Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Komuniteti Forumit Shqiptar > Zonė e lirė & Tema shoqėrore > Kuriozitete

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 10-08-2009, 02:30   #1
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 708
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 915,231
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 925,231
Gabim Bregu shqiptar nė 10 zbulimet mė tė mėdha nė botė

Nga Alma Mile
Marrė nga Gazeta Panorama
Alma Mile

Anije tė mbytura, thesare nėnujore mbretėrish, luftėra me piratė... Tė gjitha kėto kanė ngacmuar vazhdimisht imagjinatėn e njerėzve, jo vetėm fėmijė e aventurierė. E vėrteta ėshtė qė fund-deti mban mė shumė nga ē'mund tė imagjinojė mendja e njė njeriu. Gjatė ēdo fushate eksplorimi, arkeologėt nėnujorė bėjnė zbulime tė bujshme, tė cilat zgjerojnė gjithnjė e mė tepėr njohurinė tonė pėr tė kaluarėn e njerėzimit. Kėto ditė, Instituti Arkeologjik Amerikan, ka botuar nė revistėn e saj "Arkeologji" ("Archaeology"), 10 zbulimet mė interesante tė momentit nė arkeologjinė nėnujore. Janė stacione, ku momentalisht po zhvillohen projekte kėrkimi, ose janė bėrė zbulime interesante. Flitet pėr anije tė mbytura, qė nga ato tė thjeshtat e transportit tė tjegullave e tė amforave, tek ato qė transportonin fildish e qelibar. Mes kėtyre dhjetė zbulimeve, tė cilat "Archaeology" i quan njėlloj interesante, duke mos i vendosur sipas njė rendi vlerash, ėshtė edhe bregdeti shqiptar, ku prej dy vjetėsh ėshtė duke u zbatuar njė projekt shqiptaro-amerikan e qė ka nxjerrė nė dritė zbulime qė i ndihmojnė shumė historisė sė lundrimit dhe tė tregtisė botėrore.

Ndėr 10 destinacionet renditet bregu i Kizilburunit nė Turqi, ku ėshtė zbuluar njė anije me njė ngarkesė tė madhe mermeri, pėr tė vijuar me liqenin Ontario nė Nju Jork, ku pas 35 vitesh kėrkimi u gjet anija mė e vjetėr nė kėto ujėra. Njė tjetėr zbulim i rėndėsishėm ėshtė ai i anijeve faraonike tė dinastisė sė tetėmbėdhjetė nė Detin e Kuq, pėr tė vijuar me flotėn e humbur tė perandorit mongol nė Vietnam, avulloren e shek. XIX nė Oklahoma, kėrkimet gjenetike nė ishullin grek tė Kios, anijet e kolonizatorėve spanjollė nė Florida nė shek. XVI, apo limanin e gurtė nė Izmir tė Turqisė. Harta e qendrave interesante shtrihet nė tė gjithė botėn. Realizuesit e kėsaj guide nėnujore, nuk harrojnė tė japin informacionin e nevojshėm, pėr ēdo njėrin nga stacionet, duke treguar pėr vendndodhjen, objektin e gjetur, subjektin qė kryen kėrkimet, historinė e mbytjeve, etj. Tė njėjtėn gjė bėn edhe pėr brigjet shqiptare, tė cilat pėr arkeologėt janė ende tepėr joshėse, duke qenė tė panjohura.

"Falė dekadave tė izolimit politik, nėn mbretėrimin paranojak tė diktatorit komunist Enver Hoxha, bregdeti i Shqipėrisė ka qenė pėr njė kohė tė gjatė i pa eksploruar. "Pothuaj asgjė nuk ėshtė e njohur nė lidhje me burimet kulturore nė ujėrat shqiptare", thotė Jeff Royal, drejtor i sektorit arkeologjik nė fondacionin jofitimprurės RPM Nautical Foundation. Sė bashku, me Adrian Anastasin nga Instituti Shqiptar i Arkeologjisė, Royal ėshtė duke drejtuar tanimė, vėzhgimin e zonės, qė rezulton tė jetė njė nga brigjet e fundit, ende tė pashkelura tė botės mesdhetare.

Edhe pse vetėm dy vjet nė kėtė projekt, ekipi tashmė ka bėrė zbulime tė shumta. "Atje poshtė gjen nga tė gjitha qytetėrimet", - thotė Royal,- "qė nga grekėt e lashtė dhe anijet romake tė mallrave, tek njė anije moderne, qė u mbyt vetėm pak vite mė parė, me makina nė bord"", - shkruan Eric A. Powell, nė "Archaelogy" pėr Shqipėrinė, i cili ėshtė informuar mbi kėtė destinacion nga ekipi i kėrkimit.

"Deri mė tani, gjetjet mė tė rėndėsishme janė mbetjet nga anijet e mbytura, ndėrsa transportonin ngarkesa nga qyteti grek i Korinthit, drejt kolonive tė tij nė bregdetin e Adriatikut. "Jemi duke gjetur njė sasi tė madhe mallrash korinthiane", thotė Royal, "duke pėrfshirė kėtu njė anije transporti amforash, si dhe se njė anije, e cila transportonte tjegulla drejt kolonive. Pasi qė kemi analizuar anijet e mbytura, do tė dimė shumė mė tepėr rreth tregtisė ndėrmjet Korinthit dhe kolonive tė saj prej shekullit tė gjashtė, deri nė shekullin e dytė, para Krishtit", - vazhdon drejtori arkeologjik". Ndėrkohė, ekipi po vazhdon tė pėrdorė hidrolokatorė pėr tė vėzhguar gjithė vijėn bregdetare nga Greqia, deri nė Shqipėrinė e veriut, nė kufi me Malin e Zi. "Ne kemi tė paktėn edhe njė dekadė punė", - thotė Royal pėr "Archaelogy".

Revista
Revista "Archaelogy" ėshtė njė botim i "The Archaeological Institute of America" (AIA), i cili ėshtė organizmi mė i vjetėr nė Amerikėn e Veriut, kushtuar arkeologjisė. Instituti ėshtė jofitimprurės, i themeluar nė vitin 1879 dhe i miratuar nga Kongresi i SHBA-sė nė vitin 1906. Sot AIA numėron rreth 250 mijė anėtarė nga 104 organizata nė Amerikė, Kanada dhe gjithė botėn. Instituti mbėshtet kėrkimet arkeologjike nė tė gjithė botėn dhe mbrojtjen e trashėgimisė kulturore.

10 ZBULIMET ARKEOLOGJIKE

Kizilburun, Turqi
Zbulohet njė anije e shek. I para Krishtit me 8 shtylla mermeri. Anija u mbyt 40 milje larg tempullit tė Apollonit nė Klaros, ku gjendej njė orakull i famshėm si ai i Delfit. Mendohet qė mermeri vinte nga guroret e Marmarasė

Liqeni Ontario, Nju Jork
Nė vitin 2008 u zbulua anija mė e vjetėr nė liqenin e Ontarios. Anija u mbyt nė liqen gjatė njė tufani tė papritur nė 31 tetor tė vitit 1780 me mė shumė se 120 pasagjerė nė bord, duke pėrfshirė dhe 30 amerikanė, tė burgosur lufte.

Deti i Kuq, Egjipt
Rreth 3500 vjet mė parė faraonia Hatshepsut porositi ndėrtimin e pesė anijeve pėr njė udhėtim nė Detin e Kuq. Tanimė njė ekip nga Universiteti i Floridės ka ndeshur nė kėto ujėra njė anije tė kėtij lloji, ndėrtuar gjatė dinastisė XVIII.

Swink, Oklahoma
Nė lumin e kuq nė Oklahoma ėshtė gjetur avullorja mė e hershme, mjet lundrimi ky qė revolucionarizoi transportin lumor dhe tregtar nė Amerikė. I pėrket vitit 1838 dhe ishte ndėrtuar pėr qėllime ushtarake.

Bregdeti shqiptar
Gjatė ekspeditave tė fundit nė ujėrat e Jonit, pranė brigjeve tė Sarandės, janė zbuluar mbetje anijesh korinthase, tė cilat transportonin amfora dhe tjegulla, nga Korinthi nė kolonitė greke pėrgjatė vijės shqiptare.

Kios, Greqi
Nėse mendohej se ujėrat e detit ishin shkatėrrueset e gjurmėve gjenetike, kėtė e hodhėn poshtė kėrkimet pranė ishullit grek tė Kios. Nė amforat e njė anijeje tė mbytur 2400 vjet mė parė janė zbuluar gjurmė vaji, erėzash dhe rrėshire peme.

Lumi Bach Dang, Vietnam
Njė ekip arkeologėsh kanė gjetur nė zonėn pėrreth kėtij lumi, mbetjet e flotės sė humbur tė perandorit mongol, Khubilai Khan tė shpartalluar nga ushtria vietnameze. Pas kėtij zbulimi, studiuesit po mundohen tė kuptojnė si u realizua mbytja e rreth 400 anijeve.

Gjiri Pensacola, Florida
Nė vitin 1990 u zbulua njė nga anijet e fisnikut spanjoll, Don Tristįn de Luna, i cili nė vitin 1559 zbarkoi nė Florida me 11 anijet e tij, me shpresėn qė kishte zbuluar tė parėn koloni evropiane. Por njė stuhi shkatėrroi anijet e tij.

Kartagjenas, Spanjė
Nė juglindje tė Spanjės janė gjetur mbetjet e njė anije tė mbytur fenikase tė shekullit tė gjashtė para Krishtit, e cila udhėtonte drejt Gadishullit Iberik me mallra tė ēmuara si fildish, qelibar, etj.

Gjiri i Izmirit, Turqi
Ėshtė zbuluar njė nga limanet mė tė vjetra, i quajtur "Liman Tepe", njė nga vendqėndrimet mė tė rėndėsishme qysh nė epokėn e bronzit. Gėrmimet e para nisėn nė 1979, por nė vitin 2000, arkeologėt e Universitetit tė Ankarasė filluan tė nxirrnin limanin e varrosur.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 10-08-2009, 12:10   #2
Fukarai
fukara si gjithe populli
 
Avatari i Fukarai
 
Regjistruar mė: Aug 2009
Vendndodhja: Bahama...
Postet: 219
Pėlqime: 6
Pėlqyer 2 herė nė 2 postime
My Mood: Amused
Rep: 640
Fukarai is on a distinguished road
Points: 18,061
Pikėt nė bankė: 24,379
Total Points: 42,439
Gabim

Po si ka mundsi qe mund me pas thesare ke deti Adriatik, apo Jon? Un atje shume here jam zhyt, por ndonje thesar nuk kam gjet.

Ah... duhet me shku e me u zhyt pak me thell n'det se mund me gjet na nji pasuri t'madhe atje e mund me sigur jeten pastaj se mbeta fukara gjithe jeten, prandaj.
__________________
Sa te rroj do te mesoj
Fukarai nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 10-08-2009, 15:35   #3
j&g
Senior Member
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: not where i want to be
Postet: 773
Pėlqime: 14
Pėlqyer 27 herė nė 24 postime
My Mood: Cheerful
Rep: 671
j&g will become famous soon enough
Points: 41,828
Pikėt nė bankė: 247,302
Total Points: 289,130
Vendi katert per postime lol - GhOsT 
Gabim

lol fukarai me mos e bej ate gje. interesante tema.
__________________
I LOVE GOD
j&g nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 04:20.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar