PDA

Shiko versionin e plotė : Pyetje - Pergjigje


atdhepo
12-08-2011, 12:29
Ketu postohen pyetje pergjigje rreth shendetit, semundjeve te ndryshme etj.

Pyetja:
Para 9 viteve kam pas njė sulm nė mes tė rrugės dhe njė marramendje tė fortė ku kam humb vetėdijen. Pas disa ekzaminimeve tė EEG dhe CT sė trurit, vlerat kanė dalė mirė pa asnjė problem. Sulmi ka ndodhė vetėm njė herė. Por, pas 2 viteve mė ka ndodh njė frikė. Ankth, marramendje dhe mė vinte njė nxehtėsi prej kėmbėve deri te koka. Njė nxehtėsi e shpejtė...por, unė mendoja qė frika po vjen pėr shkak se mos po sėmurem si atėherė dhe nuk u paraqita te psikiatri. Ndonjėherė merrja tab. Bedoxin. Pėrkundėr frikės edhe ankthit, thjeshtė e mposhta me mendime se do tė mė kaloj dhe nganjėherė kur ishte sulmi mė i fortė, qaja dhe mė kalonte pėr njė kohė nuk kisha sulme dhe kėshtu frika me vinte, sidomos nė vende publike ku kishte shumė njerėz, ankth si me dashtė me ikė prej dikujt...Tani mė ka kaluar, por nganjėherė po kam shqetėsim dhe njė ndjenjė tė keqe, ashtu edhe pak frikė se mos po mė kthehet sėmundja. Ju lutem, mė tregoni se ēfarė tė pėrdor dhe ēfarė tė bėj.
PĖRGJEGJE
Para disa ditėsh, ėshtė mbajtur Konferenca e parė me karakter ndėrkombėtar pėr epilepsinė nė Prishtinė, me ekspert vendor, ekspert nga Shkupi dhe Zagrebi. Kėshtu qė po ju them atė ēka ishte njė nga referencat: Nuk ka epilepsi me njė sulm tė humbjes sė vetėdijes. Dmth largoje kėtė nga koka nėse mendon ende se je e sėmurė ose do tė kthehet etj. Ajo qė ju po thoni ėshtė pikėrisht ankthi, dyshime, pasiguri, frikė nga sėmundja ose mė mirė ta them fobi nga sėmundja. Brengėn zėvendėsoje me sigurinė se nuk ka qenė epilepsi. Sė bashku me bedoxin unė tė them merr ndonjė qetėsues tė lehtė, apaurin 2mg 2 herė nė ditė, jo gjatė. Mė shumė komunikim, angazhime nė punė, biseda me tė afėrmit, shėtitje, hobi dhe ankthi tejkalohet.

Ass. dr. Fahri Drevinja, mr.sci- neuropsikiatėr
telegrafi.com

atdhepo
12-08-2011, 12:31
Pyetja:
E kam bėrė CT e kokės dhe vlerat janė nė kufij tė normales. Mirėpo, e kam tė paqartė se ēka do tė thotė "atrofi e lehtė e masės kortikale subfrontale qė nuk i pėrgjigjet moshės sė pacientit”. Unė jam 16 vjeēar. Ju faleminderit pėr mirėkuptim.

PĖRGJIGJE
Asnjė shqetėsim, ti je 16 vjeē, shumė inde si dhe indet e trurit tek ti rriten ende pėr shumė vite. Atrofi e korės nė regjionin nėnballor dmth, masa e korės sė asaj pjese tė trurit, rritja, fryrja nėse mė lejohet tė them kėshtu tek rezultati i CT ka dalė mė e hollė, dmth do pėrmirėsohet (sepse ti po rritesh). Kurse, ajo qė nuk i pėrgjigjet moshės, fare mos tė brengos, mė tepėr ėshtė zhargon i interpretuesve tė CT-sė.

Ass. dr. Fahri Drevinja, mr.sci- neuropsikiatėr
telegrafi.com

atdhepo
12-08-2011, 12:32
Pyetja:
Jam 33 vjeēare kam qenė nė depresion para 10 viteve dhe mė ka zgjat mė shumė se 1 vit. Kam pėrdor terapi, asnjėherė nuk kam
qenė edhe aq mirė, mirėpo u mėsova ashtu me jetuar, kam pasur gjithmonė nė jetė probleme, dhe mė duket vetja shumė e pa fat nė jetė. Mė ėshtė dashur gjithmonė me vepruar kundėr dėshirės time, sepse ashtu mė kanė ardhur punėt. Tani po mė duket qė jam prapė keq, pas disa problemeve me infeksion urinar dhe me zall nė veshke kam urinim tė shpeshtė. Kam dėgjuar qė shkaktar tė jetė edhe depresioni. Nuk kam fuqi, nuk mund tė qėndroj nė kėmbė gjatė sepse mė duket qė krejt trupi po mė dridhet, nuk kam ekuilibėr. Nganjėherė kam ankth, natėn e shoh ndonjė ėndėrr tė keqe dhe mė pas ndihem shumė keq, lėkura mė djeg, tė pamurit e kam tė mjegullt, temperaturė natėn nė tėrė trupin. Kam njė ndjenjė se mos po mė ndodh diēka. Pėrdori Xanax 0.25 mg, gjysmė nė mėngjes dhe gjysmė nė mbrėmje, mirėpo mė duket qė nuk po mė ndihmojnė edhe aq. Ju lutem, mė tregoni se ēfarė tė bėj qė sė paku tė mund tė punoj dhe tė kam fuqi dhe dėshirė pėr njė jetė si tė tjerėt. Ju faleminderit.

PĖRGJEGJE
Zonjė, kurrė nuk ėshtė vonė, nuk duhet tė dorėzoheni. Kam shkruar mjaft pėr depresionin, sė bashku me lexuesit tonė, ėshtė njė nga brengat mė tė mėdha qė preokupon njė numėr tė madh tė personave kudo nė botė por edhe tek ne. Ėshtė vėrtet gjendje e vėshtirė, sidomos kur tė analizohet jeta juaj e deritanishme me shumė probleme. Unė besoj qė do tė gjeni forcė ta riktheni gjendjen nė favor dhe tė jetoni mė mirė. Tendenca e ēdo shoqėrie dhe ēdo individi ėshtė tė punoj nė ngritjen e cilėsisė dhe ngritjen e standardit tė jetesės Ju gjithashtu mos ndaloni sė luftuari se do t’ia dilni. Pėrpos xanaxit duhet tė merrni njė antidepresiv, sigurisht iu ka preferuar psikiatri juaj.

Ass. dr. Fahri Drevinja, mr.sci- neuropsikiatėr
telegrafi.com

atdhepo
12-08-2011, 12:33
Pyetja:
Jam 29 vjeēe, jam e martuar qe 5 vjet edhe nė muajin e parė tė martesės kam mbet shtatzėnė, por nė javėn e 7 kam abortuar. Unė jetoj nė Gjermani, kam qenė te mjeku rregullisht, gjithherė mė ka thėnė se jam mire. Para 4 muajve kam qenė nė Kosovė te njė mjeke dhe mė ka thėnė se kam infeksion, cistet me rrezatim i ka pėrtha.
Mirėpo, tash, prapė kur tė kam marrėdhėnie me burrin, shpesh mbas menstruacioneve kam djegėsi, plus edhe kam problem me qumėshtin nė gji. Kam pėrdorė dostinex, pa ndonjė ndryshim.
Tė lutem, mė ndihmo. Dona.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Nga pėrshkrimi i e-malit tuaj nuk kuptoj se cila ėshtė pyetja juaj. Ju theksoni se keni djegėsi pas marrėdhėnieve me burrin. Kjo mund tė jetė pasojė e ērregullimeve hormonale siē ėshtė edhe rasti i sekretit nė gji. Ju preferoj t’i drejtoheni gjinekologut tuaj.

Ass. dr. Fahri Drevinja, mr.sci- neuropsikiatėr
telegrafi.com

atdhepo
12-08-2011, 12:34
Pyetja:
Unė dhe burri kemi grupin e gjakut tė njėjtė 0, unė e kam Rh+ kurse burri Rh-. Kemi njė vajzė 15 muajsh dhe gėzon shėndet tė plotė, por shqetėsimi im ėshtė se kam dėgjuar se kur dy bashkėshortėt kanė tė njėjtin grup gjaku nė shtatzėninė e dytė mund tė kenė probleme me fėmijėn, prandaj doja kėshillat tuaja nė lidhje me kėtė problem.
Ju lutem mė ktheni pėrgjigje sa mė shpejt. Faleminderit dhe njė herė.
Alida nga Tirana.

PĖRGJIGJE:
Ju pėrshėndes Alida. Konstelacioni i grupit tė gjakut qė keni ju dhe burri i juaj nuk paraqet kurrfarė problemi as pėr shtatzėninė e dytė. Zakonisht duhet patur kujdes kur nėna ėshtė Rh- qė pas lindjes tė marrė antitrupa kundėr Rh+ eritrociteve (rruzave tė kuqe tė gjakut) nė rastet kur fėmija ėshtė Rh+: Nė kėto raste eritrocitet Rh+ te fėmija gjatė lindjes ose traumave nė shtatzėni kalojnė nė gjakun e nėnės dhe nxisin organizmin tė prodhoj antitrupa. Ky senzibilizim i nėnės mund tė jetė fatal nė shtatzėninė e dytė. Meqenėse ju jeni Rh+ nuk keni arsye tė shqetėsoheni.

Ass. dr. Fahri Drevinja, mr.sci- neuropsikiatėr
telegrafi.com

atdhepo
12-08-2011, 12:35
Pyetja:
Pėrshėndetje! Jam 26 vjeēe dhe kam probleme me cistet ne vezore. Herė pas here kam dhimbje nė anėn e majtė, por kėto dhimbje i kam gjithmonė kur jam afėr ciklit. Jam e fejuar prej 3 vjetėsh dhe kam kontakte me tė fejuar 2 ose 3 herė nė javė. Problemi im ėshtė qė kėta 2 muaj kam patur ērregullim tė ciklit menstrual, janė ta pakta dhe me ngjyrė tė kaftė dhe zgjasin 3-4 ditė. Menstruacionet i kam pasur shumė fikse, 28 ditė tė plota.
Ajo ēka mė shqetėson mua ėshtė tė di se a ndikon prania e cisteve nė vonesė tė ngeljes shtatzėne?
Pres pėrgjigjen. Ju faleminderit. Anairda.

PĖRGJIGJE:
E nderuara Anairda. Paraqitja e herėpashershme e cisteve te femrat e reja (nė moshėn reproduktive) ėshtė gjė normale. Cistet duhet te trajtohen me intervenim operativ (psh Laparoskopi) vetėm nėse nuk tėrhiqen vetvetiu pėr disa muaj, nėse shkaktojnė dhimbje tė padurueshme dhe janė tė dyshimta nė ekzaminimin me ultrazė. Cistet me madhėsi mė tepėr se 5 cm zakonisht nuk tėrhiqen vetvetiu dhe duhet tė operohen.
Cistat nė tė shumtėn e rasteve nuk pengojnė qė njė femėr tė mbetet shtatzėnė (edhepse ka raste kur ato prodhojnė hormone, ērregullojnė ciklin menstrual dhe shtatzėnia nuk ėshtė e mundshme). Nga ana tjetėr, nuk preferohet qė njė femėr tė mbetet shtatzėnė para se tė mėnjanohet cista me kriteret e lartpėrmendura.
Ju preferoj te konsultoheni me gjinekologun e juaj.

Ass. dr. Fahri Drevinja, mr.sci- neuropsikiatėr
telegrafi.com

atdhepo
12-08-2011, 12:36
Pyetja:
Jam njė vajzė 24 vjeēare, kam njė problem tė madh. Mė dridhen duart. Zakonisht kėtė problem e kam kur kemi mysafirė tė rėndėsishėm apo edhe kur jam mysafir te ndonjė familje e rėndėsishme. Kur ju shėrbej atyre mysafirėve me lėngje apo edhe me kafe, mė dridhen duart dhe gjendem nė njė pozitė tė palakmueshme dhe shumė shqetėsuese. Nuk e di pse me ndodh kjo. Ēka mė sugjeroni? Valmira.

PERGJIGJE
Valmira, kjo qė thua ėshtė fobi sociale, kam shkruar disa herė pėrgjigje tė ngjashme. Provo mos tė dridhen duart, sepse tė gjithė mysafirėt janė njerėzit e tu njėsoj tė rėndėsishėm. Asnjeri nuk tė vė syrin se a po tė dridhen duartė, apo jo. Dridhjen e duarve e sheh vetėm ti, kurse tė tjerėt nuk tė kanė thėnė. Provo ta kuptosh qė ėshtė nga bindja jote e gabuar se nuk do t’ia dalėsh, se tė shikojnė, se ke tremė, etj. Hiqe vėmendjen, harroje dridhjen e duarve, nėse ke besim nė vete nuk do tė ndodh mė.

Ass. dr. Fahri Drevinja, mr.sci- neuropsikiatėr
telegrafi.com

atdhepo
12-08-2011, 12:38
Pyetja:
Unė jam 23 vjeēare. Qe tri vite kam kokėdhembje, kam pėrdor disa terapi nga mjekė tė njohur. EEG, analizat kanė dalė mirė. Jam bėrė nervoze. Unė jam studentė edhe kur po mėsoj, po i harroj shumė shpejt mėsimet... Unė mirėpres pėrgjigjen.,
Me respekt, Vjollca!

PĖRGJIGJE:
Vjollca, ne themi kur tė gjitha analizat janė mirė, imazheria e trurit tė ka dal mirė, ti e tėra je mirė. Kokėdhembja jote lidhet me angazhimet nė mėsime, pastaj sigurisht ka edhe diēka nė temperamentin tėnd, mund tė kesh probleme me mbėshtetjen nė ndonjė aspekt. Studimet, tash kah fundi kėrkojnė pėrpjekje mė tė mėdha, sigurisht qė edhe mėsimi tashmė tė ėshtė bėrė ngarkesė. Dmth. mendoj qė ke tensionim nervor, angazhim psikologjik dhe fizik, kokėdhembja vjen nga kėto. Harresa nuk e besoj qė ėshtė e vėrtet, mendoj qė e ke edhe nga rėnia e bindjes pėr aftėsitė e tua. Forcė, edhe disa hapa, pas mbarimit tė studimeve do tė jetė krejt ndryshe, pėrdor aty kėtu ndonjė tab. paracetamol kur ke kokėdhembje.

Ass. dr. Fahri Drevinja, mr.sci- neuropsikiatėr
telegrafi.com

atdhepo
12-08-2011, 12:40
Pyetja:
Vuaj nga hipertensioni arterial. Jam nė moshėn 41vjeqare, i kamė bėrė te gjitha analizat e mundshme tė cilat m’i ka preferu mjeku. Tė gjitha mė kanė dal mirė. Kam ardhur vet nė pėrfundim se hipertensionin e kam nė bazė nervore. Si tė veproj? Prej natyre jam nervoze, mė pengojnė shumė gjana. Kisha pas dėshirė mos me i marrė gjėrat kaq me shpirt, por e tillė jam edhe pėr atė po i vuaj pasojat.

PĖRGJIGJE
Nėse vėrtet keni kaluar tė gjitha ekzaminimet dhe hipertensioni juaj ėshtė cilėsuar psikogjen/nga baza psiqike/ dhe atė nė bazė tė asaj qė bėheni nervoze, jeni e ndjeshme, empatike/bashkvuajtėse/, duhet tė merrni ndonjė anksiolitik xanax tab 0.25mg, dy herė nė ditė, deri katėr javė, bashkė me barnat pėr hipertension, por edhe kėshillėn e mjekut tuaj.

Ass. dr. Fahri Drevinja, mr.sci- neuropsikiatėr
telegrafi.com

atdhepo
12-08-2011, 12:41
Pyetja:
Jam 35 vjeēe, qe njė kohė tė gjatė vuaj nga anxio depressvum, mbingarkesė vaskulare dhe psikike. Kohė pas kohe marr diazepam, Kam dhimbe nė tėrė trupin. Doktor i nderuar, mė jep njė shpjegim, ēka mė preferoni?
Faleminderit pėr pėrgjigje tuaj.

PĖRGJIGJE
E kuptoj brengėn tuaj, keni marr vetėm anksiolitikun, ndoshta kishte me qenė e nevojshme ta merrni edhe ndonjė antidepresiv /fluoxetin 20mg, nė orėt e paraditės/, ta rrisni pėrkrahjen shoqėrore, familjare, ushtrimet njohėse e tė sjelljes /kognitive-bihejviorale,shiko pyetjet dhe pėrgjigjet me lartė/ do tė liroheni me shpejt nga simptomatologjia anksioze dhe depresive.

Ass. dr. Fahri Drevinja, mr.sci- neuropsikiatėr
telegrafi.com

atdhepo
12-08-2011, 12:48
Pyetja:
Vazhdimisht kam ushtimė tė vogėl nė vesh qė, shpesh mė irriton. Kam qenė te otorinolaringologu nė QKUK dhe mė ka shkruar barna Vertigo dhe Bevipleks qė t’i pėrdori deri tė shpenzohen. I kam pėrfunduar, mirėpo pa ndonjė rezultat. Ende e kam kėtė ushtimė, tė cilėn e ndjej kur jam nė qetėsi, vetėm. Poashtu, e kam bėrė audiogramin qė ka rezultuar me njė dėmtim tė vogėl tė nervit tė dėgjimit.
Doktor, tė lutem, mė trego, se ē’duhet tė bėj dhe prej cilave gjėra duhet tė ruhem (si psh pėrdorimi i tepėrt i telefonit, muzika, apo diēka tjetėr, etj)?
Ju dėshiroj suksese dhe shėndet.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Ushtima ėshtė njė fenomen mjaft i shpeshtė qė mund tė shkaktohet nga disa shkaktarė. Duhet bėrė njė ekzaminim tė hollėsishėm dhe disa teste laboratorike e diagnostike pėr tė sqaruar natyrėn e ushtimės.
Nga tė dhėnat qė jepni ju, thuani se ėshtė diagnostikuar dėmtim i nervit tė dėgjimit. Shpeshherė dėmtimi i dėgjimit shoqėrohet me ushtimė nė vesh. Amplifikimi i dėgjimit te kėta persona mund tė sjell deri te largimi apo edhe ulja e ushtimės nė vesh.

Dr. Dugagjin Spanca, Otorinolaringolog
telegrafi.com

atdhepo
12-08-2011, 12:51
Pyetja:
Ka disa muaj qė shpesh nė tė dy veshėt dėgjoj njė zhurmė sikur fėrshėllimė, e cila ėshtė e vazhdueshme. Kjo zgjat disa ditė e pastaj largohet, por qė kthehet prapė pas disa ditėve. Ēfarė e shkakton fėrshėllimėn nė vesh dhe a mund tė largohet tėrėsisht, qoftė me medikamente apo me ndonjė veprim tjetėr.
Ju faleminderit.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Ushtima nė vesh ėshtė njė fenomen mjaft i shpeshtė. Janė shumė arsye qė e shkaktojnė ushtimėn nė vesh. Shpeshherė ėshtė e pėrkohshme dhe largohet vetvetiu apo pas pėrdorimit tė disa medikamenteve. Nėse ushtima persiston pėr njė kohė mė tė gjatė, atėherė duhen bėrė disa ekzaminime tė veshit, qarkullimit tė gjakut nė qafė (rrjedhės vertebtobazilare), gjendjes sė unazave tė qafės, etj. Nė varėsi tė rezultateve do tė pėrcaktohemi pėr terapi. Nuk janė tė rralla rastet kur edhe pas terapisė nuk zhduket plotėsisht ushtima. Nė vendet e zhvilluara kanė filluar tė aplikohen edhe sesione me psikoterapi pėr ambientim mė tė lehtė me ushtimėn nė vesh. Nėse ushtima nė vesh shoqėrohet me dėmtim tė dėgjimit, amplifikimi i dėgjimit mund ta largojė ushtimėn e veshėve.

Dr. Dugagjin Spanca, Otorinolaringolog
telegrafi.com

atdhepo
12-08-2011, 13:03
Pyetja:
I nderuar. Kam njė fėmijė qė vuan nga veshėt qe njė kohė tė gjatė. Ėshtė operuar, por sėrish ka dhembje, veshi i kullon vazhdimisht. Ēka na preferoni ju qė tė bėjmė?
Faleminderit pėr mirėkuptim.
PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Kullimi i veshėve ėshtė mjaft i shpeshtė te fėmijėt. Nuk kam informacion se ēfarė operimi ėshtė bėrė tek fėmija juaj. Unė them se duhet njė ekzaminim i hollėsishėm i gjendjes sė veshit tė mesėm dhe duhet parė se sa funksionale ėshtė tuba auditive. Nėse tuba auditive (Tuba e Eustakit) nuk ėshtė funksionale, atėherė edhe operimet e veshit mund tė mos jenė tė sukseshme. Kjo gjė vėrtetohet nga disa procedura diagnostike tė cilat mund tė bėhen edhe te ne nė Kosovė.

Dr. Dugagjin Spanca, Otorinolaringolog
telegrafi.com

atdhepo
12-08-2011, 13:03
Pyetja:
Pėrshėndetje i nderuar. Nė vesh kam vazhdimisht njė ushtimė tė vogėl dhe shpesh mė irriton. Kam qenė te otorinolaringologu nė QKUK dhe mė ka shkruar barna Vertigo dhe Bevipleks, por pa ndonjė sukses. Poashtu, e kam bėrė audiogramin dhe mė ėshtė thėnė se nervi i dėgjimit ėshtė pak i dėmtuar. A mund ta di, ē@duhet tė bėj dhe prej cilave gjėra duhet tė ruhem (si psh pėrdorimi i tepėrt i telefonit, muzika, apo diēka tjetėr, etj).
Ju dėshiroj suksese dhe shendet.
PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Ushtima ėshtė njė fenomen mjaft i shpeshtė qė mund tė shkaktohet nga mjaft shkaktarė. Duhet bėrė njė ekzaminim tė hollėsishėm dhe disa teste laboratorike dhe diagnostike pėr tė sqaruar natyrėn e ushtimės. Nga tė dhėnat qė jepni juve, ėshtė diagnostikuar dėmtim i nervit tė degjimit. Shpeshherė dėmtimi i dėgjimit shoqėrohet me ushtimė nė vesh. Amplifikimi i dėgjimit te kėta persona mund tė sjell deri te largimi apo edhe ulja e ushtimės nė vesh.

Dr. Dugagjin Spanca, Otorinolaringolog
telegrafi.com

atdhepo
12-08-2011, 13:04
Pyetja:
Jam 24 vjeēe, ka 8 vite qė vuaj nga dėgjimi i dobėt. Para 3- 4 vjetėsh jam operuar (timpanoplastikė). Nė fillim kam pas sukses, por mandej dėgjimi filloi tė ulej. Para njė viti kam vendos aparat dėgjimi. Tė lutem doktor, a ka ndonjė mjek tė specializuar tek ne pėr vendosjen e aparateve tė dėgjimit tė brendshėm. Pres pėrgjigjen tuaj.
PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Nėse dėmtimi i dėgjimit ėshtė i karakterit transimisiv, ndoshta duhet tė provohet me ri-intervenim kirurgjik (pėrsėritje tė operacionit). Nė varėsi tė tipit tė dėmtimit tė dėgjimit, unė do ju rekomandoja tipin e amplifikimit. Po ashtu, aparati tė cilin ju e pėrdorni duhet tė jetė ėshtė i pėrshtatshėm dhe i programuar qė t’i pėrgjigjet shkallės suaj tė dėmtimit tė dėgjimit. Nuk e kam shumė tė qartė se ēfarė mendoni pėr “vendosjen e aparateve tė dėgjimit tė brendshėm”. Nėse mendoni pėr aparate qė vendosen nė kanal dhe janė tė padukshme, mund t’i gjeni pa ndonje problem edhe nė Kosove. Nėse mendoni pėr Bone-Anchored Hearing Aid, atėherė kjo metodė, akoma nuk ka filluar tė aplikohet tek ne.

Dr. Dugagjin Spanca, Otorinolaringolog
telegrafi.com

atdhepo
14-08-2011, 22:29
Pyetja:
Jam njė pacient me moshė 65 vjeē, banues nė Tiranė. Kam probleme me prostatėn, prostatite. Para dy vjetėsh kisha njė gurė nė fshikėz tė urinės, tė cilėn e kam hequr me Litotripsi. Mbas ndėrhyrjes, volumi i prostates ishte 33 cc, PSA 2,25 ng/ml. Mjeku mė dha ilaē, Omnic, qė tė urinoja me presion. Efektin ky ilaē e bėri shumė mirė dhe nuk kisha urinė reziduale. Meqenėse ky ilaē mė jepte aritmi nė rrahjet e zemrės, me kėshillėn e mjekut e ndėrpreva. Tani volumi i prostatės bazuar nė echo qė kam bėrė sė fundmi, ka volumin 40cc, 80 ml. urinė reziduale. Ngrihem rreth dy herė natėn. Probleme shqetėsuese si: djegie nė urinim, dhembje tė testikujve e tė tjera, nuk kam. Seks bėj normalisht. Bėj jetė tė rregullt, nuk pi duhan, kafe, birrė dhe alkool, pėrveē verės njė gotė, por jo ēdo ditė. Zbatoj dietėn e tė ushqyerit qė rekomandohet pėr prostatėn. Ēdo ditė bėj fiskulturėn dhe ecjen nė kėmbė njė orė nė ditė. Jam kundėr ilaēeve kimike apo sintetike, tė cilat japin efekte anėsore. Ju lutem, ēfarė mund tė bėj, ēfarė mendimi mund tė mė jepni, a mundet tė mė ndihmoni me kurė natyrale me bazė bimore?
Me respekt, K. H.

PĖRGJIGJE:
Lexues i nderuar. Ju keni pasur gurė nė fshikėzėn urinare dhe prostatit. Ėshtė aplikuar litotripsia, thyerja e gurit nė fshikėz dhe me sa shohė unė, mjekimi i prostatit tuaj ėshtė kryer me mjaft sukses, pasi qė ėshtė rregulluar frekuenca e urinimit, vrushkulli i urinės etj. Preparatet bimore nė mjekimin e simptomave nga prostata, gjithsesi janė mė tė shėndetshme se barnat tjera nė bazė tė komponimeve kimike artificiale qė shpeshherė kanė mjaft efekte anėsore. Por, ekzistojnė indikacionet kur pėrdoren barėrat natyrale dhe ato artificiale. Njė preparat bimor, p.sh. ėshtė prostamol uno, i cili ka efekt shumė tė mirė te personat me LUTS (simptomatologji nga trakti i poshtėm urinar), pothuaj pa efekte anėsore. Ju pėrshėndes pėrzemėrsisht!

dr. Arbėr Neziri, mr.sci., urolog
telegrafi.com

atdhepo
14-08-2011, 22:30
Pyetja:
Pėrshėndetje. Jam 70 vjeēar dhe mė nevojitet ndihma e mjekut. Analizat mė kanė dalė kėshtu: Djathtas janė pranuar 12 cilindra tė prostatės dhe 2 majtas, janė pranuar 12 cilindra tė prostatės. Histologjikisht: nė njėrin cilindėr tė anės sė majtė dhe gjithashtu nė njėrin cilindėr tė anės sė djathtė, vihet re tumori i ndėrtuar nga duktuse tė prostatės tė mbėshtetura shpinė me shpinė dhe tė shpėrndara nė mėnyrė tė ērregullt si dhe tė veshura me njė qelizė atipike epiteliale, me bėrthama hiperkrome. Shtresa e qelizave mioepiteliale mungon. Ndėrsa me duktueset e tjera vihet re stromė e proliferuar fibromuskulare dhe duktuese tė veshura nga qeliza epiteliale cilindrike dhe shtresa e qelizave mioepitealiale.
Dg.Carcinoma prostatae gleason 3+3=6/10.
Doktor, a mund tė mė shpjegoni diēka rreth kėsaj diagnoze dhe ēfarė mė rekumandoni tė bėj?
Ju faleminderit...

PĖRGJIGJE:
Lexues i nderuar. Tek ju pas biopsisė sė prostatės ėshtė vėnė dg. histologjike nga ana e patologut si karcinomė e prostatės, Gleason 3+3=6, Gleson scori ose shkalla e Glisonit pėrcakton se sa janė agresive qelizat karcinomatoze tė prostatės. Sa mė tė padiferencuara qė janė, aq mė agresive ėshtė karcinoma dhe anasjelltas.
Hapi tjetėr qė duhet ndėrmarrė ėshtė tė bėni CT-nė e abdomenit dhe pelvikut, qė tė pėrcaktohet stadi i zhvillimit tė sėmundjes. Nėse Ca e prostatės ėshtė e lokalizuar nė gjėndrėn prostatike, atėherė zgjidhje do tė ishte prostatectomia radicale, ku largohet nė tėrėsi prostata kanceroze. Nėse sėmundja ėshtė pėrhapur pėrtej prostatės, atėherė nė kombinim vjen terapia hormonale dhe kemoterapia. Mbese me shpresė se tė kam ndihmuar me shpjegimin tim pėr kėtė sėmundje serioze.

dr. Arbėr Neziri, mr.sci., urolog
telegrafi.com

atdhepo
14-08-2011, 22:31
Pyetja:
Jam 37 vjeēar, para 6 muajve kam pasur probleme gjatė urinimit, kam pasur djegie dhe kah pėrfundimi i urinimit disi mė ndryshonte urina, disi si e turbullt, si e bardhė. Kam vizituar urologun dhe i kam bėrė disa analiza. Ai mė ka udhėzuar qė tė pėrdori Cyprinol. Pėr momentin mė kanė ndihmuar, por nuk i kam pėrdorė tė gjitha. Tash, kam sėrish probleme. Doktor, a duhet tė vazhdoj me tė njėjtėn terapi, apo duhet ndėrmarrė diēka tjetėr?
Flm, pėrshėndetje.

PĖRGJIGJE:
Sigurisht ėshtė infeksioni traktit urinar. Ju duhet tė bėni urinokulturėn me antibiogram, pastaj tė caktohet lloji i terapisė.

dr. Arbėr Neziri, mr.sci., urolog
telegrafi.com

atdhepo
14-08-2011, 22:32
Pyetja:
Jam 47 vjeē, jam i martuar, kam fėmijė. Para 10 viteve kanė filluar problemet me organet gjenitale dhe me urinim tė shpeshtė, mosmbajtje tė urinės si ditėn ashtu edhe natėn. Rregullisht kam dhimbje dhe djegie nga fundi i stomakut, djegie dhe dhimbje nė anus dhe nė pjesėn e poshtme tė shpinės. Kam dhimbje edhe nė muskulaturėn e penisit, nganjėherė ndiej therje. Edhe pse i kam kryer disa operacione kirurgjikale tė hapura, nė riparim tė uretrės dhe heqjen e divertikulumit nė fshikėz, kėtė problem e kam pasur qysh si i vogėl. Mjekėt e kanė bėrė zgjerimin e uretres, urinoj tash mė lirshėm, i falėnderoj shumė. Njė djegie mė shfaqet nė tėrė trupin, mė skuqen duart, kėmbėt mė ėnjten. Kam pėrdorur shumė antibiotikė. Nė urinė ėshtė izoluar E-coli i cili po bėhet shumė rezistues ndaj antibiotikėve. Vėrej ndryshime nė sqetull nė forme gungash. Marrėdhėnie seksuale kam shumė rrallė, po ndihem shumė keq, po nervozohem shumė. Doktor, po kam dridhje, ethe dhe temperaturė, djersitje, mundim, marrje mendsh. Pres pėrgjigje nga ju.
Ju faleminderit.

PĖRGJIGJE:
Lexues i nderuar, ju keni bėrė disa pyetje tė cilave do tė mundohem qė t’iu pėrgjigjem.
Sė pari, problemet me urinim tė shpeshtė ditėn dhe natėn, dhembjet nė fund tė barkut dhe pjesėn e poshtme tė shpinės, kryesisht janė shkaktuar nga problemet me uretėr dhe divertikulum tė vezikės urinare (zgjerim i fshikėzės urinare), poashtu edhe nga infeksionet urologjike.
Indi i uretres nga ana urologjike paraqet problem tė madh te ngushticat dhe infeksionet e ndryshme pasi qė edhe pas intervenimeve ka afinitet tė zhvillohen prapė ngushticat e saja.
Sa i pėrket infeksioneve urinare ato shfaqen me sekretim nga uretra, ethe, temperaturė, etj edhe ato janė mjaftė problematike pasi shkaktohen nga baktere tė cilat janė mjaft rezistente nė terapi. Nė shumė raste kėto infeksione shkaktohen nga serotipe tė ndryshme tė E.Colit.
Nė kėto raste duhet tė bėhet urinokultura dhe tė caktohet lloji i bakteres (serotipi i E.Colit) qė e ka shkaktuar infeksionin dhe tė trajtohet sipas antibiogramit.
Gjate kėtyre infeksioneve gjithmonė duhet bėrė analizat te partneri seksual, pasi qė infeksioni mund tė pėrhapet prej njėrit partner tek tjetri dhe anasjelltas.
Ndryshimet qė i vėreni nė sqetull nė forme gungash kanė mundėsi tė jenė tė nyejve limfatike ato paraqiten pas reaksioneve inflamatore.
Sidoqoftė, lexues i nderuar ju kėshilloj qė vizitat t’i bėni tė rregullta tek urologu nė mėnyrė qė tė shėrohen infeksionet dhe problemet e sėrishme me ureter tė cilat shfaqen me stenozė (ngushtim) tė uretrės.

dr. Arbėr Neziri, mr.sci., urolog
telegrafi.com

atdhepo
14-08-2011, 22:32
Pyetja:
Kam vajzėn 3 vjeē e gjysmė dhe ēdo herė nė analizat e urinės ka pasur mjaftė eritrocite, ndonjėherė 7-10, 15-20. Ka pasur edhe proteina pozitive, por tash nuk ka mė. Ia kam bėrė urinokulturėn rregullisht, disa herė ka rezultuar me escheria coli, por edhe kur ka qenė urina sterile, ajo prapė ka pasur eritrocite nė urinė. Qe dy ditė ia kam bėrė prapė analizėn e urinės, i kanė dalė eritrocitet 250 Ery/uL dhe Sed.urinės 15-20. Ultratingulli i veshkave ka dalė nė rregull, poshtu edhe urografia intravenoze ka ėshtė mirė. Disa mjekė mė kanė thėnė se me kalimin e kohės pėrmirėsohet vet, kurse disa mė kanė thėnė se dyshohet mos ka sėmundje tė veshkave (dėmtim). Pėr momentin mė kanė thėnė t’i japė vetėm vaj peshku, omega-3 shurup dhe t’ia pėrcjellim urinėn e thjeshtė ēdo dy javė.
Ju lutem doktor, mė jepni dhe ju njė mendim tuajin, a ėshtė kjo diēka serioze, apo jo? Pres pėrgjigjen me padurim.
Punė tė mbarė.

PĖRGJIGJE:
Prania e eritrociteve nė urinė mund tė flasė pėr dėmtime nė nivel mikroskopik tė veshkave, pra pėr dėmtim tė aparatit glomerular, ku bėhet filtrimi i urinės. Ekzistojnė disa sėmundje tė caktuara qė e dėmtojnė aparatin glomerular dhe rrjedhimisht edhe praninė e eritrociteve nė urinė (normalisht nė fushėn mikroskopike mund tė vėrehen disa eritocite-2-3) , p.sh.glomerulonefriti akut ose ai kronik, pastaj reaksionet alergo-imunologjike, prania e gurėve nė veshka, etj. Pasi Ehoja dhe Urografia i.v. kanė dalė nė rregull, kryesisht kemi tė bėjmė me dėmtime nė nivel tė nefroneve. Nė disa raste pezmatimet e grykės-fytit shkaktojnė kėtė gjendje nė nefrone pėrmes reaksioneve imune. Sidoqoftė edhe unė pajtohem tė bėhen analizat rutinore dhe ato tė urinės dhe tė pėrcillet gjendja e saj. Besoj se me kalimin e kohės dhe me prevencė, gjithēka do tė normalizohet.

dr. Arbėr Neziri, mr.sci., urolog
telegrafi.com

atdhepo
16-08-2011, 15:03
Pyetja:
Jam njė vajzė 27 vjeēe. Para 3 vite e gjysmė kam marrė njė kėshillė shumė tė keqe prej familjes time, por sė pari kam pasur njė sulm nervor dhe kam vizituar mjekun, i cili mė ka dhėnė tableta 5 javė (Eglonyl). Pasi i pyeta familjarėt, ata mė thanė se kjo ėshtė diēka shumė e keqe dhe e rrezikshme dhe qė do tė kem mendime tė kėqija, unė, tamam, i mora seriozisht fjalėt e tyre. Pastaj krijova njė frikė tė madhe nė mendjen time se do tė ēmendem, tė cilėn e kam edhe sot. Pas disa ditėsh, u keqėsua shėndeti im, vizitova psikiatrin. Ai mė dha tab.Demetrin, pastaj Citolopram, me rekomandim tė motrės sime, 3 cila kishte pyetur mjekun nė Austri, por pa ndonjė pėrmirėsim. Pėrmes internetit kontaktova me njė psikiatre dhe ajo mė dha Zoloft, pėr 3 muaj, por e ndėrpreva pėr shkak tė dhimbjeve nė lukth. Nj mjeke tjetėr mė tha tė pėrdori Neurobex dhe Diazepam. Tash e disda ditė nuk po i pėrdori, sepse fare pak po kanė efekte.
Endje kam frikė pėr ēdo mendim, nuk jam e sigurt nė veten time, ndonjėherė djersitem nga frika. Bėj gjumė tė mirė, punoj nė shtėpi. Nėna dhe motra ime mė kanė folur se edhe ato si tė reja kanė pasur shqetėsime tė tilla, porse mė vonė nuk kanė pasur probleme.
I nderuar doktor, pres mendimin tuaj pėr kėto shqetėsime qė mė pėrcjellin

PĖRGJIGJE:
E nderuara lexuese, mendoj se shumė mė rėndėsi pėr njeriun ėshtė se si i pranojmė informatat pastaj si i pėrpunojmė ato dhe nė fund si i interpretojmė. Juve ju ka ndodhur tė keni interpretim tė zhdrejtė tė informatave, gjė qė pastaj krijon ankth dhe obsesione (ves – vese) duke shkaktuar gjendje detresi tek ju. Tė gjitha ato shenja qė pėrshkruani i pėrkasin njė gjendje ankthi. Gjithashtu sugjestionoheni shpejtė nga tė tjerėt gjė qė edhe mė tepėr ndikon nė gjendjen tuaj.
Sipas asaj qė pėrshkruani keni pėrdorur shume lloje tė ilaēeve qė pėr kohė tė caktuar ju kanė ndihmuar. Ju sugjeroj qė tė keni mjekun tuaj psikiatėr qė pėrmes kėshillave, do t’ju ndihmoj shumė duke ju pėrkrahur nė vėshtirėsitė aktuale qė prezantoni.

Dr. Bujar Berisha, Psikiatėr me qasje psikoterapeutike
telegrafi.com

atdhepo
16-08-2011, 15:04
Pyetja:
Jam 24vjeqe, para 3viteve kalova njė depresion tė papritur. Mė erdhi njė mendim spontan qe t’i jap fund jetės, gjithēka m’u bėrė bajat. Kisha frikė, pasiguri, monotoni dhe shumė probleme tjera psikike, nuk kisha as besim nė veten time. Vizita ime parė te neuropsikiatri ishte shumė e trishtueshme, sepse mendoja se vetėm tė ēmendurit vizitohen te neuropsikiatri. Ai mė tha tė marr fluksetin 20mg, 1x0, xanax 0.5mg 1+0+1. Njė vit e kma pėrdorė kėtė terapi, isha edhe nė Qendrėn e Shėndetit Mendor, flisja me ato motrat, dy herė nė javė. Ato, bashkė mė psikiatrin, sėrish mė kėshillat e tyre, mė kanė kthyer nė jetė.
Ka dy vjet qė e kam ndėrprerė terapinė, nė fillim kisha disa probleme tė vogla, pasiguri, u izolova pėr disa muaj, mė pengonte, madje edhe zhurma, djersitesha, mė rrihte zemra, po e kalova disi kėtė periudhė. Pastaj u fejova, tash qe 8muaj fejesa ma largoj krejt kėtė problem, kėtė fobi, por ende kam frikė se mos po mė kthehet gjendja e mėparshme, sidomos periudha kur kisha frikė tė madhe dhe mendoja se me thikė do ta mbys ndokėnd.
Doktor, tė lutem mė jep njė kėshillė qė do tė mė ndihmojė. Allahu tė shpėrbleftė me gjithė tė mirat.

PĖRGJIGJE:
Ēfarė shoh pozitive tek ju se keni qenė mjaftė kurajoze nė tejkalimin e vėshtirėsive qė keni pasur 3 vitet e fundit. Besoj se keni burime tė mjaftueshme tė brendshme qė tė pėrballoni edhe kėtė gjendje me faktin se keni arsye tė forta, pasi qė keni definuar mirė ardhmėrinė tuaj dhe atė duke e parė vetėn si bashkėshorte dhe nėnė tė ardhshme. Pėr tė krijuar njė qėndrueshmėri tė personalitetit tuaj ju nevojitet qė tė bisedoni me terapeutin tuaj ne Qendrėn e Shėndetit Mendor lidhur me menaxhimin e emocioneve mė qėllim tė arritjes tė njė qėndrueshmėrie psikike.

Dr. Bujar Berisha, Psikiatėr me qasje psikoterapeutike
telegrafi.com

atdhepo
16-08-2011, 15:05
Pyetja:
Pėrshėndetje! Qe tri vite jam diagnostikuar me shifėr F22 dhe kam marr fillimisht
Respiridon, Helex, mė vonė Zyprex (20,25,10 mg) e tash Zyprex (Zalasta 5mg) tė kombinuar me Haldol 2 mg dhe Mendilex. Nė situata tė caktuara mė pėrsėritet ndjenja se vazhdimisht jam i ndjekur, pėrgjuar nga persona tė njohur e tė panjohur me qėllim tė mė bėjnė keq mua dhe familjes sime.
Ju lutem pėr mendimin tuaj: a ėshtė kjo terapi adekuate me gjendjen time apo ėshtė mė mirė tė ndėrpresė kėtė dhe tė fillojė me seancė psikoterapeutike. Nėse mė rekomandoni psikoterapinė a mund tė mė thoni a ka nė Kosovė mjekė qė ushtrojnė kėtė.
Edhe diēka, ju lutem: ēfarė ėshtė PSECT dhe PET, a rekomandohet tek rasti im dhe ku mund tė bėhet kjo?
Ju faleminderit!

PĖRGJIGJE:
I nderuari lexues, mendoj se mjeku juaj fillimisht iu ka shpjeguar lidhur me diagnozėn tuaj. Kuptohet se psikoterapia ju ndihmon jashtėzakonisht shumė, mirėpo assesi nuk duhet ndėrprerė ilaēet dhe kėtė pėr arsyen se terapia me ilaēe krijon tek ju njė gjendje qė mos tė jeni i preokupuar me mendimet e juaja nga frika se pėrgjoheni apo jeni i pėrndjekur kėshtu qė jeni mė tė koncentruar dhe mė tė vėmendshėm karshi situatave gjė qė bėnė edhe psikoterapitė tė kenė mė shumė efikasitet.
Sa i pėrket PSECT dhe PET, janė metoda diagnostikuese radiologjike gjė qė nuk ju kisha rekomanduar nė rastin tuaj pasi qė tashmė ju jeni diagnostikuar.

Dr. Bujar Berisha, Psikiatėr me qasje psikoterapeutike
telegrafi.com

atdhepo
16-08-2011, 15:06
Pyetja:
Pėrshėndetje jam 25 vjeēare, ka momente qė nuk mund ta kontrolloj veten e sidomos ku ka shumė njerėz ndihem tmerrėsisht keq. S’kam vetėbesim fare, mė kaplon njė nervozė, mė dridhet trupi, kam frikė pėr ēdo gjė edhe nėse vendos me dal nė shopping ose te pi njė kafe, dridhem nga frika …Kėto kriza i kam prezente zakonisht kur ka njerėz rreth meje, psh. nė lokale, nė fakultet, ndėrsa nė shtėpi ndjehem pakėz mė e qetė. E pėrjetoj shumė keq kėtė ndjenjė e cila mė ka izoluar brenda katėr mureve, thuajse qe njė vit.
Tė lutem doktor, mė ndihmo (tė bėj vizitė te psikologu apo neuropsikiatri, cilit t’i drejtohem?).
Faleminderit.

PĖRGJIGJE:
Gjendja e ankthit nė ballafaqim me situata tė tilla quhet Agorafobi e qė lidhet me fobinė ndaj turmės ose ndryshe frika nga vende tė hapura ku ka qarkullim tė njerėzve. Ky lloj ērregullimi ėshtė mjaft i njohur dhe gjithashtu mirė trajtohet. Momentet kur fillon njeriu tė izolohet, njėjtė siē ju ka ndodhur juve, tregon se kanė filluar tė shteren forcat e brendshme dhe vėshtirė e keni tė mobilizoni veten pėr sfidėn e radhės, qoftė ajo edhe imagjinare pasi qė jeni tė pėrqendruar kryesisht ndaj vetes e jo rrethit.
Ėshtė mirė tė prezantoheni tek terapeuti (psikiatėr apo psikolog tė trajnuar nė psikoterapi) pėr tė mėsuar disa teknika tė relaksimit dhe tė ballafaqimit nė mėnyrė qė tė arrini tė funksiononi. Po ju pėrkujtoj se, ne jemi qenie shoqėrore dhe duhet tė funksionojmė si tė tillė, pavarėsisht sfidave tė jetės.

Dr. Bujar Berisha, Psikiatėr me qasje psikoterapeutike
telegrafi.com

atdhepo
16-08-2011, 15:07
Pyetja:
Pėrshėndetje doktor. Jam 33 vjeēare dhe ka 7 muaj qė jam nė stres. Kjo mė ka ardhur vetvetiu, pa ndonjė problem. Jam duke u mjekuar tek njė neurolog i cili mė ka thėnė se ke ngarkesė psikike. Kam pėrdorur qetėsues tė ndryshėm, tani jam duke marrė citalopram 20mg nė mėngjes dhe nė mbrėmje si dhe diapazam mėngjes dhe mbrėmje. Mirėpo, unė ka ditė qė ndihem mirė shumė, pastaj ka ditė qė nuk jam mirė, me dhimbje koke, marramendje si dhe disa therje nė kokė.
Ju lutem, mė tregoni se a mund tė kem ndonjė problem tjetėr apo vetėm gjendje stresi dhe si ta kaloj kėtė gjendje qė mė frikėson shumė.
Me respekt.

PĖRGJIGJE:
Zakonisht ankthi vjen papritmas si shenjė alarmi qė lidhet me konfliktin intrapsikik apo ngjarje jetėsore. Nė ato momente ėshtė vėshtirė tė kontrollohet situata dhe mendoni se gjithēka nuk ėshtė reale apo jetoni me ndjenjėn se nė ēdo ēast mund tė ndodh ndonjė gjė. Me kalimin e kohė,s simptomat zbuten, por ndjenja e frikės paraprake mbetet gjė qė shkakton njė ndjenjė pasigurie.
Psikoterapia ka njė rol tė mirė nė kėto gjendje pasi qė ndikon nė menaxhimin e emocioneve dhe vetėkontrollit duke ndikuar nė rritje tė vetėbesimit. Njė rol tė rėndėsishėm gjithashtu kanė edhe medikamentet, mirėpo nėse shihet mosefikasiteti i tyre, atėherė duhet parė alternativa tjera.

Dr. Bujar Berisha, Psikiatėr me qasje psikoterapeutike
telegrafi.com

Atdhe
02-12-2012, 17:46
Pershendetje doktor,jam 28 vjeqar dhe
Qe nje koh te gjate 3-5 vite me eshte rritur testikuli i majt tek mjeku per vizit nuk kam qen kurr sepse skam pas kurr dhimbje dhe as soy nuk kam vetem se me eshte rritur.A mund te me ndihmoni?

EVA
07-12-2012, 07:49
Pershendetje !

Po ne lidhje me nje femije 10 vjecar a mund te me jepi ne pergjigje specifike ne lidhje me urinimin e pakontrolluar naten?
I kemi bere analizat dhe i kan dale shum mire te gjitha.
Doktori na tha se ka nevoje per Hajmali te nje hoxhe ..dhe ne shkuam i shkruajtem diku..por perseri nuk po funksionon .
A ka ndonje zgjidhje?

Diamanta
07-12-2012, 10:48
Pershendetje !

Po ne lidhje me nje femije 10 vjecar a mund te me jepi ne pergjigje specifike ne lidhje me urinimin e pakontrolluar naten?
I kemi bere analizat dhe i kan dale shum mire te gjitha.
Doktori na tha se ka nevoje per Hajmali te nje hoxhe ..dhe ne shkuam i shkruajtem diku..por perseri nuk po funksionon .
A ka ndonje zgjidhje?

Eva nuk funksionon ajmalia ne kto raste.....
Ky difekt ka te bej me nje vater te trurit qe duhet zgjuar...
Te duhet per nje muaj resht ta cosh femijen ne banj cdo dy ore gjat nates...duhet ta beni kte sakrifice se per ndryshe ashtu do vazhdoj...

Diamanta
07-12-2012, 10:58
Pershendetje doktor,jam 28 vjeqar dhe
Qe nje koh te gjate 3-5 vite me eshte rritur testikuli i majt tek mjeku per vizit nuk kam qen kurr sepse skam pas kurr dhimbje dhe as soy nuk kam vetem se me eshte rritur.A mund te me ndihmoni?


Duhet te shkosh tek mjeku urgjentisht mos u mer forumeve....
eshte nje nga shenjat e Testicular Cancer po po u kap ne kohe s'ka problem...sherohet 100%

Albanianeagle
28-05-2013, 09:35
Pershendetje Doktor jam 21 vjeq dhe qe 2 vite mkan dal do sikur lyrtha edhe po qujshin condyloma acuminata. E kam perdor nje ilaq "Aldara(imiquimodum) 5% creme" po ajo ska pas sukses. Nje Doktor mka than qe duhet me pi at pjes edhe mi hjek me laser, dhe mesa kam ndegju nuk bon mu pi organet seksuale. A duhet patjeter mi largu me laser apo ka ndonje menyr tjeter?

Faleminderit.