PDA

Shiko versionin e plotė : “Ēfarė bisedoi Kadri Hazbiu me Fiqrete Shehun para trupit tė pajetė tė Mehmetit”


LoBuS
11-08-2011, 11:45
http://forumishqiptar.net/images/imported/2011/08/enverhoxhadhemehmetshehu300x222-1.jpg

Aq sa shtjellohen ngjarjet e mėngjesit tė 18 dhjetorit 1981 nė vilėn e Kryeministrit nga Ali Ēeno, ish shef i grupit tė shoqėrimit tė Mehmet Shehut, pėr hetuesit e ēėshtjes “Hazbiu” mbeten deri nė fund tė paqarta e tė veshura me mister.
I thirrur disa herė pėr tė shpjeguar rrethanat si ėshtė njohur me lajmin e vetėvrasjes sė Mehmetit, njeriu qė i ka garantuar jetėn Kryemnistrit dhe familjarėve tė vet, ėshtė detyruar tė dėshmojė me detaje skenėn e tmerrshme, kur ka parė trupin e pajetė tė Mehmet Shehut nė vilėn e tij. Pas telefonatės sė Vladimir Shehut nė orėn tetė tė mėngjesit, kujton Ēeno, shkova nė vilėn e Kryeministerit, u njoha me ngjarjen dhe telefonova Ramiz Alinė dhe Ēule Ēirakun. Pastaj mbėrriti aty grupi i ekspertėve me pajisjet pėrkatėse. Dėshmia e ish-bodigardit tė Mehemt Shehut, marrė nga libri i Kastriot Dervishit “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, zbulon pėrjetimet e ēasteve tė para nė mėngjesin e 18 dhjetorit ’81 nė vilėn e Kryeministrit, reagimet e familjarėve dhe “myasfirėt” qė u gjendėn menjėherė nė shtėpinė e Mehmet Shehut pas lajmit tė vetėvrasjes. Ēėshtja mė e debatueshme qė Ēeno ka konsumuar nė ligjėratėn para hetuesve dhe nė procesin gjyqėsor ka qėnė ajo e vizitės sė fshehtė tė Feēor Shehut dhe Kadri Hazbiut nė vilėn e Mehmetit, disa orė para aktit tė vetėvrasjes. Nė vijim tė interesimit tė hetuesve, tė tjerė dėshmitarė, kryesisht nga radhėt e punonjėsve tė shėrbimit tė familjes Shehu dhe ekspertėve qė kanė kėqyrur trupin pa jetė tė Mehmet Shehut, kanė rrėfeyer pėr ēfarė kanė parė e dėgjuar natėn e vetėvrasjes sė Kryeministirit. Njėri pas tjetrit, dėshmitarėt Farije Koēiraj, Llesh Rroku, Milto Kristaqi, Vasal Afezolli, Fatos Harito, Bashkim Ēuberi e Elham Gjika kanė pohuar nė Hetuesi pėrjetimet e tyre nga ngjarjet nė vilėn kryeministrore, natėn e 17 dhjetorit dhe mėngjesin e 18 dhjetorit 1981…
Dėshmia nė Hetuesi
Hetuesia ndaj pėrgjegjėsit tė rojeve tė Mehmet Shehut, Ali Ēeno, zhvillohet nga hetuesit Flamur Ēato dhe Sokol Koleka, mė 2 tetor 1982 deri mė 13 korrik 1982. Edhe kjo ėshtė hetuesi e pėrgatitur nga akuza, sipas dėshirės sė saj. Ali Ēeno “i pranon” akuzat se ka kryer “veprimtari armiqėsore pėr tė goditur vijėn e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė e pėr tė pėrmbysur diktaturėn e proletariatit”. Hetuesia ndaj Ēenos zhvillohet fillimisht nė Elbasan, pasi qendra e tij e banimit ishte nė Cėrrik. Pėr mėngjesin e 18 dhjetorit 1981, nė shtėpinė e Mehmet Shehut, Ēeno dėshmon se e ka thirrur Vladimir Shehu nė orėn 8.00 tė mėngjesit. Nė korridor, Bardha, gruaja e Vladimirit, po ulėrinte: “Obobo, babi”. Ka hyrė brenda dhe ka parė Mehmet Shehun tė mbuluar me batanije, deri nė grykė. I ka matur pulsin dhe ka vėrejtur se nuk punonte. Pistoleta ishte mbi batanije. Vladimiri kishte marrė letrėn qė kishte lėnė Mehmet Shehu, duke e cilėsuar personale atė. Vladimiri nuk pranonte ta jepte. Ali Ēeno i ka thėnė qė tė mos e hapte. Aliu ka marrė nė telefon drejtorin e Drejtorisė sė Dytė tė Sigurimit tė Shtetit, Xhule Ēiraku dhe mė pas ka njoftuar sekretarin e KQ tė PPSH-sė, Ramiz Alia. Feēor Shehun ishte e pamundur ta kapte nė telefon. Pas kėsaj kishte marrė nė telefon Feēorin dhe ky i ishte pėrgjigjur: “Mirė, o, mirė”. Si duket, Feēori duhet tė ishte informuar nga Xhulja. Kadri Hazbiu ia ka behur nė shtėpi pas 10-15 minutash. Kishte hyrė nė dhomėn e Mehmetit, ishte dridhur e pastaj kishte shkuar pėr tė takuar Fiqretin. I ishte drejtuar Fiqretit me fjalėt: “Pse o Fiqrete, e bėri kėshtu kėtė punė? Mehmeti s’duhej tė vriste veten, se Byroja Politike, e shumta njė vėrejtje nė kartėn e regjistrimit do t’i jepte”. Fiqretja ishte ngrirė, qante, por lot nuk nxirrte. Kadriu kishte pyetur nė kishte lėnė apo jo ndonjė letėr, por Fiqretja nuk pėrgjigjej. Nė kėtė moment, Vladimiri ka ndėrhyrė, duke i thėnė se letrėn e kishte ai. Kadriu e ka marrė letrėn nga Vladimiri, pa e hapur nga zarfi. Kadriu mori letrėn, e palosi mė dysh, e futi nė xhep dhe u largua. Pas kėsaj ia kanė behur dy zėvendėsministrat dhe grupi operativ me Elham Gjikėn. Hetuesia e Ali Ēenos zhvendoset nė Tiranė mė 1 dhjetor 1982 dhe ēėshtja pasohet nga hetuesit Sokol Koleka dhe Bashkim Caka. Dėshmitarit i kujtohej njė rast nė vitin 1975, kur Mehmet Shehu i kishte marrė pistoletėn me njė plumb. Pas pak, nė zyrėn e tij kishte ardhur Kiēo Ngjela. Pasi Mehmet Shehu i kishte komunikuar shkarkimin, Ngjela kishte dalė i zverdhur nga zyra e Kryeministrit. Dėshmitari vazhdon tė thotė se pistoletėn “Makarov” me porosi tė Mehmetit e kishte marrė pas prishjes sė fejesės sė Skėnderit tek Nazar Berberi. Nė fund, Ali Ēeno nuk i pranon akuzat qė i bėhen.
Pohimet nė gjyq
Ali Ēeno pohon me gojėn e tij apologjinė se ishte njė nga pjesėtarėt e “organizatės antirevolucionare qė kryesonte kryetradhtari Mehmet Shehu, tė pėrbėrė nga armiqtė e Partisė e tė popullit, shpirtzinjtė Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Ziēishti, Mihallaq Ziēishti, Fiqret Shehu etj”, qė kėrkonin tė pėrmbysnin diktaturėn e proletariatit dhe tė vendosnin njė rend borgjez-revizionist”. Nuk harron Ēeno tė pėrmendė nė apologjinė e tij se kishte qėnė pėrgjegjės i Sigurimit tė “poliagjentit, tradhtarit, armikut dhe xhelatit Mehmet Shehu”. Ai e hiqte veten se u kishte shėrbyer tėrthorazi “agjenturave tė huaja”. Pastaj, nė kėtė fjalė gjen “armiq tė betuar”. Nė funksion tė asaj qė kishte thėnė akuza, Ēeno thotė se mė 16 tetor 1981 dhe njė ditė mė pas nė shtėpinė e Mehmet Shehut kishin ardhur pėrkatėsisht Feēor Shehu e Kadri Hazbiu. Feēori ishte shoqėruar nga Besnik Kasa. Mė 17 dhjetor 1981, Ēeno thotė se Mehmeti ishte bėrė “si pulė e lagur”. Mjeku i Mehmetit, Llesh Rroku, kishte pėrcjellė porosinė e Mehemt Shehut qė kishte pyetur kush ishte me shėrbim. Atė natė ishte Dashamiri dhe Pėllumbi. Ēeno thotė se Kadriu ka ardhur nė darkė, afėr orės 19:00, me njė ēantė si dosje nė dorė. Ishte pėrshėndetur me tė, por i kishte thėnė qė tė mos i thoshte njeriu. Ēeno bėnte deklarata se njerėzit mė tė afėrt tė Mehmet Shehut ishin Kadri Hazbiu, Llambi Peēini dhe Gani Kodra. Ai akuzon se ka dėgjuar nga njė person tjetėr se janė vrarė njerėz me urdhėr tė Llambi Peēinit. Por, ky i fundit pyet nėse dinte ndonjė emėr. Ēeno pohon se e kishte me tė dėgjuar e nuk mund tė thoshte gjė. Feēori, i akuzar nga Ēeno, pėrgjigjej: “Unė nuk jam nė mbrojtje tė Mehmet Shehut, ai ėshtė armik i tėrbuar i Partisė”. Ndėrsa Ali Ēeno duke harruar pėr njė ēast pozitėn e tij, i thotė se nė bazė tė dokumeteve Feēori kishte ndihmuar fejesėn e Silvės (Turdiut-shėnim), duke harruar se ai (Aliu) nuk kishte akses nė posedimin, analizėn dhe interpretimin e dokumenatve. Kadri Hazbiu hedh poshtė tė ketė qėnė mbrėmjen e 17 dhjetorit 1981 nė shtėpinė e Mehemt Shehut.
Dėshmitė e Mysafirėve tė fundi nė shtėpinė e Kryeministrit
Farije Koēiraj
E vitlindjes 1937, nga Drashovica, dikur punėtore nė shtėpinė e Mehmet Shehut, atė ēast kameriere nė birrarinė “Adriatiku”, dėshmonte mė 13 janar 1983 pėr udhėtimin jashtė shtetit me Fiqreten. Tė enjten e 17 dhjetorit ’81, ajo ka shėrbyer nė shtėpi, ndėrsa dy tė tjerė kishin qėnė pushim. Dėshmitarja i ka bėrė kafen e asaj dite Mehmetit. Pėrshtypje i ka bėrė fakti se Fiqreteja e ka pėrcjellė Mehmetin deri tek dera, kur ky shkonte nė mbledhjen e pasdites sė Byrosė, veprim qė ajo nuk e bėnte mė parė. Nė mbrėmje, Mehmeti nuk e kishte prekur fare ushqimin. Dėshmitarja ka ikur nė darkė nė shtėpinė e saj. Tė nesėrmen ėshtė paraqitur nė punė nė orėn 6.30. Kafen e darkės ia kishte ēuar Mimoza. Vladimiri dhe Fatbardha po i thoshin Fiqretes pse e bėri kėtė Mehmeti, nuk duhej tė vriste veten etj. Ali Ēeno, duke iu drejtuar Fiqretes dhe Vladimirit, kishte kėrkuar letrėn e lėnė nga Mehmeti, pasi do vinin ta merrnin “ata shokėt”. Ajo thoshte se kishte parė njė valixhe tė vogėl qė Mehmeti nuk e ndante nga dora, por qė mė vonė nuk e kishte parė mė.
Llesh Rroku
I vit1indjes 1949, mjeku personal i Mehmet Shehut pėr 4 vjet dėshmon mė 8 prill 1983 pėr dy ditėt tė fundit tė jetės sė Mehmet Shehu. Ai kishte qenė me tė gjatė mbledhjes sė Byrosė Politike (natyrisht jo nė sallėn e mbledhjes). Mehmeti kishte pasur tension tė lartė. Kjo mbledhje kishte mbaruar nė ora 14.30. Pasi ėshtė larguar pėr nė shtėpi, e ka vizituar prapė nė shtėpi nė orėn 15.45. Mehmeti e kishte sėrish tensionin e lartė, por tė rėnė pak. Mehmeti, gjithnjė me kostum, ka dalė nga shtėpia pasdite pėr zhvillimin e mbledhjes. Mbledhja ka mbaruar nė orėn 20.30, ndėrsa tensioni i Kryeministrit ishte gjithnjė i lartė. Tė dy mjekėt, dėshmitari dhe Milo Kostaqi kanė qėndruar atė natė nė dhomė. Mehmeti ka pyetur kush ishte me shėrbim e mė pas ka kėrkuar Ali Ēenon tė vijė e tė rrijė aty atė natė. Tė dy mjekėt, Ali Ēeno, Dashamir Rama dhe Pėllumb Rusta, kanė qėndruar atė natė aty. Pas orės 24.00 kanė fjetur. Duke u gdhirė 18 dhjetori 1981, djali i madh i Mehmetit, Vladimiri, ka kėrkuar Ali Ēenon tė ngjitet lart nė dhomėn e Mehmet Shehu. Pas 4-5 minutash ka kėrkuar tė vijnė edhe mjekėt lart. Kėta janė ngjitur sė bashku me ndihmėsmjekun Nestor Lezho. Mjekėt janė ngjitur nė katin e dytė, derėn e kanė gjetur hapur. Mehmeti ishte i mbuluar deri nė grykė me batanije, me sytė nga tavani, i zverdhur, i ftohtė. Kishte dalluar pistoletėn mbi batanije dhe njollėn e gjakut nė tė majtė tė trupit. Dėshmitarit i ka bėrė pėrshtypje se studioja e Mehmetit ishte hapur. Para ardhjes se grupit hetimor, Kadri Hazbiu ka ardhur nė shtėpi. Ėshtė futur nė dhomėn e gjumit, sė bashku me Aliun dhe Vladimirin. Ka takuar Fiqreten.
Fatos Harito
I vitlindjes 1937, ekspert mjeko-ligjor, dėshmonte mė 15 prill 1983 pėr ēėshtjet e ekspertimit tė trupit te Mehmet Shehut. Nė dallim nga dėshmitė e tjera, ai thotė se kufoma ka qenė e zbehtė, e mbuluar me batanije deri nė grykė, mbi tė cilėn ishte hedhur pistoleta. Ora e ekspertimit ishte 9.10 e 18 dhjetorit 1981. Mbi tavolinė kishin qenė njė tufė ēelėsash.
Bashkim Ēuberi
I vitlindjes 1923, ekspert mjeko-ligjor vazhdonte rrėfimin mė 15 prill 1983 pėr ditėn kur kishin bėrė ekspertizėn e trupit tė Mehmet Shehut.
Milto Kristaqi
I vitlindjes 1934, ish-mjeku i Mehmet Shehut dėshmonte mė 18 prill 1983 se Kryeministri kishte tension shumė tė lartė dy ditėt e fundit tė jetės sė tij, tension qė nuk e kishte pasur asnjėherė. Pas mbarimit tė mbledhjes, nė darkė, Llesh Rroku e kishte pyetur dy herė nė kishte mbaruar apo jo mbledhja, por Mehmeti nuk i kishte kthyer pėrgjigje. Kur kishte vėrejtur se ishin pėrpara njė akti vetėvrasjeje, dėshmitari e ka kthyer gjendjen siē ishte, duke e mbuluar sėrish me batanije Mehmet Shehun. Dėshmitari kishte dėgjuar Kadri Hazbiun, qė i kishte thėnė Fiqretes se Mehmeti ishte kritikuar nė mbledhje, por vetėvrasjen nuk duhej ta kishte bėrė.
Dhimitėr Beshiri
I vitlindjes 1941, atė ēast pėrgjegjės i Hetuesisė nė Pėrmet, dėshmonte mė 18 prill 1983 se kur kishte ndodhur “vetėvrasja e Mehmet Shehut”, kishte qenė zv/kryetar i degės sė parė tė Drejtorisė sė Hetuesisė nė Tiranė. Ka qenė duke zhvilluar njė mbledhje me drejtorin Elham Gjika pėr njė ēėshtje, kur mbledhja ėshtė ndėrprerė. Sė bashku me Elhamin dhe Koēo Josifin kanė shkuar nė zyrėn e ministrit Feēor Shehu, por ky i ndodhur nė zyrė me Bato Karafilin, i shqetėsuar, i ka thėnė tė largohen. Makina e hetuesisė ka shkuar nė godinėn nė krah tė Komitetit Qendror, ish MPJ-ja. Ata kanė pritur aty deri gjysmė ore. Mė pas Elhami ėshtė kthyer dhe i ka ēuar tek shtėpia e Mehmet Shehut, ku kanė marrė lajmin se ai “kishte vrarė veten” dhe prandaj duhej bėrė ekspertiza. Dėshmitari ngre dyshime pėr lėvizjet e Elhamit brenda shtėpisė sė Mehmetit.
Vasal Afezolli
I vitlindjes 1922, ish-shef i klubit “Dinamo” nė vitet 1979-1982, dėshmonte mė 18 prill 1983, se njė ditė para se ky ekip i volejbollit tė femrave tė nisej pėr nė Ēekosllovaki, e kishte thirrur Feēor Shehu, me tė cilin kishin udhėtuar nė makinė, pėr ta pyetur pėr Silva Turdiun. Feēori i kishte thėnė se ishte siguruar dalja jashtė shtetit e saj, pasi Komiteti Qendror dhe Kryeministria nuk kishin qenė dakord qė ajo tė dilte jashtė. Nė korrik 1981, nė njė takim ku ishte i pranishėm edhe punėtori operativ qė mbulonte klubin “Dinamo”, Pandeli Pando, Feēori kishte kritikuar kėtė tė fundit pse nuk vinin anėt pozitive, por vetėm ato negative nė karakteristika. Disa muaj pas prishjes sė fejesės, Feēori e kishte thirrur nė zyrė, ku i kishte thėnė se si shef klubi duhej tė ndiente pėrgjegjėsinė e tij. Pasi Silva Turdiut i kishte dalė bursa pėr tė vazhduar studimet e larta nė Fakultetin Ekonomik, Kreshnik Tartari i kishte thėnė se Feēori kishte ndėrhyrė pėr t’i dalė kjo e drejtė.
Elham Gjika
I vitlindjes 1939, nga Terbaēi, ish-drejtor i Hetuesisė, i dėnuar pėr shpėrdorim detyre, i burgosur nė Spaē, dėshmonte mė 11 prill 1983 se nuk kishte dyshuar pėr asnjė ēast se Feēor Shehu kishte qenė armik i partisė. Pastaj pyetet pėr “ēėshtjen e thikave”, atė tė ēarjes sė gomave tė makinave tė huaja. Pastaj Elhami ndalet nė ēėshtje tė hetuesisė, bisedat qė kishte bėrė me Feēor Shehun etj. Herėn e dytė dėshmitari pyetet mė 22 prill 1983 pėr ēėshtjen e ekspertimit tė trupit tė Mehmet Shehu. Mė 18 dhjetor 1981, ai ishte paraqitur tek ministri Feēor Shehu, i cili i kishte dhėnė lajmin. Menjėherė Gjika ka thėnė: “Tė rrojė Partia dhe shoku Enver!” “Ata tė rrojnė!” – ia ka kthyer Feēori. Ky i fundit i ka thėnė tė krijonte grupin hetimor e tė shkonte tek ish-godina e MPJ-sė, ku e priste Xhule Ēiraku. Ka njoftuar Dhimitėr Beshirin dhe sė bashku me Estref Myftarin e Koēo Josifin, janė nisur pėr tek vendi i caktuar. Atje i janė bashkuar edhe mjekėt ligjorė, Bashkim Ēuderi dhe Fatos Harito. Xhule Ēiraku ka hapur derėn e dhomės sė shtėpisė sė Mehmet Shehut. Ky i fundit ėshtė gjetur me batanije mbėrthyer deri nė grykė e pisto1etėn mbi batanije. Nuk ishte bėrė as kėqyrja e banjės dhe as e dollapit tė rrobave. Pas pėrfundimit tė punės, sė bashku me Raqi Ifticėn, Xhule Ēirakun dhe Estref Myftarin, kishte bėrė mbylljen e dhomės.
Dėshmitari kundėrshtonte thėnien se kishte marrė apo fshehur ndonjė send nga dhoma e Mehmet Shehut. Pėr mungesėn e bėrjes sė autopsisė sė trupit, dėshmitari pohonte se nuk ishte bėrė autopsia me porosi tė Feēor Shehut, “se ashtu ishte porosia”.
Ali Ēeno
Ali Ēeno, i vitlindjes 1943, ėshtė pėrzgjedhur nga kryeministri Mehmet Shehu nė vitin 1973 nga radhėt e oficerėve tė ushtrisė pėr tė kryer detyrėn e kreut tė grupit tė shoqėrimit tė tij. Pas vetėvrasjes nė kushte tė dyshimta tė Shehut, Ēeno ėshtė transferuar nga Ministria e Brendshme nė njė repart ushtarak nė Cėrrik. Me fillimin e hetimeve “tė grupit armiqėsor tė poliagjentit Mehmet Shehu”, ėshtė arrestuar dhe i ėshtė bashkangjitur tė kryeqzuarve tė tjerė, tė akuzuar e tė dėnuar si pjesėtarė “tė organizatės antirevolucionare qė do pėrmbyste pushtetin popullor.” U dėnua me 15 vite burg pėr tė fituar lirinė nė vitet 1990. Aktualisht pesionist, jeton nė Tiranė.


Burimi : Panorama. (http://www.panorama.com.al/argument/%E2%80%9Ccfare-bisedoi-kadri-hazbiu-me-fiqrete-shehun-para-trupit-te-pajete-te-mehmetit%E2%80%9D)