Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Kulturė - Art - Dije > Letėrsia shqipėtare dhe botėrore > Poetėt Shqiptarė

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 28-07-2009, 14:44   #1
Erdoan
Member
 
Avatari i Erdoan
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Albania/Shkoder
Postet: 97
Pėlqime: 0
Pėlqyer 2 herė nė 2 postime
Rep: 645
Erdoan is on a distinguished road
Points: 65,762
Pikėt nė bankė: 10,000
Total Points: 75,762
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Erdoan
Gabim Ndre Mjeda


Ndre Mjeda (1886 - 1937)

Emri: Ndre
Mbiemri: Mjeda
Profesioni: filozof, teolog, shkrimtar
Ditėlindja: 1886
Vendlindja: Shkoder
Ditėvdekja: 1937
Nėnshtetėsia: Shqiptar


Biografia
Ndre Mjeda, poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi nė Shkodėr nė njė familje tė varfėr tė zbritur nga fshati Mjedė. Mėsimet e para i ndoqi nė Shkodėr, mė pas u dėrgua pėr studime tė mesme dhe tė larta teologjike nė disa vende nė Evropė. Nė fillim dha mėsim nė njė shkollė tė lartė fetare nė Kroaci. I dėbuar nga urdhri jezuit pėr mosbindje, Ndre Mjeda u kthye nė atdhe ku u emėrua famullitar nė fshatra tė ndryshme. U lidh qė herėt me lėvizjen patriotike.

Mė 1901 bashkė me tė vėllanė themeloi shoqėrinė Agimi, e cila krijoi njė alfabet dhe botoi njė varg librash pėr shkollat mbi bazėn e kėtij alfabeti. Pėr veprimtari patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Mė 1908 nė Kongresin e Manastirit u zgjodh anėtar i Komisionit pėr hartimin e alfabetit tė njėsuar tė shqipes, ndėrsa mė 1916-1917 ishte anėtar i Komisisė Letrare. Nė periudhėn e hovit tė lėvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesė nė jetėn politike tė kohės dhe u zgjodh deputet. Pas dėshtimit tė Revolucionit Demokratiko-borgjez u tėrhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtė nė Kukėl. Vitet e fundit ishte mėsues i gjuhės shqipe nė Shkodėr dhe vdiq nė kėtė qytet.

Veprimtarinė poetike Ndre Mjeda e nisi qė herėt. Poema romantike e njohur Vaji i bylbylit u shkrua mė 1887; nė tė ndihen fryma patriotike dhe nota pėrmallimi, qė shquanin paraardhėsit e tij L. De Martinin, N. Bytyēin etj. Vepra pėrmbyllej me thirrjen drejtuar shqiptarit qė tė ngrihej pėr tė fituar lirinė. Qė nga kjo kohė e deri mė 1917 kur pa dritėn e botimit vėllimi me vjersha Juvenilia, Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi gati asgjė. Tė kėsaj kohe janė poema tjetėr romantike I tretuni, nė tė cilėn ėshtė derdhur malli pėr atdheun, pėr njerėzit dhe natyrėn e vendit me bukuritė e saj, vjersha Shtegtari, Malli pėr atdhe, Gjuha shqype, Bashkoniu! etj. Krahas krijimeve tė pėrshkuara nga notat elegjiake, Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike, nė tė cilat tema patriotike u trajtua nė frymėn e poezisė luftarake tė Rilindjes, si Liria (1910-1911). Nė tė gjeti jehonė kryengritja e malėsorėve tė Shqipėrisė sė Veriut mė 1911, qėndresa dhe aspirata e tyre e zjarrtė pėr drejtėsi shoqėrore dhe pėr tokė. Grishja e poetit qė fshatarėt tė ngriheshin pėr t'u ēliruar nga zgjedha e rėndė shoqėrore, ndėrthuret me besimin se lufta e vegjėlisė do tė sjellė lirinė. Nė kėtė vepėr gjeti pasqyrim demokratizmi i Ndre Mjedės, qė pėrbėn bashkė me patriotizmin, anėn mė tė fortė tė botėkuptimit dhe tė krijimtarisė sė tij. Vjersha "Mustafa Pasha nė Babunė" fshikullon pavendosmėrinė dhe qėndrimin e lėkundshėm tė parisė feudale nė luftė kundėr zgjedhės sė huaj. Nė poemėn e njohur Andrra e jetės nėpėrmjet pamjeve poetike prekėse, autori zbuloi tragjedinė e malėsorėve tė varfėr, qė rronin nė zgrip tė jetės, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin kredhur. Botėn shpirtėrore tė personazheve tė poemės, ndjenjat dhe mendimet e tyre, poeti i dha me mjete tė kursyera dhe mjeshtėri.


Fazės sė dytė tė krijimtarisė sė Ndre Mjeda e cila nisi pas Luftės I Botėrore, i pėrkasin poemat nė tingėllima (sonete) "Scodra" dhe "Lissus", ku, pėrmes historisė sė lashtė tė dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e popullit tonė, sidomos fryma luftarake dhe liridashėse e stėrgjyshėrve tė tij, ilirėve. Duke vijuar nė kėtė kohė traditėn e poezisė sė Rilindjes Kombėtare, Ndre Mjeda shprehu kėshtu mospajtimin e tij me regjimin reaksionar qė sundonte vendin.

Nė prodhimin poetik tė Ndre Mjedės, zėnė vend edhe vjershat pėr fėmijė. La edhe disa shqipėrime tė goditura nga Gėtja, T. Grosi etj. Romantik nė thelb, Ndre Mjeda bėri njė hap pėrpara drejt realizmit, ai kishte kėrkesa tė larta dhe tregoi mjeshtėri tė rrallė poetike

Ndre Mjeda dha ndihmesėn e tij edhe nė fushėn e gjuhėsisė. Puna e tij u zhvillua nė, gramatikė, leksikologji, filologji. Krijoi alfabetin qė u zbatua prej shoqėrisė Agimi me kriterin shkencor pėr ēdo tingull njė shkronjė, duke pėrdorur shenjat diakritike. Dha ndihmesė tė shėnuar nė lėvrimin e gjuhės letrare. Nė historinė e gramatologjisė shqiptare janė pėr t'u pėrmendur Vėrejtje mbi artikuj e premna pronės tė gjuhės shqipe (1934), Mbi shqiptimin e qellzoreve ndėr dialektet e ndryshme tė gjuhės shqipe (1902). Ndre Mjeda ėshtė ndėr tė parėt gjuhėtarė shqiptarė qė u morėn me studimin dhe transkriptimin e veprave tė letėrsisė sonė tė vjetėr. Transkriptoi pjesėrisht veprėn e P. Bogdanit (1930) dhe tė P. Budit (1932), shkroi pėr dialektin shqiptar tė Istries (1932) dhe pėr Perikopenė e ungjillit tė shek. XIV-XV (1933).

Ndre Mjeda ėshtė njėri nga poetėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė shqipe. Me njė frymėzim tė parė romantik e djaloshar ai ka krijuar poemėn e mallit e tė dhembjes personale (Vaji i bylbylit). Me njohjen e jetės autentike tė botės shqiptare ai ka krijuar poemėn e botės shqiptare (Andrra e jetės). Me kėrkime nė njohjen e rrėnjėve kulturore e historike ai ka krijuar tufat e tingėllimeve (Lissus, Scodra). Me rebelimin e tij personal e rebelimin nacional ai ka krijuar poemėn e revoltit dhe himnin e lirisė (Lirija). Mjeda mbetet mjeshtėr i pashembullt i formės e i gjuhės poetike nė shqip dhe mjeshtri mė i madh i tingėllimit nė shqip deri mė sot. Vepra e Ndre Mjedės u botua e plotė nė tri vėllime nė Prishtinė nė vitin 1982 nėn pėrkujdesjen e Sabri Hamitit

Tituj tė veprave

* Vaji i Bylbylit
* Juvenilja - pėrmbledhje
* Liria - poemė
* Lissus - poemė
* Scodra - poemė
Erdoan nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 15:52.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar