Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Mirėqėnie dhe pėrkushtim > Arti i kuzhinės

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 08-08-2009, 00:59   #1
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,249
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,249
Gabim Peshku dhe prodhime deti.

Midhje me buke te skuqur



Pergatitja:

Nxehet vaji, hedhim hudhrėn e grirė imėt, shtojmė salcėn dhe sipėr saj hedhim frutat e detit, majdanozin e piperin e zi. Shtojmė verėn e bardhė dhe i lėmė tė ziejnė pėr 4-5 minuta. Skuqim tulin e bukės sė prerė nė kubikė derisa tė marrė ngjyrė tė verdhė. Buka e skuqur vendoset nė pjatancė dhe sipėr saj midhjet e ziera. Shėrbehen tė ngrohta.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-08-2009, 01:04   #2
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,249
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,249
Gabim

Sallatė me prodhime deti



Pėr 4 persona nevojiten:

200 g mish karkalecash deti dhe gaforresh
½ filxhan midhje tė qėruara
½ kastravec
1 mollė majhoshe
1 spec i kuq
½ tufe majdanoz
½ filxhani misėr tė zier
1 degė selino
2 qepė tė njoma
lėng dhe lėkurė tė grirė tė 1 limoni
1/3 filxhan vaj ulliri
1 lugė tė vogėl mustardė pikante
1/3 lugė tė vogėl bahar tė bluar (ose piper tė zi)
1 lugė tė vogėl estragon
kripė
Ziejmė mishin e karkalecave tė detit pėr 3-4 minuta nė ujė me kripė dhe e kullojmė mirė. Pėrgatitim marinadėn duke pėrzier sė bashku vajin e ullirit, mustardėn, estragonin, baharin, lėngun dhe lėkurėn e grirė tė limonit dhe njė majė gishti kripė e piper. E hedhim masėn mbi mishin e zier tė karkalecave tė detit dhe midhjet. Ndėrkohė grijmė mollėn majhoshe me gjithė lėkurė, i heqim farėzat kastravecit dhe e ndajmė nė copa tė vogla kubike, dhe presim gjithashtu qepėt, selinon, specin dhe majdanozin. Pėrziejmė perimet me misrin e zier dhe karkalecat nė marinadė dhe servirim.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-08-2009, 01:05   #3
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,249
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,249
Gabim

Karkaleca me salcė hudhrash



Karkalecat dhe kopra e freskėt, i bashkojmė dhe i pėrziejmė me verė tė bardhė, duke i hedhur dhe barėra aromatizuese. Mos harroni tė pėrzieni limonin nė fund tė recetės, ėshtė pėrzierja e orizit qė i bashkon verėn dhe ushqimin sė bashku.

Pėrbėrėsit:

* 1 lugė gjelle vaj ulliri
* 3,5 gota me kopėr tė prera nė copėza
* 1/4 lugė ēaji me kripė
* 1/8 luge ēaji me piper te zi
* 4 hudhra tė prera nė copėza tė vogla
* 1 fletė dafine
* 1/2 luge ēaji me piper tė kuq
* 3/4 kg karkaleca tė prerė
* 2 lugė gjelle lėng limoni i freskėt

Pėrgatitja:

Ngrohim vajin nė njė tigan tė gjerė nė mėnyrė tė pandėrprerė nė njė nxehtėsi mesatare. Shtoni koprėn e prerė, kripėn, piperin e zi, hudhrat dhe gjethen e dafinės; e lini 5 minuta sa kopra tė bėhet e brishtė duke e pėrzierė vazhdimisht. Shtoni piper tė kuq dhe karkalecat nė tigan; i lini 3 minuta ose derisa karkalecat tė bėhen, duke i pėrzierė vazhdimisht. Hidhini lėn¬gun e limonit ose mund ta shėrbeni me limon nė feta.
Shoqėrohet me verė tė bardhė.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-08-2009, 01:06   #4
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,249
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,249
Gabim

Rizoto me fruta deti



Pėrbėrėsit

* oriz 3 filxhane caji
* kallamare 1 pako
* karkaleca 1 grusht
* majdanoz 7 tufa
* hudher 7-8 thelpinj
* vere e bardhe 1/2 gote
* uje 6 filxhane caji
* vaj ulliri

Udhėzime per pregaditje

Presim imtesisht majdanozin dhe hudhrat dhe i kavardisim ne vajin e ullirit, shtojme kallamaret e prere dhe karkalecat dhe i shuajme me veren e bardhe dhe shtojme edhe pak uje sa te ziejne. Me pas hedhim orizin dhe ujin dhe e leme derisa orizi te jete ziere plotesisht.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-08-2009, 01:07   #5
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,249
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,249
Gabim

Kembe bretkose te skuqura



Perberesit per 6 racione


kembe bretkose
100 g miell
100 g peksimadhe
1 tufe majdanoze
10 thelpij hurdhra
2 limon
vaj ulliri
trumze
dafine
kripe, piper

Pergatitja


Lahen kembet e bretkoses. Priten fundet e tyre. Vendosen ne nje ene, hidhet lengu i limonit, kripa piper, trumza, dafine. Lihen rreth nje ore te njomen me kete leng. Kolluhen dhe lyhen me miell. Ne nje tigan hidhet vaji, hedhim kembet e bretkoses, rrotullohen me luge druri derisa te marrin ngjyre ari ne te gjithe siperfaqen. Grihen hurdhrat, majdanozi dhe perzihen me peksimadhen. Kjo perzierje hidhet ne tigan me vaj ulliri dhe lihen te shkuqen me zjarre te forte per 20 sek, duke i trazuar. Kjo mase hidhet siper kembeve te bretkoses dhe sherbehet menjehere.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-08-2009, 01:08   #6
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,249
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,249
Gabim

Makarona me fruta deti



Pėr 4 persona

Materialet

* 1kg. midhje dhe karkaleca deti 500 ml. verė e bardhė
* 500 gr. domate tė vogla
* 1 pako makarona
* 120 ml. vaj ulliri
* 5 thelpinj hudhre, tė prera nė feta tė holla
* 1 spec djegės kripė
* piper i freskėt

Pėrgatitja

1. Pastroni nga jashtė midhjet me ujė tė rrjedhshėm, duke i fėrkuar me furēė tė vogėl. I vendosni nė njė tenxhere tė madhe dhe shtoni verėn e bardhė. I mbuloni dhe i zieni nė zjarr tė fortė pėr 3-4 minuta, derisa tė hapen. Tė gjitha ato qė mbetėn tė mbyllura mos i gatuani por i hidhni tej. Mė pas i kullon i, duke ruajtur lėn*gun e tyre.

2. I shtypni paksa me forcė domatet e vogla me qėllim qė t'ju dalė lėngu dhe farat
dhe i prisni nė copa tė mėdha.

3. Nė njė enė ku keni hedhur ujė dhe kripė shtoni makaronat dhe i zieni ato derisa tė zbuten.

4. Ndėrkaq, vendosni nė zjarr tė ulėt njė tenxhere me vaj dhe hudhėr. Pėrpara se hudhra tė fillojė tė marrė ngjyrė tė errėt, shtoni specin djegės e domatet dhe i zieni pėr pesė minuta. Mė pas hidhni nė tė lėngun nga midhjet dhe. I lini tė ziejnė pėr pak derisa masa tė mpikset dhe tė bėhet salcė. Shtoni karkalecat e detit nė salcė dhe i zieni pėr 2 minuta derisa tė marrin njė ngjyrė paksa rozė. Shtoni midhjet dhe, duke i pėrzier mirė me qėllim qė tė ngrohen. Nėse ėshtė e nevojshme mund tė hidhni kripė e piper tė freskėt.

5. I kullon i makaronat dhe i vendosni nė njė pjatancė tė veēantė. Mbi to hidhni frutat e detit dhe i pėrzieni me kujdes.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-08-2009, 01:09   #7
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,249
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,249
Gabim

Midhje me beshamel



Perberesit


2kg midhje
4 qepe te fresketa
1 tufe erezash
1 thelb hurdher
250ml vere e bardhe
40 g gjalpe
40 g miell
1 gote qumesht
2 ls ajke qumeshti
majdanoze i grire dhe piper

Pergatitja
Pastrohen dhe lahen mire midhjet, vendosen ne nje tenxhere bashke me qepet e grira, tufen e erezave, hurdhen e shtypur dhe piperin e sapogrire, sperkaten me veren e bardhe dhe lihen ne zjarre derisa te hapet guaska. Me hapjen e tyre hiqen menjeane , kullohen dhe lengui zierjes ruhet.
Shkrihet gjalpi, hidhet mielli dhe perzihet vazhdimisht, hollohet me lengun e zierjes se midhjeve dhe pastaj shtohet qumshti derisa te trashet salca si beshamel, ne fund shtohet majdanozi dhe ajka e qumshtit.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-08-2009, 01:10   #8
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,249
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,249
Gabim

Tave dheu me karkaleca deti dhe pana.



Perberesit :

- gjalp 50 gr
- karkaleca 200 gr
- miell 40 gr
- panna 200 gr
- djathe 100 gr

Pregatitja :

Gjeja e pare qe behet eshte te ngrohen tavat e dheut ne 220 grade . Si fillim skuqen karkalecat me gjalpe dhe pas 10 min shohet edhe mielli . Trazohen derisa edhe mielli te skuqet pak dhe me pas shtohet panna . Nese panna nuk eshte shume e lengshme mund te hollohet me qumesht . Lihen vetem per pak minuta se bashku dhe me pas shtohet djathi kackavall (guda) i cili duhet te jete i grire ne menyre qe te shkrihet . Lihen ne zjarr per 5 min dhe me pas e gjithe masa hidhet ne tavat e dheut te cilat tashme jane mese te ngrohta . Hapi i fundit eshte pjekja ne furre derisa te mari nje ngjyre si te verdhe . Shoqerohet me vere te bardhe !
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-08-2009, 01:10   #9
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,249
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,249
Gabim

Karkaleca me mango dhe borzilok
Recete speciale per Shen Valentin.


Perberesit:

1 gjysme cope mango ose 2 gjysma pjeshke me lekure te qeruar.
2 deri ne 4 luge gjelle borzilok te grire.
1 luge gjelle me leng limoni
12 gjysma karkalecash te gatuar dhe te qeruar
1 luge gjelle gjalp ose margarin

Pergatitja:



Ne nje mikser hedhim mangon, borzilokun dhe lengun e limonit; e mbyllim dhe e ndezim mikserin dhe e leme deri sa te jete bere nje mase. E vendosim ne dy pjata servirjeje. Pjekim nga dy karkaleca ne cdo zgare prej metali duke formuar me to nje forme zemre. E gatuajme duke e lyer me gjalpe ne nje temperature pak me shume se te mesme, per 4-5 minuta ose deri sa karkaleci te kete marre ngjyre pink. I hedhim siper salcen e mangos. Nqs do te deshirojme i vendosim si garnityr borzilok te fresket.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-08-2009, 01:13   #10
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,249
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,249
Gabim

Salmon me salcė domatesh


Pėrbėrėsit:

* 4 fileta salmoni nga 150 gr,
* 3 dcl vaj ulliri,
* 1 qepė,
* 4-5 domate tė mėdha,
* 2-3 thelpinj hudhre, kripė, 1 lugėz e rrafshuar sheqer, disa fletė fesligjen (borzilok),
* 50 gr gjalpė,
* 1/5 kg spinaq tė freskėt, disa kokrra ulliri, majdanoz,
* 3 dcl verė tė bardhė,
* 2 lugė uthull,
* 1 lugė gjalpė,
* 1 lugė miell,
* 2 dcl qumėsht.

Pėrgatitja:

Ēdo copė e salmonit pritet horizontalisht nė tri fileta. Kriposen, u hidhet vaj ulliri dhe qėndrojnė nė vend tė ftohtė.
Qepa e grirė nė rende fėrgohet 4 minuta nė vajin nė tė cilin ėshtė marinuar salmoni. Shtohet hudhra, pėrzihet 2-3 herė sa ta lėshojė aromėn, pastaj shtohen domatet e qėruara dhe tė prera nė katrorė tė vegjėl. Nė zjarr tė ngadaltė zihen domatet 40 minuta. Para pėrfundimit, hidhet1 lugėz sheqer, kriposet sipas shijes dhe hidhet fesligjen i prerė imėt ose i tharė. Nė vend tė salcės sė pėrgatitur, mund tė pėrdoren 4 lugė pure domatesh e gatshme, por ajo e pėrgatitur, ėshtė mė e shijshme.

Spinaqi i pėrvėluar e i kulluar fėrgohet nė gjalpė 2 minuta. Nė njė lugė gjalpė fėrgohet mielli 1-2 minuta. Shtohet qumėshti dhe, duke e pėrzier vazhdimisht, vlohet salca edhe 3-4 minuta gjersa tė trashet.

Nė tepsi tė lyer me yndyrė radhiten 4 fileta salmoni, mbi vihen fleta spinaqi, pastaj beshamelli e mbi tė purea e domateve. Prapė vihet nga njė filetė salmoni, spinaq, beshamell dhe mbulohet me salmon. Hidhen verė dhe uthull dhe futet nė furrė tė nxehtė me temperaturė 200 gradė C pėr t’u pjekur pėr afro 15 minuta. Salmoni i pjekur vendoset nė 4 pjata e pėrreth, derdhet lėngu nė tė cilin janė pjekur. Zbukurohet me ullinj dhe fleta majdanozi./telegrafi/
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-08-2009, 01:15   #11
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,249
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,249
Gabim

Makarona me peshk ton



Pėrbėrėsit pėr 2 persona:

* 250 gr makarona flutur
* 60 gr ose njė kuti konserve peshku ton
* 2 speca jeshil apo tė kuq
* njė grusht majdanoz
* 2 luge vaj ulliri
* lėngu i njė limoni
* 2-3 thelpinj hudhre
* kripė, piper i zi

Udhėzime pėr pėrgatitje

Nė njė tenxhere zieni makaronat. Nė anėn tjetėr pritini hollė specat, shtojini sipėr thelpinjtė e grirė hollė tė hudhrave, vajin, lėngun e limonit, kripėn, piperin, majdanozin dhe peshkun ton tė cilit ia keni hequr vajin mė pėrpara. Sė fundmi pėrziejini kėto me makaronat e sapoziera (tė cilave nuk do t’i keni hedhur yndyrė tjetėr!).
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-08-2009, 01:18   #12
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,249
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,249
Gabim

Peshk i zier me majonezė e sallatė



Perberesit:

Pėr 1 peshk 800-900 gr

duhen sallatė e gatshme 1kg;

majonezė pėr sallatėn dhe peshkun 1 filxhan ēaji,
ullinj 1 filxhan ēaji,

limon 1 kokėrr,

karota pėr zbukurim 3-4 copė,

gogozhare, jeshillėqe (sallatė e majdanoz)

vezė 2-3; kokrra.


Pergatitja

Peshku, qė nuk ka shumė hala si p.sh. qefulli, levreku, korani, koceja me peshė jo mė pak se 500 gr pastrohet nga luspat e tė brendshmet, lahet dhe vihet pėr tu zier. 1 hidhet ujė derisa tė mbulohet dhe kur tė marrė valė shtohen qepė (tė pjekura mbi sobė), karota, rrėnjė selino, majdanoz, disa kokrra piper dhe kripė. Lihet tė ziejė rreth 20-25 minuta dhe pasfaj ftohet nė lėngun e vet. Peshku i ftohur hiqet me kujdes, ndahet koka dhe bishti kurse pjesės tjetėr i hiqet shtylla kumzore dhe lėkura, duke patur kujdes qė tuli (filetoja) tė mos thėrmohet. Ne njė pjatancė vendoset sallatė pertmesh e pėrzier, e rregulluar me majonezė, nga tė dyja anėt e sallatės ose mbi tė, vendosen filetat e peshkut. Peshku mbulohet me salcė majoneze dhe zbukurohet me .karota, me speca gogozhare, me feta limoni, ullmj, vezė tė ziera me
gjethe sallate jeshile dhe majdanoz. Mėnyrat e zbukurimit janė tė ndryshme dhe varen. nga dėshira e ēdo amvise
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-08-2009, 01:19   #13
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,249
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,249
Gabim

Koc ne tigan



Perberesit per 4 persona

4 koca

2 luge te medha vaji ulliri

1,5 luge e madhe uthull

thelbinj hudhrash

gjethe dafine

kripe,piper i zi

200 gr uje

Pergatitja

Vijeni peshkun ne tigan pastaj shtoni tere asortimentet e tjera dhe lereni te zjeje ne zjarr te lehte.Servireni te ngrohte.Prane saj si garniture mundte vini dhe patate te ziera ku dhe atyre mund ti hidhni nga lengu i gjelles.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-08-2009, 01:19   #14
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,249
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,249
Gabim

Fruta deti te ziera me salce pikante



Per 2 persona:

1/2 kg fruta deti (kembe oktapodi,kallamare,karkaleca etj)

2 luge gjelle vaj ulliri

2-3 thelbinj hudhre

per salcen:

2 domate te pjekura mesatare

pak salce speci te kuq

piper i zi kokerr

disa gjethe dafine

kripe

uje me sy

pak djathe kaēkavall i grire per ta vene siper ne fund

Pergatitja

Si fillim skuqni thelbinjte e hudhres ne vajin e ullirit. Ne nje tas perzini tere asortimentet e salces pikante me tej futini ne robot per ti sjelle ne nje forme homogjene. Me tej , shtojeni kete siper hudhrave te skuqura ne tigan. Shtoni gjethet e dafines. Frutat e detit duhet te jene lare dhe pastruar mire si dhe prere ne copa te vogla. Shtojini dhe keto siper salces pikante dhe lerini te zihen ne zjarr te ulet. Pasi ti lini te skuqen pakez ne lengun e salces shtojani dhe ujin, keshtu nuk do te perdorni me shume uje se sa duhet dhe do te perfitoni trashesine e duhur. Lerini keshtu duke i kontrolluar me ngadale deri sa te zihen. Verini ne nje pjate si kjo ne foto dhe shtojini dhe djathin kaēkavall te grire siper. Nese deshironi qe djathi te shkrihet shpejt futeni nja 5′ ne mikrovale
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-08-2009, 01:22   #15
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,249
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,249
Gabim

Peshk i fėrguar nė mikrovalė



Gatimi i peshkut nė mikrovalė i jep atij njė shije sikur tė ishte rreshkur apo pjekur. Pra, pėrfitoni pak a shumė - peshk skare. Pėrgatitja ėshtė shumė e lehtė dhe ju merr pak kohė.

Pėr 2 persona nevojiten:
* 2 koca/levrek ose ēfarėdo peshku i madh
* 3-4 thelpinj hudhrash
* njė grusht gjethe majdanozi
* shafran
* coriander
* piper i zi
* kripė, vaj ulliri

Pastrojeni peshkun mirė. Pritini gjethet e majdanozit. Rrethojeni peshkun me majdanozin, erėzat dhe kripėn, Lėreni, ashtu pėr disa minuta derisa erėzat tė pėrzihen me peshkun. Pastaj vendoseni nė njė pjatė ku do te shtoni dhe pakėz vaj ulliri sė bashku me hudhrat. Vėreni nė mikrovalė dhe kontrollojeni tė piqet nga tė dy anėt. Mund ta lini qė tė rreshket sa tė doni.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-08-2009, 01:23   #16
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,249
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,249
Gabim

Kroketa peshku



Pėr 4 persona nevojiten:

500 g fileta peshku
2 qepė tė njoma
1 spec tė kuq tė prerė hollė
tul nga 4 feta buke
1 vezė
1 filxhan galetė
½ tufė majdanoz
½ tufė dhjozmė
2 lugė supe borzilok tė freskėt
kripė e piper
Rregullojmė peshkun me kripė e piper, e mbėshtjellim nė letėr alumini dhe e pjekim nė furrė tė nxehtė, nė 200 °C pėr 15-20 min. E lėmė tė ftohet dhe e pastrojmė nga halat. Presim qepėt, majdanozin, specin dhe koprėn, i pėrziejmė me tulin e grirė tė bukės, peshkun, vezėn dhe borzilokun. Hedhim kripė e piper dhe nė vazhdim formojmė kroketa tė vogla tė rrumbullakėta. I kalojmė nė galetė dhe i renditim nė njė tepsi ku kemi shtruar letėr tė vajosur. I pjekim nė furrė tė nxehtė nė 220 °C pėr rreth 10 min. Serviren tė ngrohta ose tė ftohta, tė shoqėruara me sallata tė freskėta.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-08-2009, 01:29   #17
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,249
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,249
Gabim Keshilla per gatimin e peshkut

Peshku gatuhet ne shume menyra dhe cdo njeri ka te preferuaren e tij. Per te arritur nje shije te mire me poshte jane gjera te vogla po te rendesishme qe duhen patur parasysh gjate gatimit te peshkut. GATUANI PESHK TE FRESKET! Peshqit e ngrire humbasin 50% te shijes.

Fergimi
Gjithmone duhet te keni kujdes qe vaji te jete i nxehte por jo aq sa te perveloje peshkun. Peshku duhet te jete i mbuluar plotesisht me miell (me pas mund ti hidhni kripe piper apo ereza te tjera sipas shijes tuaj).

Gatimi ne zgarre
Eshte me i veshtiri per shume veta, sepse kujtojne se peshku do te rrije njesoj me biftekun apo me copat e pules ne zgarre. Peshku merr shume me pak kohe, dhe duhet bere kujdes qe te mos digjet apo te mbetet i thate. Ndryshe nga llojet e tjera te mishit, peshku i rrjedh te gjithe lengjet gjate gatimit. Si rregull peshku vendoset mbi zgarre dhe sapo te jete gatuar gjysma (kete gje e mesojme duke e prere me thike) e kthejme ne anen tjeter dhe duhet ti rrish tek koka qe sapo te jete gati dhe ana tjeter duhet hequr menjehere.
Per te ruajtur lengjet, peshku duhet lyer me vaj i cili mban nje pjese te lengut breda, ose mund te vendoset ne nje flete alumini.

Pjekja ne furre
Per pjekjen e peshkut ne furre mbani mend qe furra duhet te jete e nxehte, gjella/salca duhet te jete e gatuar qe me pare, sepse peshku merr pak kohe per tu pjekur. Gjithmone lereni ne furre aq kohe sa thote receta e gatimit sepse peshku mund te tejpiqet shume lehte.
Si te dalloni peshkun e fresket

Karakteristikat kryesore te peshkut te fresket jane: Luspat hiqen relativisht me veshtiresi.Syte jane te paster e te tejdukshem, Bronshet kane ngjyre trendafili. Kur e shtypim trupin me gisht, tuli menjehere vjen ne pozicionin fillestar. Kur e mbajme peshkun ne dore ne pozicion horizontal, koka dhe bishti qendrojne drejt. Nese e hedhim ne nje ene me uje, peshku shkon deri ne fund te enes.
Peshku mban ere te lehte deti.


Karakteristikat e peshkut jo te fresket jane: Luspat hiqen mjaft lehte. Syte jane me ngjyre te turbullt ose me njolla gjaku. Bronshet kane ngjyre kafe te erret. Kur e shtypim trupin me gisht, ne te mbetet gjurma e gishtit.. Kur e mbajme peshkun ne dore ne pozicion horizontal, koka dhe bishti varen per nga poshte. Nese e hedhim ne nje ene me uje, peshku lundron ne siperfaqe. Peshku mban ere te rende
Si tė njohim freskinė dhe tė gatuajmė peshkun dhe prodhimet e detit

Vlera:

Peshku dallohet pėr vlera tė mėdha ushqyese duke qenė se ėshtė i pasur nė proteina, kripėra minerale dhe vitamina. Kjo e bėn njė ushqim tė lehtė dhe lehtėsisht tė tretshėm nga organizmi.

Prerja:

Peshqit mund tė gatuhen tė plotė ose tė ndarė nė copa apo fileto tė cilat mund tė jenė me ose pa hala e lėkurė. Pėr fileto pa hala e lėkurė duhet mė tepėr kujdes, pėr kėtė pėshqit duhet tė jenė mė tė mėdhenj se 200 gr. Peshku vendoset i pastruar mbi tavolinė dhe prerja fillon nga bishti nė drejtim tė kokės. Tehu i thikės duhet tė takojė shtyllėn kurrizore. Kėshtu pėrfitojmė dy fileto tė gjata. Halat e barkut hiqen me pincėn e kuzhinės. Me lėvizje tė thikės sikur sharrohet bėhet heqja e lėkurės nga bishti nė drejtim tė kokės. Kėshtu veprohet edhe pėr fileton tjetėr. Pėr dreka ose darka festash, peshku mund tė vendoset i gjithi nė njė pjatancė tė madhe i zbukuruar me garnitura tė ndryshme. Para se tė shėrbehet pritet nė prani tė pjesėmarrėsve.

Gatimi

Peshqit gatuhen nė tre mėnyra:

1. Tė skuqur; mė tė pėrshtashėm janė peshqit e vegjėl, si barbuni, sardelja, etj

2. Tė pjekur nė zgarė ose nė furrė; ngjalat, barbuni, levreku, qefulli, koca, korani. Peshkut i bėhen prerje tė lehta nga tė dyja anėt qė pjekja tė kalojė dhe nė thellėsi. Gjatė pjekjes spėrkatet me vaj limon dhe kripė.

3. Tė zier nė dy mėnyra, sipas dėshirės; me ujė, kripė dhe bimė aromatike me ujė, uthull ose verė tė bardhė, karrota, qepė, presh, dafinė, bimė aromatike dhe sipas dėshirės edhe karafil. Gjatė zierjes peshku lėshon 10 % tė substancave tė tij, prandaj lėngu mund tė pėrdoret fare mirė pėr supė peshku. Peshqit e ujrave tė ėmbla duhet tė zihen me uthull dhe me mė shumė kripė.

Peshk me feta domate e portokalli.

Per 4-5 persona: peshk 1 kg, domate 4 kokrra, patate 10 kokrra mesatare, portokalle e limon nga 1 kokėrr, 1 gotė vaji, 1 gotė vere, 2 lugė majdanoz tė grirė hollė, galetė e bluar, hudhra 3-4 thelpinj, kripė e piper sipas dėshirės.

Pastrojmė peshkun me ujė tė bollshėm, e kullojmė, e thajmė me pecetė dhe e vendosim nė pjatancė duke e kriposur nga tė gjitha anėt. Nė enė porcelani hedhim verėn, vajin, lėngun e limonit tė prerė hollė, lėngun e dy domateve tė grira, hudhrėn e prerė hollė, piper, kripė sipas dėshirės, dhe e punojmė me tel deri sa tė bėhet njė masė e njėjtė. Nė njė pjatė hedhim majdanozin e grimcuar dhe e pėrziejmė me galetėn e bluar. Nė tavė hedhim njė shtresė nga masa e parė dhe mbi tė majdanozin me galetėn e bluar. Sipėr vendoset peshku, i cili spėrkatet me masėn e parė dhe tė dytė. Presim domatet dhe portokallin nė feta rrethore simetrike duke mbuluar gjithė sipėrfaqen e peshkut. E pjekim nė furrė me nxehtėsi mesatare pėr 20 -30 minuta duke e spėrkatur herė pas here me lėngun e tij. Pas pjekjes e vendosim nė pjatancė dhe anash vendosim patatet e ziera e tė spėrkatura me majdanoz. Salcės sė mbetur nė tavė i jepet njė valė pėr 3 -4 min. Mė pas i hidhet sipėr peshkut. Shėrbehet sipas dėshirės, e ftohtė ose e ngrohtė.


Peshk i skaresPeshku i skarės mund tė jetė i madh (ndahet nė fileta) dhe i vogėl.
Peshku i vogėl (2oo-250gr.) pastrohet,lahet ,i ēahet lėkura nė disa vende dhe
marinohet me lėng limoni ose limontos,vaj,kripė e piper.
Lihet kėshtu pėr 15-20 minuta dhe piqet mbi skarė ose prush.
Kjo lloj gjelle mund tė jetė si meze e nxehtė dhe shoqrohet me sallatė tė stinės,
ose si gjellė e nxehtė me patate tė fėrguara.


Pėrberja

\Pėr 4-5 persona duhen:

peshk 1 kg.
vaj 4-5 lugė gjelle,
kripė,piper,
limon 1 koker ose limontos gjysmė lugė kafeje


Tavė peshku me hudhra

Peshku i pastruar dhe ilarė pritet nė copa,i hidhet kripė,piper,lyhet me miell dhe skuqet nė tigan me yndyrė tė nxehtė.Nė yndyrėn qė tepron na skuqja hidhen hudhra tė grira,shtohet shtohet miell i cili kaperdiset pak,pastaj salcė domatesh ose domate tė freskėta tė grira hollė.Tė gjitha kėto pėrzihen,shuhen me uthull dhe pastaj shtohet pak ujė,kripė,piper
e dafinė.Pasi tė mbahet nė furrė 15-20 minuta dhe kur tė jetė bėrė gati i hidhet majdanozi grirė hollė.


Pėrberja

Pėr njė kilogram peshk duhen:

vaj 2 filxhanė kafeje,
hudhra 3 kokrra,
uthull 1 filxhanė,
salcė 1 lugė gjelle ose domate 3-4 kokrra,
ujė 2 filxhanė ēaji,
2 fletė dafine,
kripė e piper.
PESHK I MBUSHUR

Peshqit duhet te jenė me madhėsi mesatare. Peshk i mbushur mund te bėhet pothuajse ēdo lloj peshku si levreku, korani, qefulli, merluci, stravridhi, korabi si dhe peshq te tjerė si trofa etj. Parapelqehen peshqit qe kanė pak hala dhe mish te bute.
Peshqit pastrohen, u hiqen kokat, vendosen me bark poshte ne derrasen e kushines dhe me njė thike te mprehur mirė bėhet hapja e peshkut nga kurrizi afėr kokės ne drejtim te bishtit ne mėnyrė te tillė qe prehja duke u thelluar te arrije shtyllen kurrizore te peshkut, por duhet patur kujdes QE TE MOS HAPET BARKU. Ndėrsa te mbrendeshmet janė hequr me pare nga koka dhe jo nga barku. Kur hapet peshku ne dy flete, pastrohet dhe nga pjeset e tjera qe mund te kenė mbetur ne bark. Kėshtu ai ėshtė gati pėr mbushje. Ne tenxhere hidhet gjysma e sasise se vajit dhe skuqet qepa sebashku me majdanozin rreth 15 minuta. Ne njė edhe porcelani hidhet tuli i bukes i thermuar, menderza e prerė holle, dhjathe i therrmuar, kripa e piperi dhe kjo i shtohet qepes se skuqur dhe trazohet me lugen e drurit. Me te bėhet mbushja e peshqeve nga kurrizi dhe qepet fort qe tė mos dalė ajo gjatė pjekjes. Vihen peshqit ne tave, shtohet yndyra qe ka mbetur dhe piqen ne furre te fortė 15 minuta, pastaj ne furre te dabet edhe 15 minuta te tjera.

Pėr 4-5 persona :
peshq - 4 cope
vaj - 4 luge gjelle
qepe - 1 kokerr mesatare
djadhe i therrmuar - 1 vilxhan caji
buke e bardhe - 2 feta
majdanoz - 2 tufa
menderz - 1 tufe
limon - 1 kokerr

Midhjet

Mishi i tyre ndodhet brenda njė guaske me dy kapakė, tė cilat mbyllen hermetikisht kur nxirren nga deti. Tuli i tyre ėshtė mjaft i pastėr, pasi edhe ushqimin dhe oksigjenin e merr nga uji. Fillimisht guaskat lahen nė ujė tė bollshėm, duke i prerė indin lidhor. Pastaj mbulohen me kapak nė njė enė me ujė dhe lihen derisa ato tė hapen. Nė fund, me anė tė njė thike tė posaēme, nxirret tuli

Sepjet

Edhe pse quhet "peshk", ndryshe nga peshqit e tjerė, sepja nuk ka hala nė trupin e saj. Trupi i sepjes, qė pėrbėhet nga njė ind i butė, ėshtė i mbuluar me njė shtresė tė trashė lėkure. Me anė tė muskujve nėn lėkurė, njė sepje mbledh ujė brenda trupit tė saj dhe lėviz duke lėshuar ujin jashtė. Shumė e pasur me proteina, sepjet shkaktojnė pak probleme me tretjen e ushqimit pėr shkak tė natyrės fibroze tė mishit

Karkaleci

Karkalecat e detit bėjnė pjesė nė grupin e krustaceve. Ekzistojnė mė tepėr se 50 lloje tė tilla, qė nė varėsi tė vendit ku rriten dallohen pėr nga ngjyra, madhėsia dhe shija. Karkalecat e freskėt janė ato qė kanė kėmbėt e kuqe dhe pjesėn e barkut jeshil. Vetėm nėse gatuhen gati tė gjalla, mund tė kemi garanci pėr shijen e plotė tė tyre. Karkalecat jo tė freskėt mund tė shkaktojnė helmim e sėmundje tė ndryshme.

Kallamari

Ėshtė njė molusk me formėn e trupit tė tejzgjatur. Nė Mesdhe janė tė pėrhapur dy llojet tij Loligo forbesi dhe Loligo vulgaris. Nė Adriatik, ku ata gjenden nė sasi tė mėdha, gjatėsia mė e madhe e kallamarėve ėshtė 40 cm, por shumė tė pėrhapur janė edhe molusqet me gjatėsi 15-25 cm. Treten lehtė dhe pėlqehen pėr shkak tė pėrmbajtjes sė ulėt tė kolesterolit. Shijohet i zier, me vaj ulliri, uthull dhe limon

Oktapodi

Gjendet lehtė nė tė gjitha tregjet, meqenėse mund tė peshkohet nė ujėrat e Mesdheut. Nga pikėpamja ushqimore, si shumė molusqe tė tjerė, pėr shkak tė pranisė sė madhe tė indeve lidhore, shkakton pak probleme me tretjen. Pėrmban pak kalori dhe yndyra dhe njė pėrqindje tė vogėl kalciumi, fosfori dhe kaliumi. Pėrmban mė pak proteina se peshqit dhe ėshtė ideal pėr dietat ipokalorike

Stridhet

Janė tė ngjashme me midhjet, madje shpesh i ngatėrrojnė me to dhe janė tė veēanta, sepse nė kėto guaska rriten perlat natyrale. Mė e njohura nė botė ėshtė "Pinctada margaritefera", stridhja polineziane qė "prodhon" perlėn e zezė. Sigurisht qė ta sjellėsh tė gjallė nga Polinezia nuk ėshtė e lehtė, por nėse ia arrini, atėherė efekti ėshtė i siguruar. Shquhen edhe pėr fuqi afrodiziakė

Gaforret

Bėjnė pjesė te frutat e detit dhe dallohen pėr grackėn e fortė nga e cila mbrohen. Llojet e para tė saj janė vėrejtur nė Kinė dhe mė pas nė ujėrat e deteve tė Evropės Veriore. Lloji mė i madh i tyre jeton nė Japoni. Dallohen pėr mishin e butė dhe shumė tė shijshėm
Recetat

Fruta deti tė skuqura

Pėrbėrėsit pėr katėr persona: Gjysmė kilogramė fruta deti (karkaleca, sepje, kallamarė, midhje) vaj ulliri, njė lugė miell, borzilok i thatė dhe majonezė. Pasi janė larė dhe prerė nė copa tė vogla, frutat e detit vihen tė marrin njė valė tė lehtė. Nė njė tigan nxehet vaji, ndėrsa frutat e detit lyhen nga tė dyja anėt me miell, tė cilit i ėshtė shtuar edhe kripė, piper dhe borzilok. Vendosen tė skuqen nė vajin e nxehtė pėr disa minuta deri sa tė marrin ngjyrė tė artė. Mė pas vendosen nė letėr thithėse. Sipas dėshirės nė pjatė, mund tė hidhet majonezė dhe disa feta limoni

Midhje me bukė tė skuqur

Nxehet vaji, hedhim hudhrėn e grirė imėt, shtojmė salcėn dhe sipėr saj hedhim frutat e detit, majdanozin e piperin e zi. Shtojmė verėn e bardhė dhe i lėmė tė ziejnė pėr 4-5 minuta. Skuqim tulin e bukės sė prerė nė kubikė derisa tė marrė ngjyrė tė verdhė. Buka e skuqur vendoset nė pjatancė dhe sipėr saj midhjet e ziera. Shėrbehen tė ngrohta.


Rizoto me fruta deti

Midhjet i lajmė dhe i ziejmė derisa tė hapen. I kullojmė dhe i ruajmė lėngun. Skuqim qepėn, shtojmė rizoton dhe i trazojmė pėr 2 minuta. Mė pas shtojmė lėngun e midhjeve mė pak ujė dhe hedhim kripėn. Ndajmė midhjet nga guaska dhe i hedhim tek orizi, bashkė me kripėn e piperin. I lėmė tė ftohen dhe zgjedhim 40 guaska, tė cilat i mbushim, duke vendosur te secila prej tyre tė paktėn njė midhje.


Spageti me fruta deti

Nė fillim pėrgatiten makaronat, sigurisht jo tė ziera shumė dhe pastaj mė vete pėrgatitet salca me fruta deti, vaj ulliri, hudhra, dafinė, piper tė zi dhe salcė domatesh. Nė fund, sapo hiqen nga zjarri, hidhen sipėr spagetit.


Sallatė me fruta deti dhe salcė pikante

Pėr 4 persona duhen: 1 kg fruta deti, 4 lugė gjelle vaj ulliri,
5 thelpinj hudhre. Ndėrsa pėr salcėn duhen: 2 kokrra tė mėdha domate tė grira, piper i zi, pak salcė speci tė kuq, gjethe dafine, kripė dhe pak djathė kaēkavall pėr ta hedhur sipėr nė fund. Pėrgatitja: si fillim skuqni thelpinjtė e hudhrės nė vajin e ullirit tė nxehur, skuqen thelpinjtė e hudhrės, sė cilės i shtohet sipėr salca pikante dhe disa gjethe dafine. Pasi i lėmė qė tė kaurdisen dhe tė marrin valė, i lėmė mėnjanė. Nga ana tjetėr, frutat e detit pasi janė pastruar dhe kanė marrė njė valė shtohen sipėr salcės pikante dhe pasi trazohen lihen tė marrin valė. Pasi pinė gjithė lėngun e salcės, i shtohet edhe pak ujė pėr tė pėrfunduar zierjen. Nė fund hiqen nga zjarri, vihen nė njė pjatė dhe sipas dėshirės sipėr mund t‘u shtoni djathė kaēkavall

Tavė me fruta deti dhe pana

Pėr pėrgatitjen e kėsaj pjate nevojiten gjalpė, fruta deti (sepje, kallamarė, por mė shumė karkaleca), miell, pana dhe djathė. Pėrgatitja: Si fillim skuqen frutat e detit me gjalpė dhe pastaj i shtohet mielli. Trazohen pak derisa tė skuqet edhe mielli dhe me pas i shtohet pana. Lihen pėr pak minuta sė bashku dhe mė pas shtohet djathi kaēkavall i grirė hollė, nė mėnyrė qė tė shkrihet. Lihen pak minuta nė zjarr dhe pastaj hidhen nė tavė (mirė do tė ishte nėse ėshtė tavė balte) dhe futen tė piqen nė furrė deri sa tė marrin ngjyrė tė verdhė. Zakonisht shoqėrohet me verė tė bardhė!

Karkaleca me kėrpudha dhe angjinare

Pėr 4 persona nevojiten: Karkaleca 1 kg, kėrpudha 200 gr, qepė 1 kokėrr, angjinare 200 gr, verė 1 gotė, vaj ulliri 6 lugė gjelle, konjak 1 gotė pije, gjalpė 1 lugė gjelle, majdanoz 1 tufė, kripė dhe piper sipas dėshirės. Skuqim qepėt e prera nė kubikė, shtojmė angjinaret dhe kėrpudhat e prera. Pasi ziejmė karkalecat pėr 5 minuta, i hedhim te perimet dhe i kaurdisim pak. I shuajmė me verė e konjak. Shtojmė mustardė, salcė speci dhe e pėrziejmė sa tė bėhet njė masė. Shtojmė panė, piper tė zi, kripė dhe i pėrziejmė derisa tė krijohet njė masė homogjene.
Gatimi i Peshkut

Peshqit mund tė gatuhen tė plotė, ose tė ndarė nė copa apo fileto, qė mund tė jenė me ose pa hala e lėkurė. Ai mund tė gatuhet nė disa mėnyra: i skuqur, i pjekur nė skarė ose furrė dhe i zier nė disa mėnyra sipas dėshirės. Pėr zierje pėrdoren vetėm peshqit qė nuk kanė erė karakteristike si pėr shembull qefulli, levreku, apo kocet, ndėrsa llojet e tjera, si ngjala apo krapi, pėrdoren vetėm pėr skuqje. Specialistėt e ushqimit kėshillojnė se ai i ruan mė shumė vlerat ushqimore nė skarė apo i gatuar me zierje me avull. Ai mund tė serviret me perime tė freskėta sipas sezonit, por edhe me perime tė pėrpunuara, duke i kombinuar ato me salca e produkte pikante. Mė tė ushqyeshėm dhe mė tė shijshėm se peshqit e fėrguar janė ata tė skarės. Ky lloj peshku marinohet duke u vėnė nė enė porcelani me lėng limoni, vaj ulliri, piper tė zi, fletė dafine, majdanoz dhe lihet pėr rreth dy orė nė frigorifer. Nė kohėn qė do tė piqet nė skarė, i hidhet kripė, lyhet me marinadėn dhe vendoset mbi skarė qė tė piqet, duke treguar kujdes qė tė mos i digjet lėkura. Nė raste festash peshku vendoset i gjithi nė njė pjatancė dhe pritet nė feta vetėm kur shėrbehet.

Receta Peshku

Peshk i furrės me hudhra

Peshku i pastruar pritet nė racione dhe vendoset nė tavė. Nė njė tigan me vaj ulliri skuqet mielli, hudhrat, salca, uthulla, ujė piper, gjethe dafine. Lihen sa tė marrin valė, pastaj i hidhet peshku dhe vihet tė piqet nė furrė. Tava del mė pak lėng dhe shėrbehet me pure patatesh apo patate dhe karota tė ziera qė spėrkaten me salcėn e vet.

Fileto peshku me krem

Filetat vendosen nė tavė, hidhet lėng limoni apo verė e bardhė, kripė piper, qepė, karota, gjethe, dafine dhe mbulohen me letėr tė lyer me vaj ulliri. Piqen nė furrė me kujdes, duke u kujdesur qė filetat tė jenė zbutur dhe lėngu tė mos ketė avulluar. Hiqen filetat, vendosen nė njė pjatancė dhe ruhen nė njė mjedis tė ngrohtė. Nga ana tjetėr skuqet mielli, tė cilit i shtohet lėngu i filetove, tė verdha vezėsh tė rrahura dhe pak qumėsht. Nė tavė vendosen patate dhe karota tė ziera, tė prera nė feta, dhe sipėr spėrkaten filetat me salcėn e pėrgatitur. Sipas dėshirės, sipėr mund tė hidhet djathė kaēkavall dhe vendosen nė furrė pėr t‘u pjekur.

Peshk me domate dhe feta portokalli

Pastrojmė peshkun me ujė tė bollshėm, e kullojmė, e thajmė me pecetė dhe e vendosim nė pjatancė, duke i hedhur kripė nga tė gjitha anėt. Nė njė enė porcelani hedhim verėn, vajin, lėngun e limonit tė prerė hollė, lėngun e dy domateve tė grira, hudhrėn e prerė hollė, piper, kripė sipas dėshirės dhe e trazojmė deri sa tė bėhet njė masė e njėjtė. Nė njė pjatė hedhim majdanozin e grimcuar dhe e pėrziejmė me galetėn e bluar. Nė tavė hedhim njė shtresė nga masa e parė dhe mbi tė majdanozin me galetėn e bluar. Sipėr vendoset peshku, i cili spėrkatet me masėn e parė dhe tė dytė. Presim domatet dhe portokallin nė feta rrethore simetrike, duke mbuluar tė gjithė sipėrfaqen e peshkut. E pjekim nė furrė me nxehtėsi mesatare pėr 20-30 minuta, duke e spėrkatur herė pas here me lėngun e tij. Pas pjekjes e vendosim nė pjatancė dhe anash vendosim patatet e ziera e tė spėrkatura me majdanoz. Salcės sė mbetur nė tavė i jepet njė valė pėr 3-4 minuta. Mė pas i hidhet sipėr peshkut. Shėrbehet sipas dėshirės, e ftohtė ose e ngrohtė.
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 21:09.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar