![]() |
|
|
|||||||
|
|
![]() |
|
|
Shpėrndaje nė facebook | Paneli i temės | Kėrko | Paraqitja |
|
|
#1 |
|
Alluring
![]() Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,851
Pėlqime: 35
Pėlqyer 92 herė nė 83 postime
My Mood:
Rep: 584
![]() |
ushqimet qė tė mbajnė tė ri
Rinia e pėrjetshme dhe pavdekėsia, dy prej ėndrrave tė hershme tė njerėzimit, frymėzojnė shkencėtarėt qė gjejnė te ushqimet elementė tė bukurisė dhe jetėgjatėsisė 7 ushqimet qė tė mbajnė tė ri 1.Vaji i ullirit Katėr dekada mė parė, kėrkime nga studimi i kryer nė shtatė shtete, tregoi se vaji i ullirit ėshtė pėrgjegjėsi pėr rastet e pakta, pėr sėmundjet e zemrave dhe tė kancerit nė ishullin grek tė Kretės. Tani, ne dimė se vaji i ullirit pėrmban polifenol, njė antioksidant tė fortė qė parandalon sėmundje tė ndryshme nė moshė tė madhe. 2.Vera Tė pish alkool, do tė thotė tu hapėsh dyert sėmundjeve tė zemrės. Tė gjitha pijet alkolike sjellin probleme, pėrveē verės sė kuqe, e cila ėshtė vėnė nė qendėr tė studimeve. Vera e kuqe pėrmban resveratol, njė substancė e cila, pas studimeve tė bėra te kafshėt, tregoi se mund tė aktivizojė gjene qė ngadalėsojnė plakjen e qelizave. 3.Boronicat Nė njė studim tė gjerė tė publikuar nė vitin 1999, kėrkimet e bėra nga Universiteti i Taftit, nxorėn nė dritė faktin se minjtė e ushqyer pėr njė periudhė kohe me boronica, jetuan mė gjatė se tė tjerėt, pėr njė kohė tė barabartė me 10 vite njerėzore. Pėrbėrėsit e boronicės ulin oksidimin e dėmshėm dhe pėrmirėsojnė deficitet qė nė memorie. 4.Peshku Tridhjetė vjet mė parė filluan studimet rreth numrit tė vogėl tė rasteve me sėmundje tė zemrės te inuitėt, banorė tė lindur tė Alaskės. Arsyeja ishte e thjeshtė: Konsumimi i madh i peshkut. Te peshku gjendet me sasi tė bollshme acidi yndyror omega-3, qė ndihmon nė uljet e dėmeve qė sjell kolesteroli nė arterie dhe mbron zemrėn nga ritmet anormale. 5.Kosi Nė vitet 1970, ish-Republika Sovjetike e Gjeorgjisė, mburrej me faktin se kishte mė shumė 100-vjeēarė pėr frymė tė populltės se nė ēdo rajon tjetėr tė botės. Koha nxori nė dritė sekretin: Konsumimi i madh i kosit. Kosi ėshtė pasur me kalcium dhe me baktere tė mira, qė ulin rrezikun e ostoperozės dhe tė sėmundjeve nė moshėn e tretė. 6.Bajamet Studimet e bėra nga Ithtarėt e Ditės sė Shtatė, njė sekt fetar qė predikon edhe jetėn e shėndetshme dhe dietat vegjetariane, tregojnė se ata qė konsumojnė rregullisht bajame, lajthi apo arra, pėrfitojnė 2.5 vjet jetė mė shumė sesa ajo qė do tė jetonin nėse nuk do tė ushqeheshin me to. Sekreti? Numri i lartė i vitaminave dhe mineraleve te kėto ushqime. 7.Ēokollata Popullata e fisit Kuna, nė ishujt San Blas, nė brigjet e Panamasė kanė njė numėr nėntė herė mė tė ulėt tė rasteve me sėmundje tė zemrės se nė krejt pjesėn tjetėr tė brigjeve panamaiane. Arsyeja? Ata konsumojnė shumė lėngje me bazė ēokollatėn, ēka pėrmirėson ndjeshėm qarkullimin e gjakut, ul rrezikun pėr tensionin e lartė dhe tė diabetit tė tipit 2. Ushqimi ėshtė faktori kryesor qė ndikon pėr tė pasur njė jetė tė gjatė dhe tė shėndetshme. Nė qoftė se doni tė gėzoni rininė e pėrjetshme dhe tė shtoni numrin e viteve tė jetės suaj, atėherė duhet tė dini se cilat janė ushqimet e njė jete mė tė gjatė dhe nė harmoni me natyrėn. Pjesa mė e madhe e shqiptarėve, sidomos pas viteve 90, kanė vuajtur pėrherė nga mbipesha dhe obeziteti, tė cilat nuk janė vetėm njė problem estetik, por edhe njė faktor rreziku pėr shumė sėmundje. Shqiptarėt, tashmė tė ndėrgjegjėsuar nė lidhje me problemet qė shkakton mbipesha dhe obeziteti pėr shėndetin, kanė ndjerė nevojėn e korrigjimit tė kėtij problemi, duke u konsultuar me dietologė dhe duke iu drejtuar qendrave distike. Dietologia Enkelejda Ferrollari, na tregon se cilat janė ushqimet mė tė shėndetshme dhe se si duhen pėrdorur ato. Ndėr kėto ushqime mund tė pėrmendim vajin e ullirit, peshkun, kosin, ēokollatat, verėn, bajamet dhe lajthitė etj. E pėrbashkėta e kėtyre ushqimeve ėshtė se ato pėrmbajnė nė sasi tė konsiderueshme edhe pėrbėrės antioksidues, tė cilėt pengojnė veprimtarinė e radikaleve tė lira nė trupin e njeriut. Kėto radikale tė lira kanė aftėsinė tė shkatėrrojnė njė sėrė qelizash qė duhen pėr funksionimin normal tė organizmit. Tė tėra kėto ushqime qė pėrmendėm janė ushqime tė domosdoshme pėr organizmin e njeriut dhe qė pėrmbajnė shumė vlera ushqyese, qoftė nė nivel makro, qoftė mikro. Por qė, sigurisht, gjatė konsumit tė kėtyre ushqimeve, duhet tė jemi tė kujdesshėm pėr tė mos tejkaluar sasitė e domosdoshme,- thekson dietologia Ferrollari. Vaji i ullirit ėshtė i pasur me vitamina A dhe E, si dhe me pėrbėrės tė grupit tė fenolėve qė veprojnė si antioksidues dhe ndihmojnė nė eliminimin e radikaleve tė lira. Peshku dhe kosi janė njė burim shumė i mirė proteinash pėr organizmin. Peshku ėshtė gjithashtu edhe njė burim kryesor i acideve yndyrore esenciale omega 3, tė cilat organizmi i njeriut nuk arrin ti sintetizojė vetė, por i merr tė gatshme nga ushqimet. Konsumi i peshkut ndihmon nė uljen e sasisė sė kolesterolit tė keq, si dhe nė parandalimin e sėmundjeve tė ndryshme kardiovaskulare. Pėr sa i pėrket kosit, pėrveēse njė burim shumė i mirė proteinash dhe kalciumi, ėshtė edhe njė burim shumė i mirė me pėrbėrės probiotikė qė ndihmojnė nė rregullimin e florės bakteriale nė organizėm, ēka sjell njė funksionim tė mirė tė aparatit tretės. Por, mes kėtyre ushqimeve, ka edhe nga ato qė duhen mbajtur nėn kontroll pėr tė mos e parė veten me disa kilogramė mė shumė. Vera, ēokollata hyjnė nė grupin e ushqimeve qė duhet ti konsumojmė nė mėnyrė tė kontrolluar. Ato pėrmbajnė disa pėrbėrės tė grupit tė fenolėve qė shėrbejnė si antioksidues shumė tė mirė, por nga ana tjetėr janė ushqime kalorike dhe qė konsumi me tepri shkakton njė masė kalorie tė tepruar nė organizėm, ēka ēon nė depozitimin nė masė dhjamore. Lajthitė dhe bajamet ose frutat e thata, gjithashtu, hyjnė nė grupin e ushqimeve qė duhet tė konsumohen me kujdes pa i tejkaluar sasitė, pasi megjithėse janė njė burim shumė i mirė proteinash, acidesh yndyrore tė pangopura, vitaminash (E, B6, etj.) kripėrash minerale (hekur, magnez, kalcium etj.),janė gjithashtu ushqime plot kalori, qė depozitohen nė masė dhjamore nėse konsumohen me tepri. Konsumi i tyre nė sasira tė vogla, ka aftėsi shumė tė mira antioksiduese, tė rregullatorit tė sasisė sė glicemisė nė gjak, si dhe tė nivelit tė kolesterolit. Pra, tė tėra kėto ushqime janė tė domosdoshme pėr organizmin, por tė konsumuara nė sasi tė kontrolluara, - pėrfundon dietologia Ferrollari.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde. |
|
|
|
|
|
#2 |
|
Alluring
![]() Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,851
Pėlqime: 35
Pėlqyer 92 herė nė 83 postime
My Mood:
Rep: 584
![]() |
Studimet nė lidhje me trupin e njeriut dhe ushqimin pėrmendin faktin se forma e ēdo peme, bime apo perimi tregon pjesėn e trupit pėr tė cilėn ėshtė e dobishme
Ja disa shembuj: Karrota Kjo ėshtė karrotė e prerė pėr sė gjėri; i pėrngjan bebzės sė syrit; dhe me tė vėrtetė, studimet kanė vėrtetuar se karrota ėshtė shumė e dobishme pėr shikimin. Domatja Kjo ėshtė njė shtresė domate e kuqe, e cila ka katėr zgavra, sikurse zemra e cila ka ngjyrė tė kuqe si dhe katėr zgavra. Tė gjitha studimet bashkėkohore vėrtetojnė se domatet janė ushqim i zemrės dhe gjakut. Rrushi Tufa e rrushit i pėrngjan formės sė jashtme tė zemrės, dhe ēdo kokėrr rrushi i pėrngjan njė qelize tė gjakut. Tashmė studimet tregojnė se rrushi ėshtė i shėndetshėm pėr zemrėn, e po ashtu edhe pėr gjakun. Arra Arra i pėrngjan sė tepėrmi formės sė trurit me dy hemisferat e tij! Studimet vėrtetojnė se ngrėnia e arrės ndikon nė rritjen e shumė qelizave nervore tė cilat ndihmojnė veprimtarinė e trurit Fasulja Fasuleja u ndihmon veshkėve nė kryerjen e punės sė tyre ; ajo i pėrngjan formės sė tyre Selino Selino i pėrngjan formės sė eshtrave, madje ėshtė e dobishme pėr to. Sasia e sodiumit nė selino ėshtė 23 %; e njėjta pėrqindje gjendet nė eshtra. Avocado Avokado, patėlxhani dhe dardha janė tė domosdoshme pėr shėndetin e mitrės sė gruas. Studimet tregojnė se nėse gruaja ha njė kokėrr avokado pėr ēdo javė, njė gjė e tillė ndihmon nė barazpeshėn e hormoneve tė mitrės si dhe pakėson gjasat e sėmundjes sė kancerit tė qafės sė mitrės. Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendim faktin se avokado ka nevojė pėr 9 muaj qė tė piqet plotėsisht. Fiku Fiku.. Ėshtė pemė e mbushur plotė e pėrplotė me fara, dhe se pėrdorimi i tij ėshtė i dobishėm pėr burrat, pasi rrit numrin e spermatozoidėve si dhe pakėson gjasat e sterilitetit. Ulliri Ulliri ėshtė i dobishėm pėr shėndetin dhe punėn e vezoreve tė gruas Patatja Patateja e ėmbėl pėr nga forma i pėrngjan pankreasit dhe ndihmon nė barazpeshėn e sheqerit nė gjak. Agrumet Portokalli, limoni dhe agrumet tjera u pėrngjajnė gjėndrave tė cilat tajitin qumėshtin nė gjoksin e gruas, madje ato janė tė rendėsishme pėr shėndetin e gjirit Qepa Qepa u pėrngjan qelizave tė trupit Studimet tregojnė se qepa ndihmon nė pastrimin e trupit nga sekrecionet, si dhe i bėn sytė tė lotojnė, me ērast lotėt bėjnė pastrimin e shtresave tė syve.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde. |
|
|
|
|
|
#3 |
|
Alluring
![]() Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,851
Pėlqime: 35
Pėlqyer 92 herė nė 83 postime
My Mood:
Rep: 584
![]() |
Ushqime qe na dhurojne bukuri
Qė tė dukeni te bukur duhet patjetėr tė ushqeheni mirė!! Tė hash mirė do te thote dhe lėkurė e freskėt. Mė poshtė janė njė numėr ushqimesh qė ju mbajnė nė formė dhe qė quhen ushqimet e bukurisė: Arrat Janė ushqim i mirė kundėr plakjes. Kanė pėrqindje tė lartė tė vitaminės E dhe ndihmojnė qė lėkura tė jetė e butė. Por mbani parasysh se duhet tė hani pak pasi kanė kalori . Proteinat Pėr tė pasur thonj tė fortė dhe kockėn e fortė duhen proteinat. Proteinat i gjeni tek mishi i pulės, te fasulet, te peshku tuna. Vitamina B Ushqimet e pasura me vitaminė B i bėjnė flokėt tuaj tė ndritshėm. Tė pasura me kėto vitamina janė vezėt, qumėshti, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci. Peshku Tė hash peshk si salmoni do tė thotė qė ju keni marrė Omega 3, qė ndihmon nė hidratimin dhe ushqimin e lėkurės. Zinku dhe kalciumi Zinku gjendet te mishi i pulės, veza, ushqimet e detit. Edhe kalciumi ndihmon nė pastrimin e lėkurės. Ai ndodhet te kosi, djathi me pak kalori dhe te qumėshti. Kėto ushqime jo vetėm qė zbardhin fytyrėn, por reduktojnė edhe rrudhat. Vitamina C Kjo vitaminė ndihmon nė reduktimin e rrudhave. Kivi si frutė ėshtė mė i miri pėr vitaminėn C. Tė tjerat janė portokalli, mangot, limoni, etj. Vitamina E Ėshtė e njohur si njė nga vitaminat qė shmang djegien e lėkurės nga dielli. Nėse hani shumė pjeshka do tė keni vitaminėn E nė trupin tuaj. Vitamina C dhe hekuri Kėto dy vitamina sė bashku ndihmojnė qė tė largohet rrethi i zi te sytė. Uji Pini sa tė mundni ujė. Uji ndihmon nė largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon nė freskinė e lėkurės. Domatja Domatet pėrmbajnė antioksidantė, beta-karotin dhe vitaminė C. Hajeni domaten sa mė shumė dhe ju do ti merrni kėta antioksidantė. E mira ėshtė qė domatja tė shoqėrohet me pak vaj ulliri. Molla Pėr tė pasur dhėmbė tė mirė, hani mollė.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde. |
|
|
|
|
|
#4 |
|
Alluring
![]() Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,851
Pėlqime: 35
Pėlqyer 92 herė nė 83 postime
My Mood:
Rep: 584
![]() |
Ushqime dhe vitamina qe njeriu duhet te konsumoje
1-LULESHTRYDHE Luleshtrydhet janė njė ushqim i pasur me vitaminė K, e cila i bėn kockat tė jenė tė forta. Pikėrisht pėr kėtė arsye mjekėt rekomandojnė qė tė gjithė njerėzit duhet tė konsumojnė ēdo ditė tė paktėn pesė luleshtrydhe. 2-KARROTA Ėshtė njė nga lėndėt ushqyese kryesore tė organizmit dhe ndihmon pėr njė shėndet sa mė tė mirė, e cila kryen funksione tė ndryshme qė lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave tė trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si njė antioksidant qė neutralizon radikalet e lira. 3-SHEGA Ėshtė e pasur me minerale, tė cilat janė tė domosdoshme pėr organizmin tonė, nga ana tjetėr sipas specialistėve dietologė, ky frut ndikon pozitivisht nė organizmin tonė, madje po tė konsumohet ēdo ditė rrit mundėsinė pėr tu dobėsuar. 4-SPINAQI Qė nė lashtėsi njihen efektet pozitive tė spinaqit, i cili pėr nga lloji futet nė familjen e perimeve. Kėshillohet qė tė konsumohen gjethet jeshile tė spinaqit, pa harruar kėtu edhe ato tė sallatės; kjo pėr tė evituar sėmundjet e zemrės e diabetit. 5-DOMATJA Domatja, por edhe produktet qė vijnė prej saj, ndihmojnė nė luftėn kundėr kancerit. Pėrbėrėsit qė ato pėrmbajnė kanė aftėsinė qė tė jenė antikanceroze dhe tė ulin rrezikun e zhvillimit tė kancerit. Madje kohėt e fundit pjesa mė e madhe e dietave ka pėrbėrės domate. 6-BAJAMET Bajamet janė tė pasura me magnez dhe Vitaminė E, tė cilat luajnė rol nė formimin e rruazave tė kuqe tė gjakut. Tek tė gjitha bajamet, pavarėsisht nėse i hani nė ēokollata, nė amareta apo si kokrra tė veēanta, ka pėrbėrje magnezi. 7-BORONICAT Boronicat pėrmbajnė njė pėrbėrės antioksidant shumė tė fuqishėm tė quajtur pterostilbene, i cili ndihmon nė uljen e nivelit tė kolesterolit dhe ruajtjen e tij nė normat e duhura. Ky ėshtė edhe pėrbėrėsi kryesor i kolagjenit qė pėrbėn materialin strukturor te kockave tė trupit. 8-ELBI Elbi pėrmban Potasiumin, i cili ėshtė i pėrfshirė nė shumė procese jetėsore tė trupit, duke mbajtur nėn kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrės dhe veshkave. Kėshillohet pėrdorimi i 4-5 biskotave me elb ēdo ditė. 9-AVOKADOT Efekti i avokadove vėrehet sidomos te ata persona qė vuajnė nga niveli i lartė i kolesterolit nė gjak. Avokadot janė tė pasura me magnez, i cili ėshtė i nevojshėm pėr disa nga proceset bazė tė organizmit dhe vepron nė mė tepėr se 300 reaksione biokimike. 10-RREPA Rrepat janė rrėnjė me ngjyrė tė kuqe. Efektet e rrepės janė tė ngjashme me ato tė spinaqit dhe tė dyja kėto bimė janė tė nevojshme dhe tė dobishme pėr organizmin. Rrepat pėrmbajnė folat dhe batainė, dy lėndė ushqyese, tė cilat ndihmojnė nė ruajtjen e nivelit tė gjakut. 11-LAKRA Mjafton tė hash vetėm njė masė tė mjaftueshme lakre, dhe me tė ke marrė rreth 22 kalori. Lakra pėrmban pėrbėrės, tė cilėt stimulojnė prodhimin e enzimave nė organizėm, realizojnė prodhimin e radikaleve tė lira dhe reduktojnė rrezikun e kancerit. 12-KANELLA Kanella ndihmon nė kontrollimin e nivelit tė sheqerit nė gjak, nivelet e larta tė tė cilit pėrbėjnė rrezik pėr shfaqjen e sėmundjeve tė zemrės. Pėrdorimi i kanellės rekomandohet kryesisht pėr tė sėmurėt me diabet tė tipit II. 13KUMBULLA E THATE Kumbullat e thara pėrmbajnė sasi tė larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantė qė janė veēanėrisht efektivė nė luftėn kundėr radikalit superoksid anion. Kjo ėshtė njė ndėr arsyet kryesorė qė kumbullat e thara pėrdoren edhe nė kokteje. 14-FARA KUNGULLI Kėto produkte qė hidhen poshtė nga kungulli janė pjesa mė e ushqyeshme e tij. Pse janė tė shėndetshme? Sipas specialistėve kapėrdimi i farave tė kungullit ėshtė mėnyra mė e thjeshtė pėr tė konsumuar magnez. 15-SPECI Ky ėshtė njė ndėr perimet kryesore qė, pėrveē efekteve pozitive qė ka pėr hollimin e gjakut, i shėrben edhe fushės sė estetikės. Bėn mirė pėr rigjenerimin e lėkurės, veēanėrisht kur konsumohet i pa gatuar. 9-Frutat dhe perime Ėshtė e shėndetshme qė tė konsumohen ēdo ditė sa mė shumė fruta dhe perime. Veēanėrisht portokallet. Shpesh herė konsumimi i drithėrave, brumėrave dhe sheqerit sjell njė mbingopje tė organizmit me karbohidrate. Prandaj kėshillohet tė konsumohen frutat dhe perimet tė paziera mirė, duke qenė tė pasura me vitamina dhe betakarroten, ato janė antioksidantė tė fuqishėm qė ndihmojnė nė uljen e barkut. Pjepri, pjeshka, karota dhe kungulli janė tė pasur mė betakarroten, ndėrsa portokalli, kivi janė tė pasura me vitaminė K. 1-MINERALI I SELENIT Minerali i selenit ėshtė njė ndihmės i mirė nė luftėn kundėr kancerit, obezitetit dhe mbipeshės. Personat tė cilėt kanė tė ulėt nivelin e selenit nė gjak, kanė njė bel mė tė trashė se ata persona qė kanė njė nivel mė tė lartė seleniumi. 2-PROTEINAT Tė hani njė ushqim sa mė tė pasur me proteina, ju jep shumė energji. Por konsumimi i tepruar mund tė sjellė dhe mungesė kalciumi. Ėshtė e nevojshme qė 25 pėr qind e kalorive tė merret nga proteinat. 3-VERA Njė gotė verė nė darkė ėshtė shumė e shėndetshme, po ashtu nuk lejon tė kini njė bark tė fryrė. Studime tė ndryshme shkencore kanė treguar se njė gotė verė nė ditė ndihmon gratė pėr tė pasur njė mes tė hollė dhe njė trup perfekt. 4-YNDRYRNAT Disa studime kanė treguar se pėr tė pasur njė trup sa mė elegant duhet tė konsumohen yndyrna tė pangopura tė gjendura te vaji i ullirit, Omega-3 i gjendur te peshku nė forma vajore, yndyrnat Omega-6 qė gjenden te vaji i misrit, te vezėt etj. 5-UJI Njė nga gjėrat mė tė rėndėsishme qė ne shpesh e harrojmė, ėshtė uji. Ēdo njeri i rritur duhet tė pijė 1 e gjysmė deri 2 litra ujė nė ditė nė varėsi tė peshės sė tij. Jo vetėm qė trupi ka nevojė pėr ujė, por uji gjithashtu pengon shėndoshjen. 6-NATRIUMI Ekziston njė lidhje e fortė ndėrmjet konsumit tė natriumit dhe presionit tė gjakut. Vlerat e mėdha tė natriumit nė organizėm bėjnė qė trupi tė mbajė sasi tė tepėrta tė lėngjeve, tė cilat vėshtirėsojnė punėn e zemrės dhe ngushtojnė enėt e gjakut. 7-VAJI I ULLIRIT Vaji i ullirit me ngjyrė, aromė dhe erė specifike duket tė jetė tepėr i rėndėsishėm pėr organizmin e njeriut. Nga njė pikė vaji ulliri marrim mbi 30 pėrbėrės qė na mbrojnė nga sėmundjet e zemrės, mplakja e hershme. 8-KROMI Kromi ėshtė i nevojshėm pėr organizmin pėr tė kryer procesin e shndėrrimit tė ushqimeve nė energji tė pėrdorshme, duke ndihmuar insulinėn pėr prodhimin e glukozės. Pavarėsisht nga problemet qė sjell tepria e kromit dhe rėnia nė peshė qė shkaktohet prej tij, pėrsėri trupi ka nevojė pėr tė. 9-VITAMINA K Vitamina K ėshtė e pėrdorur nga trupi pėr tė prodhuar veshjen e proteinave. Disa prej tyre pėrdoren pėr tė krijuar faktorėt, tė cilėt ndikojnė nė mpiksjen e gjakut nė raste kritike plagosjesh duke mos lejuar rrjedhjen e gjakut. 10-POTASIUMI Potasiumi ėshtė i pėrfshirė nė shumė procese jetėsore tė trupit, duke mbajtur nėn kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrės dhe veshkave, kontraktimin e muskujve, si dhe nė procesin e tretjes. 11-MAGNEZI Pėr disa nga proceset bazė tė organizmit, ėshtė nevojshėm magnezi, i cili vepron nė mė tepėr se 300 reaksione biokimike shumė tė rėndėsishme pėr prodhimin e energjisė nga ushqimet qė konsumojmė. Gjatė njė ditė-nate ėshtė I nevojshėm rreth 300 mg/ditė pėr femrat dhe 350 mg/ditė pėr meshkujt. 12-VITAMINA C Vitamina C ėshtė e pėrbėrėsi kryesor i kolagjenit, pėrbėn materialin strukturor te kockave tė trupit, tė lėkurės, enėve tė gjakut dhe inde tė tjera tė trupit. Sasia ditore e rekomanduar ėshtė 90 mg pėr meshkujt dhe 75 mg pėr femrat. 13-VITAMINA D Vitamina D luan njė rol tė rėndėsishėm nė ndėrtimin e kockave. Kjo vitaminė vepron e lidhur me kalciumin dhe nevojiten pėr ndėrtimin dhe ruajtjen e qėndrueshmėrisė sė tyre. Nevojat ditore llogariten rreth 600 IU pėr tė rriturit mbi 17 vjeē dhe 200 Iu pėr fėmijėt. 14-ZINKU Zinku ėshtė i pranishėm pothuajse nė ēdo qelizė tė trupit. Ai ndihmon nė rritjen e shėndetshme tė trupit, nė mbrojtjen e sistemit imunitar dhe ruajtjen e nivelit tė testosteronit. Niveli ditor i rekomanduar pėr zinkun ėshtė 11 mg pėr meshkujt dhe 8 mg nė ditė pėr femrat. Ky mineral gjendet tek frutat e detit, mishi i viēit, gjel deti, mishi i pulės, mishi i derrit, farat e kungullit, kosi, djathi etj. 15-VITAMINA E Luan rol nė funksionimin e imunitetit, riparimin ADN-sė, formimin e rruazave tė kuqe tė gjakut dhe nė pėrthithjen e Vitaminės K. Kjo vitaminė gjendet nė vajin e kokrrave tė grurit, farat e lulediellit, nė spinaqin e gatuar etj.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde. |
|
|
|
|
|
#5 |
|
Alluring
![]() Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,851
Pėlqime: 35
Pėlqyer 92 herė nė 83 postime
My Mood:
Rep: 584
![]() |
Kėrpudhat ushqim i perėndive!
Kėrpudhat e tipit butona, qė janė ato mė tė zakonshmet nė treg, janė konsumuar qė nė kohėt mė tė hershme tė njeriut gjuetar korrės. Nė lashtėsi, kėrpudhat janė konsideruar si ushqim me fuqi tė veēanta. Egjiptianėt mendonin se kėrpudhat mund tė dhuronin pėrjetėsi, dhe vetėm faraonėt kishin privilegjin e konsumit tė tyre, ndėrsa njerėzit e thjeshtė ndalohej ti preknin, e jo mė ti hanin. Nė Romėn e lashtė, njerėzit, shpesh u referoheshin kėrpudhave si cibus diorum ushqim pėr perėnditė. Folklori i shumė vendeve si, Rusisė, Kinės dhe Meksikės, pėrmban mitin se kėrpudhat i japin njeriut fuqi tė mbinatyrshme. Edhe pse kėrpudhat janė shijuar nga njerėzit prej mijėvjeēarėsh, vetėm nė shekullin e XVII ato filluan tė kultivoheshin. Pėrpjekjet e para u bėnė nė Paris. Nė Amerikė kultivimi filloi nė shekullin e XIX. Tashmė, ato kultivohen nė shumė vende tė botės, me prodhues mė tė madh Amerikėn, dhe konkretisht Pensilvaninė. Vetitė dobiprurėse tė kėrpudhave pėr shėndetin ·Ka 20 vjet qė studiohen fitonutrientet qė gjenden nė kėrpudhat e ndryshme pėr vetitė e tyre antikancerogjene. Duke i shtuar dietės sonė konsumin e kėrpudhave, mund tė ndihmojė nė mbrojtjen kundėr kancerit tė gjirit, duke parandaluar nivelet e tepruara tė estrogjeneve nė organizmin e njė femre. Kjo arrihet nėpėrmjet ndalimit tė njė enzime nė trup, tė quajtur aromatase, e cila ėshtė e nevojshme pėr prodhimin e estrogjenit. ·Kėrpudhat janė burim i pasur i seleniumit njė metal shumė i rėndėsishėm pėr fuqinė antioksiduese tė organizmit, e cila e mbron nga radikalet e lira. Si i tillė, ai luan rol nė mbrojtjen kundėr kancerit tė zorrės sė trashė, por gjithashtu dhe nė lehtėsimin e simptomave tė astmės dhe artritit, si dhe nė mbrojtjen kundėr sėmundjeve tė zemrės. Seleniumi ėshtė i rėndėsishėm nė rigjenerimin e qelizave tė ADN-sė, njė mekanizėm mė shumė nė mbrojtjen kundėr kancerit. ·Minerali i bakrit ėshtė njė tjetėr pėrbėrės i kėrpudhave, i cili rezulton pozitiv kundėr artritit reumatik. ·Kėrpudhat janė burim hekuri, njė nga komponentėt mė tė rėndėsishėm nė prodhimin e rruazave tė kuqe tė gjakut. ·Kėrpudhat kanė pėrmbajtje optimale tė kompleksit tė vitaminave B, tė cilat janė jetike pėr metabolizmin. ·Pėrmbajtja e lartė nė metalin zink, i bėn kėrpudhat shumė tė dobishme pėr sistemin imunitar. ·Studime tė shumta kanė treguar se, konsumi i mjaftueshėm i kėrpudhave, lidhet me mbrojtjen kundėr sėmundjes Alzheimer dhe sėmundjeve tė lidhura me plakjen, nė sajė tė pėrmbajtjes sė tyre tė lartė nė niasinė. Sa shpesh ti konsumojmė Konsumi i kėrpudhave, nė njė sasi 30 gr, 2-3 herė nė javė, ėshtė njė sasi optimale pėr tė pėrfituar benefitet qė ky ushqim ofron pėr shėndetin. Tė kėqijat Edhe kėrpudhat, ashtu si shumė ushqime tė tjera, janė tė pasura nė purina, dhe, pėr kėtė arsye, njerėzit qė kanė probleme me metabolizmin e purinave nė organizėm, ėshtė mirė ta evitojnė konsumin e kėtyre ushqimeve. Si ti konsumojmė Kėrpudhat, tė prera nė feta tė holla, mund tė pėrdoren tė gjalla nė sallata tė ndryshme tė freskėta si, sallatė jeshile, sallatė me spinaq tė freskėt, nė njė salcė domateje, etj. Ato shkojnė shumė mirė tė kafėrdisura me pak qepė, nė anė tė njė pjate mishi. Pasi i hiqni kėrcellin, mund ti mbushni me djathin tuaj tė preferuar dhe ti piqni nė furrė. Kėrpudhat mund tė bėjnė njė vezė omeletė shumė tė shijshme.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde. |
|
|
|
|
|
#6 |
|
Alluring
![]() Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,851
Pėlqime: 35
Pėlqyer 92 herė nė 83 postime
My Mood:
Rep: 584
![]() |
Pjepri i hidhėt kundėr diabetit
Substancat kimike tė izoluara nga pjepri i hidhėt kanė potencial tė fortė pėr prodhimin e barnave tė reja pėr mjekimin e diabetit. Eksperimentet in vitro dhe studimet te minjtė laboratorikė kanė treguar se substancat nga pjepri i hidhėt, e kanė zvogėluar sasinė e glukozės nė gjak dhe e kanė pėrmirėsuar metabolizmin e glukozės, ndėrsa disa komponentė tjerė tė kėtij lloji tė pjeprit kanė shfaqur efekt tė ngjashėm me insulinėn. Supozohet se pjepri i hidhėt pėrmban afėr 70 pėrbėrės aktivė biologjikė, ndėrsa pėr terapi mjekėsore nė mėnyrė tradicionale pėrdoret nė Azi. Ēokollata ka ndikim pozitiv te shtatzėnat Shkencėtarėt nga Universiteti i Yale pohojnė se konsumi i ēokollatės nė shtatzėni zvogėlon mundėsitė pėr shfaqjen e komplikimeve serioze tė preeklampsisė (ngritja e shtypjes sė gjakut te shtatzėnat qė shoqėrohet me praninė e proteinave nė urinė). Ēokollata pėrmban sasi tė madhe tė teobrominės, e cila stimulon punėn e zemrės dhe kėshtu lėshon dhe zgjeron enėt e gjakut, duke zvogėluar nė kėtė mėnyrė mundėsitė e shfaqjes sė preeklampsisė. Teobromina tanimė shfrytėzohet nė mjekimin e dhimbjeve nė kraharor, rritjen e shtypjes sė gjakut dhe nė parandalimin e ngurtėsimit tė enėve tė gjakut. Shkencėtarėt shtojnė se teobromina mund ta rregullojė edhe qarkullimin brenda placentės duke bllokuar nė kėtė mėnyrė stresin oksidativ. Kėto rezultate tė reja janė tė bazuara nė pėrcjelljen e rreth 2300 shtatzėnave dhe nė analizat e sasisė sė teobrominės nė gjakun e foshnjave tė tyre. Nė bazė tė kėtyre provave ėshtė treguar se sasia e lartė e teobrominės zvogėlon rrezikun pėr paraqitjen e preeklampsisė deri nė 70%. Fytyra juaj mund tė mbetet e re pėr njė kohė tė gjatė Nėse konsumoni mė shumė nga ushqimet e poshtėshėnuara, leni duhanin dhe nuk vendosni nė fytyrėn tuaj kremra me pėrmbajtės tė shprehur kimik dhe ato me faktor tė lartė mbrojtės, atėherė fytyra juaj pėr njė kohė tė gjatė do ta ketė pamjen e njomė dhe tė re. Molla- ndihmon nė largimin e materieve toksike nga organizmi dhe pasuron atė me shumė vitamina, sidomos kvercetin. Karota- Ėshtė e pasur me beta-karoten, i cili e mbron lėkurėn nga veprimet e dėmshme tė rrezeve tė diellit. Dredhėzat- Janė tė pasura me vitaminė C, e cila mes tjerash ndihmon nė ndėrtimin e kolagjenit (proteina kryesore e indit lidhor). Po ashtu pėrmbajnė acid elagik i cili ėshtė i pazėvendėsueshėm nė luftėn kundėr kancerit dhe mbrojtjes sė ADN. Piperi i kuq- Pėrmban sasi tė madhe tė vitaminės C (dy herė mė shumė se portokalli), e cila ndihmon nė krijimin e kolagjenit dhe ėshtė pėrgjegjėse pėr tendosjen dhe fortėsinė e lėkurės. Rrushi- Rrushi pėrmban antioksidantė tė cilėt i forcojnė kapilaret, pengojnė zgjerimin e venave dhe po ashtu ndihmojnė nė ndėrtimin e kolagjenit. Qepa- Njėri nga burimet kryesore tė flavonoidit (antioksidant) dhe kvercetinės, tė cilėt kanė veprime kundėr inflamacionit dhe kundėr alergjisė. Besohet edhe nė dobinė e tyre pėr tė penguar sėmundjet e zemrės dhe kancerit. Peshqit- Pėrmbajnė acide-omega 3-yndyrore tė cilat janė miku mė i mirė i lėkurės sė thatė. Kėto acide e zbusin edhe psoriazėn (sėmundje e lėkurės) dhe pengojnė paraqitjen e njollave nė lėkurė. Peshku i konservuar ėshtė po aq efektiv sa peshku i freskėt. Vaji i ullirit- Ushqim shumė i shėndetshėm i cili nė kombinim me perime pengon paraqitjen e njollave nė fytyrėn tuaj. Guacat- Pėrmbajnė zink dhe janė burimi i vėrtetė i bukurisė, sepse zinku merr pjesė nė ripėrtrirjen e qelizave tė lėkurės. (Sidomos, preferohen te personat tė cilėt kanė lėkurė problematike, akne dhe procese tjera inflamatore nė lėkurė). Kumbullat e thata- Pėrmbajnė materie tė cilat i shuajnė radikalet e lira nė gjak. Ndėrsa, sa mė pak radikale tė ketė, aq mė e vogėl ėshtė mundėsia qė lėkura juaj ti ngjajė kumbullės sė thatė. Femrat qė hanė ushqim kalorik lindin djem Shkencėtarėt britanik kanė pohuar se femrat tė cilat dėshirojnė tė lindin djem duhet tė hanė ushqime me kalori tė mėdha nė kohėn kur dėshirojnė tė mbeten shtatzėna. Ekspertėt nga Universiteti Exeter kanė studiuar shprehitė ushqyese tė 740 shtatzėnave dhe i kanė krahasuar me tė dhėnat pėr gjininė e fėmijės sė tyre. Rezultatet kanė treguar se gjinia e foshnjės ėshtė e lidhur ngushte me sasinė e kalorive tė cilat femrat i marrin gjatė ditėve tė mbarėsimit, nėse kjo sasi ėshtė e lartė atėherė mundėsia ėshtė e madhe qė foshnja tė jetė mashkull. 56% e femrave tė cilat kanė ngrėnė ushqime kalorike kanė lindur djem, ndėrsa vetėm 46% e femrave tė cilat kishin marrė mė pak kalori kanė pasur foshnjat e tyre meshkuj. Qumėsht pėr eshtrat e meshkujve Edhe pse osteoporoza (sėmundje e eshtrave) mė shpesh prek femrat, nuk do tė thotė se meshkujt nuk duhet tė kujdesen pėr shėndetin e eshtrave tė tyre. Nė njė studim nė tė cilin janė pėrfshirė 100 meshkuj me moshė mbi 50 vjeēare, ėshtė treguar se konsumimi i qumėshtit ėshtė i dobishėm edhe pas ndėrprerjes sė konsumimit tė tij. Meshkujt brenda dy viteve kanė konsumuar qumėsht tė pasur me kalcium dhe vitaminė D qė ka ndaluar apo ngadalėsuar humbjen e masės kockore, ndėrsa ėshtė interesante se si shėndeti i mirė i indit kockor ka qėndruar edhe 18 muaj pas ndėrprerjes sė konsumimit tė qumėshtit tė pasuruar Rreziqet qė na kanosen nga teprimi me sheqerin Sipas shkencėtarėve, sheqeri ėshtė njė nga ushqimet mė tė dėmshme pėr shėndetin e njerėzve, ndaj ata e kanė quajtur atė, helm i bardhė Ja disa nga dėmet e kėtij helmi 1. Nga konsumimi i sheqerit krijohen luhatje tė pėrmbajtjes sė tij nė gjak, pasojė e tė cilave ėshtė ndryshimi i shpeshtė i gjendjes shpirtėrore, lodhja, dhimbjet e vazhdueshme tė kokės, uria pėr ushqime tė ėmbla, etj. Mė e keqja ėshtė se nė organizėm krijohet gradualisht njė vartėsi e posaēme, kur ēdo dozė e re sheqeri, pasi sjell njė lehtėsim tė pėrkohshėm, shton urinė pėr ėmbėlsira 2. Studimet e vazhdueshme shkencore kanė treguar se sa mė shumė produkte glikemie (qė ndikojnė nė pėrmbajtjen e sheqerit nė gjak, pėrfshirė edhe sheqerin) tė pėrdoren, aq mė i lartė ėshtė rreziku nga dhjamosja ose diabeti. Kėto ushqime shtojnė gjithashtu rrezikun nga sėmundjet kardiovaskulare dhe disa forma tė kancerit. 3. Konsumimi i tepėrt i sheqerit prish balancėn e substancave dhe sidomos, fermenteve, mirėpo kur prishet kjo balancė, lind mundėsia e dobėsimit tė imunitetit dhe kjo, natyrisht, sjell sėmundje tė ndryshme. 4. Nė qoftė se njė njeri merr ushqime tė pasura me sheqer dhe me hidrokarbure tė tjera tė pastra, nė organizmin e tij krijohet njė deficit i kromit, njė nga funksionet e tė cilit ėshtė rregullimi i nivelit tė sheqerit nė gjak. Kromi merret nga ushqime tė ndryshme me prejardhje bimore dhe shtazore, mirėpo niseshteja e pastėr dhe hidrokarburet e tjera e zhdukin kromin nga kėto ushqime. 5. Sheqeri shpejton proceset e plakjes. Njė pjesė e molekulave tė tij hyjnė nė gjak, ku bashkohen me proteinat dhe strukturat e reja molekulare qė krijohen si pasojė e kėtij procesi ndikojnė nė dobėsimin e elasticitetit tė indeve, duke filluar qė nga lėkura, deri tek indet e organeve dhe tė arterieve. Sa mė e lartė tė jetė pėrqindja e sheqerit nė gjak, aq mė shpejt vjen pleqėria. 6. Sheqeri mbetet nėpėr dhėmbė dhe shton rrezikun e kariesit mė shumė se ēdo ushqim tjetėr. Veē kėsaj, ai mund tė bėhet shkak pėr infektimin e mishrave tė dhėmbėve, tė cilat, duke pasur lidhje me sistemin kardiovaskular dhe gjithė sistemin imunitar tė organizmit, sjellin edhe dėmtimin e tyre. 7. Sheqeri shton stresin. Organizmi i njeriut ka njė sistem mbrojtės nga shqetėsimet dhe streset, qė bazohet tek adrenalina, epinefrina dhe kortizoli. Gjatė konsumimit tė sasive tė mėdha tė sheqerit, kėto hormone mund tė japin alarmin, duke na shqetėsuar dhe duke ndikuar nė ndryshimin e humorit tonė. 8. Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Bujqėsisė tė SHBA-sė, si pasojė e konsumimit tė sheqerit, nė organizmin e njerėzve mungojnė disa substanca shumė tė rėndėsishme ushqyese si vitaminat A, C, B.12, kalciumi, fosfori, magneziumi, hekuri dhe acidi folik. E keqja ėshtė se kėto mungesa janė zbuluar mė shumė te fėmijėt, pra, pikėrisht tek ata qė kanė mė shumė nevojė pėr to Sheqeri, me sa duket, nuk i jep mundės organizmit qė ti pėrvetėsojė ato.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde. |
|
|
|
|
|
#7 |
|
Alluring
![]() Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,851
Pėlqime: 35
Pėlqyer 92 herė nė 83 postime
My Mood:
Rep: 584
![]() |
Dieta kundėr kancerit
Doktorėt thonė se ka shumė ushqime qė mund tė parandalojnė kancerin. Por sikur tashmė tė jeni me kancer? Duket sikur masat parandaluese nuk hyjnė mė nė punė pasi tashmė jeni I sėmurė. Por kjo nuk ėshtė e vėrtetė qimet anti kanceroze Dieta parandaluese e kancerit pėrfshin ushqime me antioksidues tė cilėt parandalojnė prodhimin e hormoneve tė tepėrta dhe elementeve tė cilat ndihmojnė nė eleminimin e helmeve tė trupit dhe eleminojnė gjithashtu kancerogjenėt. Pėrshembull brokoli lulelakėr lakra qepa hurdha boronice e kuqe agrumet bėrthamat e lirit, susamit, kungullit dhe lulediellit gjithashtu ėshtė e kėshillueshme tė konsumoni perime. Beta karroteni Pacientėt me kancer zakonisht kėshillohen tė pijnė lėng karrote beta karroteni nė karrota mund tė bėjė mrekulli. Por ėshtė mė mirė tė hani karrota tė freskėta. Sipas mjekėve, karrota I humb disa prej vetive tė saj nėse shtrydhet dhe bėhet lėng. Spec I kuq ėshtė gjithashtu njė burim mjaft I mirė I beta karrotenit. Ky perim gjithashtu pėrmban kapsaicin, substancė kjo e cila kundravepron ndaj kancerogjenėve nė ushqime tė konservuara. Ushqime qė pėrmbajnė soj. Cfarėdolloj ushqimi qė pėrmban soj ndalon qelizat malinje tė rriten dhe zvoglon efektin dehės tė terapisė rrezatuese ose kimioterapisė. Bajamet dhe bėrthamat e kajsisė pėrmbajnė leatril qė vret qelizat kanceroze. Ananas Studime tė reja shkencore kanė zbuluar dy elementė tė dobishme tė kėrcellave tė ananasit. Njė prej tyre ėshtė qė stimulon sistemin imunitar, tjetri bllokon njė protein tė vecantė qė prodhohet nga qelizat kanceroze, e cila ndalon rritjen e tumorit. Por ne jemi mėsuar tė hamė tulin e ananasit. Por kėrcelli I ananasit ėshtė ai qė pėrdoret mė shumė pėr krijimin e ilaceve kundra kancerit. Gjithsesi, dieta kundėr kancerit nuk do tju shėrojė. Sado e mundimshme trajtimi kundėr kancerit mund tė jetė, ju duhet ta kaloni. Konsumimi I ushqime tė lartpėrmendura do ta bėjė trajtimin tuaj mė tė efektshėm.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde. |
|
|
|
|
|
#8 |
|
Alluring
![]() Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,851
Pėlqime: 35
Pėlqyer 92 herė nė 83 postime
My Mood:
Rep: 584
![]() |
Ushqimet adekuate pėr top formė
Nėse vuani nga sindroma premenstruale, keni vėshtirėsi nė pėrqendrim, mos bėni turr qė tė shkoni te mjeku, por provoni qė tė mjekoheni me ushqime Nuk keni energji Shkaku: ushqimet e varfra me karbohidrate, qė haset gjatė dietave pėr humbjen e peshės. Zgjidhja: hani sasi tė mjaftueshme tė karbohidrateve tė pėrbėra si dhe ushqime tė pasura me hekur, si p.sh. spinaq. Ushqimet e preferuara: mish i zier pule me perime, nė kombinim me oriz integral; sallata me oriz dhe fasule, drithėrat integrale me pemė tė freskėta, mish i kuq i freskėt. Vėshtirėsitė me sindromėn premenstruale Shkaku: nuk merrni sasi tė mjaftueshme tė kalciumit apo magnezit, apo hani tepėr sheqer. Zgjidhja: zvogėlojeni sasinė e sheqerit qė e hani. Hani mė shumė ushqime tė pasura me kalcium, p.sh. qumėsht me pak yndyrė, jogurt, etj. Ushqimet e pasura me magnez janė drithėrat integrale, bishtajat, bajamet dhe arrat. Ushqimet e preferuara: djathi, ananasi, bajamet, fasulet, jogurti. Nuk keni disponim tė mirė Shkaku: nuk merrni sasi tė mjaftueshme tė thartirave yndyrore omega-3 nga peshqit, apo vitamina B. Zgjidhja: Hani tri herė nė javė peshk; dy lloje tė perimeve tė gjelbra nė ditė si dhe banane. Ushqimet e preferuara: salmoni, spinaqi, ananasi, thjerrėzat, mishi i pulės, trofta, gjalpi i kikirikėve. Keni vėshtirėsi nė pėrqendrim Shkaku: nuk hani mėngjes, apo nuk merrni sasi tė mjaftueshme tė antioksiduesve, pemėve dhe perimeve, vitaminės E. Zgjidhja: nė mėnyrė qė tė mos vdisni urie deri nė drekė, hani njė mėngjes tė shėndetshėm, me ushqime qė pėrmbajnė antioksidues, si p.sh. me qershi, rrush tė tharė, portokaj, spinaq, etj. Merrni edhe preparate tė vitaminės E. Ushqimet e preferuara: keksėt integralė, boronicat, sythat e grurit, mjalti, pureja e patateve.
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde. |
|
|
|
|
|
#9 |
|
Alluring
![]() Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,851
Pėlqime: 35
Pėlqyer 92 herė nė 83 postime
My Mood:
Rep: 584
![]() |
Yndyrnat jane baze, ne shume procese te organizmit dhe jane nje forme e perqendruar e energjise. Marrja e tepruar e yndyrnave, mund te coje ne dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmes, vaji i arres se kokosit, dhjamrat e kafsheve, vezet, peshqit, arrat, kane yndyrna te tretshme.
Fibrat luajne nje rol te rendesishem ne nje diete te shendetshem, ndihmojne levizjen e ushqimit ne aparatin e tretes, ndalojne kapsllekun, ndihmojne funksionimin e zorreve (parandalojne shqetesimet ne to), apendesitin, semundjet e zemres. Dritherat jane shume te pasura me fibra. Vitaminat dhe kriperat minerale e ndihmojne trupin te ruaje formen e mire. Nje diete e mire duhet te siguroje te gjitha vitaminat dhe kriperiat minerale, qe jane shume te nevojshem per organizmin. Megjithate duhen vetem sasi te vogla, ato jane te pazavendesueshme. Vitaminat dhe kriperat minerale veprojne se bashku. Kriperat minerale ndikojne ne strukturat kockore, krijimin e nje ekuilibri te sistemit ujor te organizmit, nervat dhe reagimet muskulare. Minerale te rendesishme jane kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund te maganizohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marre rregullishte. Nese frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kriperiat minerale humbasin shume nga cilesite e tyre. Zierja me avull eshte me e mire, sesa zierja e zakonshme. Mjafte vitamina permbajne edhe lekurat e frutave. Te dishe te hash... Ka disa lloj ushqimesh qe duhet te hahen te shoqeruara me te tjera, sepse keshtu behen me te dobishme per organizmin tone. Studimet e bera, kane treguar se nese i ha karrotat e grira ne forme sallate, pa i hedhur vaj ulliri, mund te pakesosh sasine e kalorive qe merr, por humb marrjen e betakarotines qe eshte mjafte e vlefshme per trupin. Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi, vetem ne prani te yndurnave. Me perpara, konsiderohej e papershtatshme te bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Por sot, mendohet se t`i shtosh llojeve te ndryshme te pastave (brumerave), pak fasule, bizele, apo thjerreza, plotesohen me mire nevojat proteinike te trupit. Por ka edhe ushqime, qe keshillohet te mos bashkohen gjate ngrenies. Keshtu psh. djathi, qe eshte i pasur me kalcium, kur hahet se bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorret. Lakra e bardhe kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit, qe permban peshku. Po ashtu, tanina qe permban caji, pengon absorbimin e kalciumit qe ndodhet ne djathe, etj
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde. |
|
|
|
|
|
#10 |
|
Alluring
![]() Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,851
Pėlqime: 35
Pėlqyer 92 herė nė 83 postime
My Mood:
Rep: 584
![]() |
Kujdes me ato qe pini!
75 perqind e te rriturve ne amerike mendohet se do te jene mbipeshe brenda vitit 2015 sipas studiuesve te ndryshem. Amerikanet konsumojne 150 deri ne 300 me shume kalori ne dite se sa kane konsumuar para tre dekadash dhe gjysma e ketyre kalorive vjen prej pijeve. Studimi me i fundit it John Hopkins Bloomberg School of Public Health zbulon se duke pakesuar konsumimin e pijeve, ne vecanti te atyre te sheqerosura si: legjet e frutave, pijeve me gas etj. ndihmon ne humbjen e peshes si dhe ne mbajtje te trupit ne forme. Pyetje dhe pergjigje Pyetje: Perse ky theksim i kalorive te pijeve? Amerikanet konsumojne kalori nga pijet me shume se ckane konsumuar ndonjehere. Ne ndryshim me kalorite e mara nga ushqimi i zakonshem , per njerezit eshte shume e veshtire per te patur nje llogari te sakte se sa kalori marrin nga pijet. Sistemi trupor i njeriut qe rregullon urine dhe sasine e ushqimit te marre eshte shume kompleks, por shkencetaret kuotojne qe mungesa e aktivitetit fiziologjik dhe simulantet e ambjentit qe shoqerohen me te pirin , si psh mos qenja e nevojshme e pertypjes apo e pergatitjes se pijes si psh kur pergatit nje ushqim luan nje rol te madh. Per kete arsye kalorite e lengshme nuk te ngopin dhe nuk jane aq sadisfaksionuese sa eshte ushqimi i zakonshem. Zakonisht jane kalori boshe sepse nuk kane vlera ushqyese. Pyetje: A jane pijet e shendetshmesi psh leg fruti natyral apo caji nje opsion me i mire kur je duke u perpjekur per te humbur peshe? E verteta eshte JO!. Kaloria eshte kalori dhe nuk ka rendesi se nga vjen. Disa nga pijet e shendetshme apo cajrat qe shiten ne treg po te analizohen me kujdes mund te kene deri ne 300 kalori qe per nje person qe perpiqet te humbase peshe jane te panevojshme. Gjithmone shikoni me kujdes etiketat e pijeve qe blini per te patur nje ide se sa kalori jeni duke marre dhe kerkoni forma alternative per sadisfaksion.Ikubinfo
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde. |
|
|
|
|
|
#11 |
|
Alluring
![]() Regjistruar mė: Oct 2009
Postet: 2,851
Pėlqime: 35
Pėlqyer 92 herė nė 83 postime
My Mood:
Rep: 584
![]() |
Pesė super-ushqime pėr zvogėlimin e apetitit
Nė botė harxhohen me miliarda dollarė nė produkte pėr humbje nė peshė. Por, ekziston edhe njė mėnyrė mė e mirė dhe mė e lirė pėr humbjen e kileve tė padėshiruara. Njė studim i ri tregon se disa produkte ushqimore, qė gjenden nė ēdo dyqan, mund tė na ndihmojnė nė kėtė drejtim. Bėhet fjalė pėr ushqime qė e pėrmirėsojnė metabolizmin dhe janė njė ndihmė nė heqjen e kileve tė tepėrta. Kur herėn tjetėr tė shkoni pėr tė blerė gjėsende ushqimore, merreni me vete listėn e re tė gjėsendeve ushqimore. 1. Vezėt Nė vend tė bukės dhe produkteve nga brumi, nė mėngjes ėshtė mė mirė tė hani vezė. Ky ushqim pėrmban shumė proteina dhe ndihmon qė, pėr njė kohė tė gjatė, tė mos ndiejmė uri. Njė studim ka zbuluar se njerėzit me mbipeshė qė kishin ngrėnė vezė, pėr 36 orėt e ardhshme hanin mė pak ushqim, krahasuar me ata qė kishin ngrėnė ushqime tė tjera. Studime tė shumta kanė treguar se proteinat e vezėve ndikojnė mirė nė nivelin e sheqerit nė gjak dhe zvogėlojnė dėshirėn pėr ushqime tė ėmbla. 2. Bishtajat Janė tė paktė ata njerėz qė kanė dėgjuar pėr kolecistokininėn, por ky ėshtė njėri nga miqtė mė tė mirė nė luftėn kundėr kileve tė tepėrta. Ky hormon tretės e zvogėlon apetitin nė mėnyrė tė natyrshme. Shkencėtarėt thonė se bishtajat kanė sasi tė madhe tė tij. Kjo vėrtetohet edhe me studime tė ndryshme, me ērast ėshtė vėrejtur se te njerėzit qė rregullisht ishin ushqyer me bishtaja, ishte vėrejtur rritja e nivelit tė kėtij hormoni. Ka edhe tė dhėna se bishtajat e mbajnė nė nivel tė dėshiruar sheqerin nė gjak, gjė qė d.m.th. se pėr njė kohė mė tė gjatė qėndron ndjenja e ngopjes. Pėrpos kėsaj, bishtajat zvogėlojnė edhe nivelin e kolesterolit nė gjak. Pėrkujdesuni qė bishtajat tė gjenden rregullisht edhe nė menynė tuaj. 3. Dardhat Kjo pemė ėshtė e pasur me fibra, gjė qė d.m.th. se ėshtė e shėndetshme, por edhe se krijon ndjenjė tė qėndrueshme tė ngopjes. Dardhat pėrmbajnė edhe pektinė, qė e zvogėlon nivelin e sheqerit nė gjak, duke ndikuar kėshtu nė zvogėlimin e apetitit. Kjo vėrtetohet edhe nga njė studim brazilian, me ērast ėshtė parė se gratė qė kishin ngrėnė mė shumė dardha, kishin humbur mė shumė nė peshė. 4. Kanella Kur nga mesi i ditės dobėsoheni dhe ju kap dėshira pėr ėmbėlsira, merrni bukė integrale tė thekur dhe qitni kanellė mbi tė. Shkencėtarėt amerikanė kanė zbuluar se sasitė e vogla tė kanellės mund ta rregullojnė sasinė e insulinės nė gjak, duke e kontrolluar kėshtu edhe ndjenjėn e urisė. Njė studim tjetėr ka treguar se ¼ e lugės sė ēajit kanellė mund ta zvogėlojė nivelin e sheqerit nė gjak, si edhe tė kolesterolit. Kanella lejohet nė sasi tė vogla. 5. Uthulla Ėshtė njė produkt i shkėlqyeshėm qė ngop. Njė studim suedez ka treguar se njerėzit qė hanė bukė tė njomur nė uthull, rrinė tė ngopur pėr njė kohė tė gjatė dhe nuk kanė nevojė pėr shujta tė shpeshta. Shkaku i kėtij veprimi ėshtė thartira acetate, e cila ngadalėson kalimin e ushqimit nėpėr lukth, duke krijuar ndjenjėn e ngopjes. Uthulla ėshtė njė pėrbėrės mjaft i vjetėr ushqimor qė ka dobi tė shumėfishta.ks >
__________________
Shume pak njerez jetojne, shumica egzistojne. ~ Oscar Wilde. |
|
|
|
![]() |
| Bookmarks |
| Paneli i temės | Kėrko |
| Paraqitja | |
|
|
Tema tė njėjta
|
||||
| Tema | Filluesi i temės | Forumi | Pėrgjigje | Postimi i fundit |
| Dite pas Dite... | Nomsa | Krijimtaria juaj | 32 | 13-10-2012 20:42 |
| Sa fjale shqipe dime,qe nuk kan perdorim sot.... | Amajla | Gjuha shqipe | Folklori Shqiptar | 28 | 08-06-2010 21:01 |
| 9 ditė seks dhe ende e virgjėr | rrugaci_i_vogel | Kuriozitete | 0 | 30-01-2010 07:43 |
| Vlera e Mekkes dhe Shtepisė sė Allahut tė Madhėruar | Semiramida | Besimtarėt muslimanė | 0 | 10-08-2009 00:53 |
| Frutat e thata, si t i pėrdorim kundėr sėmundjeve | Semiramida | Arti i kuzhinės | 0 | 10-08-2009 00:46 |