Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Mirėqėnie dhe pėrkushtim > Mjeku pranė jush

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 11-08-2009, 00:20   #1
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,019
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,019
Gabim Gjithēka qe duhet te dini per 76 semundje

Sa sėmundje kanė arritur qė tė zbulojnė mjekėt nė organizmin e njeriut? Tė paktėn sipas shkencės bashkėkohore janė 76 sėmundje apo simptoma qė dėmtojnė trupin e njeriut. Por cilat janė kėto sėmundje dhe organet qė preken mė shumė, cilat janė shkaktarėt e tyre dhe mėnyrat sesi shfaqen ato. Gazeta "Tirana Observer" pėr herė tė parė sjell nė formė tė pėrmbledhur gjithēka qė duhet tė dini pėr 77 sėmundjet qė prekin trupin e njeriut.
Duke filluar nga organet mė tė rėndėsishme siē janė zemra, stomaku, mushkėritė, veshka, e deri tek organelet e ndryshme qė shkaktojnė shqetėsime. Nė kėtė suplement janė sqaruar tė gjitha sėmundjet me emėrtimet e tyre nė gjuhėn shkencore dhe atė popullore me njė fjalor tė qartė nė shqip. Ēdo sėmundje shpjegohet me kuptimin e saj tė plotė nė gjuhėn shqipe dhe emėrtimi i njohur i tyre, duke treguar edhe simptomat pėrkatėse me tė cilat ato shoqėrohen, si dhe disa kėshilla qė duhet tė ndiqen nga tė gjithė ata njerėz qė shfaqin kėto simptoma. Tė gjithė grupmoshat kalojnė shqetėsime tė ndryshme shėndetėsore dhe simptomat e variantet e shfaqjes sė sėmundjeve janė nga mė tė larmishmet, pėr kėtė duhet krijuar njė "kulturė" parėsore pėr tė qenė tė njohur paraprakisht me to. Sėmundjet e ndryshme qė prekin njeriun dhe dėmtojnė organet e trupit, apo ērregullojnė mirėfunksionimin e tyre, duhet mė parė tė njihen simptomat dhe tė ndiqen kėshillat paraprake para se t'u drejtohemi mjekut. "Tirana Observer" jep njė pėrmbledhje tė kėtyre sėmundjeve, simptomat mė tė cilat ato shfaqen dhe kėshillat qė duhet tė ndiqen.


1- Zemra
Ėshtė organi qendror i sistemit tė qarkullimit tė gjakut te njeriu dhe tė kafshėt, nė trajtėn e njė koni, muskulor me majė poshtė, qė gjendet nė anėn e majtė tė zgavrės tė kraharorit nė mes tė mushkėrive nė pjesėn e majtė e kraharorit. Ky organ i disa kafshėve qė pėrdoret pėr ushqim. Sėmundjet mė tė vėshtira pėr t’u kuruar dhe qė preknin njerėzit qoftė edhe nė befasi lidhen pikėrisht me kėtė organ jetėsor.

2- Zorra
Pjesė e aparatit tretės tė njeriut a tė kafshėve, nė trajtėn e njė gypi tė mishtė, tė gjatė e tė ngushtė, qė fillon nga stomaku, pėrdridhet disa herė nė bark e mbaron nė tė ndenjurat. Zorra e hollė pjesa e kėtij organi nga stomaku deri te zorra e trashė. Zorra e trashė pjesė e kėtij organi nga zorra e hollė deri te tė ndenjurat. Zorra e verbėr pjesė mbeturinore qė ndodhet nė krye tė zorrės sė trashė dhe ka trajtėn e njė krimbi.

3- Veshi
Secili nga dy organet e dėgjimit, qė gjenden nė tė dy anėt e kokės te njeriu dhe kafshėt e larta; pjesa e jashtme prej kėrceje, llapa e kėtyre organeve. Veshėt lidhen ngushtė me aftėsinė e njeriut pėr tė dėgjuar ndjeshmėria e organit tė dėgjimit, aftėsi e veēantė e njeriut pėr tė kapur e pėr tė riprodhuar tingujt. Dėmtimi i njėrit prej kėtij organi nuk lidhet domosdoshmėrish edhe me tė dytin.

4- Veshka
Veshkė quhen secila prej dy pjesėve tė organit ku pėrftohet ujėt e hollė, qė kanė trajtėn e njė fasuleje tė madhe dhe qė ndodhen nė tė dy anėt e shtyllės kurrizore, afėr mesit, te njeriu dhe tė kafshėt; ky organ tek disa kafshėve pėrdoret edhe si ushqim mjaft i shėndetshėm pėr njerėzit. Nė rastin e ndėrlikimit tė njėrės prej veshkave njeriu mund tė jetojė edhe me veshkė artificiale , e cila ėshtė njė aparat i ndėrlikuar qė bėn punėn e veshkės kur kėtė e operojnė ose kur ėshtė e sėmurė.

5- Tėmthi
Secila nga dy pjesėt e sipėrme anėsore, tė sheshta ose pak tė futura, tė kokės sė njeriut qė ndodhen pėrtej vetullave ndėrmjet ballit, faqeve dhe veshėve. Tėmthi jep dhimbje tipikisht nė hipokondrin e djathtė, poshtė brinjėve. Nganjėherė, kur irritohet pjesa e diafragmės qė ka kontakt me tėmthin, dhimbja ndiehet edhe nė shpatullen e djathtė (diafragma inervohet nga nervat c3-c4-c5, ashtu si dhe shpatulla).

6-MUSHKĖRIA
Secila nga dy pjesėt e organit kryesor tė frymėmarrjes, qė gjendet nė kraharorin e njerėzve e tė kafshėve kurrizore dhe qė pėrbėhet prej indesh tė veēanta, nė ngjyrė tė zbardhėlleme e si sfungjer e shėrben pėr pastrimin e gjakut e pėr pasurimin e tij me oksigjen. Sėmundjet e mushkėrisė janė thuajse tė njėjta me ato tė organit fqinjė, mėlēisė, vetėm se nė rastin e mushkėrive janė mė tė rrezikuara ata njerėz qė jetojnė nė ambiente tė ndotura, qė konsumojnė duhan apo alkool nė mėnyrė tė vazhdueshme.


7- Tiroidja
Tiroidja ėshtė njė gjėndėr me sekrecion tė brendshėm qė ndodhet poshtė Mollės sė Adamit. Ajo merr pjesė nė metabolizmin e organizmit dhe tė gjitha hormonet e saj i derdh direkt nė gjak. Nė vendin tonė tejkalohet kriteri pėr ta quajtur kėtė sėmundje epidemike, pasi ajo gjendet nė mbi 80 pėr qind tė popullatės, ndėrsa sipas UNICEF-it nė 97 pėr qind tė njerėzve tė studiuar kishte mangėsi nė sasinė e pėrvetėsimit tė jodit. Mungesa e jodit ėshtė pikėrisht zanafilla e strumės, qė kohėt e fundit njihet me njė emėr tė vetėm, Sindroma e Deficiencės Jodike.


8- Truri
Pjesa qendrore e sistemit nervor tė njerėzve dhe kafshėve, qė pėrbėhet nga njė lėndė e butė me ngjyrė tė bardhėlleme, e cila mbush kafkėn dhe ėshtė e mbėshtjellė me tri cipa; lėnda e pėrhime e kėsaj pjese tė sistemit nervor si qendėr e shqisave; e veprimtarisė mendore, e ndijimeve dhe e lėvizjeve tė vullnetshme; organi i tė menduarit te njeriu. Pjesa kryesore e sistemit nervor tė njeriut si qendėr e tė menduarit, aftėsia mendore pėr tė gjykuar pėr tė arsyetuar a pėr tė kuptuar realitetin qė na rrethon; gjendja mendore e njeriut; mendja.

9- Stomak
Pjesa kryesore e aparatit tretės te njeriu dhe te kafshėt, qė ndodhet nė pjesėn e sipėrme tė barkut, fill pas kapėrcellit dhe qė ka trajtėn e njė traste muskulore, nė tė cilėn bluhet ushqimi.
Sistemi i tretjes i pėrbėhet nga elementė dhe organe tė rėndėsishėm, si goja, gjėndrat e pėshtymės, gjuha, gryka, stomaku, mėlēia dhe pankreasi, funksionon nė nivel kompjuterik. Ky sistem qė drejtohet automatikisht, dėmtohet si pasojė e aktivitetit njėzetekatėrorėsh, shpesh edhe si pasojė e nervozizmit dhe ushqyerjes sė gabuar.


1- Pagjakėsia
Dobėsi e pėrgjithshme e organizmit, e cila vjen nga pakėsimi i rruazave tė kuqe tė gjakut, anemi. Pagjak: Qė nuk ka aq gjak sa duhet, qė vuan nga pagjakėsia; qė ėshtė i dobėt dhe i zbehtė, qė ka pamje tė sėmurė pėr shkak tė mungesės sė gjakut; anemik.

Simptomat:
1- Lodhje, takikardi, zbehje, janė simptomat e anemikėve
2- Anemikėt duhet tė konsumojnė spinaq dhe barėra jeshile, fruta mė vitaminė C, lėng karotash
3- Anemia zakonisht kurohet me metoda te zakonshme, si ilaēet.
4- Anemia shkaktohet si pasojė e njė ushqimi tė keq

2- Pagjumėsi
Mungesa e gjumit tė rregullt pėr shkak tė sėmundjeve ose tė shqetėsimeve tė ndryshme. Gjendja e njeriut qė nuk ka fjetur fare a qė nuk ėshtė i ngopur me gjumė. Pagjumėsia mund tė jetė me pasoja negative pėr shėndetin dhe mirėqenien.

1- Pagjumėsia ndikon nė funksionet bazė tė organizimit
2- Ndikon nė metabolizmin e glukozės, nė sekrecionin e insulinės
3- Nė funksionimin e gjėndrave tiroide, nė sistemin imun
4- Pagjumėsia mund tė jetė shkak pėr sėmundje tė zemrės, kancerit
3- Pankreasi
Gjėndėr e zgjatur, nėn stomak, nė tė majtė, e cila nxjerr njė lėng qė derdhet nė zonė e thithet nga rremat e gjakut dhe njė lėng tjetėr qė ndihmon nė tretjen e ushqimeve. Dėmtimi i kėsaj gjėndre shoqėrohet me ērregullime nė organizmin e njeriut.

1- Pėrdorimi i alkoolit ėshtė shkak pėr dėmtimin e pankreasit
2- Mbipesha shkakton dėmtime tė pankreasit
3- Nga dėmtimi i pankreasit shkaktohen: pankreatit i thjeshtė, nekrotik ose hemorragjik
4- Ai shkakton tumoret, cistet, diabetin dhe gurėt nė veshka

4- Paraliza
Humbje e plotė ose e pjesshme e aftėsisė sė njė gjymtyre a tė njė organi pėr tė lėvizur, pėr tė vepruar a pėr tė ndier, e cila shkaktohet nga njė sėmundje qė godet sistemin nervor. Kjo sėmundje qė dėmton sistemin nervor quhet Paraliza cerebrale.

1- Paraliza cerebrale pėrdoret pėr ērregullimet neurologjike
2- Ndikon nė aftėsinė e trurit pėr tė kontrolluar muskujt
3- Paraliza cerebrale ndodh pėr shkak tė dėmtimeve tė trurit
4- Mund tė krijojė vonesa mendore, probleme tė dėgjimit, shikimit


5- Pėrdhesi
Sėmundje qė shfaqet me pezmatim tė kyēeve e tė mishrave, me dhembje e me dridhje; reumatizmi; cermė. Kjo sėmundje mund tė jetė e trashėgueshme, por pėr shfaqjen e saj mund tė ndikojnė edhe faktorė tė tjerė siē janė stresi, alkooli, sėmundje tė tjera, etj.

1- Trashėgimia gjenetike rrit mundėsinė pėr t’u sėmurur nga pėrdhesi
2- Kombinimi stres dhe alkool mund tė nxisė shfaqjen e tij
3- Shkak mund tė jenė sėmundje te tjera, tensioni i lartė
4- Rritja nė peshė si faktor ndikues, mosha


6- Zgjebia
Sėmundje ngjitėse e lėkurės te kafshėt dhe te njerėzit, qė shkaktohet nga njė parazit dhe zakonisht shfaqet mes gishtave, nė bark, nė kurriz, nė kofshė, etj. Me puērra me ujė e me kore, tė cilat kruhen shumė; kromė.

1- Shkaktarė janė polenėt e luleve, mykrat, pluhurat
2- Njė sėrė substancash qė shkaktojnė dermatitet e kontaktit
3- Janė bashkėshoqėruese tė rasteve tė astmės ose bronkiteve
4- Fytyra, duart, pjesa e dekoltesė preken mė shumė


7- Verdhėza
Sėmundje ngjitėse qė dėmton sidomos mėlēinė e zezė dhe I jep lėkurės e syve tė tė sėmurit ngjyrė tė verdhė. Kjo sėmundje e njohur ndryshe nė gjuhėn mjekėsore si Hepatit ėshtė njė infeksion i mėlēisė dhe mund ta dėmtojė rėndė kėtė organ.

1- Verdhėza ėshtė njė infeksion i mėlēisė
2- Simptomat janė tė marrurit mendsh, tė vjella, lodhje
3- Virusi qėndron nė trup dhe mund tė dėmtoj rėnde mėlēinė
4- Virusi transmetohet nėpėrmjet gjakut ose sekrecioneve tė trupit

8- Veremi
Sipas fjalorit tė gjuhės shqipe, veremi ėshtė sėmundja e tuberkulozit. Ky ėshtė emėrtimi nė gjuhėn popullore i kėsaj sėmundje kronike qė prek mushkėritė. Simptomat me tė cilat ajo shfaqet janė ethe, temperaturė, rėnie nė peshė, kollė e fortė, etj.

Simptomat
1- Temperaturė,ethe, humbje tė energjisė, lodhje
2- Rėnie nė peshė, humbje e oreksit, tė pėrziera
3- Djersitje, nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve natėn
4– Kollė e fortė e vazhdueshme qė zgjat 3 javė ose mė shumė.

9- Skizofrenia
Sėmundje e rėndė mendore, qė shfaqet me dyzim tė botės sė brendshme tė sė sėmurit pėr shkak tė ērregullimeve nė bashkėrendimin e proceseve psikike dhe qė sjell rėnien e veprimtarisė psikike e paaftėsinė pėr tė vepruar nė pėrputhje me realitetin.

1- Dėmtimi i perceptimit, dėmtimi i ndjenjės sė unit dhe tė vullnetit
2- Shumė persona me skizofreni manifestojnė reagime emocione anormale
3- Dėmtimi i marrėdhėnieve dhe i sjelljes
4- Skizofreni ka shumė vėshtirėsi nė shoqėrimin me tė tjerėt

10- Ulcera
Puēėrr qė del nė sipėrfaqen e lėkurės ose nė cipėn e njė organi dhe qė mbyllet me vėshtirėsi; sėmundje qė shkaktohet nga dalja e kėtyre puērrave sidomos nė stomak. Mė tė prekur nga kjo sėmundje janė meshkujt.

1- Ulcera nė stomak shfaqet nė formė plagėsh rrethore tė malcuara
2- Shpesh e qelbėzuar nė sipėrfaqen e brendshme tė mukozės sė stomakut
3- Ēon nė gangrenė tė indeve
4- Meshkujt kapen mė shpesh nga ulcera nė stomak.


11-Urthi
Sėmundje, e cila shkatėrron kallinjtė e tė lashtave, duke bėrė qė kokrrat e tyre tė zbuten e tė mbushen me njė pluhur tė zi qė mban erė tė keqe. Djegėsira qė ndjejmė nė grykė nga thartira qė vjen prej stomakut. Mė djeg urthi.

1– Ndjesia si djegie nė mes tė kraharorit
2- Vjen zakonisht si ndjesi pas konsumimit tė ushqimit
3- Ndodh periodikisht me tė njėjtėn frekuence ose variable
4– Ndjesia pėr tė vjellė

12- Tifoja
Sėmundje ngjitėse, e cila shkaktohet nga njė mikrob qė hyn nė organizėm me anė tė ujit tė papastėr, tė ushqimeve, etj. Tifoja e zorrėve, tifo qė shkakton plagė nė zorrė. Tifoja e morrit, tifo qė shkaktohet nga pickimi i morrit tė kuq dhe qė shfaqet me disa njolla tė kuqe nė trup.

Simptomat
1- Simptomat janė dhembje barku, kyēesh, tė vjella, temperaturė e lartė
2- Preken kryesisht fėmijė, tė rinj dhe tė moshuar,
3- Simptomat mund tė fillojnė brenda disa orėve ose disa ditėve
4- Simptomat mund tė zgjasin pėr 24-48 orė, por edhe njė javė

13- Tensioni
Fuqi me tė cilėn enėt e gjakut, duke pėrballuar shtypjen qė lind gjatė kalimit tė gjakut nė to, e shtyjnė atė nė tė gjithė pjesėt e trupit; sėmundje qė shkaktohet nga shkalla e lartė ose e ulėt e kėsaj fuqie dhe nga humbja e elasticitetit tė enėve tė gjakut.

Simptomat
1- Dhimbje koke, sidomos nė mėngjes, gumėzhitje tė veshėve
2- Marramendje, gjak nga hundėt, depresion pa e ditur shkakun
3- Personi ėshtė i shqetėsuar dhe i irrituar
4- Skuqje e fytyrės, ndjenja tė fikėti


14- Pneumoni
Sėmundje e mushkėrive ( mahisje e hojėzave tė tyre), qė shkaktohet nga disa lloje mikrobesh dhe qė shfaqet me zjarrmi tė madhe, me tė rrahura tė shpeshta tė pulsit, me dhembje tė forta nė gjoks dhe me kollė; ftohje. Nė gjuhėn popullore quhet tė ftohtėt.

1- Pacientet me pneumoni kanė kollė, dhimbje pleurave
2- Frymėmarrje sipėrfaqėsore dhe temperaturė tė lartė
3- Tek tė rinjtė shfaqet me kollė tė thatė, tė vjella, dhimbje barkut, ndjenje lodhje.
4- Tek tė moshuarit shfaqet me anoreksi, konfuzion, lodhje


15- Tuberkulozi
Sėmundje ngjitėse e kronike, qė shkaktohet nga njė mikrob i quajtur “bacili i kokut” dhe qė prek mushkėritė ose ndonjė organ tjetėr tė trupit, ndishku, kolla e keqe. Mė tė predispozuar pėr t’u prekur prej saj janė tė rriturit dhe tė moshuarit.

1- Sistemi i dobėt imunitar
2- Tė rriturit dhe tė moshuarit preken mė tepėr nga tuberkulozi
3- Abuzimi me alkoolin apo droga ndikojnė nė shfaqjen e tij
4- Tė ushqyerit keq ndikon nė shfaqjen e tuberkulozit

16- Skleroza
Ngurtėsimi i njė organi ose i njė indi pėr shkak tė prishjes sė pjesės qė kryen funksionin pėrkatės dhe tė zėvendėsimit tė saj me ind lidhės. Simptomat janė ligėshtimi nė duar apo kėmbė; ndjenja e tė qenit tė pirė (shtangur); dridhjet; artikulimi i paqartė dhe pengesa nė shikim.

1- Skleroza ėshtė sėmundje e rėndė e njeriut, nė sistemin nervor,
2- Skleroza prek mė sė tepėrmi ndėrmjet moshės sė 20 dhe 40
3- Nga kjo sėmundje vuajnė mė shumė femrat se meshkujt.
4- Skleroza ėshtė e pashėrueshme.


17- Tumori
Rritje e tepėrt e indeve tė njė organi( tė njeriu, te kafshėt ose te bimėt). Tumori mund tė prekė organe tė ndryshme dhe nė varėsi nga vendi ku zhvillohet shfaq edhe simptomat. Vihet re njė shtim i rasteve tė prekjes nga tumori nė tru.


Simptomat
1- I sėmuri ndjen mpirje tė njėanshme tė trupit
2- Humbje tė pjesshme tė shikimit, epilepsi tė ndryshme
3- Ndjen shtypje dhe presion nė tru
4- Marrje mendsh, dhimbjet e koke, lodhje, humbje nė peshė
44-LEZA
Nė fjalorin e gjuhės shqipe, fjala lez ėshtė shpjeguar si mish i huaj qė del nė njė pjesė tė trupit a nė njė organ tė tij dhe qė ėshtė pėrsipėr gjemba-gjemba, iriq. Ai hiqet mė djegie nga specialistėt e lėkurės, ose nė rast se nuk ėshtė avancuar edhe me medikamente tė ndryshme.

1-Mish i huaj qė shfaqet nė lėkurė
2-pėrsipėr ėshtė I mbushur me gjemba qė tė shqetėsojnė
3-Rreth njė zonė tė caktuar mund tė formohet njė apo mė shumė leza
4-Nė disa raste ato bien vetė, nė raste tė tjera digjen.

45-LĖNGATĖ
Ėshtė njė sėmundje e rėndė qė e bėn njeriun tė vuajė e tė lėngojė nė shtrat pėr njė kohė tė gjatė. Nga ana tjetėr lėngata ėshtė edhe sėmundje ngjitėse qė u bie kafshėve, si dhe sėmundje qė dėmton shumė bimė. Por nė rastin e njerėzve ajo klasifikohet si sėmundje e pastėr, jo ngjitėse.

1-Lėngata e shtrin njeriun nė shtrat, pasi humbet energjitė
2-Ndjehen dhimbje tė shumta pėrgjatė gjithė trupit
3-Nuk ėshtė sėmundje ngjitėse
4-Shfaqet edhe tek kafshėt edhe tek bimėt.

46-MEKEM
Ėshtė njė lloj shfaqje e sėmundjen e cila shpjegohet sipas fjalorit si lodhje, a kėputje e cila gati-gati tė zė fryma, mbetem pa frymė. Nė shumė raste njerėzve iu pritet fuqia sa gati mė bie tė fikėt.

1-Shfaqet me lodhje tė madhe
2-Tė zihet fryma dhe mbushesh me djersė
3-Tė pritet fuqia dhe kėrkon vetėm gjumė
4-Nė disa raste njerėzve edhe iu bie tė fikėt nga kjo sėmundje.


47-MIKROBI
Organizėm shumė i vogėl njėqelizor qė gjendet nė ujė, nė ajėr nė tokė e nė qenie tė gjalla dhe kalbėzon e tharbėton lėndėt organike dhe shkakton sėmundje tė ndryshme.
Simptomat:
1-Mikrobet shkaktojnė sėmundje tė ndryshme nė trupin e njeriut
2-Ato kuptohen vetėm nė laboratorė
3-Kalbėzojnė lėndėt organike nė trup
4-Pėr kėtė arsye njerėzit duhet tė jenė sa mė higjienikė.


48-MORTHI
Sėmundje e shkaktuar nga tė ftohtėt,e cila shfaqet me enjtje, me skuqje, me plasaritje dhe me kruarje tė lėkurės sė duarve, tė kėmbėve e tė veshit. Kėshtu emėrtohet edhe vendi i ėnjtur e i skuqur dhe plaga qė bėhet nė lėkurė nga kjo sėmundje.

Simptomat:
1-Skuqje dhe enjtje nė duar, nė kėmbė dhe ne vesh
2-Tkurrje e lėkurės nė kėto zona
3-Plaga bėhet e thatė dhe nė disa raste djeg
4-Formohet nga thatėsira ose nga lagėshtira.

49-MUKOZA
Sipas shpjegimit nė fjalor, mukoza ėshtė njė cipė e hollė e pėrbėrė nga njė lėndė e bardhė dhe e tejdukshme, qė vesh faqet e brendshme tė disa organeve tė trupit. Kemi mukozė tė gojės, tė syrit, tė hundės, tė mitrės, tė zorrėve.

Simptomat:
1-Mukoza ėshtė cipė e hollė
2-Vesh tė gjitha anėt e brendshme tė organeve
3-Ėshtė lėndė e bardhė dhe e tejdukshme
4-Nė shumė raste mban erė tė keqe.

50-MURTAJA
Sėmundje ngjitėse shumė e rėndė, qė shkaktohet nga njė virus i posaēėm, pėrhapet shumė shpejt, shfaqet mė zjarrmi e dobėsi tė madhe, me dhembje tė forta nė kokė, nė qafė etj dhe sjell vdekjen.

Simptomat:
1-Zjarrmi e madhe nė trupin e njeriut
2-Dhimbje tė forta koke dhe nė qafė
3-Pėrhapet shumė shpejt, si epidemi
4-Organizimi i njeriut dobėsohet nė maksimum.


51-MYKTHI
Mykthi ėshtė sėmundje e gojės sė fėmijėve tė vegjėl e tė foshnjave, qė shfaqet nė fillim me pika tė bardha tė cilat mė vonė formojnė njė shtresė nė tėrė cipėn e gojės, tė gjuhės e tė qiellzės.

Simptomat:
1-Pranė zonėn sė gojės ose nė brendėsi tė saj shfaqen pika tė bardha
2-Formohen shtresa tė bardha nė gojė
3-Sėmundja avancon nė gjuhė dhe nė qiellzė
4-Prek vetėm foshnjat.

52-NEVRALEGJI
Nevralgjia ėshtė shfaqje e njė sėmundje tė caktuar e cila tė jep dhembje qė ndihet gjatė njė nervi dhe qė vjen nga cenimi ose pezmatimi I tij. Pėr tė gjitha rastet ėshtė e kėshillueshme trajtimi dhe kurimi nga specialistėt pėrkatės.

Simptomat:
1-Mpihrje tė organeve tė ndryshme
2-Evidentim i nervave tė ndryshme
3-Pezmatim tė pjesės qė ėshtė prekur nga sėmundja
4-Rekomandohet kurimi nga mjekėt


52-NEVRASTENI
Nevrastenia ėshtė sėmundje e sistemit nervor pa ndonjė cenim tė dukshėm, qė shfaqet me dobėsi tė pėrgjithshme, me prishje tė gjumit, me dhembje koke dhe me ndjeshmėri tė tepruar ndaj ēdo ngacmimi.

Simptomat:
1-Dobėsi e pėrgjithshme e organizmit
2-Prishje e gjumit
3-Dhimbje koke
4-Ndjeshmėri e tepruar ndaj ngacmimeve

54-INFARKTI
Vdekja e njė indi a njė pjese tė njė organi kur prishen ose mbyllen enėt qė e ushqejnė me gjak. (kemi infarkt tė zemrės, tė trurit, tė mushkėrive). Infarkti ėshtė kryesisht shfaqje e sėmundjeve tė zemrės, por mė rrallė mund tu ndodhė edhe organeve tė tjera.

Simptomat:
1-Ngushtim i organit qė preket nga infarkti
2-Dhembje tė padurueshme
3-Mungesė dhe vėshtirėsi nė frymėmarrje
4-Ndodh kryesisht tek tė sėmurėt me zemėr.


1-ANEMIA
Dobėsim i pėrgjithshėm i organizmit, nga pakėsimi i rruazave tė kuqe tė gjakut, pagjakėsi. Nė kėtė rast personave u mungon gjallėria, janė tė pafuqishėm, tė dobėt, tė zbehtė. Kjo sėmundje prek ēdo grup-moshė.

Simptomat:
1-Anemikėt kanė gjithmonė zbehje tė lėkurės
2-Kanė skuqje jo normale tė buzėve
3-Tek thonjtė u krijohet gjithmonė njė shtrat i prerė
4-Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhė e lėmuar


2-ANESTEZIA
Humbje e plotė ose e dukshme e ndjeshmėrisė sė gjithė trupit a vetėm tė njė organi, qė shkaktohet nga sėmundje tė sistemit nervor, pandjeshmėri e plotė ose e pjesshme. Kjo u ndodh njerėzve nė momente tė veēanta, ose edhe gjatė njė ndėrhyrje kirurgjikale.

Simptomat:
1-Pacientėt nė rastin e anestezisė humbasin ndjeshmėrinė
2-Kjo sėmundje shkaktohet nga sėmundje tė sistemit nervor.
3-Pas anestezisė trupi ėshtė i mpirė dhe duhet disa orė tė shpihet
4-Humbja e ndjeshmėrisė mund tė jetė e plotė ose e pjesshme

3-APATIA
Ėshtė njė gjendje plogėshtie shpirtėrore, kur njeriut nuk i bėn pėrshtypje asgjė dhe prandaj nuk kundėrvepron ndaj ngacmimeve. Nė kėtė rast njeriu ėshtė moskokėēarės dhe ka mos interesim pėr punėn dhe tė tjerėt.

Simptomat:
1-Nuk ke dėshirė tė bėsh asgjė
2-Nuk ke dėshirė tė dėgjosh tė tjetėr, tė dėgjosh TV, radio etj
3- Je gjithmonė moskokėēarės
4-Nuk je i interesuar as pėr punėt e tua as pėr punėt e tė tjerėve.

4-APANDECITI
Mahisje e zgjatimit tė vogėl tė zorrės sė verbėr dhe nė ndonjė rast edhe e vetė zorrės. Ėshtė e kėshillueshme qė apandeciti tė hiqet nga tė gjithė njerėzit, pasi ėshtė njė pjesė e parėndėsishme pėr trupin.

Simptomat:
1-Dhimbja fillon nga kėrthiza dhe shkon drejt kockės sė djathtė tė legenit.
2-Dhimjet shtohen sa herė qė pacienti kollitet
3-Shpesh pacientėt kanė lodhje dhe vėshtirėsi nė frymėmarrje
4-Pacientėt kanė mungesė oreksi dhe tė vjella tė shpeshta.


5-ARTERIOSKLEROZA
Sėmundje kronike qė shfaqet me trashjen dhe ngurtėsimin e pjesės sė brendshme tė arterieve, sklerozė e arterieve. Arterioskleroza si proces fillon tė krijohet shumė ndėrmjet moshės 20-25 vjeēare, ndėrsa evidentohet nė moshėn 30-vjeēare e lartė.


Simptomat:
1-Pacientėt kanė frymėmarrje tė vėshtirė
2-Lodhen gjatė ecjeve ose veprimeve tė zakonshme
3-Dhimbjet zakonisht janė nė formė shtrėngimi
4-Dhimbjet fillojnė nė gjoks, mė pas kalojnė nė dorė dhe nė shpinė nga e majta nė tė djathtė.
6-ASTMA
Sėmundje qė shfaqet me zėnien e grykės herė pas here, pėr shkak tė bronkeve, tė zemrės, ose pėr shkaqe tė tjera: shpirrė, gulēim. Nė rastin e astmės pacienti shfaq vėshtirėsi nė frymėmarrje, frymėmarrja mund tė jetė me zhurmė dhe fishkėllyese
Sėmundja shoqėrohet me kollė tė thatė dhe te shpeshte

Simptomat
1-Infeksion akut nė rrugėt e frymėmarrjes
2-Frymėmarrje e shpeshtė dhe me gulēime
3-Kollė e thatė dhe e shpeshtė
4-Shtrėngim nė fyt

7-ATROFIZIM
Sėmundje e cila dobėson, rrėgjon dhe mpin njė organ ose njė ind tė organizmit.

8-BRONKITI
Sėmundje e bronkeve qė shfaqet me skuqjen dhe me enjtjen e cipės sė tyre, mahijse e bronkeve.

9-BRUCELOZA
Ėshtė sėmundje ngjitėse e bagėtisė sė imėt, e gjedhit dhe e derrave, qė shkaktohet nga disa baktere dhe qė nėpėrmjet kafshėve u ngjitet edhe njerėzve. Shfaqja e saj nė shumė raste ėshtė me temperaturė dhe vatra infeksioni nėpėr tė gjithė trupin e personave qė preken nga sėmundjet.

Sipmtomat:
1-Ethe dhe temperaturė tė lartė
2-Dobėsim tė organizmit pėr tė vepruar
3-Vatra infeksioni nėpėr tė gjithė trupin
4-Njerėzit e marrin atė nė ambientet ku jetojnė kafshė me kėtė sėmundje.

10-CERMA
Sėmundje e kyēeve tė gjymtyrėve, qė vjen nga mahisja dhe shfaqet me mpirje, dridhje e dhimbje. Shfaqja e saj mė e madhe ėshtė tek kėmbėt dhe duart, por nė ndonjė rast prek edhe shtyllėn kurrizore, apo vende tė tjera ku ka kocka. Meshkujt vuajnė mė shpesh se femrat nga kjo sėmundje.


Simptomat:
1-Pacientėt me kėtė sėmundje ndjehen tė mpirė
2-U dridhen mpihen, u skuqen dhe u dhembin gishtat e kėmbės apo tė dorės.
3-Dhimbjet shoqėrohen me ethe dhe me temperaturė
4-Kyēi i kėmbės, gjuri ose kyēi i dorės janė vende shfaqet zakonisht cerma. Nė disa raste ėshtė edhe kyēi i thundrės, ose ana e jashtme e bėrrylit.


11-CIRROZA
Rritja e tepruar e indit bashkues, e cila shkakton ngurtėsimin e njė organi tė trupit dhe prishjen e funksioneve tė tij sipas fjalorit tė gjuhės shqipe, quhet cirrozė. Sipas mjekėsisė kemi cirrozė tė mėlēisė, tė veshkave, si dhe mushkėrive. Nė tė gjitha rastet pacientėt vuajnė dhimbje tė mėdha.

Simptomat:
1-Organi qė dhemb (veshka, mushkėria ose mėlēia) ngurtėsohet
2-Shpesh brenda trupit pacientėt e ndjejnė atė tė rėnduar
3-Dhimbje tė shumta zakonisht kur janė nė lėvizje
4-Enjtje dhe zverdhje tė fytyrės.

12-CISTI
Cisti ėshtė njė fshikėz e mbushur me lėng qė shfaqet si sėmundje nė inde ose nė organet e trupit. Pjesa mė e madhe e tyre operohen, ndėrkohė qė ato qė janė tė pazhvilluar mirė bombardohen me medikamente.

Simptomat:
1-Dhimbje e madhe nė pjesėn ku ėshtė shfaqur cisti
2-Dobėsim dhe mungesė reagimi
3-70 pėr qind e cisteve shfaqen ne vezore
4-Dhimbjet nė kėtė rast fokusohen kryesisht nė fund tė barkut.

13-CISTIT
Mahisje e fshikėzės sė ujit tė hollė, sipas fjalorit nė gjuhėn shqipe. Ndėrkohė qė pėr mjekėt ky ėshtė njė infeksion urinar qė prek tė gjitha grup-moshat dhe ndodh kudo qoftė nė traktin urinar duke filluar nga fascia periferike deri nė meatusin uretral.
Infeksionet urinare janė me tė shpeshte te femrat se sa te meshkujt.

Simptomat :
1-Vėshtirėsi dhe shqetėsime gjatė urinimit
2-Urgjencė pėr urinim si dhe urinim i shpeshtė
3- Urinim gjatė orėve tė natės si dhe urinim me gjak
4-Dhimbje dhe rėndim nė fund tė barkut


14-DAMLLAJA
Sėmundje e rėndė qė vjen nga gjakderdhja nė tru, ose nga mpiksja e gjakut nė enėt e trurit e qė shkakton menjėherė humbjen e ndjenjave dhe pushimin e lėvizjeve, shpeshherė pa ndaluar frymėmarrjen e qarkullimin e gjakut. Pikėrisht pėr kėtė arsye damllaja ėshtė cerebrale.

Simptomat:
1-Paralizė e plotė e trurit
2-Humbje e vetėdijes
3-Humbje e kontakteve me realitetin dhe gjendje shoku
4-Ndalim i frymėmarrjes dhe qarkullimit tė gjakut.


15-DEPRESION!
Gjendje shpirtėrore patologjike e njeriut, qė shfaqet me njė lodhje tė pėrgjithshme, me dobėsimin e guximit e tė vetėveprimit, rėnie shpirtėrore. Sipas fjalorit tė gjuhės shqipe kemi depresion moral (shpirtėror), depresion mendor (psikik), depresion nervor (krizė nervore).

Simptomat:
1-Lodhje dhe dhimbje koke
2-Dobėsim dhe dhimbje muskujsh
3-Dobėsi fizike dhe djersitje
4- Simptoma gastrointestinale
5-Ērregullime tė gjumit dhe ėndrra tė kėqija.


16-DIABETI
Sėmundje qė vjen nga paaftėsia e organizmit pėr tė pėrvetėsuar sheqerin dhe qė shfaqet me shtimin e sheqerit nė gjak e ujė tė hollė, i cili del nė sasi tė madhe.
Nė rastin e diabetit pa sheqer, kemi tė bėjmė me njė sėmundje, e cila vjen nga disa ērregullime tė sistemit nervor qendror e tė sekrecionit tė brendshėm dhe qė shfaqet me etje tė madhe e shtim tė jashtėzakonshėm tė ujit tė hollė, i cili nuk pėrmban sheqer, as albuminė.

Simptomat:
1-Pacientėt kanė shumė etje
2-Nė rastin e diabetikėve ndodh edhe shtimi i sasisė sė urinės
3-Pacientėt ndiejnė dobėsi trupore, si dhe gjendje pagjumėsie
4-Preken shpesh herė nga infeksione tė shumta.


17-DIARREA
Sėmundje qė shfaqet me dalje jashtė tė shpeshta e si ujė, heqja e shpeshtė e barkut. Para njė shekulli diarreja ka qenė sėmundja mė e pėrhapur, kryesisht tek tė rriturit, kjo pėr shkak tė keq ushqyerit dhe mėnyrės sė jetesės. Diarreja ėshtė sėmundje infektive qė duhet kuruar me doemos.

Simptomat:
1-Jashtėqitje tė shpeshta pėr gjatė gjithė ditės
2-Zverdhje tė lėkurės nė tė gjithė trupin
3-Ethe dhe nė disa raste edhe temperaturė
4-Jashtėqitja nė tė gjitha rastet ėshtė nė trajtėn e ujit.


18-DIHATJE
Frymėmarrje e shpeshtė dhe e rėndė pas njė vrapimi tė gjatė, pas njė lodhje tė madhe fizike etj; zhurma qė dėgjohet kur dikush dihat. Zakonisht dihatja ėshtė shfaqje e sėmundjeve tė tjera qė mund tė kenė pacientėt, nė probleme me zemrėn, astmėn e shumė tė tjera si kėto.

Simptomat:
1-Dihatja lidhet me frymėmarrjen e shpeshtė dhe tė rėndė
2-Njeriu gjatė kėtij procesi lėshon gulēime tė shpeshta
3-Zhurmat e frymėmarrjes bėhen tė rėnda
4-Dihatja ėshtė simptomė e sėmundjeve tė tjera si zemra, astma, veshka etj.19-DHEMBJA
Mundim, shqetėsim a vuajtja qė provon a heq dikush kur i dhemb diēka nė trup, ndjenja qė shkaktohet nga njė vuajtje fizike, sėmbim, therje. Kjo sipas fjalorit tė gjuhės shqipe. Dhembjet janė tė llojeve tė ndryshme, duke filluar qė nga ndjesia e pickimeve qė janė dhembje tė vogla e deri tek dhembjet nga sėmundje tė rėnda.

Simptomat:
1-Mundim, shqetėsim qė provon personi
2-Dhembja ndodh nė ēdo pjesė tė trupi
3-Mė tė shpeshta janė dhembjet brenda organizmit
4-Dhembjet janė shfaqje tė sėmundjeve tė tjera, apo veprimeve tė jashtme.

20-EKZEMA
Sėmundje kronike e lėkurės qė shfaqet me skuqjen e saj dhe me flluska a puērra tė lėngėta ose tė thata. Kėto puērra e bėjnė lėkurėn tė thatė dhe me luspa qė zakonisht shkaktojnė kruarje tė madhe. Nė lėkurėn e pigmentuar pezmatimi paraqitet me ngjyrė si mė tė purpurt ose ngjyrė kafe dhe lėkura e vrazhdė mund tė jetė si njė karakteristikė dominuese.

Simptomat:
1-Skuqje e lėkurės dhe formimi i puērrave tė lėngėta
2-Puērrat e bėjnė lėkurėn tė thatė dhe me luspa
3-Kruarje e madhe nė tė gjitha vendet ku shfaqet ekzema
4-Ngjyra e puērrave varet nga ngjyra e lėkurės sė njeriut.

21-EPIDEMIA
Sipas fjalorit tė gjuhės shqipe, epidemia ėshtė sėmundje ngjitėse qė pėrhapet shpejt te shumė njerėz nė njė krahinė, nė njė vend a nė disa vende. Pėrhapet shpejt nė njė masė tė madhe njerėzish nėpėrmjet frymėmarrjes, ambientit tė dhomės dhe kontakteve tė tjera.

Simptomat:
1-Sėmundje ngjitėse
2-Pėrhapet nė tė gjithė zonėn, krahinėn, qytetin
3-Pėrhapet nėpėrmjet frymėmarrjes, ambientit tė dhomės.
4-Epidemia mund tė jetė gripale, virale etj.

22-EPILEPSIA
Sėmundje e rėndė nervore qė shfaqet me kriza tė herėpashershme e tė papritura, gjatė tė cilave i sėmuri pėrpėlitet e nxjerr shkumė nga goja dhe humbet plotėsisht a pjesėrisht vetėdijen. Ndryshe quhet edhe sėmundja e tokės. Nuk ka njė mjekim standard tė epilepsisė, por, pėr ēdo lloj epilepsie, ka njė lloj mjekimi specifik qė i pėrgjigjet gjendjes sė pacientit.

Simptomat:
1-Gjendje si nė ėndėrr ose mendime imponuese
2-Frikė, depresion dhe panik
3- Lėvizje e gishtėrinjve, lėvizje e buzėve, pėrtypje. Tė gjitha kėto lėvizje janė tė shpeshta.
4-Pacienti nxjerr shkumė nga goja dhe humbet vetėdijen.


23-ETHET
Gjendje e sėmurė e trupit tė njeriut qė shfaqet me zjarrmi, rrahje tė dendura tė pulsit dhe zakonisht me rrėqethje e tė dridhura, temperaturė e lartė e trupit, zjarrmi. Ethet mund tė zgjasin nga 10 minuta deri nė 10 orė. Ėshtė e rėndėsishme kėshillimi me mjekėt nė raste tė rėnduara.

Simptomat:
1-Zjarrmi nė tė gjithė trupin
2-Rrahje tė dendura tė pulsit
3-Rrėqethje e tė dridhura
4-Temperaturė e lartė e trupit.

24-FRUTHI
Sėmundje ngjitėse qė prek sidomos fėmijėt, e cila shfaqet me puērra ose me njolla tė kuqe nė lėkurė dhe shoqėrohet zakonisht me zjarrmi e me mahisjen e qepallave, tė qiellzės e tė rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes. Fruthi parandalohet me vaksinė.

Simptomat:
1-Simptomat zakonisht paraqiten 10-12 ditė pas ekspozimit ndaj virusit.
2-Fruthi shfaqet me temperaturė tė lartė
3-Me ftohje dhe inflamacion tė syve
4-Shpėrthim i kuq i imėt nė lėkurė nė formė tė pikave qė fillon nga fytyra dhe qafa dhe pėrhapet gradualisht teposhtė duke e mbuluar tėrė trupin.

25-FSHIQJA
Sėmundje e rėndė vdekjeprurėse (si kolera, murtaja, lia etj), qė prek shumė njerėz a kafshė dhe pėrhapet zakonisht shpejt nė njė krahinė, nė njė vend a nė disa vende si epidemi. Simptomat e saj janė tė njėjta me epideminė.

Simptomat:
1-Sėmundje ngjitėse
2-Pėrhapet nė tė gjithė zonėn, krahinėn, qytetin
3-Pėrhapet nėpėrmjet frymėmarrjes, ambientit tė dhomės.
4-Sėmundja e fshiqes ėshtė gjithmonė vdekjeprurėse.


26-GASTRITI
Ėshtė sėmundje kronike, qė ka tė bėjė me pezmatimin e cipės sė brendshme tė stomakut. Ndryshe gastriti njihet edhe si inflamacion i stomakut, i cili ėshtė mė tepėr i pėrhapur tek pėrdoruesit e rregullt tė alkoolit dhe duhanit. Shenjat dalluese tė sėmundjes janė dhembje(djegie) nė stomak poshtė brinjėve dhe mund tė arrije deri tek fyti.

Simptomat:
1-Djegie stomaku dhe dhembje e tij
2-Dhimbja nis nė stomak dhe pėrfundon deri poshtė brinjėve
3-Aftėsia tretėse ėshtė mė e ulėt se tek njerėzit normalė
4-Nė shumė raste dhimbjet e stomakut shoqėrohen edhe me dhimbje fyti.

27-HALUCINACIONET
Ndijim a pėrfytyrim i rremė qė i shfaqet njeriut kur ėshtė sėmurė rėndė, kur ėshtė nė kllapi, kur ėshtė i tronditur shumė shpirtėrisht. Halucinacionet zakonisht u ndodhin njerėzve vetėm nė rastet e sėmundjeve tė pashėrueshme, ose edhe kur janė tė prekur nga hemorragjitė cerebrale.

Simptomat :
1-Ndijim dhe pėrfytyrim i rremė
2-Ndodh gjithmonė nė rastin e sėmundjeve tė rėnda
3-Ndodhin edhe nė rastet e tronditjeve shpirtėrore
4-Tė krijojnė gjithmonė gjendje kllapi.

28-HEMORRAGJI CELEBRALE
Rrjedhje e madhe gjaku nga organizmi, ose nė tru (cerebrale). Nė kėtė rast hemorragjia ėshtė e brendshme. Hemorragjia cerebrale u ndodh zakonisht personave mbi 60 vjeē,
KJO sėmundje njihet ndryshe nga populli edhe me fjalėt ‘’i ra pika’’ ose i ‘’plasi gjaku nė tru’’.

Simptomat:
1-Nuk flet (nuk mund tė shqiptojė dot asnjė fjalė)
2-Nuk lėviz gjymtyrėt (dorėn ose kėmbėn)
3-Ndodh tėrheqja e muskujve tė fytyrės tė asaj ane qė nuk lėviz dorėn ose kėmbėn
4-Urinon dhe defekon nė mėnyrė tė pavullnetshme
5-Tė dridhura tė pjesshme ose nė tė gjithė trupin, tė vjella.29-HEMORROIDE
Sėmundje qė shfaqet me zgjerim tė venave nė fund tė zorrės sė trashė dh qė shkakton rrjedhje gjaku, majasėll. Kjo ėshtė njė sėmundje trashėguese intelektuale qe u paraqitet njerėzve tė cilėt qėndrojnė ulur gjatė nė karrige; ėshtė sėmundje e shoferėve, si dhe e njerėzve qė merren me ngritjen e peshave

Simptomat:
1-Pacientėve u vihen re shenjat e sėmundjet nė lėkurė
2-Shenjat nė duar, nė thembra si dhe nė zorrė tė trashė.
3-Sėmundja shoqėrohet me kruajtje tė padurueshme dhe pas saj me njė gjakderdhje tė lehtė pas kruajtjes, pas jashtėqitjes, etj.
4-Dhembje tė herėpashershme gjatė jashtėqitjes nė thellėsi tė zorrės sė trashė dhe me djegie nė anėn dalėse tė saj.


30-HERNIE
Sėmundje qė shkaktohet nga shkarja e njė organi tė brendshėm ose e njė pjesė tė tij nėpėr njė tė ēarė nė njė vend tjetėr tė barkun a nėn lėkurė, qeska e formuar nga organi qė ka shkarė nė kėtė mėnyrė;dhjami, dhjamthi. Ndryshe njihet si shiatik vertebal qė vjen si pasojė e problemeve disko-radikular.

Simptomat:
1-Dhimbje tė mėdha mesi, kurrizi dhe shpine
2-Dhimbja kalon nga vithet, kėmba, kofsha e deri nė shputėn e kėmbės
3-Tkurret kolona dhe pengon pėrkuljen
4-Dhimbjet shtohen kur personat kolliten apo marrin frymė thellė.

31-HIRRĖZA
Sėmundje ngjitėse qė u bie bagėtive tė imta e ua pret qumėshtin si hirrė, ua zbardh sytė, i verbon dhe ua mahis kyēet e kėmbeve e thundrat. Zakonisht kjo ndodh tek dhitė, qengjat dhe delet.

Simptomat:
1-Qumėshti i bagėtive prishet dhe bėhet si hirrė
2- Nė kėtė rast kafshėt humbasin shikimin
3-E kanė tė pamundur lėvizjen, si pasojė e mahisjeve tė kyēeve
4-U bllokohen kėmbėt dhe thundrat

32 HISTERI
Sėmundje nervore te njerėzit shumė tė ndjeshėm, e cila shfaqet me turbullimin e herėpashershėm tė gjendjes shpirtėrore e mendore dhe shoqėrohet me britma, me tė qeshura, me drithėrima, me lot etj. I sėmuri mund te nxirret nga gjendja duke krijuar njė gjendje tė tillė qė tė dominoje situatėn qe e ka ēuar pacientin nė atė gjendje, pra krijohet njė gjendje me e fuqishme.

Simptomat:
1-Turbullim tė gjendjes shpirtėrore
2-Pacienti lėshon britma., tė qeshura.
3-nė shumė raste sėmundje shoqėrohet edhe me lot dhe drithėrima
4-Sėmundja ėshtė kronike.


33-HITHI
Sėmundje qė shkaktohet nga njė kėrpudhė shumė e vogėl parazitare, e cila prek gjethet e hardhisė dhe kokrra te rrushit dhe i vesh ato me njė pluhur si hi nė ngjyrė tė murrme.

Simptomat
1-Prek vetėm gjethet e hardhisė sė rrushit
2-I vesh ato me ngjyrė tė murrme
3-Largohet me helm dhe produkte tė tjera
4-Zakonisht shfaqet nė pranverė

7-ATROFIZIM
Sėmundje e cila dobėson, rrėgjon dhe mpin njė organ ose njė ind tė organizmit. Nė shumė raste njerėzit nuk arrinė tė kuptojnė se nga u vinė shqetėsimet, por ata ndjehen tė dobėt pėr tė reaguar dhe tė pafuqishėm pėr punė.


Simptomat:
1-Dobėsi e pėrgjithshme
2-Mpirje e njė organi tė caktuar
3-Mungesė vullneti dhe dėshire pėr vepruar
4-Bėhet kronikė nėse nuk kurohet

8-BRONKITI
Sėmundje e bronkeve qė shfaqet me skuqjen dhe me enjtjen e cipės sė tyre, mahijse e bronkeve. Personat qė preken nga kjo sėmundje zakonisht bėhen tė varuar kronikė, nė rast se nuk kurohen nė mėnyrė tė shpejtė. Shenjat e bronkitit thuajse tė njėjta me ato tė gripit.


Simptomat
1- Kollė e fortė, bllokim hundėsh, sekrecione nga hunda
2- Dobėsi e pėrgjithshme trupore, debulesė, mungesė oreksi
3- Dhembje muskujsh dhe kockash, dhembje koke
4- Temperaturė jo e lartė, dhembje nė kraharor
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 12-08-2009, 19:27   #2
cdef568
Guest
 
Postet: n/a
Points: 0
Pikėt nė bankė: 0
Total Points: 0
Arrow Abercrombie swimwear

Women's Casual & Dress Apparel. Find Abercrombie Swim Wear at annywholesale.comabercrombie swimwear clothing,Wholesale/cheap Abercrombie swimwear
  Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 14-08-2009, 19:32   #3
cedrus
??
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 64
Pėlqime: 0
Pėlqyer 2 herė nė 2 postime
Rep: 643
cedrus is on a distinguished road
Points: 12,060
Pikėt nė bankė: 14,568
Total Points: 26,628
Gabim

Moj Semiramida, po keto dallavera nga i ke gjetur me aman, se na solle zorret te goja.
76 semundje. Shikon cfare shkruan xhanem? E po fare pa pergjegjshmeri qenka ky milet?
Moj doktoreshe, po pyet njehere pyet. Edhe meson edhe nuk ben kabime kshu.

E. Per te ndihmuar e kam une pa jo per gje.

O Eris. Mbylle me mire kete forum.
cedrus nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 14-08-2009, 22:14   #4
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,019
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,019
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga cedrus Shiko postimin
Moj Semiramida, po keto dallavera nga i ke gjetur me aman, se na solle zorret te goja.
76 semundje. Shikon cfare shkruan xhanem? E po fare pa pergjegjshmeri qenka ky milet?
Moj doktoreshe, po pyet njehere pyet. Edhe meson edhe nuk ben kabime kshu.

E. Per te ndihmuar e kam une pa jo per gje.

O Eris. Mbylle me mire kete forum.


Gazeta "Tirana Observer" pėr herė tė parė sjell nė formė tė pėrmbledhur gjithēka qė duhet tė dini pėr 77 sėmundjet qė prekin trupin e njeriut.

He se ka plot qe se dine ndertimin e trupit te tyre.shkrimi i permbahet temes.ERisi mos e fshi temen te lutem.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 11:53.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar