Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Politika dhe Media > Mediat sot

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 24-08-2010, 00:40   #1
Diamanta
Alluring
 
Avatari i Diamanta
 
Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,925
Pėlqime: 35
Pėlqyer 98 herė nė 89 postime
My Mood: Happy
Rep: 761
Diamanta will become famous soon enough
Points: 696,254
Pikėt nė bankė: 24,061,777
Total Points: 24,758,031
i gezofsh dhe ti festat - GhOsT Mire se ke ardhur dhe qofsh mire - Daniel00 Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - Albanian 
Gabim Krimi tek tė rinjtė dhe paaftėsia e shtetit

Si faza kryesore e kursit tė jetės, rinia demonstron pėrgjithėsisht disa qėndrime, sjellje dhe akte shoqėrore, tė cilat jane te perbashketa, pavarėsisht nga vendndodhja e te rinjeve. Rinia si nje periudhe ku individet nuk jane as adoleshente dhe as pjesėmarres te plote ne jeten e te rriturve shoqerohet vazhdimisht me dilema. Ajo ka gjithmone nje status te ndermjetem dhe nje rol qe gjendet gjithnje mes varesise dhe pavaresisė. Njerėzit e mendojne rinine si moshe ideale per nje jete te gjalle, dinamike, te dhene pas aktiviteteve krijuese, udhetimeve, dashurise, jetes shkollore apo universitare.

Eshte e veshtire te provohet se tek te rinjte ndikon mjedisi shoqeror, prejardhja familjare, gjinia apo etniteti. Por nga ana tjeter konstatohet se nuk ka pak rol te rinjte “tė ardhur” dhe “qytetarė”. Ky migracion qe ka ndodh tek ne e pakontrolluar nga qeverite, ka nxitur ne nje fare mase etiketimin, i cili nga ana e vet, ka sherbyer per te prodhuar sjellje devijante. Ne kete menyre eshte krijuar nje spirale vicioze ne marrėdheniet e ndersjella qytetare. Mungesa e statusit qytetar perben ndoshta arsyen kryesore te diferences se kesaj sjellje.

Disa mendojne se rinia eshte nje periudhe prove, ku nuk zoterohet sa duhet statusi shoqeror dhe pushteti, por ata trainohen dhe pergatiten per nje faze me te larte te jetes, pra per moshen e rritur.

Problemet e familjes dhe marteses perbejne nje tjeter ēeshtje polemizuese per te rinjte. Ata duken se nuk preferojne martesen ne kete moshe, por gjithashtu nuk jane te sigurte per pasojat e formave te tjera te realizimit te saj, megjithse perpiqen te japin ndonje mendim lidhur me to. Njohin bashkejetesen, por nuk jane ende te mesuar me nje kulture te tille martesore.

Duke pasur parasysh zhvillimet shumedimensionale ne Shqiperi gjate dy dekadave te fundit, nje dukuri negative, e cila shihet si bashkeudhetare me keto ndryshime dhe zhvillime, ėshtė krimi tek te rinjtė. Polemikat me te medha kane te bejne me faktin se rinia ze vendin kryesor ne krimin e organizuar, apo dhe spontan. Krimi dhe perfshirja e te rinjeve ne te perben preokupimin kryesor te opinionit te sotem shoqeror.

Keshtu ky krim shpesh paraqitet si trafiku klandestin, i lėndeve narkotike, i drogės,i prostitutave, i armeve, trafiku i femijeve dhe i mallrave te biznesit te cilat jane te paligjshme te hyjne ne Shqiperi. Rreziku kryesor i ketij fenomeni eshte se mafia gjithmone tenton dhe ben presion mbi shtetin te cilin kerkon ta nenshtroje per te realizuar qellimet e saj, lehtėsirat per organizimin e trafiqeve. Ne kete aspekt ajo synon te kape kanalet e doganave, porte dhe aeroporte.

Duhet pranuar se emigracioni shqiptar eshte i ri ne raport me vendet e tjera dhe si e tille, ai ka qene i paorganizuar dhe eshte favorizuar nga faktore shtytes dhe atraktiv. Pozita gjeografike, mungesa e konsolidimit te shtetit shqiptar, paaftesia e tij per te kontrolluar e zoteruar situaten kane qene nder faktoret kryesore.

Nje pjese e te rinjve, perballja me veshtiresite dhe realitetin i ekspozon. Ata kane nevoje per pune, ushqim, strehim, veshmbathje dhe pavarėsi ekonomike nga prinderit. Kjo i detyron ata t’i hyjne aventures per te siguruar nje jetese te mire ne afate te shkurtra kohore. Keshtu ata behen pre e qellimeve te mbrapshta dhe behen pjese perberėse e trafiqeve.

Problemet e varferise dhe te papunesise nuk mund te shihen te shkeputura nga problemet e migracionit. Migracioni i pakontrolluar ne kete rast ka prekur te rinjte e zonave rurale dhe disi me pak nga zonat urbane ne te gjithe vendin. Arsyet kane qene te shumta por me kryesoret shkalla e varferise, papunesia, kushtet me te mira per jetese dhe pjesa tjeter ka qene faktore te paster politike.

Panorama e pergjithshme e problemeve sociale te te rinjve shqiptare nuk do te ishte e plote nese nuk do t’i kushtohet vemendje perdorimit te alkolit,drogės apo substancave te tjera narkotike, cigarja ne menyre te veēante nga vajzat te cilat jane duhanpirese mė shumė se djemtė etj.

Tradicionalisht, kalimi nga rinia ne moshen e rritur do te thote marrje e pergjegjesive te tjera ne jete, per shembull, gjetja e nje pune, e nje shtepie dhe krijimi i familjes.

Ne kontekstin e sotem shoqeror keto veshtiresohen si rezultat i efekteve te papunesise, rritjes se mases se krimit dhe shmangies, rritjes se kohes lire dhe ēmimi ne rritje e arsimit dhe edukimit. Nuk jane te pakte te rinjte qe nuk duan te shkojne ne auditoret e universiteteve dhe e kerkojne diplomen ne tavoline dhe jane te gateshem te paguajne ryshfete per ta realizuar kete gje, keshtu veprojne per nje leje drejtimi automjeti apo ndonje leje ushtrim profesioni.

Si objekt i krimit, patjeter qe rinia mbetet shtresa me e ekspozuar.

Ne se do te tentonim te ballafaqonim ligjin me realitetin, atehere do te dallohej me qarte mungesa e efiēencės ne funksionimin e nje sistemi te tille.

Sistemi i kujdesit social duhet kerkuar tek koordinimi i punes se institucioneve te shtetit, sipas shkalles hierarkike dhe detyrave te tyre, nga menyra e organizimit te skemave te sistemit te kujdesit social si dhe mosangazhimi i Ministrive respektive per mbeshtetjen dhe reduktimin e plageve sociale per kete brez i cili eshte shpresa dhe e ardhmja e kombit.

Nje instrument efektiv dhe faktikisht i ngutshem per t’u realizuar, paraqet decentralizimi faktik e i thelle i sistemit social dhe i pergjegjesive vendimmarrese nga pushteti qendror tek ai vendor. Ne pamjen e pare duket se nje gje e tille eshte bere, por pervec kryeqytetit qe eshte bere pjeserisht ne qytete te tjera me buxhet shume te vogel eshte e pamundur te realizohet. Sigurisht qe ne kete rast do te marrin me shume pergjegjesi edhe organizatat jo fitimprurese shqiptare e te huaj ne realizimin e objektivave ne sherbim te ketij sistemi.

Ende buxheti i ndihmes ekonomike vazhdon te jete e perqendruar ne duart e pushtetit qendror per ta perdorur ate per qellime te pastra elektorale dhe nuk ju delegohet pushtetit vendor,institucionet ditore dhe rezidenciale siē jane shtepi pleqsh, shtepi femijesh, qendra handikapesh mendor e fizik etj vazhdon t’i kete qeveria.

Per te ndihmuar ne funksionimin e drejte te politikave sociale te vendit eshte e nevojshme te kontribuojne edhe vete shtetasit shqiptare, shoqeria shqiptare ne pergjithesi, nepunesit e institucioneve pergjegjese qe merren me keto pune, qeveritaret dhe ligjvenesit.



Sadedin ĒELIKU
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde.
Diamanta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin

Tema tė njėjta
Tema Filluesi i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i fundit
Isuf Mullaj si u rekrutua nga Sigurimi i Shtetit Diamanta Dossier dhe analizė 1 23-12-2009 23:52
Vocaj: Krimi ne Tirane, i importuar Diamanta Mediat sot 0 23-12-2009 22:42
Shtohen tė rinjtė e papunė nė Evropė Complete Ekonomi & Biznes 19 17-12-2009 21:24
Dine te vishen te rinjte shqiptare??? Semiramida Estetika 15 29-08-2009 14:21


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 17:55.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar