Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Kulturė - Art - Dije > Letėrsia shqipėtare dhe botėrore

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 28-12-2009, 23:59   #1
Albanian
Admin
 
Avatari i Albanian
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Angli
Postet: 1,804
Pėlqime: 115
Pėlqyer 111 herė nė 100 postime
My Mood: Inspired
Rep: 20
Albanian will become famous soon enough
Points: 633,127
Pikėt nė bankė: 26,130,871
Total Points: 26,763,998
futi i birre se je lodh :P - GhOsT Boti modh me nela tu vu bane :P u bona per kafe na dhe ti nji - GhOsT ste bo dom nji me qumesht :P - GhOsT 
Gabim Ismail Kadare, Tragjikomikja dhe modernja te “Darka e gabuar”

Nga Mexhit prenēi

Tragjikomedia moderne “Darka e gabuar” sfidon thėniet e mediokėrve se krijimtaria e viteve tė fundit e Kadaresė ėshtė nė rėnie. Origjinaliteti i modernitetit tė saj ėshtė i spikatur. Stili i shkrimtarit ėshtė i aftė tė shpreh mendime tė mėdha, thellėsia e ndjenjės dhe frymėzimit janė tė lindura dhe tė arritura nėpėrmjet artistikes, estetikes dhe figurės sė mendimit nė paraqitjen e tė madhėrishmes dhe, fisnikėria nė zgjedhjen e fjalėve e tė fjalive, janė elemente tė stilit tė lartė siē do tė shprehej Longini, qė e ka ngjitur autorin nė rendin e lartė estetik, do tė thoshte Benedette Krroēe.
* * *
Kadare nuk shkruan si gjithkush, por si askush, duke sfiduar gjithkushėt qė shkruajnė letėrsi tė alibisė. Sartri i shkruante njė mikut tė tij: “Duhet bėrė si gjithė tė tjerėt dhe jo si askush, - kjo, pėrmbledh moralin qė autorėt tanė ua kanė shitur lexuesve. Mė kėtė ata janė justifikuar: duhet tė bėjmė si gjithė tė tjerėt dmth tė shesim verėn e Bordos sipas rregullave tė mėsuara, tė martohemi me njė vajzė me pajė, tė vizitojmė prindėrit, vjehrrėn, miqtė, pra tė jemi si gjithė tė tjerėt, dmth tė shpėtojmė shpirtin tonė dhe tė familjes me shkrime tė bukura e shkatėrruese njėherėsh. Do ta quaja letėrsinė e kėtyre veprave, - letėrsi e alibisė”.
* * *
E ka sfiduar nga ēdo pikpamje “Darka e gabuar” kėtė llojė letėrsie, si nė modernitetin mė finok e tė spikatur, nė rrafshin artistik dhe estetik, siē e cilėson nė tėrėsi prozėn e Kadaresė Dominique Fernandez, ashtu dhe nė rrafshin e relativitetit tė gjykimit tė dukurive, tė ideve e mesazheve qė burojnė nga bota reale e zakonshme dhe e jashtėzakonshme, prej sė cilės autori ėshtė nisur dhe ka rikrijuar njė realitet artistik, tė caktuar, por i ēliruar nga ēdo trysni letrare e vjetėruar e rutinore dhe nga ēdo trysni e botės reale tė rrafshit ideologjik e politik, i vetėorientuar nė qasjen e shprehjes sė lirė tė mendimit, si e sheh ai atė pjesė tė realitetit historik tė botės reale qė synon ta shndėrrojė nė botė artistike. Realizimi ėshtė i mrekullueshėm.
2
“Darka e gabuar” ėshtė roman modern, i hapur. Lejon shumėsi shpjegimesh, opinionesh, debatesh, kundėrshtish, qė bazohen te polisemia e tekstit si te Finnegaus Wake e Xhojsit. Autori nė gjykimin e njė dukurie, ngjarjeje, situate apo tė bėmave tė personazheve, jep artistikisht vlerėsimin dhe versionin e tij tė mėvehtėsishėm dhe opinionet e gjykimet e ndryshme e tė kundėrta, individuale apo kolektive, tė personazheve. Kjo qasje e realizuar mjeshtėrisht, pėrmban njė ndėr vlerat mė tė veēanta dhe origjinale tė romanit nė rrafshin ideoartistik.
Ėshtė njė pikėvėstrim origjinal, modern dhe liberal, do tė thosha ėshtė risi e romanit, moderniteti i tė cilit ėshtė shumėdimensional: bashkėjetesa e elementėve tė hipėrrealizmit me ato tė realizmit magjik, surrealizmit dhe formave groteske e ironike, dramatike e tragjikomike, janė nė unitet, duke ruajtur sensin e masės nė tėrė strukturėn e romanit, teknika e tė cilit ėshtė rinovueseve, si kundrėrshti e formės kronologjike. Ka mėnjanuar linjat e ngjarjeve dhe tė personazheve, ka riarangjuar sekuencat kohore ku e para dhe e fundit nuk vijnė sipas radhės, por vijnė atėhere kur arrijnė kontaktin pėrmes pranėvėnies dhe, kėrleshjes sė mendimeve e konflikteve nė vėtėdijen krijuese tė shkrimtarit, prej nga menaxhohen mjeshtėrisht: enigma, dilema e kundėrshtia nė botėn e brendėshme tė personazheve, brenda vetes e jasht tyre nė raportet me tė tjerėt, me mjedisin, ngjarjet dhe vetė dukuritė.
* * *
Theksoj se kahu i mishėrimit artistik dhe estetik tė filozofisė sė relativitetit tė gykimeve dhe vlerėsimeve tė dukurive tė ndryshme, ėshtė jo vetėm vlerė e lartė dhe risi e prozės sė tij moderne, por edhe faktor lėvizės i proceseve tė zhvillimit dhe formėsimit tė romanit, shprehje e mėvehtėsisė tė personazheve dhe e qytetėrimit modern nė sensin qė, pėr njė problem, dukuri, ngjarje, personazh, rrethanė apo konflikt nė jetė, shfaqen dhjetra alternativa tė ndryshme, nga njerėz tė ndryshėm, ku gjithēka ėshtė shndėrruar nė art te “Darka e gabuar”, duke na mrekulluar me magjinė e tij.
3
Qė nė titull tė romanit shkrimtari ka vendosur enigmėn: “Darka e gabuar” si njė metaforė me semantikė shumėdimesionale dhe komplekse. Asnjė personazh, madje as edhe autori nuk kanė shfaqur ndonjė qartėsi, ishte apo nuk ishte e gabuar kjo darkė, ndonėse pėr tė flitet mė shumė se pėr ēdo gjė tjetėr nė roman. Madje, ajo ėshtė epiqendra e romanit, nyja substanciale lidhėse e personazheve dhe tėrė elementėve pėrbėrės tė tij, qasjeve tė ndryshme e tė larmishme, pa rregulla klasikogjante apo tė romanit realist. Te kjo nyje koncentrohen fije tė dukshme e tė padukshme, herė tė lidhura, herė tė kėputura, herė tė drejtpėrdrejta e herė tė tėrthorta, herė nė tė tashmen herė nė tė shkuarėn, nė kėrkim tė asaj se ē’ishte ajo darkė: “Ēfarė fshihej pas saj? Ē’ishte ajo lodėr nė fillim? Pastaj vetė darka... ē’ndodhi nė tė vėrtetė atje? Nga vinin urdhėrat? Si u morėn vesh Gurameto i madh me kolenelin gjerman Fritz von Schwabe? Cilat ishin shenjat, kodet e fshehta?”, do tė pyeste hetuesi i pėrgaditur nė shkollėsn “Xherxhnski”, Shaqo Mezini. Ndėrsa hetuesi rus do tė thoshte se darka ėshtė mister. “Nuk dijmė pėrse koloneli Klaus Hempf, atje te sheshi i Bashkisė, nė vend t’i thoshte doktor Gurametos sė madh se kishte njė kumt nga shoku i tij i shkollės, i tha se ai vetė ishte Fritz von Schwabe”
Darka ėshtė sa enigmatike e fantastike aq dhe e ēuditshme. Qė nė fillim duket si diēka, jo e zakonshme: edhe e gėzueshme edhe e frikshme edhe dyshuese. Madje vishet edhe me vello misterioze nga qėndrimet e kundėrta,
tė ndryshme e tė larmishme dhe shndėrrohet nė darkė: dramatike, tropologjike dhe gjer tragjikomike siē do ta analizoj nė vazhdim.
4
Nė prozėn e kėtij romani autori nuk shpjegon, nuk komenton, as nė rrėfimin psikanalitik, as kur jep versionin e tij pėr dukuri e ngjarje, madje as nuk i vė pikė mendimit dhe gjykimit tė tij. Kėtė qasje e ruan edhe nė gjykimet, hamendėsimet, opinionet e qėndrimet individuale a kolektive, pro a kundėr tė personazheve, ēka sjell njė frymė tė re, vizion tė ri nė letėrsinė tonė. Citojmė: “Doktor Gurameto, po u bėnte njė dil tė dalim gjermanėve. Ju po na pushtoni? Kujtoni se po na tmerroni dhe na keni vėnė nė gjunjė? Fare hiē! Ja, mu nėn hundėn tuaj, unė po fejoj vajzėn, pa e shtyrė datėn, se shqiptari sipas dokeve s’e kthen as orėn, le mė ditėn e fejesės; pra unė bėj sikur ju tė mos ishit; madje, po tė doni, mirė se tė vini pas dokeve tona, miq e armiq, porta ėshtė e hapur pėr gjithkėnd”. Kėtij opinioni i kundėrvihet njė opinion tjetėr: “Kurrėfarė fejese nuk po festonte doktor Gurametoja. Darka e tij jo vetėm qė nuk ishte njė shuplakė kundėr gjermanėve, pėrkundrazi ishte shtruar pėr nder tė tyre. Me fjalė tė tjera i kishte ftuar tė huajt pėr darkė, pėr t’u thėnė: ju pritė-(n) me plumba sot nė mėngjes te hyrja e qytetit? Unė ju pres me bukė e verė e muzikė” Njė optikė e tillė ka krijuar hapėsira tė pafundme nė rrafshin e imagjinatės, ku ėshtė shfrytėzuar nė shkallė tė gjėrė, me sukses, fusha e formave dhe larmia e mjeteve tė shumta artistike, madje edhe grotesku edhe dramatikja edhe tragjikomikja edhe muzika.
5
Nė kėtė vėshtrim, muzika, nė shtėpi tė Gurametos dhe, nė momente, gjendje psikolologjike e pika mė tė rėndėsishme tė pėrmbajtjes sė romanit, ėshtė trajtuar si element pėrbėrės i rėndėsishėm ideor e strukturor, qė krijon atmosferė dhe pasuron e potencionon kuptimėsitė e tekstit dhe gjendjen emocionale tė personazheve. Ajo pėrdoret me racionalitet, nė momentet e kohėn e duhur, sipas ngjarjeve, situatave dhe dramės sė personazheve. Ndėrsa fantazia krijuese, ėshtė ndėr elementet pėrbėrės kryesor tė kėsaj proze inteligjente, me shije tė lartė e gjuhė tė pastėr shqipe, me kolor e figuracion tė freskėt, nė krijimin e shumė fjalėve tė reja si: gjithnaja, darkėtarėt, e tjetėrfortė (bejte), ndezullia, orėligj, trirrotsha (triēikėl), sipėrania, vargari (i makinave), hirnosje, etj., etj., tė cilat ftojnė punonjėsit shkencorė tė Akademisė sė Shkencave qė flenė gjumė, t’i qėmtojnė nė tekstin e romanit dhe me to, tė pasurojnė edhe fjalorėt e gjuhės shqipe. Nė kėtė vėshtrim gjithė proza romaneske e Kadaresė ėshtė nje thesar gjuhėsor.
6
Kadare si shkrimtar i madh, intelektual i shquar dhe dijetar erudit, nė raportin art-jetė sheh atė qė tė tjerėt nuk e shohin, rikrijon atė qė tė tjerėt nuk e rikrijojnė, formėson atė qė ėshtė unikale, duke shprehur artistikisht esencėn e dukurive tė realitetit jetėsor dhe historik, falė edhe fantazisė sė jashtėzakonshme e tė arsyeshme, (theksoj: “fantazi e arsyeshme”), e cila nė kėtė kryevepėr moderne tragjikomike, antidiktaturė, ėshtė ndėr pėrbėrėsit mė specifik e tė rėndėsishėm. Francisko Goja do tė thoshte: “Fantazia e privuar nga arsyeja prodhon pėrbindsha, e lidhur me tė, bėhet mėma e dijes dhe mrekullia e artit”. Kjo mrekulli ėshtė inkandeshente te “Draka e gabuar” pėr ata qėijnė tė lexojnė!
* * *
Fantazia e arsyeshme e Kadares shfaqet e larmishme e origjinale edhe nė krijimin e portretit individual apo kolektiv tė personazheve, tė nacionalistėve, mbretėrorėve apo komunistėve, si nėpėrmjet detajeve specifike, ashtu edhe tė thelbit tė tyre si personazhe historikė. Nga njė pikėvėshtrimi krejt e veēantė e me art, jepet portreti i gjirokastritėve dhe Gjirokastrės, nėpėrmjet pėrshkrimit dhe evidentimit tė karakteristikave historike, jetėsore, morale e shoqėrore: me njerėz tė menēur e tė ditur, me personalitete tė shquar, por edhe me tė marrė e perso-(nul)-i-tete.
Si mjeshtėr i detajeve dhe i tė veēantave tė njerėzve, mjediseve e tė natyrės, autori pėrshkruan edhe karakteristikat e krahinave rretheqark Gjirokastrės, portretin specifik tė ēdo krahine. Ja njė nga karakteristikat origjinale tė portretizimit tė lazaratasve: “Thuhej se nė netėt e errta, dritat e qytetit, ndonėse tė zbeta dhe tė largėta, ua acaronin nervat lazaratasve, aqsa vinte njė ēast dhe qėllonin me pushkė drejt tyre. Kronistėt mė tė pėrkorė, shkakun e armiqėsisė e gjenin pikėrisht te shtėpitė e larta, nė katet e epėrme tė tė cilave besohej se jetonin zonjat. Sipas tyre, meqenėse as shtėpitė e larta s’mund tė ulnin shtatin e as zonjat s’mund tė ktheheshin nė jo zonja, moskuptimi kishte njė ngjyrim fatal e, me ē’dukej, i tillė do tė mbetej”.
* * *
Portreti i gjirokastritėve, ashtu edhe i personazheve tė tjerė, nuk jepet i plotė menjėherė, por gradualisht, nė situata e ngjarje tė ndryshme, vetėm nė fund tė romanit portretet formėsohen tė plotė. Ja si i paraqet autori gjirokastritėt, nė njė situatė hutimi kur qėllohet pabesisht patrulla gjermane dhe ata do tė hakmerreshin. Me hipėrrealizėm shprehet frika dhe tmerri i gjirokastritėve: fshihen, mrrudhen e struken nė shtėpitė e tyre, nėpėr bodrune; ikin nė male e shpella sepse e pėrfytyrojnė tė tmerrshme hakmarrjen e gjermanėve ndaj tėrė qytetit. “Hutimi, ankthi dhe pasiguria i kishte pushtuar tė gjithė. Njėrėzve u duhej njė farė kohe tė mblidhnin veten. Do tė hidheshin nė erė, shtėpi prej guri, tapitė treqindvjeēare, gjykastėsit perandorakė, shtėpitė e zonjave, dhe, pas tyre, vetė zonjat me kėmishat e mėndafshta, dhe tė fshehtat, e me byzylykėt qė do tė binin si breshėr.”
7
Me njė stil racional, nga njė optikė tjetėr, autori shpalos njė pjesė tė portretit tė komunistėve dhe tė ballistėve, nė njė mėnyrė tė re, nė struktrimin e fjalive e tė rregullave tė drejtshkrimit nė akuzat e ndėrsjellta: “Ja ē’na bėnė komunistėt. Ja ē’na bėtė ju qė kujtuat se morėt Kosovėn dhe Ēamėrinė. Jo ne, ju bėtė sikur do luftonit. Jo more, ne tė luftonim e ju tė bėnit sehir? Ne s’thamė do luftojmė, ju thatė, ju gėnjyet. U nise pėr luftė? Rri aty. Vritu, pritu, siē the, por mos ia mbath”.
Po tė gėrmosh nė nėnshtresat e tekstit, do tė shquash semantikėn e pasur tė shprehur me art brilant, qė pėrmban tė vėrteta ku spikatin elemente origjinale tė portretit realist e komik, tė ballistėve dhe komunistėve.
* * *
Sipas situatės e ngjarjes, autori plotėson mė tej, portretet e kombėtaristėve dhe tė komunistėve: “Komunistėt siē pritej, kėrkonin luftė me zjarrmi dhe ngut me gjermanin. Kombėtaristėt s’ishin kundėr, por as zjarrmia, as nguti, s’u pėlqente. Sipas tyre zjarrmia e tepėrt lidhej mė shumė me Rusinė. Gjermanėt vėrtetė ishin pushtues, por Rusia e kuqe nuk ishte mė e mirė. Veē kėsaj Gjermania sillte Kosovėn e Ēamėrinė, ndėrsa Rusia veē kolkozeve asgjė nuk sillte… Madje fjalėt “Shqipni etnike” nė fletushkat gjermane nė vend qė t’i gėzonin i kishin acaruar komuniustėt. Kishte gjasė qė edhe padurimi pėr luftė andej vinte. Dhe kjo ishte e natyrshme , pėrderisa nė krye tė tyre kishte dy a tre shefa serbė, pėr tė cilėt fjalėt “Shqipėri etnike” ishin mortje e shkuar mortjes”
Nė tėrėsi ballistėt paraqiten si nacionalistė, antikomunistė, por njė pjesė tjetėr bashkėpuntorė tė nazistėve. Ndėrsa mbretėrorėt paraqiten si atdhetarė, idhtar tė mbretit dhe antikomunistė. Komunistėt si atdhetarė dhe internacionalistė: “Bij tė Stalinit jemi ne/ Qė derdhim gjakun anembanė/ Sa tė valojė pėrmbi dhe/ Flamuri drapėr e ēekan”. Vini re: “Qė derdhi-(m) gjakun anembanė” ėshtė njė varg shumėkuptimorė ku nga njė pikė uji duket oqeani, qė shpreh tė vėrtetėn e cila e ka zanafillėn qė nė luftė dhe konkretizohet nė periudhėn kur po hidheshin themelet e shtetit tė ri mbi eshtrat dhe gjakun e kundėrshtarėve politikė, sipas filozofisė sė luftės sė klasave. Mishėrimi artistik i kėtyre realiteteve e portreteve, ku realistja dhe komikja janė tė pranishme gjithnjė, jepet me art tė klasit tė parė, si njė dukruri e re artistike modne qė synon tė shpreh tė vėrtetėn historike, me integritet letrar.
8
Vlera tė tilla i gjej edhe te informacioni interesant, i larmishėm, i veēantė e origjinal nė tėrė veprėn, i cili dimensionon pėrmbajtjen e saj. Le tė kujtojmė se si autori pėr tė dhėnė pėrmasat e darkės nė shtėpi tė doktor Guramentos, pėrmend disa lloje darkash tė ndryshme, interesante po dhe historike: “Kishin qenė gjithėfarėsh, tė hareshme e tė larmishme, me bujtės qė, nga gėzimi kishin dashur tė hidheshin nga pullazi, tė shtinin mbi njeri-tjetrin mu nė mes tė haresė, tė rrėmbenin zonjėn e shtėpisė apo tė gdhiheshin tė helmuar nė mėngjes, tė gjithė bashkė, bujtės e tė bujtur... pėr tė gjetur tė fshetėn silleshin ndėrmend tė tjera darka, shumica tė pabesa, ngaqė, me sa dukej, ishin ato qė, mė sė shumti, mbaheshin mend, e megjithate asnjera nuk mund tė krahasohej me darkėn e asaj nate”. Me kėtė autori shpreh unikalitetin e darkės nė shtėpinė e doktor Guramentos dhe polisemikėn e darkave tė larmishme e tė rėndėsishme, qė jep informacioni, duke u shtrirė nė kohė e hapsirė, madje duke u u futur edhe nė legjenda, pėrralla e mite, karakteristikė e veēantė e prozės sė tij, ēka e modernizon dhe pasuron pėrmbajtjen e veprės. Ja si e shpreh kėtė veēori tė prozės kadareane Dominique Fernandez: “Me njerėn kėmbė nė Shqipėrinė e moēme, gojore dhe legjendare, ende nė rrėqethjen homerike, dhe, me kėmbėn tjetėr nė modernitetin mė tė spikatur dhe finok, Kadareja gjendet nė kapėrcyell tė tė dy botėve, dhe nga kjo rrethanė e jashtėzakonshme, vepra e tij krijon akorde tė fuqishme dhe tė goditura”.
9
Informacione tė freskėta, magjike e tė jashtėzakonshme shquaj edhe nė temėn e “komplotit tė bluzave tė bardha” qė trajtohet vertikalisht dhe horizontalisht, ku i akuzuar ėshtė Gurameto i madh, i cili hetohet nga Shaqo Mezini dhe hetuesė tė tjerė nga Gjermania, Rusia, etj., tė cilėt jo vetėm sjellin informacione tė jashtėzakonshme, por bėjnė edhe presione tė tilla ndaj doktor Gurametos, pėr tė gjetur apo sajuar lidhjet e tij me agjenturat, duke i dhėnė komplotit pėrmasa ndėrkombėtare, trajtim surrealist, tragjikomik dhe fatal ku shfaqet me tėrė egėrsinė, brutalitetin, terrorizmin dhe kriminalitetin diktatura komuniste.
* * *
Tema e komplotit nė kėtė roman ėshtė shestuar, strukturuar dhe realizuar duke sfiduar mėnyrėn e zakonshme, tė rėndomtė, tė aventurės apo atė policeske. Me origjinalitet tė spikatur artistik dhe modernitet finok autori ėshtė orientuar nė kah tė psikologjikes, dramatikes, tragjikomikes, dhe sidomos tė tropologjikes, ēka ka krijuar njė prozė me njė pikėvėshtrim tė ri, tė mprehtė, origjinal.
Darka e gabuar, misterioze, ėshtė gjetje e jashtėzakonshme artistike, metaforikisht, njė minierė e pasur floriri pėr trajtimin ndryshe tė kėsaj teme. Gjithēka qė lidhet me darkėn, ėshtė krijuar mjeshtėrisht, nga shkrimtari: dyshimi, hetimi, burgosja e Gurametos sė madh nė Guvėn e Shanishasė, ku ishte burgosur e pėrdhunuar edhe e motra e Ali Pashė Tepelenės; torturat specifike, fizike e psikologjike, ēnjerzore e monstruoze dhe fshetėsia e plotė, qė i relizonin mjeshtėrisht punononjėsit e sigurimit tė shtetit dhe hetuesi Shaqo Mezini, bashkė me hetuesit ndėrkombėtarė, tė gjitha kėto janė trajtuar jasht ēdo skeme, steriotipie, rutine dhe tė rėndomtės. Autori me racionalitet, stil konēiz, me njė realizėm tė ftohtė real rrėfen: “Hetimi vazhdonte nė gati njė tė tretėn e planetit. Ai zhvillohej nė tė njėmbėdhjetė shtetet komuniste, nė njėzeteshatė gjuhė, tridhjetenėntė dialekte, pa pėrmendur nėndialektet. Rreth katėrqind mjekė tė mbyllur nė po aq biruca ndodheshin nė hetim tė pandėrprerė. Nė asnjerėn prej birucave nuk merrej vesh ajo qė ndodhte pėrjashta, ashtu si jashtė s’dihej asgjė pėr birucat.. Guva e Shanishasė nuk ishte veēse njera prej tyre.” Njė realitet i tillė artistik grotesk, i fshehtė, i dhimbshėm, siē e ka formėsuar shkrimtari, nė nėnshtresat kuptimore ka shumė akuzė dhe shumė mesazhe, qė burojnė nga bėmat e personazheve qė gatuanin alibinė e krimit dhe realizonin vetė krimin, qė i drejtohen botės reale dhe ēdo diktature tė djeshme apo tė sotme, duke kumtuar pėr njė njeri dhe botė mė tė mirė e mė tė pėrsosur. Ky ėshtė thelbi i tėrė veprės sė autorit. Madje kjo ėshtė nė filozofinė e autorit. Ja si shprehet ai nė ceremoninė e marrjes sė ēmimit “Princi i Austurias” nė Spanjė: “Nė konfliktin e vet me artin, bota reale arrin nė njė tėrbim tė tillė qė t’i turret botės rivale (botės sė artit, M.P.) pėr ta shkatėrruar krejt, pėrkundrazi, bota e artit nė asnjė rast, e pėrsėris, nė asnjė rast, nuk e ka sulmuar botėn reale me qėllim pėr ta dėmtuar, por veē me synimin pėr ta bėrė mė tė bukur, mė tė pėrshtatshme. Ky ėshtė njė dallim thelbėsor midis dy botėve”
10
Siē evidentova mė sipėr, fantazia dhe e jashtėzakonshmja, janė ndėr vlerat artistike mė potente tė kėsaj kryevepre. Janė tė pranishme pothuajse nė ēdo qelizė tė saj. Qė tek prita me plumba, nė pusi, pararojėn e divizionit tė tankeve gjermane, e cila “prej komunistėve shpallej heroike, prej nacionalistėve provokim, prej tė tjerėve njė sajesė e gjermanėve pėr tė pėrligjur terrorin”. Ato shfaqen te takimi i befasishėm dhe shokues i doktor Gurametos me kolonelin Fritz von Schvabe. Takimi fillon si pėrrallė, krejt si nė folklor thotė autori: motivi i njohjes nė pėrrallat e moēme... Pėrrallė e jashtėzakonshme, dukej edhe ngurosja e gjermanėve nė mėngjes nė shtėpi tė Gurametos “...shtrirė tė vdekur nė sallon, dhe vajza e doktorit, qė kujtonte se i kishte helmuar dhe pastaj ēngurosja njeri pas tjetrit, ringjallja si nė pashkė...” Tragjikomikja dhe grotesku pėrshkojnė pothuajsė tėrė romanin “Darka e gabvuar”.
* * *
E jashtėzakonshmja nė roman, herė ėshtė surrealiste, herė hipėrrealiste; herė dramatike, shpesh misterioze e komike: edhe nė mjedisin gjirokastrit nė situatėn e hakmarrjes gjermane dhe marrjes e lėshimit tė pengjeve; nė debatet, pro dhe kundėr, tė ballishtėve, mbretėrorėve e komunistėve dhe personazheve tė tjerė; nė portretin e bejtexhiut Vehip Qorri nė dialog me Guramenton; nė rrėfimet pėr burgun e Shanishasė; nė burgosjen, hetimin, torturat ndaj Gurametos sė madh dhe tė detajeve e fakteve tė vėrteta apo tė sajuara e tė alibiuara tė hetuesve ndėrkombėtarė, ku fantazia e arsyeshme e autorit ėshtė e magjishme, ashtu siē ėshtė ėndrra e Shaqo Mezinit nė burgun e Shanishasė kur fantazma e saj bisedon me te dhe bėn pyetjen shpotitėse “ti mė heton mua?!”... Kjo pyetje tropologjikisht thotė shumė gjėra qė lexuesi i kujdeshėm i nėnkupton dhe pikėrisht kjo i jep kėnaqėsi estetike. Apo kur nė ėndėrr, nė darkė te Stalini nė Kremlin i shfaqet pėrsėri Shanishaja dhe i thotė:... “mua aq mė bėn, po vėllait tim, jam e sigurt se nuk do t’i pėlqente. Asnjė vėllai nuk i pėlqen tė hetohet pėrdhunimi i sė motrės” e tė tjera, e tė tjera.
* * *
I magjishėm dhe i jashtėzakonshėm ėshtė edhe varrimi e zhvarrimi i Gurametos sė madh, por sidomos mbyllja e romanit. Pas pesėmbėdhjetė vjetėve tė zhvarrimit tė eshtrave mė 1993, nė pranverėn e vitit 2007 hapet dosja e doktor Gurametos. Fantazia e arsyeshme e jashtėzakonshme e shkrimtarit, ishte pėrqėndruar nė kohėn pesė-gjashtė minutshe, kur makina e hetuesisė ecte nė rrugėn automobilistike plot me gropa pėr nė varreza dhe Gurameto deshte tė thoshte diēka, por nuk mundėn xhelatėt tė kuptonin gjė, kaq shumė ishte masakruar... sa nuk arrinte tė fliste.
Autori rrėfen magjishėm tri vegullimat e doktor Gurametos nė agun e datės 6 prill 1953, ku pėrzihet surrealja me realen, legjenda me pėrrallėn, tropologjikja qė fsheh pikėn e ujit prej nga duket oqeani. Prej asaj qė gjendet nėn ujė, shoh ktjellėt nė thellėsi atė qė del nga teksti dhe po e formuloj si mesazh: fati nuk ndrrohet ashtu si koha nuk kthehet prapa.. Padyshim mesazh universal.
11
Njė vlerė tjetėr e lartė, por e padukshme, ėshtė edhe analogjia e disa ngjarjeve, situatave dhe dukurive, nė realitete dhe kohė tė ndryshme. Le tė kujtojmė vdekjen e Stalinit mė 1952 dhe vdekjen e Enver Hoxhės mė 1985. Analogjia qė bėn lexuesi qė i ka pėrjetuar ose i ka mėsuar nga literatura apo ekranet televizive tė dy realitetet, nė kohė tė ndryshme, qė te lajmi i vdekjes dhe atmosferės absurde e zhytjes nė vajė masive tw njerėzve, te kortezhi mortor, lotėt e turmave, ējerrja e faqeve me thonj nga gratė komuniste, boritė e makinave qė dėrgonin nė spital plakat e alivanosura, udhėheqėsit qė bien nė gjunjė para bustit tė tė parit dhe trupit pa jete tė tė dytit e tė tjera e tė tjera, qė jo vetėm ngjajė si dy pika loti, si realitete reale me njera-tjetrėn, por janė pėrshkruar kaq bukur, sa arti magjik tė magjeps dhe tė jep atė kėnaqėsi estetike qė vetėm shkrimtarėt e mėdhenj si Kadareja e arrijnė kėtė lartėsi vlerash.
Paradoksalja e absurdja, tragjokomikja, ironia e grotesku dhe, hipėrrealizmi, pėrshkojnė tejembanė tablotė masive ku turmat mjerane derdhin lotė, qarraviten pėr tiranin rus Stalin dhe pas 33 vjetėsh nė tė njjejtėn mėnyrė pėr tiranin shqiptar Enver Hoxha, humbasin drejtpeshimin dhe i vajtojnė me kėngė si heronj. Njė ēmėnduri kolektive, njė realitet surrealist qė pena e artė e Kadaresė e ka pėrshkruar me realizėm magjik.
12
Analogjitė shfaqen edhe nė rrafshin e komplotit ndėrkombėtar pėr eleminimin e lidėrve komunistė, duke filluar me Stalinin, qė tė kujtojnė akuzat e tiranit Hoxha ndaj shokėve tė tij si agjent e poliagjetė, tė cilėt, ca i burgosi, ca i vrau, tė tjerė ēoi nė vetvrasje. Lufta pėr pushtet ėshtė njė luftė e pėrbindshme. Kjo pėrftohet nga teksti dhe nėnteksti i romanit.. Mesazhi ėshtė i hapur: popull, mos harro, etja karrieriste pėr fronin ėshtė e pėrbindshme. Ajo shfaqet nė forma tė ndryshme, edhe sot nė demokraci. Niēja do tė thoshte: “Tė gjithė synojnė fronin, kjo ėshė marrėzia e tyre, sikur lumturia tė qėndronte nė fron. Shpesh herė balta rri mbi fron, e shpesh froni rri mbi baltė, pėr mua kėta janė majmunė qė kacavirren...” Ky ėshtė njė mesazh tjetėr i rėndėsishėm aktual, universal, i gjithėkohshėm dhe tropologjik..
13
Si konkluzė: “Darka e gabuar” ėshtė njė kryevepėr moderne edhe nė rrafshin e mesazheve tė fuqishme, tė drejtpėrdrejta a tė fshehura nė nėnshtresat polisemike tė tekstit, po ashtu si dhe nė shprehjen artistike tė tė vėrtetave historike sipas relativitetit tė gjykimeve dhe vlerėsimeve tė dukurive, ngjarjeve dhe tė qėndrimit tė personazheve pro apo kundra, siē kam theksuar mė sipėr, po, edhe nė qasjen e mrekullueshme artistike dhe estetike nė analogjitė e realiteteve tė kohėve tė ndryshme, duke paraqitur, ironizuar dhe stigmatizuar tė keqen, prej nga lexuesi nxjerr kuptimėsitė e sė mirės.
Si nė disa kryevepra tė tjera edhe nė “Darka e gabuar” shkrimtari i madh Kadare, shtegton nė kah tė bukurisė dhe lirisė, kundėr tė shėmtuarės, ultradiktaturave dhe tiranisė. Do ta mbyll me fjalėt e letrės qė Filipe, Princi i Asturias i dėrgon Kadaresė: “juria vlerėsoi bukurinė dhe angazhimin e thellė tė veprės suaj letrare, qė ju bėn ju njė klasik tė nivelit universal tė epokės sonė si dhe pėr idealin e lirisė qė ju mbroni pėpballė totalitarizmave”.
__________________
12 vjet larg... brenga tė tilla veē Shqiptarėt njohin...
"Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet?"
Njė fėmi qė fle rritet por njė popull qė fle VDES!
Albanian nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin

Tema tė njėjta
Tema Filluesi i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i fundit
Ismail Kadare Semiramida Poetėt Shqiptarė 19 28-02-2013 00:27
Pse e zemėroi Mehmet Shehun “Tuneli” i Dhimitėr Xhuvanit Albanian Dossier dhe analizė 0 15-12-2009 07:03
Fjalet e krijuara nga Ismail Kadare! Semiramida Letėrsia shqipėtare dhe botėrore 1 22-09-2009 00:18


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 06:05.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar