Forumi Shqiptar  

Get paid to share your links!
Click to log in with Facebook

Kthehu pas   Forumi Shqiptar > Kulturė - Art - Dije > Letėrsia shqipėtare dhe botėrore > Gjuha shqipe | Folklori Shqiptar

Regjistrohuni Falas Temat e Forumi Shqiptar Modifikoni Panelin e Anetarit Shikoni koleksionin tone te videove Provoni inteligjencen tuaj Mbi 400 lojra te ndryshme Programe te ndryshme per shkarkim Postimet e reja ne Forumin Shqiptar Kontaktoni Administratorin e Faqes Lidhuni me llogarine tuaj ne Facebook

Posto temė tė re Pėrgjigje
 
Shpėrndaje nė facebook Paneli i temės Paraqitja
Vjetėr 03-07-2011, 05:55   #1
Albanian
Admin
 
Avatari i Albanian
 
Regjistruar mė: Jul 2009
Vendndodhja: Angli
Postet: 1,804
Pėlqime: 115
Pėlqyer 111 herė nė 100 postime
My Mood: Inspired
Rep: 20
Albanian will become famous soon enough
Points: 628,055
Pikėt nė bankė: 25,116,178
Total Points: 25,744,232
futi i birre se je lodh :P - GhOsT Boti modh me nela tu vu bane :P u bona per kafe na dhe ti nji - GhOsT ste bo dom nji me qumesht :P - GhOsT 
Gabim Leksiku dhe shtresimi i tij

1.LEKSIKU DHE SHTRESIMI I TIJ
Ēėshtjet: 1. Vėshtrim i pėrgjithshėm pėr karakterin sistemor tė leksikut
2. Shtresimi i leksikut tė njė gjuhe sipas burimit
a. Shtresa vetjake
– shtresa e trashėguar
– shtresa vetiake; rrugėt e mjetet e pasurimit
b. Shtresa e huazuar
– kriteret e klasifikimit
– nėngrupet kryesore te huazimeve
Literaturė: J. Thomai, Leksikologjia e gjuhės shqipe, Tiranė, 2006
N. Varfi, Leksikologjia e gjuhės frėnge, Tiranė, 2006
E. Ēabej, Studime gjuhėsore, III, Prishtinė, 1977
1. Vėshtrim i pėrgjithshėm
Leksiku i njė gjuhė nuk ėshtė njė grumbull i thjeshtė fjalėsh, por njė sistem njėsish, qė klasifikohen sipas prerjeve tė ndryshme dhe kritereve nga nisemi.
Leksiku mund tė kundrohet sipas burimit tė fjalėve, qė nėnkupton dy grupe paradigmatike tė mėdha njėsish: grupi i njėsive leksikore qė lidhen me leksikun amtar (autokton) dhe grupi i njėsive leksikore te huazuara;
- mund tė kundrohet sipas pėrdorimit, qė nėnkupton larmi kriteresh dhe pėr pasojė edhe larmi grupimesh, si: grupi paradigmatik i leksikut aktiv dhe grupi paradigmatik i leksikut pasiv (kėtu mund te bėjmė klasifikime te mėtejshme qė lidhen me zhvillimin diatopik, diakronik a diastratik etj. te njė gjuhe).
- mund tė kundrohet sipas marėdhėnieve me normėn e gjuhės standarde, qė nėnkupton dy grupe te mėdha njėsish leksikore: grupin e njėsive qė janė normė dhe grupi i njėsive qė nuk janė normė.

A. Shtresimi i leksikut sipas burimit
Gjatė historisė marrėdhėniet e njė populli me popujt e tjerė kanė sjellė edhe ndikime nė gjuhė. Kjo duket mė drejtpėrdrejt nė sistemin leksikor. Historia e gjuhės dhe etimologjia i ndajnė elementet e huazuara nga elementet vetjake. Nga burimi leksikun e e njė gjuhe e ndajmė nė dy shtresa: shtresa vetjake dhe shtresa e huazuar. Psh.kjo mund tė vėrehet lehtėsisht dhe nė nė gjuhėn shqipe, pėr te cilėn nėse themi se ėshtė gjuhė indoeuropiane, nuk duhet kuptuar qė gjithė pasuria e saj leksikore ėshtė trashėgimi e fondit tė vjetėr indoeuropian.
Ne do te ndalemi pėrgjithėsisht te leksiku i shqipes, duke u mėshuar dhe tipologjive pėr gjuhėt e tera, zakonisht indoevropiane, por edhe veēantive qė forojnė staturėn e vetė shqipes si gjuha jonė amtare.
1. Shtresa vetjake e leksikut
Nė shtresėn vetjake tė leksikut tė njė gjuhe, pėr rrjedhojė dhe nė atė tė gjuhės shqipe dallojmė dy nėngrupe tė qenėsishme fjalėsh:
a. Fjalė tė burimit tė hershėm indoeuropian: atė, bir, i butė, ēel, dal, darkė, dem, derr, djathė, djeg, dorė, drekė, dhjamė, elb, emėr, ėndėrr, gjarpėr, gji, hudhėr, kohė, i lig, lopė, mal, mbush, mjegull, mjekėr, mot, motėr, natė, pelė, punė, qaj, shteg, veri, i vogėl, zė-ri, zog e shumė tė tjera. Kėto fjalė janė shumė mė tė lashta se huazimet qė kanė hyrė nga greqishtja e nga latinishtja.
Nė “Fjalorin etimologjik tė gjuhės shqipe” (1891) Gustav Majeri, nga 5140 fjalė, 400 i nxori si tė burimit tė vjetėr indoeuropian, 730 fjalė i la tė pazbėrthyera, kurse tė tjerat i cilėsoi si huazime nga greqishtja, nga latinishtja, nga turqishtja etj. Gustav Majeri prej kėtej doli nė njė pėrfundim tė gabuar: e quajti gjuhėn shqipe “tė pėrzier, gjysmėromane”. Ai u mbėshtet nė njė krahasim numrash, duke lėnė mėnjanė cilėsinė e fjalėve. Veē kėsaj, nuk shqyrtoi vetėm elementin leksikor tė pėrbashkėt tė shqipes, por u mbėshtet edhe nė tė folme me ndikime tė theksuara nga gjuhė tė tjera. Pastaj, nga 730 fjalė qė Gustav Majeri i la pa shpjegim, mė pas u vėrtetua se shumė prej tyre janė tė shtresės sė trashėguar indioeuropiane.
Shtresa e lashtė indoeuropiane pėrbėn bėrthamėn e leksikut tė shqipes.
Fjalėt e kėsaj shtrese kanė disa tipare:
- janė mė tė qėndrueshmet,
- kanė struktura tė gjera kuptimore,
- kanė mundėsi tė mėdha fjalėformuese
- janė shtrirje e denduri tė madhe pėrdorimi.
b. Nėngrupin e dytė te madh te shtresės vetiake e pėrbėjnė fjalėt parme te vetė gjuhės si dhe fjalėt e formuara me prejardhje, me pėrbėrje, me pėrngjitje, me parnyjėzim si dhe me konversion, duke pėrdorur brumin vėndės, si atėror, bėrje, dimarak, dimėror, gardhoj, keqbėrės, mirėsi, nėpunės, i papunė, punėdhėnės, punėtor, punishte, punoj, ujkonjė, zemėrmirė etj.
Pėr tė dalluar fjalėt e vjetra indoeuropiane nga formimet mė tė vona, pėrsėri na ndihmon krahasimi me gjuhė tė tjera. Mė tė reja janė nė radhė tė parė fjalėt e formuara nga pasthirrmat ose nga onomatopetė: belbėzoj, bubullin, ēangė, ēuēurit, ēukit, ēurkė, dėrdėllit, fėrfėllon, fėshfėrit, gllėnkė, guguēe, gurgullon, hingėllin, hukat, kakarit, mjaullit, rrufit, rraketake, rrapėllin, shushurin, taketuke, tringėllin, turfullon, vringėllin, zukat, zhuzhin etj.

2. Shtresa e huazuar e leksikut
Nė te gjitha gjuhėt e botės, dhe nė ato me shkallė te lartė pėrpunimi dhe me aftėsi e mundėsi shumė te mėdha krijuese gjejmė grupin paradigmatik te huazimeve. Huazimi si proces tregon se popujt kanė qenė a janė kufitarė ose kanė pasur apo kanė marrėdhėnie historike, ekonomike a kulturore ndėrmjet tyre.
Huazimi leksikor ndodh nė rrethana historike e gjuhėsore tė caktuara, edhe kur nė njė gjuhė ka emėrtim pėr tė njėjtėn realie a pėr tė njėjtin koncept.
Kėshtu, nė shqipe, krahas njė fjale, tjetėr ėshtė pranuar fjala e huaj:
a) Kur ka qenė njė term ndėrkombėtar: epilepsi “sėmundja e tokės, ftigė”, grip “rrufė”, kancer “irizė, brenjės”, tuberkuloz “ndishk” etj.
b) Kur ka sjellė ndonjė nuancė kuptimi mė tė pėrpiktė e tė veēantė: bejtexhi-u “vargėzonjės, vjershėtor” (jo poet); silurim-i (i konferencės), d.m.th. “pėrgatitje qė mė parė nga njė vend tjetėr pėr ta prishur” (konferencėn, sikurse siluri), kurse prishj/e-a a minim-i (i konferencės) janė tjetėr gjė.
c) Fjala e huaj ėshtė pranuar edhe kur e ka kėrkuar njė stil i caktuar i gjuhės, si stili shkencor dhe ai politiko-shoqėror, nė tė cilėt kanė hyrė fjalė tė tilla: absolutisht “kryekėput”, abuzim “shpėrdorim”, agrikulturė “bujqėsi”, argumentoj “provoj, vėrtetoj”, diferencė “ndryshim”, eksperiment-i “provė” etj.
d. Veē kėtyre, nė disa raste janė huazuar fjalė edhe pėr shkak tė prirjes sė disa tė folmeve profesionale pėr tė qenė “sa mė tė pėrgjithshme, sa mė ndėrkombėtare”. Kjo gjė vėrehet nė leksikun e fushave tė artit, tė modelistėve, tė biznesit, tė financave, tė informatikės, tė turizmit etj. dhe lidhet me fushėn, por edhe me kulturėn e atyre qė i pėrdorin fjalėt e huaja.

3. Veēoritė e huazimeve
a. Kur huazimi i fjalėve bėhet bashkė me sendet a me konceptet e reja kemi huazime historiko-kulturore. Kur fjalėt e huazuara nuk hyjnė bashkė me sendet e me konceptet e reja, po bashkėpėrdoren si sinonime me fjalėt e vendit, kemi huazime gjuhėsore.
b. Huazimet janė kryesisht huazime leksikore, por mund te jenė edhe huazime gramatikore (morfema fjalėformuese a struktura sintaksore)
c. Jo nė tė gjitha shtresat e leksikut huazohet njėsoj. Historia na ndihmon shumė pėr tė shpjeguar shtresėn e huazuar nė leksik.
d. Fjalėt qė merren nga gjuhėt e huaja i nėnshtrohen sistemit fonetik e gramatikor tė gjuhės marrėse, d.m.th. shkruhen e shqiptohen sipas vlerės fonike tė alfabetit te saj, eptohen sipas klasave gramatikore dhe sipas rregullave pėrkatėse
e. Fjalėt e huaja mund tė kenė pėsuar edhe ndryshime nė formė e nė pėrmbajtje. P.sh., gjuha jonė i ka marrė fjalėt e huaja dhe i ka pėrpunuar ashtu si fjalėt e veta.
f. Fjalėt e huaja vijojnė tė zhvillohen nė truallin e gjuhės marrėse, bėhen njėsi tė fjalorit tė saj dhe u nėnshtrohen kushteve konkrete historike, qė pėrcaktojnė zhvillimin e leksikut tė kėsaj gjuhe nė pėrgjithėsi; ato bėhen edhe tema prodhuese. P.sh., nė shqipe mjek-u
4. Grupimi i huazimet leksikore
1. Sipas rrugės sė hyrjes nė gjuhė huazimet leksikore mund tė jenė:
a. tė drejtpėrdrejta d.m.th. tė marra drejtpėrdrejt nga gjuha e huaj. Kėshtu, fjalėt faqe, mjek, mur, qytet, shėndet, shok etj., i kemi marrė drejtpėrdrejt nga latinishtja; fjalėt bisedė, nevojė, potkua, vedėr, zakon etj., i kemi marrė nga sllavishtja etj.
b. tė tėrthorta d.m.th. tė marra nėpėrmjet njė gjuhė tjetėr tė tretė. Kėshtu, fjalėt arabe nur, shejtan, vakt, zaif, zeman etj. janė huazime tė tėrthorta, sepse janė marrė nėpėrmjet turqishtjes; edhe fjalėt prej burimit grek gramatikė, gjeografi, leksikologji, metaforė, sinonim, sintaksė, telefon, telegraf etj., qė i kemi marrė nėpėrmjet gjuhėve neolatine, janė huazime tė tėrthorta.
2. Sipas pėrmbajtjes huazimet leksikore nė gjuhėn shqipe mund tė jenė:
a. huazime tė plota, kur fjala ka hyrė ashtu siē ėshtė nė gjuhė tė huaj.
b. huazime strukturore, kur fjala nė tė vėrtetė ėshtė shqip, por ėshtė ndėrtuar sipas gjedhes sė njė fjale tė huaj, si: lat. casus (cadere) → shq. rasė (bie), lat. quali(s)+tas → shq. cilė+si, quanti(s)+tas → shq. sa+si etj. Kėto huazime strukturore quhen edhe kalke.
Kalket janė fjalė tė formuara me brumin e shqipes; nė to ėshtė i huaj vetėm ndėrtimi i fjalės. Tė tilla janė edhe asgjėsoj, bashkėjetesė, bashkėtingėllore, drejtpeshim, drejtshkrim, fuqimisht, kryevepėr, ndajfolje, ndėrgjegje, nėnshtroj, nėnvizoj, njėkohėsisht, pėrshtypje etj.
3. Sipas shkallės sė ngulitjes nė sistemin e gjuhės huazimet leksikore mund tė jenė
a. tė ngulitura dhe shkalla e ngulitjes varet nga vlera qė ka fjala e huazuar nė gjuhė; si rregull, sa mė i rėndėsishėm tė jetė funksioni i fjalės sė huazuar (sepse mund tė japė njė koncept tė ri ose tė bėjė njė dallim kuptimi), aq mė shumė ka nevojė gjuha pėr tė, prandaj aq mė thellė futet ajo fjalė nė pėrbėrjen leksikore tė gjuhės, nė sistemin fjalėformues, nė sistemin semantik etj. Tė tilla janė fjalėt baba, bukė, mjek, mur, nip, prind, qytet, rrugė, shok, tenxhere, tepsi, top, xhep etj.
b. tė pangulitura (barbarizma), qė nėnkupton se shumė fjalė tė huazuara mund tė mos pėrdoren mė nė shqipe: agravoj “rėndoj”, angazhim-i “zotim”, azhurnoj “pėrditėsoj”, eksperienc/ė-a “pėrvojė”, implementoj “zbatoj, vė nė jetė”, influenc/ė-a “ndikim”, parcial-e “pjesor, i pjesshėm” e tė tjera, qė janė tė zėvendėsueshme me fjalė vendi.
4. Sipas vlerės sė pėrgjithshme huazimet leksikore mund tė grupohen:
a. nė fjalė tė huaja
b. nė fjalė ndėrkombėtare, qė i takojnė mė shumė terminologjisė dhe qė pwrvetwsohen mė lehtė, zėnė vend mė shpejt e janė mė tė qėndrueshme nė gjuhė.
Fjalėt ndėrkombėtare mund t’i grupojmė sipas dy kriteresh:
Sipas fushės sė pėrdorimit: mė shumė fjalė ndėrkombėtare ka nė jetėn politiko-shoqėrore: deputet, diktaturė, ideologji, klasė, kongres, kushtetutė, parti, republikė etj.; nė fushėn e shkencės dhe tė teknikės: filozofi, gramatikė, gjeografi, gjeologji, histori, mikroskop, radio, tank, telegraf, traktor etj.; nė fushėn e artit: akuarel, orkestėr, peizazh, personazh, poemė, portret, roman, skenė, teatėr etj.; po ashtu nė fushėn e transportit, nė sport, nė mjekėsi etj.
Sipas burimit: fjalėt ndėrkombėtare janė kryesisht me prejardhje nga greqishtja: filozofi, fonetikė, gramatikė, gjeografi, histori, homonim, morfologji, sinonim, sintaksė; nga latinishtja: kushtetutė, linguistikė, republikė, senat etj.; nga italishtja: kanto, solo, soprano, tenor; nga frėngjishtja: adresė, burokrat, deklaratė, ekip etj.; nga anglishtja: basketboll, futboll, miting etj.
5. Huazimet mund te shihen dhe nga ēasti historik kur kanė hyrė nė njė gjuhė. Meqenėse gjuhėt i.e. bashkėkohore janė gjuhė tė reja dhe pak a shumė u dihet gjuha amė, huazimet mund t’i ndajmė:
a. huazime tė trashėguara nga gjuha mėmė, p.sh., shqipja nga ilirishtja, anglishtja nga gjermanishtja, greqishtja e re nga greqishtja e vjetėr etj.
b. huazime vetjake, qė nėnkupton qė njė gjuhė e dhėnė i ka marrė drejtpėrdrejtė fjalėt nga njė tjetėr.
6. Huazimet mund te kundrohen edhe nga mėnyra a rruga sesi hyjnė nė njė gjuhė. Ato mund te jenė:
a. shkrimore
b. gojore.
7. Huazimet mund te grupohen dhe sipas pėrkatėsisė historike. P.sh., nė gjuhėn shqipe ato kanė njė rėndėsi te jashtėzakonshme, sepse kanė peshėn e tyre nė pėrcaktimin e historisė sė vetė shqipes. Populli ynė gjatė historisė sė tij mijėravjeēare ka pasur takime e marrėdhėnie me popuj tė tjerė. Kėto janė pasqyruar edhe nė leksikun e shqipes.
8. Shtresėn e huazuar ne mund t’i shohim edhe sipas gjuhėve dhėnėse. Nė shqipe do te veēonim grupet e mėposhtme:
a. Fjalė tė burimit grek, qė janė huazimet mė tė hershme. Huazime tė tilla pėr shkaqe gjeografike ka pasur qė nė kohė tė lashtė, po mė shumė fjalė greke hynė nė shqipe qė nga shekulli VIII para epokės sonė, kur kolonė greke erdhėn e u vendosėn nė trojet ilire, si nė Epidamnos (Durrėsi), Apolloni (Pojani) etj. Nė pėrgjithėsi fjalėt nga greqishtja e vjetėr u pėrkasin fushave shoqėrore, tė bimėsisė etj.: fier, lakėr, mokėr, pjepėr, presh, qershi etj.
Huazime leksikore nga greqishtja, tė kohės bizantine dhe tė kohės sė re, kanė hyrė sidomos nė jetėn shoqėrore, nė artizanat, nė botėn shtėpiake, nė kopshtari etj.: avlli, fis, flamur, lajm, mėndafsh, oreks, i pastėr, pronė, tipar, stolis, trastė, trėndafil etj. Njė pjesė e madhe e huazimeve leksikore nga greqishtja ka mbetur nė tė folme anėsore si krahinorizma; njė pjesė tjetėr ka dalė ose po del nga pėrdorimi (fjalė tė vjetruara e historizma).
Ėshtė dėshmuar gjithashtu se edhe shqipja ka ndikuar mbi greqishten: nė greqishten e re gjenden rreth 70 fjalė tė burimit shqip.
b. Fjalė tė burimit latin e roman nė leksikun e shqipes, qė janė zakonisht nga latinishtja dhe u pėrkasin shekujve tė parė tė epokės sonė. Pushtimi romak nė Shqipėri zgjati rreth 500 vjet. Prandaj ndikimi i latinishtes nė shqipe ka qenė i madh, aq sa nga Gustav Majeri dhe nga ndonjė studiues mė pas u hodh e u mbrojt mendimi qė shqipja ishte njė gjuhė “e pėrzier, gjysmėromane”. Por gjurmėt e latinishtes nė gjuhėn shqipe janė mbivlerėsuar. Nė tė vėrtetė shqipja i bėri ballė ndikimit tė fortė tė latinishtes dhe nuk u asimilua prej saj.
Latinishtja ka lėnė gjurmė mė shumė nė emėrtimin e pjesėve tė trupit, tė shtėpisė, nė emrat e kafshėve, tė drurėve etj.: bujk, faqe, fėmijė, flok, fqinj, furrė, fytyrė, gusht, janar, kėmbė, kėngė, kokė, kushėri, lepur, letėr, maj, e martė, mars, e mėrkurė, mik, mjek, prill, prind, pulė, pyll, qen, qepė, qytet, shkurt, shok, ulli, i varfėr etj. Terma me burim latin ka edhe nė mjekėsi e nė degė tė tjera.
Pas periudhės romake shqipja vijoi tė ketė ndikime nga gjuhėt romane qė dolėn prej latinishtes, sidomos nga italishtja e frėngjishtja.
Fjalė nga italishtja hynė mė shumė nė fushėn e tregtisė, tė lundrimit, tė luftės etj.: bankė, barkė, batare, fitoj, karrocė, kushton, marinar, paguaj, timon, trumbetė, vapor, velė. Kėto fjalė hynė nė shqipe nė kohėn e mesme. Ky numėr u rrit pas 1912-ės, sidomos pas pushtimit fashist mė 1939. Nė terminologjinė e teknikės, tė makinerisė, tė ndėrtimit etj. u futėn terma nga italishtja; po kėshtu hynė fjalė nga italishtja edhe nė bujqėsi, nė mobilieri, nė punėt e kuzhinės, nė modė, nė art etj. Natyrisht, jo tė gjithė italianizmat mbetėn nė pėrdorim, por, nga ana tjetėr, mė pas e nė ditėt tona kanė hyrė edhe italianizma tė rinj, disa prej tė cilėve (tė tillė si anunēoj) nuk duhen lėnė sa tė zėnė rrėnjė. Huazimi mė i hershėm i fjalėve nga frėngjishtja nė shqipe i pėrket kryesisht fundit tė shekullit XIX e fillimit tė shekulli XX. Janė fjalė qė pėrdoren nė administratė, nė drejtėsi, nė shkollė, nė jetėn shoqėrore e politike, nė teknikė, nė mjekėsi, nė arte, nė modė, nė sport etj.: adresė, ambasadė, barrikadė, bluzė, bronshit, broshurė, burokrat, bursė, byro, deklaratė, depo, dosje, ekip, etapė, galloshe, grevė, gri, kamion, kancer, masazh, mesazh, pallto, parashutė, pardesy, plazh, prokuror, prizė, pudėr, shofer, shovinizėm, triko, turneetj. Fjalėt nga frėngjishtja, pėrgjithėsisht, bėjnė pjesė nė leksikun profesional e terminologjik dhe mjaft prej tyre kanė karakter ndėrkombėtar.
c. Fjalė tė burimit sllav nė leksikun e shqipes qė janė zakonisht nga serbishtja dhe nga bullgarishtja kanė hyrė nė shqipe gjatė Mesjetės. Fjalė tė burimit sllav kemi nė bujqėsi, nė blegtori, nė zejtari, nė organizimin shoqėror etj.: ēekiē, ēudit, dobi, fllad, gostit, gozhdė, grabit, grusht, habit, kockė, prashit, pushkė, strehė, trup etj. Nga sllavishtja kanė ardhur edhe disa toponime: Bistricė, Bogovė, Bozhigrad, Ēorovodė, Gorishtė, Novoselė, Pogradec, Zagori etj.
d. Fjalė tė burimit turk nė leksikun e shqipes, qė nisin tė hyjnė nė gjuhėn shqipe qė nga shekulli XV. Fushat qė u prekėn mė shumė nga turqishtja qenė urbanizmi, veshja, kuzhina, administrata etj. Mė tė pakta qenė ndikimet nė fushat e bujqėsisė, tė blegtorisė e tė bimėsisė. Mė tė hershmet janė huazimet leksikore nė fushėn e luftės e tė veshjeve: bori, ēarēaf, ēorape, daulle, dyfek, fitil, sėnduk, top etj.; pastaj vijnė fjalė edhe nga fusha tė tjera: baba, bilbil, fodull, hakė, hambar, hendek, kafe, inat, manushaqe, pazar, penxhere, perde, raki, sahat, tepsi, xhep, xhezve etj. Ky fond i parė i fjalėve turke erdhi e u rrit me fjalė tė kuzhinės, tė jetės shoqėrore etj. Duhet shėnuar qė shumė fjalė tė burimit oriental janė asimiluar plotėsisht nga shqipja dhe janė bėrė pronė e saj. Siē ėshtė thėnė mė parė, nėpėrmjet turqishtes kanė hyrė nė shqipe edhe fjalė arabe ose persiane, prandaj pėrdoret edhe emėrtimi orientalizma, por gjuhė huazuese pėr shqipen edhe e kėtyre fjalėve ka qenė turqishtja.
Huazimi i mėtejshėm i fjalėve nga turqishtja ka kohė qė ėshtė ndėrprerė. Ato qė shqipja tashmė i ka bėrė tė vetat, kanė disa veēori:
1. Pjesa mė e madhe e turqizmave u pėrket fushave tė lėvizshme, si fushės sė marrėdhėnieve shoqėrore, ekonomike, tė administratės, tė luftės, tė urbanistikės, tė veshjeve, tė kuzhinės etj., prandaj ka qenė edhe e paqėndrueshme.
2. Shumė fjalė me burim nga turqishtja nė shqipe kanė marrė ngjyrim emocionues e stilistik (kryesisht keqėsues) dhe disa prej tyre pėrdoren si mjete stilistikisht funksionale kryesisht pėr kėtė ngjyrim: baballėk, bejtexhi, dembel, derdimen, dyfek, dynja, matrapaz, matrapazllėk, mejhane, pazarllėk, surrat, topēi, yxhym etj. Kėto huazime pėrdoren nė letėrsinė artistike pėr karakterizimin e vetjeve, tė kohės sė ngjarjeve (sidomos nė shkrime satirike e humoristike), pra si mjete me vlerė stilistike.
3. Shumė fjalė me burim nga turqishtja nė leksikun tonė nuk janė tema prodhuese pėr formimin e fjalėve tė reja. Kjo karakteristikė ėshtė njė shenjė tjetėr qė tregon se ato nuk kanė hyrė thellė nė strukturėn leksikore tė shqipes.
4. Disa fjalė tė kėtij burimi kanė qėndruar nė leksikun tonė vetėm nė shprehje tė ngurosura; jashtė kėtyre nuk pėrdoren: bėj derman, u bė helaq, s’bėhet kabull, s’kam gajle, s’kam qeder, mė zuri qederi etj.
5. Shumė fjalė me burim nga turqishtja kanė mbetur nė tė folme tė veēuara (nė tė folmet e Shqipėrisė sė mesme, nė tė folmet verilindore etj.) ose nė rrafshin e ligjėrimit tė thjeshtė dhe nuk kanė hyrė nė leksikun e gjuhės standarde.
Mė 2005 u botua “Fjalori i orientalizmave nė gjuhėn shqipe”, hartuar nga Tahir Dizdari, i cili pėrmban rreth 4500 fjalė tė huazuara nga turqishtja nė shqipe, pjesa mė e madhe e tė cilave pėrbėhet nga fjalė tė burimit pers e arab.
e. Huazimet bashkėkohore, qė nėnkuptojnė fjalėt qė kanė hyrė dhjetėvjetėshat e fundit a qė hyjnė nė njė gjuhė nė ditėt e sotme. Dallojnė kėtu huazimet nga anglishtja, nga frėngjishtja, nga italishtja etj.
9. Huazimet leksikore mund tė shtresohen edhe sipas shtrirjes territoriale:
a. huazime mbarėterritoriale
b. Huazime me shtrirje te kufizuar territoriale (p.sh., shumė sllavizma nė kosovarishten, shumė greqizma nė toskėrishte a nė ēamėrishte etj.).
5. Qėndrimi kundrejt fjalėve tė huaja
Sipas disa studiuesve fjalėt e huaja e pasurojnė gjuhėn, sipas tė tjerėve ato e prishin dhe prandaj duhen nxjerrė tė gjitha nga pėrdorimi. Nė kėtė ēėshtje duhet mbajtur njė qėndrim i drejtė dhe i mbėshtetur shkencėrisht. Disa nga fjalėt e huazuara e kanė pėrcaktuar tashmė vendin e tyre nė leksikun e shqipes.
1. Shumė fjalė tė huaja janė bėrė pronė e leksikut tė shqipes dhe zėvendėsimi i tyre me fjalė tė tjera nuk mund tė bėhet mė. Po kėshtu kanė zėnė vend nė leksikun e gjuhės sonė edhe fjalėt ndėrkombėtare (internacionalizmat).
2. Shumė fjalė tė huazuara tani kanė marrė njė ngjyrim emocionues keqėsues.
3. Nė ditėt tona gjuha shqipe ėshtė e hapur pėrballė gjuhėve tė huaja, sidomos pėrballė anglishtes e veēanėrisht ndėr emigrantėt pėrballė italishtes e greqishtes, prej tė cilave ka marrė e do tė marrė fjalė qė nuk i ka vetė. Shumė emėrtime tė fushės sė informatikės, tė financave, tė ekonomisė sė tregut, tė biznesit, tė arteve moderne etj., qė sot kanė marrė zhvillim tė veēantė, vijnė nė shqipe bashkė me konceptet qė shprehin dhe mbushin zbrazėtitė e leksikut. Ky huazim ka vlerėn e vet pasuruese, por, nėse bėhet pa kurrfarė kontrolli e pengese, kthehet nė njė dukuri tė dėmshme pėr gjuhėn tonė, sidomos kur mbushet me fjalė tė huaja ligjėrimi i folur ose shtresa leksikore e pėrdorimit tė pėrgjithshėm. Prandaj duhet tė bėhen pėrpjekje pėr tė penguar huazimin e fjalėve nga gjuhė tė tjera ose pėr tė hedhur jashtė pėrdorimit fjalėt e huaja, kur pėr ato kemi fjalė shqipe, plotėsisht me tė njėjtin kuptim, mė tė njohura, tė pėrpikėta e tė qarta pėr folėsit e shqipes. Veprimtaria e gjerė e shkrimtarėve, e gazetarėve, e veprimtarėve politikė e shoqėrorė, e njerėzve tė kulturės e tė artit etj. pėr pastrimin e pasurimin e gjuhės standarde, konkretizohet edhe me zėvendėsimin e fjalėve tė huaja me fjalė shqipe, njė pjesė e tė cilave janė botuar nė librin “Fjala shqipe nė vend tė fjalės sė huaj” (1998).
Ēėshtja e pastėrtisė sė leksikut lidhet drejtpėrdrejt me ruajtjen e gjuhės amtare, si tipar themelor i kombėsisė, nga ēdo pėrzierje e huaj, si edhe me kristalizimin e normave tė gjuhės standarde nė leksik. Nė kėtė sistem norma letrare, siē e kemi thėnė mė parė, ėshtė mė e ēlirėt, sesa nė fonetikė e nė gramatikė. Kjo do tė thotė qė, pėrveē disa varianteve leksikore (siē janė sinonimet), gjuha standarde pranon edhe fjalė tė huaja, tė domosdoshme pėr pėrmbajtjen e tyre dhe pėr kėrkesat e disa fushave, si terminologjia, ligjėrimi shkencor etj. Por ėshtė krejt i papėrligjur vėrshimi pa kufizim i fjalėve tė huaja tė panevojshme, siē ndodhi nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shekullit XX e siē po vijon edhe sot, sidomos nė publicistikė e nė ligjėrimin politiko-shoqėror.


2. LEKSIKU DHE SHTRESIMI I TIJ SIPAS PĖRDORIMIT
Ēėshtjet: 1. Leksiku sipas shpeshtėsisė sė pėrdorimit
a. Leksiku aktiv dhe fjalori themelor
b. Leksiku pasiv
- Shtresa e vjetruar e leksikut
– arkaizmat
– historizmat
– barbarizmat
- Neologjizmat
2. Leksiku sipas sferės sė pėrdorimit:
a. Leksiku i pėrgjithshėm
b. Leksiku terminologjik
3. Leksiku sipas normėsimit
a. Leksiku normativ
b. Leksiku dialektor dhe krahinor
Literaturė: J. Thomai, Leksikologjia e gjuhės shqipe, Tiranė, 2006
N. Varfi, Leksikologjia e gjuhės frėnge, Tiranė, 2006
E. Ēabej, Studime gjuhėsore, III, Prishtinė, 1977
1. Leksiku sipas shpeshtėsisė sė pėrdorimit
a. Leksiku aktiv dhe fjalori themelor
1. Duke u mbėshtetur nė shpeshtėsinė e pėrdorimit tė leksikut nė njė gjuhė (kėshtu dhe nė shqipe) nė fjalorin qė pėrdor dikush, dallohen dy shtresa fjalėsh:
a. shtresa aktive, qė pėrbėhet nga fjalė qė njihen mirė e pėrdoren shpesh nė punėt e pėrditshme e nė jetėn e zakonshme. Kėshtu, pėr tė gjithė janė tė njohura fjalėt i bukur, diell, eci, jam, kam, kohė, lart, mirė, nėnė, njeri, pemė, punoj, tokė, them, i zi etj.; ato pėrdoren shpesh dhe pėrbėjnė shtresėn e pėrdorimit tė pėrbashkėt tė leksikut.
b. shtresa pasive, qė pėrbėhet nga fjalė qė s’njihen prej tė gjithėve ose, megjithėse njihen, s’pėrdoren; nė vend tė tyre pėrdoren fjalė tė tjera. Kėshtu fjalė si dac, frezė, krrej, lėpitkė, mbodhisem, pishtoll, poronicė, punto, tabare, tyl, uzdajė, vatan, zaman etj., nuk janė tė pėrdorimit tė pėrgjithshėm. Po tė flasim pėr njerėz qė punojnė nė fusha tė veēanta, atėherė del, p.sh., qė informaticieni njeh fjalėt e mjeshtėrisė sė tij, mjeku tė tjera fjalė etj. Ēdo njeri ka fondin aktiv dhe fondin pasiv tė fjalėve.
2. Leksikun e gjuhės duhet ta vėshtrojmė edhe nga njė pikėpamje tjetėr: Shumė fjalė tė leksikut, duke qenė se shėnojnė sende e dukuri me rėndėsi, megjithėse kanė kaluar shekuj, ruhen e pėrdoren edhe sot. Duke u mbėshtetur te shkalla e qėndrueshmėrisė sė fjalėve nė njė gjuhė dallojmė fondin themelor te fjalorit i cili pėrbėhet nga njė numėr i vogėl i kufizuar fjalėsh, qė janė shumė te vjetra, madje te trashėgura edhe nga gjuha amė. Kėto fjalė janė zakonisht fjalė rrėnja. Nė gjuhė dallojmė edhe fjalorin themelor, pėr te cilin ka mendime tė ndryshme: dikush e identifikon me fondin themelor, dikush tjetėr fjalorin themelor e sheh mė te gjerė dhe fondi themelor pėrbėn bėrthamėn e tij. Fondi themelor dhe fjalori themelor pėrfshihen nė leksikun aktiv, por ky i fundit ėshtė mė i gjerė.
3. Sistemi leksikor dhe semantik i njė gjuhe pėrfshin jo vetėm fjalė te pėrdorimit te pėrditshėm, qė i ndeshim gati nė te gjitha situatat ligjėrimore (fjalori aktiv), por gjenden dhe mijėra e mijėra fjalė qė pėrdoren nė situata te caktuara komunikuese. Nė leksikun e sotėm hyjnė fjalė edhe shumė tė vjetra, edhe krijime tė ditėve tona, qė janė nė pėrdorim tė pėrditshėm, nga gjithė shoqėria ose nga grupe tė caktuara njerėzish. Themi fjalė “tė vjetra” dhe jo “tė vjetruara”. Gjithashtu themi fjalė “tė reja” qė janė nė pėrdorim tė pėrditshėm nga gjithė shoqėria ose nga grupe tė caktuara njerėzish, d.m.th. fjalė qė pėrdoren, sepse i kėrkon nevoja e marrėveshjes gjuhėsore ndėrmjet njerėzve. Pėr leksikun e sotėm nuk ka kufizime, nėse fjalėt janė tė pėrgjithshme ose tė kufizuara nga ana territoriale a profesionale, mjaft qė ato tė jenė tė gjalla nė ditėt tona.Kėto fjalė krijojnė grupin e madh paradigmatik tė leksikut pasiv, ku ndėr te tjera do tė dallohen dy nėngrupe:
a. shtresa e vjetėruar
b. shtresėn e neologjizmave
Shtresa e vjetruar e leksikut
Nė shtresėn e vjetruar tė leksikut hyjnė fjalėt qė pėr shkaqe historike a gjuhėsore sot nuk pėrdoren mė nė marrėveshjen gjuhėsore ose mund tė pėrdoren vetėm pėr qėllime stilistike (arkaizmat dhe historizmat).
a. Arkaizmat janė fjalė qė janė vjetruar a po vjetrohen dhe pėr kėtė arsye kanė dalė ose po dalin nga pėrdorimi, kalojnė nga shtresa aktive nė shtresėn pasive tė leksikut. Arkaizmat kanė dalė nga pėrdorimi pėr shkak se kanė dalė fjalė tė tjera pėr tė emėrtuar po ato realie a dukuri. Fjalė qė vjetrohen pėr shkaqe tė tilla gjuhėsore, janė arkaizma tė mirėfilltė. Tė tilla janė disa fjalė qė dalin nė veprat e autorėve tė vjetėr, por sot nuk i ndeshim mė, si: ager-i “gomar”, agerinj/ė-a “gomaricė”, hijez/ė-a “ombrellė”, mang-u “mashkulli i sutės, dre”, pėrderės-i “lypės”, pėrmjellet “zbardhet” etj.
Janė arkaizma edhe disa trajta fjalėsh, qė janė zėvendėsuar mė pas me trajta tė tjera, si: botes/ė-a “botim”, caktes/ė-a “caktim”, kungat/ė-a “kungim”, letėror-i “letrar, shkrimtar”, lėngat/ė-a “lėngim”, mėsonjės-i “mėsues” etj.
Nė gjuhėn shqipe ka edhe kuptime tė vjetruara, kur fjala vetė sot pėrdoret, por njė nga kuptimet e saj s’ėshtė mė i gjallė, si kuptimi “dėgjoj” i fjalės gjegj, kuptimi “jetė” i fjalės gjell/ė-a, kuptimi “botė” i fjalės jet/ė-a (“rraha jetėn”; [“ Lis jeta kish ndėrruar” (Jeronim De Rada)] etj., siē dalin kėto tek autorėt tanė tė vjetėr. Ndodh edhe kėshtu qė njė fjalė ėshtė arkaike, shpeshherė e pakuptimshme dhe nuk pėrdoret veēan, ndėrsa nė shprehje ruhet ende sot; p.sh., te shprehjet bėj pallė, vė re, i jap dum, siē ėshtė shpjeguar edhe mė parė, fjalėt pallė, re, dum janė fjalė tė vjetruara nė sistemin leksikor tė shqipes.
b. Historizmat, fjalė tė vjetruara, qė lidhen ngushtė me fatin e sendit a tė konceptit qė emėrtojnė, lidhen edhe me etapa tė caktuara historike, ekonomike e kulturore, kurse sot pėrdoren vetėm pėr tė dhėnė me vėrtetėsi atė periudhė. Tė tilla janė fjalėt aga, bej, breshanė, havana, heshtė, karajfile, kumbara, pasha, shishane, shqytė, vergji etj. Sendet a konceptet qė shėnojnė historizmat nuk janė mė sot, lidhen me njė periudhė tė kaluar historike dhe janė zhdukur bashkė me tė.
Fjalėt e vjetruara nuk bėjnė pjesė nė leksikun e gjuhės standarde, por nė letėrsi pėrdoren me vlera stilistike tė veēanta. Kėshtu, arkaizmat e sidomos historizmat e shqipes pėrdoren nga shkrimtarėt pėr t’i dhėnė ngjyrim historik periudhės qė pėrshkruajnė nė veprat e tyre. Kjo vėrehet sidomos nė romane historike, si te “Skėnderbeu” e “Ali Pashė Tepelena” tė Sabri Godos, “Kalorėsi i Skėnderbeut” i Haki Stėrmillit, “Kėshtjella” i Ismail Kadaresė etj.
Disa fjalė tė vjetruara edhe mund tė ringjallen e tė rihyjnė nė shtresėn aktive tė leksikut, sikundėr ka ndodhur me fjalėt bashki, komunė, prefekt etj., ose me fjalė tė leksikut fetar, tė cilat para pesėmbėdhjetė vjetėsh nuk pėrdoreshin, ishin nė shtresėn pasive tė leksikut si fjalė tė vjetruara, kurse sot janė rikthyer nė pėrdorim aktiv.
Shtresa e fjalėve tė reja (neologjizmat)
Zhvillimi i pandėrprerė i ekonomisė, i tregtisė, i transportit, i teknikės dhe i shkencės etj., kėrkon dita-ditės nga gjuha plotėsimin e fjalorit tė saj me fjalė e me shprehje tė reja, tė domosdoshme pėr veprimtarinė politike, ekonomike, shoqėrore e kulturore. Pėr tė plotėsuar kėto kėrkesa, nė gjuhė lindin neologjizma. Lindja e fjalėve tė reja nxitet edhe nga njė shkak tjetėr: nga leksiku dalin jashtė pėrdorimit e vjetrohen shumė fjalė dhe pėr t’i zėvendėsuar ato duhen krijuar fjalė tė tjera.
Veēoritė
1. Fjalėt e reja ndėrtohen me lėndėn e gjuhės amtare. Fjalė tė shpikura kot, pa njė mbėshtetje a pa njė gjedhe tė njohur, zakonisht nuk ka. Na duket ndonjėherė se fjala e re ka dalė rastėsisht, ndėrsa nė tė vėrtetė nė formimin e saj kanė vepruar ligjet e brendshme tė gjuhės. Vetė kėrkesat e jetės e tė shoqėrisė janė shkaku qė tė lindin fjalė tė reja dhe ato formohen, duke u mbėshtetur nė pasurinė e gjuhės e sipas ligjeve tė saj.
2. Neologjizmat kanė karakter historik; ata janė tė tillė pėr njė kohė tė caktuar. Kur kalon njėfarė kohe dhe pasi fjalėt e reja janė shtrirė nė pėrdorim tė gjerė, nuk mbeten mė neologjzma, humbasin tiparin “ e ri” tė tyre: fjalėt cilėsi, fletore, kryeqytet, mėmėdhe, ndėrgjegje, sasi etj. qenė neologjizma nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare, kur u krijuan, kurse tashti nuk trajtohen mė si tė tillė.
3. Neologjizmat mund tė kenė burim popullor dhe atėherė mbeten anonimė. Por shumė herė fjalėt e reja krijohen nga autorė, qė pėrpiqen tė pastrojnė dhe tė pasurojnė leksikun e gjuhės. Kėto janė tė identifikueshme. Shkrimet shqipe, qė nga mė tė hershmet, na dėshmojnė se nė gjuhėn tonė janė krijuar e kanė hyrė nė pėrdorim shumė fjalė tė reja, qė e kanė zgjeruar leksikun e saj. Edhe nė ditėt tona leksiku i shqipes ėshtė pasuruar me shumė fjalė e shprehje tė reja si kėrkesė e zhvillimit ekonomik, shoqėror e kulturor
4. Neologjizmat nuk hyjnė menjėherė nė leksikun e gjuhės standarde. Mė parė ata fitojnė, si tė thuash, “qytetarinė” nė leksikun e gjuhės shqipe, pastaj me kohė, sipas vlerės qė kanė, mund tė bėhen pronė e standardit. Veē kėsaj, duhet theksuar qė fjalėt e reja (neologjizmat) nuk pėrbėjnė hop a pėrmbysje nė gjuhė, po njė zhvillim tė natyrshėm e tė shkallėshkallshėm, sepse pėrndryshe brezat njerėzorė s’do tė merreshin vesh ndėrmjet tyre.

2. Leksiku sipas sferės sė pėrdorimit
Sipas fushės (sferės) sė pėrdorimit leksiku i njė gjuhe mund tė ndahet nė dy grupe te mėdha:
a. Leksiku i pėrgjithshėm, qė pėrmbledh fjalėt e zakonshme te gjuės sė pėrditshme, fjalėt qė pėrdoren nė te gjitha fushat e jetės shoqėrore.
b. Leksiku special qė pėrfshin fjalėt profesionale dhe terminologjinė.Nė fushat e ndryshme tė veprimtarisė njerėzore, sipas mjeshtėrive, ndeshim shtresa fjalėsh qė njihen e pėrdoren vetėm nga grupe tė caktuara njerėzish, nga punonjės e specialistė qė merren me njė punė tė caktuar. Kėshtu, janė specifike pėr pilotėt fjalėt bombardues, gjuejtės, pikiatė, pilotazh, skuadrilje etj.; pėr blegtorin fjalėt ēile, kėrrabė, kėrrutė, mėzoj, syskė, shelqėror etj.; pėr bujkun lehė, lesoj, rrahė, tėharr, ugar etj.; pėr studentin auditor, katedėr, leksion, provim etj.
Njė vend tė veēantė nė gjuhė, sidomos nė ligjėrimin e thjeshtė dhe mė pak nė atė bisedor, zėnė shprehjet me prejardhje nga tė folmet profesionale, qė pėrdoren me kuptim tė figurshėm: ia shkeli gazin “iku shpejt”; i dha njė lustėr “e zbukuroi bisedėn; ia bėri qejfin dikujt, i vė kryq “ e heq nga vėmendja”; ia shtrėngoi vidhat “ia mblodhi, e solli nė vete” etj.
Njė pjesė e profesionalizmave pėrdoren edhe jashtė kufijve tė profesionit, madje edhe nė letėrsinė artistike. Por ka disa fjalė qė njihen vetėm nga specialistėt; siē u tha, kimistėt, mjekėt, bujqit etj. pėrdorin njė tog fjalėsh tė veēanta, qė tė tjerėt s’i dinė ose nuk ua sjell puna t’i pėrdorin rregullisht.
Profesionalizma janė edhe termat e nevojshėm pėr njė profesion. Vetė termat paraqiten si profesionalizma, derisa nuk janė shtrirė nė pėrdorim tė pėrgjithshėm.
a. Termi emėrton njė send ose njė koncept nė njė fushė tė caktuar tė diturisė a tė teknikės.
b. Ēdo shkencė ose fushė prodhimi ka termat e vet, qė krijojnė njė sistem dhe qė i shėrbejnė pėr tė shprehur konceptet e veta. Tėrėsia e termave tė njė fushe pėrbėn terminologjinė e asaj fushe.
c. Tėrėsia e termave nė njė gjuhė pėrbėn leksikun terminologjik tė asaj.
Cilat janė shtresat kryesore tė fjalorit terminologjik nė gjuhėn shqipe?
a. Vendin kryesor e zėnė termat e formuar nga fjalėt thjesht shqipe. Kjo ėshtė bėrė e mundur nga njė karakteristikė e veēantė e fjalorit terminologjik: njė pjesė e tij mund tė rindėrtohet menjėherė, termat e mėparshėm mund tė zėvendėsohen shpejt. Pra, leksiku terminologjik ėshtė mė i lėvizshėm, nė kuptimin qė jo vetvetiu, po nė mėnyrė tė vetėdijshme, me punėn e disa studiuesve nė lėmin e terminologjisė, nė tė mund tė bėhen ndryshime tė shpejta. Natyrisht, kėto ndryshime mbėshteten nė zhvillimin historik tė terminologjisė sė njė shkence. Kur ngulitet, terminologjia mund tė ruhet mė gjatė. Rilindėsit tanė dhe mė pas studiuesit nė lėmin e gjuhėsisė bėnė zėvendėsimin e njė pjese tė terminologjisė sė huaj me terma shqip ose krijuan terma tė rinj sipas nevojės sė shkencės, tė teknikės, tė kulturės etj.; nė gjuhėsi: dhanore, emėrore, fjalor, folje, gjinore, gjuhėsi, kallėzore, kallėzues, kryefjalė, mbiemėr, nyjė, presje, ndajfolje, parafjalė, parashtesė, pasthirrmė, pėremėr, prapashtesė etj.; nė filozofi: domosdoshmėri, hapėsirė, hop, ndėrgjegje, pėrmbysje, zhvillim etj.; nė matematikė: barazim, brinjė, fuqi, heqje, mbledhje, pjesėtim, rrėnjė, shumėzim, trekėndėsh, zbritje etj.
Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX janė hartuar dhe janė botuar dhjetėra fjalorė terminologjikė (shumėgjuhėsh), qė kanė sistemuar dhe (ē’ėshtė mė e rėndėsishme) kanė shqipėruar shumė terma tė fushave tė ndryshme tė shkencės e tė teknikės. Ėshtė e kuptueshme qė pėr leksikun terminologjik nuk mund tė mendohet njė pastrim i tejskajshėm nga fjalėt e huaja, sepse njė pjesė e terminologjisė ka karakter ndėrkombėtar dhe sepse fusha konceptore qė mbulon ajo ka karakter kryesisht abstrakt.
b. Fjalori terminologjik i gjuhės shqipe pėrfshin edhe fjalė tė huaja e ndėrkombėtare. Kėshtu, nė gjuhėsi: antonim, dialekt, fonetikė, frazeologji, gramatikė, leksik, morfemė, semantikė, sinonim, sintaksė, term etj.; nė filozofi: agnosticizėm, dialektikė, idealizėm, ideologji, klasė, materializėm, revolucion etj.; nė matematikė: algjebėr, formulė, gjeometri, logaritėm, piramidė, stereometri etj.; nė fizikė: atom, elektricitet, korrent, magnetik, masė, optikė, tension etj.; nė financė: bankė, bursė, ēek, kambizėm, monedhė, transaksion etj.

Veēoritė e terminologjisė
1. Terminologjia nė njė shkencė a nė njė fushė tė caktuar ėshtė e njėsuar. Gjithė specialistėt qė punojnė nė kėtė fushė, pėrdorin tė njėjtėt terma, pėrndryshe shkenca do tė ishte pėr ta dhe pėr tė tjerėt e pakuptueshme.
2. Gjithashtu, pėr tė mos penguar marrėveshjen, termat janė nė pėrgjithėsi njėkuptimėsh (monosemantikė), d.m.th. pėrdoren vetėm me njė kuptim dhe zakonisht nė kuptim tė drejtpėrdrejtė e jo tė figurshėm. Por nė leksikun terminologjik tė gjuhės sė sotme shqipe ndeshim ndonjė term qė ka mė se njė kuptim ose terma homonimė, d.m.th. qė pėrdoren si term nė fusha tė ndryshme. Kėshtu, bazė (kripėrat nė kimi) // bazė shoqėrore (nė filozofi); operacion ushtarak (nė ushtri) // operacion kirurgjik (nė mjekėsi) // operacion bankar (nė financė); operator (nė ekonomi) // operator (nė kinematografi) // operator (nė kompjuter); rrėnjė e fjalės (nė gjuhėsi) // rrėnjė katrore (nė matematikė) etj.
3. Terminologjia ka karakter tė theksuar sistemor.
4. Kur termat i kanė kaluar kufijtė e njė profesioni tė ngushtė, janė shtrirė nė pėrdorim tė pėrgjithshėm dhe nuk janė vetėm fjalė tė kufizuara tė specialistėve, atėherė bėjnė pjesė edhe nė shtresėn e pėrgjithshme tė leksikut. Ndodh procesi i shterminologjizimit. Kėshtu, fjalėt aeroplan, artikull (gazete), bredh, grip, mėsim, misėr, paguaj, para, spital, shkollė, tren, traktor, universitet etj. nuk janė vetėm terma nė fushat pėrkatėse, por edhe fjalė tė leksikut tė pėrgjithshėm.
5. Profesionalizmat dhe terminologjia janė karakteristik pėr ligjėrimin libror ose pėr stilin shkencor-teknik, por pėrdoren edhe ndėr vepra letrare atėherė kur e kėrkon vetė tema e shtjelluar, kur ajo lidhet me ēėshtje tė teknikės ose tė shkencės dhe kur duam tė tipizojmė ndonjė personazh. Megjithatė, terminologjia shkencore nuk ėshtė karakteristik pėr leksikun e letėrsisė artistike.
3. Leksiku sipas normėsimit
a. Leksiku normativ (Leksiku i gjuhės standarde)
Gjuha shqipe tashmė ėshtė formuar si gjuhė kombėtare e njėsuar ose si standard i pėrgjithshėm me norma tė ngulitura nė tė gjitha nėnsistemet e saj. Ajo ka arritur nė kėtė shkallė nėpėr njė rrugė tė gjatė e tė vėshtirė, duke i bėrė ballė ndikimit tė huaj asimilues, duke kapėrcyer ndarjen dialektore dhe duke zhvilluar trajtat e saj tė pėrbashkėta. Fillimet e saj historike gjuha e sotme standarde shqipe i ka qė nė periudhėn e Rilindjes kombėtare, kur lufta pėr kulturėn dhe pėr gjuhėn ishte e lidhur ngushtė me lėvizjen e gjerė politike, shoqėrore e kulturore dhe me luftėn e armatosur pėr pavarėsi.
Nė historinė e studimit tė gjuhės sonė standarde tė pėrgjithshme janė shprehur pikėpamje tė ndryshme pėr formimin, pėr kufijtė historikė, pėr bazėn dialektore etj. tė kėsaj gjuhe. Para viteve ‘50 tė shekullit XX ėshtė mbrojtur nga disa studiues mendimi se gjuha jonė standarde e pėrbashkėt ose nuk do tė formohet asnjėherė, ose do tė formohet vetėm si gjuhė zyrtare, si gjuhė e administratės dhe e shkollės, se letėrsia artistike do tė vijojė tė zhvillohet nė ligjėrimet dialektore. Ky koncept nisej nga mendimi se dialektet e shqipes kanė “dallime tė thella e tė pakapėrcyeshme” ndėrmjet tyre. Nė variantin mė tė skajshėm ky koncept ndėrkohė pengonte parimisht ēdo afrim shoqėror, kulturor e gjuhėsor dhe ushqente paragjykime lokaliste.
Norma drejtshkrimore e gjuhės sonė standarde u kodifikua nė Kongresin e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe, qė u mbajt nė nėntor 1972. Nė kėtė kuvend historik mbarėkombėtar u hapėn rrugėt dhe u pėrvijuan drejtimet kryesore pėr kristalizimin e zhvillimin e mėtejshėm tė gjuhės standarde edhe nė nėnsisteme tė tjera, si gramatika, leksiku, fjalėformimi etj. Vendimet e kėtij kongresi, qė u paraprinė nga pėrpunimi, diskutimi e botimi i rregullave tė drejtshkrimit dhe nga vendimet e Konsultės pėr gjuhėn letrare (Prishtinė 1968), u miratuan e u vunė nė jetė edhe nga shqiptarėt e Kosovės, tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi e tė diasporės.
Nė gjendjen e sotme tė gjuhės sonė standarde janė vendosur norma tė pėrpunuara e tė qėndrueshme nė tė gjitha nėnsistemet, si nė fonetikė, nė gramatikė, nė leksik, nė fjalėformim e nė stilistikė. Gjuha standarde nuk ėshtė e ngrirė, ajo zhvillohet gjithnjė sė brendshmi, me mundėsitė e zhvillimit qė ka ajo vetė, si edhe nėpėrmjet veprimit tė pėrbashkėt tė tė dy dialekteve mbi tė. Funksionet shoqėrore tė kėsaj gjuhe janė zgjeruar shumė, ajo ėshtė shtrirė pothuaj nė tė gjitha fushat e jetės e tė veprimtarisė sonė. Pėr zhvillimin e saj tė mėtejshėm rol tė rėndėsishėm luan kryeqyteti, i cili sot po bėhet laborator pėr sprovėn e standardit tė arritur dhe pėr zhvillimet e mėtejshme pėrafruese gjuhėsore.

Shqipja standarde ka fituar tipare tė dallueshme edhe nė fushėn e leksikut, tė frazeologjisė e tė formimit tė fjalėve.
a. Njė tipar themelor ėshtė veprimi pasurues i barabartė i tė dy dialekteve nė leksikun e saj. Nė kėtė fushė nuk mund tė flasim as pėr zotėrim as pėr mbizotėrim tė kėtij ose tė atij dialekti, sepse qė tė dy dialektet marrin pjesė njėsoj si nė bėrthamėn e leksikut tė gjuhės standarde, ashtu edhe nė pasurimin e tij tė mėtejshėm. Njė kuptim i drejtė shkencor i kėsaj dukurie ėshtė vetė vlerėsimi i gjithė pasurisė leksikore e frazeologjike tė gjuhės shqipe si pasuri e pėrbashkėt kulturore kombėtare, pavarėsisht nga burimi dialektor. Vlerėsimi i njė fjale a i njė shprehjeje nuk bėhet sipas burimit dialektor, por sipas vlerės reale qė ka nė sistemin leksikor tė kėtij standardi. Ky veprim pasurues i pakufizuar mbėshtetet edhe nė afrinė leksikore tė tė dy dialekteve tė gjuhės shqipe.
Megjithatė, leksiku i standardit nuk mund tė shihet thjesht si prodhim i bashkėveprimit ndėrdialektor, as si i krijuar nė dhjetėvjeēarėt a nė shekullin tonė. Ai pėrmban si elemente nga mė tė lashtat e shqipes, ashtu edhe elemente nga mė tė rejat, si fjalė tė gjuhės sė pėrbashkėt, ashtu edhe fjalė me burim dialektor a krahinor. Prandaj, mund tė bėjmė njė shtresim tė leksikut tė gjuhės standarde nga pikėpamja e formimit tė normės dhe e pėrgjithėsimit nė pėrdorim..
a) Shtresėn kryesore tė leksikut tė standardit tė sotėm e pėrbėjnė fjalėt e shprehjet qė i takojnė gjithė truallit gjuhėsor tė shqipes, tė cilat nuk mund tė cilėsohen mė si tė kėtij a si tė atij dialekti. Siē kuptohet, kjo shtresė pėrfshin pjesėn kryesore tė fjalėve e tė shprehjeve tė mbarė shqipes, pa tė cilėn nuk mund tė merret me mend jeta e gjuhės sė njė kombi. Tė tilla janė fjalėt e shprehjet qė emėrtojnė sendet qė na rrethojnė, cilėsitė, veprimet etj.; kėto fjalė e shprehje janė tė pėrbashkėta pėr tė dy dialektet, si: ah, diell, ditė, dorė, dy, eci, edhe, i kuq, larg, me, i mirė, njeri, njė, njoh, pėr, i pėrdorshėm, qaj, ruajtje, rritem, sipėr, shoh, shtatė, udhė, vonė e dhjetėra mijė fjalė tė tjera; po ashtu: ngul kėmbė, marr vesh, heq dorė, i ktheu krahėt, sy ndėr sy, si qeni me macen e mijėra shprehje tė tjera. Pėr shqipen mund tė thuhet se kjo lėndė e pėrbashkėt ėshtė mjaft e gjerė dhe vėrteton se dialektet nė leksik nuk kanė qenė e nuk janė fort larg njėri-tjetrit.
b) Njė shtresė tjetėr tė leksikut tė gjuhės standarde shqipe e pėrbėjnė fjalėt e shprehjet qė janė formuar brendapėrbrenda shqipes ose janė huazuar nga gjuhė tė tjera. Shumė fjalė tė leksikut tė pėrgjithshėm e terma tė fushės politiko-shoqėrore, tė shkencave tė ndryshme nė zhvillim, tė industrisė e tė bujqėsisė moderne, tė financave e tė biznesit, tė artit e tė kulturės etj., qė janė krijuar me brumin e shqipes ose qė kanė hyrė nė shqipe nga gjuhė tė tjera e janė pėrvetėsuar prej saj, janė pronė e pėrbashkėt e gjuhės shqipe dhe mund tė bėhen pjesė e leksikut tė standardit. Kėsaj pasurie nuk mund t’i vihet asnjė ngjyrė dialektore.
Nė etapėn e tashme tė zhvillimit tė shqipes standarde ėshtė rritur nė mėnyrė tė veēantė numri i fjalėve me prejardhje (me ndajshtesim) dhe me pėrbėrje, si edhe ėshtė zgjeruar struktura e shumė fjalėve tė tjera. Kėto dy rrugė tė brendshme tė pasurimit tė leksikut tė gjuhės shqipe zotėrojnė kryekėput mbi rrugėn e jashtme, tė huazimit.
Duhet theksuar se mėnyrat, modelet dhe mjetet kryesore pėr formimin e fjalėve, qė janė gjallėruar mė shumė tashti, kanė qenė pronė e mbarė gjuhės shqipe, pra, e tė dy dialekteve. Kėshtu, prapashtesat -ar, -tar, -or, -tor tė emrave tė vepruesit, -im, -je tė emrave tė veprimit, -i, -ri, -si tė emrave abstraktė tė cilėsisė, -or, -tor, -ar, -shėm, -tė tė mbiemrave etj., si edhe modelet e formimit tė fjalėve (me parashtesim, me prapashtesim etj.), nuk mund tė quhen dialektore. Prandaj, fjalė tė tilla, si i artė, kėpucar, kufizoj, lulishte, malėsor, mbarėvajtje, ndėrlidh, orizore, pleqėsi, trimėrisht etj. nuk mund t’i cilėsojmė si tė burimit dialektor.
c) Shtresėn e tretė tė leksikut tė shqipes standarde e pėrbėjnė ato fjalė e shprehje qė i kapėrcejnė kufijtė e dialekteve e tė tė folmeve dhe ngrihen nė normė. Kjo ėshtė shtresa qė formohet nga veprimi pasurues i dialekteve nė leksikun e gjuhės standarde. Gjuha letrare merr prej dialekteve ēdo fjalė e shprehje qė i duhet pėr tė plotėsuar sistemin dhe qė i sjell asaj njė pasurim tė vėrtetė. Kėshtu, janė bėrė pronė e gjuhės letrare njė varg fjalėsh e shprehjesh me burim nga dialekti i Veriut: akullnajė, almise, argėtoj, arushė, befas, bjeshkė, bungajė, burrneshė, kreshnik, krye, kubėl, kumtoj, kurrkund, lahutė, lamtumirė, log, madje, mashtroj, njoftoj, ortek, i pafytyrė, etj.
Nė dialektet e tė folmet e shqipes ka shumė fjalė e shprehje tė tilla tė vlefshme, qė duhen mbledhur e duhen futur nė pėrdorim tė pėrgjithshėm, sepse i sjellin pasurim tė vėrtetė leksikut tė gjuhės standarde.

Edhe nė fushėn e formimit tė fjalėve shqipja standarde ushqehet nga dialektet. Kėshtu, pėr formimin e disa emrave tė vepruesit (lexues, mėsues, ndėrtues, parashikues etj.), tė disa mbiemrave (shifra krahasuese, punė sqaruese, plan rregullues, shtėpi botuese etj.), tė disa fjalėve tė pėrbėra (hekurpunues, shinashtrues, vetėshkarkues etj.) dhe tė mbiemrave me prapashtesėn -shėm (i dėgjueshėm, i kuptueshėm, i lejueshėm, i pranueshėm etj.) ka shėrbyer si temė prodhuese pjesorja e dialektit tė Veriut, qė mbaron me togun zanor -ue (lexue, mėsue, ndėrtue, shtrue, shkarkue, dėgjue, kritikue, kuptue, lejue, pranue etj.), kurse vetė trajta e pjesores sė foljeve dhe trajta e mbiemrave (mėsuar, ndėrtuar, punuar, mbaruar etj. dhe i mėsuar, i punuar, i mbaruar etj.) ėshtė ajo e dialektit tė Jugut. Ja se si dy mjete me prejardhje dialektore janė ngritur njėsoj nė normė dhe janė bėrė pronė e gjuhės standarde.
2. Njė tipar tjetėr i rėndėsishėm i leksikut tė shqipes standarde ėshtė prirja pėr pastrimin nga fjalėt e huaja tė panevojshme. Ēėshtja e pastrimit tė leksikut tė gjuhės letrare nga lėnda e huaj, si edhe e pasurimit tė tij me mjetet e vetė shqipes, ėshtė bėrė tashti njė ēėshtje jo vetėm e gjuhėtarėve, por edhe e njerėzve tė arsimit e tė kulturės, e shkrimtarėve, e pėrkthyesve, e publicistėve, e specialistėve etj
3. Sė fundi, duhet theksuar qė leksiku i shqipes standarde shquhet pėr begatinė e mjeteve tė shprehjes dhe tė mjeteve emocionuese, qė i japin ligjėrimit shkathtėsi e forcė tė veēantė dhe zhvillojnė mė tej sistemin e stileve funksionale. Shprehje e begatisė janė letėrsia artistike origjinale dhe e pėrkthyer, publicistika e folur dhe e shkruar, ligjėrimi bisedor letrar nė situata tė ndryshme etj.
b. Leksiku dialektor dhe krahinor
Fjalėt dialektore e krahinore dallohen gjithnjė nė kundėrvėnie me normėn leksikore tė gjuhės sonė standarde, sepse ato qėndrojnė jashtė kufijve tė gjuhės sė njėsuar e tė pėrgjithshme. Mirėpo, siē ėshtė thėnė edhe mė parė, fondi leksikor dialektor e krahinor ėshtė burim i pashtershėm pėr pasurimin e leksikut tė gjuhės standarde me fjalė e me kuptime fjalėsh.

Ndryshe nga profesionalizmat, leksiku dialektor ka kufizim nga ana territoriale, ai ėshtė leksik i njė dialekti a i njė tė folmeje tė veēantė qė mbulon njė territor tė caktuar.
Dy dialektet e gjuhės sonė afrohen, nė radhė tė parė, se kanė tė njėjtė pjesė mė tė madhe tė fjalėve. Pjesa e pėrbashkėt e leksikut tė dy dialekteve pėrbėn shtresėn leksikore ndėrdialektore. Njėsitė leksikore, frazeologjike e kuptimore tė kėsaj shtrese i pėrkasin gjuhės sė pėrbashkėt shqipe. Kėshtu, fjalėt amtar, bishtuk, bjerr, bjeshkė, borigė, buthtoj, cergė, dajre, def, drithnik, dry (ndryj), hapės “ēelės”, hulli, kodėr, krunde, krye, mėsues, ndot, ngujohem, rras, rrok, shend, shkalloj, shpinė a kurriz, e tashme, trangull, xhubletė etj. nuk mund tė quhen krahinorizma, pavarėsisht nga prejardhja e tyre fillestare.
1. Fjalė dialektore a krahinore janė ato fjalė qė pėrdoren vetėm nė njėrin dialekt ose nė njė tė folme tė caktuar, qė nuk pėrdoren nė dialektin tjetėr a nė tė folmet e tjera. Kėshtu, nė tė folmet e Veriut: me bujtė, ēikė, me fashitė, gastare, kėrtollė, kimēė “xinxife”, kolovajzė, me u rrekė, shakė “bushtėr”, sharrabajkė, tarnagop, teplote, turrė, zhgjandėrr etj.; nė tė folmet e Jugut: ēap “hap”, dhjozmė “mendėr”, gjiton “fqinj”, kaēkė, kaposh, keēe, krrej, kumbullore, mbodhisem, mėllė, mėrqinjė “xinxife”, nakatos, neēe, qeramidhe, qyrek, shtrij “vrapoj”, tėrkuzė etj.

2. Dialektore a krahinore mund tė jenė fjalėt ose kuptimet e tyre. Kemi fjalė dialektore kur nė dialektin tjetėr ajo nuk pėrdoret fare, sepse pėr tė njėjtin koncept ka njė fjalė tjetėr: ēikė “vajzė”, ēikė “pak”, gastare “qelqe”, hulloj “brazdoj”, kėrtolla “patate”, tambėl “qumėsht” etj. Kemi kuptim dialektor kur fjala njihet nė tė dy dialektet, por njė kuptim i saj nuk njihet nė dialektin tjetėr: dollap “dritare” (nė Veri e nė Shqipėri tė Mesme); e ligė “shtatzanė” (nė Jug) // “ e sėmurė” (nė Veri); kėndoj “lexoj” (nė Jug); ndjek “pėrzė” (nė Jug); patėllxhan “domate” (nė Veri); qasem “largohem” (Shqipėria e Mesme) // “afrohem” (Myzeqe) etj.
3. Dialektizmat duhen parė edhe nėse pėr ta ka ose jo njė fjalė tjetėr tė pėrbashkėt nė shqipe; p.sh., nė Jug kumbullore // nė Veri molla t’arta = e pėrbashkėt domate; nė Jug koce, keēe // nė Veri cucė, ēikė = e pėrbashkėt vajzė; nė Jug gjiton // nė Veri komshi = e pėrbashkėt fqinj; nė Veri fugoj // nė Jug shtrij = e pėrbashkėt vrapoj etj. Nė kėto raste ėshtė mė lehtė tė caktosh normėn e pėrgjithshme tė standardit. Ndryshe qėndron puna me ato fjalė dialektore, qė nuk kanė njė sinonim tė pėrbashkėt, veē njė fjalė nė dialektin tjetėr; nė kėtė rast si normė e pėrbashkėt merret njė nga fjalėt dialektore, ndėrsa tjetra mbetet e kufizuar nė dialekt a nė tė folme. Pėr kėtė arsye ėshtė edhe mundėsia e shkėmbimeve ndėrdialektore.
4. Fjalėt qė kanė dallime fonetike sipas shqiptimit krahinor, janė variante fonetike dialektore: ēubė “kaēubė”, gabė “shkabė”, zborė / xborė / vdorė “borė, dėborė” etj. Edhe huazimet nga gjuhėt e tjera, kur kėto futen vetėm nė njė dialekt a nė njė tė folme, si gjiton (nga greq.), komshi (nga turq.), ose cucė, uzdajė, kėrtolla, stap (nga sllav.), qė njihen e pėrdoren vetėm nė tė folmet e Veriut, janė dialektizma a krahinorizma.
5. Fondi leksikor dialektor e krahinor ėshtė burim i pashtershėm pėr pasurimin e leksikut tė gjuhės standarde me fjalė e me kuptime fjalėsh. Kėshtu, janė pėrgjithėsuar e janė bėrė pronė e gjuhės standarde fjalėt me burim dialektor: almise, i aftė, anije, banoj, fli, gėrvisht, i gjorė, i imėt, jehonė, kėqyr, luginė etj.
6. Fjalėt dialektore e krahinore i ndeshim nė ligjėrimin dialektor, nė tė folur e nė letėrsinė gojore popullore.
7. Kur i cilėsojmė fjalėt si dialektore ose si krahinore, duhet tė bėjmė tė qartė ē’kemi parasysh: burimin nga kjo ose nga ajo e folme, gjendjen e tyre tė sotme jashtė kufijve tė gjuhės standarde apo pėrdorimin me vlera tė tilla nė letėrsinė artistike. Kėto janė shkallė tė ndryshme tė pėrvetėsimit tė leksikut krahinor, gjė qė gjuha e bėn vazhdimisht sipas nevojave tė saj.
8. Leksiku dialektor e krahinor i gjuhės shqipe ėshtė gjurmuar, ėshtė mbledhur dhe ėshtė botuar ndėr fjalorė dialektorė a krahinorė, ndėr fjalorė shpjegues, nė revista etj. Ai gjithashtu ėshtė studiuar pėr t’i zbuluar vlerat dhe pėr t’i hapur rrugėn drejt pėrdorimit tė gjerė.



3. Leksiku dhe kultura
Ēėshtjet: 1. Gjuha dhe kultura
2. Gjuha dhe letėrsia
3. Ligjėrimet nė gjuhėn shqipe
4. Stilet funksionale nė shqipen standarde
Literaturė: J. Thomai, Leksikologjia e gjuhės shqipe, Tiranė, 2006
N. Varfi, Leksikologjia e gjuhės frėnge, Tiranė, 2006
R. Memushaj, Hyrje nė gjuhėsi, Tiranė , 2006
Sh. Gėrmizaj, Stuart Manni…, Prishtinė, 2004
Kulturė duhet kuptuar tėrėsia e dijeve dhe e shprehive praktike, e besimeve, e normave morale dhe juridike, e vlerave materiale dhe shpirtėrore tė njė shoqėrie.
Ēdo shoqėri njerėzore ka njė grumbull normash dhe dijesh, tė cilat njeriu i mėson pak nga pak, duke filluar qė nga ēasti qė lind e deri nė fund tė jetės sė tij. “Njeriu plaket duke nxėnė”, thotė fjala e urtė popullore, duke shprehur nė formė tė thukėt tė vėrtetėn e mėsipėrme.
Kultura lidhet ngushtė me gjuhėn, e cila ėshtė pjesė pėrbėrėse e saj. Kultura mbėshtetet nė njė shkallė tė madhe nė gjuhėn, pasi kjo shėrben si mjet pėr krijimin, pasurimin, ruajtjen dhe pėrcjelljen e trashėgimit kulturor nga njė brez te tjetri. Pa gjuhėn, nuk mund tė ruhej dhe tė transmetohej pėrvoja e fituar nė pėrgatitjen e veglave, nė gjuetinė e kafshėve tė egra, nė pėrdorimin e zjarrit, nė njohjen e mjedisit rrethues etj. Gjatė gjithė historisė sė njerėzimit, pasardhėsit e trashėgojnė kulturėn prej breznive paraardhėse me anė tė gjuhės.
Marrėdhėniet midis gjuhės dhe kulturės janė lidhje ndėrvarėsie: nevojat kulturore ndikojnė nė zhvillimin dhe pasurimin e gjuhės, por edhe gjuha ndikon nė zhvillimin kulturor tė shoqėrisė. Studimi i ndikimit tė ndėrsjellė midis gjuhės dhe kulturės pėrbėn objektin e etnolinguistikės, njė disiplinė nė kapėrcyell qė pėrdor metodat e antropologjisė pėr tė zbuluar rolin e gjuhės nė jetėn e shoqėrisė.
Duke u nisur nga roli i madh i gjuhės nė jetėn e shoqėrisė njerėzore, disa gjuhėtarė kanė arritur nė pėrfundimin se njeriu jeton i rrethuar jo vetėm nga biosfera, por edhe nga psikosfera, dmth qė njeriu nuk mund tė mendohet pa gjuhėn dhe jashtė ndikimit tė saj. Por shpesh kjo ėshtė kuptuar edhe sikur njeriu ėshtė i dėnuar tė vėrtitet nė rrjetėn e gjuhės, duke mbetur skllav i pėrjetshėm i saj. Njė pikėpamje e tillė lidhet me emrin e V. Humboldtit, i cili pranonte se njeriu, nga krijues i gjuhės, bie pastaj nė prangat e saj. Sipas tij, gjuha, duke shėrbyer si ndėrmjetėse midis njeriut dhe botės sė jashtme, pėrcakton mėnyrėn se si ky e percepton botėn, dmth. botėkuptimin e tij, dhe nga kjo ai arriti nė pėrfundimin e gabuar se bashkėsi gjuhėsore tė ndryshme kanė botėkuptime tė ndryshme.
Ideja e Humboldit se gjuha pėrcakton botėkuptimin e njeriut dhe tė shoqėrisė njerėzore, u rimor nė shek. XX nga E. Sepiri & B. Uorfi (Benjamin Lee Ėhorf) nė atė qė quhet hipoteza e Sepir–Uorfit qė pėrfshin nė vetvete:
a. determinizmin gjuhėsor (gjuha pėrcakton mendimin)
b. relativizmin gjuhėsor (strukturat gjuhėsore janė pafundėsisht tė ndryshme, dmth. nuk mund tė gjenden gjuhė tė ngjashme).

a. Nė shkrimet tė viteve tė fundit tė jetės, Sepiri u mor edhe me rolin e gjuhės nė jetėn e shoqėrisė. Ai shkruan se “qeniet njerėzore nuk jetojnė vetėm nė botėn objektive, as vetėm nė veprimtarinė shoqėrore, siē kuptohet kjo zakonisht, por janė shumė mė tepėr nė mėshirėn e gjuhės sė veēantė” ose se “kategori tė tilla, si numri, gjinia, rasa etj. janė jo aq tė zbuluara nga pėrvoja sesa tė imponuara nga pushteti tiranik qė forma gjuhėsore ka mbi orientimin tonė nė botė”.
E meta themelore e kėsaj hipoteze ėshtė se e sheh lidhjen midis gjuhės dhe kulturės nė mėnyrė tė njėanshme, duke e vėnė gjuhėn mbi bashkėsinė kulturore qė e flet. Ka shembuj tė shumtė qė e hedhin poshtė determinizmin gjuhėsor. Nė planin filozofik, botėkuptimi nuk varet nga gjuha. Historia e shkencės gjatė shekujve ka qenė plot me shembuj tė ndryshimeve tė herėpashershme tė botėkuptimit edhe brenda sė njėjtės bashkėsi gjuhėsore.
Nga fusha e leksikut, kjo tezė nuk mbėshtetet as prej shembujve qė sillen nga pėrkrahėsit e saj pėr mospėrputhjen nė gjuhė tė ndryshme tė fushave leksikore qė mbulojnė tė njėjtat fusha konceptore. Rasti mė interesant ėshtė ai i emėrtimeve tė ngjyrave tė spektrit tė dritės. Ka gjuhė amerindiane qė kanė fjalė vetėm pėr dy ngjyra, pėr tė bardhėn dhe tė zezėn, ose pėr tri ngjyra: tė bardhėn, tė zezėn dhe tė kuqen. Kjo nuk do tė thotė se folėsit e kėtyre gjuhėve nuk i dallojnė ngjyrat. Nuk kemi tė bėjmė me deficit mendor qė kėtyre popujve ua ka imponuar gjuha, por me atė qė nė kulturėn e tyre nuk ėshtė ndier nevoja pėr dallime mė tė holla.
Nė mbėshtetje tė kėsaj mund tė sillen shembuj nga leksiku si i gjuhėve tė popujve tė zhvilluar edhe tė popujve nė shkallė mė tė ulėta zhvillimi. P.sh., pėr borėn shqipja ose anglishtja kanė vetėm njė fjalė, kurse eskimezėt kanė fjalė rrėnjė tė veēanta pėr borėn qė bie, pėr borėn e rėnė nė tokė, pėr borėn qė e lėviz era, pėr borėn e shkrifėt etj. Popujt e shkretėtirave kanė fjalė tė ndryshme pėr llojet e rėrave, arabėt kanė dhjetėra sinonime pėr kalin etj. Shumėsia e sinonimeve pėr tė njėjtin objekt apo e emėrtimeve tė veēanta pėr gjendje tė veēanta tė tij nė disa bashkėsi gjuhėsore vjen nga rėndėsia e madhe qė kanė ato objekte nė jetėn e kėtyre bashkėsive, ashtu si mungesa e tyre nė gjuhė tė tjera shpjegohet me atė qė objektet nė fjalė nuk kanė ndonjė vlerė pėr bashkėsitė qė i flasin kėto gjuhė.
Ėshtė e njohur qė fushave tė njėjta konceptore nė gjuhė tė ndryshme u pėrgjigjen fusha tė ndryshme leksikore. Kėto mospėrputhje nuk vijnė ngaqė disa bashkėsi gjuhėsore nuk janė nė gjendje t’i ndajnė nė mė shumė pėrbėrės fushat konceptore, por nga shkalla e zhvillimit dhe nga veēoritė kulturore tė tyre.
Megjithatė, ka shumė fakte qė provojnė se struktura e gjuhės ndikon nė perceptimin dhe kujtesėn, dmth. qė perceptimi dhe kujtesa ndihmohen nga prania nė njė gjuhė tė caktuar e fjalėve dhe e shprehjeve tė pėrshtatshme. Prandaj gjuhėtarė e psikologė janė pėr njė variant mė tė butė tė kėsaj hipoteze. Kėshtu, ėshtė provuar nė mėnyrė eksperimentore se njerėzit i vėrejnė dhe i mbajnė mend mė mirė gjėrat qė janė tė kodueshme nė gjuhėn e tyre, dmth. gjėrat pėr tė cilat gjuha ka fjalė dhe shprehje tė gatshme. P.sh., folėsit monolingė tė gjuhės amerindiane zuni, e cila ka njė fjalė tė vetme pėr ngjyrėn e verdhė dhe portokalli, e kanė mė tė vėshtirė se folėsit e kėsaj gjuhe qė njohin edhe anglishten, ose se anglishtfolėsit, pėr t’i riidentifikuar pas njėfarė kohe objektet me kėto ngjyra tė kodifikueshme nė anglishte. E njėjta gjė ndodh edhe me njė njeri tė zakonshėm nė shoqėritė tona, qė e ka tė vėshtirė tė dallojė dhe tė emėrtojė nuancat e ngjyrave, ndėrkohė qė njė specialist tekstili ėshtė nė gjendje tė dallojė dhe tė emėrtojė edhe nuancime shumė tė holla, tė cilat njeriu i pastėrvitur nuk i vė re. Pėrgjithėsisht, ėshtė gjė e njohur qė nė disa gjuhė ėshtė mė e lehtė tė bėhen disa dallime sesa nė gjuhė tė tjera. Kjo varet nga nevojat qė ka pėr kėto dallime njė kulturė e caktuar, por, edhe kur ato mungojnė nė njė gjuhė, kjo ka njė ndikim tė kufizuar nė kujtesėn dhe perceptimin e folėsve tė saj.
b. Relativizmi gjuhėsor. Hipoteza e relativizmit gjuhėsor lidhet me pohimin tjetėr tė Sepirit se “nuk mund tė gjenden dy gjuhė qė tė jenė aq tė ngjashme, saqė tė konsiderohen se pėrfaqėsojnė tė njėjtin realitet shoqėror”. Kjo hipotezė gjen mbėshtetje nė tezėn e Sosyrit mbi natyrėn arbitrare tė shenjės gjuhėsore. Siē kemi vėnė nė dukje mė parė, midis shėnuesit dhe tė shėnuarit nuk ka ndonjė lidhje tė brendshme ose logjike, dmth. shėnuesi ėshtė arbitrar. Kjo gjė qė duket qartė kur biem nė kontakt me njė gjuhė tjetėr.
Nė variantin e saj tė fortė, hipoteza e relativizmit gjuhėsor, sipas sė cilės shumė nga dallimet gramatikore dhe leksikore janė tė tilla qė ato qė mund tė thuhen nė njė gjuhė, nuk mund tė thuhen nė njė gjuhė tjetėr, bart njė varg rrjedhimesh negative jo vetėm nė aspektin teorik tė problemit, por edhe nė atė praktik. Vėrtet qė gjuhėt kanė dallime, pėrndryshe nuk do tė kishte disa mijėra syresh, por, me gjithė dallimet, ato kanė edhe shumė tipare tė pėrbashkėta. Ngjashmėritė midis tyre burojnė, sė pari, nga pjesa e trashėguar e gjuhės dhe kėtu ėshtė fjala pėr ato qė quhen universale gjuhėsore; sė dyti, ngaqė nė ēdo gjuhė gjenden fjalė, shprehje e ndėrtime sintaksore tė huazuara.
Kjo hipotezė bie nė kundėrshtim edhe me faktet e dygjuhėsisė, pasi, sipas saj individėt dygjuhėsh do tė kishin nė kokėn e tyre dy botėkuptime tė pa-pajtueshme. Mirėpo, nė tė vėrtetė, kėta nuk ndiejnė ndonjė vėshtirėsi kur kalojnė nga njė gjuhė nė tjetrėn dhe janė nė gjendje tė thonė tė njėjtėn gjė nė secilėn nga gjuhėt qė flasin. Pra, po t’i pėrmbahesh teorisė sė relativizmit gjuhėsor, mohohet mundėsia e pėrkthimit nga njė gjuhė nė tjetrėn. Mirėpo pėrkthyesit pranojnė se shumė shpesh ajo qė thuhet ose shkruhet nė njė gjuhė, mund tė shkruhet ose tė thuhet edhe nė gjuhėn tjetėr. Mė nė fund, teza se gjuhėt nuk ngjajnė nė asgjė midis tyre, mohon edhe huazimet kulturore midis popujve me gjuhė tė ndryshme, kur dihet qė kulturat, ashtu si popujt, japin e marrin midis tyre.

2. Gjuha dhe letėrsia
Pa fjalė, pa gjuhė, nuk mund tė ketė letėrsi. Kjo lidhje e ngushtė shfaqet nė tė gjitha rrafshet, si nė rrafshin e krijimit letrar, ashtu edhe nė rrafshin teorik, d.m.th., tė disiplinave qė merren me kėto dy dukuri.
Nė rrafshin e krijimit letrar, shkrimtarėt, tė vetėdijshėm se njė vepėr letrare nuk mund tė ketė sukses pa njė gjuhė tė pasur, i drejtohen leksikut popullor, duke qėmtuar prej tij fjalė e shprehje tė rralla. Veprat e Jakov Xoxės pėlqehen jo vetėm pėr mjeshtėrinė e tij nė thurjen e subjektit, por edhe pėr gjuhėn e gjallė dhe tė pasur me fjalė dhe shprehje frazeologjike qė karakterizojnė bukur zgjuarsinė dhe botėn e pasur shpirtėrore tė myzeqarit. Nga ana tjetėr, pėr tė shprehur pėrjetimet e tyre artistike, shkrimtarėt dhe poetėt i drejtohen jo vetėm leksikut popullor, por edhe gjedheve fjalėformuese tė gjuhės, duke krijuar sipas kėtyre gjedheve fjalė tė reja qė pasurojnė leksikun e saj.
Nė rrafshin teorik, ndonėse teoria e letėrsisė dhe kritika letrare janė disiplina tė veēanta nga gjuhėsia, ato nuk mund tė kuptohen pa u mbėshtetur tek gjuhėsia. Ka fusha ku gjuhėsia dhe disiplinat letrare operojnė me tė njėjtat koncepte, si p.sh. metrika dhe fonetika. Nė disa pika objektet e kėtyre dy fushave pėrputhen midis tyre, si struktura metrike e vargut dhe struktura fonologjike e thėnies, ku koncepti i ritmit pėrputhet me konceptin e fjalės fonetike dhe kėmba metrike me kėmbėn fonetike etj. Po kėshtu, bartjet e emėrtimit janė objekt edhe i teorisė sė letėrsisė, edhe i semantikės.
R. Jakobsoni veēon funksionin poetik, si njė nga funksionet e gjuhės. Sipas kėtij gjuhėtari, studimi i funksionit poetik, qė ėshtė funksioni mbizotėrues i letėrsisė, pėrbėn njė nga detyrat e studimit gjuhėsor.
Lidhjet midis kėtyre disiplinave dhe nevoja qė kanė teoria e letėrsisė dhe kritika letrare pėr gjuhėsinė janė kuptuar vonė. Vetėm aty nga ēereku i parė i shek. XX, me veprėn e gjuhėtarit frėng Sharl Bali pėr stilistikėn, u arrit tė kuptohej rėndėsia e gjuhėsisė pėr letėrsinė. Mė vonė, me zhvillimin e gjuhėsisė strukturaliste dhe, sidomos, me lindjen e teorisė sė akteve tė ligjėrimit dhe tė gjuhėsisė sė tekstit, u vunė re pėrpjekje tė shumta tė gjuhėtarėve dhe tė kritikėve letrarė pėr t’i afruar kėto dy disiplina: gjuhėtarėt filluan ta bėnin gjuhėn e letėrsisė artistike objekt tė hulumtimeve tė tyre, kurse kritikėt letrarė tė pėrdornin nė analizat e tyre koncepte tė gjuhėsisė, si strukturė, plan i shprehjes, plan i pėrmbajtjes, mesazh, kod, dhėnės, marrės etj. etj. dhe tė zbatonin nė analizėn e veprave letrare metodat e rrepta tė strukturalizmit.
Disiplina ku duket mė mirė lidhja e gjuhėsisė me letėrsinė, ėshtė stilistika, e cila ėshtė njė disiplinė gjuhėsore qė merret me studimin e mundėsive stilistike tė gjuhės. Studimi i kėtyre mundėsive bėhet duke u mbėshtetur te gjuhėsia. Duke e trajtuar veprėn letrare si njė tekst dhe duke kėrkuar raportet midis kodit gjuhėsor dhe kuptimit letrar, lexuesi bėhet mė i vetėdijshėm pėr procedurat interpretuese dhe, nė kėtė mėnyrė, edukohet tek ai njė qėndrim vlerėsues pėr letėrsinė si dhe mprehet siguria e tij nė vlerėn komunikative tė kodit gjuhėsor. Procedurat interpretuese qė ngėrthen ligjėrimi letrar nuk janė shumė tė ndryshme nga ato tė ligjėrimit joletrar. I vetmi ndryshim midis pėrdorimit letrar dhe pėrdorimeve tė tjera tė gjuhės ėshtė se nė ligjėrimin letrar gjithēka e nevojshme pėr interpretimin e mesazhit gjendet nė vetė mesazhin, dmth. ky ėshtė i vetėmjaftueshėm, nuk ka nevojė pėr njė kontekst mė tė gjerė pėr t’u rrokur. Kurse gjithė mesazhet e tjera gjuhėsore kanė nevojė pėr njė kontekst, ato rrjedhin nga mesazhe tė mėparshme dhe nėnkuptojnė ngjarje tė mėvonshme.
Ligjėrimet nė gjuhėn shqipe
Ligjėrimet e gjuhės sonė nė tė dy variantet e saj (tė shkruar e tė folur) janė ligjėrimi i thjeshtė, ligjėrimi bisedor dhe ligjėrimi libror. Pėr dallimin e kėtyre ligjėrimeve shėrben si kriter ballafaqimi i mjeteve gjuhėsore tė ligjėrimit me normėn e ngulitur tė gjuhės standarde dhe me mėnyrėn e funksionimit tė kėtyre mjeteve nė njė etapė tė caktuar tė gjuhės. Ligjėrimet janė nė tė vėrtetė shfaqje tė shkallėve tė ndryshme tė zhvillimit qė ka arritur vetė norma gjuhėsore. Kėtu do tė pėrmendim vetėm disa nga ato tipare tė veēanta tė ligjėrimeve, sidomos nga fusha e leksikut, qė i dallojnė njėrin nga tjetri.
a) Ligjėrimi i thjeshtė a “i shkujdesur”. Ėshtė ligjėrimi i pėrditshėm i njerėzve tė profesioneve e tė krahinave tė ndryshme, qė nuk i pėrmbahen nė tė folur normės gjuhėsore, e shkelin ose e shtrembėrojnė atė. Ky ligjėrim ėshtė shkalla mė e ulėt nė gjuhė nga pikėpamja e normės gjuhėsore, mjetet e shprehjes, qė janė tė veēanta pėr tė, qėndrojnė jashtė kufijve tė gjuhės standarde dhe kanė si karakteristikė pėrzierjen me fjalė e shprehje dialektore. Elementet e standardit merren jo si sistem dhe shumė herė shtrembėrohen. Pėrdoren mjete me ngjyrime tė theksuara emocionuese, fjalė e shprehje shumė tė kufizuara, tė nxjerra nga tė folmet e zhargonet profesionale. Shumė fjalė e shprehje tė ligjėrimit tė thjeshtė kanė ngjyrim emocionues tė fortė, prandaj si kėtu, edhe kur pėrdoren nė ligjėrime tė tjera, dallohen qartė si mjete me shprehėsi tė lartė, por me pėrmbajtje “tė trashė” e “tė rėndė”: (eci nė) disk “eci zbathur”, u dogj (koha e caktuar pėr diskutim), (mė la) kimia, kinkalerira, pesėminutėshi “inati”, qelbėsirė, qepe, qurravec, ia shkeli, moj e poshtėr (me familjaritet), (ē’janė kėto) zarzavate, iu tha syri, ia dha dhėmbėt nė dorė etj. (tė gjitha nė kuptim tė figurshėm), si edhe emrat qė pėrdoren si sharje: bushtėr, dosė, gjarpėr, hajvan, hu, kungull, kastravec, leckė, pelė, pykė, qen, rosak, rrotė, shtazė, tapė etj. Mallkimet e sharjet nga mė tė ulėtat, epitetet e nofkat i gjejmė nė kėtė ligjėrim. Kėshtu, shtresa leksikore karakteristike e ligjėrimit tė thjeshtė i kundėrvihet normės letrare.
b) Ligjėrimi bisedor. Ligjėrimi bisedor ėshtė, si tė thuash, varianti qė merr standardi kur pėrdoret nė tė folur e nė biseda tė lira, kur norma nuk ndihet si prangė e nuk ruhet plotėsisht, por u nėnshtrohet ndryshimeve qė kėrkojnė rrethanat e fushat e marrėveshjes gjuhėsore, formimi kulturor i folėsit, vetė lloji i ligjėrimit ose synimet stilistike.
Fjalėt e ligjėrimit bisedor tė shumtėn e rasteve janė sinonime me fjalėt asnjanėse, porse me ngjyrime kuptimore dhe emocionuese tė veēanta. Kėtu nuk hyjnė fjalė e shprehje “tė rėnda” a me ngjyrime emocionuese shumė tė forta si nė ligjėrimin e thjeshtė. Tė ligjėrimit bisedor janė fjalė e shprehje si: boshatis “zbraz”, dėftej / rrėfej “tregoj”, kartė “letėr”, kėndoj “lexoj”, llafe “fjalė”, llafosem “bisedoj, flas”, pandeh “kujtoj”, pjek “takoj”, pjell “lind”, zaptoj “pushtoj” etj. Nė ligjėrimin bisedor pėrdoren shumė fjalė me prapashtesa zvogėluese, pėrkėdhelėse e pėrbuzėse, qė nuk vijnė nė kundėrshtim me normėn dhe qė nuk kanė pėrmbajtje tė rėndė. Frazeologjia gjuhėsore e pasthirrmat pėrgjithėsisht janė karakteristikė pėr ligjėrimin bisedor. Shumė fjalė e shprehje tė ligjėrimit bisedor lidhen me jetėn e pėrditshme dhe pėrdoren nė letėrsinė artistike, nė publicistikė etj., por sidomos nė tė folur.
c) Ligjėrimi libror. Ka nė pėrgjithėsi tiparet e gjuhės sė shkruar, por ka edhe variantin e folur. Nė kėtė ligjėrim norma gjuhėsore ruhet me kujdes dhe ēdo shkelje e saj ndihet menjėherė. Shumė fjalė e shprehje tė leksikut abstrakt qė karakterizojnė kėtė ligjėrim, pėrdoren edhe si terma nė fusha tė ndryshme tė shkencės. Si rrjedhim, nė kėtė grup ka edhe fjalė tė huaja e ndėrkombėtare, si termat e teknikės, tė mjekėsisė, tė filozofisė, tė gjuhėsisė, tė elektronikės etj. Njė vend tė gjerė zėnė formimet brenda shqipes, si emrat abstraktė tė veprimit me prapashtesat -im, -je ose tė cilėsisė me prapashtesat -i, -ri, -si, fjalėt e pėrbėra terma (ballafaqim, drejtshkrim, i kundėrligjshėm, vetėmohim etj.), ndajfoljet me prapashtesėn -isht (botėrisht, posaēėrisht, sigurisht, shkurtimisht, tmerrėsisht, vendosmėrisht etj.), mbiemrat me prapashtesėn –or(e) (burimor, ideor, lėndė drusore, sipėrfaqe kullosore, qėllimor, cilėsi racore, thelbėsor etj.). Nė leksikun e ligjėrimit libror nuk zėnė vend krahinorizmat e arkaizmat, as fjalėt e zhargoneve ose mjete tė tjera shprehjeje qė nuk pajtohen me normėn gjuhėsore tė standardit.
4. Stilet funksionale tė shqipes standarde
Gjuha standarde, si forma mė e lartė qė i pėrpunon dhe i pėrsos mjetet e marrėveshjes e tė shprehjes gjuhėsore, pėrdoret nė tė gjitha fushat e veprimtarisė shoqėrore, porse secila fushė i zgjedh, i pėrpunon e i pėrdor kėto mjete sipas kėrkesave tė veta. Sistemi i mjeteve gjuhėsore, tė zgjedhura e tė pėrdorura nė pėrshtatje me pėrmbajtjen e kėrkesat e njė fushe tė caktuar tė veprimtarisė shoqėrore, pėrbėn stilin funksional. Shkurt, stili funksional ėshtė trajta qė merr standardi pėr tė pėrmbushur kėrkesat e shprehjes gjuhėsore nė njė fushė tė caktuar tė veprimtarisė shoqėrore.
Gjuha standarde jeton e vepron nė trajtėn e stileve funksionale. Formimi dhe zhvillimi i stileve funksionale janė tė lidhur me formimin e zhvillimin e vetė gjuhės sonė standarde. Nė shqipen e sotme standarde janė bėrė tė qarta tashmė vijat kryesore tė stileve funksionale me tiparet e tyre tė pėrgjithshme.
a) Stili i letėrsisė artistike. Ėshtė gjuha e veprave tė letėrsisė artistike. Pėrveē fushės sė veprimtarisė, nė zgjedhjen e pėrdorimin e mjeteve gjuhėsore ka rėndėsi edhe gjinia e shkrimeve, subjekti e personazhet, epoka qė pasqyrohet, botėkuptimi e formimi gjuhėsor i autorit etj. Gjuha e veprave letrare dallohet pėr pėrdorimin e fjalėve tė zgjedhura, “kumbuese” dhe qė “tingėllojnė bukur”, fjalė tė cilat shprehin mė mirė ndjenjat dhe qėndrimin e autorit. Si pasqyrim artistik i jetės, i botės, letėrsia pėrdor shumė figurat letrare. Vlerat stilistike mund tė jepen edhe me anė mjetesh gramatikore, si me anė prapashtesash zvogėlimi, pėrkėdhelie ose pėrbuzjeje.
Nė stilin e letėrsisė artistike dallohen dy variante kryesore: ai i prozės dhe ai i poezisė. Nė leksikun e tyre ka dallime:
1. Leksiku i poezisė pėrfshin fjalėt e poezisė popullore dhe krijimet e poetėve tė brezave tė mėparshėm e tė tashėm. Por, sipas llojit tė poezisė e tė temės qė trajtohet nė tė, mund tė futen nė poezi fjalė tė ēdo fushe. Kėshtu, nė baladė, nė poemė ose nė poezi pėr njė arritje nė teknikė, pėr njė figurė a pėr njė ngjarje tė shėnuar historike etj. do tė gjejmė edhe terma. Por karakteristikė e pėrgjithshme e leksikut poetik ėshtė mungesa e terminologjisė tekniko-shkencore, e fjalėve tė huaja e krahinore, e arkaizmave etj. Ka shumė krijime poetike e shprehje popullore tė bukura. Duket qė fjalėt zgjidhen me kujdes, si nga pėrmbajtja e shprehėsia, ashtu edhe nga tingėllimi. Le tė vėrehen kėto karakteristika nė vargjet e mėposhtme tė Ismail Kadaresė: “Kėtij qyteti s’do t’ia kėrkojnė kurrė gėrmadhat, / arkeologėt, / kohėrat s’do t’i hedhin me radhė / hi dhe pluhur mbi kokė. / I gjallė ai / me buzėqeshje tė zjarrtė, / do t’i mbushė arteriet, / tymra, shkėndija, avuj, / mbi muzeumet, kohėrat dhe harrimin / pėrjetėsisht do tė vjellė”.
Zgjedhja e fjalėve bėhet edhe pėr tė shprehur urrejtje, tallje, pėrbuzje etj., siē ndodh nė poezinė humoristike e satirike. Si kėtu, edhe nė lloje tė tjera tė poezisė, pėrdoren fjalė me ngjyrim emocionues tė dukshėm e me shprehėsi tė lartė. Metafora, metonimia, sinekdoka dhe figura tė tjera letrare i japin gjuhės sė poezisė njė bukuri karakteristike.
2. Nė prozė kemi njė leksik shumė mė tė gjerė. Letėrsia pasqyron ēdo fushė tė jetės. Nė njė roman mund tė pėrfshihen ngjarje nga ēdo fushė e veprimtarisė shoqėrore, nga natyra etj. Prandaj edhe leksiku i veprave letrare ėshtė i pasur dhe i gjithanshėm. Nė tė pėrfshihen fjalė tė poezisė dhe tė prozės artistike, terma tė degėve tė ndryshme tė prodhimit, leksiku i tė gjitha ligjėrimeve etj. Kjo varet nga tema qė trajtohet. Elementet e stileve tė tjera e bėjnė mė tė pėrpiktė pasqyrimin artistik. Nė fjalorin e veprave artistike pėrfshihen fjalė me ngjyrime emocionuese-shprehėse, fjalė tė zgjedhura, qė mund tė tipizojnė si duhet figurat artistike e mjediset shoqėrore, fjalė qė karakterizojnė njė kohė (historizmat, arkaizmat), fjalė tė ligjėrimit tė thjeshtė e fjalė krahinore, fjalė tė reja tė krijuara nga autori etj.
Pėr shkak tė gjerėsisė e tė mungesės sė organizimit sipas njė norme tė vetme, ka autorė qė gjuhėn e letėrsisė artistike nuk e marrin si stil tė thjeshtė funksional, por si njė tėrėsi stilesh e ligjėrimesh tė ndryshme. Gjithsesi, ligjėrimi i shkrimtarit i pėrmbahet rregullisht standardit, kurse ligjėrimi karakteristik i personazheve u pėrshtatet kėrkesave stilistike dhe mjetet gjuhėsore nė kėtė ligjėrim jashtė standardit fitojnė vlerat e stilemave.
Leksiku i prozės letrare ndryshon sipas vetė lėndės. Ndryshe ėshtė leksiku i veprave qė trajtojnė tema shkencore, ku pėrfshihet njė numėr i madh termash shkencorė-teknikė, ndryshe ėshtė leksiku i veprave qė trajtojnė probleme shoqėrore-historike, ku pėrfshihen fjalė tė bisedės sė zakonshme, fjalė tė vjetruara etj. Pastaj, leksiku i prozės poetike afron shumė me atė tė poezisė; edhe ai i dramės ka veēoritė e tij. Ja njė shembull nga njė pėrshkrim letrar.
Tipare edhe mė tė theksuara ka leksiku i letėrsisė humoristike, pasi nė tė pėrdoren mė dendur disa shtresa fjalėsh, si fjalėt e huazuara, sidomos turqizmat, fjalėt krahinore (edhe me shqiptim krahinor) e shumė njėsi frazeologjike. Kėtu norma stilistike ka kufi shumė tė gjerė dhe leksiku pothuaj nuk ka fare kufizime nga ana kohore, krahinore, profesionale etj.
Nė pėrgjithėsi leksiku i letėrsisė artistike dallohet pėr funksionin e dyfishtė: fjala aty mund tė pėrdoret me kuptim tė drejtpėrdrejtė dhe me kuptim tė figurshėm, gjė qė nuk ėshtė karakteristikė, fjala vjen, pėr letėrsinė shkencore.
b) Stili politiko-shoqėror. Ėshtė gjuha e veprave politiko-shoqėrore, e gazetės, e propagandės, e raporteve, e fjalimeve, e bisedave politike dhe e artikujve tė kėsaj fushe. Nga ana leksikore ky stil qėndron ndėrmjet atij tė letėrsisė artistike dhe atij shkencor-teknik. Letėrsia politiko-shoqėrore ka njė leksik tė zgjedhur, me terminologji tė gjerė, me fjalė me kuptim kryesisht tė drejtpėrdrejtė. Sikurse letėrsia artistike, ka edhe fjalė me kuptime tė figurshme, disa fjalė tė vjetruara a dialektore, qė pėrdoren sipas rastit, frazeologji popullore etj.
Stili i sotėm politiko-shoqėror nė gjuhėn tonė ka nisur tė kristalizohet mė herėt, qė me publicistikėn e Rilindjes Kombėtare. Ky stil u kristalizua shumė shpejt dhe, sė bashku me stilin e letėrsisė artistike, ka luajtur rol tė dorės sė parė nė njėsimin e gjuhės standarde, nė ngulitjen e normave dhe veēanėrisht nė pasurimin e saj me mjete shumėvlerėshe. Ai ėshtė zhvilluar nė dy variante kryesore: nė variantin e veprave, tė referateve, tė fjalimeve etj. me karakter politik e shoqėror dhe nė variantin e publicistikės (tė gazetės e tė revistės dhe tė medias sė folur). Nė tė dy variantet hyjnė shumė gjini, qė nga informacioni i thjeshtė e artikulli i gazetės e deri te raportet e veprat politiko-shoqėrore tė letrarizuara, deri te pėrshkrimi, te reportazhi, te portretizimi artistik, te kujtimet (memuaret) etj. Njė tipar themelor, pra, i stilit tė sotėm politiko-shoqėror ėshtė gjerėsia e madhe tematike e gjinore, qė nga kufijtė e shkencės deri te letėrsia artistike. Ky tipar ka pėrcaktuar edhe njė dukuri tjetėr: shpėrthehen kufijtė e njė stili tė ngrirė e vėrshojnė nė tė mjete tė shprehjes nga stilet e tjera e nga ligjėrimet e ndryshme, madje edhe nga ligjėrimi i thjeshtė.
Njė tipar tjetėr themelor i leksikut tė kėtij stili sot ėshtė pasuria e madhe me fjalė e shprehje tė ligjėrimeve popullore, pra, mbėshtetja nė ligjėrimet e folura popullore. Kjo jep mundėsi qė tė zhvillohet njė stil i pasur e i larmishėm dhe me fuqi tė madhe ndikuese. Vala e huazimeve tė panevojshme, qė erdhi nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shekullit XX dhe nė kėto vite tė shekullit tė ri, pjesėrisht do tė qėndrojė e pjesėrisht do tė jetė kalimtare e kėshtu ajo mund tė prekė e mund tė prishė diēka nė kėtė stil, por nuk do t’ia ndryshojė tiparet themelore.
c) Stili shkencor-teknik. Ėshtė gjuha e veprave, e artikujve dhe e studimeve shkencore, si edhe gjuha e veprimtarisė shkencore e teknike, e prodhimit etj. Njė karakteristikė e pėrgjithshme e leksikut tė prozės shkencore ėshtė pasuria me terma nga fusha tė ndryshme tė diturisė. Kur lexojmė njė studim a njė traktat shkencor pėr mjekėsi, pėr industri, pėr gjuhėsi, pėr art etj. na bien nė sy nė radhė tė parė termat. Nė gjuhėn e veprave shkencore e tė veprimtarisė teknike ka terma tė ndėrtuar me brumin e shqipes, qė emėrtojnė sende e pjesė tė tyre, veprime e cilėsi etj. Kjo pjesė e terminologjisė sa vjen e rritet, ngulitet dhe mbizotėron nė ēdo fushė tė shkencės.
Nga ana tjetėr, kėrkohet domosdo njė pėrpjekje e vetėdijshme dhe e vazhdueshme pėr tė mėnjanuar pėrdorimin pa nevojė e me tepri tė termave e tė fjalėve tė huaja, qė krijojnė vėshtirėsi pėr tė kuptuar pėrmbajtjen e tekstit. Puna qė bėhet pėr pastrimin e shqipėrimin e terminologjisė, pėrkrahet e pėrhapet nė tė gjitha fushat dhe kjo do ta mėnjanojė “intelektualizmin” nė gjuhė, qė del hera-herės nė disa vepra e studime shkencore.
Nė prozėn shkencore ėshtė karakteristik pėrdorimi i gjerė i emrave foljorė prapashtesorė me -im dhe -je, pėrdorimi i njė vargu emrash nė rasėn gjinore, i lokucioneve tė reja librore etj. Kėtu ndeshemi me togje tė tilla, si: ushtron ndikimin, hyn nė lidhje, nė fakt, nė esencė, nė krahasim me, pėr shkak se etj. Dendur pėrdoren ndajfoljet me prapashtesėn -isht (gjerėsisht, parimisht, pėrfundimisht etj.), trajtat pavetore tė foljeve (dihet, duhet, kapet, kėrkohet, lejohet etj.) dhe foljet e gjendjes, tė tė menduarit etj. (gjendet, pranoj, varet, vėrej etj.).
Nė kėtė stil fjalėt pėrdoren me kuptim tė drejtpėrdrejtė; fjalėt me kuptime tė figurshme ose figurat letrare janė tė rralla. Edhe frazeologjia nuk zė vend tė rėndėsishėm. Leksiku i veprave shkencore ėshtė i pastėr nga fjalėt e vjetruara, nga turqizmat, nga fjalėt krahinore, nga fjalėt e tė folmeve shoqėrore dhe pėrgjithėsisht nga mjetet e ligjėrimit tė thjeshtė e bisedor.
Nė stilin shkencor mjetet leksikore zgjidhen me kujdes, me synimin qė mendimet tė shprehen me qartėsi e pėrpikėri tė madhe. Ato mund tė ndahen nė dy shtresa: shtresa leksikore e pėrdorimit tė pėrgjithshėm dhe shtresa e kufizuar nga pikėpamja profesionale, nė tė cilėn vendin kryesor e zė terminologjia.
ē) Stili juridik-administrativ. Nė kėtė stil hartohen shkresat e dokumentet zyrtare, lutjet, telegramet, ligjet e vendimet gjyqėsore, kushtetutat e statutet, rregulloret, urdhėresat, lejet, pėrshėndetjet etj. Leksiku i kėtij stili ėshtė mė i kufizuar se nė stilet e tjera, fjalėt gjithmonė pėrdoren me kuptim tė drejtpėrdrejtė, nuk ndėrtohen figura letrare, ka terma, fjalė tė huaja e ndėrkombėtare. Nė letėrsinė e kėtij lloji nuk gjejmė fjalė tė vjetruara e krahinore. Shenjė e dukshme e kėtij stili, janė edhe disa lokucione lidhėzore e parafjalore, disa togje fjalėsh dhe disa shprehje tė ligjėrimit libror, qė, nga pėrsėritja e dendur dhe e vazhdueshme, janė kthyer nė formula ose nė elemente tipike gjuhėsore (duke qenė se, duke marrė parasysh se, nė drejtim (tė), si rrjedhim, ėshtė rregull qė, nė bazė tė ligjit, sipas nenit, nė emrin tim, kam nderin tė parashtroj, i drejtohem asaj ministrie, shpresoj qė lutja do tė merret parasysh, me nderime, ju njoftojmė qė etj.).
Me gjithė karakterin e tij pėrgjithėsisht mė tė ngurosur, edhe ky stil ka pėsuar ndryshime e zhvillime, duke u ēliruar nga disa fjalė, shprehje e ndėrtime tė vjetruara, nga disa kallėpe burokratike e duke u bėrė mė i zhdėrvjellėt, si nė leksik edhe nė sintaksė. Kėshtu, nė shumė dokumente po hyn fjala kėrkesė nė vend tė lutje, shprehjet pėrshėndetje nė vend tė me nderime, nė emrin tim nė vend tė nė emrin tim personal etj.; fraza ėshtė pėrpunuar dhe ėshtė afruar mė shumė me atė tė stileve tė tjera. Pra, krahas pėrvijimit e kristalizimit tė kėtij stili, po bėhet edhe ndarja e mjeteve gjuhėsore. Nga njėra anė, shtohen elementet e leksikut tė pėrgjithshėm qė hyjnė nė kėtė stil si mjete asnjanėse, tė pėrbashkėta pėr tė gjitha stilet dhe pėrpunohet kėshtu stili si njė pjesė e gjuhės standarde, si edhe afrohet me stilet e tjera; nga ana tjetėr, shquhen mė qartė mjetet gjuhėsore me vlerė stilistike qė karakterizojnė kėtė stil. Nė kėtė mėnyrė bėhen mė tė dallueshėm kufijtė e kėtij stili me stilet e tjera. Tė dyja kėto dukuri janė pjesė e zhvillimit tė stilit funksional. Ky zhvillim lidhet si me zhvillimin e gjuhės standarde nė pėrgjithėsi, ashtu edhe me luftėn qė bėhet pėr ta pastruar gjuhėn e shkresave zyrtare nga fjalėt e shprehjet, tė cilave tashmė u ka kaluar koha.
d. Stili fetar. Nė kėtė stil hartohen veprat fetare.
Thelbi i zhvillimit tė ēdo stili ėshtė zgjedhja dhe pėrdorimi i mjeteve nga thesari i gjuhės, nė pėrputhje me kėrkesat e pėrmbajtjen e njė fushe tė caktuar. Prandaj, sikurse pėr gjuhėn standarde, edhe pėr stilet veēas, puna e kujdesshme dhe e ndėrgjegjshme e shkrimtarit, e shkencėtarit, e gazetarit, e mėsuesit, e nėpunėsit dhe e kujtdo tjetėr qė flet e shkruan shqip, ėshtė e dobishme nė radhė tė parė pėr vetė kristalizimin e zhvillimin e mėtejshėm tė stileve.
Stilet nuk tregojnė “copėzimin” ose “dobėsimin” e standardit, pėrkundrazi, ato janė shprehje e pėrsosjes, e zgjerimit tė funksioneve shoqėrore, e rritjes sė aftėsive dhe e vlerave te gjuhės.
Nga ana tjetėr, nė ēdo stil duhet tė shfrytėzohet si norma stilistike, ashtu edhe norma gjuhėsore nė tėrėsi, duhet tė vihen nė pėrdorim sa mė shumė mjete tė gjuhės nė pėrgjithėsi, pėrndryshe stili do tė mbetej anemik, i thatė, pa forcė tė brendshme. Me zgjerimin e funksioneve shoqėrore tė shqipes standarde, me zhvillimin e vetė gjuhės standarde shqipe, ecėn edhe kristalizimi e pėrsosja e mėtejshme e stileve funksionale tė gjuhės sonė.
Studimi i stileve tė gjuhės, i mjeteve stilistike dhe i pėrdorimit tė tyre ka edhe rėndėsi praktike, sepse ndihmon ēdo njeri qė shkruan, tė ruajė veēoritė e stilit, tė cilit i pėrket shkrimi i tij.

4. LEKSIKOGRAFIA SHQIPE
Ēėshtjet: 1. Vėshtrim i pėrgjithshėm pėr leksikografinė
2. Leksikogrfia shqipe
3. Fjalorėt njėgjuhėsh dhe dy- e shumėgjuhėsh
1. Leksiku i njė gjuhe, qė tė mund tė njihet nė gjithė gjerėsinė e tij, tė shfrytėzohet prej folėsve dhe tė studiohet nga gjuhėtarėt, duhet tė mblidhet dhe tė sistemohet nė fjalorė.
Leksikografia ėshtė fushė e gjuhėsisė, qė merret me teorinė e praktikėn e hartimit tė fjalorėve tė tipave tė ndryshėm. Leksikografia ėshtė njė shkencė e zbatuar, pasi hartimi i fjalorėve i shėrben pėrmbushjes sė nevojave praktike tė njė bashkėsie gjuhėsore. Por ajo ka edhe bazėn e vet shkencore, teorinė leksikografike, qė shtjellon parimet e zgjedhjes sė fjalėve, mėnyrėn e ilustrimit tė kuptimeve dhe tė pėrdorimeve tė tyre etj.
2. Fjalori ėshtė vepėr gjuhėsore qė pėrmban njė numėr tė madh fjalėsh, tė renditura zakonisht alfabetikisht, pėrkrah tė cilave jepen shpjegimet pėr kuptimet e tyre leksikore (nė fjalorėt shpjegues) ose gjegjėset nė gjuhė tė huaj (nė fjalorėt dygjuhėsh a shumėgjuhėsh), si edhe trajtat plotėsuese tė fjalėve, shėnimet e nevojshme gramatikore, stilistike a pėr fushėn e pėrdorimit, thėnie, shembuj etj.
Llojet e fjalorėve:
A. Sipas synimit, pėrmbajtjes dhe ndėrtimit tė tyre, fjalorėt ndahen
a. nė njėgjuhėsh,
b. nė dygjuhėsh e nė shumėgjuhėsh.
a. Fjalorėt njėgjuhėsh u shėrbejnė folėsve tė njė gjuhe.
Tipi i fjalorit pėrcaktohet:
nga vėllimi,
nga natyra e fjalėve qė pėrfshin,
nga parimet, kriteret e zgjidhjet leksikografike qė zbatohen,
nga shtresimi i fjalėsit sipas burimit, sipas normės ose sipas formimit,
nga mėnyra e shkalla e zbėrthimit kuptimor ose nga ndėrtimi i strukturės kuptimore pėr ēdo fjalė,
nga zbulimi e pasqyrimi i vlerave kuptimore, shprehėse, emocionuese e stilistike tė fjalėve etj..

b. Fjalorėt dy- dhe shumėgjuhėsh hartohen pėr t’u pėrdorur nga folės gjuhėsh tė ndryshme. Kėta tė fundit janė fjalorė me pėrkthim. Fjalorėt dygjuhėsh pėrdoren pėr mėsimin e gjuhėve tė huaja dhe pėr qėllime pėrkthimi.
Hartimi i tyre nuk ėshtė njė punė e lehtė, siē mund t’i duket dikujt qė nuk i njeh vėshtirėsitė e punės leksikografike. Vėshtirėsia mė e madhe qė hasin hartuesit e kėtyre fjalorėve, buron nga ajo se fjala ka valenca tė ndryshme nė gjuhė tė ndryshme. Kėshtu qė zgjedhja e barasvlerėsve pėr ēdo fjalė qė pėrkthehet nė gjuhėn tjetėr, e kuptimeve dhe e ngjyrimeve kuptimore kėrkon shumė mund. Jo mė pak e vėshtirė ėshtė edhe dhėnia e sinonimeve dhe e antonimeve si dhe pajisja e fjalorit me frazeologjinė e duhur dhe me shembuj, ku tė ilustrohen kuptimet e ndryshme tė fjalės.
c. Fjalorėt shumėgjuhėsh janė mė tė rrallė. Fjalorė tė kėtij tipi, qė janė quajtur edhe katalogė gjuhėsh, janė botuar sidomos nė shek. XVIII dhe nė fillim tė shek. XIX. Nė kėta fjalorė fjala pėrkthehet nė disa gjuhė tė ndryshme. Fjalorė tė tillė nė kohėn tonė hartohen pėr qėllime praktike, pėr t’u ardhur nė ndihmė turistėve, eksploratorėve, punonjėsve tė misioneve dhe tė organizmave ndėrkombėtarė etj.

B. Nisur nga ajo se ēfarė shpjegojnė, fjalėt apo konceptet qė emėrtojnė ato, fjalorėt njėgjuhėsh mund tė jenė:
a. fjalorė gjuhėsorė, qė merren me shpjegimin e fjalėve,
b. fjalorė enciklopedikė, tė cilėt shpjegojnė koncepte shkencore.
a. Nė fjalorėt gjuhėsorė paraqiten dhe shpjegohen fjalėt dhe frazeologjia e njė gjuhe, duke dhėnė kuptimin e tyre, veēoritė gramatikore, pėrdorimin, theksin dhe drejtshkrimin. Nė kėta fjalorė jepen tė dhėna pėr fjalėn si njėsi leksikore.
b. Nė fjalorėt enciklopedikė jepen tė dhėna, shpjegime e sqarime pėr personalitete, dukuri dhe koncepte shkencore nga fusha tė ndryshme tė dijes, tė prodhimit dhe tė kulturės. Nė kėta fjalorė shpjegohen konceptet qė shėnohen me kėtė ose atė fjalė. Nė radhėn e fjalorėve enciklopedikė pėrfshihen edhe enciklopeditė, tė cilat ndahen nė tė pėrgjithshme, qė japin njohuri pėr fusha tė ndryshme tė teknikės dhe tė jetės njerėzore, dhe nė tė veēanta, ku jepen njohuri pėr degė tė veēanta tė shkencės, kulturės, teknikės dhe tė prodhimit (enciklopeditė mjekėsore, letrare etj.).
Llojet e fjalorėve gjuhėsorė
A. Fjalorėt shpjegues, ku fjalėt e njė gjuhe renditen sipas alfabetit, duke dhėnė pėr secilėn shkrimin dhe shqiptimin, veēoritė gramatikore themelore, kuptimet dhe pėrdorimet, tė ilustruara me shembuj, sinonimet dhe antonimet e, nganjėherė, prejardhjen e tyre.
1. Sipas gjerėsisė dhe vėllimit, fjalorėt shpjegues janė tre tipash.
a. Fjalorė integralė (thesarė), qė pėrfshijnė gjithė leksikun e gjuhės. Kėta fjalorė janė shumėvėllimėsh. I tillė ėshtė, pėr shembull, fjalori i anglishtes i Oksfordit, me 20 vėllime dhe shumė fjalorė akademikė, si ai frėngjishtes, i rumanishtes etj.
b. Fjalorėt e tipit tė mesėm nė tė cilėt pėrfshihet pjesa mė e qenėsishme e leksikut tė gjuhės, qė zgjidhet sipas kriterit tė pėrdorimit. Shpjegimet e kuptimeve nė kėta fjalorė janė tė hollėsishme dhe tė ilustruara me shembuj tė shumtė nga letėrsia. Ata kanė edhe njė material tė pasur frazeologjik.
c. Fjalorėt e vegjėl janė zakonisht njėvėllimėsh dhe pėrmbajnė fjalėt mė tė nevojshme e mė tė pėrdorshme. Njė fjalor i tillė ėshtė Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe (1980) dhe fjalorėt e tjerė tė shqipes standarde qė janė botuar pas tij.
2. Fjalorėt shpjegues janė zakonisht edhe normativė. Fjalėt shpjegohen nė pėrputhje me normat e gjuhės standarde, tė cilat pėrfshijnė rregullat qė kanė tė bėjnė me zgjedhjen e fjalėve, me dallimin e kuptimeve qė ka fjala nė gjuhėn standarde, me pėrdorimin e fjalėve nė tė folur, me format gramatikore dhe me theksimin e fjalėve.
3. Sipas lėndės, qė pasqyrojnė fjalorėt mund tė jenė tė llojeve tė ndryshme:
a. Fjalorė ideografikė, ku fjalė tė lidhura nga kuptimi grupohen nė njė zė fjalori, qė i pėrgjigjet njė koncepti tepėr tė pėrgjithshėm dhe konceptet e njė fushe konceptore bashkohen nė njė kapitull tė fjalorit.
b. Fjalorėt historikė japin njoftime historike pėr zhvillimin e fjalėve, pėr ndryshimet e kuptimit dhe tė trajtės sė tyre nė kėtė ose atė gjuhė. Nė kėta fjalorė thuhet kur ka lindur kjo apo ajo fjalė e re ose ky apo ai kuptim i fjalės, flitet pėr zhdukjen e fjalėve nga gjuha si dhe pėr ndryshimet nė ndėrtimin fonetik dhe morfologjik tė fjalės. Pėr kėto sillen tė dhėna nga dėshmitė shkrimore tė gjuhės sipas radhės sė tyre kohėsore. Karakterin e njė fjalori historik ka edhe fjalori i gjuhės shqipe hartuar nga anglezi Stjuart Man, me rreth 40 mijė fjalė.
c. Fjalorėt etimologjikė, ku jepen njohuri pėr kuptimet dhe format mė tė vjetra tė fjalėve tė ndryshme tė gjuhės si dhe pėr prejardhjen e fjalėve. Nė kėta fjalorė etimologjitė e fjalėve paraqiten nė njė trajtė tė thukėt, jepen pėrmbledhtazi edhe mendimet rreth prejardhjes sė kėsaj ose asaj fjale, bashkė me diskutimet pėr etimologjitė e paqarta. I pari fjalor etimologjik i shqipes ėshtė ai i Gustav Majerit, botuar mė 1891. Nga fundi i shek. XX janė botuar fjalorė tė tipit etimologjik edhe nga autorė tė tjerė, vendės e tė huaj. Ndėr kėta fjalorė, njė vend tė veēantė zė vepra me shumė vėllime “Studime etimologjike nė fushė tė shqipes” e E. Ēabejt, e cila i kapėrcen kufijtė dhe detyrat e njė fjalori etimologjik.
ē. Fjalorėt dialektorė dhe krahinorė, ku mblidhen e shpjegohen fjalėt e dialekteve ose tė tė folmeve tė veēanta. Nė kėta fjalorė mund tė pėrfshihet ose gjithė leksiku i njė dialekti a tė folmeje, ose vetėm njė pjesė e tij, ajo qė dallohet nga leksiku i gjithė gjuhės. Si fjalor i tipit tė parė mund tė pėrmendet “Fjalori i arbėreshėvet tė Italisė” (1963) i E. Xhordanos, ku ėshtė pėrfshirė leksiku gojor i arbėreshėve, si edhe fjalėt qė janė pėrdorur nė letėrsinė e shkruar mbi bazėn e kėtij dialekti.
d. Fjalorė autorėsh a veprash, qė janė tė dobishėm sidomos pėr tė parė zhvillimin e gjuhės sė letėrsisė artistike. Kėshtu, janė botuar fjalorė tė gjuhės sė veprave tė Shekspirit, tė Gėtes dhe tė shkrimtarėve tė tjerė tė njohur. Nė shqipe, tė tillė mund tė quhen fjalorėt e gjuhės sė autorėve tanė tė vjetėr, si ai i studiuesit shqiptar Kolė Ashta. Njė punė paraprake pėr hartimin e fjalorėve tė autorėve tė veēantė, ėshtė nxjerrja prej veprave tė tyre me anė tė njė programi tė posaēėm kompjuterik e konkordancave leksikore, qė nuk janė tjetėr veēse lista fjalėsh tė dhėna nė kontekstin ku pėrdoren. Njė punė tė tillė ka bėrė gjuhėtari danez Gunnar Svane pėr veprat e Budit dhe studiuesit e universiteteve tė Kozencės e tė Palermos pėr veprat e autorėve arbėreshė.
dh. Fjalorėt frekuentativė, tė cilėt quhen kėshtu, pasi fjalėt qė vendosen nė ta zgjidhen sipas kriterit tė dendurisė sė pėrdorimit nė tė folur. Kjo gjė arrihet duke studiuar me metoda statistikore dhe kompjuterike dendurinė e pėrdorimit tė leksikut nė tekstet e zgjedhura enkas pėr kėtė qėllim. Gjithė fjalėve qė hasen nė kėto tekste, u jepet karakteristika sipas dendurisė. Por ka edhe fjalorė frekuentativė nė tė cilėt, nga gjithė materiali leksikor i analizuar, regjistrohen vetėm ato njėsi qė arrijnė njė prag tė caktuar dendurie tė marrė si bazė.
e. Fjalorėt e sinonimeve, tė antonimeve, tė fjalėve tė shkurtuara etj.
ė. Fjalorė frazeologjikė, ku pasqyrohen njėsitė frazeologjike tė njė gjuhe. Ata paraqiten shpesh si tematikė, sepse i japin njėsitė tė grupuara rreth njė fjalė tė dhėnė, qė shpesh merret si gjymtyra kryesore e frazeologjisė.
f. Fjalorė drejtshkrimorė e drejtshqiptimorė, tė cilėt kanė njė rėndėsi tė drejtpėrdrejtė praktike.
g. Fjalorėt e fjalėve tė huaja, nė tė cilėt shpjegohen huazimet leksikore tė njė gjuhe, afrojnė edhe me fjalorėt shpjegues. Nė ta jepet edhe etimologjia e fjalės, duke shėnuar gjuhėn nga rrjedh si dhe trajtėn fillestare.
g. Fjalorė tė toponimeve (tė emėrvendeve).
gj. Fjalorė tė emėrtimeve tė shkurtuara (akronimesh, shkurtesash etj.)
B. FJALORĖT ENCIKLOPEDIKĖ pėrmbajnė emra vendesh kryesore e njerėzish tė shquar, emėrtime tė botės bimore, shtazore, historike, shkencore, kulturore, materiale e shpirtėrore, qė janė tė rėndėsishme e karakteristike pėr jetėn e njė populli dhe pėr identitetin e tij kombėtar.

Fjalorėt enciklopedikė mund tė jenė botėrorė ose pėr fusha tė veēanta, si fjalorė enciklopedikė pėr historinė, pėr artet a pėr letėrsinė etj
Sipas mėnyrės dhe teknikave tė paraqitjes leksikografike tė lėndės fjalorėt kemi
a. Fjalorėt alfabetikė, nė tė cilėt fjalėt vendosen alfabetikisht
b. Fjalorėt e pėrmbysur (ose inversė), nė tė cilėt fjalėt vendosen jo si nė fjalorėt e zakonshėm, ku ato renditen alfabetikisht nga e majta nė tė djathtė, po duke u nisur nga shkronja e fundit e fjalės, dmth. nga e djathta nė tė majtė.
Ndėrtimi i brendshėm i fjalorėve
Nė ndėrtimin e brendshėm tė ēdo fjalori dallojmė makrostrukturėn dhe mikrostrukturėn:
a. Makrostruktura ėshtė ndėrtimi i fjalorit nė tėrėsi: fjalėsi (glosari, d.m.th. lista e fjalėve a e njėsive frazeologjike qė janė zgjedhur pėr t’u pėrfshirė nė fjalor dhe qė renditen sipas njė kriteri), struktura kuptimore e fjalėve a e njėsive frazeologjike, me trajtat plotėsuese, me shėnimet gramatikore, stilistike e pėr fushėn e pėrdorimit, me shpjegimet e kuptimeve, me thėniet e me shembujt etj. Tė gjitha kėto elemente tė makrostrukturės pėrcaktohen nga tipi i fjalorit dhe synojnė ta japin ēdo njėsi leksikore, frazeologjike a semantike sa mė tė plotė e sa mė tė qartė pėr pėrdoruesit e fjalorit. Kėshtu, makrostruktura ėshtė “ndėrtesa” nė tėrėsi e fjalorit, qė ka ndarjet e pjesėt e veēanta.
b. Mikrostruktura e fjalorit ėshtė ndėrtimi i ēdo njėsie leksikografike veēas, ē’pėrmban ai qė quhet “zė leksikografik” a “paragrafi i fjalės”, d.m.th. paragrafi pėr njė fjalė a pėr njė njėsi frazeologjike. Edhe mikrostruktura varet nga tipi e nga synimi kryesor i fjalorit: nė njė fjalor tė madh, qė ka shumė fjalė, ka edhe zbėrthim mė tė imėt tė pėrmbajtjes leksikore pėr ēdo fjalė, shpjegime mė tė gjera pėr ēdo kuptim, mė shumė shėnime plotėsuese, mė shumė thėnie a shembuj etj.; nė njė fjalor tė vogėl, pėrkundrazi, qė ka mė pak fjalė, ka edhe mė pak kuptime pėr ēdo fjalė, shpjegimet janė mė tė shkurtra, jepen mė pak shėnime plotėsuese, thėnie e shembuj etj.
Struktura kuptimore dhe shpjegimet
Pėr strukturė kuptimore mund tė flasim kur shqyrtojmė kryesisht njė fjalor shpjegues. Strukturė kuptimore fjalėt kanė edhe nė fjalorėt dygjuhėsh, por ajo ėshtė e thjeshtė, nuk ndėrlidhet me shpjegimin e kuptimeve, por me fjalėt gjegjėse nė gjuhė tė huaj pėr ēdo kuptim, nėse njė fjalė gjegjėse e gjuhės sė huaj nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė gjitha kuptimet e fjalės shqipe.
Qėllimi i shpjegimit tė kuptimit ėshtė qė tė na lidhė me realien qė shėnon fjala nė atė kuptim, ta identifikojė dhe ta dallojė nga realiet e tjera tė ngjashme me tė. Kėshtu kemi reshjet shi, borė, breshėr, por nė shpjegimin e kuptimit tė fjalėve qė i shėnojnė ato, do tė synojmė qė t’i dallojmė nga njėri-tjetri: shi-u m. “reshje qė bie nė trajtė pikash uji”; bor/ė-a f. “reshje qė bie nė trajtė flokėsh tė ngrira”; bresh/ėr-ri m. “reshtje qė bie nė trajtė kokrrash tė akullta”.
Ēėshtja e kuptimeve leksikore ėshtė e ndėrlikuar, ka njė tipologji tė tėrė tė shpjegimit dhe disa procedura e kėrkesa pėr ta sendėrtuar atė.
Cila ėshtė tipologjia e shpjegimit? Nė mėnyrė tė pėrgjithshme mund tė pėrmendim katėr tipa shpjegimesh:
a) Shpjegimi me perifrazim, pėrdoret kur kuptimin leksikor e japim me disa fjalė tė tjera tė njohura, tė cilat nė tė vėrtetė e zbėrthejnė atė kuptim sipas elementeve qė e pėrbėjnė, veēojnė disa nga pėrbėrėsit semantikė pėr ta rrokur atė mė mirė; p.sh. dur/ój kal. dhe jokal. “i pėrballoj dhe i kaloj vėshtirėsitė, dhembjet, shqetėsimet, vuajtjet, fatkeqėsitė etj. i qetė e me gjak tė ftohtė, pa u ankuar e pa u ligėshtuar; i bėj ballė a i qėndroj njė ndikimi, njė veprimi ose njė ngacmimi tė jashtėm, jam nė gjendje tė mposht njė dėshirė, njė kėrkesė tė organizmit, qė mė mundon a mė tundon”.
Ky tip shpjegimi pėrdoret rregullisht pėr fjalėt e leksikut tė pėrgjithshėm e pėr leksikun abstrakt. Perifrazimi duhet tė jetė i qartė, i plotė dhe sa mė ekonomik, i ngjeshur. Ai kėrkohet tė jetė mė i njohur pėrballė kuptimit qė shpjegohet dhe nė tė njėjtėn kohė tė pasqyrojė strukturėn e kėtij kuptimi, pėrbėrėsit e tij, nė rendin e lidhjet e tyre.
b) Shpjegimi me pėrshkrim, ėshtė kur nė tė pasqyrohen treguesit kryesorė tė realies, sė cilės i referohet fjala, pėrshkruhet realia sipas kėtyre treguesve; p.sh. lulebór/ė-a f. “bimė barishtore shumėvjeēare zbukuruese, me gjethe tė gjera, me majė e tė dhėmbėzuara anash dhe me lule tė grumbulluara si top, qė ndėrrojnė ngjyrat gjatė kohės sė lulėzimit”.
Pėrshkrimi pėrdoret rregullisht pėr leksikun konkret. Edhe pėrshkrimi duhet tė jetė i qartė, i plotė, i ngjeshur, duke pasqyruar ata tregues tė realies qė na e sjellin mė shpejt e mė lehtė ndėrmend atė, edhe pse mund tė mos jenė thelbėsorė pėr natyrėn fizike tė sendit.
c) Shpjegimi me pėrkufizim, pėrmban tė shprehura gjuhėsisht tiparet themelore tė konceptit pėr realien e dhėnė, pra, kryesisht ata tregues tė realies qė janė thelbėsorė pėr natyrėn e saj; p.sh.
ém/ėr-ri m. sh. -ra, -rat “1. fjalė ose grup fjalėsh, me tė cilat quhet njė njeri ose njė kafshė, njė send, njė dukuri, njė vend etj., pėr ta veēuar ose pėr ta dalluar atė nga tė tjerėt. 2. gjuh. pjesė e ligjėratės, qė shėrben pėr tė shėnuar njė qenie a njė send dhe qė ka gjini, numėr e rasė”.
ē) Shpjegimi me sinonimi, ėshtė kur kuptimi i njė fjale mė pak tė njohur jepet me njė fjalė tjetėr mė tė njohur, me njė sinonim mė tė pėrgjithshėm. Ky tip shpjegimi pėrdoret rregullisht pėr fjalė ose pėr kuptime tė kufizuara nė pėrdorim, siē janė fjalėt e kuptimet krahinore, tė vjetruara, tė ligjėrimit tė thjeshtė, huazimet leksikore qė mund tė zėvendėsohen me njė fjalė shqipe etj.; p.sh.
kumbullór/e-ja f. sh. -e, -et domate.
eksperiénc/ė-a f. sh. -a, -at pėrvojė.
Nė njė varg sinonimesh pėrdoret sinonimi dominant, pra mė i njohuri, mė i pėrgjithshmi; fjala vjen, pėr gjitón-i e komshķ-u mund tė shėrbejė si shpjegim “fqinj”, por jo anasjelltas. Nė kėtė rast sinonimi kryesor (dominant) merret si i njohur ose qė mund tė shpjegohet nė mėnyrė tė plotė me perifrazim. Shpjegimi me sinonim pėrdoret vetėm kur kuptimet e fjalėve pėrkatėse janė plotėsisht tė njėjta, sepse me kėtė tip shpjegimi nuk duhet tė humbasė asnjė vlerė e kuptimit qė shpjegohet, asnjė pėrbėrės i kuptimit, asnjė ngjyrim ligjėrimor e stilistik. Prandaj, shpesh ndihet nevoja qė, pėrveē sinonimit, si shpjegim tė jepen edhe shėnime tė tjera plotėsuese pėr kėto vlera, si e vjetruar, krahinore, bisedore, tallėse etj.
Si ndėrtohet shpjegimi i kuptimit tė fjalėve?
Nė fillim duhet tė kryhen procedurat e nevojshme pėr tė nxjerrė elementet e kuptimit qė do tė pėrmblidhen nė shpjegim. Kėto nxirren duke u nisur nga treguesit e realies dhe nga leksematika e fjalės pėr atė kuptim. Prej kėtyre zgjidhen ato elemente tė kuptimit qė do tė formulohen nė shpjegim me fjalė tė tjera.
a. Si element i parė i shpjegimit vihet ajo fjalė a togfjalėsh qė i referohet grupit mė tė afėrt ku bėn pjesė realia (sendi, tipari, veprimi etj.) e shėnuar nga fjala e dhėnė; p.sh., mķs/ėr-ri m. sh. -ra, -rat “drithė etj.”; spinįq-i m. “perime etj.”; dįrdh/ė-a f. sh. -a, -at “pemė etj.” etj. Pas kėsaj renditen pėrbėrėsit e tjerė tė kuptimit, sipas peshės qė kanė.
b. Nė shpjegim mbahet parasysh edhe kuptimi kategorial i fjalės, i cili jep mundėsinė pėr tė ndėrtuar ndonjėherė edhe njė shpjegim tip (ose njė pjesė tė tij); fjala vjen, shpjegimi i kuptimeve tė mbiemrave pronėsorė mund tė fillojė me sintagmat “qė ka etj.”, “qė ėshtė etj.”, “qė bėn etj.” etj.: bįrdhė (i, e) mb. “qė ka ngjyrėn e borėsetj. etj. Emrat abstraktė me kuptimin e cilėsisė mund tė shpjegohen duke e nisur formulimin me emrin asnjanės “tė qenėt” e duke shtuar pas tij mbiemrin, nga tema e tė cilit ėshtė formuar emri abstrakt i cilėsisė: lumturķ-a f. “tė qenėt i lumtur” etj. Tė tilla formulime tip ka edhe pėr grupe tė tjera paradigmatike fjalėsh e kjo na e lehtėson punėn pėr ndėrtimin e shpjegimit.
Ē’kėrkesa ka pėr njė shpjegim tė mirė?
a. Shpjegimi duhet tė jetė i barabartė me kuptimin pėr tė cilin bėhet, tė mos lėrė jashtė asnjė vlerė tė tij, pra, tė jetė i njėjtė me tė.
b. Shpjegimi nuk duhet tė pėrmbajė elemente tė tepėrta, tė panevojshme pėr tė identifikuar realien.
c. Shpjegimi duhet t’i pėrgjigjet plotėsisht kuptimit nga ana leksiko-gramatikore, d.m.th. kuptimi i njė emri tė shpjegohet nė mėnyrė tė tillė qė formulimi tė ketė gjithashtu vlerė emėrore, pėr mbiemrin vlerė mbiemėrore etj.
d. Shpjegimi, pėrveē qė duhet tė jetė sa mė i plotė dhe sa mė i shkurtėr e i ngjeshur, duhet tė jetė gjithashtu sa mė i qartė, lehtėsisht i kapshėm. Kjo kėrkesė lidhet sidomos me rrethin e pėrdoruesve tė fjalorit ose kujt i drejtohemi me njė shpjegim: nxėnėsve tė shkollave tė ulėta a studentėve, shqiptarėve a tė huajve, specialistėve tė gjuhės a njė rrethi tjetėr shoqėror etj.
e. Shpjegimi duhet tė jetė i formuluar mirė gjuhėsisht, i vetėmjaftueshėm pėr tė arritur qėllimin, nė pajtim me standardin gjuhėsor, me natyrėn e shqipes, me fjalė tė zgjedhura me kujdes.
Ilustrimet nė fjalor janė dy llojesh: grafike, si fotografi, harta e skica (kryesisht nė fjalorėt enciklopedikė, ideografikė etj.) dhe gjuhėsore, si thėnie (togje fjalėsh) dhe shembuj tė plotė (fjali).
Thėniet janė togje tė shkurtra fjalėsh, qė vihen pas shpjegimit tė njė kuptimi, pėr ta plotėsuar atė me elemente e nuanca mė tė imėta tė atij kuptimi, tė cilat nuk mund tė jepen tė gjitha nė shpjegim. Por thėniet kanė edhe vlera tė tjera plotėsuese nė nuancat shprehėse, emocionuese e stilistike, nė llojet e lidhjeve sintaksore tė fjalės qė shpjegohet, nė fushėn leksikore dhe nė gjithė leksematikėn a sintagmatikėn e saj. Thėniet tregojnė qė kjo fjalė nė kėtė kuptim ėshtė reale nė gjuhė dhe ka kėtė fushė e kėto veēori pėrdorimi.
Leksikogrfia shqipe
Historia e leksikografisė shqipe i ka kaluar 370 vjetėt dhe vijon tė zhvillohet e tė pasurohet pandėrprerė. Leksikografia shqipe ėshtė fusha mė e hershme dhe mė e pasur nė gjuhėsinė tonė. Mund tė themi madje qė vetė historia e gjuhėsisė shqipe nis me njė vepėr leksikografike, me njė fjalor. Po tė lėmė mėnjanė “fjalorthėt” e Arnold von Harfit (1497) dhe tė Pjetėr Mazrekut (1633), – lista me disa dhjetėra fjalė shqipe, – guri i parė nė rrugėn e gjatė tė leksikografisė shqipe mbetet “Fjalori latinisht-shqip” (Dictionarium latino-epiroticum, 1635) i F. Bardhit, vepėr leksikografike e mirėfilltė, pavarėsisht nga numri i vogėl i fjalėve shqipe (rreth 2500 fjalė shqipe pėrkrah rreth 5000 fjalėve latine).
Leksikografia dygjuhėshe
Nė pėrputhje me rrethanat dhe me kėrkesat e praktikės, leksikografia shqipe nė periudhėn e dytė pati si njė drejtim kryesor hartimin e fjalorėve dygjuhėsh. Pėr nevojat e shkollės e tė prodhimit u hartuan disa fjalorė shqip-gjuhė e huaj ose gjuhė e huaj-shqip.
Ndėr fjalorėt kryesorė tė fillimit tė kėsaj periudhe pėrmendim“Fjalor rusisht-shqip” (1954), botim i Institutit tė Shkencave. Ėshtė njė nga fjalorėt dygjuhėsh mė tė mirė nga kriteret leksikografike tė hartimit, tė botuar nė kėto vite. Pjesa shqipe ėshtė nė dialektin e Jugut, por ėshtė shfrytėzuar edhe pasuria leksikore e dialektit tė Veriut, duke synuar drejt normės gjuhėsore.
Nga fjalorėt e shqipes me frėngjishten pėrmendim:“Fjalor frėngjisht-shqip” (1966, me rreth 20000 fjalė), “Fjalor shqip-frėngjisht” (1977, me rreth 25000 fjalė),”Fjalor frėngjisht-shqip” (2001, me rreth 35000 fjalė) dhe “Fjalor shqip-frėngjisht” (1998, me rreth 35000 fjalė), tė hartuar nga Vedat Kokona; autori ka shfrytėzuar, sidomos pėr fjalorin shqip-frėngjisht, arritjet e teorisė e tė praktikės sonė leksikografike, si edhe shtresėn popullore tė fjalėve; po shtojmė edhe “Fjalor frėngjisht-shqip”, hartuar nga Murat Bejta (1978).
Nė vitin 1966 u botua “Fjalor latinisht-shqip”, hartuar nga Henrik Lacaj e Filip Fishta; mė 1986 u botua “Fjalor latinisht-shqip”, hartuar nga Kosta Qiriazati.
Nga fjalorėt e shqipes me anglishten shėnojmė: “Fjalor anglisht-shqip” (1986) dhe “Fjalor frazeologjik anglisht-shqip” (1998), tė hartuar nga Ilo Stefanllari; “Fjalor anglisht-shqip” (1999), hartuar nga Ramazan Hysa; “Fjalor shqip-anglisht i Oksfordit” (2000, rreth 70000 njėsi), hartuar nga Leonard Niumarku; fjalorė tė vėllimshėm anglisht-shqipe e shqip-anglisht janė hartuar nga Pavli Qesku: “Fjalor shqip-anglisht” (1999, me rreth 45500 fjalė), “Fjalor anglisht-shqip” (2000), “Fjalor anglisht-shqip” (2002, me rreth 126000 njėsi e me 600000 shembuj e idioma) etj.
Nga fjalorėt e shqipes me gjermanishten pėrmendim: “Fjalori gjermanisht-shqip”, hartuar nga Zef Simoni (1978, me rreth 25000 fjalė); “Fjalor frazeologjik gjermanisht-shqip” (1998, 570 faqe), hartuar nga Skėnder Doku; mė tė vėllimshėm janė “Fjalor gjermanisht-shqip” (1996, 2424 faqe), hartuar nga Ali Dhrimo e Hamlet Bezhani dhe “Fjalor gjermanisht-shqip” (2002, me rreth 45000 fjalė), hartuar nga Ali Dhrimo; tė njė cilėsie tė mirė shkencore janė “Fjalor shqip-gjermanisht” (Ėörterbuch Albanisch-Deutsch, 1992, 739 faqe), hartuar nga Oda Buchhölz, Ėilfried Fiedler, Gerda Uhlisch dhe “Fjalor gjermanisht-shqip” (Ėörterbuch Deutsch***banisch, 1997, 831 faqe), hartuar nga Ėilfried Fiedler e Ardian Klosi.
Ndėr fjalorėt e shqipes me italishten, mė tė shumtė nė leksikografinė dygjuhėshe shqipe, po shėnojmė: “Fjalor italisht-shqip” (2002, me rreth 40000 fjalė) dhe “Fjalor shqip-italisht” (2003, me rreth 40000 fjalė), tė hartuar nga Ferdinand Leka e Zef Simoni; po shtojmė edhe disa tituj fjalorėsh tė shqipes me italishten: “Fjalor shqip-italisht” (Vocabolario albanese-italiano, 1979, me rreth 25000 fjalė), hartuar nga C. B. Mussolini, U. Buttafava; “Fjalor italisht-shqip” (1997, me rreth 40000 fjalė) dhe “Fjalor shqip-italisht” (1999, me rreth 40000 fjalė), tė hartuar nga Abedin Preza.
Fjalorė kryesorė tė shqipes me sėrbishten (sėrbo-kroatishten) janė: “Fjalor serbokroatisht-shqip” (1947), hartuar nga Vojslav Danēetoviē, Aleksanėr Xhuvani, Kostaq Cipo, Eqrem Ēabej, botim i Institutit tė Studimeve; ėshtė njė fjalor i vogėl, hartuar pėr qėllime thjesht praktike, por pėrbėn hapin e parė pėr tė dalė nga kufijtė e njė dialekti: pjesa shqipe ėshtė nė dialektin e Jugut, pranė fjalėve janė vėnė edhe trajtat veriore, sa herė qė kėto ndryshojnė shumė nga trajtat jugore; mė 1953 ishte botuar edhe njė fjalor tjetėr dygjuhėsh, “Fjalor serbokroatisht-shqip”, hartuar nga Hanri Bariēi (me rreth 40000 fjalė); nė Kosovė u botuan disa fjalorė dygjuhėsh, kryesisht si vepra mėsimore: “Fjalor serbokroatisht-shqip” (1953), hartuar nga Sokol Dobroshi; “Fjalor shqip-serbokroatisht” (1976, me rreth 30000 fjalė e fraza), hartuar nga Mikel Ndreca; mė tė vėllimshėm e mė cilėsorė janė “Fjalor serbokroatisht-shqip” (1974) e “Fjalor shqip-serbokroatisht” (1982), tė hartuar nga Abdulla Zajmi, Mehdi Bardhi, Sulejman Drini, Latif Mulaku, Gani Luboteni e Sitki Imami dhe tė botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinės; nė pjesėn shqipe, sidomos nė “Fjalorin shqip-serbokroatisht”, sillet njė pasuri leksikore e frazeologjike e mirė; me kėtė fjalorėt i shėrbejnė hedhjes nė qarkullim tė fjalėve e tė shprehjeve shqipe me vlerė, si edhe luftės pėr pastrimin e leksikut tė shqipes nga fjalėt e huaja Tė gjithė kėta fjalorė, pavarėsisht nga pasuria leksikore e frazeologjike e ligjėrimeve popullore qė sjellin, mbėshteten nė truallin e pėrbashkėt tė gjuhės sonė standarde dhe pasurojnė fondin e leksikografisė shqipe.
Ndėr fjalorėt e shqipes me turqishten kujtojmė “Fjalor i turqizmave nė gjuhėn shqipe” (1976, 224 faqe), hartuar nga Norbert Boretzky; “Fjalor turqisht-shqip” (2003, 426 faqe), hartuar nga Hysen Voci; “Fjalor turqisht-shqip” (2003, 612 faqe), i hartua nga Sami Neziri; “Fjalor i orientalizmave nė gjuhėn shqipe” (2005, me rreth 4500 fjalė), hartuar nga Tahir Dizdari.
Si fjalorė historikė dygjuhėsh po pėrmendim “Fjalor historik shqip-anglisht” (An historical Albanian-English Dictionary, 1948, 600 faqe) dhe “Fjalor anglisht-shqip” (An English***banian Dictionary, 1957, 434 faqe), tė hartuar nga gjuhėtari anglez Stjuart Mani; janė tė dy fjalorė tė vėllimshėm, por qė nuk janė historikė mirėfilli.
Veēojmė gjithasht, “Fjalor bullgarisht-shqip” (1958), hartuar nga Thoma Kacori, T. Tartari, L. Dusha, S. Pasko, L. Grabocka; “Fjalor shqip-greqisht” (1971, 550 faqe) dhe “Fjalor greqisht-shqip” (1993, me rreth 50000 fjalė), tė hartuar nga Niko Gjini; “Fjalor greqisht-shqip” (2001, me rreth 20000 fjalė), hartuar nga Hysen Sinani; “Fjalor shqip-maqedonisht” (1996, me rreth 40000 fjalė), hartuar nga Adnan Agai e Kimete Agai; “Fjalor maqedonisht-shqip dhe shqip-maqedonisht” (1997, 782 faqe), hartuar nga Haki Ymeri, Petar Atanasov, Zihni Osmani; “Fjalor maqedonisht-shqip” (2000, me rreth 42000 fjalė), hartuar nga Haki Ymeri e Zihni Osmani; “Fjalor spanjisht-shqip” (1999, me rreth 41000 fjalė), hartuar nga Zef Simoni; “Fjalori i arbėreshėve tė Italisė” (shqip-italish, 1963/2000, me rreth 20000 fjalė), hartuar nga arbėreshi Emanuel Xhordano.
Gjeografia e leksikografisė shqipe ėshtė shumė e gjerė, qė nga Amerika e deri nė Japoni. Fjalorėt dygjuhėsh tė shqipes rrokin thuajse tė gjitha gjuhėt indoeuropiane: anglisht, bullgarisht, ēekisht, danisht, frėngjisht, greqisht, gjermanisht, hollandisht, italisht, kroatisht, maqedonisht, norvegjisht, polonisht, rumanisht, rusisht, sėrbisht, sllovenisht, spanjisht, suedisht dhe gjuhė joindoeuropiane: arabisht, estonisht, hungarisht, kinezisht, romisht, turqisht etj.
Njė shumėsi fjalorėsh dygjuhėsh erdhi nė leksikografinė shqipe nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shekullit XX dhe nė kėto vite tė shekullit XXI. Kėrkesat e praktikės leksikografike, d.m.th. kėrkesat pėr fjalorė dygjuhėsh pėr tė mėsuar njė gjuhė tė huaj (anglisht, frėngjisht, gjermanisht, italisht etj.), si edhe mundėsitė qė u krijuan me pėrvojėn e fituar nė kėtė fushė, me zhvillimin e teorisė leksikografike e tė teknikave tė pėrparuara, nxitėn shumė hartues fjalorėsh dygjuhėsh pėr nisma vetjake, qė sollėn edhe njė numėr tė madh fjalorėsh dygjuhėsh nė qarkullim. Shumė prej tyre kanė rreze tė ngushtė pasqyrimi, janė me vėllim tė vogėl, pa zbėrthime kuptimore tė kėnaqshme etj., por gjithsesi tė mjaftueshėm si doracakė leksikografikė pėr fillestarė. Ata kėshtu mė shumė rritin numrin e fjalorėve tė botuar, sesa ngrenė cilėsinė e punės leksikografike. Kėtė tė fundit e plotėsojnė fjalorė tė tjerė dygjuhėsh (disa prej tyre i pėrmendėm mė lart), jo thjesht sepse kanė vėllim shumė mė tė madh, por sepse janė hartuar edhe me kritere shkencore mė tė sigurta nga autorė me formim leksikografik dhe me pėrvojė nė fushėn e leksikografisė shqipe.
Veē kėtyre fjalorėve, janė hartuar e janė botuar edhe shumė fjalorė tė tjerė dygjuhėsh, mė tė vegjėl e me synime pėr shkollėn, fjalorė edhe tė tipave tė tjerė, si fjalorė frazeologjikė: “Fjalor frazeologjik i shqiptarėve tė Italisė e tė Greqisė” (1989), hartuar nga Antonio Bellusci; “Fjalor shprehjesh frazeologjike anglisht-shqip” (1990), hartuar nga Vejsel Nuhiu; “Fjalor frazeologjik italisht-shqip” (1997), hartuar nga Naim Balla e Eshref Ymeri; “Fjalor frazeologjik anglisht-shqip” (1998), hartuar nga Ilo Stefanllari; “Fjalor frazeologjik frėngjisht-shqip” (1998), hartuar nga Eqrem Shijaku; “Fjalor frazeologjik gjermanisht-shqip” (1998), hartuar nga Skėnder Doku; “Fjalor frazeologjik italisht-shqip” (1998), hartuar nga Artan Fida etj.
Te ky grup fjalorėsh po pėrfshijmė, sė fundi, edhe njė fjalor tė veēantė shumėgjuhėsh: “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999, me rreth 5000 njėsi frazeologjike nė pesė gjuhė: shqip-bullgarisht-greqisht-rumanisht-serbokroatisht.), hartuar nga Jani Thomai, Xhevat Lloshi, Rusana Hristova, Kosta Qiriazati e Ana Melonashi; fjalori pėrfshin korpusin bazė frazeologjik tė shqipes, tė nxjerrė me njė pėrzgjedhje nga korpusi frazeologjik i pėrgjithshėm prej 12000 njėsish; ky fjalor ėshtė i pari nė llojin e vet jo vetėm nė gjuhėsinė ballkanike, por edhe nė atė europiane; vlerat e tij janė tė rrafshit shkencor-teorik dhe tė rrafshit praktik: fjalori dėshmon edhe nėpėrmjet frazeologjisė afrinė qė kanė qė sė lashti gjuhėt e kėsaj treve dhe pėrforcon idenė e njė bashkėsie gjuhėsore ballkanike; mbi gjysma e njėsive frazeologjike janė tė njėjta nga ndėrtimi e nga kuptimi nė tė pesta gjuhėt, pjesa tjetėr ėshtė e pėrbashkėt pėr 3-4 gjuhė; afri mė tė mėdha nė kėtė fushė shqipja ka me greqishten e pas kėsaj me rumanishten; kjo flet pėr marrėdhėnie mė tė hershme tė shqipes me kėto gjuhė; nėpėrmjet kėtyre marrėdhėnieve gjuhėsore kuptohen edhe disa elemente tė pėrbashkėta tė historisė e tė mėnyrės sė jetesės sė popujve, tė etnokulturės e tė mendėsisė sė tyre; fjalori u shėrben drejtpėrdrejt jo vetėm studiuesve nė fushėn e gjuhėsisė ballkanike, por edhe gjithė atyre qė duan tė mėsojnė njė nga kėto gjuhė, pėrkthyesve, shkrimtarėve, turistėve dhe tė tjerėve qė ndiejnė nevojėn e krahasimeve ndėrgjuhėsore nė frazeologji.
Njė vend tė veēantė nė prodhimin leksikografik te ne zėnė fjalorėt terminologjikė tė fushave tė ndryshme tekniko-shkencore, nė 4-6 gjuhė (shqip-anglisht-frėngjisht-rusisht-gjermanisht-italisht); kėshtu, janė botuar rreth 50 fjalorė terminologjikė tė termave tė ushtrisė, tė pėrgjithshėm ushtarakė, tė armatimit dhe tė municioneve, tė artilerisė, tė armės sė tankeve, tė armės sė xhenjos, tė mbrojtjes kundėrajrore, tė forcave vullnetare tė vetėmbrojtjes, tė ADM-sė, tė shėrbimeve tė prapavijės, tė organizimit, tė mobilizimit dhe tė kuadrit, tė zbulimit, tė topografisė ushtarake, tė taktikės operative, tė akronimit tė NATO-s, tė matematikės, tė gjeometrisė deskriptive dhe tė vizatimit teknik, tė bujqėsisė (edhe me shpjegime, 2006), tė botanikės, tė fitonimisė, tė biologjisė, tė mikrobiologjisė, tė histologjisė dhe tė embrionologjisė, tė anatomisė sė kafshėve shtėpiake, tė fiziologjisė, tė bletarisė, tė gjeografisė, tė gjeologjisė, tė gjeodezisė, tė topografisė, tė hidraulikės, tė astronomisė, tė detarisė, tė ekonomisė, tė ekonomisė sė transporit, tė ekonomisė politike, tė financės e tė kontabilitetit, tė biznesit, tė legjislacionit ekonomik, tė planifikimit, tė statistikės, tė tregtisė sė brendshme, tė tregtisė sė jashtme, tė kimisė, tė mjekėsisė, tė mjekėsisė ligjore, tė optikės, tė akustikės, tė obstretikės dhe tė gjinekologjisė, tė sėmundjeve tė lėkurės e veneriane, tė stomatologjisė, tė elektromagnetizmit, tė elektronikės, tė elektroteknikės, tė radioelektronikės, tė energjisė atomike, tė mekanikės, tė mekanikės teorike, tė termodinamikės, tė autotraktorėve dhe tė agregateve, tė arkitekturės, tė minierave, tė hidraulikės, tė gjuhėsisė, tė letėrsisė, tė historisė (edhe me shpjegime), tė psikologjisė, tė pedagogjisė, tė mėsimit, tė kulturės popullore tė argjendarisė, tė etnomuzikologjisė, tė kishės, tė mitologjisė, tė filozofisė, tė drejtėsisė, tė sė drejtės ndėrkombėtare, tė bibliotekės e tė bibliografisė, tė arkivistikės, tė sportit e shumė fjalorė tė tjerė terminologjikė shumėgjuhėsh. Fjalorėt terminologjikė u shėrbejnė kryesisht specialistėve tė fushave pėrkatėse, ata vėnė nė sistem terminologjinė e kėtyre fushave, pra i shėrbejnė njėsimit tė saj, shqipėrojnė ēdo term tė huaj kur nuk ėshtė ndėrkombėtar dhe kur shqipja i ka vetė mjetet pėr tė shprehur tė njėjtin koncept shkencor, pra i shėrbejnė pastrimit tė leksikut tė shqipes nga huazimet e panevojshme dhe kėshtu ngulitjes sė normės gjuhėsore nė terminologji, vėnė ballėpėrballė termin shqip me termin e huaj nė 4-5 gjuhė, pra e vendosin terminologjinė shqipe nė sistemin ndėrkombėtar tė terminologjisė; fjalorėt terminologjikė u shėrbejnė edhe hartuesve tė teksteve dhe tė manualėve mėsimorė, mėsimdhėnėsve tė shkencave tė ndryshme, hartuesve tė fjalorėve, nė tė cilėt terminologjia e pėrgjithshme zė vend tė gjerė e tė rėndėsishėm etj.
Siē shihet, leksikografia shqipe dygjuhėshe nė periudhėn e dytė tė saj ka njė rritje tė ndjeshme jo vetėm sasiore, por sidomos cilėsore: u zgjerua tipologjia e fjalorėve tė hartuar dhe rrethi i gjuhėve, u ngrit niveli shkencor i trajtimit leksikografik, u shfrytėzua mė mirė trashėgimia nė leksikografi, u thellua njohja e lėndės leksiko-frazeologjike, u vendosėn parime teorike e u zbatuan kritere praktike mė bashkėkohore, ndėrroi kėndi i vėshtrimit duke e cilėsuar leksikun e gjuhės standarde etj. Koncepti i fjalės, i kuptimit, i leksikut e i normės leksikore bėhet gjithnjė e mė i qartė nga fjalori nė fjalor, vendoset njė simetri mė e drejtė ndėrmjet shtresave leksikore tė shqipes, karakterizohen fjalėt sipas vlerave stilistike e fushės sė pėrdorimit, spikatin mė dukshėm dallimet ndėrgjuhėsore, pėrsoset mė tej teknika e teknologjia e fjalorėve. Kėshtu leksikografia dygjuhėshe parapriu dhe ndihmoi leksikografinė njėgjuhėshe, duke zgjidhur edhe ajo disa ēėshtje kyēe tė teorisė sė leksikografisė.
Leksikografia njėgjuhėshe
Zhvillimi i leksikografisė njėgjuhėshe pėrbėn arritjen mė tė rėndėsishme nė kėtė fushė tė gjuhėsisė shqiptare, gjė qė parakupton edhe zhvillimin e teorisė leksikografike, tė leksikografisė dygjuhėshe e tė shkencės gjuhėsore nė pėrgjithėsi.
Sprova tė para pėr njė fjalor shpjegues tė shqipes janė bėrė edhe mė herėt; po sjellim si shembuj pėr kėtė dy botime tė shekullit XIX: “Fjalor i gjuhės shqipe” (1850), hartuar nga Anton Santori dhe “Fjalor alfabetik shqip-epirotisht” (1869), hartuar nga Dhimitėr Kamarda.
1. Vepra e parė e madhe nė fushėn e fjalorėve shpjegues kombėtarė qe “Fjalori i gjuhės shqipe” (1954), hartuar nga Kostaq Cipo (kryetar), Eqrem Ēabej, Mahir Domi, Anton Krajni, Osman Myderrizi, botim i Institutit tė Shkencave. Ky ėshtė i pari fjalor shpjegues i mirėfilltė i shqipes, arritja mė e madhe e kėsaj faze tė leksikografisė shqipe. Nė kėtė fjalor jo vetėm u bė njė kodifikim kritik i lėndės leksikore e frazeologjike qė kishte dalė nė fjalorėt e mėparshėm, por u sollėn edhe shumė materiale tė reja. Nė tė bėhen pėrpjekjet e para pėr tė zgjidhur edhe ēėshtje tė stilistikės nė leksikografinė shqipe. Ai shėnoi shkallėn mė tė lartė qė kishte arritur leksikografia shqipe dhe hapi njė etapė tė re nė leksikografinė tonė, etapėn e fjalorėve shpjegues kombėtarė e normativė. “Fjalori i gjuhės shqipe” ėshtė i tipit tė vogėl, sepse pasqyron shtresėn aktive tė leksikut tė shqipes dhe njė pjesė tė kufizuar tė shtresės pasive, qė ėshtė krejt e domosdoshme pėr tė kuptuar gjuhėn e sotme shqipe. Fjalori ka rreth 25000 fjalė, me shpjegime dhe me thėnie. Pėr tipin e ri, pėr vlerėn e zgjidhjeve dhe pėr fondin e fjalėve e tė frazeologjisė qė pėrfshin, ky fjalor pati jehonė tė merituar nė kritikėn shkencore brenda dhe jashtė vendit.
“Fjalori i gjuhės shqipe” ėshtė njė fjalor i shqipes, kombėtar (jo dialektor) dhe i tipit shpjegues. Nė shumė drejtime ai ka edhe prirje normative ose i ndihmoi mjaft ngulitjes sė normės gjuhėsore, si nė zgjedhjen e fjalėve e tė frazeologjisė, nė zbėrthimin kuptimor, nė shpjegimet, nė disa vlerėsime stilistike dhe, nė njė shkallė mė tė madhe, nė trajtat gramatikore e nė theksin e fjalėve. Vetė tipi i fjalorit, kushtet nė tė cilat u hartua e qėllimet pėr tė cilat u hartua, i sollėn disa kufizime vėllimit tė tij. Synimi ishte qė tė hartohej “njė fjalor praktik e i pėrdorshėm, qė tė pasqyronte gjendjen e sotmeetj. e tė udhėzonte pėr pėrdorimin e fjalėve e tė trajtave tė tyre. Puna paraqiste vėshtirėsi tė veēantė, se duhej hapur njė rrugė e re, pa pritur qė tė kryhen punime tė gjera pėrgatitore, si ngritja e kartotekės leksikologjike etj.”. Si burim pėr fjalorin shėrbyen fjalorėt e botuar, materialet leksikore tė arkivit tė Seksionit tė gjuhėsisė e tė letėrsisė nė Institutin e Shkencave, burimet popullore, veprat e rilindėsve tanė, tekstet shkencore, shtypi etj., pra, si gjuha e shkruar, ashtu edhe ajo e folur. Nga fjalėt krahinore u morėn ato qė kishin njė pėrhapje me tė gjerė, si edhe ato qė ishin tė vlefshme pėr leksikun e pėrgjithshėm. Fjalėt ndėrkombėtare, si fjalėt e huaja nė pėrgjithėsi, pėrfshirė kėtu fjalėt me burim nga turqishtja, qė dalin nė letėrsinė e shkruar, nė folklor ose pėrdoren dendur nė tė folur, u shtinė nė fjalor. Njė vend tė gjerė zė frazeologjia, qė ėshtė zgjedhur e ėshtė shpjeguar me kujdes. Fjalori ka merita pėr zbėrthimin kuptimor dhe pėr shpjegimin e kuptimeve sipas tipit tė tij. Pėr tė mos rritur shumė vėllimin, u lanė jashtė disa klasa fjalėsh tė prejardhura, si emrat foljorė asnjanės (tė afruarit, tė ardhurit etj.), shumė emra foljorė tė veprimit me prapashtesat -im /-je (derdhje, dramatizim, dyshim etj.), mbiemrat nga pjesoret (i djegur, i pastruar, i pėrkėdhelur etj.), emrat e popujve a tė banorėve tė njė vendi (anglezėt, gjermanėt, mirditasit, rusėt, shqiptarėt, vlonjatėt etj.). Nga variantet e shumta fonetike e morfologjike tė fjalėve janė mbajtur ato qė kanė njė pėrhapje mė tė madhe. Nė fjalor janė dhėnė gjerė sinonimet e fjalėve dhe kjo ėshtė njė nga vlerat e kėtij fjalori. Gjuha e shpjegimeve ėshtė e thjeshtė dhe e qartė. Tė gjitha kėto cilėsi shkencore tė fjalorit bėjnė qė ai tė jetė njė ndihmės i mirė pėr ata qė e pėrdorin, tė informojė pėr kuptimin e pėrdorimin e shumė fjalėve e tė shprehjeve tė njohura e tė panjohura. Siē shihet, “Fjalori i gjuhės shqipe” ėshtė hartuar sipas parimeve e kritereve shkencore, qė shtrohen pėr ēdo fjalor shpjegues kombėtar.
Por kritika shkencore shqiptare vuri nė dukje edhe disa tė meta tė kėtij fjalori, qė shpjegohen me mungesėn e kartotekės sė leksikut tė shqipes, me shkallėn e ulėt tė ngulitjes sė normės leksikore dhe me mungesėn e studimeve teorike nė fushėn e leksikografisė. Po ashtu, vetė leksiku i shqipes s’ishte mbledhur tėrėsisht dhe nuk ishte shoshitur si duhej. Nė kėto rrethana fjalori nuk e jep tė qartė normėn letrare tė formuar: nga njėra anė, jo nė pėrputhje me tipin e vogėl tė fjalorit, u ėshtė dhėnė vend disa fjalėve me burim nga turqishtja, tashmė krejt tė vjetruara (adet, hapsanė, hazine, kaull, mynafik etj.), disa varianteve fonetike krahinore (atej, atnuer, balkue, biber, binak, binjok, binjarak, buletė etj.), disa sinonimeve dialektore tė kufizuara (allonar pėr korrik, bic pėr derrkuc, vitėrk pėr njerk etj.). Nga ana tjetėr, fjalori nuk ka pasqyruar ose ka pasqyruar nė mėnyrė tė kufizuar disa klasa fjalėsh; kėshtu, nė fjalor nuk janė futur disa fjalė tė reja qė pėrdoreshin atė kohė nė fusha tė ndryshme (duhanore, ėmbėlsirė, grevėthyes, hekurkthyes, kryeinxhinier, vetėqeverisje etj.), disa emra me kuptim abstrakt me prapashtesė -i / -ri / -si (breshėri, kaltėrsi, krijimtari, mendjemadhėsi, ndershmėri etj.); fjalori nuk jep disa elemente tė domosdoshme stilistike e tė pėrdorimit tė fjalėve nė ligjėrim e del sikur mund tė pėrdoren njėsoj bajloz e ambasador, belik e shtetėror, dhaskal e mėsues, hapsanė e burg, sevda e dashuri etj.
2. “Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe” (me rreth 41000 fjalė, rreth 7000 njėsi frazeologjike dhe me mbi 180000 kuptime), vepėr kolektive e njė grupi leksikografėsh tė Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė: A. Kostallari, J. Thomai, Xh. Lloshi, M. Samara, J. Kole, P. Daka, P. Haxhillazi, H. Shehu, F. Leka, E. Lafe, K. Sima, Th. Feka, B. Keta e A. Hidi. Ai ėshtė i pari fjalor shpjegues kombėtar i tipit tė mesėm. Hartimi i njė fjalori tė tillė ishte kėrkesė e ngutshme e kulturės kombėtare, e shkollės, e jetės dhe e praktikės sonė tė kohės. Ai pėrbėn njėkohėsisht plotėsimin e njėrės prej ėndrrave mė tė ndezura tė lėvruesve atdhetarė tė gjuhės amtare, qė kanė pritur tė shohin nė njė vepėr tė tillė thesarin kryesor tė pasurisė leksikore, frazeologjike e kuptimore tė gjuhės shqipe. Nė hulumtimin e fjalėve e tė shprehjeve tė bukura popullore ēdo gjurmues i zellshėm e dashamirė i gjuhės mėmė ėshtė udhėhequr nga dėshira e pėrhershme qė kėtė visar tė ēmueshėm ta gjejė tė pėrmbledhur nė njė libėr sa mė tė plotė, tė sistemuar e tė shpjeguar, sepse ashtu do tė dilnin nė dritė sė bashku vlerat e bukuritė e kėtyre mjeteve tė shprehjes. Nė kėtė pasqyrė leksikografike do tė mbruhej tėrė kjo krijimtari e mendjes dhe e shpirtit tė vetė popullit, historia e kultura e tij e lashtė.
Fjalori pėrbėn njė nga arritjet mė madhore tė gjuhėsisė shqiptare; nga lėnda leksikore, frazeologjike e kuptimore qė pėrmban, nga karakteri sistemor e normativ dhe nga niveli shkencor i zgjidhjeve leksikografike nė hullinė e gjuhėsisė bashkėkohore, ai shėnon njė hap tė madh cilėsor nė zhvillimin e leksikografisė sonė tė re. Duke u mbėshtetur nė njė kartotekė tė pasur tė leksikut tė shqipes, fjalori pati mundėsi tė zgjedhė pjesėn mė tė mirė tė leksikut tė shqipes, u dha vendin e merituar fjalėve e shprehjeve tė bukura popullore, hodhi nė qarkullim mjaft fjalė e shprehje tė panjohura ose pak tė njohura, dha nė gjerėsi strukturat kuptimore tė fjalėve, duke u hapur rrugė leksikut e frazeologjisė vetjake tė shqipes. Fjalori iu pėrgjigj edhe veēorive tė kristalizimit e tė zhvillimit tė mėtejshėm tė gjuhės sonė standarde nė atė etapė, bėri shtresimin e leksikut e tė frazeologjisė sipas kėrkesave tė normės gjuhėsore e tė normės stilistike.
Mėnyra e trajtimit tė lėndės e bėn fjalorin njėherazi informues e normativ. Kodifikimi leksikografik normativ bėhet nė tė gjitha anėt e gjuhės: nė drejtshkrim e nė drejtshqiptim, nė trajtat morfologjike e nė lidhjet leksiko-sintaksore tė fjalėve, nė kuptimet e nė pėrdorimet e fjalėve etj. “Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe” nuk ka vetėm vlerat e njė kodi leksikografik; ai pėrbėn njė vepėr me rrezatim tė gjerė, qė vihet nė dorė tė tė tė gjithė atyre qė e kanė arritur a qė e kapėrcejnė formimin arsimor e kulturor tė mesėm, qė nė veprimtarinė e tyre dėshirojnė tė ngrenė kulturėn gjuhėsore. Me mėnyrat e veta fjalori i ndihmon edhe pastrimit tė gjuhės sonė standarde nga fjalėt e huaja tė panevojshme, duke kėshilluar fjalėn shqipe nė vend tė fjalės sė huaj tė panevojshme; fjalori i ndihmon kėshtu kristalizimit tė mėtejshėm tė gjuhės sonė standarde kombėtare, variantit mė tė pėrpunuar, si edhe pasurimit tė ligjėrimit tė folur e tė shkruar. Rritja e rolit tė gjuhės sė pėrbashkėt standarde nė zhvillimin shoqėror e kulturor tė popullit tonė nuk mund tė merret me mend pa shfrytėzimin e kėsaj pasurie leksikore, frazeologjike e semantike qė pėrfshin ky fjalor. Fjalėt e shprehjet mė tė mira, sidomos tė burimit popullor, fjalori jo vetėm i ruan e i kodifikon, por edhe i hedh nė qarkullim pėr tė rritur fuqinė vepruese tė gjuhės si mjet zhvillimi e pėrparimi dhe si tipar tė njėsisė kombėtare.
Fjalori krijoi njė mbėshtetje tė shėndoshė e hapi njė rrugė mė tė gjerė edhe pėr hartimin e fjalorėve tė tjerė tė tipave tė ndryshėm njėgjuhėsh ose dygjuhėsh.
3. “Fjalor i shqipes sė sotme”, u hartua i mbėshtetur kryesisht nė “Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe” dhe u botua mė 1984, me rreth 3400 fjalė, me autorė A. Kostallari, J. Thomai, M. Samara, J. Kole, P. Daka, P. Haxhillazi, H. Shehu, K. Sima, Th. Feka, B.Keta, A. Hidi. Ky fjalor pėrmban nė trajtė tė ngjeshur vlerat kryesore tė FGjSSh, por me trajtim leksikografik mė sintetik e mė pėrgjithėsues. Ai u shėrben shtresave mė tė gjera shoqėrore, mėsuesve, studentėve, nxėnėsve, punonjėsve tė kulturės etj. Me struktura kuptimore mė tė pėrmbledhura, me pėrkufizime kuptimesh mė tė thukėta, me disa zgjidhje teknike leksikografike etj., ky fjalor arrin tė ketė njė vėllim mė tė vogėl e pėrdorim mė praktik. Fjalori ndėrkaq u ripunua dhe u ribotua mė 2002, duke sjellė lėndė tė re leksikore, frazeologjike e kuptimore, duke rritur peshėn specifike tė fjalės shqipe, duke ndrequr nė disa raste fjalorin e mėparshėm nė pėrkufizimet, nė cilėsimin stilistik tė fjalėve, nė drejtshkrim, nė pėrsosjen e normės leksikore, duke iu pėrgjigjur kėshtu zhvillimit tė gjuhės sonė nė vitet e fundit.
3. “Fjalori i gjuhės shqipe”, i botuar mė 2006, me rreth 48000 fjalė, hartuar nga Jani Thomai, Miēo Samara, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha, Artan Goga. Fjalori ka njė numėr mė tė madh fjalėsh se fjalorėt e mėparshėm, por vėllimi i tij fizik ėshtė zvogluar nėpėrmjet trajtimesh leksikografike tė njė fjalori tė vogėl: sinteza mė tė mėdha kuptimore qė ngjeshin strukturat kuptimore tė fjalėve, gėrshetimi i tipit leksemor me atė ēerdhor nė fjalė me prejardhje tė drejtpėrdrejtė fjalėformuese.
4. “Fjalor frazeologjik i gjuhės shqipe”, i botuar mė 1999, me rreth 12000 njėsi, hartuar nga Jani Thomai. Frazeologjia ėshtė njė nga pasuritė mė tė mėdha tė gjuhės, me njė forcė tė veēantė shprehėse-emocionuese. Tė folurit e gjallė ose letėrsia artistike nuk mund tė mendohen pa kėtė lėndė. Prandaj atė e pėrfshijnė fjalorėt shpjegues, dygjuhėsh, krahinorė etj. Por mė gjerė dhe e trajtuar sipas specifikės sė saj frazeologjia jepet nė fjalorėt frazeologjikė tė pėrgjithshėm. “Fjalori frazeologjik i gjuhės shqipe” zgjidh nė parim e nė sistem ēėshtjen e identitetit tė njėsisė frazeologjike gjuhėsore, duke e dalluar atė nga njėsitė mė tė afėrta, si sintagmat gramatikore (nė qoftė se etj., me pėrjashtim tė etj.), nga sintagmat e figurshme (prapa krahėve, nėn rrogoz etj.), nga shprehjet e figurshme letrare, nga proverbat e fjalėt e urta etj. Fjalori pėrcakton prerė kufijtė e njėsisė frazeologjike nė shqipe, ku nis e ku mbaron si strukturė, e kjo lidhet me parafjalėt a me lidhėzat, me trajtat e shkurtra pėremėrore (me krahė hapur, si kofini pas sė vjeli, i mbush kokėn etj.), me gjymtyrėt e pėrhershme e tė mundshme tė njėsive frazeologjike, me disa kategori gramatikore, si shquarsia a numri pėr emrat, koha e foljes etj. (i jap udhė diēkaje “e zgjidh diēka” dhe i jap udhėt dikujt “e pėrzė dikė”). Fjalori jep nė mėnyrė sa mė tė plotė, kuptimet e njėsive frazeologjike, duke u mėshuar vlerave emocionuese-shprehėse. Ilustrimi me shembuj plotėson ndonjė zbrazėti tė shpjegimeve dhe jep pėrdorimin e gjallė tė njėsive frazeologjike.
4. “Fjalor i antonimeve nė gjuhėn shqipe”, i botuar mė 1999, me rreth 2000 ēifte antonimesh, hartuar nga Miēo Samara. Ėshtė i pari fjalor nė tipin e vet nė leksikografinė shqipe. Fjalėt antonime nė kėtė fjalor shihen si elemente tė njė mikrosistemi tė veēantė, i cili pasqyron specifikėn e lidhjeve tė fjalėve shqipe nga pikėpamja semantike e strukturore. Pas shpjegimit tė kuptimeve antonimike, nė fjalor jepen disa shembuj nga letėrsia artistike ose nga publicistika e literatura shkencore. Si pasqyrimi, ashtu edhe shpjegimi i fjalėve antonime nė fjalor bėhet duke mbajtur parasysh disa kritere, sipas tė cilave, kur gjymtyra e ēiftit antonimik formon njė varg sinonimik me disa fjalė, atėherė, krahas ēiftit antonimik kryesor ose dominant (i pastėr ↔ i ndyrė etj.), jepen edhe ēiftet e tjera me shkallė tė ndryshme kundėrvėnieje (i pastėr ↔ i fėlliqur, i pastėr ↔ i papastėr etj.).
5. “Fjalor sinonimik i gjuhės shqipe”, i botuar mė 2002, me rreth 30000 zėra), hartuar nga Ali Dhrimo, Edmond Tupja, Eshref Ymeri. Ka njė pasuri tė madhe sinonimesh, tė grupuara nėn fjalėt qendrore, por pa ndarje kuptimore, pa shpjegime e pa shembuj. Nė tė njėjtin paragraf fjalori pėrmban fjalė, njėsi frazeologjike, togfjalėsha e mėnyra tė thėni me kuptim tė njėjtė a tė afėrt, qė u duhen veēanėrisht shkrimtarėve, pėrkthyesve e publicistėve pėr t’i dhėnė bukuri e larmi ligjėrimit tė tyre. Fjalori ėshtė ndėrtuar sipas parimit tė bashkėsisė semantike tė mjeteve leksikore e sintagmatike tė shprehjes, por ai nuk jep vlerat diferencuese tė sinonimeve (nuancat kuptimore, ngjyrimet emocionuese e stilistike, veēoritė e pėrdorimit ligjėrimor etj.), pėr tė cilat ka mė shumė nevojė ēdo pėrdorues i fjalorit.
6. Fjalor sinonimik i gjuhės shqipe (2004), me rreth 29000 fjalė, hartuar nga J. Thomai, M. Samara, H.Shehu, T. Feka. Pėrmban vetėm fjalė sinonimike, me ndarje kuptimore, me shpjegime tė ngjeshura e me shembuj nga letėrsia artistike, nga publicistika, nga ligjėrimet e folura popullore etj. Ai bėn shtresimin e sinonimeve sipas pėrdorimit, sipas fushave e sipas vlerave tė mbishtresuara, duke dhėnė shpjegime e shėnime plotėsuese qė dallojnė njėsitė normė nga fjalėt krahinore tė ngushta a tė vjetruara. Sinonimet grupohen te fjala kryesore nė vargun sinonimik, kurse fjalėt e tjera, sipas rastit, referohen te kjo fjalė kryesore.
7. Arritje me vlerė ka qenė botimi i disa fjalorėve krahinorė, tė cilėt sjellin para pėrdoruesve tė tyre pasuri tė ēmuar leksikore, frazeologjike e semantike tė shqipes. Pėrmendim kėtu Fjalorthin e ri (1942) tė Pano Tases dhe Fjalorthin e ri (1942) Nikollė Gazullit, qė i kemi pėrmendur mė parė, kėtu mund tė shtojmė: “Fjalor i ri dialektor i kalabrisė” (1977), hartuar nga Gerhard Rohlfs; “Fjalorth i fjalėve tė rralla” (1979), hartuar nga Abdullah Zymberi; “Fjalor fjalėsh e shprehjesh popullore” (1982), hartuar nga Sulejman Drini, Ibrahim Goēi, Mehmet Halimi, Skėnder Gashi;“Fjalė popullore nga Myzeqeja” (1991), hartuar nga Jani Nushi; “Fjalor dialektor i tė folmeve tė Maqedonisė” (1992), “Fjalor i shqipes truallsore tė Maqedonisė” (1998) dhe “Fjalor i fjalėve tė rralla nė viset shqiptare tė Maqedonisė” (2003), tė hartuar nga Qemal Murati; “Fjalor i tė folmes sė Ulqinit” (1994), hartuar nga Kapllan Resuli; “Fjalor i tė folmeve shqiptare nė Mal tė Zi” (1996), hartuar nga Mehmet Ahmetaj; Fjalor me fjalė e shprehje tė rralla” (1999), hartuar nga Petrit Zeneli; “Emėrtime pėr kafshė dhe shpendė nė Labėri” (2001), hartuar nga Valter Memisha; “Fjalorth i detarisė i sė folmes sė Ulqinit” (2003), hartuar nga Hajro Ulqinaku; “Leksiku dialektor nė regjionin e Prespės” (2003), hartuar nga Agim Poloska etj.
8. Nė fushėn e etimologjisė: Studimet etimologjike nė fushė tė shqipes nga Eqrem Ēabej u sistemuan e u pėrmblodhėn nė njė vepėr me shtatė vėllime. Studimeve tė fushės sė etimologjisė u shėrbejnė edhe fjalorėt historikė tė autorėve, si “Leksiku historik i gjuhės shqipe” (I-III, 1996-2000), me lėndėn e veprave tė autorėve tanė tė vjetėr, hartuar nga Kolė Ashta; “Elemente leksikore tė gjuhės shqipe nė gjuhėt sllave ballkanike” (2001), hartuar nga Safet Hoxha etj.
9. Kemi dhe lloje tė tjera fjalorėsh, si: “Fjalor drejtshkrimor i gjuhės shqipe” (1976), hartuar nga A. Kostallari, M. Domi, E. Lafe, N. Cikuli; “Fjalor fjalėsh e shprehjesh tė huaja” (1986), hartuar nga Mikel Ndreca; “Fjalor i fjalėve dhe i shprehjeve tė huaja” (1988), hartuar nga Murat Bejta, Latif Mulaku, Mehdi Bardhi, Shefkije Islamaj, Ibrahim Goēi, Qemal Murati etj.
10. Ka nisur puna pėr hartimin e fjalorit tė madh shpjegues tė gjuhės shqipe (njw vwllim), me rreth 85000 fjalė. Ky fjalor, qė do tė jetė i pari nė llojin e vet pėr gjuhėn shqipe, do tė mbėshtetet drejtpėrdrejt nė kartotekėn e leksikut tė shqipe.
Fjalori i madh i gjuhės shqipe do tė ketė dy funksione:
funksion normativ, sepse do tė japė nė mėnyrė tė plotė e sistemore normėn leksikore tė gjuhės sė sotme letrare shqipe;
funksion informues, sepse do tė japė edhe fjalė qė shmangen a qė s’janė mė normė, qė t’i shėrbejė kėshtu njohjes sė literaturės shqipe tė tė gjitha stileve.
Funksioni informues i tij do tė jetė mė i gjerė se nė fjalorėt e mėparshėm. Fjalori do tė japė njė pasqyrė sa mė tė plotė tė leksikut tė pėrgjithshėm tė shqipes sė sotme, tė shtresuar sipas normės letrare e normės stilistike. Ai do t’u shėrbejė rretheve tė gjera tė lexuesve, si edhe do tė kėshillojė normat e pėrdorimit tė fjalėve e tė njėsive frazeologjike. Fjalėt dhe frazeologjia do tė motivohen mirė nga ana e normės letrare, nga pėrhapja e denduria, nga fusha e pėrdorimit, nga gjallėria nė ligjėrim, nga ngjyrimi emocionues e stilistik. Struktura kuptimore e fjalėve do tė jetė sa mė e gjerė. Nė fjalor nuk do tė jepet vetėm leksiku si sistem, por do tė jepen edhe gjithė ato njėsi qė zbulojnė lidhjet dhe pėrdorimin e fjalėve nė gjuhėn e gjallė, nė ligjėrim. Nė kėtė fjalor do tė mishėrohet qėndrimi i sotėm i shkencės leksikografike pėr strukturėn kuptimore tė fjalėve, pėr sinonimet, pėr homonimet e pėr antonimet, pėr shtresimin stilistik e pėr frazeologjinė, pėr neologjizmat e pėr fjalėformimin, pėr dialektizmat e pėr terminologjinė etj. Prandaj fjalori do tė ketė njė zgjerim tė brendshėm, nė kuptimet e fjalėve, nė thėniet e ilustrimet etj. Ai do tė bėjė pėrpjekje tė mėtejshme pėr njė vlerėsim stilistik tėrėsor tė leksikut e tė frazeologjisė sė shqipes.

Materiali marre nga http://dualibra.com/?p=776
__________________
12 vjet larg... brenga tė tilla veē Shqiptarėt njohin...
"Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet?"
Njė fėmi qė fle rritet por njė popull qė fle VDES!
Albanian nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Posto temė tė re Pėrgjigje

Bookmarks

Paneli i temės
Paraqitja

Rregullat e postimit
S`keni tė drejtė tė postoni tema tė reja.
S`keni tė drejtė ti pėrgjigjeni postimeve
S`keni tė drejtė tė ngjisni skedarė
S`keni tė drejtė tė redaktoni postimin tuaj

BB code is ON
Ikonat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė ON

Zgjidh forumin


Tė gjithė oraret janė GMT. Ora tani ėshtė 10:18.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Copyright ©2006 - 2011 Forumi Shqiptar