Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Kulturė - Art - Dije > Historia e Shqipėrisė > Shqipėria shekujt V - XV

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 12-07-2011, 17:47   #1
Albanian
Admin
 
Avatari i Albanian
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Angli
Postet: 1,804
Pėlqime: 115
Pėlqyer 111 herė nė 100 postime
My Mood: Inspired
Rep: 20
Albanian will become famous soon enough
Points: 629,798
Pikėt nė bankė: 25,116,178
Total Points: 25,745,975
futi i birre se je lodh :P - GhOsT Boti modh me nela tu vu bane :P u bona per kafe na dhe ti nji - GhOsT ste bo dom nji me qumesht :P - GhOsT 
Gabim Ruralizmi i jetės nė mesjetėn e hershme shqipėtare

Kushtet natyrore

Tabloja mjaft e larmishme e kushteve natyrore pėrcaktoi nė njė shkallė tė madhe ndarjen e trevave shqiptare nė disa rajone bujqėsore me drejtime e karakteristika tė ndryshme tė prodhimit.
Dallohej pa dyshim nė kėtė drejtim ajo qė historiania bizantine e shek. XI-XII, Ana Komnena, e quan "fusha ilirike" dhe qė njėsohej me ultėsirėn perėndimore shqiptare, ku ndodheshin rajonet bujqėsore dhe qytetet ndėr mė tė begatat e Shqipėrisė mesjetare. Kėto vise ofronin kushte tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e njė bujqėsie intensive dhe pėr zbatimin e njė agroteknike tė pėrparuar. I tillė ishte rajoni i Shkodrės, ai i Durrėsit (fusha e Skurrisė etj.), zona e Karavastasė si pjesė e fushės sė Myzeqesė (Myzakia=vendi i Muzakėve) dhe treva tejet e begatė e Vagenetisė (Ēamėrisė) nė skajin jugor. I gjithė ky rajon karakterizohej nga njė pjellori relativisht e lartė e tokės dhe qė deri nė shek. XIV nuk ishte prekur ende nga dukuria e moēalizimit, qė erdhi si rezultat i shpyllėzimeve masive dhe i braktisjes sė tokave nė prag tė pushtimit osman. Drithėrat (gruri, elbi, meli) pėrbėnin produktin kryesor tė kėtyre zonave. Por po aq tė dėgjuara ishin prodhimet e kopshtarisė, vreshtarisė e tė blegtorisė. Kultura e ullirit kishte pėrhapje mjaft tė gjerė, duke u shtrirė nė veri deri nė rrethinat e Ulqinit, tė Shkodrės e tė Drishtit, ndėrsa kultura e mėndafshit (serikultura) qe e pėrqendruar nė zonėn e Shkodrės, Vlorės, Beratit e tė Kėlcyrės.
Nė tė gjithė ultėsirėn perėndimore shqiptare, ku dikur kishin lulėzuar latifondet e mėdha, edhe nė kushtet e reja prona e madhe tokėsore vazhdoi tė ekzistonte nė zotėrim tė personave laikė apo tė institucioneve fetare. Kėto tė fundit dalin qė herėt si grumbulluese fondesh tė mėdha tokėsore. Qė nė shek. VI bėhet fjalė pėr prona tė mėdha tė kishės (patrimonia) nė zonėn e Shkodrės (tė Prevalitanisė). Njė pjesė e mirė e kėtyre, bashkė me toka tė tjera, figurojnė mė vonė si pronė e manastireve tė mėdha, katolike e ortodokse, tė atij rajoni. Njėlloj tė pasura me toka ishin edhe manastiret dhe peshkopatat e zonės sė Durrėsit, ato tė Beratit apo tė Vagenetisė nė jug.
Njėkohėsisht me institucionet fetare, fonde tė mėdha tokash figurojnė nė pronėsi tė personave laikė, qė i pėrkisnin aristokracisė vendase por qė, nė ndonjė rast, ishin edhe fisnikė tė huaj. Prania e kėtyre tė fundit, dhe nė pėrgjithėsi kontaktet qė bregdeti i Adriatikut dhe ai i Jonit patėn me Italinė, bėnė qė marrėdhėniet agrare tė ndikoheshin aty nga modeli perėndimor i feudalizmit. Nė dokumentet e shek. XIII-XV, qė kanė tė bėjnė me kėto treva, ndeshet vazhdimisht njė terminologji qė flet pėr praninė aty tė institucioneve feudale, tipike perėndimore, siē qe feudi (feudum), vasaliteti (vassallagium), betimi (juramentum), mbrojtja feudale (protectio), imuniteti (immunitas) etj.
Rajone tė zhvilluara dhe dendėsisht tė banuara qenė edhe ato tė rrafshnaltave ose luginave tė brendshme tė Kosovės, Dibrės, Ohrit, Korēės, Devollit, Matit, Kėlcyrės, Drinit etj. Kėto pėrshkoheshin nga njė rrjetė e dendur rrugėsh komunikimi dhe nuk pėrbėnin kurrsesi enklava tė izoluara. Edhe kėtu, ashtu si nė ultėsirėn bregdetare perėndimore, procesi i pėrqendrimit tė tokave nė pak duar ndodhi shpejt dhe pjesa mė e madhe e fondit tokėsor ndahej mes njė grupi pronarėsh tė mėdhenj ose institucioneve fetare. Kėto treva qenė nė Shqipėri trevat ku gjeti pėrhapjen klasike feudalizmi i tipit bizantin, i mishėruar nė institucionin e pronies.
Sė fundi, rajoni i tretė ishte ai i malėsive dhe i zonave tė thella, qė zinte njė pjesė tė mirė tė territorit. Kėtu peshėn kryesore nė veprimtarinė ekonomike e zinte blegtoria, kurse kultivimi i arave kufizohej nė lugina e nė ngastra tė ngushta tė hapura me mund nė sipėrfaqet e pjerrėta apo nė pyjet. Karakteristikė e kėtyre zonave ishte mobiliteti (lėvizshmėria) periodike e njė pjese tė popullsisė tė lidhur kryekėput me ekonominė blegtorale dhe qė pėrcaktohej nga ndėrrimi i kullotave, nga mali nė verė, nė fushat bregdetare gjatė stinės sė dimrit (tranzumanca). Ndonėse banesa e qėndrueshme e blegtorėve ndodhej nė katundin malor, ndodhte shpesh qė, gjatė shtegtimit me bagėtitė e tyre drejt fushave bregdetare, nė dimėr, ata tė merrnin me vete edhe familjet, me tė cilat sistemoheshin pėrkohėsisht nė kasolle tė ngritura kryesisht me dru e kashtė. Jo rrallė kjo popullsi blegtorale, e vendosur pėrkohėsisht gjatė muajve tė dimrit nė zonat fushore bregdetare, ngulej aty nė mėnyrė tė qėndrueshme, duke sjellė ndryshime tė rėndėsishme nė strukturėn dhe shpėrndarjen e popullsisė. Nga ana tjetėr, me zhvendosjet e saj tė pandėrprera nga fusha nė mal e anasjelltas, kjo popullsi blegtore bėhej njė faktor ndėrlidhės midis sektorėve tė ndryshėm tė popullsisė shqiptare duke kontribuar nė homogjenizimin e saj. Kėshtu, norma, doke dhe institucione tė kahershme shqiptare, tė ruajtura nė malėsi nė format e tyre tė pastra, me kohė zbritėn dhe depėrtuan edhe nė shoqėrinė shqiptare tė zonave fushore bregdetare dhe tė qyteteve, ndėrkohė qė praktika dhe institucione tė shoqėrisė "sė qytetėruar" arritėn deri nė viset mė tė largėta malore, duke ndikuar nė zhvillimet ekonomike, shoqėrore, politike e kulturore tė tyre.

Materiali marre nga http://sq.wikipedia.org/wiki/Ruraliz...%ABn_e_hershme
__________________
12 vjet larg... brenga tė tilla veē Shqiptarėt njohin...
"Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet?"
Njė fėmi qė fle rritet por njė popull qė fle VDES!
Albanian nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 12-07-2011, 17:48   #2
Albanian
Admin
 
Avatari i Albanian
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Angli
Postet: 1,804
Pėlqime: 115
Pėlqyer 111 herė nė 100 postime
My Mood: Inspired
Rep: 20
Albanian will become famous soon enough
Points: 629,798
Pikėt nė bankė: 25,116,178
Total Points: 25,745,975
futi i birre se je lodh :P - GhOsT Boti modh me nela tu vu bane :P u bona per kafe na dhe ti nji - GhOsT ste bo dom nji me qumesht :P - GhOsT 
Gabim Marrėdhėniet e pronės nė fshatin shqiptar nė shek. VIII-X.

Bashkėsia fshatare dhe ngastrat ushtarake

Kalimi nė periudhėn e mesjetės edhe nė Shqipėri e zhvendosi qendrėn e gravitetit ekonomik nė fshat, ku qe pėrqendruar edhe masa dėrrmuese e popullsisė. Funksioni ekonomik i qyteteve u rrudh dhe kėto, duke pėrjashtuar Durrėsin edhe ndonjė tjetėr, pėrgjithėsisht mbijetuan si qendra administrativo-ushtarake e peshkopale. Disa syresh, si Skampa, Apolonia, Bylis, Amantia, Onkezmi, Euroia etj., pushuan sė ekzistuari si qendra tė banuara qė nė tė dalė tė periudhės antike.
Qeliza jetėsore e shoqėrisė shqiptare u bė bashkėsia fshatare, njė grupim njerėzish i organizuar mbi bazėn e njė territori tė pėrbashkėt dhe tė interesave tė pėrbashkėt. Lidhjet e gjakut te bashkėsia fshatare ruajnė deri diku rėndėsinė e tyre, por ato nuk janė mė kryesore, si dikur nė bashkėsinė fisnore. Organizimi nė bashkėsi e kapėrcente nė ndonjė rast kuadrin e njė vendbanimi fshatar, duke pėrfshirė disa tė tilla. Kėshtu lindėn bashkimet krahinore, qė u njohėn si tė tilla edhe nė kuadrin e organizimit administrativ e kishtar bizantin. Duke filluar nga shek. VIII, tė tilla nė trevat shqiptare pėrmėnden: Kunavia, Stefaniaka, Pulti, Devolli, Kolonja, Himara, Vagenetia.
Organizimi dhe funksionimi i bashkėsive fshatare nė Perandorinė Bizantine nė fazėn e hershme (shek. VII-VIII) pasqyrohet nė njė dokument juridik tė kohės, nė tė ashtuquajturin "Ligji bujqėsor" (nomos georgikos). Ligji nė fjalė kishte vlerė pėr tė gjitha territoret ballkanike tė Perandorisė Bizantine dhe, nė kėtė kuadėr, edhe pėr trojet shqiptare. Mjaft norma dhe institucione, qė gjejnė pasqyrim nė "Ligjin bujqėsor", u futėn nė tė drejtėn dokesore dhe si tė tilla mbijetuan deri nė kohėt e reja nė fshatin shqiptar.
Ėshtė e qartė qė "Ligji bujqėsor" pasqyron gjendjen e bashkėsive fshatare nė fazėn e shpėrbėrjes, kur prona private po karakterizonte gjithnjė e mė shumė marrėdhėniet e pronės.
Fshatarėt, tė cilėt jo rastėsisht quhen aty "zot" (kyrios), kishin tokėn e tyre arė, vreshtat, kopshtet, qė, sė bashku me shtėpinė dhe me bagėtitė, pėrbėnin pasurinė kryesore vetjake tė familjes fshatare. Mullinjtė, dhe shpeshherė edhe pyjet, ishin pronė e individėve tė veēantė. Si pronė vetjake, arat, vreshtat, kopshtet, bagėtia etj., mund tė trashėgoheshin, tė shkėmbeheshin, tė ndaheshin, tė jepeshin me qira, tė liheshin peng, madje mė vonė edhe tė shiteshin, veē brendapėrbrenda bashkėsisė. Pra, siē shihet, qė nė kohėn e "Ligjit bujqėsor" ekzistonin premisat ligjore pėr polarizimin shoqėror nė gjirin e bashkėsisė, nėpėrmjet grumbullimit tė mjeteve e pasurive nė pak duar.
Dhunimi ēfarėdo i pronės individuale ndėshkohej me masa qė shkonin nga zhdėmtimi e deri nė dėnime tė ashpra trupore, si me rrahje, damkosje me hekur tė nxehtė, me verbim apo me prerjen e dorės. S'ka dyshim qė ndėshkime tė tilla tė vrazhda pasqyrojnė ndikimin qė ushtroi mbi tė drejtėn bizantine e drejta dokesore e popujve barbarė, qė erdhėn e u vendosėn nė territorin bizantin nė shek. V-VII. Me gjithė konsolidimin e pronės individuale, dispozitat e "Ligjit bujqėsor" tregojnė se, nė kohėn e veprimit tė tij, pronėsia e pėrbashkėt nuk ishte zhdukur pėrfundimisht. Kullotat, pyjet, ujėrat, tokat djerrė, vazhdonin tė ishin pronė e bashkėsisė dhe tė administroheshin nga kjo. Bashkėsia kishte njė fond tokash tė lira e tė papunuara, qė herė pas here ua ndante sipas nevojave anėtarėve tė bashkėsisė duke zbatuar sistemin e shortit (kleros). Njė mbeturinė e kohėve, kur tokat ishin pasuri e pėrbashkėt, ishte edhe sistemi i "arave tė hapura", sipas tė cilit, me pėrfundimin e korrjeve, bagėtitė mund tė kullosnin lirisht nė ngastrat e njėrit apo tjetrit. Po ashtu, arat e braktisura, pas njė afati tė caktuar, i ktheheshin pėrsėri bashkėsisė. Kjo mund t`i pėrdorte pėr tė kompensuar anėtarėt e bashkėsisė qė kishin nevojė pėr ngastra tė reja shtesė ose qė dėshironin tė ndėrronin tokėn e mėparshme. Bashkėsia, gjithashtu, kujdesej pėr veprimtari me interes tė pėrbashkėt, pėr shfrytėzimin e ujrave, pėr pajtimin e barinjve qė kullotnin tufat e fshatit dhe qė i shoqėronin ato nė shtegtimet nga kullotat verore nė ato dimėrore, pėr pajtimin e mjeshtėrve zejtarė qė kryenin punime pėr nevoja tė bashkėsisė dhe tė anėtarėve tė veēantė tė saj.
Njėsi bazė shoqėrore e bashkėsisė ishte familja e madhe patriarkale, qė bashkonte disa breza dhe qė drejtohej nga mė plaku. Tė parėt e familjeve, pjesėtarė tė bashkėsisė, formonin "kėshillin e pleqve", i cili trajtonte dhe zgjidhte nė bazė tė dokeve, tė gjitha problemet qė kishin tė bėnin me marrėdhėniet e brendshme tė bashkėsisė, si dhe me marrėdhėniet e saj me bashkėsitė fqinje dhe me pushtetin qendror.
Gjithsesi, bashkėsia fshatare pasqyron periudhėn e pasigurisė, qė karakterizoi kalimin nga koha e vjetėr nė kohėn e mesme, tė shoqėruar me pėrmbysje tė mėdha ekonomike, shoqėrore, etnike e kulturore. Duke u ofruar mbrojtje dhe solidaritet antarėve tė saj, bashkėsia fshatare pėrfaqėsonte njė zgjidhje tė pėrshtatshme pėr pėrballimin e kushteve tė reja.
Por ajo, siē lėnė tė kuptohet edhe vetė nenet e "Ligjit bujqėsor", mbetej njė formė organizimi shoqėror kalimtare drejt shoqėrisė feudale. Farėt e diferencimit shoqėror janė tė dukshme nė tė. Dokumente tė shek. VIII-X provojnė se nė gjirin e bashkėsive qe diferencuar shtresa e "tė fuqishmėve" (dynatoi) apo e "tė mėdhenjve" (megistanes). Inventari arkeologjik i varrezave tė ndryshme tė gjetura nė vendin tonė, dhe qė i pėrkasin kėsaj periudhe tė vėnies nė lėvizje tė procesit tė feudalizimit, ofron nga ana e tij prova tė prekshme, materiale, tė diferencimit shoqėror qė po pėrvijohej nė shoqėrinė shqiptare.
Krahas varreve me objekte tė ēmuara, si unaza floriri, monedha e pajisje luftarake, gjenden mė sė shumti edhe varre me inventar tė varfėr, ku qenė varrosur ata qė nė "Ligjin bujqėsor" quhen "tė skamurit" (aporoi). Kėta punonin ngastrat e tė tjerėve dhe jepnin pėr kėta tė dhjetėn e prodhimit ose punonin si rrogtarė tė thjeshtė (mistotė).
Pėrveē faktorėve tė brendshėm, nė diferencimin shoqėror nė gjirin e bashkėsive ndikoi dhe shteti. Duke e konsideruar bashkėsinė njė njėsi fiskale, pėrveēse njėsi administrative, shteti mblidhte prej tyre rregullisht detyrime, tė cilat rėndonin jo njėlloj mbi anėtarėt e bashkėsisė. Pėr t`u shpėtuar tatimeve, tė varfėrit e gjenin shpesh herė rrugėzgjidhjen nė shitjen apo braktisjen e ngastrave tė tyre.
Megjithatė, njė gjė e tillė nuk sillte zvogėlimin e sasisė sė rentės, qė i jepej shtetit nga bashkėsia, sepse ky zbatonte sistemin e garancisė kolektive (alelengyon), sipas tė cilit bashkėsia paguante edhe pėr ata anėtarė qė nuk qenė nė gjendje tė paguanin ose qė kishin braktisur ngastrat e tyre ose ua kishin shitur tė tjerėve. Nė kėtė rast tė fundit, me qėllim qė tė mos prishej homogjeniteti i bashkėsisė, ligji pėrcaktonte se tė drejtėn pėr blerjen e njė ngastre tė njė anėtari tė bashkėsisė e kishte sė pari fqinji i tij e pastaj njė pjesėtar ēfarėdo i saj. Kjo normė, qė synonte tė pengonte depėrtimin e pronarėve tė huaj nė bashkėsi, quhej e drejta e parablerjes (protimesis).
Nė kohėn ku nė Bizant sunduan perandorėt e "dinastisė maqedone", shek. IX-XI, njohėn njė pėrhapje tė gjerė tė ashtuquajturat "ngastra ushtarake" (stratiotika ktemata). Kėto shteti bizantin ua shpėrndante bujqve me kusht qė kėta tė kryenin shėrbimin ushtarak. Sistemi i "pronave ushtarake" njohu pėrhapje tė gjerė nė kohėn e riorganizimit politiko-administrativ tė Perandorisė Bizantine dhe tė ndarjes sė territorit tė saj nė provinca ushtarake (tema). Sistemi i temave, themeli ekonomik e shoqėror i tė cilit ishte prona e vogėl e bujkut-ushtar (stratiotit), u bė shtylla kurrizore e shtetit dhe e ushtrisė bizantine. Ndaj perandorėt bizantinė bėnė tė pamundurėn pėr t`i ruajtur tė paprekura "ngastrat ushtarake" nga sulmi i pronarėve tė mėdhenj. Por nėse pėr njė farė kohė ata ia arritėn kėtij qėllimi, duke nxjerrė edhe legjislacion tė posaēėm nė mbrojtje tė pronės sė vogėl, me kalimin e kohės u pa qartė se procesi i gllabėrimit tė ngastrave tė vogla ishte i pandalshėm. Rrėnimi i kėtyre tė fundit, qofshin ato prona tė stratiotėve apo tė anėtarėve tė bashkėsive fshatare, shkaktoi fillimin e njė krize tė gjatė e tė pandalshme ekonomike, financiare e ushtarake qė pėrfundoi nė fund tė fundit me vetė shembjen e Perandorisė Bizantine.

Materiali marre nga http://sq.wikipedia.org/wiki/Ruraliz...%ABn_e_hershme
__________________
12 vjet larg... brenga tė tilla veē Shqiptarėt njohin...
"Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet?"
Njė fėmi qė fle rritet por njė popull qė fle VDES!
Albanian nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin

Tema tė njėjta
Tema Filluesi i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i fundit
Mendoni se pjesa e jetes qe keni kaluar kur keni qen studente,eshte pjesa me e bukur e jetes suaj???? Semiramida Shkollat Shqiptare 20 25-08-2012 17:07
Shqiptarėt nė mesjetėn e hershme Albanian Shqipėria shekujt V - XV 5 12-07-2011 17:44
A mendoni se duhet nje regjistrim etnik dhe fetar i popullsise shqipetare? sara Tema shoqėrore 1 29-01-2010 21:49
Leket Shqipetare ne vite ....................... Bl@ck_E@gle Gjuha shqipe | Folklori Shqiptar 31 21-11-2009 07:08
Studimi, nje veze cdo mengjes con ne vdekjen e hershme Semiramida Kuriozitete 0 10-08-2009 23:13


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 10:16.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar