Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Politika dhe Media > Dossier dhe analizė

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 05-08-2009, 14:38   #1
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 715
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 935,126
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 945,126
Gabim Studiuesi qĖ shqipĖroi shekujt

Lidhur me veprėn "16 shekuj" tė Ramadan Sokolit.
Botim i Shtėpisė Botuese "EURORILINDJA". Tiranė, 1994.

Me emrin e Ramadan Sokolit ėshtė e lidhur historia e muzikologjisė shqiptare
vepra e tij shėnon fillimin e kėsaj disipline shkencore nė Shqipėri nga ky studiues kemi studimet e para, qė shtruan linjat nga nisi pastaj puna pėr studimet shqiptare.
Profesor Ramadan Sokoli vjen prej njėrės nga nga familjet me tė njohura tė tradites dhe qytetarisė shkodrane e shqiptare, ate te Sokolėve qė gėzon njė ėmėr tė shquar nė historinė tonė kombėtare. Kujtojmė figurėn e Hodo Pashė Sokolit, mbrojtėsit legjendar tė Hotit e Grudės, trojeve shqiptare nė Mal tė Zi.
Ramadani u lind nė Shkodėr me 1920, pas shkollimit nė vendlindje vazhdon studimet e larta nė Padova Itali, Universitetin e famshėm ku studion pėr muzikė, moment me rėndėsi pse profilizohet e ardhmja e tij. Por rrjedhat e fatit i sjellin ndryshime tė mėdha nė rrugėn e tij si studiues. Lufta e Dytė Botėrore nuk kish si tė linte jashtė familjen e Sokolėve. Dy vėllezėrit e tij ishin pjesmarrės aktivė nė rradhėt e forcave nacionaliste, Ibrahim Sokoli dhe Hodo Sokoli, njihen si legalistė e nacionalistė, qė i vunė pushkėn pushtuesve italianė e gjermanė. Me vendosjen e regjimit komunist tė tre vėllezėrit, Ibrahimi, Hodoja, Ramadani, arrestohen dhe dėnohen me burgim tė gjatė, duke njohur tortura e vuajtje tė rėnda. Ramadani arrestohet dhe dėnohet pa asnjė akuzė vetėm si vėllai i Ibrahimit e Hodos. (!?) Miku i ngushtė i Ramadanit, poeti dhe studiuesi me tė ardhme tė shkėlqyer, Qemal Draēini, vdes nė rrethana tė dyshimta nė burg, versioni zyrtar ishte "vetėvrasje me helmim" (!). Pothuajse tė gjithė miqtė e tij janė burgosur kėsokohe dhe do tė ishte miku i tij i vjetėr Llazar Siliqi, qė pas dhjetė vjetėsh do e nxirrte nga gulagėt e Hoxhės, duke shfrytėzuar nevojėn e regjimit pėr njerėz tė kualifikuar nė fushėn e studimeve muzikore. Por edhe kėshtu zinxhiri i vuajtjeve tė Ramadan Sokolit nuk mbaronte, do tė studionte, me kushte, do shkruante me kushte, do krijonte por pa emėr, si anonim pasi "Partia e dinte kush ishte!"...
Falė punės sė tij, Ramadan Sokoli bėhet themeluesi i muzikologjisė shqiptare nėpėrmjet veprave "Folklori muzikor shqiptar (Morfologjia)", "Veglat muzikore tė popullit shqiptar", "Vallet dhe muzika e tė parėve tanė", "Figura te ndritura", "Gjurmime folklorike", "Kėngėt patriotike", etj. Pėrveē kėtyre vėllimeve ka botuar njė numėr tė madh artikujsh studimorė rreth degėve tė ndryshme etnokulturore, gjithashtu ka mbajtur shumė ligjėrata radiofonike krahas dokumentarėve televizivė. Ka drejtuar ekspeditat e para etnomuzikologjike nė Shqipėri. Ndihmesė tė vyer ka dhėnė edhe si studiues folklorit letrar, sidomos rreth ninullave, kėngėve tė shpotisė, kėngėve popullore pėr dashurinė, vajtimeve, gjėmave dhe elegjive mortore, rreth dramaturgjisė popullore.
Lėmia mė e rėndėsishme e veprimtarisė sė Ramadan Sokolit mbetet ajo e etnokulturės shqiptare qė nga lashtėsia ilire e te ajo arbėrore deri nė kohėt mė tė afėrme. Prof. Sokoli ka bėrė njė punė tė vyer nė kėtė lėmi duke shkundur pluhurin e harresės nga epoka tė tėra, studime si: "Figura e Skėnderbeut nė muzikė" janė tė rralla po ashtu ky studiues ka zhuluar mė shume se 40 personalitete shqiptare nga fushat e dijes e artit, duke argumentuar shqiptaresinė e tyre. Hulumtimet e Ramadan Sokolit janė shtigje te ēelura pėr sė pari dhe shquhen pėr thellėsinė dhe gjerėsimė e njohurive si dhe seriozitetin e gjykimit shkencor. Pėr shumė kohė ka punuar si arsimtar, duke hartuar programe e tekste mėsimore si dhe duke kompozuar repertor tė pasur pėr edukimin e gjeneratės sė re tė muziktarėve.
Theksojmė me kėtė rast se brezi i parė i flautistėve shqiptarė janė nxėnes tė Ramadan Sokolit. Ne fushėn e krijimtarsisė, shquhet si kompozitor, ėshtė autor i shumė veprave vokale e instrumentale, muzikės sė dhomės, kėngėve, etj.

SHQIPERIMI I SHEKUJVE
"Dy fjalė: "Njih vetveten!" Vetėm kėto dy fjalė kuptimplota i kish gdhendur dikush nė ballin e hyrjes sė njė tempulli famėmadh tė lashtėsisė. Njih vetveten! Kjo porosi e menēur mbetet me vlera tė pėrhershme jo vetėm pėr njerėzit nė veēanti, por edhe pėr popujt ne pėrgjithėsi, sepse, siē thoshte poeti rilindas, Naim Frashėri, "Ē'vleftė t'i verė vehtes njė komb, atė i venė dhe tė huajtė!"
Kėto janė fjalėt me tė cilat e fillon kėtė vepėr Profesor Ramadan Sokoli, duke na sjellė njė studim tė rrallė ne fushėn e kulturės sonė kombėtare. Vepra e Profesor Sokolit pėrfshin njė diapazon te gjerė nė njė periudhė kohe 16 shekujsh pikėrisht atė periudhė mė tė ėrrėt tė historisė sonė kombėtare, kohėn nga rėnia e Perandorisė Romake deri nė kohėn e pas Pavarėsisė, periudhė kur kombi ynė kalon nėpėr pushtime e shkatėrrime, duke plotėsuar njė boshėllėk nė kushtet e mungesės sė shkrimit e dokumentimit historik. Puna e rilindasve pėrgjithėsisht ėshtė e evidentuar por ishin plot figura, "Shqipe larg folesė!", qė kėrkonin tė njiheshin mė mirė, tė pėrfshiheshin nė kulturėn shqiptare pėr t'u bėrė pjesė e saj si trashėgimi. Me zbulimin e shumė vlerave tė sė kaluarės, vepra e Ramadan Sokolit plotėson nė mėnyrė tė ndjeshme njohuritė mbi qytetėrimin e lashtė tė kombit tonė. Profesori me zellin e arkeologut shpluhuros historinė, nxjerr copat nga terri, i bashkon e ndėrton kapitujt e historisė sonė kombėtare pikėrisht nė kohėn kur mungon mė tepėr, shekujt e errėt qė tėrė bota i quan "Dark Age".
Gati tetė shekuj e ndajnė Niketė Dardanin, e kreut tė parė tė librit nga Jan Kukuzeli i kreut tė dytė. Nė kėtė hark tė madh kohor, kėta dy muziktarė tė hershėm ngrihen si kreshtat e maleve, qė lartėsohen tė vetmuara drejt qiellit duke mbushur hapesiren e kultures shqiptare. Niketė Dardani (340-414), njihet si autori i "Te Deum" hymnit bazė dhe simbol tė krishtėrimit, ky artist nga Dardania ėshtė njė nga emrat e parė tė historisė kulturore tė krishtėrimit dhe njė nga themeluesit e kėsaj kulture. Prof. Ramadan Sokoli, nė librin e tij argumenton kontributin e kesaj figure tė shquar shqiptare tė artit kishtar mesjetar. Niketė Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianės, lindur rreth vitit 340 nė Ramesianė tė Dardanisė. Personalitet poliedrik, teolog, vjershėtor, muzikant, mik i afėrt i Aurel Ambrason, N. Dardani emėrohet nė moshėn 26 vjecare Ipeshkėv i Ramesianės. Vepra e tij mė e njohur ėshtė himni "Te Deum Laudamos", i pėrhapur nė Europė mė 525, dhe mbi tė cilin kanė shkruar muzikė kompozitorė tė tillė si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Koha qė e ndan kėtė artist nga pasuesit e tij ėshtė njė hendek shekullor qė thellohet nė terrin e "Dark Age", ku nga trashgimia jonė humbėn shumė vlera tė ndėrtuara nė mijėvjeēarė. Kuptohet se humbjet janė katastrofike, pėrmendore artistike e kulturore u zhdukėn nė zjarrin e atyre dyndjeve, sa dėshmi shkrimore i pėrpiu flaka e barbarisė, kur dihet qė vendi ynė u bė shesh luftėrash.
Niveli i artistėve shqiptarė, klasi i tyre nė krijimtari edhe pas tetė shekujsh dėshmon se kjo zeje kulturore gjalloi edhe nė ato kushte dhe nuk reshti edhe pse pėr fat tė keq ne nuk kemi dėshmi tė shkruara. Megjithatė genet shqiptare tė krijimtarisė nuk shterruan, ato u fashitėn pėr njė kohė nga flaka e dyndjeve por pa reshtur nxorėn vazhdimisht filiza tė rinj. Mjafton tė pėrmenden ketu himnografėt e atij harku kohor, krijimet poetike-muzikore tė Justinianit (527-565), ligjvėnėsit mė tė madh tė Perandorisė Bizantine qė ishte me prejardhje dardane, i cili kompozoi himnin famėmadh "0 Movoyvns Vois Kai Tojos Toi Oeov".
Jan Kukuzeli i shekujve XI-XII shkėlqen nė kėtė kohė me krijimtarinė e tij dhe ėshtė autor i njė vepre kolosale nė lėminė e krijimtarisė kishtare, vepra e tij ėshtė madhėshtore dhe Profesor Sokoli argumenton me shembuj nga muzika sa e pėrkorė ishte kjo krijimtari. Muzikanti Jan Kukuzeli, i lindur nė qytetin bregdetar tė Durrėsit rreth viteve 1078-1088, njihet si njė ndėr figurat mė tė mėdha tė kishės bizantine. Arsimohet dhe afirmohet nė Kostandinopojė, pėr t’u vendosur mė pas nė kishėn Laura e madhe nė malin Athos, ku harton edhe veprėn madhore tė jetės sė tij, shkrimin neo-biznatin. Disa nga krijimet e tij kryesore janė Himnet Aniksandri, Kėnga e Kerubinėve, Psalmi 107, Polilei 117, tė pasqyruara pothuajse nė tė gjitha antologjitė e muzikės bizantine. Vendi ynė do nxjerrė edhe muziktarė e artistė tė tjerė, e sidomos aty nga muzgu i mesjetės, kur po zhvillohej mė tej prodhimi i mallrave si rrjedhojė e rritjes sė fuqive prodhuese tė vendit, ēlirimin nga sundimi shekullor tė Bizantit dhe me formimin e shtetit tė parė tė Arbėrit. Kėtė e provon krijimtaria e sa e sa muziktarėve e artistėve arbėr nėpėr Dalmaci, nė kapitullin "Edhe disa muziktarė arbėr", ku pėrmenden kėta krijues, Dragan Prizreni, Kolė Durrsaku, Filip Pjetėr Drishti, Vlash Filip Drishti, Helias Filip Drishti, Progron Burizani, Xanet Agustini, Kristofor Ulqini, Aleksandėr Tivarasi, Martin Balistari, Stojan Shkodrani, provė se njė krijimtari e tillė nuk ishte pa pararendės e pa traditė. Pėrplasja njėqindvjeēare (1385-1474) ndėrmjet shqiptarėve dhe hordhive osmane, qė u derdhėn dallgė pas dallge, duke sjellė zi e mjerim, katandisėn nė gėrmadha shumė qendra tė lulėzuara, ashtu siē ka theksuar Dr. K. Jireēeku, "as midis Galipolit dhe Adrianopolit nuk qenė prishur aq qytete mesjetare sa vetėm nė rrethin e Durrėsit e tė Shkodrės". Pamjet e atyre qyteteve ose kėshtjellave para se tė rroposeshin ėshtė e vėshtire tė merren mend por ashtu si e thotė me tė drejtė Marin Barleti, "vetė gėrmadhat rrėfejnė se ē'ishte e sa ishte".
Rrjedhimisht nga kjo kohė mezi gjenden gjurmė shkrimore rreth veprimtarisė sė ndonjė artististi, psh. Progon Burizani, i cili mė 1295 pėrmendet si arkitekt i kishės sė Shėn-Klementit dhe i asaj tė Shėn-Mėrisė ne Ohėr. Nė kapitullin "Skulptorė dhe arkitektė arbėr nė Dalmaci", R.Sokoli pėrfshin emra si Radovani, Miho Tivarasi, Andrea Aleksi, mjeshtra tė ndėrtimtarisė, arkitektė qė lanė pas njė sėrė kishash nė viset dalmate. Nė lidhje me interpretimin e legjendės sė Rozafatit, Prof. Sokoli na flet pėr mjeshtėr Donatin, i cili mund te jetė arkitekti i vėrtete i kalasė sė Shkodrės dhe nė kėtė pikė bėn njė zbėrthim historik duke e pėrfillur edhe legjendėn e famshme. Kapitull me rėndėsi ėshtė "Piktorė, skulptorė e dijetarė shqiptarė nėpėr Italinė Veriore", ku Profesor Sokoli sjell tė dhėna mbi jetėn dhe veprėn e mjeshtrave si Leonik Tomeu, Marin Beēikemi, Maksim Artioti, Mikel Maruli, Albanezėt e Vicencės, Gjon Albanezi, Jeronimi, Franēesk Albanezi, Zef Giuseppe Albani, Mark Bazaiti, Viktor Karpaēi. Kėta mjeshtra janė tė njohur pėr veprėn e tyre qė pėrfshin fushat e dijes, pikturėn murale tė kishave, arkitekturėn sidomos nė ndertime kishash qė sot janė krenari e trashgimisė italiane e botėrore. Artistėt shqiptarė nė Itali jetuan e krijuan nė njė kohė e nė nje ritėm me Rilindjen Evropiane, duke u bėrė pjesa shqiptare e kėsaj trashėgimie botėrore. Pas rėnies sė trojeve tė Arbėrit nėn sundimin osman me kalimin e shekujve genet shqiptare edhe nėn kėtė pushtim do nxirrnin krye duke iu treguar pjesės tjetėr tė botės trashgiminė dhe kulturėn e lashtė shqiptare. Njė pjesė e shqiptarėve krijuan nė Perėndim siē qenė mjeshtrat nė Itali por duke qėnė se atdheu mbeti nė Lindje, Perandori Osmane, atėherė tjerė bij tė shqipes do shkėlqenin nė kėtė pjesė tė botės. Nė kapitullin, "Arkitektė shqiptarė nė Turqi e tutje", Profesori na sjell tė dhėna mbi figura tė ndritura si Sinan Atiq Aga, Mehmet Sadefqari, Arkitekt Kasemi, Usta Mehmet Isaja, tė cilėt njihen pėr ndėrtimet e xhamive e objekteve tė tjera tė Perandorise Osmane, tė cilat njihen sot si kryevepra te arkitektures botėrore. Pėrmendet kėtu xhamia Sulejmania e arkitekt Sinanit apo e njohura, Xhamia e Taxh Mahallit ne Indi, tė cilėn e ndėrtoi shqiptari Mehmet Isaja! Kjo xhami ėshtė konsideruar njė mrekulli e ndėrtimtarisė botėrore dhe me tė drejtė pėrfshihet si njė ndėr shtatė mrekullitė e botės moderne. Me interes nė kėtė vepėr janė faktet e sjella mbi jetėn dhe veprėn e njė pinjolli tė Kastriotėve, pėr tė cilin flitet nė kapitullin: "Vladimir Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu", ky shqiptar me krijimtarinė e tij nė nje tjeter hapesire, Rusi, ploteson hapesirėn e dominuar nga krijuesit shqiptarė nė botė, nė Perėndim, Lindje dhe Rusi, thuajse nė mbarė botėn... Nė fund tė veprės Profesor R. Sokoli nė kapitullin: "Edhe disa shqiponja larg folesė", sjell tė dhėna duke ndriēuar figura si Joan Ēetiri, Karl Gega, Harallamb Kristo Koēi, Ismail Efendi Dedei, Luigj Karl Albanesi, Dhimiter Mihal Toskani, Gjergj Danga, Thoma G. Nashi, Krist Maloku, Murat Shehu, Aleksandėr Moisiu, Fan. S. Noli.
Shumė nga kėta emra janė tė njohur e janė trajtuar nė vepra tė tėra por kėtu nė kėtė libėr flitet pėr krijimtarinė e tyre si muziktarė, njė aspekt i cili ishte fare i panjohur. Me faktet e sjella nga studiuesi Ramadan Sokoli plotėsohen njohuritė mbi kėto figura, cilido qė kėrkon tė njohė mė tej mbi rrėnjėt tona, trashgiminė kombėtare e gjurmėt tona nė kohė e hapėsirė, padyshim se nė kėtė libėr gjen pergjigjet qė pret...

DY FJALE PER FUND...
Ramadan Sokoli, si muzikolog, ėshtė personalitet i njohur edhe jashtė vendit ku vepra e tij studimore gjeti vlerėsimin e merituar, vite tė tėra pune qė nė Shqipėri kurrė nuk u shpėrblyen e gjetėn jehonėn jashtė atdheut, njėfarė mėnyre pati fatin e atyre qė studoi, njėjtė si ata u vleresua mė shumė jashtė! Duheshin pritur vitet '90, qė Ramadan Sokoli t'iu pėrgjigjej ftesave tė shumta pėr tė marrė pjesė si lektor nė Universitetet e ndryshme tė Europės apo nė konferencat e simpoziumet ndėrkombėtare, ku ai pritej me respektin qė i takonte. Prof. Sokoli ka prezantuar punime e leksione nė Gjermani, Zvicėr, Itali, Greqi, Turqi, Sllovaki, etj. Vetėm pas '90, studentėt e shkollave tė muzikės e tė Institutit tė Arteve mundėn tė mėsojne se autori i disa prej pjesėve instrumentale, kėngėve popullore, valleve nuk ishte njė anonim, por ishte kompozitori Ramadan Sokoli. Nė vitin 1995, Akademia e Shkencave tė Shqipėrise i dha zyrtarisht titullin "Profesor", duke e zgjedhur anėtar tė kėsaj Akademie. Por ky "rehabilitim" fatkeqėsisht nuk zgjati shumė, nė vitin 1999, rikthehet nė krye tė Akademisė sė Shkencave brezi i vjetėr dhe Akademia nė zgjedhjet e fundit nuk e rizgjedh anėtar te saj!? Nė vitin 2002, Presidenti i ri shqiptar Alfred Moisiu e nderon me titullin e lartė "Mjeshtėr i Madh i Punės", duke nderuar nė radhė tė parė shoqėrinė shqiptare, e cila duhet tė ndjehet krenare me bij si Ramadan Sokoli. Emri dhe vepra e Prof. Ramadan Sokolit ėshtė pėrfshirė nė disa enciklopedi tė huaja edhe nė Enciklopedinė e Personaliteteve tė Shquara tė Shekullit tė XX, pėrgatitur nga Qendra Ndėrkombėtare e Jetėshkrimeve nė Cambridge, Angli.

-- pėrgatitur nga Ilir Seci
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 16:41.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar