Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Kulturė - Art - Dije > Letėrsia shqipėtare dhe botėrore > Kritika letrare

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 05-08-2011, 01:21   #1
Albanian
Admin
 
Avatari i Albanian
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Angli
Postet: 1,803
Pėlqime: 114
Pėlqyer 111 herė nė 100 postime
My Mood: Inspired
Rep: 20
Albanian will become famous soon enough
Points: 604,987
Pikėt nė bankė: 24,140,886
Total Points: 24,745,873
futi i birre se je lodh :P - GhOsT Boti modh me nela tu vu bane :P u bona per kafe na dhe ti nji - GhOsT ste bo dom nji me qumesht :P - GhOsT 
Gabim Dragonjtė, nga Lahuta e Malcis te Kėngėt e Kreshnikėve

Dr. proc.Tonin Ēobani, kritik letrar


Dragonjtė, nga Lahuta e Malcis te Kėngėt e Kreshnikėve


“Pa mitin, ēdo kulturė e humbet karakterin e saj tė gjallė krijues, humbet forcėn e vet tė natyrshme”


Friedrich Nietzsche

1.


Nė Lahutėn e Malcis, ku kėndohet epopeja mė e re e njė populli tė lashtė evropian, si janė shqiptarėt, Gjergj Fishta ripohon artistikisht njė origjinė mitologjike tė botės arbėrore prej Dragonjve[1], ashtu si ėshtė e njohur prejardhja parahistorike dragonjane e botės anglosaksone dhe vazhdon tė konsiderohet krenari pėr gjermanėt heroi i tyre mesjetar, Zigfridi, qė u bė i gjithėfuqishėm me gjak dragoi.


Pėrgjithėsisht dragoi ėshtė pėrfytyrua me trup gjarpri dhe krahė tė fuqishėm pėr fluturim: diēka qė lidhet me kultin e gjarprit[2] dhe simbolin e shqiponjės.[3] Nė mitologjinė popullore shqiptare dragoi ėshtė njė bir nane qė lind me shenjė pėr tė mos e prerė shpata (ose plumbi). Ai ka fuqi tė jashtėzakonshme. Muji, pasi ka pirė "tamel gjini nga zanat” ėshtė bėrė dragua.


Figura e dragoi te shqiptarėt nuk gjen paralele me mitologjinė greko-romake e biblike, ku dragoi pėrfaqėson forcat e kaosit, dhe me kėtė simbolikė u pėrhap nė njė pjesė tė Evropės pas periudhės klasike. Nė kulturėn paragreko-romake ose paraindoevropiane gjejmė mesazhet e njė dragoi, ashtu si e pėrfytyronin, ndoshta, anglezėt e hershėm dhe vazhdojnė ta pėrfytyrojnė shqiptarėt deri nė ditėt e sotme: dragoi si njė forcė e mbinatyrshme qė simbolizon energjitė e brendshme tė qenieve njerėzore kundėr forcave shkatėrruese tė natyrės, qofshin kėto forca edhe brenda ose pėrtej botės humane.


Sė paku, te shqiptarėt figura e dragoit ėshtė pėrvijim i heronjve tė Dodonės, qė zėnė fill me Herkulin, Akilin[4] dhe vazhdojnė me Aleksandrin e Madh, Pirron e Skėnderbeun. Te shqiptarėt dragonjtė, si Gjergj Kastrioti e Lekė Dukagjini, vazhdojnė tė lindin pėrsėri, deri nė ditėt e sotme (gjysma e dytė e shekullit tė 20-tė). Pikėrisht, Dragonjtė e kohės sė vet Fishta kėndon si heronj nė Lahutė tė Malcis, duke u ndeshur me Kuēedrėn (Kėnga XVI) apo me trupat pushtuese tė knjaz Nikollės (kėnga XVII).

2.


Pėrfytyrimi i dragonjve nė popuj tė ndryshėm ėshtė i ndryshėm: nga Azia nė Evropė, nga Wellsi ndėr shqiptarė. Le tė sjellim nėpėr mend dragoin e kuq tė Wellsit, qė qėndron edhe sot e kėsaj ditė si emblemė e flamurit tė tyre kombėtar: ėshtė njė figurė zvarraniku e stėrmadhe me krahė. Mė afėr nesh, dikur troje ilire, i ngjashėm me tė ėshtė modeluar dragoi slloven. Por ky pėrfytyrim nuk pėrputhet me atė qė shqiptarėt konsiderojnė dragua.


Ndoshta, ajo qė na ofron Zigfridi i sagave gjermane na ndihmon tė kuptojmė dragonjtė shqiptarė: ata janė njerėz tė zakonshėm (si princi Zigfrid) me aftėsi tė jashtėzakonshme (si Zigfridi pasi ka pirė gjakun e dragoit dhe ka ngrėnė zemrėn e tij). Sot ky dragua shqiptar nuk ėshtė lehtėsisht i shpjegueshėm: nėse nga pėrbindėshi me krahė (dragoi i kuq i Wellsit) u pėrfytyrua njeriu dragua (Zigfridi, Muji) apo nga heroi i fuqishėm (Muji, Skėnderbeu) u pėrfytyrua njė pėrbindėsh me krahė, jo i ngjashėm me tė, por i abstraguar si fuqi e jashtėzakonshme, shumė herė mbinjerėzore.


Gjithsesi, te dragonjtė shqiptarė, pėrveē fuqive tė mbinatyrshme dhe pavdekėsisė, janė evidente nė ēdo rast edhe krahėt: si rudiment fizik dhe si funksion. Shtjefen Gjeēovi, sivėlla franēeskan dhe mik i afėrt i Fishtės, ėshtė ndėr ata studiues, qė rrėnjėt e popullit shqiptar i kėrkuan nė lashtėsinė parakristiane e paraklasike. Ai shpjegon se njė “njeri qi len (lind) me kėmishė (ose “me flatra t’arta nėn sqetull”) bahet drangue”[5] Dhe ky Dragua shqiptar ėshtė krejt ndryshe jo vetėm nga dragoi qė u mund prej Shėn Gjergjit (mitologjia biblike), por edhe nga ata dragonj qė, sipas mitologjisė greko-romake, pėrfaqėsonin forcat e kaosit dhe qenė mundur prej Zeusit, Apollonit, Kadmit etj.[6]


3.


Me njė lexim tė parė tė Lahutės sė Malcis, lufta kundėr Kuēedrės vjen si njė konflikt paralel me konfliktin e shqiptarėve kundėr trupave pushtuese tė knjaz Nikollės sė Malit tė Zi (Krajli i eposit tė kreshnikėve). Por, nė thelb, lufta e Dragonjve me Kuēedrėn ėshtė njė konflikt universal midis tė mirės dhe tė keqes, qė, nė tėrėsinė e Lahutės, na kumton se heronj tė tillė, si: Marash Uci, Oso Kuka, Ali pashė Gucia, Ēun Mula e plot tė tjerė pėrfaqėsojnė tė mirėn, prandaj edhe fitojnė, pavarėsisht, nga rrethanat historike, qė, pėrgjithėsisht, i kanė jo tė favorshme. Pak a shumė kėshtu vijnė edhe heronjtė e Kėngėve tė Kreshnikėve: Gjergj Elez Alia, Muji, Halili, etj.


Kuēedra, e cila duhet mundur prej Dragonjve, ėshtė njė mostėr i stėrmadh “me shtatė krena e gjashtė palė kthetr”’. Ajo shfaqet nė Bigė tė Shalės (Dukagjin) dhe shtrihet me bisht deri nė breg tė lumit Drin (“N’Bigė t’Shalės ka dalė Kuēedra... Bishtin gjatė me i mbėrrijtė nė zall”). Kuēedra ėshtė zemėruar dhe “zjarr e squfur tue flakėrue, krepa e gur tue rrokullue, Dukagjinin don me shue”.


Edhe Bajlozi (“Kishte dalė njė Harapi zi prej detit”) Gjergj Elez Alinė “e ka shinue” nė topuz:


“pėrmbi kryet topuzi i ka fjurue,
dymbėdhjet' pash m'lendin' u ngul topuzi,
dymbėdhjet' pash pėrpjet' si re, u ēue pjuhni.”


4.


Nė Lahutė tė Malcis ėshtė edhe njė Dragua fėmijė, Vocėrr Bala, i cili na kujton Omerin e gjithėfuqishėm qysh nė moshėn 7-vjeēare. Madje pėr shkak tė Vocėrr Balės nis konflikti i Dragonjve me Kuēedrėn nė kėngėn e 16-tė, sepse Kuēedra “Dukagjinin don me e shue pėr njė dhunė qė i ka ba Shala kur dragoi Vocėrr Bala fėmijė tue qenė n’njė shpatull tė Malit n’gjumė e ndeshka e njė sy prej ballit nxjerr ia paska me njė hu, kah ia ngulka der nė tru”. Ndėrsa dragoi protagonist kryesor ėshtė Llesh i Zi, i cili u prin dragonjve kundėr Kuēedrės dhe vetė i jep asaj goditjen kryesore:


Nė kėngėn e 17-tė tė Lahutės sė Malcis dragonjtė rugovas Xhem Sadria e Rrustem Uka bėhen pėrsėri tė pavdekshėm kur bien nė pritėn e 300 malaziasve tė knjaz Nikollės, duke u shndėrruar, kėshtu, nė Dragonj (“Pse Dragonj t’dy tue qėllue, Me Kulēedrėn i’n mėsue me u gjue”).


Dragonjtė kanė armėt e tyre, qė mund tė jenė gurė tė stėrmbėdhenj (“Po i shtrėngohet Let Patani edhe dyndė njė bet currani, njizet vetė, po, mos m’e lujtė”), vegla tė pėrdorimit tė pėrditshėm (“E me fuzhnja e dana t’gjata, me veriga e rrfanė ēeliku, hekra barkash tė Venedikut”) apo armė tradicionale, si: shpata (“Rrustem Uka, trimi i trimit ... e rrokė shpatėn me dy duer”), topuzė (“Tom Galia... trandė topuzin, njėqind okė”), heshta (“Gjeto Gega shpejt ka rrahė heshtėn trashė sa njė mashkull (bosht) qerri”) e deri te armėt e zjarrit, pasi epiteti i Mehmet Shpendit ėshtė “pushkatar” (“N’atė Mar Lulėn, trim bujar, n’Gjelosh Kolėn, kuvendtar, n’Mehmet Shpendin, pushkatar”).


Ky arsenal armėsh nė pėrdorim tė dragonjve, qė Fishta jo rastėsisht ka pėrshkruar, merr vlerat e shtresėzimeve “arkeologjike” prej nga vijnė figurat mitologjike tė dragonjve, me tė cilėt identifikohen luftėtarėt malėsorė nė Lahutė tė Malcis dhe, pėrmes tyre, mbarė bota shqiptare, pėrfshirė edhe trimat e Jutbinės. Kuēedra, nga ana e saj, ka si armė kryesore kundėr dragonjve pėrveē gurėve (“Hidhen krepat porsi ranė(rėrė) flakėrojnė currat...”) edhe zjarrin e jargėt (pėshtymėn) e qelbura (“Lėshoju flakė e zjarr prej goje, hidhju jargun hoje-hoje, njė ditė udhė me ikė prej soje, prej qelbėsirės qė i del goje”).

Mund tė hiqet njė paralele me Gjergj Elez Alinė. Ai pasi “likpėrmjet' balozit te i ka ra” nė topuz dhe me shpatė “kryet me neje trupit ia ka damun”:


zhag pėr kambet trupin e ka ngrehun,
me gjith' at m'nji bunar e ka mbytun,
tė tan' lumėn gjaku e ka tėrzue,
pėr tri vjet krejt vendin e ka qelbun.


5.


Gjatė kohės kur shkruhej Lahuta e Malcis, qeniet mitologjike tė dragonjve nuk ishin sistemuar ende ndėr tekste universitare e enciklopedi tė kulturės popullore shqiptare. Pėr dragonjtė bisedohej sa herė vetėtinte e bubullonte, dimrit apo verės. Flitej pėr luftėn e tyre me njė Kuēedėr diku mė afėr apo mė larg vendbanimeve tė atyre qė tregonin, nė vartėsi me horizontin e gjėmimeve tė motit. Dhe ashtu nė pėrshkėndritjen e dritės sė vetėtimave dragonjtė pėrfytyroheshin nė qiell, si heronj tė dritės; ndėrsa gjėmimet e bubullimave shkaktoheshin prej goditjeve mbi Kuēedrėn antagoniste, qė vinte nga nėntoka, nga bota e errėsirės dhe shkaktonte thatėsirėn, dėmtimet e gjėsė sė gjallė dhe fatkeqėsitė e njerėzve.


6.

Studimet e derisotme mitologjike pėr dragonjtė shqiptarė kanė qenė pėrgjithėsisht pėrshkruese dhe me ndonjė tendencė krahasuese tė paargumentuar deri nė fund me figura tė pėrngjashme tė mitologjisė ballkanike.[7] Pėr pasojė, konflikti nė mes tė asaj qė shėnjon fjala “dragua” nė mitologjinė shqiptare (dhe nė Lahutė tė Malcis e nė Kėngėt e Kreshnikėve) dhe tė asaj qė po kjo fjalė shėnjon nė mitologjinė greko-romake (dhe nė mitologjinė biblike) ka mbetur ende i pazgjidhur. Kėtė gjė e vėrejmė edhe nė etimologjinė jo fort tė qartė tė fjalės dragua (drague) apo drangue (drangua), qė merret, sipas Ēabejt, si “huazim prej latinishtes, e cila, nga ana e saj, e ka prej greqishtes sė vjetėr”[8] Por Ēabej lė edhe njė shteg tė hapur pėr kėtė huazim gjuhėsor, sepse, vėren ai, “figurat vetė tė Dragonjve mund tė jenė tė njė burimi vendas paralatin e tė jenė pėrzier pastaj me pėrfytyrimet romake”.[9] Dhe me tė vėrtetė ai burim vendas, i cili ėshtė jo vetėm paralatin, por edhe parahelen, shpjegon faktin pėrse dragonjtė te shqiptarėt kanė mbetur nė njė “rol heroik... bash tė pėrkundėr me atė tjetrin tė njė pėrbindėshi”[10] si Kuēedra. Ky shteg i ēelur prej Ēabejt ka shpjegimin e vet ndėr studiues tė thelluar tė mitologjisė universale, tė cilėt kanė arritur nė pėrfundimin se kulti i Dragoit ka pėsuar ndryshime nė kuptimėsinė e vet simbolike.[11] Kėshtu, mė parė se nė mitologjinė greko-romake (dhe mė pas nė mitologjinė biblike) dragoi tė pėrfaqėsonte simbolin e sė keqes, ai (dragoi) ėshtė njohur si “beneficent”, simbol i sė mirės, si “qenie symprehtė e sydepėrtues nė thellėsi tė tokės”[12] pėr tė parandaluar tė keqėn qė mund t’u vinte njerėzve prej andej. Ne na vjen pėr mbarė tė themi se dragonjtė, simbol tė sė mirės u konsideruan si tė tillė prej pellazgo-ilirėve dhe ashtu kanė mbetur nė vazhdim deri te shqiptarėt e ditėve tė sotme. Ka edhe studiues tė tjerė tė mitologjisė qė mbėshtesin tezėn e ndryshimit tė kultit tė dragonjve, pasi i pėrcaktojnė ata edhe si simbol i sė mirės, “i draghi buoni”[13]. Madje te kulti i Dragonjve shohin edhe energjitė e frikshme instiktive tė brendėsive tė qenieve njerėzore, pak a shumė, ashtu si nė kėngėn e 16-tė tė Lahutės sė Malcis i paraqet edhe Fishta dragonjtė nė luftė me Kuēedrėn.


7.


Ėshtė e kuptueshme se Fishta nuk u nis nga arsyetime tė gjata shkencore pėr tė krijuar figurat e dragonjve tė Lahutės sė Malcis. Ai u mbėshtet nė letėrsinė gojore tė popullit (pėrfshirė edhe Kėngėt e Kreshnikėve), epopenė e tė cilit po kėndonte (kėngėn e Gjergj Elez Alisė ai e rikrijoi thuajse ad literat qysh nė blenin e dytė, botuar mė 1907). Ai bėri objekt tė krijimtarisė sė vet ngjarjet mė tė rėndėsishme historike tė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, heronjtė me tė shquar ndėr shekuj tė shqiptarėve dhe u ndal nė pėrshkrimin e episodeve ku heroizmi masiv shpalosej si njė ndėrgjegje kolektive. Pikėrisht, nė kėrkim tė rrėnjėve tė kėsaj ndėrgjegjeje kolektive kombėtare, atij iu desh tė lyente pendėn nė mitologjinė popullore, qė vinte deri nė kohėrat moderne si njė realitet kulturor gjithėpėrfshirės i komunitetit shqiptare: i krahinės pellazgo-ilire, i fisit iliro-arbėror apo i individit shqipfolės. Shi nė kėtė fazė tė kėrkimit tė rrėnjėve etno-kulturore tė popullit tė vet iu shfaq figura e shqiptarit-dragua nė luftė me tė keqėn, figura e dragonjve tė tregimeve popullore nė luftė me kuēedrėn. E keqja, kuēedra, tanimė ishte edhe lakmia e knjaz Nikollės pėr tokat shqiptare tė Plavės dhe Gucisė, ashtu siē ishte, si shkretimi i Kuēedrės, ēdo agresion ushtarak ndaj trojeve shqiptare.


Ka pasur studiues, qė, tė orientuar nga njė interpretim i Jungut pėr demonologjinė, kanė arritur ta argumentojnė antagonizmin e dragonjve me kuēedrėn, si njė “dyskajshmėri psikologjike”[14] Edhe me njė kėndvėshtrim tė tillė mund tė komentohet kėnga e 16-tė e Lahutės sė Malcis, nėse marrim parasysh groteskun e Fishtės nė realizimin e artistik tė kuēedrės (“njė ditė udhė me ikė prej soje, prej qelbėsirės qė i del goje”), pėrkundrejt epiteteve pėr dragonjtė (“trim si Zana, trim bujar, trimi i trimit, pika e djalit, harushė mali, kuvendtar, burrat e dheut, qė u pėlqen kanga” por edhe “trima t’qartun, katallanj, si reja me shtrėngatė, si i terbue”) apo nė kontrast me lirizmin idilik qė derdhet nė pasqyrimin e Orėve tė Maleve. Dhe kur vjen puna tė analizohen kėto epitete qė Fishta u ka dhėnė dragonjve, ngjashmėria e tyre me Kreshnikėt ėshtė mė e shpjegueshme. Mbi tė gjitha te kėnga “Fuqia e Mujit”:


E ka marrė Muji gji me pi,
O, se ē’po i jep edhe Zoti fuqi:
Kenka ba si me kanė drangue
Ka marre gurin me e peshue,
N’cep tė krahit Muji e ka vdue:
Njimijė okėsh gurit i ka qindrue.


Rrėnjėt mitologjike tė iliro-shqiptarėve, edhe nėse ne nuk i kėrkojmė te figura mitike e dragoit, si kėndon Fishta nė Lahutė tė Malcis (ku duhet parė integruar edhe kulti i gjarprit dhe simboli i shqiponjės), ato rrėnjė aty janė. Kur rapsodi shqiptar kėndon pėr Mujin “Kenka ba si me kanė drangue” ai e beson atė qė kėndon pėr tė shkuarėn dhe tė ardhmen e vet.





[1] Tonin Ēobani, Figurat mitologjike nė Lahutė tė Malcis, TOENA, Tiranė, 2008.

[2] Sipas Aleksandėr Stipēeviq-it “asnjė kafshė nė simbolikėn religjioze tė ilirėve nuk ka luajtur rol tė rėndėsishėm sa gjarpri”, sado qė kėtė simbolikė e kanė pothuaj “tė gjithė popujt qė shtrihen nė viset ku jetojnė gjarpėrinj”. Gjarpri ėshtė kafshė ktonike “simbol i menēurisė, i sė keqės, shėndetit, plleshmėrisė”(Aleksandėr Stipēeviq, “Ilirėt, historia, jeta, kultura, simbolet e kultet”, Toena, Tiranė, 2002, f.309). Kujtojmė gjarpėrinjtė qė u japin forcė kreshnikėve ose u shėrojnė plagėt..

[3] Dhimitri Pilika, Pellazgėt, origjina jonė e mohuar, Botimet Enciklopedike, Tiranė 2005. Dhimitri Pilika ka argumentuar se Shqiponja e Zeusit tė Dodonės, parahelene, ėshtė pėrcjellė ndėr iliro-epiroto-shqiptarėt, si simbol i potencės sė sundimit dhe ndėshkimit. Ajo vjen nga qielli dhe kur ėshtė me krahė tė hapur simbolizon diellin dhe rrezet e tij. Shqiponja u kundėrvihet kafshėve htonike, edhe gjarprit. Nga shtatė mėkatet mė tė rėnda, simbolizon krenarinė, ndėr katėr virtytet bazė, drejtėsinė (Dizionario dei simboli, Edizione Piemme, Monferrato, 2004, f.96). Te Cikli i Kreshnikėve janė zogjtė qė u shėrbejnė heronjve shqiptarė pėr tė mos ia lėnduar kush krenarinė dhe pėr tė dėshmuar drejtėsinė e bėmave qė kryejnė.

[4] “Akili ishte pellazg e jo helen, stėrgjysh i Pirro Millosit, kėtij stėrgjyshi autentik tė Skėnderbeut dhe tė mbarė shqiptarėve” (Dhimitri Pilika, vepėr e cituar, f.319).

[5] Shtjefen Gjeēovi, Trashėgimia trako-ilire, Ora, Tiranė ,2003, f.74.

[6] Angela Cerinotti, Atlante dei Miti dell’antica Grecia e di Roma antica, Casa editrice Demetra, Colognola di Colli, 1998, f.85. Dizionario dei simboli, f.96.

[7] “Dragoi: Figurė gjysmė-njeri e mitologjisė sė Shqipėrisė veriore (!?)... dhe i ngjet zmaj-it serb e bullgar” (Robert Elsie, Leksiku i kulturės popullore shqiptare, Skanderbeg-books, Tiranė, 2005, f.49).

[8] Eqerem Ēabej, Studime etimologjike nė fushė tė shqipes III, Tiranė, 1987, f.302.

[9] Po aty, f.301.

[10] Po aty, f.301.

[11] Jonathan Zittell Smith, Animals and plants in myth and legend, nė The new Encyclopaedia Britannica in 30 volumes, Macropaedia I, Ēikago, 1984, f.915.

[12] The new Encyclopaedia Britannica, Mikropaedia III, vepėr e cituar, f.652.

[13] Angela Cerinotti, vepėr e cituar, f.92.

[14] Ruzhdi Ushaku, Hulumtime etnolinguistike, Universiteti i Prishtinės, Prishtinė, 2000, f.18.

Burimi: Revista Kuvendi
__________________
12 vjet larg... brenga tė tilla veē Shqiptarėt njohin...
"Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet?"
Njė fėmi qė fle rritet por njė popull qė fle VDES!
Albanian nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin

Tema tė njėjta
Tema Filluesi i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i fundit
20 kenget me klasike per dashurin. Amajla Dashuri dhe ndjenjė 20 09-01-2013 12:52
Kenget qe do shtohen! Albanian Arkivat E Forumit Shqiptar 2 16-04-2010 03:41


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 08:23.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar