Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Kulturė - Art - Dije > Historia e Shqipėrisė

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 29-07-2009, 23:58   #1
Semiramida
Senior Member
 
Avatari i Semiramida
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Postet: 1,517
Pėlqime: 0
Pėlqyer 15 herė nė 15 postime
Rep: 707
Semiramida Keni mbyllur reputacionin
Points: 914,060
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 924,060
Gabim Hymni i Flamurit - Asdreni

Rreth flamurit te perbashkuar
me nje deshire dhe nje qellim
Te gjith atje duk' ju betuar
Te lidhim besen per shpetim

Prej lufte veē ai largohet
Qe eshte lindur tradhetor
Kush eshte burre nuk frikohet
por vdes, por vdes si nje deshmor!

Ne dore armet do t'i mbajme
Te mbrojme atdhene ne cdo kend ,
Te drejtat tona ne s'i ndajme;
Ketu armiket skane vend

Se zoti vete e tha me goje
Qe kombet shuhen permbi dhe
Po Shqiperia do te roje:
per te, per te luftojme ne!


... (Ne versionin e Hymnit Kombetar, ketu eshte fundi)
pastaj vargjet vazhdojne ....

O flamur, flamur shenj' e shenjte
Te ty betohemi ketu,
Per Shqiperin' atdhen' e shtrenjte
Per nder edhe lavdin' e tu.

Trim burre quhet dhe nderohet
Atdheut kush i-u be therror:
Per jet ay do te kujtohet
Mbi dhé, mbi dhé si nje shenjtor





Keto jane fjalet e Hymnit Kombear te Shqiperise (ose Hymnit te Flamurit) dhe kane per autor Asdrenin - Aleksander Stavri Drenova, qe te gjithe e njohin ose me sakte duhet ta njohin (duke i bere gjithnje besim ndjenjes kombetare qe shqiptaret kane)


Ndersa muzika e Hymit Shqiptar eshte veper e kompozitorit rumun Ciprian Porumbescu.
Skica e pare e vepres se tij quhet "TRICOLORUL" qe do te thote "Tre ngjyrat"
__________________
BANNED
Semiramida nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 06-01-2010, 20:29   #2
Albanian
Admin
 
Avatari i Albanian
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Angli
Postet: 1,803
Pėlqime: 114
Pėlqyer 111 herė nė 100 postime
My Mood: Inspired
Rep: 20
Albanian will become famous soon enough
Points: 603,125
Pikėt nė bankė: 24,140,886
Total Points: 24,744,011
futi i birre se je lodh :P - GhOsT Boti modh me nela tu vu bane :P u bona per kafe na dhe ti nji - GhOsT ste bo dom nji me qumesht :P - GhOsT 
Gabim Zbardhet historia e plotė e Himnit Kombėtar

Fatmira Nikolli

Pėr herė tė parė himni kombėtar i shqiptarėve, njohur ndryshe si himni i flamurit, ka historinė e plotė tė krijimit tė tij nė njė monografi. Libri "Himni kombėtar i shqiptarėve", i autores Valbona Karakaēi, i sapopublikuar nga shtėpia botuese "Naimi", ka sjellė kronologjinė e plotė tė jetės sė kėtij simboli kombėtar. Botimi prej rreth 300 faqesh vjen pas njė studimi disavjeēar, i cili do t'i jepte studiueses titullin "Doktore shkencash". Nė fletėt e monografisė lexuesi do tė mund tė zbulojė momentet kyēe tė "jetės" sė kėtij himni, qė edhe sot pas pothuaj njė shekulli nga "lindja e tij" pak njihen prej tė gjithėve. Ato tashmė na shfaqen, tė pėrmbledhura e tė dokumentuara, duke na dėshmuar njė rrugė tė gjatė, qė deri tani njihej vetėm prej njė pjese tė shoqėrisė, kjo e fundit e interesuar drejtpėrdrejtė nė tė. Karakaēi iu pėrgjigjet disa pyetjeve nė monografinė e saj. Si, kur, ku dhe kush e krijoi himnin tonė kombėtar, cilat janė himnet e shkruara nga autorė shqiptarė ndėr vite dhe cila ėshtė tradita ballkanike, ajo evropiane dhe botėrore e himneve kombėtare, cilat janė regjimet, qeveritė dhe pėrpjekjet e pasuksesshme pėr konkurrimin e himnit tė Asdrenit. Ajo na pėrshfaq edhe dokumente e emra tė konkurseve dhe tekstet e poetėve qė konkurruan tė pėrjetėsoheshin si autorė tė himnit e po ashtu edhe kompozimet muzikore qė rivalizuan kryesimbolin kombėtar. Tė gjitha kėto zbardhen informacione pothuajse pėr herė tė parė pėrmes njė vėshtrimi tekstologjik, letrar nė monografinė e studiueses sė re nga Shkodra, Valbona Karakaēi. Botimi ka marrė disa vlerėsime nga emra tė njohur tė penės dhe studimit. Sipas botuesit Naim Zoto, vlera e librit qėndron nė faktin disi tė pabesueshėm se, mė nė fund, edhe pse ka kaluar gati njė shekull nga shpallja e Pavarėsisė sė shtetit shqiptar dhe pothuaj po aq nga publikimi i parė i tekstit tė himnit tonė kombėtar dhe himnit vetė, deri mė sot nuk kemi pasur nė bibliotekat tona njė vepėr serioze, tė plotė, mbėshtetur nė dokumente dhe argumente shkencore tė historisė sė himnit tonė kombėtar. Vepra botohet nė kolanėn "Universitas", njė seri librash nga shtėpia botuese "Naimi", qė synon tė zgjerojė njohuritė dhe dijet albanologjike pėrmes botimeve me karakter akademik. Sipas drejtorit tė QSA-sė, prof. Dr. Ardian Marashi, libri "Himni kombėtar i shqiptarėve" i Valbona Karakaēit "pėrmbush njė mangėsi tė pashpjegueshme dhe tė pajustifikueshme nė kulturėn tonė kombėtare". Himni qė kemi ne sot, pas shumė pėrpjekjesh e kėrkesash pėr ta ndėrruar, mbeti po ai i shkruar nga Asdreni. Regjistrimi mė profesional, i interpretuar nga orkestra simfonike e Bambergut, Gjermani mė 1995-ėn, dhe riorkestruar nga kompozitori Ēesk Zadeja (Artist i Popullit), ėshtė varianti zyrtar i himnit sipas ligjit aktual). Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, miratuar me referendum popullor mė 21 tetor 1998 nė Neni 14, pika 4, sanksionon se : Himni Kombėtar ėshtė "Rreth Flamurit tė Pėrbashkuar". Sipas Prof. dr. Shaban Sinani, pėrmes fjalėve-kyēe studiuesja analizon frymėn e himnit, duke e pėrcaktuar atė si romantike, me kultin e origjinės dhe tė mbijetesės, me vetėdijen e qėndresės dhe tė epėrsisė sė popull i dėshmuar vijimisht nė histori nė trojet e veta. Ndėrkohė qė Prof. dr. Ardian Marashi shprehet se libri "pėrmbush njė mangėsi tė pashpjegueshme dhe tė pajustifikueshme nė kulturėn tonė kombėtare". Duke folur pėr vlerat e kėtij botimi, Prof. dr. Ymer Ēiraku thotė se argumentimi i mbijetesės sė himnit kombėtar shqiptar pėrcillet nė mėnyrė skrupuloze nėpėr shumė dokumente e akte kancelarie tė kohėve tė ndryshme. Ai shton se ngjan e besueshme dhe teza e lidhjes mes himnit shqiptar me traditėn e himnores kombėtare evropiane brenda origjinalitetit tė tij albanocentrist.
Kronologjia
Autorja e studimit tė rėndėsishėm pėr kulturėn dhe historinė tonė, Valbona Karakaēi, nė monografinė e saj ka botuar edhe kronologjinė e jetės sė himnit kombėtar shqiptar. Mė poshtė paraqiten vetėm disa momente kyēe tė atij, qė edhe sot ne e njohim si himnin tonė kombėtar. Kėshtu, nė vitet 1907-1908, themelohet nė Bukuresht Kori Kishtar Shqiptar, nė pėrbėrje tė tė cilit janė tridhjetė tė rinj shqiptarė. Mitropolia rumune jep leje tė meshohej shqip nė njė kishė tė vjetėr tė Bukureshtit, tė quajtur "Shėn Gjergji i Vjetėr". Pėr kėtė kor dhe nga ky kor do tė kėndohet pėr herė tė parė Himni Kombėtar Shqiptar. Vitet 1908 -1909, janė koha kur himni dėrgohet nė atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit nė vitin 1908, pėrmes Tashko Ilos dhe Hil Mosit. Kur ndodhej pėrkohėsisht nė gjirin e shoqėrisė "Bashkimi", atdhetari Hil Mosi e dėgjoi kėtė himn, e pėlqeu dhe e solli sė andejmi nė Korēė, ku e pėrhapi nėpėrmjet anėtarėve tė shoqėrisė "Vėllazėnia". Mėsimi dhe pėrhapja e himnit filloi nga Korēa nė tė gjithė Shqipėrinė pėrmes mėsimit tė kėngės. Pėr tė parėn herė tekstin origjinal tė Himnit tė Flamurit, tė shkruar nga Asdreni me titullin "Betimi mi Flamur", e ndeshim nė gazetėn "Liri e Shqipėrisė", nė Sofje, nė datėn 21 prill 1912. Ai botohet nė "Ėndrra dhe Lot", f. 26-27, nė tė njėjtin vit. Himni kėndohet nė ditėn e shpalljes, mė 28 nėntor 1912 tė pavarėsisė, si marsh patriotik. 28 nėntori i 1913-ės shėnon interpretimin e tij nė Vlorė me rastin e pėrvjetorit tė pavarėsisė nga orkestra frymore e qytetit tė Shkodrės 'Daulla', e drejtuar nga Frano Ndoja. Nė vitin 1918, Thoma Nasi botoi nė Amerikė njė version pėr zė dhe piano (me nota dhe me fjalė tė himnit), tė cilin e riboton nė prill tė 1947-ės. Nė tė njėjtin vit, 1918, bėhet edhe regjistrimi i parė muzikor nė disk i Himnit Kombėtar nė Amerikė, pranė shoqėrisė diskografike "Columbia", seksioni i publikimeve patriotike (interpretues tenori me origjinė arbėreshe, Giusepe Mauro dhe shqiptari Spiridon Tasi Ilo).
Konkurset
Ka pasur shumė shkrimtarė qė kanė shkruar vjersha me titull himnin e flamurit. Njė prej tyre ka qenė edhe i mirėnjohuri Gjergj Fishta. Poezinė "Hymni i flamurit Kombėtar", Fishta e shkroi nė vitin 1913, e u kėndua pėr herė tė parė nga nxėnėsit franēeskanė nėpėr rrugėt e Shkodrės, ditėn qė Fishta me miqtė e tij kishin ngritur flamurin kombėtar nė kėmbanorėn e Kishės sė Gjuhadolit. Njė strofė e poezisė sė Fishtės ėshtė kjo qė vijon: "Porsi fleta e Ejllit t'Zotit/ Po rreh Flamuri i Shqypnis/ E thrret t'bijt e Kastrijotit/ Me u mbledhė tok nder ēetė t'ushtris". Nė vitet 1866-1917, Murat Toptani do tė shkruante njė poezi me titull "Himni i flamurit". Kjo qe muzikuar nga Thanas Floqi, e tė dy kėta janė firmėtarė tė Aktit tė Shpalljes sė Pavarėsisė. Nė jetėshkrimin e vet Floqi do tė shkruante se asokohe "kėndohej ēdo ditė nė Vlorė. Sa keq qė se pėrdorėn pėr himnin tonė kombėtar...". Edhe pse himni i shkruar nga Asdreni njihej dhe interpretohej, nė vitin 1922, Kėshilli i Ministrave shpall konkursin pėr Himnin zyrtar kombėtar. Pėr shpalljen e konkursit dhe kriteret e tij ngarkohet Ministria e Arsimit, ku ndėr tė tjera u pėrcaktua edhe masa e shpėrblimit 1000 franga ari pėr vjershėtarin e himnit dhe 3000 franga ari pėr kompozitorin. Tekstet e Ernest Koliqit dhe Kristo Floqit shpallen si mė tė mirėt. Nė kėtė konkurs, sipas autores sė librit, mendohet tė ketė marrė pjesė edhe Asdreni. 1 shtatori i vitit 1928, shėnon ditėn kur Shqipėria emėrtohet Mbretėri Demokratike Parlamentare dhe e Trashėgueshme dhe qė nė vitin e parė tė vendosjes sė monarkisė, Shqipėria bėhet edhe me himnin e mbretėrisė (Muzika: Thoma Nasi, Teksti: Kristo Floqi; kėta dy autorė ruajtėn tė paprekur vijėn melodike tė Himnit tė Flamurit). Njė tjetėr shkrimtar qė ka shkruar njė vjershė me titull "Himni i Flamurit" ėshtė Fan Noli. Ai e botoi atė nė njė numėr tė "Lirisė kombėtare tė Gjenevės", numėr qė i kushtohet festės sė 28 Nėntorit. Disa prej frazave tė tij janė: "O Flamur-gjak, o Flamur-shkabė/o Vėnd e Vatėr, o nėn'e Babė/ Larė me gjak, djegur me flakė/ Flamur i kuq, flamur i zi/. Flamur qė kinde Shėn-Konstantinė/ Bashkon Ilamnė e Krishtenimnė, Flamur, Alltar pėr therrori!/ S'tė tremb Romani, as Serb-Dushani/ As Turk Sullatni, as Evrop-shejatni/ Flamur i madh pėr vegjėli". Mė pas, nė vitin 1933 kompozitori Kosta Manojloviē me origjinė kroate, i dėrgon Ministrisė sė Jashtme tė Shqipėrisė njė kompozim tė Himnit tė Flamurit, me tekst tė Pandi Papanastasit. Viti 1937, si pjesė e aktiviteteve pėr 25-vjetorin e vetėqeverisjes, shėnon njė tjetėr vit kur ėshtė organizuar njė konkurs pėr njė tjetėr himn kombėtar. Asokohe nga 76 krijime, teksti fitues pėr Hymnin e Flamurit shpallet, himni i Beqir Ēelės me pseudonim Osoja i Ri. Mė pas pati edhe njė konkurs pėr muzikėn, ku u shpall fitues njė kompozitor italian E. A. Mario, por edhe pėr kėtė nuk pati njė vendim zyrtar tė mėtejshėm. Pėrpjekje pėr njė tjetėr himn ka pasur edhe njė vit mė pas. Mė 1938-ėn, Ministria e Punėve tė Brendshme ngarkon Legatėn Mbretnore pėr tė gjetur njė kompozitor italian pėr kompozimin e Hymnit tė Flamurit. Legata i drejtohet Federatės Fashiste tė muzikantėve italianė, e cila rekomandon Zotin prof. Zandonai. Himni duhej tė pėrgatitej para shtatorit tė po atij viti. Lufta e Dytė Botėrore duket se pėr disa vite i ndaloi pėrpjekjet pėr njė himn tė ri, pėr t'u rikthyer me tė njėjtėn

ARTIKULLI MARRE NGA GAZETA SHQIPTARE
__________________
12 vjet larg... brenga tė tilla veē Shqiptarėt njohin...
"Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet?"
Njė fėmi qė fle rritet por njė popull qė fle VDES!
Albanian nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 17:52.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar