Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Mirėqėnie dhe pėrkushtim > Mjeku pranė jush

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 03-08-2009, 02:30   #1
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 714
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 932,598
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 942,598
Gabim Alergjia ėshtė hipersensitivitet (mbindjeshmėri) ndaj substancave tė caktuara, qė reflektohet nga njė reagim i tepėrt i

Alergjia ėshtė hipersensitivitet (mbindjeshmėri) ndaj substancave tė caktuara, qė reflektohet nga njė reagim i tepėrt i sistemit imunitar (sistemi mbrojtės). Sistemi imunitar me mekanizma tė ndryshėm tenton tė eliminojė substanca tė huaja tė cilat nuk “i njeh”, si mikroorganizmat; bakteriet; viruset etj. Njė nga rrugėt e veprimit tė sistemit imunitar ėshtė prodhimi i antitrupave. Kur trupi takon njė substancė tė huaj pėr herė tė parė, njė tip i qelizave tė bardha, linfocitet, prodhojnė antitrupa qė ngjiten te qelizat mast, njė tip tjetėr qelizash tė bardha tė gjakut. Me ardhjen e pranverės rikthehen tek alergjikėt simptoma tė tilla, si sy qė lotojnė apo qė kruhen, hundė qė rrjedhin, tė teshtima, acarime dhe pėr rastin mė tė keq astma. Alergjia apo kundėrveprimi alergjik ėshtė ai veprim qė ndodh kur sistemi i imunitetit tė trupit kundėrvepron ndaj diēkaje qė zakonisht nuk tė bėn ndonjė dėm. Ajo qė shkakton alergjinė quhet alergjen. Alergjitė mund tė shkaktojnė shfaqjen e njė sėrė simptomave, tė cilat varen nga sa serioze ėshtė alergjia. I njėjti alergjen mund tė japė simptoma tė ndryshme nė njerėz tė ndryshėm. Nėse e njėjta substancė takohet prapė, alergjeni “ngjitet” te antitrupat nė qelizat mast, duke shkaktuar lėshimin e disa mediatoreve, tė cilat janė substanca kimike, qė ndihmojnė pėr tė shkatėrruar agresoret. Mediatori kryesor i hedhur nė gjak ėshtė Histamina. Kjo substancė sjell skuqje, fryrje ose ngushtim tė hundės e rrugėve tė sipėrme tė ajrit dhe ulje tė presionit tė gjakut. Nė rast sulmi nga bakteriet a viruset, kėta mediatorė mbrojnė trupin nga infeksionet, nė kėtė rast ato “hutohen”, “turbullohen” dhe kėshtu krijojnė njė gjendje alergjie, e cila nuk paraqet rrezik pėr trupin e njeriut. Njė nga problemet mė tė hasura nga mjekėsia nė reaksionet alergjike ėshtė poleni i barit, qė sjell rinitin alergjik, po ashtu pluhurat e ndryshėm, qimet e kafshėve, puplat e shpendėve etj. Kėtu futet urtikaria, disa forma ekzemash dhe dermatitesh e alveoliti alergjik e quajtur ndryshe dhe mushkėria e fermerit. Duke menduar se lėshimi, lirimi i kėtyre mediatorėve, sjell mbireagimin e sistemit mbrojtės tė organizmit tonė, atėherė duhet gjetur njė forme pėr t‘i bllokuar kėto mediatore, konkretisht histaminėn, qė pėrmendėm mė lart. Ekziston njė grup i tėrė barnash tė quajtura antihistaminikė ose antihistaminat. Ato bllokojnė veprimin e histaminės nė receptorėt H1. Kėto gjenden zakonisht nė enėt e vogla tė gjakut tė lėkurės, hundės dhe syve. Pra parandalohet zgjerimi i kėtyre enėve, duke ulur skuqjen dhe ėnjtjen. Po ashtu ulin sekrecionet dhe rrjedhjen nga gjėndrat e lotit e tė hundės. Nga gjaku antihistaminat kalojnė nė tru, duke parandaluar vjelljen dhe mekanizmin e kollit. Por ato kanė edhe efekte anėsore si tharje goje, turbullim shikimi e vėshtirėsi nė urinim, tė cilat largohen pas njė farė kohe, gjithashtu personat me probleme zemre a mėlēie mund tė ndikohen nga to. Pas njė farė kohe antihistaminat e mbajnė rinitin alergjik nėn kontroll. Pėrveē tyre ėshtė edhe njė grup tjetėr i quajtur kortikosteroidet. Njė teknike e re quhet desensitivizėm. Nėse barnat kanė fare pak efekt, atėherė injektohet alergjenti nė sasi tė ndryshme pėr tė desensibilizuar sistemin imunitar. Veprimi me injeksione nė seri, duhet thėnė se konsumon shumė kohė dhe mund tė japė njė reaksion alergjik tė rėndė e nuk ėshtė gjithmonė efektiv. E gjitha kjo do tė thotė se industria e barnave ka tashmė diēka goxha tė gatshme pėr tė krijuar ilaēe tė reja pėr alergjitė, duke u nisur nga gjeni i posazbuluar. Gjeni quhet GPRA dhe i pėrket njė kategorie tė veēantė gjenesh marrėse qė kanė tė bėjnė me proteinat. Kjo sjell njė armė tė re kundėr alergjisė. Marrė nga “The Indipendent” Simptomat mė tė zakonshme tė shkaktuara nga alergjitė Ø Hundė qė rrjedhin apo tė zėna Ø Sy tė kuq, tė acaruar qė tė kruhen Ø Kollitje Ø Teshtima Ø Tharje gjuhe dhe fyti, edhe acarime tė tyre Ø Vėshtirėsi nė frymėmarrje Ø Diarre Ø Vjellje ushqimi Ø Tharje dhe acarim i lėkurės Alergjia qė vjen nga kompjuteri Ėshtė e njohur prej kohėsh, qė ata qė janė tė ndjeshėm ndaj rrymės elektrike, mund t’u shkaktohen shumė lehtė kundėrveprime alergjike nga puna me kompjuter. Por njė studim i ri i kryer nė Suedi ka treguar se edhe njerėzit e shėndetshėm mund tė marrin alergji duke qėndruar pėrpara kompjuterit. Eksperimenti tregoi qė rrezatimi i ekranit e bėn lėkurėn tė aktivizojė tė ashtuquajturat qeliza maste, qeliza qė sjellin kundėrveprimin alergjik. Tek dy tė tretat e tė testuarve, tė cilėt ishin tė ulur me shpinėn pėrkundrejt ekranit, u vu re nga matjet prania e njė sasie tė lartė qelizash master. Pra lėkura ėshtė bėrė gati pėr njė kundėrveprim alergjik. Alergjitė e tipit tė astmės, ekzemės dhe alergjia prej barit shtohen nga rrezatimi i ekranit tė kompjuterėve. Gjeni GPRA sjell astmėn Hulumtuesit kanė gjetur njė gjen qė ka lidhje me astmėn. Ky zbulim hap rrugėn pėr ilaēe tė reja si kundėr astmės, ashtu edhe ndaj alergjisė. Pas njė hetimi mė tė hollėsishėm tė disa tė sėmurėve nga astma, doli se njėfarė gjeni nė kromozomin shtatė ishte mė aktiv tek ata, se tek njerėzit qė nuk kanė astmė. Gjeni nė fjalė shfaqet jo vetėm nė bronke dhe mushkėri, por edhe nė lėkurė dhe zorrė. Kjo mund tė shpjegojė pėrse shqetėsimet alergjike shpesh shfaqen si ekzemė ose si shqetėsime nė bark. Gjeni quhet GPRA dhe i pėrket njė kategorie tė veēantė gjenesh marrėse qė kanė tė bėjnė me proteinat. Rreziku pėr tė marrė ndonjė alergji u shtohet njerėzve tė shėndetshėm kur ulen pėrditė pėrpara kompjuterit. Si ta dallojmė alergjinė Shumė alergjikė nuk e dinė se janė tė tillė deri nė ēastin kur trupi u kundėrvepron nė mėnyrė alergjike. Tė gjithė kujtojnė se po kalojnė njė gjendje gripale. Por nuk ėshtė kėshtu. Nė njė rast tė tillė njeriu duhet tė shkojė tė kėshillohet me mjekun sepse ndonėse alergjia nuk mund tė quhet drejtpėrdrejtė si sėmundje, simptomat qė tė jep mund tė marrin pėrmasa dramatike. Me anė tė provave nė lėkurė mjeku arrin tė gjejė ndaj kujt kundėrvepron trupi. Nė kėtė mėnyrė alergjiku mund tė pėrpiqet t“iu shmanget vendeve me alergjenė tė fuqishėm, por kjo gjė nuk ėshtė gjithnjė nė dorė tė tij. Nė kėtė rast vuajtjet mund tė pakėsohen me marrjen e ilaēeve antihistaminike ose nė raste tė veēanta kortizoni. Sėmundjet e stinės Ilaēet antihistaminike mund tė japin pasoja anėsore si lodhje trupore, pėrkeqėsim nė pėrqendrim dhe nė aftėsi pėr tė reaguar. Njė mėnyrė pėr kurimin e alergjisė ėshtė metoda e Hiposensibilizimit me anė tė sė cilės injektohen nė trup doza tė vogla alergjenėsh ndaj tė cilėve trupi i tė sėmurit kundėrvepron. Kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr tė mėsuar trupin me kėto alergjenė dhe tė mos tė jetė kaq i ndjeshėm ndaj tyre. Hiposensibilimi injektohet pėrgjatė disa vjetėve. Nė 80 % tė rasteve jep rezultat. Gjithsesi duhet pasur kujdes sepse ato mund tė shfaqin dhe efekte anėsore. Si pėrfundim, mund tė pėrmendim disa barna tė tilla (antihistaminike) si: Acrivastine, Astemizole, Chlorpheniramine, Diphenhydramine, Loratadine, Promethazine, Triprolidine etj.

Tiranaobserver
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 21:10.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar