![]() |
|
|
|
#1 |
|
Moderator i/e F.Sh.
![]() ![]() Regjistruar mė: Aug 2009
Postet: 844
Pėlqime: 25
Pėlqyer 59 herė nė 50 postime
My Mood:
Rep: 498
![]() |
![]() Ernest Koliqi lindi nė Shkodėr mė 20 maj 1903 dhe vdiq nė Romė mė 15 janar 1975. Ėshtė cilėsuar si njė ndėr prozatorėt mė tė mėdhenj. Ndėrsa nė poezi,siē shprehet njė studiues, Koliqi u angazhua me synimin qė thekson Elioti: "Asnjė art nuk ėshtė mė kombėtar se poezia". Mjaftuan dy librat me tregime "Hija e maleve" (Zarė, 1929) dhe "Tregtarė flamujsh" (Tiranė 1935) qė Koliqi tė zerė kryet e vendit nė prozė, bashkė me Kutelin, sikundėr pėr Poradecin mjaftuan "Vallja e yjve" dhe "Ylli i zemrės" tė zerė kryet e vendit nė poezi. Mendimi kritik, ndėrsa Konicėn e cilėson "nismėtar tė prozės moderne shqipe", Koliqin e shėnon "themelues tė prozės moderne shqipe". Nė krijime poetike, pėrveē vėllimit "Gjurmė stinėsh" (1933), "Kangjelet e Rilindjes", apo "Symfonia e shqipeve", etj, kulmohet me "Pasqyrat e Narēizit", me shtatė poemthat nė prozė. Sipas studiuesit A. Plasari, po ta gjykonim njė gjysmė shekulli tė letėrsisė shqipe me rreptėsinė e Kurtiusit (Curtius), do tė na shfaqej parasysh i hirtė e i ftohtė "zinxhiri i pashkatėrrueshėm i njė tradite mediokriteti," mbi tė cilin ngrihen kryeveprat e jashtėzakonshme, "Pasqyrat" e Koliqit, "Tat Tanushi" i Kutelit, "Dranja" e Martin Camajt, qė e kapėrcejnė realitetin e njė historie letėrsie. Kur theksojmė qė Koliqi jo rastėsisht zgjodhi poezinė, kemi parasysh jo vetėm krijimtarinė poetike tė tij, por edhe momentet mė jetėsore dhe domethėnėse tė autorit qė e lidhin natyrshėm me artin e fjalės. "Kur mė lulėzuen nė shpirt gjashtėmbėdhjetė pranvera tė freskėta, Zana ma dha ngushllimin e shfrimit muzikuer tė fjalėve." Ėshtė koha kur studion nė Itali, (i filloi studimet mė 1918) dhe nė Bergamo themeloi tė pėrjavshmen "Noi giovani" (Ne tė rinjtė), ku botoi vjershat e para nė italisht. Ishte 18- vjeēar, kur u kthye nė Shqipėri, kur fitoi konkursin e Ministrisė sė Arsimit pėr njė himn kombėtar nga njė juri ku bėnte pjesė Fishta, Noli, Mit'hat Frashėri, Luigj Gurakuqi. Kėtė "shfrim muzikuer tė fjalėve" po ta ndjekim nėpėr etapat krijuese tė autorit, do tė vemė re se poeti e realizon duke u ushqyer nga tre burime kryesore: Burimi i parė ėshtė Shkodra dhe mė pas viset arbėreshe. Burimi i dytė janė gojėdhėnat, kėngėt, pėrrallat e gjithēka folklorike, si Cikli i Kreshnikėve, rreth tė cilave bėri studime dhe mbrojti tezė doktorature. Burimi i tretė ėshtė kultura italiane e botėrore, qė mori qysh herėt, kur shkollohej nė Itali, kulturė prej sė cilės mori e dha. Pėrvetėsoi modele poetike, jo duke imituar, por duke asimiluar dhe pastaj aplikuar nė shqip. Tregoi aftėsi vrojtuese, imagjinatė tė begatė, zhdėrvjelltėsi pėrpunuese dhe asimiluese tė lėndės sė vendlindjes, duke e shndėrruar atė nė poezi atdhetare, nė ditiramb pėr gjuhėn shqipe, nė kėngė malli e pėrgjėrimi pėr Shkodrėn, nė tingėllimė dashurie, ku ndiehet "shfrimi muzikuer i fjalėve". Poeti evokon lashtėsinė ilire, kohėn e Skėnderbeut, kohėn e lulėzimit qytetar tė Shkodrės, kohėn e mėrgimit politik, ku dhe mbylli sytė papritur. Ndėrsa hapėsira gjeografike qė rrok vėshtrimi dhe imagjinata e tij poetike kalon "pėrtej avullis, rreth kumbonares, nėpėr qiell tė bardhė e ma larg, nė male tė Shqipnis, mbi udha tė detit, nė pambarim tė gjithėsisė. Shkruan "Tingėllimat e mallit", ku qan se larg tij lulėzon Shkodra, pastaj kur e humbet shpresėn e rikthimit dėrgon shtatė tekste poezie testament nėn titullin "Bijės sime", poezi tronditėse qė dėshmon lidhjen e pazgjidhshme me qytetin e lindjes. Poezia "Shqipninė e mora me vete", qė tė kujton dhe njė varg tė nobelistit grek Seferis, qė ka qėnė dhe konsull nė Korēė, "kudo qė shkoj Greqinė e marr me vete si njė plagė," ėshtė sintezė e lėndės poetike,qė u shndėrrua nė shpirtin dhe artin e poetit. Koliqi ecėn nė vazhdėn e rilindasve tė mėdhenj pėr tė evokuar e lartėsuar lashtėsinė dhe shenjėn mė tė patjetėrsueshme tė etnitetit dhe identitetit tė shqiptarėve, fjalėn shqipe. Shkroi poezinė "Gjuha shqipe", siē kanė bėrė Naimi, Mjeda, Fishta, Poradeci, Kuteli, Kadareja. Kulmin e kėngės sė vet me kėtė temė mendojmė se e arrin nė poezinė "Ditiramb trako-ilir", qė siē e shėnon edhe titulli shpreh edhe qėndrimin himnizues edhe konceptin qė kish vetė Koliqi pėr prejardhjen e shqiptarėve dhe tė gjuhės shqipe. Ernest Koliqi vazhdoi traditėn e tė mėdhenjve tė qarkut letrar tė Shkodrės. Duke pėrthithur dhe asimiluar kulturėn poetike arbėreshe, kulturėn poetike klasike dhe moderne, veēanėrisht atė latino-italiane. Gjatė 60 vjetėve tė punės si erudit dhe krijues i nivelit tė lartė lėvroi njė poezi me lėndė tėrėsisht shqiptare e ambiente shkodrane. Motivet e kėsaj poezie evokojnė veēanėrisht lashtėsinė e racės vitale tė tė parėve, tė bujarisė dhe fisnikėrisė, evokojnė gjuhėn shqipe, doket dhe zakonet, duke aspiruar qė mbi trungun e lashtė stėrgjyshor tė shartohet filizi i ri i qytetėrimit perėndimor. Ėshtė kėngėtari dashnor mė i plotė dhe mė i begatė i Shkodrės,"pasqyrė e odave tė mėdhaja,trapazan i shtėpisė shkodrane qė censhėm pėrpunuen daltat mjeshtrore" Nėpėrmjet njė lirike plot ndjeshmėri dhe ngjyrė tė kopshteve dhe tė qiellit shkodran, pasqyroi ēaste intime dhe pėrjetime sublime, njė botė tė zakonshme dhe tė jashtėzakonshme tė jetės shkodrane nga kėndvėshtrimi i njė zotniu fisnik dhe tė kulturuar qė studimin nė dhé tė huaj e ve tėrėsisht nė shėrbim tė pėrparimit tė atdheut dhe kulturės kombėtare.Mjafton tė kujtojmė se " gjatė vitit shkolluer 1941-42,si Titullar i Arsimit,dėrgon nė Kosovė 200 mėsues e mėsuese.ma nė fund erdhi ēasti historik i hapjes sė Shkollės sė parė tė plotė tė mesme nė gjuhėn shqipe,realizue mė 12 Dhjetor 1941". Pėrkthen poetė tė mėdhenj shqiptarė nė italisht (Fishta,Ali Asllani), pėrkthen poetė tė mėdhenj italianė nė shqip. Ernest Koliqi edhe nėpėrmjet poezisė qė lėvroi ėshtė zė i veēantė i njė malli tė zhuritur atdhetari dhe qytetari modern, i nostalgjisė sė njė pinjolli dyersh fisnike dhe dashnori tė pėrgjėruar. Detajet, gjetjet poetike, peisazhin, ngjyrat e stinėve, zėrat e kopshteve, misteret e natės dhe magjepsjet e njeriut pėrballė natyrės dhe ēasteve sublime tė jetės qė pėrjetoi, i ktheu nė figurė poetike, nė kumbime dhe ritme tė vargut herė klasik, herė modern. Nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme solli reflekse tė vargut deradian, si te "Kangjellet e Rilindjes". Lėvroi veēanėrisht tingėllimėn si jehonė tė ndikimit tė Petrarkės dhe si vazhdues i vetėdijshėm i mjeshtėrisė dhe porosisė sė Mjedės. "Mjedja na kishte mėsue shorti qė ka fjala kur zgjidhet me kujdes. Ai dinte tė pajtojė nė shkrim tė vetin mėnyrat e shprehjeve stilistike ma moderne, (asokohe ēmohej shortia kumbore e lyrikės symboliste dhe pėrsosja e ftofėt, por skalitėse e vargut parnasian,) me ekzigjencat e veshit shqiptar." Me kryeveprėn "Pasqyrat e Narēizit" dėshmoi aftėsi tė jashtėzakonshme krijuesi, qė mitin universal ta shndėrrojė nė biografi poetike, nė meditacion dhe ėndėrrim tė riu pėr qytetėrimin perėndimor, shartuar nė trungun e lashtėsisė arbėrore. Koēi Petriti
__________________
Sharl Bodler - Dehuni |
|
|
|
|
|
#2 |
|
Moderator i/e F.Sh.
![]() ![]() Regjistruar mė: Aug 2009
Postet: 844
Pėlqime: 25
Pėlqyer 59 herė nė 50 postime
My Mood:
Rep: 498
![]() |
Lutja e Dėshprueme
Ju qi keqas tvorrosun keq flźni nder murrāna mbi shpate tpjerrta a npyje, nbreg deti ase nbreg lumi, deshmor, qźmėn tlavdishem keni thadrue ngojdhāna, nėn dhé me gjak tuej trīmun idhnķn nuk u a shuen gjumi. Ju qi nvorre tvetmueme keq flźni e nuk pushoni e as deka varrz e shtatit nuk thau as nuk u a mbylli, qi éshtnat vrik ju dridhen kur del nji zā nga pylli, a kur nji zhapllim hapash pėrbrī murāns ndėgjoni, ju qi nmesime fisnike tlahutės jeni rritun, ju qi burrnķn jetike e patėt si mėsuese, ju qi lirķn kreshnike zgjedh e kishi per nuse, ju qi nmprojen e nderit botėn keni ēuditun, sot nmurrāna tharrueme kėrkoni kot pushim: ju qi epopé tpanjoftun shkruet me gjakun e kuq, plot vrumulisje neshtna rrini tue bluem idhnimin, fatosa orzez, pėr flījen e jetės qu shkoi huq. U rrzuet tue rrokun armėn dhe rrzue me jue fisi; ato qatdheut i kjené ndėr mote gardh ēeliku, porzmat vigāne tueja, jo, nuk i mposhti anmiku por māma e fatit, māma qi befas mbi né krisi. Nheshtim tnatės shqiptare sndėgjihet kund zā njerit, prān votres sfikun nānat nvaj nuk e njomin bukėn, por me sy tpapėrlotun plot shkndija mnije, strukėn tue prit furķn ahmarrse qi tthej tprīmunt e mnerit. Jo vįj por gjām e ahté prej pyjesh sjell jehona, zhumhura e rrebtė e lumit kushtrim zā-mbytun ngjanė, shpirtnat errson e ballet vrugon, ndiell mort zezona qatdheut palcet gjallnuese mā tmshefta po i a thanė. O Perėndķ, na tokėn pranuem qi Ti na fale, ntź tash tridhet qindavjeta na u end e ndershme jet, jetuem mkto troje tvobta, nkto brigje tthata e tshkreta, ngujve larg botės tjetėr tue ruejtun dhźn mbi male. Me mzi strehueme trupin nga shiu e brshni e marrdha, nkasolle e stane tbrishta qi shpėrthejshin duhķnat, pa dijt qejfet e holla, pa dijt ējanė miradinat, pa njoft doket e lmueta tė kombeve fatbardha. E, pra, tushqyem nkto gryka me bukė kollomoqe Qi e zbutshin nśj tė kronit, slypshim kurrgjā mā shum, sepse bylmet na kishin nji lirķ tthjsht, tpashoqe, qi me hiret e veta na e bānte gjakun tlum. Nānat me qumsht tė pastėr andjen nshpķrt ton dikojshin Me fluturue si shqipe nė qiell tnderit shqiptar, nflak tdokeve mu kndellun e nzjarrm tbuzmit bujar, qi kobin e zvetnimit nga votra na e largojshin. O Perendķ, ndėr shekuj ūja buzėn na e zverdhi, shpesh u errem pa hāngėr bukėn me ruejt pėr fmķn e mitun qish ne rritun, por nqe i mik né shpķn na msyni, ia vūm para at buk mikut kur erdhi. Pse kshtu na e randon jetėn me dhunė e me krajata? Lķrin e dy gisht nderi nshtek tballit: skishim tjetėr: kto dy tė mira zbritshin vobeksķn ton tė vjetėr. Po pse, o i Lumi i Qiellvet, na i rrmbeve kto dhurata?
__________________
Sharl Bodler - Dehuni |
|
|
|
|
|
#3 |
|
Moderator i/e F.Sh.
![]() ![]() Regjistruar mė: Aug 2009
Postet: 844
Pėlqime: 25
Pėlqyer 59 herė nė 50 postime
My Mood:
Rep: 498
![]() |
Rrajėt lėvizin
Fragment Shuku, mėsim-dhanės (28 vjetsh) Ndreka, ish-tregtar (66 vjetsh) Iza (24 vjetshe) Roza, e shoqja e Shukut (25 vjetshe) Ganxhja, e shoqja e Ndrekės (26 vjetshe) Lina, e motra e Rozės, nzanėse (17 vjetshe) Nė Shkodėr, me 197.... (Nji odė buke, e gjanė, nė nji shtėpi tė vjetėr zotnijsh. Mure prej shum kohe sė palyeme. Nji tryezė e thjeshtė katranėshe nė mjedis rrethue me ndejse tė zhgatrrueme tė ndryshme njana prej tjetrės. Nė fund tė dhomės dy dritore tė mėdhaja qi biejnė kah rruga. Nė perden e mbajtė, nė skaj kah fundi, njė derė qi qet nodė tė zjarrmit, madej njė kanapeh mbulue me pelhurė tė zgjedhur, tshti e repun dhe zverdhkatė nė ngjyrė. Nanėn e djathtė nji derė qi qet nė shenashin. Edhe pse smungon dlirsija, ambjeti ep nji pėrshtypje sė lanumi mbas dore. Shifet menjiherė se dikur ajo banesė shkelqente me orendi tė begatėshme e dallohej pėr mbajtje tė kujdesshėme. Asht mėngjesi i njė dite sė dielle vjeshte). LINA (tue hy nga dera e shenashinit, veshė me petka shetije, pėrshėndetė Rozėn qi del me dy broka plot me uj nga dera e odės sė zjarrmit) Nadja e mirė! ROZA Sa heret kenke ēue! Mirė se vjen! LINA Mesha nė Shkollė tė Murgeshavet thohet nė shtatė. Mbaroi e kėtheva kėtu. Erdha me pa si keni ndjehė e me tė marrė me da;ė nė Fushė tė Qelės. ROZA Ka kohė. Nuk do tė jet sahati ma tepėr se tetė e gjysė. Shetija fillon mbas Meshės sorės njimbėdhetė tė Fretnevet. Po i ēoj ujin mu la Shukut e po vij. Si asht nana? LINA Mirė. I kanė pushue dhimbat nijė. Shuku si po asht? ROZA Me shėndet mirė, por, si gjithmonė, i habitun mbas trilleve tė veta. Lexon, merr shėnime e ēohet e shetitė nėpėr odė. duhet me ia pėrsritė disa heresh fjalėn para se ta marrin vesht: kaq pėrqėndrohet nė mendime... LINA Pregatitė ndoj vepėr tė re, sigurisht. ROZA Shka me kenė! Humbė kohėn kot. Kur smujt me nxjerrė gja nė dritė sa ishin.... ata, sot duhet ta kuptojė se puna e shkrimeve tė tija ka marrė fund. Mue mė ban me plasė. Nė vend me ia vu menden si e si me e pėrmirsue kėt gjendjen tonė dhe mu vu pėr fije si shokėt, qi pra se lanė kurrkund zotsin e tij, bieret mbas andrrave. Jam nė hall tė madh. Linė! LINA Shuki asht i zoti. Heret a vonė ka me i a dalė mu rradhitė ndėr shkrimtarė nė shej e me kenė i ēmuem si meriton. ROZA Prit gomar sa tė dalė tėrfoja! Skam besim nė zotsin e tij. Ka mbetė mbrapa shokve. Mandej... (me za tulėt) kujton ti se e lanė... kėta tė sotshmit me ēue krye si shkrimtar? Rrehet kot. Por.... mė len ti a ēoj ujin mu la. Mos u mėrzit. Qe, erdha! (Del kah shenashini). GANXHIJA (hyn nga e djathta) Nadja e mirė Linė. Sashtė nevoja me tė pyetė si je pse po shof se ke ndjehe si molla nė gem. Kaq herėt, sot? LINA Jam kenė nė Mesh te Murgeshat. GANXHIJA Ty tė ndihmoftė. Edhe unė aty kjeēė nė meshė, por ishem nė fund tė kishės e stė kam pa. Ke pasė fat, moj bi, mu rritė nė hir tė Zoit e me marrė mėsime tė mbara ndėr Murgesha. Mjrisht ka gjind qi, qyshė se kanė le, nuk e kanė pa kishėn me sy dhe nuk njofin ngushullimin e madh turatės.... LINA Si ime-motėr, pėr shembull, as? Mos i ven faj, Ganxhe. Ka thithė mendimet e... atyne. Nuk asht zemėr keqe, por koha e pėrparėshme ka lanė gjurmė tė forta nė tė. GANXHIJA Ajo qi nuk mė pėlqen, lum Lina, asht se jote-motėr nuk i mban pėr vete mendimet qi ka, por mundohet me i a rrasė nė tru edhe tjervet. Qe, tuk asht zotni Shuku: ai nuk i a thotė tė bindun se asht e mirė e e drejtė. E, pra, kisha me thanė se atij i pėrket ma tepėr me u dalė zot mendimeve tatyre.... LINA Unė nuk jam fort e rrahun nė kėto ēashtje. Por... me shka kuptoj unė, Ganxhe locja, Shuku ka mendime krejt tė veta qi janė bukur larg prej parimeve tatyne pa kenė, merret vesh, kurrkund afėr me tonat; me kėto tė sotmet, due me thėnė... NDREKA (tue hy nga e djathta_ Mirė se tė gje, zojshė. LINA Mos mė thirrni zojushė, zotni Ndrekė. Unė... NDREKA Don ndoshta me tė thirrė shoqe? Fjalėt shok e shoqe i urrej edhe i kam qitė, sa pėr vete, jashtė pėrdorimit. LINA Mė thirrni Linė. GANXHIJA (tė shojt) Edhe ti ke nisė mu ba i mėrzitshėm. Lene rahat vajzėn qi kurr sta ka kėthye fjalėn. NDREKA Ke arsye. Lina sasht si... GANXHIJA Leni fjalėt boshe, po tė tham. Po shkoj me ju pjekė nji kafe. E kam xhezėn nė zjarrm. (Del kah oda e zjarmit). NDREKA (tue u ulė ndejun nė kanapeh) O Zot i lum, kjosh levdue qi premtove me mė falė nji pleqni tė rahatshėme! E din, Linė, sa vuejshem kur ishin ata. Sidomos tė diellavet. Nuk u dallote e diellja prej ditve tjera. Qe, ndėgjo. Po biejnė kumbonėt e Kiėshės sė Madhe. Aman, mos prito, ēolma dritoren. Due me ndėgjue kumbonėt. (Lina hapė xhamat e dritares). A ka lezet ma tė madh? Me gėzue lirisht tė diellen; me shkue nė Meshė tė madhe, ashtu si pėrpara. Ti je e re dhe smerrshe gja vesh kur ishin ata. Por ne na e kanė terratisė jetėn. Kishim lakmi ata qi dishin. A merr vesht? I njehshim tė lum ata qi pėrsiellshim ndėr Rmaj... me i shti nė dhe! LINA Unė smabaj mend mirė po, vėrte, tė ramit e kumbonvet ishte asokohe i ndaluem? NDREKA Rrebtėsisht. GANXHIJA (tue hy me do filxhana nė nji tabake) Urdhėroni, pra. NDREKA Tė lumėt dora, grue. Prej erės kuptohet se na ke pjekė nji kafe tarrnake. LINA (Ganxhes) Njimend pak e kush din me pjekė kafe si ti. NDREKA Duket gja e kollajtė, pėrkundrazi don shum marifet. Ah. ska ma gja tė kandėshme se me pi kafe tue ndėgjue kumbonėt qi bijnė e tue mendua se "ata" nuk na rrijnė ma pėrsipėr me na marrė frymėn. Lirija, lirija, ska tė paguem nė kėt botė. ROZA (tue hy ka ndėgjue fjalėt e Ndrekės) Liri kallpe... Vetam mendelehti nuk kujtohet se priftnija i a futė shpirtin njerzis nė nji burg gėnjeshtrash lara lara. Nuk asht liri ajo qi pa u kujtue tė ban me ndjekė vijėn e caktueme prej priftėnvet dhe prej qeverritarve tė cilėt tjetėr mendim skanė veē me shfrytėzue vogjėlin e shkretė. LINA Pash fen, pse nuk shikon punėn tande! NDREKA Lene tė turfullojė.... Fjalėt e saja nuk ma prishin lezetin e kėsaj sė dielle plot kumbonė. Kumbomnėt si bajnė dam kujt. Kjo pėlqente krizmėn e batareve qi vinte prej Zallit tė Kirirt kur u pushkatojshin njuerėzit ma tė ndershėm tė vendit tonė. Tashti angthi u zhdavarit... Ah. kjo muzikė e kumbonve ta zgjanon shpirtin. ROZA E besoj: tash qi kėthyem prap nė Mesjetė... NDREKA Kėthyem nė jetė te mbarė e tė lume! GANXHIJA Po ti, more, pse e gėrget? Lene nė punė tė saj. Ajo asht rritė me ato mendime. LINa (qi ka qitė kryet kah rruga prej dritores sė hapun) Gra, eni e shifni. Nė krye tė rrugacės asht ndalė nji zojė e huej... Se ēpetk qi ka!.... ska si bahet ma i bukur... e i rri mbrekulli nė shtat.... Qe, ka ndalė diken e dishka po e pyetė tue ba shej me dorė kah kjo rrugacė.... (Roza e Ganxhja shpejtojnė me dalė nė dritore). GANXHIJA Kush do tė jet, vall? Po hyn nė rrugacė tonė. Po afrohet kėtej... ROZA E veshun vėrte nė mėnyrė tė pėrsosun.... Sa tencun tė zhdėrvjellėt... Shifet se nuk e topitė halli i jetės si ne tė shkretave. LINA Zojė e randė duket me kenė.... ROZA Po ndalet para derės soborrit tonė... GANXHIJA Jeee... Po kjo shka lypė te na? (bjen trakllojca e derės soborrit: i ndėgjohet krizma nepėrmjet derės sė shenashinit) ROZA Tham se e kanė drejtue gabim... GANXHIJA (tue dalė me shkue e me ēelė derėn e oborrit) Nė kjoftė e huej si do tė merrem vesht unė me te? NDREKA (pa u tundė prej kanapehit, tue mbėshtjellė njė cingare nė kuti tė duhanit) Mė thirr mue. Unė italishten e dij.... ROZA (si nė tallje) E po foli rusisht, jam kėtu unė! NDREKA Ska me kenė nevoja as pėr ty as pėr mue. Ka gabue derė, po kjo se kėrkon ndokend. Kėtu te na ska kush punė me tė huej... Shko, Linė, tė paēa, e shif kush asht ajo grue e si po i shkon puna Ganxhes me te.... (Lina del kah e djthta). NDREKA Shum tė huej kanė fillue me ardhė. I ka dalė nami vendit tonė e, tash si udhėtohet pa pengime, shum kend ngucė kureshti me shetitė fun e maje. ROZA Nė kėt shtėpi gjysė tė rrenueme ska kush shka me pa... NDREKA Eeeh.... Dukur kjo shtėpi ka kenė nji ndėr ma tė mirat e Shkodrės... ROZA E sot asht ēerdhe mijsh. Tė mjerėt na qi jemi tė dėnuem me jetue kėtu mbrendė. NDREKA (tue mos u vu vesh fjalėve tė saja, vazhdon si tė flike me vete) Shtėpija e Sinadinvet, zotnij zemėrbardhė. ROZA Pasanikė qi jetuen tė kėrtylun me miradina nė shpinė tė popullit tunshėm. Mandej nji prej tyne a mė bahet a ishte i dam me gisht si njeri me idena antipopullore? NDREKA Thue pėr Pjerin Sinadinin, shkrimtar? ROZA (tue hy turravrap pa frymė) E dini se kush asht? E zoja e shtėpis! NDREKA (tue broftė nė kambė) Kush? Kush, thae? LINA E zoja e kėsaj shtėpije, pra! Ka ardhė prej Italije. Po shetitė oborrin me Ganxhen. NDREKA A ka se si? E ka marrė mirė vesh Ganxhja? LINA Po, po ajo flet shqip si na. Asht bijė Sinadinėsh; a u thoshin kėshtu rponarėvet tė kėsaj shtėpje? NDREKA Ashtu. Po pse ka ardhė? LINA Sdij. Unė porsa u paraqita me te e ngava kėtu me ju kallzue. ROZA (me za idhnak Ndrekės) shif: unė tė kam pague qiran pėr nji vjet e, ta dijsh mirė ara Shėn gjergjit nuk los prej klėndej edhe me ardhė tė gjithė Sinadinėt e dekun e tė gjallė...LINA Para se me thanė ashtu, preit me marrė vesh si po merr zhvillim puna. NDREKa (Linės) A tė tha Ganxhja me mė ba za mue? LINA Jo; por, ,ėsi i a pash gjasėn, ajo tash po njitet kėtu nalt. NDREKA Si tu duk? LINA Ska si bahet ma e njerzishme. Si cėrcerrim bylbyli e ka zanin. Nji buzqeshje e ambėl i a ndritė fytyrėn kur flet. NDREKA Kjo nuk u donte! ROZA Shka nuk u donte? NDREKA Ardhja e kėsaj deh? LINA Po kush asht kjo, zotni Ndrekė? Bash e zoja e shtėpis? NDREKA Kjo a? Mbas hamendjes asht e bija e Pjerin Sinadinit. ROZA Tatij shkrimtarit me mendime prapanike?! NDREKA (tue mos i vu vesh Rozės flet me Linėn) Pjerin Sinadini unė e kam njoftė ka kenė njeri me idena tė vjefshme, nisjatuer i palodhėshėm veprimesh tė mbara, shkruente ndėr fletore, qitte libra, ka pasė nji rreth tė gjanė miqėsh qi e dojshin me shpirt, por edhe shum anmiq qi e mėnjijshin.... ROZA Njerzit e kėqij janė tė mėnim.... NDREKA Ai si ka ba keq kuj. Disave, prej atyne qi e mėnishin, u kish ba nderna e ēfarė ndernash.... LINA Po kjo zoja kush asht? NDREKA Sigurisht e bija, qi ka trashigue pasunin e tij. LINA Po vjen! Qe, i ndėgjohet zani. Janė nė shenashin me Ganxhen. ROZA Unė sdue ta shof. LINA Ti rri, he mos pritsh. Tė shofim shka thotė e shka ka ardhė ma ba.... IZA (tue hy e pėrsjellun prej Ganxhes, me njerzi tė spikatun) Mirė se u gjej! NDREKA Mirė se tė bjen Zoti! Unė jam Ndrekė Beitoja, kujdestar i kėsaj shtėpije.... IZA Mė falni qi po u trazoj, zotni Beltoja. Deshta me pa, mbasi mė qiti rasa me ardhė nė Shkodėr, shtėpin e prindve tė mij. NDREKA Jeni e bija e zotni Pjerinit, atėherė? IZA Po. NDREKA E kam njoftė babėn e juej. IZA (me sy qi i ndrisin papritmas prej gėzimit) Vėrtetė? NDREKA Po kush nuk e njifte? Asht pėrpjekė shum pėr kėt qytetin tonė. IZA Shkodrėn e ka dashtė me shpirt. Ka dekė me zemėr tė plasun prej mallit tė saj. Mė flitte gjithmonė pėr Shkodėr, pėr Shqipni, pėr kėt shtėpi.... (Shikon rreth e rrotull me nji hije mallėngjimi nė fytyrė) Kjo asht oda e bukės.... Aty nė skaj dikur ishte nji poltronė ku rrinte gjyshi.... Kėndej duhet tė jet oda e zjarrmit. A kam lejėn ta shof? NDREKA Kjo asht shtėpija e juej, zojė... Urdhnoni: po ju pėrsjellim (bashkė me Ganxhen shoqnon Izėn dalė kah e mbajta). LINA Sa grue e hijshme dhe njerzishme. ROZA Kėshtu e kanė tė pamit kėto reshpereshat, por pėrmbrenda janė pleh. SHUKU (tue hy prej sė djathtės) Kush asht ajo zojusha qi erdh me ganxhen nodė tonė e shikoi me pėrmallim tė dukėshėm trapazanin e musandrėn? Kishte nė shikim nji shprehje tė ēuditėshme! si me kenė tue pa andėrr.... ROZA Ti, ti, je gjithmonė i humbun ndėr andrra, more tatalosh. E kjo bukurushė ka ardhė me tė zgjue e me tė ba me ikė rrezgabjezga prej kėsaj shtėpije pse don me banues vetė kėtu. SHUKU (pa u vu vesh fjalve tė sė shoqes, me kureshtė tė gjallė) Si? Si? Asht zoja e kėsaj shtėpije?
__________________
Sharl Bodler - Dehuni |
|
|
|
![]() |
| Bookmarks |
| Paneli i temės | Kėrko |
| Paraqitja | |
|
|
Tema tė njėjta
|
||||
| Tema | Filluesi i temės | Forumi | Pėrgjigje | Postimi i fundit |
| Nga Ernest Hemingway | Semiramida | Poetėt e huaj | 2 | 07-11-2011 00:33 |
| Ernest Koliqi | Albanian | Poetėt Shqiptarė | 1 | 27-05-2011 02:30 |