Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Kulturė - Art - Dije > Historia botėrore > Njėrėz tė shquar

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 03-08-2011, 13:20   #1
Complete
Moderator i/e F.Sh.

 
Avatari i Complete
 
Regjistruar mė: Aug 2009
Postet: 855
Pėlqime: 26
Pėlqyer 66 herė nė 56 postime
My Mood: Angry
Rep: 670
Complete will become famous soon enough
Points: 353,545
Pikėt nė bankė: 131,668,617
Total Points: 132,022,162
vendi tete per postime :P - GhOsT 
Gabim Aleksandri i madh


ALEKSANDRI i Maqedonisė, Greq.: Ἀλέξανδρος ὁ Μέγας ose Μέγας Ἀλέξανδρος (356-323 p.e.r), strateg ushtarak dhė burrė shteti i shquar i lashtėsisė, mbret i Maqedonisė. Aleksandri konsiderohet nga brezat pasardhės si pushtuesi legjendar i Perandorisė sė Vjetėr Perse (qė pėrfshinte nė atė kohė edhe Egjiptin), i cili pėrparoi, i shtyrė nga vrulli i tij i furishėm, deri nė brigjete Indisė. Ai donte tė shkonte deri nė kufijtė e Tokės, e cila imagjinohej e sheshtė dhe e rrethuar nga lumi Oqean. Megjithėse vdiq shumė i ri, vetėm 33 vjeē, ai krijoi perandorinė mė tė madhe qė ka njohur bota ndonjėherė.
Nė vitin 334 para erės sonė, Aleksandri kaloi Helespontin (emri i vjetėr i Dardaneleve) e Europės, shkoi drejt Azisė dhe bota ndryshoi pėrgjithmonė. Polisin (qytetin) grek e pasoi kozmopolisi: qytete sipas modelit grek u krijuan nė tė gjithė Orientin, madje, edhe vetė Greqia u bė kozmopolite. Njė art i ri "helenist" (mė humanist) zėvendėsoi stilin klasik (mė idealist).
Shumė legjenda janė thurur rreth kėtij pushtuesi tė ri dhe tėrheqės. Thuhej se nėna e tij, Olimpia, kishte gjetur nė djepin e foshnjės njė gjarpėr, shenjė e qartė e madhėshtisė sė tij tė ardhshme. Tė dy, nėnė e bir, janė pėrzier nė vrasjen e babait tė Aleksandrit, Filipit II, nė prag tė njė martese qė kėrcėnonte pozitėn dhe pushtetin e tyre. Bysefali, kali i Aleksandrit, thotė Herodoti, iu dhurua kur ai ishte adoleshent, sepse hazdisur. Martesae Aleksandrit me Roksanėn na ėshtė paraqitur si pasion dashurie, por ka shumė tė ngjarė qė ajo tė ishte njė aleancė politike. Pretendohet se ai e kishte formuar karakterin e tij sipas modelit tė Akilit.
Jo vetėm nė legjendė, por edhe realisht Aleksandri mbetet njė nga udhėheqėsit ushtarakė mė tė mėdhenj tė historisė. Ai mposhti armikun mė tė vjetėr tė grekėve, Perandorinė Perse, dhe mbeti i pamundur nė 10 vjet luftime, edhe pse ushtria e tij ishte gjithmonė mė e vogėl nė numėr se ajo e mbretit pers, Darit III. Strategjia e guximshme qė vuri nė jetė Aleksandri qėndronte nė mbajtjen e ushtrisė me ushqimet qė ajo mund tė siguronte gjatė rrugės dhe jo duke u furnizuar nga prapavija; kjo i lejoi Aleksandrit tė pėrparonte shumė shpejt. Mbreti i Madh i persėve nuk pati asnjėherė mundėsi tė mblidhte tė gjitha forcat qė dispononte dhe humbja e tij nė betejėn e Isysit i dha mundėsi Aleksandrit tė pėrfshinte edhe Persinė nė perandorinė e vet.
Sipas persėve, Aleksandri ėshtė fajtor pėr djegien e Pallatit tė Persepolit. Diodori i Sicilisė lė tė kuptohet se ky veprim qe rezultati i njė nate dehjeje dhe se nuk bėhej fjalė pėr njė akt tė paramenduar. Ndėrsa Arrieni ėshtė i mendimit se djegia e Persepolit ishte njė veprim i menduar mirė, si hakmarrje pėr shkatėrrimin e Athinės nga persėt nė shekullin e 5-tė.
Gjetjet arkeologjike tregojnė se djegia e Persepolit ishte njė akt i paramenduar, sepse tė gjitha sendet e lara nė ar i patėn hequr nga qyteti pak kohė pėrpara se ti vihej flaka qytetit. Shkatėrrimi i kėtij qyteti, qė simbolizonte unitetin e mbretėrisė perse, bėnte pjesė nė strategjinė e pushtimit tė grekėve. Pėrsa kohė qė qyteti ekzistoi, ai shėrbeu si qendėr ku mblidheshin kundėrshtarė tė regjimit tė ri.
Aristoteli, mėsuesi i shquar i Aleksandrit, i kishte mėsuar atij se grekėt qėndrojnė mė lart se tė gjithė popujt e tjerė, tė cilėt ai i quante "barbaroi" (barbarė). Ndėrsa pushtuesi i ri kėrkoi tė impononte vizionin e tij tė njė bote tė bashkuar. Nė vend qė ti trajtonte grekėt si miq dhe jo-grekėt si armiq, ai i zgjidhte njerėzit sipas meritės dhe kishte arritur deri aty sa tė linte nė postet e tyre edhe administratorė persė tė Perandorisė Perse, tashmė tė pushtuar prej tij. Mund tė shtrohet pyetja nėse kjo politikė ėshtė njė provė qė tregon humanizmin dhe kulturėn e Aleksandrit apo mungesėn e interesit pėr administrimin praktik. Nė fakt, maqedonasit nuk i vlerėsonin pėrpjekjet pėr tė krijuar njė ushtri tė pėrbėrė nga batalione kozmopolite dhe, pėr mė tepėr, kur Aleksandri u pėrpoq ti detyronte ushtarėt e tij tė martoheshin me gra tė vendeve tė tjera, ai ndeshi nė ngurrimin e tyre.
Vizioni kozmopolit i Aleksandrit dhe adoptimi prej tij i veshjeve dhe i zakoneve orientale bėnė qė disa grekė ta akuzonin se ai po ēmendej dhe se e konsideronte veten perėndi. Mbretėrit e hyjnizuar nuk ishin tė rrallė nė kulturat e tjera, por kjo ide ishte mjaft lėnduese dhe tronditėse pėr grekėt. Ndonėse ishte prijės, Aleksandri hidhej i pari nė betejė, duke e vėnė veten nė rrezik shumė tė madh, por asgjė nuk na lejon tė dalin nė pėrfundimin se ai ishte i ēmendur. Aleksandri pėrpiqej tė krijonte rreth personit tė tij njė legjendė. Ai kishte si model heronjtė e Homerit. Kur kėrkoi tė dėnonte guvernatorin e Gazės, e tėrhoqi atė pas karrocės sė tij, siē kishte bėrė Akili me Hektorin, pas fitores. Ndonjėherė i ndodhte tė vepronte pa u menduar, nėn pushtetin e pasionit. Nė njė ēast zemėrimi tė shkaktuar nga pija, ai vrau mikun e tij Kleitos, por mė vonė u pendua pėr kėtė akt me po tė njėjtin zemėrim ndaj vetes.
Vdekja e parakohshme e Aleksandrit e bėn tė vėshtirė vlerėsimin e rolit tė tij si burrė shteti. Ai ishte ende duke zgjeruar perandorinė e tij, kur vdiq nga malarja. Asgjė nuk provon se ai kishte njė plan tė qartė pėr tė qeverisur territoret e gjera qė kishte pushtuar. Pas vdekjes sė tij, perandoria u nda nė tri provinca tė mėdha, qė administroheshin nė mėnyrė tė veēantė. Kjo nuk do tė thotė qė ndikimi i Aleksandrit qe jetėshkurtėr. Nga pėrzierja e kulturave greke dhe orientale lindi qytetėrimi helenistik. Arkitektura u bė mė e pėrpunuar dhe arti mė humanist, duke paraqitur njerėz mė pak tė pėrkryer dhe duke shprehur shpesh dhimbjen. Nė disa biblioteka, si, pėrshembull, nė atė tė Aleksandrisė, u mblodh dhe u klasifikua letėrsia,qė mė vonė do tė ndikonte te romakėt.
__________________
Sharl Bodler - Dehuni
Complete nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin

Tema tė njėjta
Tema Filluesi i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i fundit
Aleksandri i madh Albanian Historia botėrore 9 12-02-2014 16:43
Aleksandri i Madh, grek, maqedonas apo ilir? Albanian Historia e Shqipėrisė 0 26-07-2011 03:52
Qeni me i madh ne bote mbase!!!! con_uk Kuriozitete 7 27-12-2009 19:14
Barku i madh nuk ėshtė pėr meshkujt! Semiramida Trupi nė formė 0 10-08-2009 23:26


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 19:54.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar