Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Mirėqėnie dhe pėrkushtim > Mjeku pranė jush

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 03-08-2011, 16:25   #1
Unknown
Senior Member
 
Regjistruar mė: Jul 2011
Vendndodhja: Kosova
Postet: 535
Pėlqime: 0
Pėlqyer 4 herė nė 3 postime
My Mood: Daring
Rep: 421
Unknown is on a distinguished road
Points: 188,129
Pikėt nė bankė: 0
Total Points: 188,129
Gabim 33 probleme shėndetėsore mė tė zakonshme te fėmijėt e moshės 0 deri nė 14 vjeē



Kur duhet tė lajmėrojmė mjekun pediatėr ?

Prindėr, kėto faqe janė pėr ju.
Broshura ėshtė njė udhėzues pėr tė shmangur panikun qė ju krijohet nė rastet kur fėmija juaj nuk ėshtė mirė, sėmuret ose ka ndonjė vėshtirėsi tė lidhur me rritjen. Me ndihmėn e mjekėve pediatėr, tė psikologėve etj., janė veēuar gjendjet qė shqetėsojnė mė shumė mėmat dhe baballarėt. Qė nga ethet e deri te frakturat (thyerjet e kockave), ju themi se ēfarė mund tė bėni vetė dhe kur ėshtė e domosdoshme ndėrhyrja e shpejtė e mjekut.
Kur fėmija ėshtė i vogėl, sėmuret shpesh, pasi organizmi i tij ende nuk ka arritur mbrojtje tė mjaftueshme pėr tė luftuar mikrobet. Duke luajtur nė shtėpi ose nė kopsht, nganjėherė fėmija sėmuret. Pėr kėtė ėshtė e rėndėsishme qė prindėrit tė mėsojnė tė pėrballojnė ērregullimet dhe emergjencat mė tė zakonshme: nga kolla te astma, nga kolikat te rrjedhja e gjakut prej hunde. E, qė tė mos i zėrė paniku, duhet tė mbajnė nė shtėpi medikamente (barna) tė sakta, pėr t’i dhėnė ndihmėn e parė fėmijės.
Shkaqet pėr secilin problem dhe masat qė duhet tė marrin prindėrit, pėrshkruhen mė poshtė:
1. Ka dhembje koke.
Shkaqet mund tė jenė disa, p.sh.: temperaturė e lartė, ftohje ose ndonjė sinusit. Shkak tjetėr mund tė jetė njė tension emotiv: nė kėtė rast muskujt e qafės e tė shpatullave jafiė tė ngrirė (ngurosur). Veē kėtyre, shkaqe pėr dhembje koke mund tė jenė probleme qė lidhen me shikimin (sytė). Duhet menduar edhe pėr migrenėn e kokės. Mė nė fund duhet tė dimė se ka dhe fėmijė qė simulojnė dhembjen e kokės, shtiren pėr tė tėrhequr vėmendjen tek ata.
Ēfare duhet bėrė? Nė pėrgjithėsi pak pushim nė shtrat pėr tė kaluar dhembja. Nėse kjo nuk ikėn, jepen disa pika tė Takipirinės (Paracetamolit). Nė qoftė se dhembjet e kokės pėrsėriten, bisedoni me pediatrin.
2. Ka astmė
Shenjat: Kur fėmija merr frymė, i dėgjohet njė fishkėllimė, ka kollė, nganjėherė ėshtė i djersitur, zemra rreh mė shpesh dhe ritmi i frymėmarrjes rritet. Ky ėshtė ataku (goditja) klasik i astmės.
Ē’farė duhet bėrė? Mbajeni trupin e fėmijės drejt pėr ta qetėsuar dhe afrojeni pranė dritares sė hapur, pėr ajėr tė pastėr. Nėse pėr njė ēerek ore ataku nuk kalon dhe ritmi i frymėmarrjes vazhdon tė jetė i ngritur (mbi 40 frymėmarrje nė 1 minutė), thirrni pediatrin ose dėrgojeni fėmijėn nė spital. Pėrpara se tfi jepni medikamente bronkodilatatore (qė zgjerojnė bronket), p.sh. Salbutamol, kėshillohuni me mjekun. Si tė ketė kaluar ataku, vizitoni fėmijėn nė njė pneumolog (mjek i specializuar pėr sėmundjet e mushkėrive) ose nė njė klinikė kurimi tė alergjive. Pėr kėtė tė fundit, me kėshillė tė mjekut, mund tė mbani nė shtėpi Incidal ose Prometazinė.
3. Ėshtė kaps
Kapsllėku, vetėm nė shumė pak raste, mund tė jetė shenjė e njė sėmundjeje. Zorrėt e ngathėta (pėrtace), pėrgjithėsisht, i detyrohen (janė njedhojė) njė tė ushqyeri tė varfėr nė fibra (fijėza), aktivitetit fizik tė pamjaftueshėm ose vėmendjes sė jashtėzakonshme qė prindėrit i kushtojnė ritmit tė zbrazjes tė zorrėve tė fėmijės.
Ēfarė duhet bėrė? Kėmbeni dietėn, duke vendosur njė menu (ushqime) tė pasura me fruta dhe perime tė freskėta. Stimuloni (nxitni) lėvizjen, duke dėrguar fėmijėn nė det, nė pishinė ose nė ndonjė palestėr. Vetėm nė raste tė jashtėzakonshme pėrdorni laksativė (barna pėr tė dalurit jashtė), duke zgjedhur ato qė nuk acarojnė cipat (muret) e zorrėve, preparate me bazė miell lini.
4. Ka diarre.
Nė tė dytin ose nė tė tretin shkarkim (jashtėqitje) nga diarreja, duhet dyshuar qė fėmija ka njė gastroenterit ose njė’ infeksion tė zorrėve.
Ēfarė duhet bėrė? Mėnjanoni qumėshtin dhe, pėr 12-24 orė, i jepni fėmijės vetėm lėngje, si ēaj, kamomil, ujė me shumė sheqer, lėng perimesh. Po kėshtu mund ti jepet Trisol. Sipas rastit, mund tfi jepet edhe pak llapa orizi me kos ose kisel (niseshte me mollė tė grira). Nė rast se pas njė dite zorrėt (diarreja) nuk janė qetėsuar, bisedoni me pediatrin, qė mund t’ju kėshillojė tė bėni analizėn e feēeve (jashtėqitjeve) pėr tė kuptuar nėse ka infeksion. Kur mjeku ju kėshillon ta dėrgoni fėmijėn nė spitalin pediatrik, pėr tė marrė serum, mos kundėrshtoni. Te fėmijėt me moshė mė pak se dy vjeē, shkaktar i diarresė, shpeshherė, ėshtė rotavirus, njė germ (mikrob) qė shkatėrron mbulesėn e zorrėve.
5. Ka kolike (dhembje tė barkut).
Njė ndėr katėr fėmijė latantė (nė gji) vuan nga koliket “gazoze”, veēanėrisht nė pasditėn e vonė dhe nė mbrėmje. Pėr tė kuptuar shenjat e kolikut ėshtė e lehtė: fėmija ka njė tė qarė tė dėshpėruar dhe tėrheq (mbledh) kėmbėt drejt barkut. Shkaqet e ērregullimit mund tė jenė tė ndryshme: prania e ajrit nė stomak, mospranimi nga aparati i tretjes i proteinave tė qumėshtit tė lopės, probleme psikologjike, si: vėshtirėsia e pėrshtatjes me botėn e jashtme ose ankth i transmetuar nga prindėrit.
Ēfarė duhet bėrė? Thirrni pediatrin. Pėr tė lehtėsuar nxjerrjen e ajrit (gazrave) mund tė pėrdoren barna me bazė tė simetikonit, si Milikon. Pėr fėmijėt latantė nxjerrja e gazrave mund tė realizohet edhe me fėrkim rrotullues tė barkut, duke i ngritur kėmbėt mbi stomak e duke e mbajtur vertikalisht. Pėr qetėsi i vini edhe njė copė tė leshtė mbi bark. Nė qoftė se fėmija ėshtė ushqyer me gji, nėna mėnjanon nga dieta ushqime qė mund tė shkaktojnė ērregullime, si qumėshti. Nėse fėmija ėshtė ushqyer artificialisht, mjeku specialist mund t’ju kėshillojė njė tip tjetėr qumėshti qė i jepet fėmijės.Sipas grupmoshave 0-6 muajsh dhe 6-12 muajsh, shiten kuti qumėshti tė firmave tė ndryshme, nga tė cilat zgjidhni mė tė pėrshtatshmin pėr fėmijėn tuaj.
6. Ka ujėt e hollė tė kuq.
Nėse nė ujėt e hollė tė fėmijės suaj diktoni gjurma gjaku, ėshtė shumė e mundshme qė tė kemi tė bėjmė me njė ēistit.
Ēfarė duhet bėrė? Mos u frikėsoni. Kjo sėmundje, provokuar nga njė virus, shėrohet vetvetiu. Por nganjėherė nuk ėshtė ai (virusi) shkaktar i gjurmėve tė gjakut qė gjenden nė urinėn e fėmijės. Ujėt e hollė i kuq mund tė jetė shenjė edhe e njė guri ose e njė infeksioni nė veshka. Pėr kėtė, bymėrohet pediatri, qė, pėrgjithėsisht, propozon tė bėhen anaUza specifike, sidomos njė urokulturė. Nėrkohė, fėmija duhet tė jetė i qetėsuar nė shtrat.
7. Ka ethe tė larta.
Ethet janė reaksioni (kundėrveprimi) me tė cilin organizmi mbrohet nga ataku (prekja) i viruseve dhe baktereve.
Ēfarė duhet bėrė? Takipirina (Paracetamoli) dhe Aspirina, tė cilat janė barna antipirotike (kundėr etheve), mund tė pėrdoren vetėm kur temperatura kalon 38°C. Kėto shėrbejnė pėr tė parandaluar konvulsionet (pėrpėhtjet). Nga dy barnat e mėsipėrme ėshtė mirė tė zgjidhni tė parin, pasi Aspirina, megjithėse nė raste shumė tė rralla, mund tė ketė efekte anėsore tė rėnda. Pėr tė mėnjanuar ngritjen lart tė temperaturės, zhvisheni fėmijėn dhe i bėni njė banjė tė pjeshme (gjymtyrėve dhe baUit) me ujė tė freskėt. Por mė me efekt ėshtė banja e plotė me ujė tė vakėt nė govatė, duke shtuar gradualisht (nė anė tė
govatės) ujė tė ftohtė, qė temperatura tė jetė rreth 37°C. Ky proces tė zgjatė 5-10 minuta. Borsa me akull shėrben mbi tė gjitha pėr tė pakėsuar dhembjen e kokės, qė shoqėron temperaturat e larta. Ēdo 4 orė matet (kontrollohet) temperatura e fėmijės. Nė qoftė se gjatė njė dite temperatura nuk ulet, thėnisni pediatrin, ndėrkohė jepini fėmijės pėr tė pirė lėngje frutash etj. me shumicė.
8. Ka konvulsione (pėrpėlitje)
Konvulsionet vijnė si rrjedhojė e etheve tė larta qė godasin 5% tė fėmijėve, midis moshės 6 muajsh deri nė 6 vjeē. Si rregull, konvulsionet shfaqen kur ethet rriten me shpejtėsi: brenda 30-40 minutave temperatura e fėmijės arrin 37-39 gradė. Shpejtėsia e rritjes sė temperaturės zakonisht ērregullon funksionimin normal tė qelizave tė sistemit nervor, e pėr rrjedhojė, muskujt marrin impulse tė gabuara. I vogli, papritmas, humb ndėrgjegjen, merr frymė me vėshtirėsi, e ka muskulaturėn tė lėshuar, zgurdullon sytė. Kėto shenja zgjatin pėrgjithėsisht pak minuta dhe frikėsojnė mjaft prindėrit, por nuk janė tė rėnda. Kur temperatura rritet 37-40 gradė, por brenda njė dite, pėrgjithėsisht nuk ka rrezik pėr konvulsione.
Ēfarė duhet bėrė? Nėse fėmija e ka gojėn tė mbledhur (rrudhur), vendosni njė shami midis dhėmbėve, qė tė mos kafshojė gjuhėn. Nuk keni se ē’tė bėni gjė tjetėr, vetėm tė kėrkoni asistencėn e mjekut. Lajmėroni pediatrin tuaj, qė mund t’ju kėshillojė njė kurė pėr tė parandaluar atake (goditje) tė reja. I bėni fėmijės njė vizitė te neurologu dhe njė encefalogramė, pėr tė pėrjashtuar dėmtime tė mundshme tė trurit.
9. Ka qelb nė vesh.
Nxjerrja e materialit likuid (tė lėngshėm) ose seroz (tė trashė me qelb) nga veshi ėshtė quajtur otorrea. Ėshtė njė ērregullim mjaft i pėrhapur i lidhur me otitet, sėmundje qė prekin njė ndėr 4 fėmijė.
Ēfarė duhet bėrė? Lajmėroni mjekun pediatėr. Ndėrkohė mos e mbani fėmijėn shtrirė, sepse ky pozicion, duke rritur presionin nė brendėsi tė veshit, mund ta shtojė dhembjen. Pėr tė lehtėsuar dhembjen, pėrdorni Takipirinėn (Paracetamolin). Pėr fėmijėt latantė duhet treguar kujdes qė tė mos u futet ujė nė veshin e sėmurė, kur u bėjmė banjė. Veē kėsaj, vėzhgoni dhe kėshilloni fėmijėn ose kujdesuni qė ky tė mėnjanojė futjen e gishtave nė veshė.
10. Ka frymė (erė) si aceton.
Kur metabolizmi (shkėmbimi i lėndėve nė organizėm) shfrytėzon pėr prodhim tė energjisė yndyrna nė vend tė sheqernave, ēlirohen substanca (lėndė) kimike tė veēanta, qė prodhojnė (japin) acetoneminė. Kjo mund tė jetė shkak ose rrjedhojė e vjelljes. Acetonemia vėrtetohet me Ketotest, njė stricė reaktive, qė vihet nė kontakt me ujėt e hollė. Gjendet nė farmaci.
Ēfarė duhet bėrė? Jepini fėmijės pak ujė tė sheqerosur ose pėrsėritni suposte tė Bioketazit. Nėse pas 24 orėsh fryma pėrsėri bie erė aceton, lajmėroni pediatrin.
11. Ka dhembje stomaku.
Nėntė herė ndėr dhjetė, nuk njihen shkaqet e dhembjes sė stomakut. Shpesh fėmijėt e shfrytėzojnė si shkak pėr tė mos shkuar nė shkollė, pėr tė mos ngrėnė ose pėr tė tėrhequr vėmendjen e prindėrve.
Ēfarė duhet bėrė? Nėse nuk ėshtė e shoqėruar me simptoma (shenja) tė tjera, si: zbehje e fytyrės dhe djersitje, kuptohet se fėmija shtiret ( bėhet sikur ka dhembje). Por, nėse shfaqen ethe, qoftė edhe tė ulėta, vjellje, lajmėroni pediatrin, pasi mund tė trajtohet si njė infeksion nė zorrė. Nėse mė pas dhembja shfaqet papritur, e zgjat mbi 6 orė ose fėmija qėndron ulur me duar mbi stomak, ēojeni nė urgjencė (spital), ku mund tė trajtohet pėr apendicit. Nė ēdo rast, mos pėrdorni kurrė borsė (trastė) me ujė tė nxehtė, pasi rėndoni infeksionin nė zhvillim.


12. Eshtė i mbushur me njolla nė lėkurė.
Shfaqja e njollave nė lėkurė ėshtė, shpeshherė, shenjė e njė sėmundjeje infektive. Nė qoftė se njollat janė pak a shumė tė mėdha, me ngjyrė qė shkon nga trėndafili nė tė kuqe tė errėt, tenttojnė tė bashkohen dhe fėmija i ka sytė e skuqur, kemi tė bėjmė me fruth. Nėse janė shumė pika tė dallueshme, tė ndara midis tyre, dhe kur gjuha ėshtė skuqur shumė, bėrė si manaferrė, duhet trajtuar si skarlatinė; ndėrsa, kur kanė pamje fshikėzash (qeskash) tė vogla, mund tė jetė variēela. Por njollat mund tė jenė edhe shenjė e njė dermatiti. Nė kėtė rast lėkura ėshtė e skuqur, e thatė dhe si e zhveshur. Nė fund, njollat mund tė trajtohen edhe si urtikarie: duken tė fryra, me ngjyrė bardhoshe ose trėndafili, rrethuar me njė brerore tė kuqe.
Ēfarė duhet bėrė? Shkoni vizitoni shpejt fėmijėn te pediatri. Por, paraprakisht, izoloni fėmijėn nė njė dhomė mė vete ose kujdesuni tė mos ketė kontakt me fėmijėt e tjerė. Pėr ta mbrojtur fėmijėn nga fruthi, kujdesuni t’i bėni njė vaksinė nė konsultore. Te ne ėshtė arritur qė tė vaksinohen kundėr fruthit mbi 97% e fėmijėve.
13. Ka gjėndrat tė zmadhuara.
Kur gjėndrat limfatike zmadhohen e bėhen tė dukshme, do tė thotė qė kemi tė bėjmė me njė infeksion nė zhviilim. Linfonodulet (gjėndrat) janė “kazermat” nga tė cilat nisen antikorpet (ose trupat mbrojtės) pėr tė goditur mikrobet qė kanė infektuar organizmin. Gjėndrat nė anė tė qafės dhe prapa veshėve fryhen nė raste tė njė infeksioni tė rrugėve tė sipėrme tė frymėmanjes. Gjėndrat inguinale (ato midis kofshėve e nė bark), pėrkundrazi, zmadhohen mė rrallė dhe tregojnė njė infeksion tė rrugėve urinare ose tė organeve gjinore.
Ēfarė duhet bėrė? Nuk duhet tė shqetėsohemi. Nė rastet e infeksioneve, rritja (zmadhimi) i gjėndrave ėshtė njė reaksion absolutisht normal. Nėse fryrja e gjėndrave nuk ulet edhe pas shėrimit tė fėmijės ose paraqitet pa shenja tė tjera, ėshtė mirė tė lajmėroni pediatrin.
14. Sėmuret lehtėsisht.
Dhembje fyti, ftohje e kollė fėmija ka shumė shpesh. Infeksionet e rrugėve tė frymėmarrjes janė sėmundjet mė tė zakonshme ndėr fėmijėt. Kėto janė shkaku mė i shpeshtė qė ju drejton te pediatri.
Ēfarė duhet bėrė? Mos mendoni qė fėmija juaj ėshtė mė i dobėt (shėndetlig) se tė tjerėt. Tė sėmuresh, qė do tė thotė tė bėsh njohjen me viruse e baktere, ėshtė e vetmja mėnyrė qė ka fėmija pėr tė krijuar pak e nga pak mbrojtjen vetjake (imunitetin). Natyrisht, sa mė i vogėl ėshtė fėmija, aq mė pak antikorpe (trupa mbrojtės) ka, ndaj preket mė lehtė nga njė kollė ose njė ftohje. Pėr kėtė arsye pediatrėt konsiderojnė normal jo fėmijėn qė nuk ėshtė sėmurė asnjėherė, por atė qė nuk tejkalon njė numėr tė caktuar tė sėmundjeve dhe konkretisht:
• 6 infeksione tė frymėmarrjes nga 0-1 vjeē
• 5 ose 6 infeksione tė frymėmarrjes nga 1-2 vjeē
• 4 ose 5 infeksione tė frymėmanjes nga 3-4 vjeē
• 3 ose 4 infeksione tė frymėmarrjes nga 5-10 yjeē.
15. Vjell shpesh.
Ka fėmijė qė vjellin me lehtėsi tė madhe. Ndonjėherė mjafton njė goditje te ftohti, njė shėtitje me makinė ose njė emocion i fortė, pėr ta vėnė stomakun e tė voglit nė gatishmėri pėr vjellje.
Te fėmijėt latantė shkak pėr vjellje ėshtė edhe pirja e qumėshtit me shumė rrėmbim, pasi bashkė me atė thithin edhe ajėr.
Ēfarė duhet bėrė? Fėmijėn latant ngrijeni mbi shpatullat tuaja dhe goditeni disa herė nė kurriz, derisa tė gromėsijė, qė tė nxjerrė ajrin qė ka gėlltitur me qumėshtin.
Nėse pas 24 orėsh femija ha normalisht, mos u alarmoni. Ndėrsa, kur vjelljet pėrsėriten herė pas here pas pak orėsh, drejtohuni te mjeku: mund tė trajtohet si apendicit, si njė mospranim i llojit tė ushqimit; mund tė ketė edhe njė ngushtim nė hyrje tė stomakut e ka nevojė pėr radioskopi.
16. Ka gjithnjė kollė.
Disa fėmijė kanė kollė pėr javė ose muaj tė tėrė, pa qenė tė sėmurė. Pėr kėta ėshtė krijuar njė term mjekėsor, quhen “fėmijė kataralė”. Nga kėta, sipas moshave e nė raport me fėmijėt e tjerė gjenden:
• njė fėmijė ndėr 5 tė moshės 0-6 vjeē
• njė fėmijė ndėr 10 tė moshės 7-12 vjeē.
Por ka edhe raste qė kolla tė jetė shenjė e njė sėmundjeje tė rrugėve tė frymėmarrjes, p.sh. njė bronkit, njė alergji ose pertus (kollė e mirė). Nė kėtė tė fundit kolla ėshtė shumė e fuqishme dhe shfaqet mė shumė natėn dhe nė mėngjes herėt.
Ēfarė duhet berė? Mos pini duhan nė dhomėn e fėmijės, mbajeni mjedisin jo me ajėr tė thatė, duke e siguruar kėtė nėpėrmjet avujve tė njė tenxhereje, qė do ta vini tė vlojė me lule bliri. Hapni dritaret dhe mos i jepni barna me nismėn tuaj. Nėse pas disa ditėsh nuk ka kaluar kolla, thėrrisni pediatrin.
Pėr tė imunizuar (mbrojtur) fėmijėn kundėr kollės sė mirė, vaksinojeni (3 doza) fėmijėn. Pėr kėtė, drejtohuni nė konsultore. Me kėtė vaksinė, tė bashkuar edhe me atė tė difterisė e tė tetanosit, janė vaksinuar 96% e fėmijėve nė vendin tonė.
17. Kur lėviz, djersin shumė.
Djersitja ėshtė njė ndėr shqetėsimet kryesore tė mėmave. Por
djersitja ėshtė absolutisht normale, ėshtė sistemi me tė dlin organizmi mban tė pandryshueshme temperaturėn e vet.
Ēfarė duhet bėrė? Qė fėmija tė mos sėmuret, ndihmojeni atė tė djersijė mė pak, p. sh. duke e lejuar tė heqė fanellėn e trashė prej leshi, kur bėn shumė lėvizje fizike. Nėse pastaj fanella tjetėr laget njėlloj, pa mbaruar lojėrat, ndėrrojani atė dhe i vini nė kurriz diēka pėr ta tharė, si: garzė ose peshqir.
18. Ka kėmbėt tė shtrembra.
Deri nė katėr-pesė vjeē, shumė fėmijė i kanė kėmbėt tė shtrembra. Nėse defekti ėshtė i theksuar, duhet kuptuar shkaku.
Ēfarė duhet bėrė? Fėmija tė dėrgohet pėr vizitė tek ortopedi. Nė disa raste, mbi tė gjitha kur kėmbėt janė si hark, kemi tė bėjmė me mangėsi tė vitaminės D. Por gati gjithnjė shkaku duhet kėrkuar nė njė zhvillim joharmonik tė muskujve tė gjymtyrėve tė poshtme dhe tė kurrizit. Kura mund tė kufizohet nė fizioterapi. Nga ana tjetėr, ėshtė mirė tė mėnjanohen kėpucėt e drejta (ortopedike) qė mund tė krijojnė turbulhme nė kėrdokėlK eshtrat anėsore tė legenit) ose nė kurriz.
19. Ėshtė pa oreks.
Mjafton qė fėmija tė mos pranojė dy herė rresht pėr tė ngrėnė, qė
prindėrit tė mendojnė shpejt se diēka nuk shkon.
Ēfarė duhet bėrė? Pėr tė kuptuar nėse fėmija ha mjaftueshėm, ballafaqoni peshėn dhe lartėsinė e trupit tė tij me tė dhėnat e tabelave tė mėposhtme. Kėto tabela shėrbejnė pėr tė vlerėsuar peshėn dhe lartėsinė e fėmijės nė raport me mesataren e bashkėmoshatarėve. Nėse fėmija ėshtė pak nėn peshė, mos i jepni barna pėr tė rritur oreksin dhe mos e detyroni tė hajė nga frika.
Pėrkundrazi, mendohuni tė ndryshoni tė ushqyerit me ushqime qė nxitin mė shumė oreksin nė krahasim me ato qė vendosni zakonisht. Po kėshtu, pėrdoren edhe vitamina tė ndryshme sipas kėshillave tė mjekut.
20. Ėshtė shumė i dhjamur.
Pėrpara se tė bindeni nėse fėmija ėshtė i dhjamur, duhet tė keni dijeni cila ėshtė pesha e tij ideale. Pėr ta gjetur, shfrytėzoni tabelat e posaēme. Ballafaqoni me kėto (tabelat) peshėn e fėmijės suaj: Nėse pesha e tij reale ėshtė mė e madhe se 5% nga ajo ideale, fėmija ėshtė mbi peshė, ndėrsa, kur ajo ėshtė 20% mė e lartė, atėherė fėmija ėshtė obez (i dhjamur).
Ēfarė duhet bėrė? Nėse fėmija ėshtė pak i dhjamur, kufizoni dhe pakėsoni racionin e ushqimit, mėnjanoni nga dieta “zemrėn” (ngrėnien pasdite) dhe ushqimet qė nxitin oreksin. Ndėr tė tjera, nxiteni fėmijėn pėr tė bėrė mė shumė veprimtari fizike. Nėse, pėrkundrazi, fėmija juaj ėshtė obez, pėr ta dobėsuar drejtojuni njė dietologu. Tė ndihmosh fėmijėn qė tė humbasė kilogramėt e peshės sė tepėrt, ėshtė e rėndėsishme pėr tė mėnjanuar rrezikun qė, kur tė rritet, tė vuajė nga diabeti dhe ērregullimet e zemrės.
21.I ka shputat e kėmbėve tė sheshta.
Ēfarė duhet bėrė? Deri nė dy vjeē, ėshtė normale qė shputat e kėmbėve tė fėmijės tė duken pak tė sheshta, pasi ėshtė topolak. Nėse mė pas shputat vazhdojnė tė mbeten tė sheshta, mos e detyroni fėmijėn tė veshė kėpucė korrigjuese ose ortopedike, por vėzhgojeni nė disa drejtime: nėse i konsumon kėpucėt nė mėnyrė homogjene ( njėlloj nė tė gjitha krahėt), nėse i deformon mė shumė nė thembėr dhe nėse mbėshtet peshėn e trupit mė tepėr nė pjesėn e brendshme tė kėmbėve etj. Kėto tregojani tė gjitha njė mjeku ortoped, nga i cili do tė merrni kėshillat e nevojshme
22. Ka kurriz.
Pėr tė kuptuar qė njė fėmijė ka kurriz, mjafton t’ia vendosėsh duart mbi shpatullat e tij e t’ia pėrkulėsh trupin pėrpara: nėse bien nė sy gungat ose nėse shtylla kurrizore nuk ėshtė e drejtė, fėmija ėshtė me kurriz. Nė rast se jo, kemi tė bėjmė me qėndrimet kurrizore: fėmija mban kurrizin e ndrydhur, por kolona vertebrale ėshtė nė vend.
Ēfarė duhet bėrė? Vizitojeni fėmijėn te njė mjek ortoped. Nėse do tė trajtohet si qėndrim kurrizor, mjaftojnė masazhet dhe njė veprimtari sportive e drejtuar, si: volejboll ose basketboll. Nėse ėshtė me kurriz, pėrpara se ti vendoset njė bust(allēi), provoni me masazhe dhe me riedukim neuromotorik.



23. Humbet gjak nga hundėt.
Epistasi, d.m.th. humbja e gjakut nga hunda, ėshtė i shpeshtė te fėmijėt, sidomos te moshat 2 deri nė 10 vjeē. Kjo mund tė jetė rrjedhojė e njė brishtėsie tė kapilarėve, e vesit tė futjes sė gishtave nė vrimat e hundės, e ndonjė goditjeje ose e njė ftohjeje tė fortė.
Ēfarė duhet bėrė? Filhmisht mbajeni fėmijėn me kokė tė anuar pėrpara, bėjeni qė tė shfryjė hundėt pėr tė nxjerrė koagulat (mpiksjet) e mundshme tė gjakut, pastaj futini nė vrimat e hundės njė garzė sterile tė rumbullakosur, qė bllokon hemorragjinė. Kur nuk keni garzė, mos pėrdorni pambuk, por shtrėngoni hundėn e fėmijės me gishtin e madh dhe atė tregues pėr 10 minuta. Nėse pas njė ēerek ore gjaku nuk ndalon, shkoni nė urgjencė ose nė spital.
24. Nuk rritet (nuk hedh shtat).
Duhet tė shqetėsoheni dhe t’i bėni analizat vetėm kur trupi i fėmijės shton (zgjatet) mė pak se 4 cm nė vit. Por njė pamjaftueshmėri e hormonit tė rritjes, qė ėshtė themelor pėr zhvillimin e kockave dhe tė muskujve, ndodh shumė rrallė.
Ēfarė duhet bėrė? Pėr tė kuptuar nėse fėmija rritet normalisht, shfrytėzoni tabelat qė keni mė sipėr. Dhe pėrpara se tė alarmoheni, mos harroni qė shtatlartėsia e fėmijės ka ndikimin e trashėgimisė, pra varet nga ajo e prindėrve. Nėse doni tė dini sa i lartė mund tė bėhet fėmija juaj, kur tė rritet, provoni tė zbatoni kėtė formulė:
Shumėn qė del nga mbledhja e lartėsive (nė cm) tė mėmės dhe tė babait pjesėtojeni pėr 2. Nga shifra qė del, zbritni 6.25 cm, po tė jetė vajzė, dhe shtoni 6.25 cm, po tė jetė djalė, p.sh.:
• Lartėsia e mėmės 160 cm
• Lartėsia e babait 180 cm
Shuma: 340 cm
• mesatarja e lartėsive 340 : 2 = 170cm. Atėherė, lartėsia e fėmijės do tėjetė:
• po tė jetė vajzė, 163,75 cm (170-6.25);
• po tė jetė djalė, 176,25cm ( 170+6.25).
25. Ėshtė pickuar nga njė insekt.
Ēfarė duhet bėrė? Kimikati mė i efektshėm pėr tė pakėsuar dhembjen, fryrjen dhe tė skuqurit ėshtė amonjaku. Pėrdoreni menjėherė pas pickimit. Veē kėtij, mund tė pėrdorni njė pomadė, si p. sh. Fengel,Fargon, Fenistil ose Polaramin. Dhembja dhe fryrja duhet tė pakėsohen pėr pak kohė. Nėse pas disa orėve nuk shihni ndonjė pėrmirėsim ose, nė tė kundėrt, gjendja rėndohet dhe fryrja ėshtė mjaft e theksuar, lajmėroni pediatrin ose ēojeni fėmijėn nė urgjencė.
26. Ka prerė gishtin.
Ēfarė duhet bėrė? Prerjet dhe plagėt gjithnjė duhen tė pastrohen me ujė e sapun dhe tė dezinfektohen me kujdes, pėr tė mėnjanuar rrezikun e infeksionit. Pėr kėtė pėrdoren substanca qė nuk djegin, p.sh. Citrosii, ujė tė oksigjenuar dhe garzė sterile. Pėr tė bllokuar rrjedhjen e gjakut, mbani tė shtypur plagėn pėr disa minuta. Nėse prerja ėshtė e thellė, dėrgojeni fėmijėn nė urgjencė, pėr ta qepur plagėn nė njė ose dy pika. Kėshtu lehtėsoni mbylljen e plagės dhe mėnjanoni formimin e njė cikatriēeje (shenje) tė madhe, kur tė shėrohet.
27. Ka njė lyth (mish tė huaj) poshtė shputės sė kėmbės.
Lythat, qė janė tė shpeshtė te fėmijėt qė shkojnė nė pishina, palestra, provokohen (nxiten) nga njė virus. Mund tė paraqiten si tė dala mishtake, tė forta nė prekje ose si fijėza tė murrme nė formė gjembi.
Ēfarė duhet bėrė? Kur janė tė vogla, mund t’i zhdukni duke pėrdorur lėngje specifike kundėr lythave, p.sh. ata me bazė tė acidit salicilik, qė shiten nė farmaci.Por duhet treguar shumė kujdes qė tė mėnjanohen sasi tė tepėrta tė kimikatit, pėr tė mos djegur lėkurėn. Pėrgjithėsisht, mjafton tė vendoset njė pikė lėngu, dy ose tri herė nė ditė, drejtpėrdrejt mbi lythin, deri nė zhdukjen e plotė tė tij. Mjekimi mė i shpejtė dhe pa dhembje ėshtė lazėri, qė zhduk lythat, duke mos prekur indet qė i rrethojnė ata. Ndėrhyrja kryhet nė mėnyrė ambulatore, duke mos pasur nevojė pėr anestezi.
28.I ėshtė futur njė kokrrizė nė sy.
Ndodh shpeshherė qė fėmijės t’i futet nė sy njė insekt i vogėl, njė kokrrizė pluhuri ose diēka tjetėr. Incidenti, zakonisht, shoqėrohet me bollėk lotėsh dhe me dhembje tė forta. Ka raste qė fėmija nuk lejon as t’ia mbash palpebrėn (qepallėn) tė hapur.
Ēfarė duhet bėrė? Pastroni mirė duart dhe hapni me kujdes syrin. e fėmijės, pėr tė parė ku ndodhet trupi i huaj. Mundohuni ta hiqni, duke shfrytėzuar kėndin e njė garze sterile. Por mos pėrdorni kurrė njė shami ose ndonjė shufėr prej pambuku, pasi mund tė shkaktoni infeksione. Pas nxjerrjes sė trupit tė huaj, shpėlani syrin me ujė tė bollshėm, tė freskėt, pėr tė pakėsuar nė kėtė mėnyrė acarimin. Mos pėrdorni as kolir (ilaē i lėngėt), as pomadė.
29. Ka pirė shampo.
Helmimi me shampo ose me detergjent ėshtė mė i shpeshtė ndėr fėmijėt, pasi kėta i tėrheq ngjyra dhe forma e shishes.
Ēfarė duhet bėrė? Nė tė gjitha rastet e helmimeve, qė nė dukje janė pak tė rrezikshme, mos kėrkoni qė ta bėni fėmijėn tė vjellė dhe mos i jepni njė gotė me qumėsht, pasi mund ta rėndoni gjendjen. Pėr tė mėsuar se ēfarė tė bėni, i telefononi menjėherė urgjencės, duke mos harruar tė merrni me vete dhe bajtėsin (shishen) e substancės qė ka pirė fėmija.
30.I ėshtė dėmtuar gjuri.
Ēfarė duhet bėrė? Mjeti mė i mirė pėr tė pakėsuar dhembjen dhe fryrjen, ėshtė borsa me akull, qė mbahet nė pjesėn e dėmtuar, tė paktėn 1 orė. Pėrkundrazi, ėshtė i padobishėm dhe pa efekt pėrdorimi i pomadave. Nė rastet e goditjeve tė forta nė kėmbė ose nė krah, tregoni kujdes nė sjelljen (qėndrimin) e fėmijės: nėse e mban gjymtyrėn krejtėsisht pa e lėvizur, ndoshta mund tė ketė njė frakturė (thyerje tė kockės).Nė kėtė rast, dėrgoni fėmijėn nė urgjencė pėr t’i bėrė njė radiografi.
31. Ėshtė kafshuar nga qeni.
Ēfarė duhet bėrė? Pastroni plagėn me ujė tė rrjedhshėm, dezinfektojeni me ujė tė oksigjenuar ose me ndonjė dezinfektant tjetėr dhe pastaj mbulojeni me njė garzė sterile. Verifikoni nėse fėmija ėshtė vaksinuar kundėr tetanosit: nė rast se jo, ėshtė e domosdoshme ta dėrgoni nė urgjencė pėr imunizim (pėr tė bėrė vaksinėn). Kur kafshimi ėshtė bėrė nga njė qen rrugaē, dėrgojeni fėmijėn nė spital: mund tė jetė e nevojshme tė bėhet njė vaksinim kundėr tėrbimit. Po tė jeni tė sigurt qė qeni nuk ka asnjė sėmundje, kufizohuni me mbajtjen pastėr tė plagės e kontrollin e saj, qė tė mos infektohet. Kur formohet qelb, plagėn duhet ta mjekojė mjeku.
32. Ka zėnė morra.
Morri ėshtė njė parazit i trupit, qė prek flokėt ose rrobat dhe thith gjakun, duke shkaktuar kruarje tė forta.
Ēfarė duhet bėrė? Mos u turpėroni, pasi, edhe po ta lash kokėn ēdo ditė, mund tė zėsh morra. Nė kėtė rast higjiena s’ka tė bėjė. Edhe prerja e flokėve tė fėmijėve ėshtė e padobishme. Kėto fjalė, pėrshtaten pėr familjet ku higjiena ėshtė nė lartėsinė e duhur, ndėrsa, nė tė kundėrt, nė familjet ku higjiena ėshtė “pėrtokė”, ato qė thamė mė sipėr duhet tė zbatohen njė pėr njė. Pėr kurėn drejtohuni te farmacisti. Nė treg ka tipa tė ndryshėm shamposh kundėr morrave, me tė cilat mund tė lani dhe krehrat. Gjatė trajtimit, ndėrroni ēdo ditė kėllėfėt e jastėkėve dhe veshjet, si: kėmishėt, fanellat, kapelat d.m.th tė gjitha ato sende qė vijnė nė kontakt me kokėn.
33. Ka goditur kokėn.
Goditjet e kokės, mjaft tė zakonshme ndėr fėmijėt, janė ato qė shqetėsojnė mė tepėr prindėrit. Ėshtė gjithnjė rreziku, megjithėse jo shumė herė, qė kėto (goditjet) tė provokojnė njė hemorragji cerebrale( rrjedhje gjaku nė tru).
Ēfarė duhet bėrė? Mbi tė gjitha, mos e dramatizoni gjendjen, qė tė mos e frikėsoni fėmijėn. Nėse pas goditjes vazhdon tė sillet si pėrherė, nuk ėshtė e nevojshme ta dėrgoni nė urgjencė. Por mbajeni nėn kontroll pėr 24 orė dhe vini nė dijeni pediatrin. Kur fėmija ėshtė keq: vjell, ka dremitje dhe thotė qė i dhemb koka, ēojeni shpejt nė spital.
Unknown nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin

Tema tė njėjta
Tema Filluesi i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i fundit
Rekord Gines fėmija 1 vjec ka 34 gishta LoBuS Kuriozitete 0 02-08-2011 10:12
Gėnjeshtrat mė tė zakonshme tė meshkujve iNa-BoBiNa Tema shoqėrore 9 20-02-2010 18:48
7-vjec, gjeni ne pikture Amajla Artet figurative 0 10-01-2010 11:10
Astigmatizem e miopi tek femijet e moshes shkollore salice Mjeku pranė jush 0 23-10-2009 09:00
Disa kėshilla pėr tė shmangur problemet shėndetėsore Semiramida Mjeku pranė jush 0 11-08-2009 01:00


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 03:37.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar