushqime qe jane themelore ne mirembajtjen e shendetit .Fjala vitamin vjen nga fjala latine “Vita”(jete) dhe termi biokimik amine(perberesit nitrogjenike ). Por jo te gjitha vitaminat permbajne nitrogjen.
Trupi yne perdor vitaminat cdo dite gjate proceseve biokimike normale jetesore. Marrja e vitaminave te rekomanduara nga ushqimet ndihmon ne leshimin e energjise nga trupi yne dhe ndihmon ne proceset e rritjes dhe regjenerimit te indeve.
Marrja e pamjaftueshme do te kete nje shendet me pasoja shume shpesh te prekshem nga semundjet.Deri tani jane identifikuar 13 lloje: A, C, D, E, K si dhe 8 te grupit B.Grupi i B complex perfshin: Thiamina (B1) Riboflavin (B2) Niacine (B3) Acid Pantothenic (B5) Pyridoxina (B6) Cyancobalamina (B12) Acidi folik(Folacin folate) dhe Biotine (H).
Kush eshte ndryshimi midis vitaminave te tretshme ne uje (water soluble) dhe te tretshme ne yndyrera (fat soluble) ?
Vitaminat jane te ndara ne dy grupe: te tretshme ne uje dhe te tretshme ne yndyrera.Te tretshme ne uje (vitamina C dhe Bcomplex) jane lehtesisht te absorbueshme nga indet trupore.Trupi i njeriut nuk mundet ti ruaje apo ti akumuloje vitaminat e tretshme ne uje keshtu qe marrja e tyre ditore eshte e domosdoshme per te plotesuar nevojat . Vitamina B12 ben perjashtimnga ky rregull.Nqs marrja e saj ka qene e menjehershme melcia mundet ta ruaje ate per disa muaj.
Vitaminat e tretshme ne yndyrera (A, D, E dhe K)absorbohen nga ushqimet ne pergjithesi dhe ato te yndyreshme ne vecanti.Ato mund te ruhen ne melci per nje kohe te gjate keshtu qe marja e tyre ne nje doze te vetme eshte e mjaftueshme.
Mundet qe vitaminat te sintetizohen nga vete trupi yne , a clirojne energji ato dhe a te shendoshin vitaminat ? Ne pak raste po.Vitamina Keshte prodhuar nga disa bacterie te pranishme ne organizmin e njeriut(mikroflora) Femijet e porsalindur nuk e kane kete lloj bacterie prandaj ato kerkojne marrje vitamine K derisa kjo bacterie te filloje te rritet.Vitamina D dhe niacina B3 mundet gjithashtu te prodhohen nga organizmi, por ne sasira te vogla keshtu qe serish lind nevoja e marrjes se tyre nga rruge te jashtme.Vitaminat vete nuk clirojne energji.Vitaminat ndihmojne ne konvertimin e ushqimeve ne energji te cilen trupi e nevojit te qendroje ngrohte, aktiv dhe i shendetshem.Keshtu qe njerezit qe marrin nje diete te pabalancuar mundet te vuajne nga lodhja dhe infeksione te shpeshta virale dhe bakteriale prandaj mmarrja e vitaminave dhe elementeve te tjere mundet te ndihmoje ne ruajtjen e energjise se nevojshme.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 30-09-2011, 02:59   #2
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 763
Diamanta will become famous soon enough
Points: 698,576
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,760,353
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim

Disa nga vitaminat te cilat forcojne imunitetin

Vitamina A

Vitamina A apo beta-karoteni gjendet ne ushqime me prejardhje bimore dhe shtazore. Ne ushqimet me prejardhje shtazore, ne peshq, melci apo ne produkte te qumeshtit, vitamina A eshte ne forme te retinolit dhe dehidroretinolit, derisa ne ushqime me prejardhje bimore gjendet si provitamina A, e cila eshte sidomos e rendesishme ne forme te beta-karotenit.

Ne dite eshte e nevojshme te fusni ne organizem 2.1 mg provitamine A. Eshte mbrojtes shume i mire i shikimit, por edhe mbron lekuren. Ushqimet bimore te pasura me beta-karoten jane karota, kungulli dhe pemet e perimet tjera me ngjyre te portokallte, perimet me fleta te gjelbra etj.

Ne zierje provitaminat dhe vitamina A nuk shkaterrohen, dhe pasi qe nuk jane te tretshem ne uje, ne pjesen me te madhe mbeten ne ushqim. Nuk duhet ta teproni me marrjen e tij pasi qe ne sasi te medha akumulohet ne organizem qe mund te sjell deri tek intoksikinimi.

Vitamina D

Vitamina D eshte shume e rendesishme per shendetin pasi qe ndikon ne sjelljen e kalciumit ne eshtra. Do te permbushni nevojen per te, nese se paku tri here ne jave qendroni nga 15 minuta ne diell.

Menyra tjeter qe ta fusni dozen ditore te vitamines D prej 0.005 mg eshte ushqimi adekuat. Kjo eshte sidomos e rendesishme ne dimer, per kete mos harroni qe me se shumti gjendet ne vajrat e peshkut dhe ne peshq te ndryshem (0.01 km/100g), veze (0.002 mg/100g), gjalpe etj.

Vitamina C

Sigurisht qe tashme e dini qe vitamina C eshte miku me i mire ne lufte kunder infeksioneve, viruseve, lodhjes, si edhe ajo po ashtu lehteson absorbimin e hekurit. Doza ditore e vitamines C eshte 60 mg, ndonese bazuar ne disa studime te reja rekomandohet edhe deri ne 1000 mg, ndersa per personat e semure edhe me shume.

Nevojat per te do t’i permbushni me ane te pemeve dhe perimeve te fresketa, pasi qe me zierje vitamina C humbet. Per shembull, lakra e fresket me rastin e grirjes humb 6-9 mg vitamine C ne 100 grame, derisa me rastin e zierjes humb rreth 37 mg. Nese ushqimi duhet te perpunohet, le te jete sa me i shkurte dhe ne sasi te vogel te ujit.

Me vitamine C jane posacerisht te pasura pemet jugore (30-50 mg/100g), kivi (80 mg) dhe lakra (50 mg), por edhe shega, speci domatja, dredheza, spinaqi etj.

Vitamina E

Vitamina E siguron mbrojtjen e qelizave pasi qe permireson shfrytezimin adekuat te oksigjenit ne organizem dhe mbron enet e gjakut dhe lekuren nga radikalet e lira.

Pervec qe eshte i njohur si “vitamina e bukurise”, kontribuon edhe ne mbrojtjen nga arteroskleroza dhe tromboza. Me te jane te pasura, farat e grurit, orizi, pambuku, perimet me flete, lajthite, bademet etj. Dozat e nevojshme ditore jane 10-15 mg, ndersa per femra 19 mg.

Vitamina B

Kompleksi i vitamines B ndikon ne stres dhe ne nerva, me fjale te tjera forcon nervat tuaj. Keto vitamina do t’i gjeni ne mish, qumesht dhe peshk, drithera integral, veze, oriz etj.

B1-ka rol shume te rendesishem ne metabolizem per karbohidrate, por edhe ne funksionimin e sistemit nervor. Burimet me te mira me vitamina B1 jane dritherat integrale, buka, mishi i kuq, te bardhet e vezes dhe perimet e gjelbra.

B3-Ka funksion te rendesishem ne punen normale te trurit dhe rregullimin e shtypjes se gjakut, ndersa burim i pashtershem i kesaj vitamine eshte kikiriki.

B6-Ka rol te rendesishem ne metabolizem, te amino acideve te caktuara, yndyrave dhe glukozes. Merr pjese ne sintezen e hemoglobines. Gjendet ne arra, oriz, banane dhe sardina.

B9-Eshte i rendesishem per zhvillimin e qelizave te reja, dhe sidomos tek krijimi i rruazave te kuqe te gjakut. Per shkak te ketij roli kjo vitamine eshte e nevojshme ne ushqimin e femijeve dhe shtatzenave. Gjenden ne melci, perime te gjelbra dhe ne drithera integrale.

B12-Ndikon vecanerisht ne disponim te mire, ule nervozen, permireson perqendrimin dhe kujtesen. Parandalon anemine, dhe ndihmon ne rritjen e femijeve dhe shton oreksin. Mund t’i lehtesoje mundimet gjate dhe para ciklit menstrual.

Nutricionistet kohe te gjate jane te bindur se vitamine B12 permbajne vetem ushqimet me prejardhje shtazore (melcia, vezet, peshku), si edhe gjendet ne majen e birres, megjithate studimet me te reja treguan se edhe disa ushqime me prejardhje bimore jane te pasura me kete vitamine si: panxhari, disa lloje te dritherave, susami, lajthia, soja etj.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 30-09-2011, 03:06   #3
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 763
Diamanta will become famous soon enough
Points: 698,576
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,760,353
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim Domatja

A e dinit qė domatja ėshtė njė frut?

Eshte e vertete, “molla e arte” eshte nje frut edhe pse Gjykata e Larte Amerikane ne vitin 1893 e deklaroi e deklaroi domaten si perime. Ky frut vjen me shume benefite per trupin e njeriut.

Antioksidant: Domatet kane shume vitamine A dhe C, nga beta-karotena qe permbajne dhe keto vitamina veprojne si antioksidante duke punuar per neutralizimin e qelizave te keqija ne gjak. Sa me e kuqe domatja, aq me shume beta-karotene ka brenda.
Diabeti: Domatet kane permbajtje te larte kromiumi. Ky mineral ndihmon diabetiket me normalizimin e sheqerit ne gjak.
Duhani: Domatet ulin demin e shkaktuar ne trup nga pirja e duhanit. Ato kane acid klorogjenik dhe acid koumarik te cilet luftojne disa karcinogjene te sjella nga tymi i duhanit.
Shikimi: Per shkak se kane shume vitamine A, domatet jane te shkelqyeshme per te permiresuar shikimin.
Zemra: Nga potassiumi dhe vitamina B qe kane, domatet ndihmojne me presionin e gjakut dhe ulin nivelet e kolesterolit.
Lekura: Per shkak te niveleve te larta te lycopenes, nje substance qe gjehet ne kremrat e shtrenjta te lekures, domatet jane te perkryera per te patur nje lekure te paster.
Floket: Vitamina A ne domate, eshte shume e mire per floket, dhembet dhe kockat.
Kanceri: Shume studime kane treguar se per shkak te lycopenes ne domatet, fruti i kuq ndihmon me parandalimin e kancerit te prostates ne burra, kancerit te stomakut dhe te zorres se trashe. Lycopena eshte konsideruar nje mrekulli e natyres, antioksidant qe ndalon rritjen e qelizave kanceroze. Interesant eshte fakti qe domatet e gatuara prodhojne me shume lycopen se domatet e pagatuara.
Ngrenia e domateve mund te parandaloje edhe guret ne temth dhe veshka.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 04:23.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar