Kenaqesia
Janė shkruar dhe botuar mijra libra rreth
konceptit tė lumturisė, duke e cilėsuar kėtė, si njė gjėndje gjatė sė cilės, qėnja humane ndihet nė ekuilibėr me ambientin dhe veten. Pėr rrjedhojė biologjikisht kjo gjėndje, pra lumturia, presupozon njė moment, njė periudhė tė shkurtėr, kur proceset e natyrshme kontradiktore brenda nesh, ekuilibrohen dhe po ashtu, ekuilibrojnė (apo kėshtu na duket) edhe proceset e tjera qė na rrethojnė. Kėshtu ato krijojnė mikroambientin ku ne jemi nė ekzistencė.
Sipas shumicės sė hulumtuesve, lumturia nuk ėshtė njė proces i jashtėm. Eksteriori luan rol sigurisht, por ėshtė pikėrisht interiori, bota e brendėshme pra, ajo qė prodhon lumturinė. Sipas kėsaj teorie, e cila ėshtė edhe teoria dominuese sot, manipulimi, pėrpunimi dhe menaxhimi i botės sonė tė brendėshme mund tė krijojė ēaste lumturie.
Sigurisht, por sė pari duhet thenė qė lumturia nuk eshte nje concept fiks, matematik. Ajo ėshtė shume relative. Pėr tė njėjtin nxitės, ne pėrgjigjemi me shkallė tė ndryshme lumturie (kėnaqesie). Nė ditė tė ndryshme, interieri ynė ka mundesi tė ndryshme pėr t’u pėrgjigjur ndaj ngacmuesve tė jashtėm.
Mbi gjithshka, ne duhet qė tė mėsojme si t’a menaxhojme lumturinė, kėnaqėsinė, mirėqėnjen. Kjo ndjenje kaq solide , e kėrkuar dhe njėkohėsisht, kaq fraxhile, ka karakter shumė tė fisme. Ajo duhet thirrur, kėrkuar dhe pastaj duhet shijuar ngadalė dhe me kujdes.
Le tė shohim njė rast tė zakonshėm: Po tė dėgjosh njė kėngė tė bukur popullore, le tė themi tė kėnduar nga Vaēe Zela, do tė ndjesh(kjo varet shume nga individi) njė kėnaqėsi qė klasifikohet, le te themi me notėn “10”. Po ashtu pas pak kohe, degjojmė njė melodi klasike tė Verdit dhe po ashtu i japim edhe kesaj noten “10”. Lumturia, pra kėnaqėsia nė tė dy rastet ėshtė e arritur. Por…sikur tė dėgjojme meloditė sėbashu, nė mėnyre simultane pra, kjo nuk do tė thotė aspak 10+10=20. Rezultati i klasifikimit do tė jetė sigurisht mė pak sė “10”. Kėnaqėsia nuk sumohet, nuk mblidhet. Ajo duhet shijuar e veēuar. Ajo duhet kėrkuar dhe pastaj si tė jesh fokusuar nė tė… tė kėrkosh qė ta ndjesh.
Lumturia ėshtė njė ndjenjė labile, jo konstante. Ajo ka ngritje dhe ulje tė pafundme. Kur ne jemi me dhimbje (fizike apo shpirterore), kjo nuk do tė thotė se nuk duhet, nuk kemi mundesi qė tė ndjejme kėnaqėsi. Jo, sė pari tė qėnit nen ndjesinė e dhimbjes, na jep “vizėn” qe tė jemi njerėz. Vetėm tė vdekurit dhe disa tė sėmurė nuk ndjejnė nė pėrgjithėsi dhe janė pa dhimbje veēanėrisht. Pra duke pasur dhuratėn e madhe qė tė ndjejmė dhimbje, pėr rrjedhojė duke qėnė njerėz, ne kemi edhe mundėsinė pėr tė ndjerė lumturinė, kėnaqėsinė.
Ēdo humbje, ēdo dhimbje dhe privim, na mėson qė tė kuptojmė, qė edhe ana tjetėr ėshtė atje diku. Ne pra duhet ta gjejmė. Eshtė e njohur shprehja e antikitetit:”Dėshto, qė tė mėsosh dhe mėsohu qė tė dėshtosh”.
Po tė shohim njė njeri tė sėmurė nga njė sėmundje e rėndė, e cila j’a shkurton jetėn, dhe ta analizojmė gjėndjen e tij shpirtėrore dhe fizike do tė kuptojme shumė. Njeriu i dėnuar me vdekje, nga njė sėmundje apo nga gjykatesi, i mpreh nė mėnyre tė pavetedijshme shqisat e tė ndjerit dhe sidomos, ai njeri mpreh shqisat e tė ndjerit tė kėnaqesisė duke frenuar ato tė vuajtjes. I sėmuri me kancer megjithse ėshtė nėn dhimbje dhe nėnefektin e sėmundjes, jeton jetė tepėr sensibile. Ai ndjen dhe qan pėr njė zog tė vrarė, apo pėr njė melodi tė bukur, si kurrė nuk do te kishte bėrė mė parė. Sikur sėmundja tė vihet nėn kontrroll dhe mjekėt t’i thonė qė je i shėruar, ky i sėmurė do tė jetojė njė tjetėr jetė, mė tė mirė, mė kėnaqesisjellėse se ajo qė do tė kishte jetuar mė parė.
Mos vallė duhet qė tė sėmuremi mė parė dhe pastaj tė jetojmė nė mėnyrė tė tillė sa tė ndjejmė kėnaqėsine? Jo aspak! Jo! Truri ynė ka aftėsinė qė tė prodhojė gjėndje tė tilla tė ngjashe me ato. Vetėm se ne duhet tė dimė qė tė kėrkojmė brenda tij. Jemi nė qė duhet ta thėrrasim lumturinė dhe sigurisht qė ajo vjen.
Mjaft njerėz dhe kultura tė ndryshme kanė pėrdorur fasadėn pėr tė fshehur emocionet. A ėshte kjo njė gjė e mire?
Jo! Tashme dihet mirė sė e qeshura dhe shoqėrizimi ka efekte positive nė organizem. E qeshura dhe kėnaqėsia, zgjatin jetėn dhe pėrmirėsojnė cilėsine e saj. E qeshura forcon sistemin imunitar tė trupit human. “Dekameroni” i Bokaēios, ėshtė njė ilustrim i bukur i kėsaj ideje. Njė grup tė rinjsh i shpėtuan sėmundjes sė murtajes, e cila ėshtė aq ngjitese sa mori 50% te Europes ne shekullin e 14, duke jetuar nė njė shoqėri tė gėzuar, diku nė rrethinat e njė qyteti tė Italisė…..
Pra, arritja e kėnaqėsisė kėrkon edhe tė jetosh nė njė mjedis tė gėzuar. Por qė mjedisi tė jetė i gėzuar, ti duhet tė japesh kėnaqėsi, t’i falėsh atij mjedisi pjesė tė emocioneve tė tua positive dhe ai do tė t’i ktheje tė shumėfishuara ato.
Gjenerozitet apo altruizem?
Unė jam me tė parėn. Ne duhet qė tė jemi gjenerosė, pra tė japim kėnaqėsi, qė tė kemi edhe mundėsinė tė marim po atė. Altruizmi, presupozon dhėnje pa nevojė pėr tė marrė. Altruizmi ėshtė vetėsakrifikim.
Mora shkas pėr kėtė shkrim nga njė libėr i prof. tė Harvardit Tal Ben-Shahar titulluar: “Happier”, Learn the Secrets to Daily Joy and Lasting Fulfillment.
Kėtė bisedė e konsumova me njė mikun tim tė mirė. Kėnaqėsia ishte e dyanshme. Dhe nuk mund tė rri pa shtuar qė do tė doja qė t’i bėja prof. Ben-Shahar tė njėjtėn pyetje qė mė bėri miku im, pyetje qė korespondon me njė ide mjaft tė pėrhapur nė katedrėn e psikologjisė sė Harvardit, ide e hedhur pikėrisht nga profesori i Ben-Shahar:
A ėshtė e mundur qė tė gjithė njerzit tė pėrfitojnė nga ky libėr, pra te rrisin shkallėn e kėnaqėsisė, gjė qė i pėrshtatet edhe titullit tė librit.
Pėr ēudi profesori………i profesorit Ben-Shahar ėshte kundėr kesaj ideje. Jo, pra tė gjithė njerzit janė tė aftė pėr tė ndjellė kėtė ndjenjė hyjnore, lumturinė. Te gjithė njerzit kanė nevojė pėr lumturine, kenaqėsinė, por jo tė gjithė kanė aftėsinė pėr ta afuar, tėrhequr atė….
Cedrus