Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Kulturė - Art - Dije > Historia botėrore

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 15-10-2010, 20:30   #1
Albanian
Admin
 
Avatari i Albanian
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Angli
Postet: 1,804
Pėlqime: 115
Pėlqyer 111 herė nė 100 postime
My Mood: Inspired
Rep: 20
Albanian will become famous soon enough
Points: 629,266
Pikėt nė bankė: 25,116,178
Total Points: 25,745,443
futi i birre se je lodh :P - GhOsT Boti modh me nela tu vu bane :P u bona per kafe na dhe ti nji - GhOsT ste bo dom nji me qumesht :P - GhOsT 
Gabim Aleksandri i madh

Aleksandri i Madh (nė greqisht: Μέγας Αλέξανδρος) gjithashtu i njohur si Aleksandri i III i Maqedonisė, ishte mbret i Maqedonasve dhe Grek i lashtė. Epoka e Aleksandrit pėrbėn gur themeli pėr mbretėrit qė vijuan dhe shėnon fundin e lashtėsisė klasike. Aleksandri i Madh ishte njė ndėr komandantėt mė tė suksesshėm tė tė gjitha kohėrave, ku nė moshėn 32 vjeēare kishte pushtuar pjesėn mė tė madhe tė botės sė atėherėshme (nė shek IV p.e.r). Aleksandri lindi nė Pela tė Maqedonisė nė vitin 356 p.e.r. Prindėrit e tij ishin mbreti i Maqedonisė Filipi II dhe nėna e tij princesha e Epirit, Olimpia. Pas vdekjes sė Filipit II, i biri u ngjit nė fron pėr tė vazhduar taditėn mbretėrore. Historia ka treguar se Filipi II, ishte njė komandant, diplomat dhe politikan shumė i zoti. Nė pėrgjithėsi ishte njeri korrekt por jo rrallė herė shfaqte shenja dhune dhe pasione tė egra. Aleksandri pėrfundoi bashkimin e tė gjithė qytet-shteteve greke tė kohės dhe pushtoi pjesėn mė tė madhe tė botės sė atėherėshme (Azisė sė Vogėl, Persisė, Egjiptit) duke arritur deri nė Indi.
__________________
12 vjet larg... brenga tė tilla veē Shqiptarėt njohin...
"Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet?"
Njė fėmi qė fle rritet por njė popull qė fle VDES!
Albanian nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 15-10-2010, 20:32   #2
Albanian
Admin
 
Avatari i Albanian
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Angli
Postet: 1,804
Pėlqime: 115
Pėlqyer 111 herė nė 100 postime
My Mood: Inspired
Rep: 20
Albanian will become famous soon enough
Points: 629,266
Pikėt nė bankė: 25,116,178
Total Points: 25,745,443
futi i birre se je lodh :P - GhOsT Boti modh me nela tu vu bane :P u bona per kafe na dhe ti nji - GhOsT ste bo dom nji me qumesht :P - GhOsT 
Gabim Aleksandri i madh

Vitet e fėmijėrisė

Aleksandri lindi nė Korrik tė 356 p.e.r nė Pela, kryeqyteti shtetit Maqedonas. Gjeneologjia e tij pėrbėhej nga dy figurat mė tė shquara tė traditės sė lashtė greke. Ajo e Herakliut (njeriut me fuqi tė mbinatyrėshme dhe Neoptolemos, djalit tė heroit Akil, qė themeloi shtėpinė mbretėrore tė Molosėve. Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol tė rėndėsishėm nė formimin e karakterit, qė nė hapat e para tė jetės sė tij. Po aq e adhurueshme ishte dhe mėnyra e arsimimit, e ėma dhe i ati i tij u kujdesuan qė pranė Aleksandrit tė qėndronin njėrėz me nivel tė lartė arsimor, njėri prej tyre ishte dhe Aristoteli. Nė 340 p.e.r Aleksandri ndėrpreu studimet dhe u kthye nė Pela, ku mori pjesė nė jetėn aktive tė Maqedonisė. Nė 337 p.e.r Filipi u nda me Olimpinė dhe u fejua me bukuroshen Kleopatra. Qė atėhere marrėdhėniet e Aleksandrit me tė atin filluan tė zbeheshin, fakt qė e detyroi Aleksandrin tė largohet sė bashku me tė ėmėn nė Epir. Pas njė viti kontradiktat midis tyre filluan tė normalizoheshin. Ditėn e martesės me Kleopatrėn Filipi vritet.

Ngjitja nė fron
Pas vrasjes sė Filipit, Aleksandri mori masa tė rrepta duke eleminuar ēdo armik tė mundshėm (te brendshem dhe te jashtem). Fillimisht luftoi nė pjesėn veriore dhe jugore me qėllim sigurimin e kufijėve. Ndėra mė vonė pushtoi Persinė, Indinė e shumė vende tė tjera. Gjatė kohės qe luftonte Aleksandri njohu dhe u martua me dy gra, fillimisht me Roksanen dhe mė vonė me Stateiren (sipas historisė thuhet se pas vdekjes sė Aleksandrit ish bashkėshortja e tij Roksana, vrau Stateiren dhe motrėn e saj ndėrkohė qe trupat e tyre u shndėrruan nė njė gosti te shijshme pėr kanibalėt). Pėrveē ambicioz Aleksandri i Madh ishte dhe njė luftėtar i papėrsėritshėm vėshtirė tė mundej nga ndokush. Nė 2 – 3 Qershor 323 para lindjes sė krishtit Aleksandri mori pjesė nė nje banket (gosti) te organizuar nga miqtė e tij, qė mesa dukej do tė ishte dhe e fundit, pasi menjėherė shfaqi temperaturė tė lartė, si rezultat i se ciles u mberthye nė shtrat pėr ditė me rradhė dhe pikėrisht pėr kėtė arsye u detyrua tė ndryshonte dhe datėn e udhėtimit qė do tė realizonte nė Arabi. Pas njė pėrmirėsimi sipėrfaqėsor gjendja shėndetėsore e tij u pėrkeqėsua duke humbur ēdo mundėsi komunikimi dhe ecjeje. Lajmi i keq se Aleksandri i Madh kishte vdekur i detyroi tė gjithė oficerėt tė urdhėronin ushtarėt tė kalonin ne shenje nderimi nga shtrati i tij pėr t’i dhėnė lamtumirėn e fundit. Pas dy ditėsh vdiq, nė 13 Qershor 323 para lindjes sė krishtit, ne Babiloni. Pak para se tė vdiste e pyetėn se te kush do tė linte fronin, pėrgjigja e tij ishte absolute: tek “mė i forti.”

Miti Aleksandrit
Menjėherė pas vdekjes sė tij Aleksandri u shndėrrua nė mit, qė nga India deri nė Atllantik, duke ndjekur modele tė ndryshme sipas popujve. Persianėt thonin se Aleksandri ishte i biri i Darios, ndėrsa Egjiptianėt imagjinonin se ishte djali i mbretit tė fundit tė Egjiptit. Nė traditėn Arabo-persiane Aleksandri quhet Sikander, nė Persisht Iskadar dhe nė Arabisht Dhul-Qamayn, pėr shkak tė paraqitjes sė tij nė monedha me brirė dashi. Sipas kėrkuesėve Aleksandri i Madh pėrmendet dhe nė Kuran me emrin DHIKEROS, si mbret i madh qė ndėrtoi piles, me qėllim qė tė mbronte njerėzit e pafajshėm nga barbarėt Gog dhe Magog. Gjatė viteve Bizantine prania e figurės sė Aleksandrit tė Madh ndėrthuret me mjaft histori tė famėshme, shumė e kishin fantazuar si njeriun e shenjtė qė pėrveē profecive tė tij ndihmonte dhe nė ndėrtimin e disa manastireve nė shkretėtirė. Shumė tradita nė Greqi u krijuan rreth Aleksandrit, dhe disa shenja e rrėnoja nė ndėrtesa tė herėshme indikojnė “praninė” e atėherėshme tė tij. Shumė e pėrhapur ėshtė dhe thėnia ku sipas traditės Aleksandri i Madh ka qenė vėllai i sirenės sė detit e cila pyeste here pas here marinarėt “nėse jeton mbreti Aleksandėr”, dhe e vetmja pėrgjigje qė pranonte te merrte ishtė se “jeton dhe mbretėron.”

Aleksandri nė art
Figura e Aleksandrit qarkullonte nė prerje tė ndryshme monedhash si para ashtu dhe pas vdekjes sė tij. Nė ato Aleksandri shfaqej i parrojtur dhe me nje kokėluani mbi kokėn e tij e cila deri diku simbolizonte origjinėn e gjeneratės sė tij nga Hieakliu. Imazhi i tij u shndėrrua nė burim inspirimi pėr shumė artist; tė cilėt nuk hezituan ta gjallėronin nėpėrmjet punimeve tė tyre si pikturave dhe busteve manhitėse. Por jashtė ciklit pėrfshirės nuk qėndruan dhe produksjonet e mėdha tė cilat e sollėn nė ekranin e madh nėpėrmjet filmave tė ndryshėm me temė qėndrore mitin e tij

- “Sikandar” (1941)

- “Alexander the Great”(1956)

- “Sikandar-e-Azam” (1965)

- “Alexander” (2004)

Pėrveē tė lartėpėrmendurave personaliteti i rrallė i Aleksandrit zgjoi dhe interesin e shumė shkrimtarėve, tė cilėt pasqyruan denjėsisht karakterin dhe historinė e tij unike nėpėrmjet librave qė shkruan nė nderim tė tij, njėri prej tyre ėshtė dhe shkrimtari Italian Valerio Masimo Manfredi.
__________________
12 vjet larg... brenga tė tilla veē Shqiptarėt njohin...
"Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet?"
Njė fėmi qė fle rritet por njė popull qė fle VDES!
Albanian nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 07-11-2010, 15:33   #3
tvsh
i/e Pėrjashtuar
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: in bleachers smoking pot
Postet: 1,435
Pėlqime: 33
Pėlqyer 7 herė nė 7 postime
Rep: 0
tvsh will become famous soon enough
Points: 416,165
Pikėt nė bankė: 4,918,739
Total Points: 5,334,904
Gabim

2 qytete aleksandria ne egjipt
3 qytete iskandahar(aleksander ne arabisht) ne irak
2 qytete iskandahar ne arabine saudite
1 qytet kandahar (aleksander ne pashtun arabisht) ne afganistan
2 qytete iskander(aleksander ne persisht) ne Iran

tere u mahniten me aftesine strategjike ushtarake te aleksandrit te madh. ai mbahet si babai i ushtrive moderne.

i lindur si lider nuk mesoi ne ndonje akademi ushtarake
tvsh nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-11-2010, 12:12   #4
tvsh
i/e Pėrjashtuar
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: in bleachers smoking pot
Postet: 1,435
Pėlqime: 33
Pėlqyer 7 herė nė 7 postime
Rep: 0
tvsh will become famous soon enough
Points: 416,165
Pikėt nė bankė: 4,918,739
Total Points: 5,334,904
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga tvsh Shiko postimin
2 qytete aleksandria ne egjipt
3 qytete iskandahar(aleksander ne arabisht) ne irak
2 qytete iskandahar ne arabine saudite
1 qytet kandahar (aleksander ne pashtun arabisht) ne afganistan
2 qytete iskander(aleksander ne persisht) ne Iran

tere u mahniten me aftesine strategjike ushtarake te aleksandrit te madh. ai mbahet si babai i ushtrive moderne. tere ishin budallenj keshtu? mbase.

i lindur si lider nuk mesoi ne ndonje akademi ushtarake
iskanderbej emri i gjergj kastriotit per ta mburrur

qytetet qe thashe me larte shumica u vune per nder te aleksanrit te madh se sipas gojedhenave emri i tij i jep fuqi qyteteve dhe ushtrive te tyre. budalliqe mistike te vjetra. njerzit i besonin.

aleksandri vdiq 35 vjec. sa ka bere ky njeri te mbahet mend kaq shume?

aleksandri vdiste per kulturen greke helene prandaj u rruajt kjo sepse ishte dicka me vlere per aleksandrin duhet te jete dhe per ne. bukur?

Herėn e fundit ėshtė redaktuar nga tvsh : 08-11-2010 nė 12:21
tvsh nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 20-11-2011, 05:49   #5
Albanian
Admin
 
Avatari i Albanian
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Angli
Postet: 1,804
Pėlqime: 115
Pėlqyer 111 herė nė 100 postime
My Mood: Inspired
Rep: 20
Albanian will become famous soon enough
Points: 629,266
Pikėt nė bankė: 25,116,178
Total Points: 25,745,443
futi i birre se je lodh :P - GhOsT Boti modh me nela tu vu bane :P u bona per kafe na dhe ti nji - GhOsT ste bo dom nji me qumesht :P - GhOsT 
Gabim Aleksandri i Maqedonisė (356-323 p.e.s.)

Dijetari i famshėm i lashtėsisė, Straboni (63 p.e.s. – 19 e.s.), qė shkrojti serinė prej 17 vėllimesh tė quajtur Geographia, nė vėllimin VII shkruan:

“Shqiptarėt dhe Maqedonasit flasin tė njėjtėn gjuhė, kanė tė njėjtat sjellje nė zakonet e tyre, i presin flokėt njėsoj dhe kanė aq gjėra tė tjera tė pėrbashkėta sa janė tė shumtė ata qė e kuptojnė Maqedoninė deri nė Korfuz”.

Sir William Woodthorpe Tarn i Akademisė Britanike njihet botėrisht se ka shkrojtur veprėn pėrfundimtare mbi Aleksandrin (Lekėn e Madh), tė titulluar:
W. W. Tarn, Alexander the Great, Beacon Press, Boston, 1966.

Qė nė hyrjen e kėtij libri shkruhet:
“Aleksandri kishte nga babai (Filipi II) dhe e ėma e tij (Olimbia) gjak Ilir, domethėnė Shqiptar. Filipi II thirri shqiptarin e famshėm Aristotel (384-322 p.e.s.), qė kishte mėsuar mėnyrat e grekėrve, pėr t’i dhėnė dituri birit tė tij, Lekės”.

Nė mbyllje, edhe pse tė dhėnat pėr Lekėn e Maqedonisė janė filtruar prej bizantinėve, nėse Leka i Madh do tė ishte grek, atėhere atij do t’i kishte ngelur emri “Aleksandri i Greqisė”.
__________________
12 vjet larg... brenga tė tilla veē Shqiptarėt njohin...
"Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet?"
Njė fėmi qė fle rritet por njė popull qė fle VDES!
Albanian nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 20-11-2011, 05:50   #6
Albanian
Admin
 
Avatari i Albanian
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Angli
Postet: 1,804
Pėlqime: 115
Pėlqyer 111 herė nė 100 postime
My Mood: Inspired
Rep: 20
Albanian will become famous soon enough
Points: 629,266
Pikėt nė bankė: 25,116,178
Total Points: 25,745,443
futi i birre se je lodh :P - GhOsT Boti modh me nela tu vu bane :P u bona per kafe na dhe ti nji - GhOsT ste bo dom nji me qumesht :P - GhOsT 
Gabim Leka i Madh nė pėrfytyrimin e shqiptarėve

Qė nga lashtėsia, shkruhet qartė pėr kėtė.

Figurat e shquara tė historisė botėrore, Pirroja dhe Aleksandri (Leka i Madh) i kanė frymėzuar dhe inkurajuar ndjeshėm shqiptarėt nė luftėrat e tyre pėr liri e pavarėsi. Duke filluar sė paku nga shek. XV, shqiptarėt i kanė konsideruar ata si paraardhės tė denjė tė tyre. Arsyet pėrse kėto figura u bėnė kaq popullore dhe hynė aq thėllė nė ndėrgjegjen e shqiptarėve duhen kėrkuar nė lėvizjen humniste tė rilindjes italiane, nė njohjen e historisė dhe kulturės antike, nė leximin nga elita intelektuale shqiptare e kohės sė trashėgimisė antike, tė veprave tė autoreve tė greko-romakė dhe tė gjithė letėrsisė humaniste, me pikėsynim njohjen e rrėnjėve tė historinė sė vendit, tė sė kaluarės sė tij, etj.

Kėshtu, historiani i ynė i shquar, M. Barleti, qė nė titullin e veprės sė tij "Historia e Skėnderbeut" e njehson Skėnderbeun si epirotas: "Marin Barleti, shkodran, mbi jetėn dhe veprat e Skėnderbeut, princit shumė tė ndritur tė epirotasve". Nė dedikimin qė Barleti i bėn nipit tė Skėnderbeut, kastriotasit don Ferrante, autori shkruan: "Kur mendoj, o princ i ndritur don Ferrante, gjendjen e tanishme tė Epirit dhe se si kjo gjenje ka qenė dikur, nuk mund ta shkruaj historinė e saj". Barleti e vendos principatėn e Kastriotėve nė Epir. "Gjatė kėsaj kohe nė Epir - shkruan ai - shquhej ndėrmjet mbretėrve tė vegjėl dhe princėrve tė tjerė emri fisnik i Gjon Kastiotit pėr sundimin e tij si nė qytete tė tjera e nė Krujė veēanėrisht". Por njėherėsh me Pirron Barleti njeh si pararadhės tė shqiptarėve edhe Aleksandrin e Maqedonisė. Kjo shprehet sidomos qartė nė hyrjen e veprės, kur autori spjegon shkaqet qė e nxisin tė shkruajė historinė e Skėnderbeut: "Pėrkundrazi, gjithė lumturia dhe lavdia epirote u pėrplas pėrdhe nga kulmi i saj me nam, pothuaj nė njė ēast dhe liria u shemb e u thėrrmua aq sa tė mos duket tanimė fare asnjė gjurmė dhe asnjė shenjė e bujarisė sė stėrlashtė. Prandaj sikur tė ngjallej ai Aleksandri i mjerė qė i pari bėri tė mbahej nė gojė emri i fisit dhe i skeptrit nė zverk tė gjithė atyre popujve, sikur tė kthehej nė kėtė jetė ai mjeshtri i luftėrave, Pirroja, me siguri, nuk do ta njihnin Maqedoninė e tyre, nėnėn e kryetrimave, do ta braktisnin vendin qė e patėn vatėr tė lirisė dhe do ta pėrbuznin si tė zvetėnuar." (M. Barleti, Historia e Skėnderbeut, f. 50).

Barleti pra pėrdor dy koncepte pėr Shqipėrinė e kohės sė tij, konceptin Epir dhe Maqedoni. Duke bėrė fjalė pėr rrethimin e dytė tė Shkodrės dhe pushtimin e saj nga turqit (1479) Barleti shkruan kėto fjalė pėr Maqedoninė. Sulltani "menjėherė u hodh nė Maqedoni qė sot nė gjuhėn popullore quhet Arbėri, sepse arbėrorėt e atij vėndi thuajse tė gjithė flasin gjuhėn arbėrore". Nė kėtė vepėr pushtimin e Shqipėrisė Barleti e quan pushitm tė Maqedonisė nisur nga fakti se Shqipėria kishtė qenė pjesė e saj nė kohėn e Aleksandrit tė Madh. "Shkrodra - shkruan Barleti - ėshtė qendra e bregut tė Maqedonisė dhe e asaj pjese tė Dalmacisė qė e ka afėr", ndėrsa mė tej shkruan se "Shkodra ishte qyteti mė i pėrmendur dhe kryeqendra e Shėqipėrisė". Sulmet e para turke mbi tokat shqiptare Barleti i quan sulme tė ndėrmarrra ndaj Maqedonisė. Kėtė emėrtim pėr vendin pėrdor autori kur bėn fjalė pėr betejėn qė u zhvillua Savėr (afėr Lushnjės) midis turqve dhe Balshės II (1385). Por krahas emėrtimit Maqedoni Barleti pėrdor edhe emėrtimin Epir. Epiri vdiq - shkruan ai - bashkė me kryetrimin (Skėnderbeun - LM). (Barleti, vep. cit. f. 51).

Barleti, si tė gjithė humanistėt e kohės, bazohej tek autorėt e vjetėr greko-latinė, si Homeri, Straboni, Plini, Platoni, Lukani, Katoni, Cezari. Pra, Barleti pėrdor pėr vendin e tij, Shqipėrinė, emėrtime antike, tė njohura prej autorėve tė vjetėr tė lartpėrmėndur.

Sipas Strabonit, ilirėt dhe epirotėt ndaheshin me grekėt e vjetėr nė Akarnani. "Sipas Eforit, - shkruan vetė Straboni nė veprėn e tij Gjeografia (libri VII, paragrafi VI) - fillimi i Greqisė nė perėndim ėshtė Akarnania". Sipas Herodotit, Greqia e vjetėr shkonte deri nė grykėn e Teropileve. Duke bėrė fjalė pėr luftėn nė grykėn e e Termopilave Herodoti njofton se "grekėt vunė mbretin Leonidha me 300 spartanė tė mbronin grykėn e Termopileve, me qėllim qė barabarėve (persėve - LM) t’u ndalohej hyrja nė Greqi. Pra, gryka e Termopileve shėnonte kufirin verior tė Greqisė. Sipas Hamondit, njė studiues i shquar anglez, Straboni ka bėrė njė dallim tė plotė midis fiseve ilire, fiseve epirote dhe fiseve greke. Vija ndarėse nė jug midis ilirėve dhe epirotėve ishin malet Akrokeraune (malet e Vetėtimės - LM), ndėrsa vija ndarėse midis epirotėve dhe grekėve ishtė gjiri i i Ambrakisė (sot gjiri i Artės - LM ) Ndėrsa vija ndarėse midis grekėve dhe Tesalisė ishte lumi Peneus. Pra, Tesalia nuk ishtė tokė greke.

Po kėshtu shkruan edhe Skylaksi, njė tjetėr autor i vjetėr. Sipas tij, Greqia fillonte nga qyteti i Ambrakisė. Nė veprėn e tij Peripleus, ai shkruan se "pas Thesprotisė vijnė mollosėt dhe pas tyre Ambrakia, njė qytet grek".

Tuqididi dhe Straboni i quajnė fiset epirote jo popullsi greke. Historiani i shquar i antikitetit, Teodor Momsen, i quan epirotėt shqiptarė tė antikitetit. Nė librin e tij "Storia di Roma" (1903), duke bėrė fjalė pėr Pirron dhe marrjen e pushtetit nga ana e tij, Momsen shkruan se "tė gjithė shtrėnguan radhėt rreth tij, epirotėt, trima, shqiptarėt e antikitetit" (i valorosi epiroti, gli albanesi dell’antichitį). Nisur nga kėta autorė Barleti e quan Skėnderbeun epirotas dhe Shqipėrinė herė Epir dhe herė Maqedoni. Madje, ai shkruan Epiri ose Maqedonia, emra kėta tė pėrdorur nga autorėt e vjetėr pėr trojet e shqiptarėve tė kohės sė tij. Epirotas e quajnė Skėnderbeun edhe shumė historianė tė tjerė humanistė tė shek. XV - XVI.

Antonius Sabelicus (1436-1506) nė veprėn e tij "Historia e Venedikut" (Rerum Venetiarum), duke folur pėr Skėnderbeun e quan atė epirotas, ndėrsa zotėrimet e tij Epir.Edhe njė autor tjetėr, anonim, nė njė vepėr me karakter panegjerik, kushtuar perandorėve tė Bizantit, tė shkruar rreth viteve 1427 - 1446 shkruan se "Epiri banohej nga shqiptarė. Edhe tani - shkruan ky autor - gjithė ai vend (Epiri - LM) banohet i veēuar, nė grupe tė vogla dhe fshatra nga popullsi shqiptaro-ilire". Dhimitėr Frangu, njė bashkėkohės i Skėnderbeut, e quan Epirin pjesė tė Shqipėrisė. "Skėnderbeu, princi i Epirit -shkruan Frangu - ishte djali i vogėl i zotit Gjon Kastrioti qė zotėronte atė pjesė tė Shqipėrisė qė quhet Emathia (Mat) dhe Tumenisht" (Demetrio Frango, Commentario delle cose dei turchi et del S. Georgio Scanderbeg, principe di Epiro, Venetia, 1539). Edhe Marin Beēikemi, njė shkrimtar humanist i shek. XV qė ka lėnė njė pėrshkrim tė rrethimit tė parė tė Shkodrės nga turqit (1474), pushtimin e Shqipėrisė nga kėta nė kohėn e Gjon Kastiotit e quan pushtim tė Epirit.

Tė dhėna interesante pėr Epirin jepen edhe nė letėrkėmbimin midis Skėnderbeut dhe sulltan Mehmetit II, pėr tė cilin bėn fjalė Dhimitėr Frangu. Sipas tij, Mehmeti II nė kėmbim tė paqes pranonte ta quante Skėnderbeun princ tė epirotėve (Prencipe delli Epirensi). Ndėrsa Skėnderbeu nė pėrgjigje tė tij i bėnte tė ditur se kėtė titull e kishte marrė prej kohėsh pėr hir tė Zotit. Skėnderbeu i shkruante Mehmetit II edhe pėr kurorėzimin qė priste ng Papa Piu II si mbret i Epirit dhe i tė gjithė provincės sė Shqipėrisė (Re dell’Epiro et di tutta la provincia d’Albania). Burimet historike tė nxjerra nga arkivat e kohės provojnė se edhe veten dhe shqiptarėt e quanin veten epirotas dhe pasardhės tė Pirros dhe tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė. Ėshtė e njohur njė letėr e tij dėrguar mė 31 tetor 1460 njė princi italian tė Tarentinit Johan Antonius de Ursinis.

Nė qoftė se kronikat tona nuk gėnjejnė, ne quhemi epirotė. Skėnderbeu pėrmend nė letėr si paraardhės tė shqiptarėve edhe Pirron e Epirit dhe luftėrat e tij fitimtare nė Itali. Besimi se shqiptarėt rridhnin nga Pirroja ishte mė se i pėrgjithshėm edhe te turqit. Duke bėrė fjalė pėr qėndresėn heroike tė shkodranėve nė 1478 - 1479, Barleti shkruan kėto fjalė tė thėna nga njė oficer i lartė turk: njeriu nė botė ndjek gjurmėt e gjakut e tė fisit tė vet, ky ėshtė ligj, pra edhe shqiptarėt kanė shpirtin dhe zjarrin e Pirros, sepse prej tij rrjedhin.

Kjo letėr tregon se nė vetėdijėn e tyre shqiptarėt e njihnin veten si pasardhės tė Pirros dhe njėherėsh tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė. Nė Shqipėri e vendos Epirin edhe njė bashkėkohės tjetėr i Skėnderbeut, Gjon Muzaka. Nė kronikėn e tij tė shkruar nė mėrgim, pas pushtimit tė vendit, autori shkruan "l’Epiro in Albania". Po kėshtu, edhe shkrimtari i ynė Frang Bardhi nė kapitullin tretė tė fjalorit tė tij, kur pėrshkruan fjalėn "Arbni" shkruan se "ky ėshtė emri i saktė i disa kėshtellave qė i pėrkasin asaj pjese tė Maqedonisė e cila quhet Epir ose Albani" (Hoc est propria nomina nonnularum, atque Castellorum ad eam partem Macedoniae spectantium, quae Epirus sive Albania dicitur). Duke bėrė fjalė pėr Shkodrėn, autori shkruan se ky qytet ndodhet nė Epir ose ndryshe Shqipėri (Scodra - vrbs in Epiro, seu Albania).

Si sinonim tė Shqipėrisė e quan Epirin edhe gjeografi i shquar i shek. XVI Gerardius Mecator (1512 - 1594). Nė atlasin e tij, "Theatrum Orbis", autori shkruan: "Epiri, i quajtur ndryshe Shqipėri" (L’Epiro detto l’Albania). Njė barazim tė tillė tė Arbėrisė me Maqedoninė bėn edhe historiani humanist Gjergj Merula nė veprėn e tij qė bėn fjalė pėr rrethimin e parė tė Shkodrės nga turqit mė 1474. Sipas tij sulltani vendosi tė sulmonte atė pjesė tė Maqedonisė qė gjendet buzė Adriatikut e qė sot quhet Arbėri. Po ashtu, sipas tij, "Shkodra ishtė mu nė kufi me Dalmacinė dhe Maqedoniė". Mė tej, bazuar tek autorėt e vjetėr, Merula shkruan se lumi i Lezhės "ndan Dalmacinė nga Maqedonia". Duke bėrė fjalė pėr ardhjen e ushtrisė sė madhe turke, autori shkruan se tmerri pėrfshiu jo vetėm krahinėn e Shkodrės, por tė gjithė "banorėt e bregut tė Ilirisė dhe tė Maqedonisė", pra tėrė vendin. Frang Bardhi e quan gjuhėn epirote gjuhė shqipe, tė cilėn turqit e quajnė "arnautēe". (Epirote = Iarbenesche, Turciche Arnautlar). Po kėshtu edhe Budi e quan shqipen gjuhe epirote. Kėtė autori e shpreh qartė qė nė titullin e veprės "Pasqyrė e tė rrėfyemit" pėr tė cilėn thotė se e ka pėrkthyer nė gjuhėn epirote (Speculum Confessionis, In epiroticum linguam a Pietro Budi... traslatum. Roma, 1621).

Por, siē u tha, krahas Pirros autorė tė ndryshėm bėjnė referenca tė shqiptarėve edhe me Aleksandrin e Madh. Arsyet duhen kėrkuar nė faktin se e ėma e tij ishte Olimpia, njė grua jo greke, por epirote. Njė nga statutet e Shkodrės, tė botuara kohėt e fundit (Statuti di Scutari), hapet me njė privilegj dhėnė Shkodrės nga Aleksandri i Madh. Barleti e shpjegon emrin e Skėnderbeut nga Aleksandri i Madh i Maqedonisė, pikėrisht nisur nga fakti se shqiptarėt e konsideronin vetėn pasardhės tė tij.

Frang Bardhi shkruan se Shkodra ishte themeluar prej Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė (Scodra esse conditam ab Alexandro Magno). Bardhi shkruan se kėtė e besonin edhe vetė turqit dhe pikėrisht pėr kėtė arsye edhe e quanin Skėnderia pėr ta dalluar nga qyteti i Aleksandrisė nė Egjipt, i themeluar nga Aleksandri i Madh. Mendimi se Shkodra ishte theemluar nga Aleksandri i Madh qarkullonte nė fakt qė nė kohė tė Barletit. "Tashti pra, shkruan Barleti - disa tė huaj thonė se Shkodra paska qėnė themeluar nga Aleksandri i Madh". Sipas Barletit, kėtė e besonin tė gjithė edhe vetė muhamedanėt shkojnė me kėtė arsyetim, sepse Shkodrėn nė gjuhėn e vet e quajnė Skanderi dhe ky arsyetim, sipas shpjegimit tė tyre, ėshtė njė me emrin Aleksandri. Barleti vetė nuk e besonte kėtė mendim. Sipas tij, Shkodra ishte mė e vjetėr dhe themelimim e saj ai e lidh me tė dhėna tė tjera. Pavarėsisht nga kjo, edhe Barleti e shpjegon emrin e Skėnderbeut si njė emėr tė dhėnė nga turqit nė kujtim tė Aleksandrit tė Madh qė shqiptarėt e konsideronin paraardhės tė fisit tė tyre.

Kėshtu, duke bėrė fjalė pėr ndryshimin e emrave tė bijve tė Gjon Kastriotit nga turqit, Barleti shkruan: "Epirotėve, pasi ua ndėrruan emrat e parė, u vunė tė tjerė, tė ndryshėm, sipas zakonit tė asaj gjindjeje. Gjergji, qoftė rastėsisht, qoftė pse ishte mė i dalluari ndėr tė tjerėt pėr natyrėn e tij, u quajt Skėnder, qė ėshtė baraz me (emrin) tonė Aleksandėr". Barleti bėn tė qartė se Skėnderbeu e mbante Aleksandrin si paraardhės tė shqiptarėve. Kėshtu, nė njė rast, duke i dhėnė zemėr ushtrarėve tė tij, Skėnderbeu u pėrmend atyre thyerjen e Darit tė Persisė nga Aleksandri ynė (Barleti, vep. cit. f. 224). Duke pėrshkruar gėzimin e madh tė shqiptarėve pėr fitoren kundėr turqve nė rrethimin e parė tė Krujės, Barleti shkruan: Njerėzve, kur shikonin atė rini luftarake dhe kur shikonin atė lule burrash rreth Skėnderbeut, nuk u dukej aq ēudi qė fuqitė e Muratit ishin thyer prej arbėrve. Me tė vėrtetė, ishte kthyer pėrsėri shkėlqimi i lashtė i Maqedonisė dhe dukej se kishin ardhur prapė, tamam siē ishin dikur kohėt tanimė tė harruara tė Aleksandrit dhe tė Pirros. (Barleti, vep. cit. f. 285). Si paraardhės tė shqiptarėve e njihnin Aleksandrin e Madh edhe shtetet e tjera tė kohės, si Republika tregare e Raguzės (Dubrovniku).

Kur Skėnderbeu me ushtrinė e tij u prit aty nga autoritetet e vendit (gjatė kalimit tė tij pėr nė mbretėrinė e Napolit), nė fjalimin e rastit, tė mbajtur nga shkrimtari David, duke i uruar atij fitore, oratori tha midis tė tjerave se "I lumtur do tė shkosh, o princ i pathyeshėm, mė i lumtur do tė kthehesh. As Aleksandri yt epirotas, as ai Pirroja, mbreti rrufe i epirotasve dhe mjeshtri i luftėrave, nuk u kthyen fitimtarė nga Italia, ashtu siē do tė kthehesh nė atdhe i lumtur e fitimtar ti, o mbret i fuqishėm dhe bujar. Vetė Skėnderbeu, sipas Barletit, nė ēastin e vdekjes pėrmend nė porositė qė i lė tė birit fjalėt qė Filipi II i Maqedonisė i lė tė birit tė tij Aleksandrit tė Madh. Autorė tė tjerė shqiptarė, si Frang Bardhi, i cituar mė lart bėsonin madje se Aleksandri i Madh kishte lindur nė Petrelė. Autorėt e vjetėr njoftonin se Aleksandri kishte lindur nė Pella. Sipas Bardhit, Pella nuk ishte tjetėr veēse Petrela. Studiuesi i njohur J. Falemerajer nė veprėn e tij "Elementi shqiptar nė Greqi" shkruan se "Maqedonasit e vjetėr, fitimtarėt e Athinės e tė Babilonisė, kishin farefisni me shiptaro-epirotas-ilirianėt". Edhe patrioti i shquar Mėrkur Bua pretendonte se rridhte nga Pirroja dhe maqedonasit. Dihet se nė fund tė shek. tė kaluar mercenarėt shqiptarė tė mbretėrisė sė Napolit mbanin emrin regjimenti i maqedonasve.
__________________
12 vjet larg... brenga tė tilla veē Shqiptarėt njohin...
"Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet?"
Njė fėmi qė fle rritet por njė popull qė fle VDES!
Albanian nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 20-11-2011, 05:52   #7
Albanian
Admin
 
Avatari i Albanian
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Angli
Postet: 1,804
Pėlqime: 115
Pėlqyer 111 herė nė 100 postime
My Mood: Inspired
Rep: 20
Albanian will become famous soon enough
Points: 629,266
Pikėt nė bankė: 25,116,178
Total Points: 25,745,443
futi i birre se je lodh :P - GhOsT Boti modh me nela tu vu bane :P u bona per kafe na dhe ti nji - GhOsT ste bo dom nji me qumesht :P - GhOsT 
Gabim Vrasja e Klitit, tregim legjendar

Botuar per here te pare me 15 Maj 2005 ne Revisten "Zeri i larget", Autori i tregimit: Llemadeo.

Kur lindi Aleksandri i madh, e ėma Olimbia, bije e fisit te Mollosve qe jane shtrire qe ne ato kohe te sterlashta, ne krahinat e Jugut tė Ilirisė deri ne gjirin e Vlorės… Ajo ia dha te birin e sapo lindur nje gruaje te njohur prej saj qė ajo ti jepte gji, pasi siē dihet, disa nga grate, kur lindin fėmijėn, ne pergjithsi kane probleme me gjirin dhe ne oret e para femijes i jep gji nje tjeter grua qe ka lindur ne ato dite te afrėta… Ajo grua qe i ka dhene gji Aleksandrit ka qene nje e njohur e Olimbisė e ėma e Klitit. Kliti u rrit bashke me Aleksandrin dhe u bene shoke shume te ngushte, aq sa Aleksandri e mori me vone ne trupen e tij ushtarake mė besnike dhe e mbante si besnikun e vet me tė forte prane vetes…
Aleksandri kshillohej shpesh me Klitin si miq edhe pse me kokfortesinė e tij ai nuk e degjonte gjithmonė !
Njė herė Kliti e kundėrshtojė aq shume sa u zunė me fjalė me njeri tjetrin shume ashper, aq sa nder te tjera Kliti nė zėnie e siper me fjalė i tha Aleksandrit:
“Ti ke vrarė babanė tėnd pėr ti marrė pushtetin, etja jote nuk njeh kufijė pėr pushtet. Edhe botėn sikur ta sundosh ti don prap tė sundosh diēka tė re…”!

Aleksandri i nevrikosur e vrau Klitin para kėmbve tė tij.
Pasi e vrau ai u bė i trebuar, ai thėrriste me zė tė lartė duke vajtuar me njė gjuhė tė ēuditshme dhe ne tė njeten kohe ai gerrvishtėte fytyrėn e tijė, shkulte flokėt dhe sidhej nėper ate truall tė ngjarjes duke e rrahur gjoksin e vet me grushta dhe duke gjuajtur Dhe me duar poshte e lart…
Asnjė ushtar apo drejtues ushtarak nuk guxonin ti afroheshin nė ato minuta tragjike qė ai po kalonte…
Dhembja pėr tė ishte tejet e madhe, aq e fortė sa atij tronditja i kishte shkuar aq thellė nė shpirt, deri atje sa i kishte zgjuar disa nota ankimi e vajtimi qė ja kishin ndezur flakė trishtimin deri ne celet e genit tė gjakut tė vet, ku e kishte bėrė tė ndjeje dhembjen pėr humbjen dhe ta demostroje hapur atė dhėmbje ashtu me disa rite fisnike krejtėsisht tė veēanta !
Ai e ndjente atė humbje aq thellė sepse kishte vrare njeriun me besnik, kishte vrare vėllane e gjirit, vėllane e qumshtit, vėllanė e gjakut, Klitin njerin nga djemte e fiseve me te njohura ne Ilirinė e jugut, nė fisin e Mollosve.
Nėper atė tronditje ai thoshte:
“Si do ti them nėnės sė Klitit pėr djalin, asajė nėne qe mua mė ka dhenė gjirin e vet,,,?”!
Fjalet e Aleksandrit shpreheshin nė njė gjuhė tė ēuditshme dhe tė fuqishme sa tė dukej se ai po fliste me qiellin, me perendite, atė ditė nė ato orė tragjike, kur ai kishte vrarė Klitin dhe e shihte disa hapa larg vetes tė shtrirė, ashtu tė gjakosur para tij…
Ai ngrihej dhe turrej nė njė anė, me duar drejt qiellit dhe therriste me sa fuqi qė kishte…dukej se u lutej pernedive qė ta ngjallnin Klitin, ta ngrinin pėrseri nė kėmbė… Ai i krijonte ato skena duke levizur ne menyre dramatike afer trupit te Klitit. Therriste me duar drejt qiellit ne atė gjuhė tė pakuptueshme prej shumicės sė gjeneralve tė tij qė i qėndronin nė kėmbė diku rrotull, zėri i tij i fuqishem dukej se do tė ēante qiejtė pėr ti bindur perenditė, pėr ta ndihmuar pėr diēka krejtesisht tė veēantė…dhe kohe mbas kohe ai shkonte tek trupi i Klitit dhe ja merrte kokėn ne duar duke i thirrur me sy te perlotur:
-“Jooo Klit!
-Ti nuk duhet tė vdesesh!
-Tė lutem ēohu nė kembė!
-Une kam nevojė pėr ty!
-Mu thaftė kjo dorė !
-Kjo shpatė u ngulte ne gjoksin tim qė tani…!
-Ngrehu o i imi vėlla!
-Po tė lutem pash gjirin e mėms qė bashkė e pimė, ēohu nė kėmbė serish…!

Kliti nuk fliste mė kurrė, zemra e tij e pershkuar nga shpata e mprehte me shpejtesine e nje rrufeje tė krahut tė Aleksandrit e kishte fikur perjetesisht ēdo qelizė tė jetes sė tij.
Aleksandri e ulte sėrish ngadalė kokėn e tij mbi pelerinėn e vet tė cilen ja kishte palosur dhe ja kishte vėnė poshtė kokės sė Klitit, qė nė ēastin kur ai u rrėzua si njė lis i kėputur nga njė rrufe e papritur.

Sėrish ngrihej dhe me fuqi tė reja thėrriste drejt qiellit aq shpesh, sa fjala fjalėn nuk ja priste. Krahet e tij qėndronin tė shtrirė drejt qiellit gjatė nėpėr ato lutje tė tij pėr ta ringjallur serish mikun e tij mė tė mirė, Klitin.
Orėt e pasdrekes erdhėn duke e zbehur dritėn e diellit si nė nje savane shkreteire dhe njė heshtje zie ra nė gjithė ushtrinė e Aleksandrit, qė nė njė farė disance i kishin krijuar njė rreth kortezhi tė pėrmortshem me pėrkrenare tė hequra dhe po prisnin nė njė heshtje varri se ēdo tė bėnte tani mbreti i tyre. Ata tė gjithė e ndiqnin atė skenė tė llahtarshme me lot nė sy duke iu dridhur mjekrrat nga dhėmbja.

Po qante vigani i tyre, mbreti i tokės tė cilėn ata e kishin shtruar nė tė gjitha gjėresite e gjatesite gjeografike nga Mesdhu drejt orientit tė largėt… Po qante dhe po thėrriste perėndite pėr pėr ti ardhur nė ndihmė pėr njė humbje, pėr njė dhembje tė madhe. Po vajtonte ai, ai qė nuk dinte se ēėshtė vaji, ai qe nuk ishte pėrkulur kurrė, nė mijra beteja tė pėrgjakshme pėr tė arritur qė tė nėnshtrojė dhunat dhe tė ndėrtojė qytetrimet moderne tė kohve antike…

Kortezhi i mijra ushtarve qė i qėdronin nė kėmbė disa dhjetra metra larg ne shenjė rrespekti, bindje dhe dhembje, po prisnin tė degjonin urdhrin e ri…
Aleksandri duke u ndjere i vetem nė ate dhembje, nė ate vajtim tragjik pasi askush nuk i afrohej as ta qetesonte por as ti vinte ne ndihme pėr tė vajtuar e klithur sė bashku. Ashtu ai u kthye me njė levizje tė rrufeshme nga trupa e ti ushtarake dhe u thirri me sa fuqi kishte:

-„Ka vdekur Kliti, e vrau krahu im i thatė, mė dėgjoni, e ndjeni humbjen time, humbjen tonė… ?!

Radhėt e ushtave dhe tė gjeneralve lotonin nė heshtje por askush nuk guxonte tė i afrohej.
Atėherė Aleksandri nisi vajtimin letargjik per Klitin sipas nje riti tė vjeter, shume tė vjetėr. Sipas riteve Iliriane, tė atyre riteve qė i kishin vetėm fiset e Ilirise, fiset e eterve tė tij…dhe ai tha kėto fjale:

O Klit vigani, o mik e vėlla
Tė vrau krah i thatė
Ēasti i zemrimit
Qė mendjes mė pėrshkojė
Porsi njė rrufe…
Jo ti nuk ke vdekur
O biri i Epirit
O zemra trimerore
Ti rron kėtu me ne !

-Ai heshti pėr njė ēast, kur pa pritmas nga radhet e ushtarve u degjua njė vaj i zėshem me fjalet e ndara ne disa rrokje sipas rititit vajtimtar tetė-nėntė rrokesh, tė fisit tė Ardianve nė Ilirine veriore, tė cilet e bėne atė fushe tė gjerė te gjėmoje prej atyre zerave rėnkues vajtimtarė… ku u dėgjua gjatė njė :

-Oh-ho-ho-ho, oh-oh-ho-ho-ho, ! Njė oh-oh-oh…dhembjeje qė shkonte si nje gjame termeti qė po zhgulte lisa…, po rrezonte maja malesh…aq e thellė vinte e shkonte ajo jehone e vajit te burrave qe i erdhen ne krah vajit letragjik, fjaleve tė Aleksandrit…

Aleksandri i thiri ushtaret pasi e kuptoje se ata i njihnin mirė ritet Ilire tė nderimit pėr tė vdekurin dhe u tha atyre qė ta vajtonin sipas zakonit krah pėr krah me Aleksandrin dhe tė ia bėnin tė gjitha nderimet me ato rite e ta varrosnin me nderim sė bashku.
Ata ushtarė, burra Ilir nė radhet e ushtrisė sė Aleksandrit u nisen drejt Klitit ne nje rrjesht te shtrire gjėre dhe filluan thirrjet e gjamės vajtimtare duke i pėrshkruar tė gjitha trimeritė e urtesitė e tij dhe duke i bere nje jehone vajtimi pas ēdo pershrkimi ne menyre epike prej disa rradhesh me fjalė mjaft kuptimplote.
Aleksandri kishte zėne vend ulur nė gjunje afer kokės sė Klitit dhe derdhte lot pa ndalur, ndėrsa ai grup burrash fisnike nga fisi i Ardianėve tė Ilirise po e vajtonin me keto fjale:

-O te mjeret ne per ty o Kliti ynė i mirė!
Ti na ishe dritė nė netėt e veshtira
Ti na ishe dielli nė ditėt me stuhi,
Krahun ia dobesoj vdekja e jote
Mbretit tone qe sot po vajton per ty !
Jo ti kurre me nuk do te jesh nder ne
Kur perballe te kemi ushtrite barbare
Ne vrudhi yt e guximi do te na mungojne
Gjithmone do ta ndjejme mungesen tėnde !
Por kujtimi yt ne gjalle do tė na mbajė
Zėri, fjala jote aq e dlirė…
O vėlla, hero i Epirit i fisit tone Ilir aq tė mire !
Oh-ho-ho-ho, oh-ho-ho-ho…

Ata pasi perendoje dielli sipas riteve tė vjetra Ilire e morėn nė vigj duke e mbajtur mbi supe dhe shkuan ta varrosnin nė njė varr qė ushtarėt kishin hapur. Aleksandri u dha urdhėr ushtarve qe ta ulnin dhe njė herė pranė varrit ku sipas riteve tė vjetra Ilire, njerzit mė tė dashur falen pėr tė fundit herė me tė vdekurin tek gryka e varrit…
Dhe Aleksandri donte tė falej me Klitin pėr tė fundit herė si me njeriun mė tė afėrt dhe mė tė dashur tė tij, me besnikun e tij tė armve e tė veprimeve. Ai u ul ne gjunjė pranė arkivolit tė tij dhe ne krahun e tij tė djathte i preku bute fytyrėn dhe i tha kėto fjalė :

-“Kliti, miku im, ti po iken para meje nga kjo botė, dhe une do tė vij shumė shpejt sepse nuk kthehem dot i gjallė tek mėma jote dhe tek mėma ime, sepse nuk di ēte them pėr ty , lamtumirė…!”!

Disa nga Gjeneralėt ranė nė gjunjė nė shenjė ndrimi, ndėrsa Aleksandri hoqi njė unazė nga gishti i tij dhe ja vuri Klitit ne gishtin e vogėl tė dorės sė djathtė nė shenjė nderimi dhe rrespekti, nė shenjė dhėmbje pėr humbjen mė tė madhe gjatė gjithė karierės sė tij si ushtarak, si mbret i asajė pjese tė botės tė cilėn e sundojė…

Asnje here mė pastaj Aleksandri nuk e pati as gėzimin dhe as lumturine e mėparshme. Ai rrinte gjithnjė i mėrzitur aq sa ēdp gjė i dukej e pavlerė nga gjithė ēkishte bėrė nėpėr dekada, nėpėr invazionet e tijė ushtarake si dhe nė ndertime qytetesh e shtetesh tė reja…asgje nuk e ngrohte mė, gjithēka i dukej bosh, sikur shpirti i kishte humbur diku qė nė orėt kur kishte vrarė Klitin…
Jo shume vonė ne vite, Aleksandri duke u kthyer me njė pjese te trupave te tijė per ne Atdhe ai vdiq i pikelluar nga nje goditje ethesh tė papritura qe ia morėn jetėn…!
Ai vuajti gjithnje atė vrasje qė i beri mikut tė tij nė nervozizem e siper, pėr tė cilėn u pendua qė nė sekondat kur shpata u nis drejt gjoksit tė Klitit, por ajo kishte ecur mė shpejt se mendimi dhe e kishte pėrshkruar trupin e Klitit…!

Aleksandri fliste me vete pas asajė tragjedie dhe siē thonin gjeneralet e tij, ai fliste nė njė gjuhė te pakuptuseshme pėr ne, gjuhė me tė cilen nganjėhere edhe na bėrtiste me zė tė lartė, aq sa na bėnte ti bindeshim menjėherė edhe pse nuk i kuptonim fare ato fjalė...
Atė gjuhė e kuptonin vetėm disa ushtare tė ushtrise sė tij, tė cilet ai i donte shume dhe rrinte me ta mė shpesh se me ēdo pjesė tjetėr tė ushtrise… Ata ishin burra tė hijeshėm, tė gjatė, dhe mjaft trima. Aleksandri ata i mbante gjithnjė nė njė trupe rezerve pėr rreziqe e sulmesh tė papritura…!

Dhėmbja e Aleksandrit pėr vrasjen e Klitit, ka qėnė njė dramė e pa ndodhur ndonjėherė nė historinė e vrasjeve tė ēdo lloj forme apo natyre ne oborret e larta te mbreterve. Ajo ėshtė njė legjendė mė vete pėr vetė sjelljen fisnike tė Aleksandrit qė nė momentet qė e kreu vrasjen, pasi Klitin e trajtojė si njė Hero duke e vajtuar e varrosur me tė gjitha nderimet dhe duke iu lutur qiellit qe ta ngjallte, lutje nė tė cilat Aleksandri mallkonte edhe vetėn pėr atė krim qė bėri ne sekondat e tundimit tė ndėrgjegjes sė tij nga inati dhe egoja personale pėr tė mos iu nėnshtruar asnjė lloj kritike apo kėshillimi.
Ato gjeste burrėrie e fisnikrie kanė qėnė norma njerzore vetem tė fiseve Ilire shqipetare gjuhėn e tė cilve Aleksandri e njihte aq mirė si dhe ritet tradiciaonale tė cialt i nderonte aq me pėrpikmeri!
Nė betejta mė tė rrebta ai u fliste ushtrive tė tij nė atė gjuhė tė ēudistshme sa edhe ata ushtarė qė nuk e kuptonin merrnin guxim dhe ndizeshin nė zjarr trimėrie kur e degjonin zėrin e Aleksandrit nėper ato fjalė tė gjuhės Ilire. Gjuhė e cila ishte sa hyjnore por aq edhe “Orė” e madhe me njė lėndė magjike nė vetvete pėr tė zbutur deri dhe egėrsinė e qiejve. Rrufeve po tu flisje Ilirisht ato largoheshin gjithmone, sic thone legjendat se gjuhen Ilire e kuptojne edhe rrufete...!
__________________
12 vjet larg... brenga tė tilla veē Shqiptarėt njohin...
"Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet?"
Njė fėmi qė fle rritet por njė popull qė fle VDES!
Albanian nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 08-01-2014, 11:34   #8
Leo123
Junior Member
 
Regjistruar mė: Jan 2014
Postet: 1
Pėlqime: 0
Pėlqyer 0 herė nė 0 postime
Rep: 0
Leo123 is on a distinguished road
Points: 174
Pikėt nė bankė: 0
Total Points: 174
Gabim Post

ku mori pjesė nė jetėn aktive tė Maqedonisė. Nė 337 p.e.r Filipi u nda me Olimpinė dhe u fejua me bukuroshen Kleopatra. Qė atėhere marrėdhėniet e Aleksandrit me tė atin filluan tė zbeheshin, fakt qė e detyroi Aleksandrin tė largohet sė bashku me tė ėmėn nė Epir. Pas njė viti kontradiktat midis tyre filluan tė normalizoheshin.
__________________
pass4sure 642-813 pass4sure 642-813
leather motorcycle jackets for men click cissp cissp
learn spanish free online for beginners learn spanish free online for beginners
Leo123 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 12-02-2014, 16:13   #9
Airbourne
Shqiptar
 
Avatari i Airbourne
 
Regjistruar mė: Nov 2012
Postet: 547
Pėlqime: 83
Pėlqyer 49 herė nė 40 postime
Rep: 268
Airbourne is on a distinguished road
Points: 14,609
Pikėt nė bankė: 0
Total Points: 14,609
Gabim

Nje pederast qe shuajti kultura shekullore.
__________________
Die gefährlichste Sorte von Dummheit ist ein scharfer Verstand!
Airbourne nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 12-02-2014, 16:43   #10
Airbourne
Shqiptar
 
Avatari i Airbourne
 
Regjistruar mė: Nov 2012
Postet: 547
Pėlqime: 83
Pėlqyer 49 herė nė 40 postime
Rep: 268
Airbourne is on a distinguished road
Points: 14,609
Pikėt nė bankė: 0
Total Points: 14,609
Gabim

Po pati ndonje hulumtues skipetaris.......bujrum!
Nuk ka.
__________________
Die gefährlichste Sorte von Dummheit ist ein scharfer Verstand!
Airbourne nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Vjetėr 12-02-2014, 16:43   #11
Airbourne
Shqiptar
 
Avatari i Airbourne
 
Regjistruar mė: Nov 2012
Postet: 547
Pėlqime: 83
Pėlqyer 49 herė nė 40 postime
Rep: 268
Airbourne is on a distinguished road
Points: 14,609
Pikėt nė bankė: 0
Total Points: 14,609
Gabim

Po pati ndonje hulumtues skipetaris.......bujrum!
Nuk ka.
__________________
Die gefährlichste Sorte von Dummheit ist ein scharfer Verstand!
Airbourne nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin

Tema tė njėjta
Tema Filluesi i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i fundit
TitanoBoa, gjarpri me i madh i gjitha koherave! rrugaci_i_vogel Kuriozitete 0 13-02-2010 21:57
Qeni me i madh ne bote mbase!!!! con_uk Kuriozitete 7 27-12-2009 19:14
Thoma Turtulli Bamirėsi i madh qė ndėrtoi Korēėn... Albanian Historia e Shqipėrisė 0 15-12-2009 06:16
Barku i madh nuk ėshtė pėr meshkujt! Semiramida Trupi nė formė 0 10-08-2009 23:26
Shpiket sistemi mė i madh i laserit-->NEWS Teknologji Bl@ck_E@gle Shkencat e natyrės & Teknologjia 0 26-07-2009 09:33


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 07:52.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar