Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Kulturė - Art - Dije > Historia botėrore > Njėrėz tė shquar

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 22-11-2009, 18:33   #1
Complete
Moderator i/e F.Sh.

 
Avatari i Complete
 
Regjistruar mė: Aug 2009
Postet: 855
Pėlqime: 26
Pėlqyer 66 herė nė 56 postime
My Mood: Angry
Rep: 669
Complete will become famous soon enough
Points: 352,810
Pikėt nė bankė: 131,668,617
Total Points: 132,021,427
vendi tete per postime :P - GhOsT 
Gabim Martin Luteri

Kush ėshtė Martin Luteri?



Martin Luteri u lind mė 10 nėntor 1483 nė Eisleben tė Saksonisė, Gjermani. Qysh prej fėmijėrisė shkoi nėpėr shkolla tė ndryshme pasi ky ishte pasioni i babait tė tij Gjonit qė i biri ta njihte tė vėrtetėn. Gjoni ishte dashamir i librit, dhe nėn kėtė frymėzim rritet edhe i biri. Nė vitin 1505 Luteri diplomoi nė Universitetin e Erfurtit nė filozofi dhe nė arte. Nga studimet e tepėrta u sėmurė disa herė si i ri. Ai thoshte se “tė dish tė lutesh, ėshtė gjysma mė e mirė e studimit”. Mė 1507 u shugurua prift katolik. Nė vitin 1508 u bė profesor nė Univeritetin e Vitenbergut. Studioi greqisht dhe hebraisht dhe kėshtu ai jepte mėsim edhe pėr Shkrimin e Shenjtė – Biblėn. Zbulesė e Zotit pėr Luterin ishte njė varg biblik i cili thoshte: “i drejti duhet tė jetojė me besim” (Rom 1,7), dhe prej kėtij momenti fillon reformimi i mendjes dhe i zemrės sė tij. Vizita qė i bėri Romės papnore mė 1510 po ashtu pati njė rol tejet domethėnės pėr bindjet e Luterit pasi atje pa vetėm hipokrizi dhe doktrina tė shumta jokrishtere. Luteri ishte prifti i parė qė u martua pasi ai gjeti mbėshtetje jo te kisha katolike por tek Bibla. Ishte i martuar me Katarina Borėn dhe ishte baba i gjashtė fėmijėve. Mė 31.X.1517 (qė ėshtė edhe Dita e Reformacionit), nė Vitenberg, nė derėn e kishės sė qytetit, i vė 95 tezat e tij, me paralajmėrimin se do t’i mbrojė publikisht pas tri ditėsh. Tri ditėt ishin ditėt simbolike tė ringjalljes sė Krishtit, andaj me kėtė kuptohej se do tė ringjallej sėrish kisha e vėrtetė e Krishtit nė Evropė. Kėrkesa e kėtyre tezave ishte reformimi i kishės katolike, por papa kundėrshton kėtė gjė. Pas mbrojtjes publike, fillojnė sulmet papnore. Nė Kuvendin e vitit 1524, pėrfundimisht, shpallet kisha protestante. Mė 1529, nė Kuvendin e Shpajerit, njė numėr i vogėl princash, nxjerrin njė protestė pėr shkak tė qėndrimit tė mbretit gjerman, dhe tė shumicės sė princave, qė kishin pėrkrahur reformacionin e Luterit. Mė 1531, princat protestantė, formojnė Ligėn Protestante. Martin Luteri vdiq mė 18 shkurt 1546. Luteri nuk ėshtė njė profet i protestantėve, por vetėm njė shėrbyes i Zotit. Pėrveē Luterit ishin edhe kėto figura kyēe tė reformacionit: Gj. Kalvini, U. Cvingli, K. Grebel, M. V. Iliriku, F. Melanhton, Xh. Hus, J. A. Komenski, H. Bullinger etj.

Reformacioni ose tezat e Luterit
Mė 31 tetor 1517 Martin Luteri i revoltuar me kishėn katolike se nuk predikohej ungjilli i Krishtit, ai i shpalli 95 tezat e tij tė njohura nė derėn e kishės tė Vitenbergut. Tezat ishin mėnyra, programi dhe platforma e reformacionit. Pesė tezat kryesore qė nxitėn edhe interesimin mė tė madh tek njerėzit nga shtresa tė ndryshme nė Zvicėr, Francė etj. ishin kėto:

Sola fide (Vetėm besimi)
Sola gratia (Vetėm Hiri)
Sola Christus (Vetėm Krishti)
Sola Scriptura (Vetėm Shkrimi i Shenjtė)
Soli Deo Gloria (Lavdia i takon vetėm Zotit)


Reformacioni i Luterit u bė njė lėvizje e madhe dhe e fuqishme gjithėpopullore, dhe synimi kryesor ishte liria individuale, zbatimi mėsimit tė Krishtit, decentralizimi kishtar, shembja e kultit tė papės dhe rolit tė tij nė jetėn e tė krishterėve, pėrkthimi i Biblės nė gjuhėt kombėtare, adhurimi dhe lavdėrimi tė bėhej nė gjuhėt e amtare, heqja e ikonave dhe e statujave nga kisha e Zotit, mohimi i sakramenteve katolike, heqja e ligjit tė beatifikimit, ndalimi i shitjes sė indulugjencave, mohimi i doktrinės sė purgatorit, riinterpretimi i transsubancializimit, heqja e ndikimit tė traditės mbi Biblėn, shpallja legale e martesės sė klerit etj.

Protestantėt sot nė botė
Mbi 10% e populates nė botė janė tė krishterė, pra mė shumė se 600 milion njerėz kanė dėshmuar se janė tė krishterė protestantė, kurse numri mė i madh i tyre ėshtė nė Amerikė, pastaj nė vendet evropiane shumicė janė nė Britani tė Madhe, Gjermani, Holandė, Suedi, Norvegji, Danimarkė, Zvicėr... etj. Reformacioni i Luterit edhe sot ėshtė i gjallė dhe vazhdon tė pėrhapet nėpėr shumė vende tė botės, si nė Kinė (mė shumė se 40 milionė, nė Brazil, mė shumė se 25 milionė, nė Kore tė Jugut, mė shumė se gjysma e popullsisė etj.) Sot, predikuesi dhe teologu mė i njohur botėror i kishės protestante ėshtė Billy Graham.
__________________
Sharl Bodler - Dehuni
Complete nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 22:46.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar