Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Politika dhe Media > Dossier dhe analizė

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 09-08-2009, 05:54   #1
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 718
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 938,282
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 948,282
Gabim Jeta e Ali Pashe Tepelenes

Nuk ka asnje dyshim se nje
nga figurat me te rendesishme dhe me te famshme te historiografise Shqiptare
neper kohera eshte edhe figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues
te Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822.

Ali Pashe Tepelena qe mendohet te
kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje
aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar,
ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar
ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Muēoja (apo Mustafai) ka
qene Bej nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i
nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores.

Mukhtari, gjyshi i Aliut si Bej
qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me
vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te
Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij
te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i Delvines, coi ne vrasjen e
Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3
vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif i Delvines.

Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj
Hapsburgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte “familja me nobel e
Toskeve te te gjithe Epirit” nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10
vjecare vdekja e babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne
mes te kater rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre
te Aliut, armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per
kete arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices , tashme u
detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe te mbronte
nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje konfrontimet qe
ajo pati me bandat e Kardhiqioteve dhe Harmoveve, ajo ra viktime e pabesise se
Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen
duke i marre peng dhe c’nderuar.

Aliu i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec
arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i
pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e tij
nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga Kardhiqotet
vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe i pagoi
Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra peng.
Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e
Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qe
cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete. Duke
qene se ai rridhte nga nje familje e varfer, por me tradite aristokratike, Aliu
rinine e tij sipas shume tregimesh e nisi si ‘bandit’ qe shquhej per trimeri
dhe zgjuarsi. Ne kohen e rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga
‘armatolet’ qe ishin mercenare Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe
hajdutllek te madh mes tyre.

Ali Pasha sipas disa tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande
cubash me ndikim nė Thesali dhe anės se maleve tė Pindit gjate rinise.
Perderisa keto krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashallėku i Beratit me
nė krye Ahmet Kurt Pashėn, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru nė Berat. Pashait
te Beratit, Ahmetit, i bėri shume pėrshtypje bukurija dhe mencuria e Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si
roje personale ne shtepine e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e
Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai i kerkoi
vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati dhe u bashkua me
shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te
bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet
Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje
dhe zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij.

Disa kohe pas marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq.
Vendin e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te
motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje
konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga
Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe pas
marrjes se postit te Pashait te Delvines , me 1787, Ali Pashes iu caktua posti
i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut
dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne
aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe
siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu
iu dha hajduteve e kaēakeve te kohes. Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te
perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne
Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifit te
sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786, Aliu marshoi drejt
Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne
Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u
mbante nga Izet Pasha.
Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij
coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi
gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 09-08-2009, 05:55   #2
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 718
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 938,282
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 948,282
Gabim

Nė kėngėt popullore historike qė
kanė nė qendėr figurėn e Ali Pashė Tepelenės, pėrvijohen dukshėm tipare
thelbėsore tė personalitetit shumėplanėsh tė Vezirit tė vezirėve, lufta,
betejat, e fitoret kundėr pushtuesve turq, si dhe tema e qėndresės qė gjenin nė
popull synimet lakmitare tė Ali Pashė Tepelenės, vendosja dhe mbajtja e
pushtetit me dhunė prej kėtij gjarpėri qė drodhi dhenė / zaptoi det e sterenė,
por s'u bė dot prijės i mirėfilltė popullor. Pashait tė Janinės, megjithėse nuk
ia kurseu simpatinė e pėrkrahjen e vet, populli i Labėrisė nuk i kurseu as
urrejtjen pėr mizoritė e tij.

Kėngėt me kėtė temė janė njė dėshmi tjetėr e vlerėsimit tė figurės sė Ali
Pashės. Megjithatė duhet thėnė se bėmat, lufta e qėndresa e tij nė krye tė
Pashallėkut tė Janinės kundėr turqve zė vendin kryesor nė poezinė popullore tė
kėsaj periudhe. Kjo ėshtė e kuptueshme. Jo mė kot ėshtė thėnė se nė vorbullėn e
ngjarjeve tė kėsaj kohe tė turbullt populli dallon mė tė rėndėsishmen dhe i jep
asaj vendin qė i takon nė kėngė.

Figura kryesore nė kėto kėngė ėshtė vetė Ali Pasha. Por, krahas tij, poeti
popullor lab nuk harron tė portretizojė luftėtarėt, trimat, prijėsit, gratė,
miqtė e tradhėtarėt, pushtuesit, etj. Nė kėngėt pėr Ali Pashėn gjejmė emrat e
Boēarit e Xhavellės, Thanas Vajės e Ēaush Hormovės, Hankos, Shanishashė,
Vasiliqisė (nėna, motra e gruaja e Ali Pashės), djemtė e pashait, deri edhe
Lord Bajronin, si dhe vetė popullin e Labėrisė, hormovitėt, himariotėt,
kardhiqiotėt e kurveleshasit,
tė gjithė trima levendė
ēe punojnė keq dyfeknė.


Kėshtu, nė kėngė pėrshkruhet lindja e Aliut:
... Hanko kur polle Alinė
ndriti bota vetėtimė...!


djalėria e rinia me trimėritė, dredhitė, grindjet, mėritė, pusitė etj:
...Qė kur ishte ēilimi
nė shokė bėnte beli
kur gjėmonte e binte shi
merrte shenjė nė llami
Kush e njih Ali asllanė
gjithė ditėn loste me pallė ,
... Ali Pasha kur qe djalė
nė Hormovė e kish inanė...





pėrgatitja e vendit pėr luftė:
... Bėre ura tė mėdha
dhe 101 kala...

masakrat e mizoria e pashait:
... Nė fushė tė Valaresė
Ali Pasha i pabesė
Preu katėrqind e pesė...

zgjerimi e forcimi i pushtetit me luftė,
me shpatė ne dorė:
... Hajde Ali Pashė hajde
Jatagan tė gjatė pate
Janinė e Shkodėr mė kape!

kulmi i lavdisė dhe prishja me
Sulltanin:
Gjarpėri qė drodhe dhenė
Zaptove gjithė sterenė
Vure sedėr dhe me mbrenė...

Qėndresa epike:
Kjo kalaja me bedena
shih se ē’trima qė mban brėnda
Ali Pashėn me shtatė zėmra.

rrethimi i pashait, shpresat e
pėrpjekjet e fundit:
Ali Pasha ezhdėrha
I rrethuar nga jezitė
Bėn tertipe tė mėdha
Zgjuar natė e zgjuar ditė...

vrasja pabesisht:
... Qysh besoi ai burrė,
Ai qė sbesonte kurrė?!
Koke do vene barutne
besove, prandaj te zune...


pasvdekja:
Kokėn nė Stamboll ta prunė,
nismėn ta bėnė pėrdhunė.


Por ka edhe kėngė ku populli e zhvesh
vezirin mbi vezirė nga tė gjithė titujt e tij, ia heq edhe dafinat e lavdisė,
edhe baltėn e sharjeve, duke e quajtur thjesht Ali:

Kam njė fjalė pėr Alinė.../ Pse Ali se bėre mirė / su lidhe me Gegėrinė?!

Poeti popullor shpreh me kėto vargje tė thjeshta, vlerėsimin e tij pėr
politikėn e Aliut, duke theksuar me njė qartėsi tė habitshme domosdoshmėrinė e
bashkimit tė vendit.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 09-08-2009, 05:57   #3
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 718
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 938,282
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 948,282
Gabim

Sherbimi Sekret i Pashallekut te JaninesDrejtuesi i
pashallėkut tė Janinės forcoi sė tepėrmi pozitat e tij duke,
zgjeruar hapėsirat e kjo ndėrhyrje u bė nė kushte lufte mes Ali
Pashait dhe armiqve qė vinin nga jashtė e brenda pashallėkut.
Nė kėto kushte fuqitė mė tė mėdha tė kohės, Rusia, Franca e
Anglia kishin organizuar agjenturat e tyre nė Janinė nga ku
informoheshin pėr ēdo plan tė Pashait. E nuk mungonin vetėm
informatat por agjentura e tyre mundi tė organizonte edhe
kryengritje tė mėdha me anė tė feudalėve, tė cilat kishin si
qėllim tė mos lejonin bashkimin e pashallėkut tė Janinės me atė
tė Shkodrės, pėr ta kthyer vendin nė njė fushė nga ku Perandoria
Osmane sulmohej mė lehtė.
Tė njėjtin interes kishin edhe sulltanėt qė sunduan gjatė
kohės sė qeverisė sė Ali Pashait. Kėta tė fundit synonin qė
pashallėku tė mbetej i vogėl e i copėtuar qė ta pushtonin mė
lehtė.
Agjentura e Pashait
Drejtuesi i pashallėkut tė Janinės
duke parė situatėn rreth tij mori tė gjitha masat jo vetėm pėr
tė siguruar pushtetin, por edhe pushtetin e tij. Qė kur ai mori
postin e Derven Pashės qė i siguronte atij ruajtjen e rrugėve,
ai organizoi njė polici sekrete e cila nuk ekzistonte nė asnjė
provincė tjetėr tė Perandorisė osmane. Kjo polici e
informonte Ali Pashė Tepelenėn mbi ēdo gjė duke filluar qysh nga
veprimtaritė deri te bisedat e planet e kujdo njeriu qė i
interesonte tė Parit. Policia sekrete survejonte tė gjithė tė
huajt, por duke mos harruar edhe grekėt e shqiptarėt. Nė kėtė
mėnyrė, pashai informohej pėr ēdo kohė e lėvizje duke krijuar
mundėsinė pėr tė parandaluar veprimtarinė kundra tij. Pėr
personat qė dyshoheshin edhe letrat qė qarkullonin brenda
pashallėkut lexoheshin nga njerėzit e Ali Pashė Tepelenės dhe
shpesh herė edhe nė prani tė tij. Nė krye tė policisė sekrete
qėndronin njerėzit mė tė besuar tė Ali Pashės. Mė i njohuri ka
qenė Tahir Abazi. Nė kėtė post punoi edhe Thanas Vaja, i cili e
kishte fituar besimin e sovranit. Nė kėtė rrjet tė agjenturės
Ali Pashai organizoi njerėz tė profesioneve tė ndryshme duke
nisur qė me emisarėt e tij diplomatikė, tregtarė, udhėtarė,
mjekė, persona tė dėrguar jashtė shtetit pikėrisht pėr mbledhjen
e informacioneve, ushtarakė e deri barinj.
Peng familja
Agjentėt jashtė shtetit kėrkonte garanci nga
personi siē ishte lėnia peng e fėmijėve apo personave tė tjerė
tė familjes, nė mėnyrė qė ata jo vetėm tė ktheheshin nė kohėn e
duhur nė Janinė por edhe tė kryenin sa mė mirė detyrėn e caktuar.
Vllahija, Moldavia, Thraka e Maqedonia ishin tė mbushura me
punonjės sė shėrbimit sekret tė Ali Pashait. Sipas dokumenteve
franceze vetėm nė Korfuz pashai kishte 40 informatorė. Mes
kėtyre njerėzve ishte edhe selihtari (mbajtėsi i shpatės) dhe
bostanxhibashi (kopėshtari) i Sulltanit. Nė vitin 1810 nė
shėrbim tė Ali Pashait u fut edhe Veziri i Madh (kryeministri) i
shtetit osman, i cili i mbronte hapur interesat e sovranit tė
Janinės nė Portėn e Lartė. Ēdo gjė qė ndodhte brenda dhomės sė
Sulltanit i bėhej e ditur brenda 8 ditėve Ali Pashait, ndėrsa
nga ana e kėtij tė fundit nuk mungonin edhe shpėrblimet e majme.
Penetrimi te Fuqitė e Mėdha
Nė vitin 1809 Napoleon Bonaparti
urdhėroi burgimin nė Vjenė tė tregtarit nga Janina Stavro Joanit,
pasi ai dyshohej si agjent i Ali Pashė Tepelenės. Botimet greke
pranojnė se Stavro shpenzoi pėr daljen nga burgu 14 mijė grosh,
tė cilat mė vonė ia ktheu Ali Pasha. Nė vitin 1807 Rusia qė
kishte pushtuar ishujt e detit Jon, tentoi tė shpėrthente njė
kryengritje nė pashallėkun e Janinės, nė bashkėpunim me lidhjen
e bejlerėve tė shqipėrisė jugore. Tentativa pėrfundoi me shumė
agjentė rusė tė arrestuar dhe me ndėrprerjen e fijeve tė kėtij
komploti, e kjo falė agjenturės sė Ali Pashės. Nė pashallėkun e
Janinės nuk munguan as agjenturat e tjera, por tė pasuksesėshme.
Konsulli i Napoleonit nė Janinė Pukėvili dhe vėllai i tij, qė
kryente detyrėn e zėvendėskonsulit nė Prevezė organizuan
agjenturėn pėrkatėse pėr tiu kundėrvėnė Pashait tė Janinės.
Qėllimi i francezėve ishte diskretitimi i Aliut nė Stamboll, tė
nxiste protesta dhe revolta nga pakėnaqėsitė... I vėnė nė dijeni
pėr agjenturėn franceze, Ali pashė Tepelena filloi ēensurimin e
fshehtė tė korespondencės diplomatike, kryesisht asaj me
stambollin.
Mė 1808 kur Napoleoni po bėhej gati tė pushtonte pashallėkun
e janinės, Pashai thirri njė gdhendės nga Malta qė pėrgatiti
vulat e ministrit tė jashtėm tė Francės, tė ambasadorit tė tyre
nė Stamboll, komandatit tė ushtrisė franceze nė Dalmaci,
guvernatorit nė ishujt jonianė, konsullit tė Napoleonit nė
Janinė si dhe nė shkodėr. Kėtė e pėrdori pėr tė lexuar tė gjithė
korespondencėn qė mė pas edhe mund ta vuloste duke zbuluar
kėshtu planin e pushtimit. Materialet e Mbledhura Ali Pasha i
dėrgoi nė stamboll dhe rezultat i zbulimit ishte acarimi i
Portės sė Lartė me Francen, ndėrsa Shqipėria nuk u shkel nga
forcat franceze.
Pas kėsaj francezėt filluan tė pėrdonin kodin shifror por
edhe kėtė Ali Pasha e deshifroi duke i kėrkuar ndihmėn anglezėve
tė cilėt gjetėn ēelėsin. Por edhe kėta tė fundit kishin krijuar
nė Janinė agjenturėn e tyre. Mes kėtyre informacioneve tė
gjetura nga historiani Ilir Ushtelenca nė arkivat e huaja, Ali
Pashai krijoi tė parin shėrbim informativ, tė cilėn e shtriu
shumė gjerė. Mes kėtij shėrbimi, Ali Pashė Tepelena mundi tė
shmangte tė gjitha prapaskenat pėr copėzimin e pashallėkut tė
Janinės dhe sulmet pėr pushtimin nga fuqitė e mėdha. Ai
organizoi njė polici sekrete e cila nuk ekzistonte nė asnjė
provincė tjetėr tė Perandorisė osmane. Kjo polici e informonte
Ali Pashė Tepelenėn mbi ēdo gjė duke filluar qysh nga
veprimtaritė deri te bisedat e planet e kujdo njeriu qė i
interesonte.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 09-08-2009, 06:00   #4
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 718
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 938,282
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 948,282
Gabim

PORTRET PĖR ALI PASHANĖ
“ Koka nė Stambollė trupi nė Janinė,
Tė vranė Ali Pasha,o Pasha tė grinė.”
-Kėngė-

Ulur kėmbėkryqė,i heshtur qėndron.
Sytė nga Janina,mėndjen nė Stamboll.
Koburja nė brez pa shkrehur tė mbeti,
Mbi njė tradhėtar njė gjarrpėr dovleti.

Poshtė ballit tė rudhur sytė e pėrqėndruar,
Tregojnė nė heshtje atė qė kanė shkruar.
Fjalėn amanetė botės po i thotė:
“-Kush e beson hasmin, e paguan me kokė!”

Ngrehu Tepelenė

Ngrehu,tundu Tepelenė..!
Dil e prit Ali Pashanė...
Si qėmoti nė Dervenė,
Hakė edhe bes i dhanė.

Aliu nga der' e Hysajve,
Doli trim,u bė Pasha.
Mbretėroi nė Janinė,
Hapi porta tė mėdha.

Dilė e pėrqafo tėt' birė.
Se bėri pėr atė vėnd.
Tė la pasė historinė,
Gjithė bota e pėrmėnd.

Fjalė e tija s'bėhej dy,
Qoftė me hir a me pahirė.
Lab e Toskė i bėri njėsh',
I bashkoi me Ēamėrinė.

Nuk u dorzua luani,
E shtrinė me tradhėti,
Bashkė me Vasiliqinė,
Ndriēojnė nė histori.
Danel Cana
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 00:47.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar